30/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 qershor 1991

FSHATI PRET ZGJIDHJE TË SHPEJTA

NJË SHQETËSIM DHE DISA PËRVOJA NGA PERMETI Rezoluta e Kongresit të 10-të të Partisë Socialiste për fshatin është njohur dhe pranuar nga shumica dërrmuese e fshatarësisë në rrethin e Përmetit. Nga mbledhja e komitetit drejtues të Partisë Socialiste të rrethit, nga takimet e ballafaqimet e bëra në fshat, me anëtarë të komitetit dhe delegatë, kanë dalë probleme të shumta që duan rrugëzgjidhje. Në rezolutë është shprehur që të ruhet struktura prodhuese kooperativiste e shtetërore. Detyrë tani për kooperativat e rrethit kjo strukturë po ruhet. Por me ndarjen e kooperativave në bazë fshati kanë lindur probleme në shpërndarjen e prodhimit. Fillimisht të prirë nga dëshira për zotërim prone, duke filluar nga gjëja e gjallë, toka e oborrit deri në 4 dynymë dhe objektet ekonomike, pati një shpërthim për të marrë kush ishte më i zoti. Kështu u veprua në Sukë, Zhepovë, Çarshovë etj. Për stabilizimin e gjendjes, në zbatim të programit të qeverisë së stabilitetit, të cilin e kanë mbështetur edhe partitë politike, u morën masa të menjëhershme që këto veprime të mos bëhen spontane, por të organizuara dhe në përshtatje me interesat vetjake dhe kolektive, duke stimuluar kooperativistët për punën e kryer me grupe të vogla, deri në familje. Është fakt që tani në fshat punohet më shumë, por ka ndryshuar raporti i punës në oborrin personal me atë të kooperativës. Tani që filloi fushata e korrjes dhe e shirjeve, që ka të bëjë me bukën e gjithë fshatit, në disa fshatra është diskutuar dhe pranuar që të përcaktohen forcat mbi bazën e ish-kooperativës së zmadhuar. Kooperativa e Sukës, që tani është ndarë në 6 kooperativa, vendosi që gruri të korret, shihet e ndahet për të gjitha fshatrat me kostot faktike, sepse ka fshatra që sipas strukturës së deritanishme nuk kanë mbjellë grurë dhe po të mos veprohej kështu mbeteshin pa bukë. Me organizimet e reja dhe futjen e elementeve të ekonomisë së tregut, janë shtruar për zgjidhje shumë probleme që krijojnë shqetësime në fshat. Problemi i statusit të kooperativave është bërë kërkesë e domosdoshme. Kudo kanë lindur pyetje: kur do të dalë? – sepse vonesa ka krijuar coroditje. Ka prodhime në fshat që po dëmtohen, sidomos në kooperativat e Dangelisë e të Deshnicës për mungesë transporti. Edhe pse iku koha kur kër- ke i stimulua kooperativistit me koston do të dalë? – për mungesë transporti. Edhe pse iku koha kur kër-

Fryt i bashkëpunimit midis forcave politike

- ELBASAN - Para fillimit të korrjes së grurit, komiteti ekzekutiv i KP të rrethit të Elbasanit, organizoi një takim me drejtues të ekonomive bujqësore, të SMT-ve dhe ndërmarrjeve ekonomike që lidhen me problemet e bujqësisë. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të partive të ndryshme, deputet në Kuvendin Popullor, Ismail Çerri, na informoi se ky aksion po shkon mbarë dhe se forcat politike në rreth janë angazhuar për të ndikuar që të përfundojë korrja e grurit brenda një kohe të shkurtër. Gjatë javës u korrën 7 mijë ha me grurë, nga 13 mijë e 200 ha gjithsejt. Çdo ditë grafiku i korrjes tejkalohet. Nga 650 ha të planifikuar, korren 870 ha në ditë. Në zonën e Dumresë korra arriti në 65 për qind. Dallohen sidomos ekonomitë bujqësore Shalës, Grekan, Kajan e Belesh. Këtë vit edhe mobilizimi i mekanizatorëve dhe drejtuesve të SMT-së është më i madh për mënjanimin e defekteve në mekanikën bujqësore. Bashkëpunimi i të gjithë forcave politike në këtë fushatë ka bërë që në rrethin e Elbasanit të mos ketë eksese dhe paralelisht në kohë çdo përpjekje për dëmtim ose vjedhje të prodhimit. Paralelisht me korrje shirjen ka filluar dhe dorëzimi i prodhimit të ri në depot e shtetit, sidomos nga ndërmarrjet bujqësore. Deri tani janë dorëzuar afro 20 mijë kv grurë. MEFAIL PUPULEKU partive dhe shoqatave politike në rreth. Shqetësimi është i përbashkët. Gjithësecili të japë ndihmesën e vet për mbledhjen sa më shpejt të bukës së re. Sulejman Pepa, përfaqësues i Partisë Socialiste, Daniel Karanxha, përfaqësues i Partisë Demokratike, Niko Kresta, përfaqësues i Partisë Republikane, Avdi Sina i asaj Agrare dhe Daman Sinani kryetar i degës së shoqatës «Çamëria» në rreth, u zotuan se do të punojnë me anëtarët e simpatizantët e partive dhe të shoqatave të tyre për të korrur sa më shpejt grurin. Ata bënë dhe vërejtje e propozime të vlefshme për një organizim sa më të mirë të punës. Fjala u shoqërua me vepra. Në Elbasan po punohat mirë për ta përfunduar sa më parë këtë detyrë. Përgjegjësi i seksionit të bujqësisë

Fizionomi ku spikat ideali kombëtar e socialist

REFLEKTIME PAS KONGRESIT – Intervistë e shoqes Erm linda Meksi, kandidate e shkencave, anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste, dhënë gazetarit Luan M. Rama. – Pyetje: Kongresi i 10-të duke e konsideruar të kryer misionin historik të PPSH-së, shpalli krijimin e Partisë Socialiste. Ku qëndron e reja e kësaj Partie? Përgjigje: Çdo Parti e krijon fizionominë e vet dhe dallohet nga partitë e tjera në radhë të parë mbi bazën e programit dhe të Statutit që pranon. Krijimi i PPSH-së nuk qe produkt i mendjes së disa individëve të veçantë në Kongres, por rrjedh dhe logjike e gjithë ndryshimeve që kanë ndodhur si gjithkund në jetën e vendit, edhe brenda radhëve të Partisë, e cila i shfaq tiparet e një organizate së ardhshme në fushatën elektorale, ku siç dihet masës së saj të Partisë, simpatizantëve të shumtë të saj dhe gjithë opinionit i prezentua një program tërësisht i çelësisht i ri. Ky program u pasurua, madje edhe u avancua më tej mbi bazën e vërejtjeve, sugjerimeve e mendimeve të dala nga baza e Partisë, nga simpatizantët e saj, të cilët me kohë janë shprehur edhe për ndryshimin e emrit. Në Kongres, nga analiza e gjerë e problemeve dhe perspektivave, kjo fizionomi u konturua më tej e mori formën e plotë, ku spikati dukshëm aspirata për idealin kombëtar e socialist. Përmbajtja e tashme e PPSH-së, që është për pluralizëm dhe jo për monizëm, që është për demokraci dhe jo për luftë klasash, që është për ekonominë e tregut dhe jo për drejtimin e centralizuar, që është për hapjen dhe jo për izolimin e vendit që është për integrimin dhe bashkëpunimin e ndërsjelltë reciprok dhe jo për mbështetjen tërësisht në forcat e veta, provon se kemi të bëjmë me një Parti të re, e cila nuk kërkon se përse të mbante më një emër të vjetër. Në Kongres me këtë mendim ishte pothuaj tërë masa e delegatëve. Vëzhguesit të kujdesshëm e objektiv që ka ndjekur gjithë rrugën e Partisë tonë gjatë këtyj gjysmëve apo: që ka gëmtuar me logjikë të shëndoshë e pa syze partiake punimet e Kongresit të 10-të, nuk ka se si t’i duket e papritur dalja në skenën politike e kësaj Partie çliruese, të re, në përmbajtje, por tashmë edhe me një emër të ri. Pyetje: Një nga detyrat shumë të rëndësishme, madje jetike që përcaktoi Kongresi është edhe distancimi nga gabimet e së shkuarës. Ç’kuptojmë me distancim dhe çfarë po bëhet konkretisht? Përgjigje: Kjo është e vërtetë. Distancim nga gabimet e së shkuarës panamshëgërm? do të thotë edhe distancim nga gabimet e Enver Hoxhës, distancim nga kulti i tij, i cili duke qenë figura numër një në krye të Partisë e të shtetit për gati gjysmëshekulli, kurrësesi nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia historike. Kriza e përgjithshme që po përjetojmë është gjithë e që ka shkaktuar kaq dhëmbje e deziluzion mendoj është produkt i sistemit politik që zgjodhi dhe adoptoi Enver Hoxha. Në adresë të tij sot po bëhen shumë akuza. Sa qëndrojnë ato? Nuk mund përgjigjem kaq lehtë me një frazë goje. Rivlerësimi kritik i përvojës shoqërore të së shkuarës nga shkenca e historisë është domosdoshmëri. Mbi bazën e së vërtetës historike duhet gjykuar edhe figura e Enver Hoxhës, gjë që kërkon kohën e nevojshme. Pyetje: Pas gjithë këtyre që thatë a nuk kemi të drejtë të shprehemi se Partia Socialiste është «në opozitë» me ish - Partinë e Punës? Përgjigje: Ju mund ta quani opozitë a si të doni. Ne jemi në kundërshtim me gjithçka të gabuar në vijën politike dhe në praktikën e (Vijon në faqen 2) përcaktoi Kongresi është shtrëngimi nga gabimet e të shkuarës. Ç’uhet të kuptojmë me distancim dhe çfarë po bëhet konkretisht? Përgjigje: Kongresi pranoi se rrugën e ndjekur dhe të zbatuar gjatë gjithë gjysmëshekullit janë bërë edhe shumë gabime, ka patur të meta apo s’iu shpreh ndonjë janë vërejtur edhe lajthitje. Kjo e bën të domosdoshëm distancimin, i cili nuk mund të arrihet pa i parë të vërtetat në sy. Nuk ka përse të na vijë turp, madje është në nderin tonë që të pohojmë dhe të ripohujmë me forcë se duhet menihërë të diçka ne- econhmi nga ata të pafajët që në emër të parimeve luftuan atësiën dhe ndershmërinë, nga ata që me injorancë bënë eksperimente në ku- rcziz të fshatarit, nga ata që me psikozën e luftës që nuk u shfaq ndonjëherë përligjën ndërtimin e bun- Parisë tonë gjatë këtij gjysmëshekulli, pa e papritur dalja në skenën politike e kësaj Partie cilësisht, të ri. Edhe diçka tjetër dua të theksoj. Integrimi i shtetit tonë në proceset ndërbarëvropiane, parakupton edhe integrimin e forcave politike shqiptare në këto rrjedha, duke kërkuar e gjetur partnerët e vet. Mbi këtë bazë ne synojmë lidhje me partitë e majta, e ato socialiste, që përbëjnë forca politike me shumë autoritet në Europë. Ma do mendja që çdo gjë është mëse e qartë, ndaj nuk ka vend për asnjë lloj dileme. Pyetje: - Ka zëra, sidomos në shtypin e opozitës që duan të thonë se në këtë rast s’kemi gjë tjetër, veçse ndërrim tabele?!... Përgjigje: Mendoj se ato që thashë më sipër janë të mjaftueshme për mangësi të sistemit që adoptoam në faqen 2)

Kongresi XI i Federatës Ndërkombëtare të Rezistencës Antifashiste (FIR)

Nga data 24-26 qershor 1991, zhvilloi në Moskë punimet kongresi i XI i Federatës Ndërkombëtare të Rezistencës Antifashiste (FIR), pjesëtare e së cilës është edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar. Si anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të FIR-it, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës të Popullit Shqiptar, shokët Myqerem Fuga dhe Kiço Kasapi. Në Kongres morën pjesë 61 organizata nga 27 vende. Kongresi shqyrtoi veprimtarinë e (Vijon në faqen 4)

Tablotë e piktorit Ibrahim Kodra në Paris

Këto ditë në një nga galeritë e Parisit, pranë Sheshit të Bastijës u prezantuan disa nga veprat më të piktorit të shquar shqiptar me famë europiane Ibrahim Kodra, i cili jeton në Milano të Italisë. Me rastin e prezantimit të ve- prave të tij, ku morrte pjesë dhe vetë piktori, Kodra, ishte të pranishëm personalitete të kulturës shqiptare e jetës në Europë, gazetarë të «Le Monde Diplomatik», të televizionit francez dhe të organeve të tjera të shtypit. Gazetarë italianë, kritikë arti, studios. albanologë, etj. Merrte pjesë dhe i (Vijon në faqen 4)

PRESIDENTI RAMIZ ALIA I DËRGOI TELEGRAM URIMI GUVERNATORIT TË PËRGJITHSHËM TË KANADASË

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, shoku Ramiz Alia, i dërgoi telegram urimi Guvernatorit të Përgjithshëm të Kanadasë, zonjës Ramon John Unaayshem. «Me rastin e festës kombëtare të Kanadasë, festës kombëtare të Kanadasë, që ne emërin e popullit shqiptar dhe të popullit të Guvernatorit ... tone ta ngrohta dhe urimet e sinqerta për lumturi dhe përparim. Ritkoti nga rasti i shpreh gadishmërinë tonë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekzistuese midis Shqipërisë dhe Kanadasë, në interes të dy popujve tanë, të paqes e të bashkëpunimit ndërkombëtar.» (ATSH)

Paradokse nga Shkodra

Katër inxhinierë drejtojnë tregtinë e jashtme Që qyteti i Shkodrës ka qenë një hohur për një rrjet të dendur të shkëmbimeve tregtare me botën, këtë mund ta mësosh në çdo anuad që dëshmon për vite e vite më parë. Tregtarët shkodranë, të njohur si ata, merrnin rrugët e tërë Ballkanit e më gjërë se kaq, duke patur pas vetes, emërin e njeriut të lidhur me punën e njëkohësisht të aftë. Edhe tani Shkodra bën tregti me botën. Por ama larg mundësive të saj. Larg dëshirave të saj. Kjo edhe për mangësi të sistemit që adoptuam e zbatuam, por edhe dëshira subjektiviste. Paradokset e monizmit vazhdojnë ende, e konkretisht emërimin e vendosjen e kuadrit. Themi, të monizmit, sepse shpesh ata caktoheshin nga Komiteti i Partisë së rrethit, ku për shumë kohë ishin edhe nomenklatura pë- (Vijon në faqen 2)

Në parkun e mallrave në Përmet mekanikët Kujtim Shpata dhe Florian Doko gjatë riparimit të një automjeti. (Foto: N. Xhufka)

Lajmërim

Sic është në dijeni lexuesi, në datën 24 qershor u mbyll fushata e abonimeve në organet e shtypit. Por për arsye objektive e subjektive që tashmë dihen, kjo fushatë u zhvillua e vështirë e ngushtë. Shumë njerëz të interesuar për shtypin, nuk kanë mundur të abonohen në organet që dëshirojnë. Në këto kushte, drejtoria e postave të rrethit të Tiranës, me iniciativën e saj, vazhdon të bëjë abonime në të gjitha postat e Tiranës për organet e shtypit, deri më datën 10 korrik, për periudhën 5 mujore (1 gusht-31 dhjetor 1991). Kjo përvojë e re- thit të Tiranës, si na tha drejtori i përgjithshëm i postave të Republikës Fadil Smailli, mund të përdoret edhe nga rrethet e tjera. Pra, abonimet vazhdojnë për pesëmujorin e ardhshëm gusht-dhjetor 1991. Pajtohuni në gazetën «Zëri i popullit». Çmimi i saj është 50 qindarka. Për 5 muaj 65.5 lekë. Për çdo pengesë që mund të nxjerrin punonjës burokratë apo dumele lutemi njoftoni drejtorinë e PTT-ve, apo redaksinë e gazetës. REDAKSIA E «ZËRIT TË POPULLIT»

Letrë në redaksi pas një vëzhgimi

Ndihmë duam konkrete dhe jo me fjalë Lexuam vëzhgimin e botuar në «Zërin e popullit» të datës 28 qershor me titull «Dogane» hajdutësh në rrugën e Elbasanit dhe u gëzuam që shokët e gazetës na e qanë hallin duke e bërë këtë problem sheshit të të gjithë opinionit. Ju faleminderit! Po ju drejtohemi me këtë letër duke ju sjellë edhe disa fakte të tjera, të cilat nuk janë të vetmet pasi është bërë e modës që kohët e fundit organet e specializuara në parandalimin e fenomeneve të tilla të heshtin e të mbyllin sytë. Më datë 21.6.1991 rreth orës 14.00 nga një grup «trimash», sulmohen dy studentë pranë konvikteve të fakultetit të Mjekësisë e rrihen pa mëshirë duke ua marrë roba dhe sende të tjera. Më datë 26.6.1991 dy «doganierë» ndalojnë në rrugën që të çon për në qytetin «Studenti» një student dhe i bëjnë presion që të dorëzojë orën, syzet dhe çantën. Ky ikën me vrap për t’i shpëtuar bastisjes, por gjakoset nga disa tulla e gurë. Pasi nuk ia arrijnë qëllimit me këtë student, po këta «doganierë» sulen mbi një grup prej 5-6 vajzash ku kapin dy prej tyre dhe fillojnë t’u rrëmbejnë robat. Raste të tilla mund të sjellësh plot. Të na falin lexuesit, pasi nuk mund t’i shënojmë emrat e studentëve të mësipërm, megjith indiferenca e organeve të ruajtjes së rendit në zbatimin e ligjit favorizon rrugaçët e vandālët dhe na detyron ne të mos kemi besim. Po flitet shumë për shtetin juridik aq shumë sa edhe ky togfjalësh na duket tejet i konsumuar. Ligje që i dënojnë këto veprime dhe autorët e tyre kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë në shtetin tonë. Përse nuk zbatohen ato? Kush heziton? Po i drejtohemi me këtë letër Kuvendit Popullor, Qeverisë, Ministrisë së Ruajtjes së Rendit dhe Forumit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që të mos e marrin me të qeshur këtë punë. Kërkojmë ndihmën konkrete dhe qetësimin e situatës dhe jo fjalë. Nuk duam të bëjmë vetëgjyqësi dhe as protesta masive. Një grup studentësh të fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës