03/01/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 janar 1992

KTHEJME KOKEN PAS DHE VESHTROJME TE ARDHMEN!

(1912 – 1992) 1992. Kemi hyrë në një vit që na bën të mendojmë e ta kthejmë kokën pas; 80 vjet më parë, në vitin 1912, kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur. 80 vjet janë fare pak në jetën mijëravjeçare të Kombit tonë të lashtë, por ato janë dëshmi e qartë e përpjekjeve mbinjerëzore të popullit tonë për të jetuar i lirë në trojet e veta, në paqe e në miqësi të mirë me kombet që na rrethojnë. Shumë armiq tinzarë e të pabesë, herë pas here kanë futur thikën çnjerëzore për të jetuar të lirë, por ëndrra megjithatë s’ka vdekur. Ajo rron se rron populli ynë, ajo rron, sepse siç ka thënë Sami Frashëri ynë i madh «Të përpiqesh për të edukuar dëshirën për liri të lindur në mendjen e një kombi, është si të duash ta mbytësh në ujë një çelik të mbushur me erë». Shqipëria tashmë ka hyrë në rrugën e demokracisë, e bindur se kjo është rruga e vetme për ta integruar vendin në familjen e madhe evropiane përkrah popujve të tjerë të civilizuar si e meriton populli ynë. Por, për ne shqiptarët ndërkaq është e paharruar e kaluara, sepse ne si popull kemi qenë jetim i Evropës. Dhe Evropa jo rrallë na ka trajtuar siç trajtohet jetimi, jo rrallë na ka llogaritur si një letër bixhozi për të kënaqur orekset e dikujt. Për popullin tonë plaga e tragjedisë kombëtare – ndarja e Kombit në dy pjesë – ende është e hapur, ende kullon gjak, e ky gjak vazhdon të rrjedhë ka rreth 80 vjet për shkak të pazareve të diplomacisë evropiane në Konferencën famëkeqe të Ambasadorëve në Londër më 1913. Kjo ndarje e popullit tonë në dy pjesë është tragjedia më e madhe. Mirëpo, tash, në kohët moderne, Evropa ka shanset të verifikojë humanizmin e saj, principeet e qytetërimit të saj në marrëdhënie me një popull të vogël si i yni që edhe pse i ndarë tregoi vitalitet shumë të madh dhe aftësi shumë të mëdha për t’u bërë ballë të gjitha valëve, të gjitha tufaneve që e kanë përfshirë. Ndonëse të rrënuar ekonomikisht dhe shpirtërisht nga diktatura totalitare, shqiptarët në mbetur së cilës i kontribuojnë me mish e me shpirt të gjithë shqiptarët pavarësisht përkatësive të tyre politike. 80 vjet që nga 1912-ta. 1992-shi shënon vitin e dytë të pluralizmit politik në Shqipëri, vit që do të vazhdojë ta ketë në themelin e vet çështjen kombëtare shqiptare. Kjo çështje tashmë nuk është monopol i disa politikanëve, ajo ka pushtuar shpirtrat e mbarë shqiptarëve kudo që jetojnë e matanë kufirit. Tashmë Republika e Kosovës – shprehje e vullnetit legjitim të vëllezërve kosovarë – është një realitet, fatet e të cilit i ndjek me vëmendje e përkushtim të veçantë çdo shqiptar kudo që ndodhet. Internacionalizimi i njohjes së saj nga fuqitë e Evropës tashmë nuk është vetëm një aspiratë por edhe një objektiv konkret, për të cilin nuk mungojnë vetëm diplomatët e politikanët, por çdo shqiptar që rron me fatet e kombit në këtë fund shekulli. Këta duhet ta dijë mirë se diçka tjetër, ashtu sikurse duhet ta dijë mirë se indiferenca apo heshtja ndaj saj nuk do të ishin nderin e saj në këtë fund shekulli. Indiferenca apo heshtja nuk i shërbejnë kurresesi zgjidhjes së krizës jugosllave; ato do të përbënin në vetvete reminishencat e politikave të vjetëruara të së kaluarës kur fatet e shqiptarëve vështroheshin si kusure këmbimi në dorën e diplomacisë së fshehtë evropiane. Por për shqiptarët tashmë ato kohëra kanë perënduar, prandaj do të ishte në nderin e Konferencës së Hagës që t’i jepte sa më parë njohjen Republikës së Kosovës. Çka do të mundësonte një «drini jeshile» për pohimin legjitim të të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi si edhe një vështrim realist të faktorit shqiptar si element stabilizues në Ballkan e më gjerë. Shanset e humbura historike si edhe gjaku i derdhur për çështjen kombëtare i kanë bërë shqiptarët edhe më të urtë, edhe më vigjilentë ndaj të gjitha atyre që, ndonëse me fjalë deklarohen për të drejtat kombëtare të shqiptarëve, me vepra nuk i shërbejnë kësaj kauze të drejtë të cilën jo rrallë e minimizojnë në kuadrin e disa të drejtave ... ose më saktë, zvendësimi i tyre me të drejtat dhe liritë e individit, nuk është gjë tjetër veçse kurth dhe spërdredhim në dëm të çështjes kombëtare shqiptare. Ndokush mund të mendojë se shqiptarët në pluralizëm në shtetin amë, dhe ata matanë kufirit të gjendur nën thundrën e diktaturës milosheviçiane janë të predispozuar më shumë se kurrë të preken “virusset” e përçarjes e të dasive, por ky që mendon e ndoshta përdor këtë bëhet kështu gabhot rëndë. Uniteti kombëtar, pajtimit dhe Bashkimit Kombëtar i shërbejnë edhe lufta e projekteve për qetësi e stabilitet të të gjithëve; që demokracia të përparojë përmes vëllazërisë dhe alternativave të zgjedhjeve optimale të kapërcimit të vështirësive; e cka do të thotë se Shqipëria e sigurt në rrugën e demokracisë është edhe më zëplotë në mbrojtje të çështje mbarëkombëtare shqiptare.

Ku ta kërkojmë shpresën për 92-shin?

Sapo lamë pas një vit jo të zakonshëm. Si vit i parë i 10 vjetëçarit të fundit të shekullit, ai do të fiksohet fort në kujtesën e botës shqiptare. Kushdo që kërkon të bëjë karakterizimin e tij do të thotë se ishte një vit i vështirë e kështu na drobiti fort. Vërtet ashtu, është. Valë zënģimi e pakanëqësi, psikozë pasigurie na pushtoi jo rallë herë gjatë 91-shit. Megjithatë 91-shi, që vit i bekuar që na futi në rrugën e demokracisë. Dhe, kjo s’duhet harruar. Ky fakt na jep gëzim, na jep edhe shpresë. Çdo lindje është e vështirë edhe në jetën biologjike e jo më një lindje jo e zakonshme që sjell një shoqëri të re, demokratike. Prandaj vështirësitë që kaluam ishin ndoshta të pashmangshme, ishin në vetë lëvizjen e procesit historik, ndoshta vetëm kështu mund të futeshin më lehtë në demokraci. Sidoqoftë në rrugën e nisëm e s’ka më kthim. Në se 91-shi ishte fillimi i procesit të ri, vitit 1992 i takon të jetë vazhdim e thellim i mëtejshëm i këtij procesi, drejt konsolidimit të plotë të tij. Kjo është aspiratë dhe shpresë e gjithkujt. Nuk thuhet kot se njeriun e mban shpresa. Madje, kjo ka vlera edhe për një popull e komb të tërë. Pa dashur të bëhemi orakuj, nuk mund të mos themi se 92-shi do të jetë një vit me mbare. Ai do të jetë pa tjetër vit mbarsie dhe prosperiteti, mirëkuptimi dhe harmonie, jo vetëm se kështu na e do zemra. Kjo po e po. Por, ka dhe disa arsye të tjera që na bëjnë të kërkojmë optimizëm te ky vit. Shpresat tona i mban gjallë e vërteta se tashmë mbi strukturat e vjetra po institucionalizohet demokracia; Shpresat tona i mban fakti se ndërlidhke vendi ynë është përfshirë në strukturat evropiane (edhe pse me vonesë e në vagonin e fundit), dhe kontinenti i vjetër dhe bota po na pranojnë në gjirin e vet, po na kuptojnë e na mbështesin. Shpresat tona i mbajnë gjallë resurset e mëdha, që jo vetëm pa rakupotojmë por edhe garantojnë zhvillim të shpejtë e mirëqenie për të gjithë. Shpresat tona i mban fakti se problemi kombëtar që është më parë zgjidhjes së tij se kurrë ndonjëherë tjetër. Shpresat tona i mbajnë gjallë zgjedhjet e reja, të lira e demokratike, që do të bëhen; ato do të nxjerrin një parlament më cilësor se ky i tanishmi, ku do të përfaqësohen gjithë alternativat dhe gjithë opinionet e shtresave dhe grupimeve të ndryshme shoqërore për një shtet sa më të konsoliduar e demokratik. Shpresat tona i mban gjallë fakti se jemi një popull me një ndjenjë përgjegjësie patriotizmi e me një kulturë nga më të lashtat. Dhe i kulturuari di ç’mendon e di ç’bën. Shpresat tona gjallojnë këndej dhe andej kufirit kemi intelektualë të tillë me të cilët do të krenohen çdo komb i qytetëruar i Evropës dhe ata nuk do të gabojnë për të na drejtuar në rrugën e arsyes... E, kuptojmë kështu këtë mesazh jo vetëm sepse i flet shqiptarit shqiptar, zemra zemrës. Mbi të gjitha e ndajmë këtë grishje shekullore sepse tani kemi plot gjëra për të zgjidhur bashkërisht me shqiptarët. Prandaj edhe besa jonë e lashtë, feja, partia, qeveritarët, mendimi ynë dhe puna jonë s’kanë më për ç’gjë tjetër të jenë veç për Shqipërinë dhe për shqiptarizmin. Provuam e ç’nuk provuam mbi shpinë e në mes të tyre (madje, edhe deri eksperimente nga më të çuditshmet), brezat para nesh dhe ne vetë. Kjo mjafton tashmë si përvojë (edhe pse sot e hidhur), për të mos gabuar për të nesërmen që duam të ndërtojmë, për t’u bërë më mirë zotër të vetvetes. Ndaj, duke hyrë në 92-shin, edhe pse vërtet të lodhur e të drobitur, kemi plot arsye për të qenë optimistë, për të pasur shpresa të mëdha, për të provuar një Rilindje të Madhe! SEJDIN CEKANI përfshirë. Ndonëse të rrënar ekonomikisht dhe shpirtërisht nga diktatura totalitare, shqiptarët në kufirin anëm e mndje dhe me zemër ruajnë me fanatizëm traditat e vëllezërve në Kosovë ku terrori i sëmbotëm vëzhdòn të ushtrojë genocidin mbi të pashembullt që ka parë historia, genocid i cili ka fshirë nga faqja e dheut të drejtat më elementare kombëtare si ato të shkollimit e informimit në gjuhën shqipe etj. Skenarët e tipit fashist të diktatorit Milosheviq fillojnë që nga helmimet e fëmijëve në shkollat shqipe, tashmë të mbyllura e gjer te suspendimi i Qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës, krejt arbitrarisht në mënyrë antidemokratike e jokushtetuese. Duke ia denoncuar mbarë botës këtë inkuizicion serbosllav e u themi dëshmitarë dhe dashakëqinjve tanë, se populli shqiptar është i vetëdijshëm se askush nuk do të fillojë interesat e veta për të. Prandaj edhe ndërsa ia kërkon Europës realizimin, Shqipëria mirëfilli se vetëm me punën e vet, vetëm ambiciet e veta do të mundë të radhitet përbri botës e do të mundë t’i bashkohet botës. Kjo është udha e demokracisë, udha e Bashkimit Ko-

Ditë e fundit e një viti

- Partitë politike përgatiten për fushatën e zgjedhjeve, populli lulon për të përballuar halle të mëdha. - Është 31 dhjetor në Tiranë. Është dita kur mbyllen të gjitha punët, për t’ia lënë vendin festës. Kështu duhet të ndodhte edhe në pragun e këtij viti që hyri. Por nuk ndodhi. Ecejaket e pafund, deri ditën e fundit, deri në çastin e fundit, për të blerë diçka, diçka që të dallojë të pakten tavolinën familjare nga ditët e tjera. Lodhia dhe «shoku» i çmimeve, ia heq çdo njeriu dëshirën për të gëzuar e festuar. Pa le më atyre që ditën e fundit dhe të parafundit të vitit që kaloi, iu desh të rrinin nga mëngjesi deri në darkë në radhat e gjata para dyqaneve të bukës. Dhe nuk ishin të pakta. Është 31 dhjetor. Ngado nëpër Tiranë, nëpër njësitë ku shitet buka, për ironi të atyre që lënë pas... panët e pushtetit dhe dalin nëpër mitingje, pra para njësite të shitjes së bukës u krijuan «mitingjet» e fundit të këtij viti. Tek njësia 243 në rrugën e Kavajës, grumbulli i njerëzve pret me durimin e hallëxhit që i duhej buka patjetër në shtëpi. Hahmat nuk janë thyer ende. As pambuk, as zbukurime sipas traditës. Vetëm dy atishe. Dikush i lexon me zë: «Lajmërohen simpatizantët dhe anëtarët e PD në zonën 221 si dhe banorët e këtyre lagjeve (56, 57, 58, 59) se ditën e shtunë, datë 28.12.91, ora 17.00, në sallën e elisë së Partisë Republikane zhvillohet një takim me deputet- tën e fundit dhe të parandufit ditën e vitit që kaloi, iu desh të rrinin nga mërgjesi bukës. Dhe nuk ishin të pakta. Më zgjedhje mund të dilet nga varfëria. Ky është mendimi i partive. Paçka se është prag i vitit të ri dhe partiakët në pushtet duhet të merren me «punët e Partisë», me fushatën e zgjedhjeve. Paçka se qyteti nuk pati të sigurtë edhe bukën për tavolinën e festës. Paçka se shumë familje në majft lagje të Tiranës mbremjen dhe natën e Vitit të Ri e kaluan me duar të ftohta. Për Partinë politike-s’prishet asnjë punë. Populli i përballon vetë hallet e mëdha të këtij dimri. Partitë le të vazhdojnë përgatitjet për fushatën. «Partia mbi të gjitha». Partitë nuk kanë kohë për zgjidhje të hallve të popullit, se u duhen zgjedhjet, u duhen votat. U duhen tribuna, ku të dalin «tribu i e» e partisë. FRANO CAKA

Le të bëhemi optimistë

Megjithëse i vështirë dhe i trazuar si asnjë tjetër, kur të kaloje në histori, viti 1991 do na kujtohet si viti i ndryshimeve historike, i orientimit të Shqipërisë në kahun evropian dhe demokratik. Këtë vit ne besuam në një ndërtim. Disa gjëra dhe disa përmasa të tij vështirë të kuptohen dhe të konceptohen saktë tani. Por, ndoshta 1992-shi, që sapo filluam, do të na ndihmojë për këtë, ai do të lehtësojë me siguri dhimbjet e periudhës kalimtare paskalimtare mbërthimit në demokraci. Le të shpresojmë që le të bëhemi optimistë për këtë. Megjithë rrënimin, ka filluar të duket ca bisqe të shoqërisë së re: shumica e fshatarëve janë bërë që tani pronarë; pronarë janë bërë shumë qytetarë të shërbimeve tregtare, komunale; tregu ka zënë e gjallërohet dhe po mundohemi... mundohet të spostojë sadopak tregun e matrapazëve; rrugët janë gjallëruar e zbukuruar nga autoveturat private. Pavarësisht nga disa ekse tradita dhe vetitë e shumta shqiptare ndikojnë dhe mbeten si stabilizues më të mirë. Një frymë të gjerë emancipimi ndoshta do kenë dhe arti i politikës dhe qeverisës këtë vit, 1992-shin. Dhe, ndoshta do t’i shtrohemi punës brezit të gjithë, seriozisht. 1992-shi do të jetë me ngjarje të mëdha: zgjedhjet e reja demokratike që do i japin tablonë e vërtetë politike Shqipërisë së sotme, e deri me 30 vjetorin e Pavarësisë. Ngjarjet e mëdha janë të tilla që vrundullojnë vetë ndërgjegjen e popullit. Kështu, ka për të ngjarë me ne, me siguri këtë vit. Në planin ekonomik, që vite më parë u ndërpre si viti i bashkimit të Evropës; le të jetë për ne të paktën viti i afrimit më të madh me të. Le të bëhemi optimistë! Korresp. i «Zërit të popullit»

Për një art human e bashkëkohor

Auditori i Partisë Socialiste Para pak ditësh u dha në Kryesinë së Komitetit të Partisë Socialiste që më analizë punën me inteligjencën krijuese. Në mbledhje përveç kryesisë, merrnin pjesë studiuesit edhe shkrimtarë Moisi Zaqo, kompozitori Limoz Dizdari, studiuesi Ali Xhiku dhe regjisorët Dhimitër Pecani. Duke e marrë shkrimtari Dritëro Agolli dhe inteligjenca jonë krijuese, me të mira ka luftuar për Shqipërinë të lirë, demokratike duke dhënë shembullin e vet në përgatitjen e opinionit demokratik dhe popullor. Në mbledhje u theksua se Partia Socialiste mbështet kërkesat dhe të drejtat, të gjithë krijuesit që me punën e tyre i shërbejnë idealeve kombëtare, progresit e demokracisë. Si një parti e së majtës evropiane që aspiron për një ideal socialist demokratik, ajo mbështet dhe përkrah artistët që me veprat e tyre luftojnë për një shoqëri humane ku të realizohet ideali i drejtësisë shoqërore. Partia Socialiste u theksua në mbledhje është e ndërgjegjshme se zbatimi i reformës ekonomike, e vë artin tonë përballë vështirësive e vështirësive. Për një art human e bashkëkohor, për të qenë në vështirësi gjini të caktuara të artit kombëtar e krijuesit që lëvrojne ato. Prandaj u vu në dukje, se Partia Socialiste mendon se shteti, shoqëria, të gjitha forcat politike e shoqërore duhet të angazhohen praktikisht që zhvillimi i artit kombëtar të mbështetet e përkrahet edhe materialisht. Të gjithë së bashku të mos lejojmë që të cenohet pasurimi i këtij thesari të vlerë, të mos lejojmë që artistët të jenë inferiorë e të pambrojtur në luftën për jetesë e mirëqenie. Partia Socialiste e gjykon të nevojshme që për të mbështetur veprën fisnike të shkrimtarëve e artistëve, të hartohet një projektligj demokratik e bashkëkohor, në përputhje me standardet evropiane për të drejtat e autorit, në ndërtimin e politikave e veprimeve konkrete. Nga ana e saj, ajo ka programuar një sërë masash e propozimesh për artin, është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha forcat politike, organet shtetërore e institucionet kulturore. Kjo është një humbje e madhe. Por duhet të jemi optimistë dhe të bindur: jemi vetë ne që duhet dhe do ta zëvendësojmë këtë humbje. Duhet ta bëjmë objektivisht dhe ngulshëm të gjithë këtë të e duam democacinë, Shqipërinë, jetën e lumtur. Me këtë besim themi se edhe boturës demorkaci bukë vit do t’i kthehen puna Bethovën një mijë herë për demokracinë, po nuk vure rregull në shpirtin tënd, nuk mund të rezizosh në shpirtin tënd, po nuk mund të rezizosh në atë që ti e mund do më të rrezikohësh. Realisht, Ai do që t’i japë së më të mirë, do të vihen në vështirësi edhe në luftën për jetesë e mirëqenie. ngulshëm të gjithë këtë të e duam demokracinë, botës demokratike nuk do t’i kthehen punët mund do më të rrezikohësh.

Të gjithë në këmbë: të flakim antiligjin

Kaloi një vit. I pakrahasueshëm për nga ngjarjet politike në një 50 vjeçar të tërë. Fituam demokracinë. Por nuk mjafton ta fitoosh atë. Demokracia do një trup të fortë, të shëndet, do rregull dhe mbi të gjitha do punë. Kur përmendim këtë fjalë ndjejmë një zbrazëti në shpirt. Puna është vrarë. Kush e ka fajin? Vitin e kaluar shkaqet qenë të shumta. Mbizotëroi mjegullanja politike, lufta e ndezur deri në shurdhim midis partive, pasionet që mbytën çdo arsyetim e çdo llogjikë, një tullosje e përgjithshme, por edhe lodhja. Njerëzit e ndërruan mrekullinë për pak muaj, gjë s’mund të ndodhë. Dhe u zhgënjyen, u mërzitën. Shtoi kësaj edhe mungesa të mëdha në bazën materiale, shtoi rrëmujën që arriti deri në kaos, një dehje shumë negative me pasoja të rënda për vendin dhe puna u arratis nga shpirti i njerëzve. ngulshëm të gjithë këtë të e duam demokracinë, botërorët demokratikë nuk atë që ti e mund do më të rrezikohësh. Real, Ai do që t’i japë së më të mirë. Por frymëmarrrje qytetit të tij të bukur bregdetar. Ta bëjë atë sa më të bukur, tia kenë zili të gjithë, ta bëjë atë sa më të pasur, ta gëzojnë plotësisht. Dhe do ta bëjë. Vështirësi ka plot, por dhe fronte pune ku mund të sulmohet ka. Plot sakrifica po bëjnë punëtorët e portit detar. Janë për t’u lavdëruar për punën e tyre të kaluar. Më shumë do të punojnë sivjet, por por duhet ta ndihmojnë dhe mbështetin të gjithë. Se ka disa rrathë që qëndrojnë indiferentë, nuk dëgjojnë makinën për tehqen e mallrave, kur në port vijnë dhe qëndrojnë barka e mallra aq të nevojshme. Duhet të lëvizim të gjithë tok, vëllëzer, të kapërcejmë së toku vështirësitë e kësaj periudhe. Nuk falet kurrë asnjë indiferentizëm. Hequrda po punon, edhe pse ka vështirësi. Edhe më të mira sivjet do të dinë ta tregojnë vetën punëtorët e saj, se janë në ballë të klasës punëtore. Industria e fuqishme mekanike e rrethit të mos vuajë ... «Korresp. i «Zërit të popullit»

Në rrugën e privatizimit

Në sistemin e tregtisë së brendshme me pakicë janë vlerësuar 57 për qind e njësive, është privatizuar veprimtaria në pothuajse 100 për qind të njësive dhe janë bërë kryesisht private 14 për qind e ndërtesave. Kanë punuar mirë rreth Tiranë, Korçë, Lezhë, Përmet. Fier. Nuk kanë punuar mirë rrethet Shkodër, Pogradec, Dibër, Gjirokastër, Kukës e Tropojë. Në sistemin e arizanatit dhe të shërbimeve komunale janë vlerësuar 93 për qind e njësive është privatizuar veprimtaria në rreth 80 për qind të njësive dhe janë bërë kryesisht private 15 për qind e njësive. Në sistemin e transportit automobilistik të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit vlerësimi i gjendjes së automjeteve dhe deri tani janë shitur rreth 200 copa dhe 0 për qind të numrit të përgjithshëm. Në Lushnjë, u privatizua fabrika e tullave nr. 1, nga shoqëria e ndërtimit e rrugës e cencës së obikimit u krijuan nga kolektiva private pashkim, në rrethin e Librazhdit u krijua e para ndërmarrje private për ndërtimin e objekteve të tjera, në rrethin e Kukësit dhe privatizuar ... Në prodhimin të pllakave alkalike, janë privatizuar ... dhe dokumente të tjera ... që janë, e gjithë sipërfaqja e 620 deri 12000 tonë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Pri-

tën e fundit dhe të parandufit ditën e vitit që kaloi, iu desh të rrinin nga mërgjesi deri në darkë në radhat e gjata para dyqaneve të bukës.

Përlufta i Ministrisë së Shëndetësisë

Më datën 1.1.1992 ora 5.00 Presidenti i Republikës Ramiz Alia pësoi atak kardiak. Sipas konsultimeve të bëra me mjekë specialistë rezulton se kemi të bëjmë me infarkt anteroseptal, deri tani pa asnjë ndërlikim. Gjendja e përgjithshme aktualisht është e mirë.