27/02/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 shkurt 1992

UNË, NJË I ZHGENJYER U BËJ THIRRJE...

- Zotërinj të PD-së! Mos vallë keni rënë nga qielli e do të bëni çudira? - Mos u trishtoni zoti opozitar, ruaje gjakftohtësinë, lexo e do të bindesh për këtë të vërtetë të sigurtë. Le t’i marrim punët shtruar e të kthehemi gati një vit plot prapa. Ishte rrethi i Fierit ai që «ruajti» me fanatizëm monizmin. Sa keq. Si ka mundësi që ky qytet i madh me popullsi të dendër e të qytetëruar nuk e kuptoi të ashtuquajturën demokraci?! E kjo enigmë ende nuk është zgjidhur nga zotërinjtë «demokratë». Ishin njerëzit e ndershëm fierakë, «frikacakët», që shijuan grushtet e «demokratëve» në stacionin hekurudhor të Kavajës e Tiranës e kjo ishte dhurata e parë demokratike. Por s’mbeti me kaq. Procesi i demokratëve u zhvillua me shpejtësi të paparë si në asnjë vend ish monist të Europës. U thye rekordi. Shqipëria në vend të parë për shkattërime. Kjo ishte dhurata e dytë që demokratët shpërndarë tashmë e sajuan jo për Fierin por për Shkodrën, Durrësin, Kavajën e Tiranën. Këto nuk i përkasin popullit por «demokratëve» sepse atje ku njerëzit e ndershëm, të thjeshtë e të zgjuar triumfuan mbi hajdutët e huliganët të veshur me maskën e demokratit nuk pati eksese thyerje e shkattërrime. Populli ka qenë ai që i ka pritur me respekt e shpresë krerët e PD-së e këta ia kthyen besimin me gënjeshtra e shpifje, me thyerje e shkattërrime. Populli nuk i ha më këto kumbulla, u mbush kupa dhe kjo është e vërtetë aq sa është e vërtetë edhe indinjimi i popullit tropojan për «mikpritjen» që i bëtë ju zotërinj demokratikë shokut Fatos Nano. Ç’kuptim ka fjala demok-raci që ju e shprehni aq shumë kur ju hiqni të drejtën më elementare të njerëzve, atë të lirisë së fjalës e mendimit? Kërkoni të flisni vetëm ju?! Pranoni: ju jeni monistë, ju jeni diktatorë të rinj. A nuk ishte shoku Fatos Nano ai që kërkoi kalimin gradual në ekonominë tregut ndërsa, i zgjuari Pashko importoi «terapinë e shokut» e Shqipëria u katandis në një vend pa asnjë lloj ekonomie. A nuk ishte zoti Frrok Çupi ai që braktisi radhët tuaja sepse nuk donte të gënjeshtronte popullin me shifrat tuaja? E di se u mërzitë. Je gjaknxehtë po duro edhe pak sa të mbarojë. Në mitingun «Për Kosovën me Kosovën» me temë atdhetare organizuar nga studentët e Tiranës a ishte e domosdoshme të merrnit pjesë edhe ju anëtarë të PD-së e ta thehnit mitingun në fushatë elektorale. Në të ashtuquajturën simpozium shkencor studentor për demokracinë a nuk është fakt se pjesëmarrja ishte minimale dhe mbas oratorisë së zotit S. Berisha diskutuan 7 trojanë rresht duke e detyruar shumicën e studentëve të linin përgjysmë simpoziumin e të largoheshin të fyer? Mos vallë PD-ja është monopol i Trojës? Këtë më mirë se ne e dini ju. Përse zotërinjtë «demokratikë» nuk janë të kënaqur me vlerësimin e zotit Alia si njeri ndërkombëtar? A nuk është mirë që ky komb t’i përfaqësohet botës me një njeri të zgjuar? Përse PD-ja nuk u pranuan anëtarë e Internacionales Demokratike apo edhe për këtë pask[a] faj presidenti, PS apo populli? A nuk ishit ju ata që i rivrarosët kriminelët e Vlorës me nderim e respekt. Përse vallë duhej bërë një akt i tillë? Kuptohet vetëm për të provokuar gjakderdhjen e popullit në kë sa shumë gjak për të plotësuar tekat tuaja. Po shfarri i shkretë që sot po vuken në kallamishtet e borkhe ju ka që e çorodisni me premtime boshe? Boll me gënjeshtra, tregohuni më të sinqertë, mos luani me ndjenjat e popullit, keni burrëri të thoni: Populli ne kaq i kemi mundësitë. Po ju s’mund ta bëni këtë sepse keni lindur mashtrues e kurrë s’mund të bëheni burra. Ç’pret kombi nga ju? Mos vallë keni rënë nga qielli e do të bëni çudira?! Nuk jeni të imponuar por keni lindur këtu po karriera ua ka verbuar sytë dhe s’mund të shihni gjë tjetër përveç se vetëm tuaj Emri i partisë suaj nuk nënkupton demokracinë e vërtetë por as shart tuaja nuk ia ulin autoritetin PS, sepse populli thotë: I shari të shan, megjithatë shani, do të vijë dita e do të lodheni e nuk do të lehni më. Kam qenë anëtar i PD-së me shpresë se luftonte për demokraci por u zhgënjeva. Kjo është e vërtetë sa janë të vërteta edhe konkluzionet që kam nxjerrë për të. - Është parti në radhët e së cilës militojnë edhe hajdutë, vrasës, terroristë, gënjeshtarë. - Lufton për monizëm dhe përçarjen e kombit. Këto janë të vërteta që populli i njeh mirë. Njerëz të ndershëm. Mos e humbi torruan. Larg thënies: Të votojmë njëherë për PD-në pa të shohim ç’do të bëhet. Të voto-sh për PD-në është tamam si të leshosh qenin e tërbuar nga zinxhiri e të presësh çdo të bëjë ai. Kujdes njëri i ndershëm! Është momenti kur përcaktohet fati i këtij kombi. Mos gab[o]. Jep[e] votën për PS, për këtë parti të qetë e inteligjente, për Partinë, tënde, për partinë e burrave. Të pandershmit janë pak e i përkasin PD-së. Vendas i bindur e hapin. Fitorja është e sigurtë! D. KAVAJA student sigurt! Kërçënimet nëpërmjet telefonave anonimë pasohen përditë me deklara- ditët e fundit po shndrohet në dhunë fizike e në shkatërrime. Ky presion e veprim antidemokra- llef in antisocialist po edhe dhunën fizike të «demokratëve», huliganë, rca të caktuara antishqiptare po gjejnë terren për përçarje midis (Vijon në faqen 2)

VESHTRIMI NGA E ARDHMJA ESHTE PROVA E VERTETE E FORCAVE TE MAJTA

- Bisedime zyrtare në Romë midis drejtuesve të PSI dhe PSSI - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano i cili me ftesë të Ministrit Italian të Punëve të Jashtme Gianni De Michelis mori pjesë në takimin e kryesuar prej tij dhe Ministrit Austriak të shtetit Peter Jankoviç «Mbi kontributin e forcave demokratike dhe reformiste në procesin e tranzicionit në Evropën Qëndrore», pardje mbas dite u prit në selinë e Partisë Socialiste të Italisë nga Sekretari i saj i Përgjithshëm Betino Kraksi. Bisedimet u përqëndruan në shkëmbimin e mendimeve dhe informacioneve të nevojshme rreth zhvillimeve të situatës politike në dy vendet, në nevojën e hartimit të strategjive të përbashkëta midis forcave të majta demokratike në këtë periudhë tranzicioni e reformimi si në Europën Lindore ashtu edhe në atë Perëndimore me synimin e rritjes së kontinuitetit të procesit e integrimit europian, procesi u tek ndërmarrja e iniciativave realiste nga forcat e vërteta progresiste të kontinentit tonë për të çuar përpara proceset demokratike në Lindjen evropiane dhe sidomos në Ballkan, veçanërisht për të stabilizuar gjendjen e për të shmangur konfliktet nacionaliste si ato të lidhura me krizën jugosllave. Fatos Nano e informoi gjërë-sisht Betino Kraksin për situatën tensionuar në të cilën ka nisur fushata elektorale në Shqipëri, si dhe për arsyet e kahasimit e PSSH që ajo të zhvillohet si një ballafaqim konkret vërtet demokratik programash e alternativash, për kapërcimin e krizës e zhvillimin e shpejtë të reformave të tranzicionit, duke mos mvarë në provokacionet e forcave të djathta që përpiqen të tërheqin vëmendjen e njerëzve me politikën e rrugës, me qëndrime të pafryshme populiste dhe duke gjykuar vetëm të kaluarën. Betino Kraksi i vlerësoi si konstruktive dhe mjaft objektive qëndrimet e Partisë Socialiste të Shqipërisë në situatat që kalon vendi duke vënë në dukje se vështirësi nga e ardhmja dhe angazhimi për zgjidhje konkrete të problemeve të tranzicionit e të reformave demokratike, është prova e vërtetë që duhet të japin forcat e majta në të gjitha vendet e Lindjes sidomos pas shpërbërjes së Jugosllavisë e të Bashkimit Sovjetik. Për këtë qëllim është e interesuar edhe Internacionalja Socialiste e cila do të rrisë më tej angazhimin e saj politik për konsolidimin e rolit të partive socialiste e socialdemokrate në zhvillimin e mbarë këtyre proceseve, për zbatimin e programit të integrimit në shkallë panëvropiane. Ai ritheksoi qëndrimin e njohur zyrtar të Internacionales Socialiste se zgjedhjet e reja do të zhvillohen në një vë vendësh të Evropës Qëndrore e Lindore (Shqipëri, Rumani, Çeki e Sllovaki, Slloveni, Kroaci), do të jenë prova e vërtetë për anëtarësimin e tyre në këtë forum të rëndësishëm, që të mos vërtetohet më qëndrime të nxituara e të gabuara si rastin e Partisë Socialdemokrate Hungareze. Ai theksoi se Partia Socialiste Italiane do të forcojë më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Partinë Socialiste të Shqipërisë, do të dendësojë kontaktet ndërpartiake dhe ato midis forumeve rinore përkatëse dhe uroi kurorëzimin me suksesshëm të zgjedhjeve të 22 Marsit në Shqipëri në përputhje me objektivat e mësipërme. Fatos Nano falenderoi Betino Kraksin për shkëmbimin e frytshëm të mendimeve dhe për realizimin e angazhimeve reciproke, për zgjerimin e konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy partive dhe në kuadrin më të gjerë, të Internacionales Socialiste. Në emër të PSSH ai shprehu urimet e Partisë Socialiste Italiane të realizojë objektivat e saj në zgjedhjet parlamentare të 5 prillit në Itali. Fatos Nano u kthye dje në atdhe.

Deklaratë e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të rrethit Sarandë

Fushata elektorale për zgjedhjet e Kuvendit Popullor, në rrethin e Sarandës ka nisur në kushtet e një destabiliteti të theksuar politik e social. Ngjarjet e shumta që përcolli java e parë pas shpalljes zyrtare të fushatës, paralajmërojnë për një ofensivë të dhunshme të përtitur nga opozita dhe «pushteti i rrugës», për pasiguri e mungesë normaliteti që përcakton ligji për garantimin e zgjedhjeve tërësisht të lira e demokratike. Anëtarët dhe simpatizantët e partisë socialiste, po përballojnë me argumente dhe guxim terrin psikologjik, i cili shkattërime. Kërcënime nëpërmjet telefonave anonime pasohen përditë me dekla-rimet e rrugës se «kush voton për PS-në do ta pësojë» e deri në paralajmërim personal. Skenarët e dhunës të përpiluar dikur nëpër kartaturë e që përfshinin një diktaturë të djathtë, filluan të zbatohen ditët e fundit me dhunën fizike e presionet e rrugës ndaj anëtarëve e simpatizantëve të PS në Sarandë e Delvinë. Nuk mund të jetë rastësi ngjarja e Delvinës e datës 20 shkurt 1992 ku anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste të këtij qyteti, të mbledhur për çeljen e fushatës së zgjedhjeve, provuan jo vetëm mllefin antisocialist po edhe dhunën fizike të «demokratëve», huliganë. Ky presion e veprim antidemokratik u shoqërua me thirrje në dhe të qytetit nga grupe njerëzish: Çamëri! «Poshtë grekët», «Demokraci, demokraci». A thua të jetë vërtet kjo demokracia? Veprimet e këtyre forcave të pakontrolluara duke se kanë shkakun në ngjarjet e ditëve të fundit të ndodhura në kufirin shqiptaro-grek të jugut, që nisi me shkattërrimet në Sarandë të të gjitha dyqaneve të tregëtarëve grek e bastisjen e zyrave të «OMONIAS». Në dhunën e ushtruar nga ushtarët grekë ndaj refugjatëve shqiptar, që ne e dënojmë me indinjatë, duket se forca të caktuara antishqiptare po gjejnë terren për përçarje midis

Me kokën e kujt mendoni, ju zotërinj?

«Edhe ju o eurosocialistë të rinj, mos u gjeni me premtimet e vampirëve të kuq. Luftoni bashkë me shokët tuaj me gjithë popullin për demokracinë. Kurrë të ndiçni djallin e demokracisë dhe kjo ditë është shumë e afërt; ju nuk do ta shijoni dot. Do të jeni si lakuriqët e natës, do të jeni të njollosur me krimet e diktaturës së kuqe». Kjo thirrje hipokrite dhe kërcënimin i hapur i gazetës «KOSOVA», që të përndjekurit të dënohen dhe të trandëheqën të kohës së Luftës së dytë botërore që i bëjnë njerëzve të thjeshtë që luftonin për atdhe as nuk e tremb e as nuk e lëkund një njeri eurosocialist dhe gjithë shokët, partër me orientim të majtë politik. Këtu nuk është fjala për trimëri se sa për trimëri nuk ta zgjasim, dorën askujt po halin e kam ta dijë se për të luftoni, me kokën e kujt mendoni, gjykoni dhe veproni. Gjithçka kam menduar dhe besuar për anëtarë të truk kam besuar që gazetës me emër KOSOVA të jenë gazetë me të tilla kundër përkohen nga një pjesë e Kosovës, der interesave të mëdha të Kosovës. Unë sapo dua nga arsyet kur them këto: 1. Në asnjë nga faqet e saj nuk pasqyrohet terrori serbomadh në Kosovë. 2. Në asnjë nga faqet e saj nuk intervistohet asnjë i burgosur apo i përsekutuar politik nga Kosova. 3. Në asnjë nga faqet e saj nuk bëhet përpjekje për identifikimin e alternative për zgjidhjen e problemit shqiptar. 4. Atakon të mënyrë të paskrupullt Qeverinë e sotëm me tonë të madhin shqiptar të Ismail Kadaresë dhe shkrimtarë Agolli. 5. Në mungesë të provave dhe fakteve për përdorim ironisë dhe humorit më të pakënaqur, që mund të da- lë vetëm nga fantazia më morbide e një gazete siç është «KOSOVA». Është shprehur me shfije më skandalоze dhe më të cuditshme që janë parë deri më sot. 6. Atë ka s’arin dot ta thotë krahu ekstrem i PD në RD e thotë në nëpërmjet kësaj gazete. Kjo shprehet sidomos në sulmet e pamëshirshme kundër krahut reformator të PD-së, dhe në mbrojtjen e hapur të krahut konservator. 7. Ajo fut hundët gjithkund edhe si shoqatë për t’i shërbyer me zell ekstremiste të PD dhe interesave të saj. Kjo u pa më së miri në Këshillin Organizator të Mitigut «Për Kosovën dhe Kosovën». 8. Dhe në fund kjo gazetë kërcënon rininë e pastër eurosocialiste se nuk do t’i shijojë dot frytet e demokracisë, sepse duke qenë të majtë do të jenë të njollosur nga krimet e diktaturës së kuqe. Që në pikthimin bukënjë dot të thotë të burgosur me qindra, do të persekutohen, do të vihen poshtë, do të mbeten pa punë përjetoj që të përsekutohen, të përjetojnë shtatë rrathët e Ferit Dante, kësaj ju i thoni demokraci?! Zotërinj të «KOSOVËS» mblidhni mendjen e mos bini në kurthët e planeve të shovinistëve serbomadhën! HAKI MORINA Kandidat, në “Forum Eurosocialist”

PARTIA SOCIALISTE PO AFIRMOHET GJITHNJË E MË SHUMË SI FORCË E SE MAJTËS EUROPIANE

(Intervistë e redaktorit tonë me BASHKIM ZENELIN, sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Komitetin Drejtues të PSSH). Pyetje: Nuk kanë kaluar veç afro tetë muaj që lindi PSSH. Ajo shpalli që në fillim se do të organizohet dhe veprojë si forcë e së majtës evropiane, si mbrojtëse e parimeve të socializmit demokratik. Me cilat parti janë vendosur lidhje dhe në ç’shkallë janë këto lidhje deri në stadin e tanishëm? Përgjigje: Pa pretenduar për një informacion të hollësishëm, do të thosha se Partia Socialiste e Shqipërisë e përcaktoi qysh në hapat e para pozicionin e saj si parti që udhëhiqet nga parimet e socializmit demokratik, të cilat përcaktojnë fizionominë e saj si forcë politike që synon ndërtimin e një shoqërie të lirë, demokratike dhe me drejtësi sociale. Nisur nga ky pozicion ajo do t’i kërkonte, siç i kërkol, aleatët, partnerët e ato forca politike që kanë synime analoge në skenën evropiane. Fjala është këtu për partitë socialiste e socialdemokrate, të cilat e njohën PSSH dhe vendosën me marrëdhënie të gjithanshme bashkëpunimi dhe ndihme reciproke. Të tilla janë Partia Socialiste Italiane, PSOK-u në Greqi, Partia Socialdemokrate e Austrisë, Partia Socialiste Hungareze, Partia Socialdemokrate populiste e Turqisë, Partia Laburiste e Izraelit, Partia Laburiste e Maltës, Partia Socialdemokrate e Zvicrës etj. Kontakte të tjera kemi patur dhe me përfaqësues kë të partive të tjera socialde-mokrate të Europës Qendrore e Veriore të cilat shumë shpejt do të konkretizohen dhe do ngrihen në një shkallë më të lartë. Të gjitha këto tregojnë pa mëdyshje se ajo njihet dhe bashkëpunon në skenën politike evropiane me parti me emër, që luajnë rol primar jo vetëm në politikën e vendit të tyre, por edhe në gjithë organizatat politike panevropiane. Dhe këtu do mbajtur parasysh një fakt tepër i rëndësishëm: çdo parti e vendosën këto marrëdhënie të ngushta bashkëpunimi, kur opozita shqiptare e shan me çfarë t’i vijë për goje (se liderët e opozitës vijni nga një planet tjetër), dhe së dyti, u vendosën, pra, këto lidhje bashkëpunimi, kur në Europë ende nuk paragjykojnë si ish-komuniste. Kështu që do t’i quaj një fitore të vërtetë serioze të PSSH marrëdhëniet që ka vendosur me partitë e majta në Evropë. Pyetje: Atëherë, si duhet konsideruar teza se Partia Socialiste e Shqipërisë është e izoluar dhe s’ka mbështetje, tezë që a priori paragjykohen me forcë nga partitë opozitare? Përgjigje: Është një tezë absurde që s’ka bazë reale dhe që nisët nga motive të caktuara politike dhe tani, edhe më shumë nga synime elektorale. Vec atyre që theksuam më lart, do t’u thosha atyre që e predikojnë këtë tezë so asnjë parti politike shqiptare deri tani nuk ka siguruar dot atë kredibilitet dhe reputacion që ka PSSH në Evropë. Drejtuesit e PSSH janë takuar dhe pritur përzemërsisht nga personalitete të lla të njohura të lëvizjes socialiste ndërkombëtare dhe të jetës politike evropiane si, Betino Kraksi, Andrea Papandreu, Gjuia Horn, Karl Shranek, Peter Jankoviç, Peter Shider, Simon Pë-res etj. Merrni një fakt tjetër, tashmë i njohur: Betino Kraksi është anëtar nderi i PSSH. Liderët e opozitës mund të bredhin gjithandej, të nxjerrin dhe para mikrofonave apo kamerave ndonjë mbështetës të tyre, dhe bile të vetëdëshërohen, por askush nuk ka bërë një nder të tillë si ai që i bëri për shembull Partia Socialdemokrate Zvicerane përfaqësuesve të PSSH, duke i ftuar si anëtarë në pleksumin e KQ. Figura të shquara të PSD Austrake e quajtën kokëfen e fundit partinë tonë të partnerë tu barabartë për dialog e bashkëpunim. Duhët të jesh tepër naiv dhe dashakeqës, të thuash apo të mendosh se Evropën e kanë shllakon, s’na gjykojnë, s’na ndihmon dhe të bësh zhurmë gofë brenda vendit, qofte në udhëheqjet jashtë shtetit, se fjalin për këtë e ka Partia Socialiste. Gjithçka lidhet me faktin se kujt i drejtohesh në Europë, pasi spektri politik evropian është mjaft i laraman. Aleatët tanë në Evropë janë partitë socialiste e socialdemo-krate dhe ato nuk kanë paragjykime për të mbështetur PSSH në punën dhe synimin e saj për të ndërtuar një shoqëri të lirë, demokratike dhe humane. Me këtë rast do të theksoja se fraksionet socialiste janë fraksionet më të mëdha dhe kanë ndikim të veçantë në vendimet që merren nga forumet politike, ekonomike dhe financiare evropiane. Pyetje: Natyrisht që pluralizmi politik dhe ideologjik nuk ka veçse një jetë njëvjeçare. Partitë politike shqiptare kanë shpallur se ndjekin parime të ndryshme dhe po kërkojnë hemlogët e tyre në Europë. Konkretisht sa i njohin dhe si i vlerësojnë pozicionet e PSSH partitë socialiste europiane? Përgjigje: Në takimet që kanë patur, qofte në Tiranë, qofte jashtë shtetit përfaqësuesit e PSSH, kanë paraqitur hapur vijën, konceptet dhe qëndrimet e PSSH, qofte për problemet e brendshme, qofte për problemet ndërkombëtare. Është mjaft pozitive se analizat që kemi parashtruar ne janë vlerësuar si realiste e objektive dhe janë përshëndetur qëndrimet politike si për situatat në vend ashtu edhe për problemet e politikës së jashtme në përgjithësi. Nuk e teproj them se me partnerët që jemi ulur në tavolinë, përputhja e mendimeve ka qenë e plotë. Dhe këto janë partnerë që nuk të marrin kollaj më të mirë, po nuk u bindën. Mbani parasysh edhe një fakt: ato që na

(Vijon në faqen 2)

ENIGMA E ARIT APO ÇORODITJE POLITIKE

Guri Thanasi, Inxhinier, Kuçovë Po që se kjo sasi ari është vjedhur, si deklaroi «miku» i huaj në televizion, atëherë mendoj se këtë skandal të vitit 1990 duhet ta zbulojnë dhe denonconte grupi i posaçëm parlamentar i ngritur posaçërisht për thesarin me z. B. Çeketa në krye. Në të kundërt, më duket se është një blof elektoral. Shyqyr që Presidenti mbajti në këto rast një qëndrim të prerë. Ne duam vetëm të vërtetën. Niko Zherdi, ekonomist, Tiranë: Problemi i arit është bërë shumë i prekshëm te njerëzit. Kjo u ndje dhe me njoftimin e Televizionit. Unë dhe, besoj askush, nuk do t’i falë cilido që mund të ketë abuzuar. Sa për njoftimin e dhënë mendoj se do të ishte mirë, bile dhe e domosdoshme që një informacion i tillë t’u jepesh më parë organeve kompetente për ta verifikuar sigurinë e tij. Mënyra se si u dha s’ish gjë tjetër veçse habi, sensacion e çoroditje. Ylli Limaj, ekonomist, Tiranë: Nga mënyra e ndërtimit të kësaj interviste, nga përmbajtja si edhe nga personat që lej uan që ajo të jepej në televizor del konkluzioni se kemi të bëjmë me një çfaqje të shëmtuar të «demokracisë» spekulative. Një Xhon Megou «mik» i gjinisë anjanëse dhe televizioni «i depolitizuar» del mbi gjykimin e Kuvendit Popullor, mbi Qeverinë, mbi organet bankare. Hasan Barameta: inxhinier, Durrës. As që më intereson deklarata e tij. Duket se të gjithë duan të luajnë me të. Une dua që dyqanet të jenë plot e radhë të mos na hajë ditët, në fund të fundit dua të bëj dicka. Megjithatë nga intervista e Televizionit, akoma nuk e kuptoi përse duhet që ta çorodisë opinionin, diçka të bën përshypje: si është e mundur që shtetet e Europës që po na mbajnë me bukë nuk ditkan se kemi gjithë atë ar? Llambi Naska: porti detar Durrës: Ato ishin si çudi apo enigme që ishte dhe ai vetë. Nuk e morëm vesh se kush ishte. Brenda intervistës kishte, mendoj, motive elektorale për nuk kuptoi sensasionë të tilla janë në dëm apo favor të Shqipërisë. Fatmir Lleshi: puntor në ndërmarrjen Ndërtim Minierare Tiranë: Tani sa po lexoj gazetën. Të shohim se çdo të nxjerrë Prokurori i Përgjithshëm. Unë nuk di më mirë se Kryeministri, Ministri i Financave, Drejtori i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, Drejtori i Thesarit. Spo gjëndet as kush dha urdhër për ta dhënë në Televizion! Unë nuk e besoj.

planiji- Sarajevë jillë re- meve të javë më Sërbë shëm që jen e a- uge z.