25/02/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 shkurt 1992

Krim i shëmtuar në Tropojë

DEKLARATË Njës dorë tinzare i këputi jetën e re Mustaf Binak Stafës, anëtarit të nderuar të PS dhe kryetar i degës së financës në ndërmarrjen e ndërtimit Bajram Curri. Ju shtua dhe ky krim i pashoq vargut të vrasjeve e shqetësimeve të tjera të dhunës që kohët e fundit janë shtuar në rrethin tonë. Komiteti Drejtues i PS të rrethit Tropojë e dënon këtë akt si një veper mafioze, që jo vetëm i mori jetën një anëtari të saj, por e konsideron atentat kundër gjithë proceseve demokratike, mbasi kudo kjo ngjarje ka rritur tensionin dhe psikozën e terrorit të organizuar. Më keq rast, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes së shokut Mustaf Binak Stafës, i sigurojmë për angazhimin tonë maksimal pranë organeve të specializuara të ruajtjes së rendit dhe atyre të drejtësisë me qëllim që të zbulohet e dënohet pa mëshirë autori i vrasjes së tij. Gjithashtu i propozojmë komitetit ekzekutiv pluralist që të studiojë rrethanat në të cilat u krye kjo vrasje dhe brenda një kohe të shkurtër të vendosi, konform ligjit, për shpalljen dëshmor të ujit M. Stafit Binak Stafën. U kërkojmë organeve të specializuara në rreth, Ministrisë së Rendit, Hetuesisë së Përgjithshme që të shkunden përfundimisht nga apatia që i ka kapur dhe të zbulojnë pa vonesë këtë vrasje e të tjera që kanë tronditur një popull anë e kënd rrethin tonë. Në këtë rast i bëjmë thirrje a- netarëve dhe simpatizantëve të PS që të rrisin kudo dhe kurdoherë vigjilencën për të zbuluar e dema- skuar dhe parandaluar veprimtarinë kriminale që po i godet shumë ren- dë klimën demokratike në rrethin e Tropojës. Tropojë, 22. 2. 1992 KD i PS të rrethit Tropojë

PROTESTË Ministrisë së Rujtjes së Rendit

Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste Lushnjë proteston në Ministrinë e Rujtjes së Rendit për qëndrimin indiferent të mbajtur nga Policia e Degës së Rujtjes së rendit Lushnjë në zbatimin e kërkesave të ligjit për «Zgjedhjet e Kuvendit Popullor». PROTESTË Ministrisë së Rujtjes së Rendit TIRANË Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste Lushnjë proteston në Ministrinë e Rujtjes së Rendit për qëndrimin indiferent të mbajtur nga Policia e Degës së Rujtjes së rendit Lushnjë në zbatimin e kërkesave të ligjit për «Zgjedhjet e Kuvendit Popullor», si dhe ligjit për «grumbullimet dhe manifestimet». Komiteti Drejtues i PS organizoi më 21 shkurt një aktiv të zgjeruar për hapjen e fushatës elektorale. Për zhvillimin normal të tij pjesëmarrësit u pajisën me ftesa. Sipër kërkesave të ligjit, u njoftua Dega e Rujtjes së Rendit në Lushnjë, Drejtuesit e këtij organi u njoftuan disa herë nga ana jonë për sinjalizimet që kishim lidhur me organizimin e grupeve mitingasësh për të vepruar si në Tropojë dhe për të sabotuar zhvillimin e aktivitetit të PS. Deklaratat që bënë liderë të PD-së e të Sindikatave të «pavarura» të rrethit për prishjen e aktivitetit të PS ishin të hapura. Por policia nuk mori asnjë masë paraprake. Për rrjedhojë kontrolli i hyrjes së njerëzve në sallën e kinoteatrit të qytetit mbeti vetëm tek katër punonjës të aparatit e të disa simpatizantëve tanë. Presionet nga grupe të mëdha mitingashësh ishin të forta. Ata, të pajisur me mjete të forta, me thika e armë, u futën egërsisht në sallë. Fillimisht mbyllëm dyert. Kërkuam ndihmën e policisë që bënte sehir, por përpjekjet nuk veproi. Në kërcënimin e presionit të «trimave» u hapën dyert, ku u futën, bashkë me pjestarësit, mjaft anëtarë e simpatizantë të PD-së. Policia e rrethit Lushnjë dhe shefi i saj, zoti Astrit Banushi, me qëndrimin që mbajtën, janë bashkëfajtorë me organizatorët opozitarë të kundërmitingut në Lushnjë. Gjatë një ore e 45 minutave rreth 100 vetopozitarë u linçuan e klithnin si të çmendur përballë 500-600 socialistëve, brenda në njëjtës sallë. Vetëm gjakftohtësia e socialistëve shmangu një konfrontim me pasoja të rënda, ndoshta edhe për jetën e njerëzve. Partia Socialiste në rrethin e Lushnjës kërkon: - Organet e Rujtjes së Rendit medoemos të zbatojnë kërkesat e ligjeve. Mendojmë se në rrethin e Lushnjës ato nuk janë të depolitizuara por u shërbejnë forcave të caktuara. Ndryshe nuk ka si shpjegohet qëndrimi indiferent i tyre nën emrin e tolerancës dhe në favor të opozitës. Mendojmë që në drejtim Policia të ketë njerëz që kanë aftësi të zbatojnë në mënyrë të paanshme ligjin. - Të zbatohet Kodi Penal dhe të ndërmeren e të ndëshkohen sipas ligjit organizatorët. Për këtë ka fakte vetë:olicia, e cila nga fillimi deri në fund të takimit ishte e pranishme në sallë dhe, krahas kësaj grupet e mitingashëve janë filmuar nga dy kamera. Komiteti drejtues i Partisë Socialiste Lushnjë

NE DO T’I BINDEMI VULLNETIT TË POPULLIT

— Takim entuziast në qytetin e Shkodrës. Partia Socialiste është e vendosur të sigurojë vazhdimësinë e reformave. Brohoritje për Forumin Eurosocialist. Qëndrim dinjitoz i pjesëtarëve opozitarë të pranishëm në sallë. — Për disa çaste me radhë, në sallën e kinema «Republika» të qytetit të Shkodrës uështuan brohoritjet «Partia Socialiste – Partia Socialiste», «Do të fitojmë», «Socialistët do të fitojnë» me të cilat u hap takimi për fillimin e fushatës elektorale, në të cilin merrnin pjesë si qindra anëtarë të PS dhe simpatizantë të saj, nga të gjitha moshat. Brohoritje entuziaste jehuan në sallë edhe kur u paraqitën përfaqësueset e Forumit Eurosocialist, tek të cilët është vetë e ardhmja e Partisë dhe vazhdimësia e saj në rrugën e reformimit. Takimin e çeli kryetari i komitetit drejtues të PS-së për rrethin e Shkodrës, Shaqir Vukaj. Njërit, tha ai, duan të dinë edhe mendimin e Partisë Socialiste për çështjen e problemeve të shoqërisë që kanë, për hallet e tyre, por edhe për perspektivën e një të ardhmeje. Ata besojnë në reformimin dhe seriozitetin e saj, në alternativat e zhvillimit të vendit që shtron ajo, besojnë në vendosjen e marrëdhënieve të demokracisë në Shkodrën demokratike. Pastaj në takim përshëndeti edhe nënkryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, profesor Servet Pëllumbi. Në vend që mbahet vetëm me ndihma është i destinuar të dëshojë Partia Socialiste, tha profesor Servet Pëllumbi është e vendosur të sigurojë vazhdimësinë e reformave dhe kësaj çështje ajo i kushton një vëmendje të madhe. Ne synojmë një rrugë të tillë zhvillimi që të vëmë në punë tërë resurset tona, duke patur si bazë modelin eurosocialist të zhvillimit. Opozita më shumë se çdo gjë i jep tehun e saj një çështje të prekshme për secilin: a do ta ndihmojë bota Partinë Socialiste? Opozita thotë se s’do të jetë zi për popullin, se askush nuk do të ndihmojë. T’i lemë mëndjen njëhet e kët partiakë dhe të ulemi të diskutojmë me logjikën e thjeshtë. Përse e ndihmoj bota Shqipërinë këtë vit, edhe pse ajo u qeveris nga socialistët? Përse u pranua në gjithë ato organizma botërore e europiane? Përse ndihmat ekonomike vazhdojnë të vijnë dhe të vijnë përsëri? Problemi i ndihmave është një farsë elektorale. Por ne e kemi thënë dhe e themi se vendi ynë nuk mund të jetojë vetëm me ndihma, megjithëse i falënderojmë nga zemra gjithë ata shtet qeveri e shoqata që po na ndihmojnë të dalim nga terri i shtetit totalitar, që na ndihmojnë në këto ditë të vështira. Por a mund të vazhdojmë gjatë kështu? Një dështojë. Ndihmat janë ndihma ato i mirëpresim, por orientimi ekonomik i PS nuk është ky. Ne jemi për zhvillimin e ekonomisë sonë nëpërmjet investimeve të huaja, ndërmarrjeve të përbashkëta; thellimit të privatizimit. A kanë firmat e huaja paragjykime për praktikat përkatëse si partiake të qeveritarëve apo duan ligjet; shtetin juridik? Ata duan këtë të fundit. Ne mendojmë se pikërisht për këtë duhet gjetur gjuhë e përbashkët mes gjitha partive, për të mirën e kombit. Qeveri njëngjyrëshe apo koalicioni? Teza tjetër e opozitës është se edhe po të fitojë PS ajo nuk është aftë të qeverisë. E thonë «rroj kjo do të thotë» me një votën mua se vetëm unë jam i aftë të drejtojë. A mund të qeverisim edhe vetë? Sigurisht që po. Kemi më tepër se 120 mijë anëtarë, rreth nesh e brenda nesh kemi një potencial të madh intelektual, nga më të shquarit, nga të gjitha moshat. Pra mund të qeverisim edhe vetëm. Por ne nuk jemi për qeveri njëngjyrëshe, sepse natyra e problemeve dikton një qeveri koalicioni, (Vijon në faqen 2)

Partia Socialiste është e aftë të qeverisë vendin

Nga takimet e shokut Servet Pëllumbi në rrethin e Vlorës. Diten e martë, në çeljen e fushatës së zgjedhjeve, nënkryetari i PSSH, Doktor Servet Pëllumbi bëri dy takime me punonjës të rrethit të Vlorës. Në sallën e Kinoteatrit të mbushur si rrallë herë në të tilla raste, morën pjesë punonjës të qendrës së punës dhe të prodhimit, të rinj e të reja, pensionistë e veteranë të qytetit. Ne jemi për ekonominë e tregut, nënvizoi shoku Servet në fjalën e tij, për iniciativën e lirë të njerëzve punëdashës, por njëkohësisht Partia Socialiste do të mbrojë interesat e atyre shtresave apo grupeve që kërkojnë përkrahje sociale. ai i siguroi pjesë- marrësit e këtij takimi se PSSH ashtu si dhe deri tani do të futet në fushatën elektorale me përgjegjësi dhe angazhim serioz për forcimin e demokracisë në Shqipëri, për të vënë në rrugën e zgjidhjes, në përputhje me normat ku- shtetuese dhe ato ndërkombëtare të probleme e shqetësimeve që pre- okupojnë mbarë shoqërinë tonë. Pyetjes se a do të bashkëpunojë PS me partitë e tjera politike për formimin, e qeverisë së ardhshme në rast se ajo fiton shumicën në këto zgjedhje, shoku Servet sqaroi se PS vazhdimisht ka qenë e ha- pur dhe e gatshme të bashkëpuno- jë me forcat e tjera jo vetëm për këtë çështje, por edhe për proble- me të tjera të rëndësishme e je- tike për popullin. Ajo nuk ka asnjë paragjykim, por ndërkohë është e aftë dhe nuk i mungojnë forcat intelektuale të marë përsipër dre- jtimin e qeverisë në rast se partitë e tjera nuk do të përgjigjen po- zitivisht këtij bashkëpunimi. Pjesëmarrësit në takim shfaqën interesin për të ditur se cili është qëndrimi i PS ndaj PKSH dhe ndaj vendeve ku ajo është në pu- shtet si në Kubë, Kinë, Kore etj. Shoku Servet sqaroi se PS ka me PKSH ato marrëdhënie si me të gjitha partitë e tjera politike, ku- rse për vendet ku në fuqi janë ende partitë komuniste ai bëri një panoramë të tyre duke theksuar veçanësitë që ato kanë. Një tjetër takim u zhvillua po atë ditë në shtëpinë e kulturës të fsha- tit Novoselë ku veç banorëve të kë- tij fshati kishte edhe nga fshatrat përreth. Padashymë që preokupacioni më i madh i pjesëmarrësve në këtë takim kishte të bënte me qëndrimin që mban PS për zgjidhjen e probleme- ve të fshatit për sot e për perspek- tivën.

Ekonomi tregu në përmasë sociale

Këto ditë Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit të Pogradecit, organizoi një aktiv për fillimin e fushatës elektorale. Në të morën pjesë anëtari i Kryesisë së Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste Dr. Xhevat Lloshi dhe anëtari i Komitetit Drejtues të PS Koço Broka. Mbasi zbërthyen përmbajtjen dhe kërkesën kryesore për ligjin elektoral shokët Xhevat Lloshi e Koço Broka u ndalën në tiparet kryesore të programit elektoral të Partisë Socialiste dhe dallimet nga ata të partive opozitare. Moment kryesor i programit elektoral të Partisë Socialiste është se ne jemi për një ekonomi tregu me dimensione përmasa sociale dhe jo për një ekonomi tregu të lirë. Duke mbështetur dhe përkrahur iniciativën private, PS është për atë që gjithë shtresat e popullsisë të nisen nga një start i barabartë. Kështu të jetë e njëjtë me ata të qytetit dhe të niveli i pensionit minimal të ish-anëtarit të kooperativës bujqësore të rritet deri në 80 për qind të punonjësve të ndërmarrjeve bujqësore. Ekonomi tregu me përmasa sociale do të thotë që të çohen më tej arritjet në fushën e arsimit, shëndetësisë, sigurimeve shoqërore, urbanizimit etj. Krahas shërbimit shëndetësor privat, Partia Socialiste kërkon dhe mbron që të egzistojë shërbimi shëndetësor publik. Ai interesim për sistemimin e intelektualëve të fshatit, agronomëve, veterinerëve, zooteknikëve të shtrirë edhe në shtresat e tjera të inteligjencës etj. Karakteristikë tjetër e programit të Partisë Socialiste është karakteri realist i tij. Ne jemi kundër asaj që çdo gjë të fillojë nga zero. se ne jemi për një ekonomi tregu me dimensione më permasa mbështetur dhe përkrahur iniciativën private, PS është për a- të i barabartë. Kjo tashmë nuk ka mbetur vetëm ide, por është mishëruar në ligjin «Për tokën» dhe ligje të tjera. Kri- jimi i pronarëve dhe sigurimi i pasurisë së tyre, do të jetë kështu produkt i punës dhe iniciativës së tyre dhe jo rezultat i krijimit arti- ficial i pronarëve të mëdhenj, siç kërkojnë partitë opozitare. Kështu, deputetët e Partisë So- cialiste luftuan dhe realizuan që mosha e pensionit për burrat në veterinerëve, zooteknikëve të shtri- het edhe në shtresat e tjera të in- telligjencës etj. Karakteristikë tjetër e programit të Partisë Socialiste është karakte- ri realist i tij. Ne jemi kundër a- saj që çdo gjë të fillojë nga zero. Në çështjet ushqimore e emergjencës, ruajtja e çmimeve të qëndrueshme për shportën e mallrave, krijoji një premisë të mirë që njerëzit t’i fu- ten investimeve së lirë dhe private. Prishja e qeverisë së stabilitetit duke vonuar zbardhjen e reformës e- konomike, nuk i shërben vendosjes së demokracisë po anar kisë, duke dëmtuar rëndë interesat e masave punonjëse. Populli ka sy e veshë, na e sheh se në vend të kësaj alternati- ve dhe rrugëzgjidhjeve të tjera ko- nkrete, opozita reklamon premtime sensacionale.

Aleanca që kapërceu një çerek shekulli

- Politikë e jashtme e PSI: paqe dhe ndihmë për demokracinë e Lindjes - Llogaritë e jetës politike nuk bëhen dot pa socialistët Më 19 shkurt në Torino, Betino [Bettino] lenjë aleancat, strukturat e koalicio- Kraksi, kryetar i Partisë Socialiste nje, cila do të jetë mazhoranca dhe Italiane, mbajti një fjalim që nuk minoranca, pozita dhe opozita, cilat u vlerësua thjesht me duartrokitje do të jenë përmasat e tyre? Në një e pjesëmarrësve në atë konferencë vend me përvojë jete pluralitarike elektorale. Fjala e tij ishte e me- ka ikur ai mentalitet foshnjarak ku ziptruar dhe për analistët e poli- i gëzohesh marrjes së pushtetit me tikës profesionistë. Në Itali ka disa përqindje të dridhshme mbi filluar fushata e zgjedhjeve dhe më gjysmën e votave e ca më keq, në 5 e 6 prill u ajo konkretizohet disa vende, që s’kaloijnë gjashtë e në parlament të ri. Cila do të jetë një dore, jo më mbi pesëdhjetë “gjeografia” e tij? Pra, cilat do të jenë aleancat e koalicio- nje, cila do të jetë mazhoranca dhe minoranca, pozita dhe opozita, cilat do të jenë përmasat e tyre? Në një vend me përvojë jete pluralitarike ka ikur ai mentalitet foshnjarak ku i gëzohesh marrjes së pushtetit me disa përqindje të dridhshme mbi gjysmën e votave e ca më keq, në disa vende, që s’kalojnë gjashtë e një dore, jo më mbi pesëdhjetë (Vijon në faqen 3)

PD-ja «përgjërohet» për dëshmorët

KUJTESË PËR NJERËZIT E MIRË Çapitesh këto ditë dimri rrugëve të Tiranës dhe më shumë se të fto- htit e snës të bëjnë të rrëngo- thesh disa mendime e veprime të mbrapshta. Ecën me dëshirën të shkëputesh nga miljet e gazetave dhe të hasësh diçka të mirë, të bu- kur. Po çfarë? Pranë bustit të heroit tonë të pa- harruar, Qemal Stafa, sheh dikë. I afroheshe dhe e kundron më mirë. Ç’po bën, or burazer? e pyet. Ai është i përlotur. Të vështron me këshëri. Me kë je ti? - të py- et bashkë. Kjo pyetje të huton e befason. Mbasi të vjen edhe për të qeshur. Po vështirimi ngulmo- njës i të panjohurit të shtyn të përmbahesh. Me kë je? - ngul kë- mbë ai. - Me dëshmorët, - se si të vjen në mend kjo fjalë. - Po partizan ke qenë? - Po. Ai merr frymë disi i lehtësuar. - Epo qenkësh me e lehtë të lu- ftoje mo pushtuesit dhe langot e tyre. Të vrisnin ose i vrisje. Ku- rse kjo kje kleshtu. Dhe ai vazhdon përsëri të pas- trojë me atë shaminë e bardhë at- je ku dikush kish bërë një njollën që para tij, duke u përpjekur të zhdukë gjurmët e baltës nga em- ri i heroit. Ti e ndjek tej te i pe- rri i. Si është e mundur vallë? Kush ka ngritur kështu dorë, du- ke u përpjekur të përdhosë emrin anë nderuar të birit të tijësh- vendit? Kujt i intereson kjo? Me këtë pyetje të mundimshme në kokë, çapitesh rrugëve të zhu- rishme të Tiranës. Ecën në kër- kim të diçkaje të mirë në këtë a- fërsi pranvere, gjersa arrin pranë vendit të larë me gjakun e dësh- morit gjykokratri, Misto Mame. Dikur këtu ke vendosur lulet të freskëta e do të dëshiroja të ven- dosja sërish. Por afrohesh, shikon dhe befas të duket sikur që nga skutat e nëmura ngre dorë të godasë me pushkë. Si atëherë hero- in. Këtë ndjenjë të dhimbshme të shkakton ajo d’rë (ose ato duar) që kanë shkulur barbarisht mermer e kanë fshirë emrin e heroit. O zot, si kështu? Largohesh që andej edhe më i trishtuar. Pas pak arrin tek lapi- dari i Vojo trimtit, i cili ngri- het i bronztë me granatën mbi tank. Dhe nuk don ta besosh kur në gjoksin e tij sheh shenja tullash të copëtuara, të cilat për një çast të përgjasin imazhin e një gjaku të ri. Atëherë në vend të vijnë var- gjet e poetit për ngritjen nga varri dhe ripushkatimin e të rënëve. Ja thëpia e lindjes, në krye të bule- vardit «Dëshmorët e Kombit». Di- kur këtu ka qenë pllaka me nderim të guerlillase shtatëmbëdhjetë- vjeçarë, që shtrinë përmbi një kolo- nel të fashizmit. Po pllaka nuk ë- shtë më. Kush e hoqi? Këto pyetje të shoqërojnë gjer tek një pllaka tjetër përkujlimore. Këtu, gjatë Luftës, ka jetuar e pu- nuar punëtori komunist Mihal Duri. (Vijon në faqen 3)

TAKIME TË PËRZEMËRTA ME B. KRAKSIN DHE DE MIKELIS

- Angazhim i dyanshëm për të forcuar marrëdhëniet vëllazërore midis PSSH dhe PSI FATOS NANO NË ITALI Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano që ndodhet në Itali, i ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme Xhani De Mi- kelis për të marrë pjesë në takimin e kryesuar prej tij dhe Ministrit austriak të Shtetit Peter Jankovic «Mbi kontributin e forcave demokra- tike dhe reformiste në procesin e tranzicionit në Europën Qendrore», bëri dje një parashtrim të hollësishëm të situatës politike ekonomike e sociale në vend. Fatos Nano foli për proceset demokratike në Shqipëri dhe përpjekjet për institucionalizimin e tyre, për çcurin e refor- mës dhe kalimin në ekonominë e tregut, për privatizimin etj. Ai the- ksoi pozicionet e Partisë Socialiste të Shqipërisë, si forca më e madhe politike në vend, për të mbështetur këtë proces duke u ndalur në që- ndrimet e njohura të Partisë Socialiste që kalimi në ekonominë e tre- gut të bëhet pa dhimbje sociale dhe me një mbështetje të gjithan- shme nga shteti për masat e gjera të paprivilegjuara. Partia Socialiste, theksoi Fatos Nano, i përmbahet mendimit se demokracia pluraliste në Shqipëri, në tërësinë e saj, duhet të mbështetet kudoherë tek ligji, si kërkesë kjo e domosdoshme për vendosjen dhe konsolidimin e demokracisë së vërtetë. Ai theksoi se Partia Socialiste do t’i përmbahet me vendosmëri programit të saj për vendosjen në Shqipëri të një demokra- cie bashkëkohore, që bazohet në parimet themelore të socializmit de- mokratik europian. Pjesëmarrësit në takim ndoqën me vëmendje dhe vlerësuan pa- rajtjen realiste dhe objektive të bërë nga Fatos Nano për situatën në Shqipëri dhe ecurinë e proceseve demokratike. Gjatë qëndrimit në Itali Fatos Nano u prit nga anëtari i udhëheqjes së Partisë Socialiste të Italisë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Xhani De Mikelis, me të cilin shkëmbeu mendime për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Italisë. Fatos Nano falenderoi Xhani De Mikelis për ndihmën e çmuar që Qeveria dhe populli italian i kanë dhënë e i japin popullit shqiptar në këtë pe- ridhë tranzicioni, për kapërcimin e vështirësive ekonomike. Dje në Milano, Fatos Nano zhvilloi një takim miqësor të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Italisë ndërmjetar i Internacionales Socialiste Bettino Kraksi. Në takim u shpreh gatish- mëria e plotë dhe angazhimi i dyanshëm për ta forcuar më tej marrë- dhëniet e ngushta e vëllazërore që ekzistojnë mes Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialiste Italiane.

Llogaritë e jetës politike nuk bëhen dot pa socialistët

Aleanca që kapërceu një çerek shekulli - Politikë e jashtme e PSI: paqe dhe ndihmë për demokracitë e Lindjes -

NE NUMRIN E ARDHSHËM DO TË LEXONI:

Enigma e arit apo çoroditje politike? (Pas një interviste për arin në televizion)