Për ju shokë të hekurudhave
– 400 vagonë treni janë të bllokuar në stacionin e Bajzës –
Këto ditë, drejtori i rajonit hekurudhor të Bajzës Nuredin Pelinku, tepër i shqetësuar dha një intervistë në radio Shkodra. E takuam edhe vetë më pas për të mësuar më shumë rreth merakut të tij. Ç’farë ishte ai?
Rreth 400 vagonë treni, të destinuar e të nisur për në vendin tonë vazhdojnë të qëndrojnë në pritje në stacionet jugosllave, apo në stacionin tonë, duke pritur të shpërndahen, aty ku i presin. Të paralizuara nga greva e punonjësve të hekurudhave na duhet të paguajmë jo pak dollarë dëmshpërblim çdo ditë për palën jugosllave. Vagonët, në më të shumtën e tyre, kanë mallra ushqimore si vaj ushqimor, sheqer oriz etj, për të cilat tregu ynë ka jo vetëm nevojë, por mund të themi se ka uri. Ata janë një pjesë e rëndësishme e 1100 tonë sheqer, 1500 tonë vaj ushqimor, mbi
(Vijon në faqen 2)
Në radhë të parë të ndryshojmë mendësitë
Auditori i Partisë Socialiste
Cili do të jetë roli i ri i Partisë kushtet e kushteve e reja? Si do të jetë Partia Socialiste? Cili do të jetë pozicioni i secilit prej nesh në zhvillimet e sotme?
Këto dhe pyetje të tjera ishin në qendër të bisedës që zhvilloi kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste shoku Fatos Nano dhe anëtari i Kryesisë shoku Shkëlqim Cani me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie nga dikasteret qendrore të kryeqytetit. Takimi u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Komitetit të Partisë Socialiste të Tiranës. Pjesëmarrja e gjerë ku një pjesë e mirë e njerëzve qëndronin më këmbë, fakt që i vë organizatorët përpara detyrës që herë tjetër takime të këtij lloji të organizohen më mirë. Pjesëmarrësit i bënë një pritje të ngrohtë shokut Fatos Nano dhe e uruan atë për detyrën e re. Në fjalën e tij shoku Fatos tha se s’ka vend as për entuziazëm, as për eufori. Kemi ardhur këtu të takohemi së bashku që të bisedojmë e të ndryshojmë mendjet, të japim rrugëzgjidhje për shumë probleme të akumuluara në vite. Partia jonë është në rrugën e transformimit të saj të plotë. Kjo është një domosdoshmëri historike që rrjedh si rezultat i transformimit të plotë të shoqërisë shqiptare. Kjo shoqëri tashmë e ka të përcaktuar rrugën e saj, e ka të përcaktuar alternativën e vet të zhvillimit: ekonominë e tregut. Kalimi në këtë model ekonomik të ri sjell si pasojë dhe lindjen e problemeve të reja të panjohura. Në radhë të parë duhet të ndryshojmë ne mendësitë. Kjo bëhet duke ia mbushur mendjen vetes se periudha e partisë unike në pushtet përfundon një herë e mirë. Mendësitë e reja burojnë nga fakti se tani nuk mund të vishet vetja me pushtet. Vetë kongresi i Partisë e pasqyroi qartë këtë transformim.
A jemi ne në gjendje ta transformojmë veten dhe partinë tonë? Opozita na kritikon duke na thënë se ndryshimet tona janë thjesht kozmetike. Ka patur shumë raste kur realisht kanë ndodhur reforma kozmetike kur ajo që është thënë nuk është bërë duke sjellë si rezultat në shumë raste edhe humbjen e besimit. Ne, vazhdoi midis të tjerash shoku Fatos, duhet ta fitojmë besimin e humbur duke ndryshuar realisht dhe në mënyrë të prekshme. Në punonjësit e dikastereve, tha ai, ne kemi më vështirë se të tjerët se tek ne është rrënjosur thellë psikologjia e atij rendi socialist që lamë pas pra, psikologjia e rrogëtarit.
Në takim u theksua se anëtarët e partisë tani për tani janë
(Vijon në faqen 2)
Në mbledhjet e Komitetit të Partisë Socialiste të Tiranës dhe ju dalë pas kongresit të 10-të. Është e natyrshme që hapi cilësor që shënoi ky kongres dhe që u finalizua me një vendim historik, siç ishte ai për krijimin e Partisë Socialiste të anëtarë të thjeshtë të partisë, të cilët me tejmishën kryesisë së komitetit drejtues të Partisë Socialiste. Ai theksoi se në kongres u finalizua një ndryshim thelbësor, që nuk është aspak formal, por ka të bëjë me përmbajtjen më thelbësore të ndryshimit të Partisë Socialiste nga Partia e Punës. Ka rëndësi që këto ditë anëtarët e Partisë Socialiste të jenë të qartë se kuptojnë se ky ndryshim që u bë është vërtetë si nenë vetvetiu si ndryshim e kreu misionin e saj historik. Ajo dha çka ishte për të dhënë. Kjo thirrje në skenë një parti të re, Partinë Socialiste e cila duke u distancuar fuqimisht nga çdo gjë e keqe e së kaluarës, deklaron publikisht se ajo do të luftojë maksimalisht të zbatojë në jetë programin e saj duke bërë e është e mundur që se tani ky programin me të shpreshin në jë përvetësimin e partisë së saj duke u bërë e asimiluar të gjitha të vërtetat e ndryshimeve themelore që bën në kongresin e saj.[?]
(Vijon në faqen 2)
Koha thirri në skenë një parti të re: Partinë Socialiste
Në mjediset e Komitetit të Partisë Socialiste të Tiranës dje u zhvillua gjithashtu një bashkëbisedim me pedagogë, anëtarë dhe simpatizantë të PSSH-së të Universitetit të Bujqësisë.
Më së shumti ky takim ngjasonte me një tryezë të rrumbullakët ku u hodhën për diskutim dhe u sqaruan mjaft probleme dhe paqartësi që kanë dalë anëtarë të thjeshtë të partisë, të cilët megjithëse janë solidarizuar me programin dhe statutin e ri që u miratua në kongres nuk kanë arritur dot të asimilojnë dhe të bëjnë të tyren transformimin e partisë sonë. Për këto dilema u dhanë shpjegime nga shoku Ismail Lleshi, nënkryetar i kryesisë së komitetit këto ditë anëtarët e Partisë Socialiste të jenë gjakftohtë dhe të kuptojnë se ku ndryshim që u bë erdhi vetvetiu si rrjedjë e vetë zhvillimeve që po përjetojmë. Partia e Punës e Shqipërisë e kreu misionin e saj historik. Ajo dha ç’kishte për të dhënë. e cila duke u distancuar krijoj jo vetëm paqartësi, keqkuptime, por edhe tronditje tek disa anëtarë të thjeshtë të partisë. Kjo jo vetëm për numrin e madh të pyetjeve që u bënë e për lamime e tyre, por edhe për parafryrimet e ndonjë pjesëmarrësi, të cilat u shfaqën në fund të kësaj veprimtarie.
Mbërriti në vendin tonë zëvendëskancelari dhe ministër Federal i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, Hans Dietrich Gensher
Me ftesë të Qeverisë së Stabilitetit të Vendit, mbërriti për vizitë zyrtare në vendin tonë zëvendëskancelari dhe ministër Federal i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, Hans Ditrih Gensher, i cili erdhi edhe me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave të KSB-së.
Në aeroportin e Rinasit kishin dalë për ta pritur ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, ministri i Ndërtimit, Emin Mysliu, dhe funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kishte dalë gjithashtu i ngarkuari me punë a. i. i ambasadës së RF të Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë, Kristian Nakonc. (ATSH) KSBE-së, mbledhja e së cilës do të zhvillohet nga 19-20 qershor në Berlin. Presidenti Ramiz Alia u roj Dr. Hans Ditrich Gensherit mirëseardhjen në Shqipëri dhe shprehu kënaqësinë që takohet përsëri me të. Gëzohem shumë që takohem me ju në një kohë të rëndësishme për vendin tuaj, tha midis të tjerash ministri Federal i Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, në një kohë kur të drejtat e popullit shqiptar janë të lidhura me demokracinë dhe reformën që është ndërmarrë këtu. Presidenti Shqiptar i cilësoi të dy takimet me Hans Ditrich Gensher si një rëndësie të madhe, të zhvilluara në dy kohë të ndryshme dhe që janë sinjifikative. Herën e parë që ai midis të tjerash, u takuam sapo ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike midis të dy vendeve. Tani takohemi në një periudhë kur, ashtu si në Evropë dhe në botë, në Shqipëri kanë ndodhur shumë ndryshime, ka filluar procesi i demokratizimit që po ecën përpara me suks... [...] do të thellohet edhe më tej. Dr. Hans Ditrich Gensher përshëndeti faktin që, ashtu si në botë, edhe në Shqipëri kanë ndodhur transformime në një rrugën e demokratizimit e të hapjes, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme vendosmërinë e vendit tonë për të çuar përpara këtë proces, gjë që, siç theksoi ai, kërkon edhe zbatimin e reformave të nevojshme ekonomike. Me këto ndryshime demokratizuese që kanë ndodhur këtu, është e natyrshme dëshira juaj që të merrni pjesë jo vetëm si vëzhgues, por si anëtarë me të drejta të plota në KSBE. Hans Ditrich Gensher vlerësoi zgjedhjen e parë politike në Shqipëri, formimin e qeverisë së stabilitetit të vendit me pjesëmarrjen e forcave politike, si një akt me të cilin fitohet besimi brenda dhe jashtë Shqipërisë. Presidenti Ramiz Alia theksoi se Shqipëria po hapet, por ndërkohë edhe shtetet e tjera të hapen ndaj saj. Ai shprehu bindjen se në këtë drejtim do të ndikojë edhe vizita e ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Presidenti tha se Shqipëria dëshiron zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me organizatat e organizmat ndërkombëtare në fusha të ndryshme. Dr. Hans Ditrich Gensher nënvizoi se asnjë shtet nuk mund të zhvill... të jashtëm shqiptar Muhamet Kაპllani në Gjermani. E rëndësishme, vuri ai në dukje, do të jetë vendosja e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. Ne jemi interesuar e dëshirojmë që vendi juaj të ketë sukses. Për popullin tuaj kemi simpati të veçantë. Do të gëzohesha, theksoi ai, që si kryetar i takimit të Berlinit të prisja delegacionin shqiptar në radhët e delegacioneve të shteteve të tjera pjesëmarrëse në KSBE. Nga ana e tij, Presidenti Ramiz Alia, duke e falënderuar mikun e lartë gjerman, tha se për ne është kënaqësi e madhe që ky akt realizohet pikërisht në këtë kohë, në Berlin. Në pritje merrte pjesë ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. Ishte i pranishëm edhe të Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë Kristian Nakonc. (ATSH)
Dje paradite, anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste Drejtor Agolli dha në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë një konferencë shtypi, ku morën pjesë shumë shkrimtarë dhe artistë, punonjës të enteve botuese, të organeve qendrore të shtypit etj.
Nuk e tejmë aspak problem shqetësimi që në fillim se kjo konferencë shtypi që mbajtë e vendim historik. të kësaj veprimtarie.
Shoku Drejtor Agolli pasi foli për konceptin Parti e Socialiste dhe rrugët e mundësitë e rinovimit të plotë të saj, argumentoi si të drejtë dhe më të pranueshme zgjidhjen që i dha këtij problemi vetë Kongresi me vullnetin e lirë të shumicës së delegatëve. Unë, tha, ai kam besim në këtë rinovim, se ju besoj forcave më përparimtare që ka kjo Parti në gjirin e vet. Le të marrim Programin e ri që u miratua, ndërtimin e emrit, distancimin nga çdo gjë e gabuar e së shkuarës a nuk flasin të gjitha këto për një fillim të mbarë dhe shpresëdhënës? Folësi iu përgjigj edhe pyetjeve të shumta që bënë të pranishmit. Ato qenë vërtet shumë dhe është e pamundur të përfshihen në këtë radhë. Përsa i përket qëndrimit për të shkruarën e PPSH-së dhe figurën e Enver Hoxhës, ai mbajti qëndrimin që ka shprehur në diskutimin që mbajti në Kongres. Ndërsa përsa i përket Partive të tjera të opozitës, ai u shpreh se «Partia Socialiste do të vendosë me to raporte të drejta e të sinqerta. Lidhur me një pyetje që iu bë për marrëdhëniet e PSSH-së me partitë simotra në Evropë, ai theksoi se do të kërkojnë e do të bëjmë përpjekje për të vendosur lidhje, sigurisht nëse edhe ato janë të gatshme për një gjë të tillë. Këtu nuk kam parasyshë Partinë e Slobodan Millosheviçit, me të cilën jo vetëm nuk na lidh asgjë, por jemi në armiqësi përderisa mban një qëndrim të hapur e anadollak antishqiptar.
Një nga pyetjet më të veçanta që iu bë Drejtor Agollit, ishte lidhur me qëndrimin që ai do të mbajë ndaj veprës së tij të mëparshme. «Unë, tha ai, kam hyrë në Parti në vitin 1952, atëherë kur nuk e dija që do të bëhem shkrimtar. Për shumë gjëra ashtu si edhe anëtarët e tjerë të Partisë ku unë bëj pjesë, pësoja zhgënjim, por kjo nuk më detyroi të dorëzoj teserën e anëtarësisë. Nuk më lindi ndonjë dyshim, burrëria, se njeriu për këto jeton. Pastaj, unë kam nevojë për një tribunë ku të shprehem mendimin tim, — tha ai, më tej, — ndaj kam mbajtur atë qëndrim që tashmë njihet.»
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Sekretari amerikan i Shtetit Xhejms Bejker vjen për vizitë në Shqipëri
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Xhejms Bejker do të vijë për një vizitë në Shqipëri, në...
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Xhejms Bejker do të vijë për një vizitë në Shqipëri, në njëherë pas mbledhjes ministeriale të KSBE-së që zhvillohet në Berlin nga data 19 deri 20 qershor 1991.
(ATSH)
Takime në Selinë e Partisë Socialiste me delegacionin e Institutit Demokratik Kombëtar të SHBA
Delegacioni i Institutit Demokratik Kombëtar të SHBA, i përfaqësuar nga zoti Thomas O. Melia u prit dje në takime të veçanta në Selinë e PS nga shokët Spiro Dede nënkryetar, e Drejtor Agolli, anëtar i Komitetit Drejtues, si dhe nga shoku Ismail Lleshi, nënkryetar i Komitetit Drejtues.
Në këto takime, miqtë u njohën me proceset e rinovimit esencial të Partisë, rezultatet e të cilave ishte krijimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në takim u fol për objektivat që shtroi Kongresi i 10-të për ta shndërruar e afirmuar PPSH si një forcë vitale të demokracisë shqiptare, si parti të progresit, unitetit kombëtar e të drejtësisë sociale, si parti që gjithçka do t'ia kushtojë zhvillimit të gjithanshëm ekonomik e kulturor të vendit, integrimit dinjitoz në Evropë e në botë. U shkëmbyen mendime për nevojën e njohjes së veprimtarisë dhe të ndihmës nëpërmjet programeve në interes të ecjes përpara të proceseve demokratike në vendin tonë, veçanërisht për ndihmën përmes ekspertëve, literaturës etj., në favor të funksionimit të më mirë të jetës e të veprimtarisë së parlamentit pluralist.
Korresp. i «Zërit të popullit»
(Foto: A.-Dhimtri - ATSH)
Kancelari gjerman Helmut Kol i dërgon telegram urimi Kryeministrit Ylli Bufi
Shkëlqesisë së Tij Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
Shkëlqesisë së Tij
Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
Zotit Ylli Bufi
TIRANË
Shumë i nderuar zoti Kryeministër:
Me rastin e zgjedhjes Suaj në postin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë po Ju dërgoj Juve urimet e mia më të mira.
Ju uroj Juve dhe Qeverisë Suaj, e cila po mbështetet nga forcat e më të rëndësishme politike të Shqipërisë, shumë sukses në plotësimin e detyrës së lartë për të fituar besimin e njerëzve të vendit Tuaj.
Qeveria Federale e udhëhequr nga unë do të bëjë çdo gjë brenda mundësive të saj për ta ndihmuar Qeverinë Tuaj të kapërcejë përfundimisht vështirësitë ekonomike.
Përshëndetje miqësore.
HELMUT KOL
Kancelar Federal i Republikës Federale të Gjermanisë