20/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 qershor 1991

NGJARJE HISTORIKE PËR POPULLIN SHQIPTAR

Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në KSBE

Dje në orën 10.00, në ndërtesën e Rajshtagut në Berlin, u hap mbledhja e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në KSBE. Mbledhjen e hapi Zv. Kancelari dhe ministri i Jashtëm i RF të Gjermanisë, Hans Dietrich Gensher, i cili është edhe kryetar i mbledhjes. Në fjalën e tij, ai tha se ishte kënaqësi e madhe për të që të përshëndeste ardhjen e delegacionit të Republikës së Shqipërisë dhe kërkesën e saj për t’u pranuar pjesëmarrëse me të drejta të plota në KSBE. Pastaj ai le-xoi letrën që ministri i Jashtëm shqiptar, Muhamet Kapllani, i ka drejtuar Kryetarit të mbledhjes të Këshillit të ministrave të Jashtëm të KSBE-së, ku konfirmohet gatishmëria e Shqipërisë për të pranuar dhe zbatuar të gjithë dokumentet e KSBE-së nga Helsinki në Paris. Ministri i Jashtëm gjerman u kërkoi ministrave të Jashtëm të vendeve të KSBE-së, të shprehnin konsensusin e tyre për pranimin e Shqipërisë, të cilin ata e dhanë njëzëri. Menjëherë, Sekretari Ekzekutiv i mbledhjes, Jung, iu drejtua ministrit të Jashtëm shqiptar dhe e ftoi të zërë vendin në tavolinën e mbledhjes dhe e shoqëroi atë. Kancelari i RFGJ-së, Helmut Kohl dhe ministri i Jashtëm, Gensher, u ngritën nga vendi, përshëndetën dhe duartrokitën ministrin e Jashtëm shqiptar, Muhamet Kapllani. Të gjithë ministrat e Jashtëm të vendeve të KSBE-së duartrokitën. Shqipëria u bë tashmë pjesëtare e 35 me të drejta të plota në KSBE. (ATSH)

KUVENDI POPULLOR PËRSHËNDET PRANIMIN E SHQIPËRISË NË KSBE

Deputetët e Kuvendit Popullor përshëndesin me një gëzim të veçantë pranimin e Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në KSBE. Ky njoftim i shumëpritur gëzon zemrat e çdo shqiptari dhe është një dëshmi e zhvillimeve të fuqishme të muajve të fundit në Shqipëri që kanë çuar përpara demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Deputetët e Kuvendit Popullor falenderojnë ministrat e jashtëm të 34 vendeve pjesëtare të KSBE-së e në të njëjtën kohë si përfaqësues të popullit shqiptar në organin më të lartë ligjvënës të këtij vendi angazhohen botërisht, se Shqipëria do të jetë përgjithmonë pjesëtare e denjë në familjen e madhe të popujve të Evropës, do të bëjë të gjitha përpjekjet për të dhënë kontributin e saj në ruajtjen e sigurisë dhe në forcimin e bashkpunimit të mëtejshëm në Evropë, do të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e mëdha dhe të vogla të kontinentit, e në mënyrë të veçantë, do të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, do të përpiqet me të gjitha vendet e kontinentit, e në mënyrë të veçantë, do të përpiqet të nisur nga ky parlament pluralist dhe nga Qeveria pluraliste e Stabilitetit Kombëtar për stabilizimin e gjendjes, mëkëmbjen ekonomike të vendit, vendosjen e një shteti juridik, respektimin e plotë e pa rezerva të të drejtave dhe lirive të individit në përputhje me të gjitha dokumentat ndërkombëtare. Në këtë vendim historik për Shqipërinë deputetët e Kuvendit Popullor shohin njëherësh edhe një angazhim të vendeve europiane të Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë për të mbështetur Shqipërinë në procesin e saj të pakthyeshëm demokratik dhe stabilizues. KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Fjala e ministrit të Jashtëm Muhamet Kapllani

Për mua është vërtet një nder dhe kënaqësi e madhe të përfaqësoj Shqipërinë si pjesëmarrëse me të drejta të plota në këtë takim të rëndësishëm të Këshillit të Ministrave të KSBE-së. Me këtë rast dëshiroj të përshëndes dhe të falenderoj ngrohtësisht të gjithë shtetet pjesëmarrëse për mirëkuptimin dhe përkrahjen e tyre, cka i mundësoi Shqipërisë të bashkohet me KSBE-në si anëtaria e 35-të e saj. Pa dyshim ky është çast historik për Shqipërinë që tregon përkatësinë mbarëevropiane për demokracinë në Shqipëri. Pjesëmarrja e plotë e Shqipërisë është në të vërtetë një arritje edhe për vetë procesin e KSBE-së, pasi ajo tregon forcën e madhe të këtij procesi gjithpërfshirës dhe rëndësinë e krijimit të një Evrope nëse. Evropa e re që synojmë të ndërtojmë presupozon solidaritet njerëzor ndërmjet gjithë vendeve evropiane. Vendosja e pluralizmit politik dhe mbajtja e zgjedhjeve të para ishin zhvillime tepër të rëndësishme në kuadrin e procesit të demokratizimit në Shqipëri. Për herë të parë u krijua në vendin tim një parlament pluralist. Kjo tashmë ka treguar se funksionimi i demokracisë parlamentare ndonëse i vështirë po kryhet në Shqipëri. Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur gjithashtu në fushën e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore. Po kështu edhe në ekonomi po zhvillohet një reformë e thellë dhe e gjithanshme. Thelbi i kësaj reforme është heqja dorë nga sistemi i centralizuar dhe i ko-ndarjes e konfrontimit dhe mosbesimit po i lë vendin një Evrope të re; karakteristikë kryesore e së cilës është bashkëpunim në rritje dhe ndërvartësia ndërmjet shteteve dhe rajoneve të saj. Ndërtimi i kësaj Evrope duhet të kapërcejë probleme të reja që kanë dalë kohët e fundit dhe të menaxhojë ndarjet e mundshme. Shqipëria ka ndjekur me vëmendje të veçantë dhe interes zhvillimet dhe ndryshimet demokratike në kontinentin tonë. Aktualisht ne po përjetojmë lindjen e një arkitekture të re të sigurimit dhe të bashkëpunimit në Evropë. Samiti i Parisit shënoi një hap të rëndësishëm në këtë drejtim. Kjo mbledhje po tregon gjithashtu se sa i rëndësishëm është roli i KSBE-së, nga kjo pikëpamje dhe sa... çfarë roli do të mund të luajë në strukturat tashmë ekzistuese, siç janë Këshilli i Evropës dhe Komuniteti Evropian si dhe mekanizmat dhe organizmat e tjerë efektivë, krijimi i të cilave do t’na diktohet nga e nesërmja. Dihet që tashmë koncepti i sigurimit ka ndryshuar gjithashtu. Sigurimi i vërtet do të mund të arrihej nëpërmjet një zhvillimi gjithnjë e më të plotë ekonomik dhe politik dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajoneve të ndryshme si dhe nëpërmjet respektimit të plotë të të drejtave të njeriut. Shfaqja e rreziqeve ekstra-evropiane vërteton se ne duhet të marrim në shqyrtim me sens i magjinativ masat dhe hapat e reja për t’u bërë ballë në mënyrë të efektshme problemeve që kanë të bëjnë me sigurimin evropian. Një rast i tillë është ai i mekanizmit të emergjencës. Bashkëpunimi rajonal është një mjet tjetër për t’i përballuar zhvillimet e sotme. Ne në Ballkan kemi treguar se jemi të interesuar për një bashkëpunim të tillë. Shqipëria e ka konsideruar gjithmonë angazhimin e saj ndaj bashkëpunimit ballkanik edhe si shpreh… …shim KSBΕ-së, pasi ajo tregon forcën e madhe të këtij procesi gjith Evropian dhe rëndësinë e krijimit të një rruge të re për të gjithë dhe nga të gjithë. Shqipëria po kalon një periudhë të rëndësishme tranzicioni nga njëri sistem në tjetrin, çka shoqërohet me vështirësi e probleme të shumta. Procesi i demokratizimit po zhvillohet në kushtet e një gjendjeje jashtëzakonisht të rënduar ekonomike. Forcat politike të vendit janë thellësisht të shqetësuara dhe janë angazhuar bashkërisht për kapërcimin e kësaj gjendjeje. Treguesi më i qartë i kësaj është krijimi i qeverisë së stabilitetit kombëtar, çka dëshmon për vullnetin politik të partive për të punuar së bashku për stabilizimin e vendit deri në zgjedhjet që do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Momenti që po kalojmë ofron mundësi të mëdha dhe duhen shfrytëzuar dhe sfida të mëdha dhe të cilat duhen përballuar. E rëndësishme është të kapërcehet kriza e besimit dhe të menjano[?] pasiguria dhe rreziqet që mbart kjo periudhë tranzicioni. Po kaq të rëndësishme janë edhe mirëkuptimi, solidariteti dhe përkrahja nga vendet e KSBΕ-së. Ne shpresojmë që ato nuk do të na lënë vetëm në këtë çast të vështira përshpejdhë… ndryshime të rëndësishme janë të lidhura gjithashtu në vështrime të drejta të njerëzve i kontrolluar i ekonomisë dhe kalimi në ekonominë e tregut. Shkalla dhe ritmi i shpejtë i këtyre ndryshimeve ndërkohë ka sjellur një farë pasigurie, çka lidhet me faktin se shoqëria jonë akoma me sa duket nuk është plotësisht në gjendje të absorbojë të gjitha këto ndryshime brenda një harku kaq të shkurtër kohor. Ne jemi të ndërgjegjshëm që përshtatja ekonomike ndaj një ndryshimi të shpejtë politik nuk mund të kryhet brenda një nate. Kjo është arsyeja përse vendenda sot është përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve afatshkurtra me të cilat ballafaqohen vendi ynë. Si rezultat i këtij procesi të thellë e të gjithanshëm të demokratizimit në Shqipëri po merr trajtën e një sistemi të përparuar vlerash demokratike, të cilat e kanë ofruar atë me standartet demokratike të Evropës. Shqipëria tashmë e ka pranuar trashëgiminë e vlerave të përbashkëta evropiane dhe rithekson angazhimin e saj për të zbatuar plotësisht ato, e bindur se kjo përbën bazën për ndërtimin e një Evrope të re. Zhvillimet e kohëve të fundit shpalosën një faqe të re në historinë evropiane. Evropa e djeshme e demokratizimit parlamentar ndonëri i vështrirë në fusha nga sistemi i centralizuar dhe re në historinë evropiane. Evropa e djeshme e … i demokratizimit parlamentar ndonëri i vështrirë në fusha nga sistemi i centralizuar dhe re në historinë evropiane. Evropa e djeshme e …

SHQIPËRIA GJEN TË VENDIMI JUAJ DOREN MIQËSORE TË EVROPËS

TELEGRAM Mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Jashtëm të KSBE-së. BERLIN Të nderuar zotërinj, Bashkë me popullin shqiptar, me

Takime në Berlin

Ministri i jashtëm shqiptar takohet me sekretarin amerikan të Shtetit Xhejms Bejker Gjatë punimeve të mbledhjes së Helsinkit, ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani, u takua dhe shkëmbeu mendime me sekretarin e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhejms Bejker, Sekretari Bejker vlerësoi lart zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe pranimin e saj anëtare me të drejta të plota në KSBE. Këtë ai e quajti një përkrahje për demokracinë e re shqiptare në rrugën e demokracisë. Bejker i tha se po pret me kënaqësi vizitën që ai do të bëjë në Shqipëri dhe uroi që ajo të jetë shëmbull i zhvillimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis të dy vendeve. (ATSH)

TELEGRAМE URIMI

Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë YLLI BUFI TIRANË Me rastin e emërimit Tuaj si Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, Ju shpreh mirënjohjen e sinqertë. Uroj që marrëdhëniet e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis Kinës e Shqipërisë të zhvillohen vazhdimisht mbi bazën e pesë parimeve të bashkëekzistencës paqësore. LI PENG Kryetar i Këshillit të Shtetit të Republikës Popullore të Kinës Zotit YLLI BUFI Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Në emër të UNESCO-s dëshiroj të marrin tim, Ju dërgoj urimet e mia të ngrohta me rastin e emërimit Tuaj. Jam i bindur se në drejtimin Tuaj Shqipëria do të luajë një rol më aktiv në gjirin e UNESCO-s. FEDERICO MAYOR Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s

Takim i Muhamet Kapllanit me ministrin e Jashtëm të Zvicrës

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Muhamet Kapllani, u takua në Bernë me ministrin e Jashtëm të Zvicrës René Felber. Në këtë takim ministrat u uruan për pranimin në KSBE, shkëmbyen mendime mbi zhvillimet në Ballkan, për çështje të situatës në Evropë, etj. Ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani foli për kolegun e tij zviceran për një vizitë në Shqipëri gjatë këtij viti, ftesë e cila u pranua me kënaqësi. (ATSH)

Muhamet Kapllani takohet me ministrin e Jashtëm të Qipros

Ministri i Punëve të Jashtme, të Qipros. Në takim u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe mbi situatën në rajonin e Mesdheut dhe Evropë. Të dy ministrat u shprehën dakord që midis Shqipërisë dhe Qipros të vendosen marrëdhënie diplomatike. (ATSH)

Mesazhi i procesit të Helsinkit është i qartë. Ai tregon se çfarë është në gjendje të bëjë Evropa përmes vullnetit politik dhe përpjekjeve të përbashkëta të popujve dhe të shteteve të saj

TELEGRAM

Mblbdhjes nderuar zotërinj, Bashkë me popullin shqiptar, me partitë dhe forcat e tjera politiko-shoqërore të vendit, Partia Socialiste e Shqipërisë, përshëndet me gëzim e honor të veçantë vendimin tuaj historik për pranimin e Shqipërisë anëtare me të drejta të plota në KSBE. Largpamësia dhe ndjenja Juaj e solidaritetit miqësor, i kompensuan vendit e popullit tonë, nga me të lashtit në Evropë, atë vonesë që na e kishte imponuar politika e mërgimit dhe izolacioniste, prej së cilës jemi distancuar me vullnet dhe bindje të plotë. Ju sigurojmë, zotërinj, se do të dijmë ta çmojmë anëtarësinë në KSBE si një shkallë të re të nivelit ku po ngjitet demokracia në Shqipëri, si horizont të ri për një integrim dinjitoz e të merituar në gjirin e Evropës, si angazhim për të vënë në lëvizje tërë forcat e mundësitë tona për të kapërcyer çdo prapambetje e vonesë nga ato rrjedha ku Evropa e zhvilluar dhe demokratike qëndron para nesh si shembull e si mbështetje. Shqipëria e vogël gjen te vendimi juaj dorën e fuqishme e miqësore të Evropës; Evropa do të gjejë te ky vendim pjestaren e saj të re, e cila me lashtësinë dhe traditat e saj, do të sjellë zërin e shpirtit liridashës shqiptar, të humanizmit, drejtësisë e zellit progresist të kultivuar në shekuj. Edhe një herë duke ju falënderuar nxehtësisht, urojmë që përpjekjet e vendimet tuaja për arkitekturën e Evropës së re, të çojnë më përpara e ta bëjnë më solide frymën e bashkëpunimit të sigurisë e të progresit, demokratik mbarë-evropian. Me konsideratë të thellë KRYESIA E KOMITETIT DREJTUES TË PSSH-së Tiranë, më 19.6.1991

Deklaratë e kryetarit të Këshillit të Ministrave për pranimin e Shqipërisë në KSBE

Në mbledhje e djeshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Ylli Bufi bëri këtë deklaratë: Për Shqipërinë, pranimi me të drejta të plota në procesin e KSBE-së, tani 16 vjet pas takimit të Helsinkit, është një ngjarje me të vërtetë historike. Për popullin dhe shoqërinë shqiptare, të etur për demokraci e përparim, Evropa e re përbën një simbol të përparimit dhe garancinë e një lirie e demokracie të vërtetë. Shqipëria i përket Evropës dhe është një gjë e natyrshme që ajo të bashkohet plotësisht me rrjedhat evropiane ku procesi i KSBE-së përbën një orientim me rëndësi jetike për të ardhmen e kontinentit tonë. Pranimi në KSBE, i bërë sot, është kalimi me sukses i provës së vlerësimit që Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja i bënë procesit të ecjes së vendit drejt një demokracie bashkëkohore pluraliste, ku mbrohen vlerat e vërteta njerëzore, individualiteti shpirtëror, fizik e kulturor i njeriut, ku e drejta për krijim e iniciativa të lirë e për të gëzuar rezultatet e punës së vet është e garantuar dhe përbën bazën e vetë të zhvillimit të vendit. Hapi i madh drejt demokracisë pluraliste që bëri populli ynë afërmi me personalitetin dhe dëshirën e tij që Shqipëria të radhitet e barabartë në familjen e vendeve Evropiane. Është detyra jonë që këtë shans të madh historik të dimë ta shfrytëzojmë e ta meritojmë. Vendosja e marrëdhënieve me TPE, që pason pranimin në KSBE dhe bashkëpunimi ekonomik me shtetet e Evropës, me dhe me një sërë organizmash ekonomike, politike e financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore, FMN dhe sistemi i organizmave të OKB-së, është kursi i përpjekjeve tona të ardhshme, për të cilat Qeveria e Stabilizimit të Vendit, të gjitha forcat politike, i gjithë populli ynë, do të derdhin djersën, punën, aftësitë e tyre për t’i siguruar kombit tonë atë që meriton – një jetë të denjë, një mirëqenie të merituar, një integrim të vërtetë shpirtëror e kulturor të shqiptarëve kudo që janë. Jam i bindur se populli ynë dhe të gjithë shqiptarët e punës, të tregojnë vitalitetin e tij, vitalitet që është pajisur shumë në lartësinë e shansit historik që i afron atyre e ardhmja. (ATSH) … të i rëndësishëm është roli i KSBΕ-së, nga kjo pikëpamje dhe cilave do t’na diktohet nga e nesërmja. Përkrahja e gjithanshme dhe konkrete për demokracinë e re dhe për zhvillimin ekonomik të këtyre vendeve përbën një alternativë për përparimin e vazhdueshëm të vetë procesit të KSBΕ-së. Procesi i KSBΕ-së, i cili si po tregon kjo mbledhje e Berlinit po mishërohet në ide të reja, qëllimi i fundit i të cilave është të transformojë kontinentin tonë në një një zonë të vërtetë bashkëpunimi, i cili të kryhet në besim dhe siguri më të plotë si dhe komunikim e popujve të këtij kontinenti në një qëndër të solidaritetit njerëzor. Ato krijojnë mundësinë për vendosjen e një rendi të ri evropian të vërtetë të sigurtë dhe human, i bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut. Realitetet e sotme në kontinent janë një trashëgimi e të gjitha vendeve evropiane. Tashmë ekziston pikëpamja se asnjë vend nuk mund t’i ndryshojë këto realitete në mënyrë të njëanshme. Kështu çdo ndryshim apo evolucion do të vijë në mënyrë të natyrshme dhe me një përputhje me frymën e KSBΕ-së dhe të dokumenteve të saj. të saj.