23/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 qershor 1991

XHEJMS BEJKER VIZITOI SHQIPËRINË

Dje mbërriti në vendin tonë Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Xhejms Bejker. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë amerikan në Shqipëri, e cila do të shërbejë për forcimin e miqësisë e të bashkëpunimit midis popullit amerikan e shqiptar, si dhe midis të dy vendeve. Në orën 9 e 5 minuta, avioni i posaçëm amerikan u ul në pistën e aeroportit të Rinasit. Këtu janë ngritur flamujt kombëtarë të Republikës së Shqipërisë dhe SHBA-së. Për të pritur zotin Bejker me bashkëshorten e tij, Suzanë Bejker, kishin dalë kryetari i Këshillit të Ministrave Ylli Bufi, kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Kastriot Islami, zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë Gramoz Pashko, ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, si dhe anëtarë të Qeverisë, deputetë të Kuvendit Popullor, drejtues të partive politike dhe përfaqësues të sindikatave të institucioneve të ndryshme e të tjera. Ndodhej gjithashtu edhe kryetari i delegacionit të SHBA për hapjen e ambasadës amerikane në vendin tonë, William Rajson. Ishin të pranishëm gjithashtu një numur i madh gazetarësh të vendit dhe të huaj. Një grup fëmijësh të veshur me kostume popullore u dhuruan zotit Bejker dhe bashkëshortes së tij tufa me lule. Sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker takohet dhe përshëndetet me personalitetet e larta të vendit tonë të cilët i uruan atij mirëseardhjen në Shqipëri. (ATSH) Zoti sekretar i Shtetit amerikan! Ju jeni përfaqësuesi i parë më i lartë i popullit amerikan që vjen në Shqipëri pas 45 vjetësh. Me këtë rast kam një kënaqësi të veçantë, që në emrin e popullit të Tiranës dhe të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës të shpall zotin Bejker, qytetar nderi të Tiranës. …pektit që ky popull i lashtë i vë-vëgil i dëgjon nëpërmjet jush popullit amerikan dhe Presidentit, Xhorxh Bush. Tiranës të shpall zotin Bejker, qytetar nderi të Tiranës. Ky manifestim i bujarisë dhe mikëpritjes shqiptare, që po shpaloset në këtë shesh historik, i japin kësaj dite të shënuar emrin tuaj, Zoti Bejker. [Fragment i ndërprerë] rin e familjes europiane. Tanimë Shqipëria nuk është vetëm gjeografikisht në Evropë, por edhe politikisht e së shpejti edhe ekonomikisht. Vizita e juaj e sotme, Zoti Bejker, nuk është koincidencë e rastit, por këtë ngjarje historike për popullin tonë. E ndjej si obligim që në emër të këtij populli dhe të Qeverisë që kryesoj, të falënderoj SHBA për personalisht ju, Zoti Bejker, për kontributin e ngrohtësi… …të ngrohtësisht me Bejkerin dhe i shprehju atij kënaqësinë e veçantë që takohet me të. Ardhja juaj në Shqipëri, i tha ai përfaqësuesit të shquar të popullit amerikan, është një moment historik. Ju jeni i mirëpritur nga tërë populli shqiptar, siç e patë edhe vetë në pritjen që u bëri sot. Në emrin tim dhe të popullit shqiptar ju uroj mirëseardhjen. Ju vini në Shqipëri, tha presidenti Ramiz Alia, mbas dy ngjarjeve të shënuara: vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA-së dhe pranimi të vendit tonë në KSBE. Në të dy këto evenimente të rëndësishme ju dhe presi-

PRESIDENTI RAMIZ ALIA PRITI ZOTIN XHEJMS BEJKER

Dje në mesditë Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ramiz Alia priti në Pallatin e Brigadave sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Xhejms Bejker. Presidenti Ramiz Alia, u përshëndet me zotin Bejker dhe i dha një përkrahje dhe mbështetje të fuqishme për Shqipërinë. Pasi falënderoi presidentin Ramiz Alia për konsideratat që shprehu, Zoti Xhejms Bejker tha se jam ‘hu- Presidenti Ramiz Alia i foli zotit Bejker për proceset demokratike që po zhvillohen në vendin tonë. Ai tha se në Shqipëri po realizohen transformime rrënjësore demokratike. Përpjekja e jonë ka qenë dhe është që të gjitha këto procese demokratike të bëhen me maturi, pa eksese. Sigurisht, krahas arritjeve, kemi dhe shumë për të bërë, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut, në kalimin në ekonominë e tregut etj. Vështirësi natyrisht që ka, por ne nuk jemi të dekurajuar. Ne jemi të vendosur të ecim në këtë rrugë, sepse kjo është në interes të popullit tonë. Dhe duke ecur kështu, ne kemi besim se do të gjejmë përkrahjen dhe mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së, ashtu si edhe të komunitetit ndërkombëtar, në mënyrë që të kapërcejmë vështirësitë dhe t’i hapim rrugë të gjithanshme zhvillimeve të mëtejshme demokratike. Nga ana e tij Zoti Bejker ju drejtua presidentit Ramiz Alia - Më lejoni t’ju them se jam dakort me të gjitha sa thatë ju dhe përshëndes zhvillimet demokratike në Shqipëri dhe pranimin e saj në KSBE. Unë i kuptoj vështirësitë e kalimit nga një sistem në një sistem tjetër, po mendoj se hapat duhet të jenë më të shpejtë. Unë e shikoj partinë sa është bërë në drejtim të themellit të lirive politike, të lirive fetare, të atyre ekonomike etj. Ne dëshirojmë t’ju ndihmojmë në këtë rrugë të vështirë për kapërcimin e vështirësive, sepse unë kam besim në vazhdimësinë e reformave tuaj. Unë, tha më poshtë Zoti Bejker, do t’i tregoj presidentit Bush, për këtë pritje të jashtëzakonshme që më bënë në Shqipëri dhe të cilën gru- Presidenti Ramiz Alia tha se ne do të ecim në këtë rrugë dhe ju falënderojmë për angazhimin tuaj për të ndihmuar Shqipërinë. Ne dëshirojmë zhvillimin e marrëdhënieve me SHBA-në në çdo fushë. Në SHBA ka një komunitet të madh shqiptar dhe ata me siguri do të ndihmojnë për zhvillimin dhe përparimin e Shqipërisë. Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime edhe për probleme të situatës ndërkombëtare, për gjendjen në Jugosllavi dhe atë të shqiptarëve në Kosovë e në viset e tjera në Jugosllavi. Presidenti Ramiz Alia, i kërkoi (Vijon në faqen 2)

Miting madhështor në sheshin «Skënderbej»

Gjatë rrugës nga Rinasi për në Tiranë, në të gjitha qendrat e banuara, kishin dalë për të pritur dhe përshëndetur sekretarin amerikan të shtetit, Xhejms Bejker, mijëra banorë. Mijëra vetë ishin grumbulluar në hyrje të Tiranës që nga Lapraka dhe gjatë rrugës «Kongresi i Përmetit». Ata mbanin në duar flamurë amerikanë dhe shqiptarë, duke i bërë mikut të lartë amerikan një pritje të ngrohtë dhe mjaft entuziaste. Ndërkohë në sheshin «Skënderbej» ishin grumbulluar mbi 100 mijë veta, punonjës të ndërmarrjeve, të institucioneve, të rinj e të reja. Në sfondin e Pallatit të Kulturës ishte vendosur një pllakati i madh me pamjen e Statujës së Lirisë dhe anash saj ishte shkruar në anglisht «Wellkom, (Mirëseardhët). Zoti Xhejms Bejker në fillim vizitoi xhaminë e Et’hem Beut. Në hyrje të xhamisë e u prit nga imami i saj, Kadri Hoxha, si dhe nga Bajram Mehmetaj i Kryegjyshatës së Bektashinjve. Mes tyre ishte edhe kancelari i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqip- (Vijon në faqen 2)

FJALA E ZOTIT XHEJMS BEJKER

Falënderit shumë popull i lirë i Tiranës dhe popull i lirë shqiptar. Ju falënderoj shumë për këtë mirëseardhje fantastike, të mrekullueshme që na bëtë dhe që është dëshmi e ringjalljes politike, ekonomike e shpirtërore të Shqipërisë. Në emër të Presidentit Bush dhe në emër të popullit amerikan, unë kam ardhur midis jush që t’ju them «liria» jep rezultate. Më në fund ju jeni të lirë të thoni atë që dëshironi, më në fund ju jeni të lirë të pohoni të zgjidhni udhëheqësit tuaj dhe më në fund ju jeni të lirë të ushtroni besimin tuaj. Shqipëria ka vendosur të bashkohet me botën e kombeve të tjera të lira. Shqipëria ka vendosur të marrë pjesë në ndërtimin e një Europe, të lirë dhe të bashkuar. Shqiptarët kanë vendosur të bashkohen me popujt e lirë kudo. Unë sapo u ktheva nga takimi në Berlin, ku ne arritëm shumë rezultate, por ndër rezultatet më të rëndësishme ishte pranimi i Shqipërisë si anëtare e plotë në KSBE. Ju falënderoj. Ne e morëm këtë vendim në përgjigje të kërkesës dhe dëshirës suaj që të jeni pjesë e Europës dhe sot këtu mund të pohoni se Shqipëria është pjesë e Europës dhe se Shqipëria nuk do të gjendet prapa në kohë që ne po ndërtojmë një Europë të re. Pranimi juaj sot dëshmon përsëri vendimin tuaj për vendosjen e lirisë së një kombi, vendosjen e lirisë së një populli, lirisë së çdo njeriu për jush. Mirëpo, miq të dashur, unë nuk kam ardhur këtu që t’ju jap mësime mbi lirinë dhe demokracinë, për arsye se ju e dini me mirë se shumica e popujve të tjerë se sa njerëzore janë mënyrat e qeverisjes totalitare. Ju e dini se sa e vështirë është të çliroheshe nga tirania dhe ju e dini më mirë se sa shumica e popujve të tjerë se ç’do të thotë të jesh i ndarë nga bota tjetër, për tuajse nga njëshëm shekulli, miq të dashur, një perde e hekurt e ndau në mënyrë mizore këtë kontinent, mirëpo tani kjo perde e hekurt e zhduk atë sikur e zhduk edhe diktatorët që ishin përgjegjës për ndarjen e Europës. Kjo ndodhi për arsye se popujt e Europës, përfaqësues të partive politike, të sindikatave e të tjerë, ishin të pranishëm gjithashtu edhe delegacione të akredituar në vendin tonë. (Vijon në faqen 2) (FOTO: NIKO XHUFKA)

Kryeministri priti Sekretarin Amerikan të Shtetit

Dje Kryeministri Ylli Bufi priti në selinë e Kryeministrisë Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Xhejms Bejker. Kryeministri Ylli Bufi, pasi i uroi edhe njëherë mirëseardhjen, i tha sekretarit të shtetit Xhejms Bejker se «vizitën tuaj e konsideroj si një mbështetje që i bëhet Shqipërisë në këto momente historike dhe veçanërisht stabilitetit të vendit». Ai gjithashtu e falënderoi zotin Xhejms Bejker për kontributin e tij dhe të qeverisë amerikane për pranimin e Shqipërisë në KSBE. Nga ana e tij Sekretari i Departamentit të Shtetit, Xhejms Bejker tha se kurrë në jetën time nuk kam parë një pritje të tillë si në Tiranë dhe për këtë jam shumë i prekur. Ju falënderoj ju, i tha ai kryeministrit shqiptar, qeverinë dhe popullin e Shqipërisë për forcën, vitalitetin dhe ndjenjat e thella që manifestuan në këtë pritje. Kryetari i Këshillit të Ministrave, Ylli Bufi, foli për ndryshimin e Shqipërisë, nga një vend me sistem totalitar në një vend demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, nga një vend me ekonomi të centralizuar në një vend me ekonomi tregu, duke shtuar se, qeveria që ai kryeson, ka detyrë që të konkretizojë zgjedhjen e re politike të forcave të ndryshme politike, zgjedhje që gëzon mbështetjen e demokracive të mëdha, duke përfshirë edhe SHBA-në. Detyra jonë më e vështirë, theksoi ai, është të kapërcejmë (Vijon në faqen 2)

Zoti Xhejm(s) Bejker flet përpara deputetëve të Kuvendit Popullor

Dje mbasdrekë sekretari i departamentit amerikan të Shtetit, zoti Xhejm(s) Bejker shkoi në selinë ku zhvillon punimet Kuvendi Popullor. Përpara hyrjes në sallën kryesore ai zhvilloi një takim me kryesinë e Kuvendit Popullor, gjatë të cilit, kryetari i Kryesisë, Kastrot Isla- …zoti me i informoi mbi punimet e këtij kuvendi pluralist. Zoti Xhejms Bejker i shoqëruar nga Kastriot Islami hyri pastaj në sallën kryesore të Kuvendit ku u përshëndet nga deputetët e pranishëm. Këtu ishin ftuar edhe drejtues të dikastereve, të pranishëm gjithashtu edhe titullarë e funksionarë të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë. Ndodheshin edhe gazetarë të organeve të shtypit, të ATSH e Radio Televizionit si dhe gazetarë të huaj. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit (Vijon në faqen 2)

Vizitë që nxiti lidhjet e mëtejshme të Shqipërisë me Amerikën

Kapitulli i i bashkëpunimi Akush nuk do të mendonte vetëm pak muaj më parë që një përfaqësues kaq i lartë amerikan do të bënte një vizitë në Shqipëri dhe do të rezervonte një pritje kaq e ngrohtë… Akush nuk do të mendonte vetëm pak muaj më parë që një përfaqësues kaq i lartë amerikan do të bënte një vizitë në Shqipëri dhe do t’i rezervohej një pritje kaq e ngrohtë nga populli i Tiranës, por të ardhurit nga shumë qytete të tjera. Siç e tha vetë zoti Bejker në Parlament se pritja nuk u rezervua mua personalisht por popullit dhe shtetit që unë përfaqësoj nga delegacioni amerikan u pritën nga pritja e ngrohtë dhe shërbimi Shq- (Vijon në faqen 4)

(FOTO: NIKO XHUFKA)

(Foto: ATSH)

Zhvillimi i Shqipërisë dhe tërë procesi i demokratizimit të vendit, është i pakthyeshëm, sepse kjo është një kërkesë objektive e zhvillimit.

FJALA E SHOKUT YLLI BUFI

I nderuari Zoti Bejker, Motra dhe vëllezër të kryeqytetit, Bashkëatdhetarë që më keni dhe zemër jeni të pranishëm në këtë festë të veçantë, I nderuari Zoti Bejker, Motra dhe vëllezër të kryeqytetit, Bashkëatdhetarë që më keni dhe zemër jeni të pranishëm në këtë festë të veçantë, Dëshiroj që në emrin tuaj, këtu përpara jush të uroj njëherë mirëseardhjen në Shqipëri të Zotit dhe Zonjes Bejker. Më shumë se nga fjalët e mira, ky urim shprehet në mendjet dhe në zemrat tona të mbushura me besim e bujari, në fytyrat e ndriçuara sot nga drita e shpresës për të ardhmen, në sytë plot dashuri e fisnikëri shqiptare për popullit amerikan që me vizitën tuaj futeni në historinë e Shqipërisë. Ky urim i fuqishëm i popullit në këtë manifestim madhështor është mesazhi i miqësisë, mirënjohjes dhe respektit që ky popull i lashtë e i vogël i dërgon nëpërmjet jush popullit amerikan dhe Presidentit, Xhorxh Bush. manifestim i bujarisë dhe mi-