Ditët e fundit nënkryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Spiro Dede, mori pjesë e përshëndeti në Konferencën e Parë të Rinisë Euro-socialiste të rrethit të Durrësit si dhe zhvilloi takime me kuadro, anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste në Fushë - Krujë, në Elbasan, në zonën e Belshit etj.
Ditët e fundit nënkryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Spiro Dede, mori pjesë e përshëndeti në Konferencën e Parë të Rinisë Eurosocialiste të rrethit të Durrësit si dhe zhvilloi takime me kuadro, anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste në Fushë - Krujë, në Elbasan, në zonën e Belshit etj.
Situata aktuale në vend, kriza e thellë dhe mundësitë e daljes prej saj; fushata elektorale për deputetë në Kuvendin Popullor, vendi, roli dhe alternativa e Partisë Socialiste për sot e për nesër, ishin ndër tematikat kryesore të këtyre takimeve.
Midis pyetjeve të shumta që u bënë në këto takime, veçanërisht në zonën e Belshit, ku merrnin pjesë edhe anëtarë e simpatizantë të Partive të opozitës, ishin ato që kanë të bëjnë me problemet e fshatit e të bujqit shqiptar, hallet e vështirësitë e tyre, tashmë të njohura, alternativat që u ofron programi i Partisë Socialiste.
- TA GËZONI E TA TRASHËGONI TOKËN TUAJ!
Për ligjin e tokës, Spiro Dede edhe një herë konfirmoi qëndrimin e qartë e pa ekuivok të Partisë Socialiste:
- Toka t’u jepet fshatarëve, duke zbatuar me rigorozitet ligjin e miratuar nga Parlamenti pluralist. Sa më shpejt, mundësisht para 22 Marsit, kushdo që ka marrë e merr tokën, të pajiset me tapilist. Këtë premtim të fshatarit Partia Socialiste do ta mbrojë pa kurrfarë lëkundje dhe u thotë fshatarëve: ta gëzoni e ta trashëgoni tokën tuaj.
Ndërkohë, theksoi Spiro Dede, koshdo e di dhe e kupton se akti i madh i pronësimit të fshatarit shqiptar, për vete kushtet e Shqipërisë, nuk do të thotë se me kaq fshatarësia shpëtoi dhe shteti e shoqëria s’kanë ç’bëjnë më për të. Me nga 1.3 gjer 1.5 ha tokë bujqësore, të ndara për familje, nuk mund të ushqehet e të jetojë 65 për qind e popullsisë së vendit, me kaq tokë ajo nuk mund të integrohet e të veprojë në kushtet e ekonomisë së tregut. Masat e programet urgjente për mekanikë bujqësore, farëra, plehra kimike e herbicide, për tarifa të ulta e favorizuese në mbjellje, në ujitje etj., e gjer te format bashkëkohore të prodhimit, tregëtisë e të organizimit modern të fshatit, sipas shembullit të ekonomive bujqësore evropiane, qëndrojnë si domosdoshmëri para fshatit, para shtetit dhe para gjithë partive politike. Krijimi i mundësive e alternativave të tjera të sigurta e fitimprurëse në industri, ndërtim, turizëm, infrastrukturë etj., thithja graduale e një pjese të popullsisë së fshatit në qytete, mundësia e emigracionit të organizuar nga shteti etj., janë gjithashtu ndër pikat perspektive për fshatin. Partia Socialiste është e ndërgjegjshme për barrën e këtyre detyrave dhe po punon për rrugëzgjidhjen e alternativave sa më konkrete e sa më të efektshme për fshatin.
Pyetjes se çdo të bëhet me kreditë e prapambetura e sidomos me atë pjesë të ardhurash që shteti (Vijon në faqen 4)
Kryesuesi i Konferencës së Hagës, Bidi Piter Herrington theksoi: «...Duhen siguruar pozitat rreth tri çështjeve kyçe kushtetuese: statusi i ardhshëm i Kosovës, ruajtja e tërësisë së Bosnjës e Hercegovinës dhe zgjidhjen e përshtatshme për Kosovën. Kur të zgjidhen këto tri çështje kyçe, çdo gjë do të ecë më lehtë».
Lexoni në faqen 4:
Pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës s’ka paqe afatgjatë në ish-Jugosllavi
Në Gjirokastër vjen haber!...
Në Gjirokastër vjen haber!...
Kur më thanë se radio Korça është kthyer në qendër zëri kooperative, që lajmeron mbledhjet e seksionit të PD-së nuk doja ta besoja.
Por ja, diçka të ngjashme dëgjova nga «mëmë», radiotelevizioni shqiptar: «Në Gjirokastër u nis Saliu...» Radiotelevizioni thellall i PD-së?! Përparime!, zotërinj të radiotelevizionit. Vec, mos u druani, përlani ndonjë honorar të madh për «rekl «reklamë», që bëni. Veç mos harroni, të tilla habere të jepni për zotin Skënder e Sabri. Ndryshe druhem se janë imitator e prishin koalicionin.
Natyrist populli i rrehrit tonë po kalon vështirësitë e shumta por ato janë shtuar sidomos nga veprimet e spekulantëve në këto momente tranzicioni. Janë të pafalshme faktet flagrante që ndërsa popullit i mungojnë deri edhe sendet më të domosdoshme për jetesë, disa «afaristë» dhe matrapazë në NTA, NTSH, NFP, ushqimore, turizëm etj., pasurohen në kurriz të popullit, duke i kthyer magazinat shtetërore në çifligje të tyre dhe shit-pitë në magazina. Pikërisht për këta vampirë që kanë ngritur ko-
Vandalizmat në Pogradec janë të dirigjuara nga forca të caktuara
Deklaratë e Komitetit drejtues të P.S të rrethit të Pogradecit
Kemi disa ditë që po përjetojmë e kemi kërkuar edhe herë të tjera dhe kërkojmë që t’u jepet atyre çdo meriton sipas ligjit. Në këtë drejtim kemi mbështetur edhe kërkesat e sindikatave të pavarura të rrethit. Për këto çështje janë treguar apatike organet e pushtetit, të kontrollit, policia financiare dhe seksioni i tregtisë, të cilët i kanë lënë shteg keqësimit të gjendjes për mposhtësimin e nevojave të popullit dhe përpunimit të opinioneve të sëmura kundër Partisë Socialiste.
Ne i vlerësojmë sakrificat e forcave të ruajtjes së rendit që e përmbajtën veten dhe u munduan të mbronin objektet nga shkatërrimi pavarësisht nga rezultatet. Me gjithë atë ne mendojmë se këto organe dhe organet e tjera të specializuara si hetuesia, prokuroria, shkuq etj., kanë bërë pak ose aspak që për të parandaluar dëmin e madh që është bërë, duke punuar më të zbulua[m?] më parë organizatorët dhe planet e tyre. Si ka mundësi t’u shpëtojnë këtyre organeve informacione të tilla të popullit se «do të sulmohen magazinat nga fshatarët e Vërdovës», «gjithshka po vete sipas skenarit të përgatitur me p[?]rjashtim të gjakderdhjes e të tjera si këto»?
Ne kërkojmë që me këmbëngulje që organizatorët e planit për të bërë Pogradecin një Shkodër të «2 prillit» të gjenden sa më parë e të vihen përpara ligjit. Vëllezër dhe motra, ne ju bëjmë thirrje që në këto momente të vështira të mos e humbisni toruan dhe të ruani gjakftohtësinë për të mos u bërë pre e provokacioneve të ndryshme dhe synimeve të atyre që kërkojnë destabilizimin, mposhtjen dhe
Demokracia dhe PD-ja nuk janë e njëjta gjë
Fjala «demokraci» është bërë e ditës. Atë e përdorin të gjithë. Shumëkush i kuptojnë drejt të mirat e saj, përmbajtjen themelësinë dhe gjërësinë e saj.
Por demokracia nuk është monopol i Partisë Demokratike. Po të ishte kështu, që kjo parti ta ketë monopol të saj demokracinë, atëherë lindin natyrshëm pyetjet: Po në qoftë se nuk voton për PD, nuk je (po tani pse na ndihmon?)? Po nuk votuan për PD do ta pësoni, do t’ju dëgjojmë shtëpitë»; «Dje ishte koha juaj, sot është koha jonë» (Ç’do të thoni me këtë zotërinj? Ju thoni se nuk jeni hakmarrës); «Po-
Demokracia nuk është PD-ja, por janë e njëjta gjë
Fjala «demokraci» është bërë e ditës. Atë e përdorin të gjithë. Shumë mirë. I kuptojmë drejt të mirat e saj, përmbajtjen thellësinë dhe qëllimet e saj. Por ka edhe nga ata që vënë shenjën e barazimit midis demokracisë dhe PD. Këta janë në radhë të parë, liderët të kësaj partie e të partive të tjera opozitare.
gjithë. Shumë mirë. I kuptojmë drejt të mirat e saj, përmbajtjen thellësinë dhe qëllimet e saj. Por ka edhe nga ata që vënë shenjën e barazimit midis demokracisë dhe PD. Këta janë në radhë të parë, liderët të kësaj partie e të partive të tjera opozitare. Nuk përjashtohen edhe të tjerë, që janë në naivë ose të korruptuar, të cilët u besojnë gënjeshtrave dhe komenteve të PD. Le t’u referohemi argumenteve dhe fakteve, për të treguar se demokracia dhe PD nuk janë e njëjta gjë, nuk janë baraz.
1. Demokracia nuk është monopol i Partisë Demokratike.
Në shtypin opozitar, në fjalimet e mitingasheve, në gjithë propagandën e PD, dëgjohet çdo ditë e më shpesh shprehja: «Demokracia e vërtetë në Shqipëri do të vendoset vetëm po të fitojë në zgjedhje PD». Dhe bëhet hapur thirrje: Votoni për PD, ndryshe s’ka demokraci. Qëllimi është i qartë: PD përpiqet të bëjë opinion, të krijojë një psikologji të tillë për «të bindur» sa më shumë njerëz që të votojnë për të, për kandidatët e saj deputet.
Në fakt, radhët e njerëzve që i besojnë ato që thotë PD, po shtohen gjithnjë e më tepër. Janë të shumta ata që nuk nisen nga mbiemri demokratik i kësaj partie, emri programi e platforma e saj, as nga ato që shkruan fleshu[k?] «RD», por nisen nga realiteti, nga veprimtaria praktike i saj, shpesh herë antidemokratike e antikombëtare. Kjo kategori njerëzish e kupton dhe e vlerësojnë drejt nevojën dhe kontributin e opozitës, por të një opozitë të ndershme, jo hileqare, jo inatçore. Por ka edhe njerëz që e kanë sapunin për djathë, bien pre e propagandës të PD, e cila turr fraza për demokracinë, sikur kjo na qenka sinonime më të. Ndërsa drejtuesit apolitikanë të partive të tjera opozitare, flasin e flasin për partinë e tyre, në mos për të fituar në zgjedhje, të paktën për të zënë disa karrige në Parlament.
Këtyre synimeve nuk u bën shërbim të keq edhe RTV «i pavarur», i cili jo pa qëllim identifikon demokracinë me PD. E kujt nuk i tërheqin vëmendjen disa intervista të komente gazetareske të njëllojta marrim si shembull intervistën e fundit me fashatarë të Tiranës, të cilëve u bëjnë pyetje përqëll, të votoni? dhe përgjigje të re-së: «për demokracinë. Si është kështu është orientuar PD». Pra, përgjigja që shumica kupton Partinë Demokratike. voton për PD, nuk je për demokraci? Po alternativat e PS nuk është demokratike? Po në ato vende ku në fuqi janë socialis[tët?] si në Francë, Spanjë, Suedi, Portugali etj, nuk ka demokraci? Këtej del se të votosh për demokracinë nuk do të thotë t’ia japësh votën Partisë Demokratike, se demokracia nuk është monopol i saj. Secili e di vetë se për cilin kandidat për deputet ose për cilën parti do të votojë. Bindjet nuk mund të imponohen me inder mashtruese së «kush është për demokracinë duhet të votojë për PD», fjali «demokratike» dhe «Parti Demokratike», s’duhen njësuar, s’duhen barazuar. Mund të jetë për demokracinë e të mos votojë për partinë demokratike. Demokracia është një endërr e bukur e popullit, prandaj është vetëm monopol i tij. Demokrat e për demokracinë e edhe ti, o njeri i ndershëm, që edhe pse s’je anëtar ose simpatizant i PD, punon sinqerisht për Shqipërinë. Po të kuptohej se demokracia dhe PD qenkam njëlloj, prandaj na u dashka të votojmë për këtë parti, atëherë s’kishte nevojë për pluralizëm partiak, po të kishte vetëm, një parti, do të kalonim nga një monizëm në neomonizëm. Këtë logjikë dhe përvojë na jep edhe regjimi i studentit D. Kavaja, «Unë një gjëjyer u bëj thirrje», kur nder të tjera shkruan: «Njerëz të ndershëm, mos e humbni toruan. Larg thënies: Të votojmë njerëz për PD-në pa të shohim çdo të bëhet. Të votojnë për PD-në është tamam si të leshosh qenin e të presësh çdo të bëjë...»
2. Jo demokraci me fjalë, por me vepra.
Nuk janë fjalët, «betë dhe rrufetë», që tregojnë se sa demokratike është një parti. Asgjë nuk flet më mirë dhe më qartë se veprat. Popullit thotë: «Fjalët janë gjethë, veprat janë fruta». Në jetën njerëzore të PD nuk gjejmë pak material jetësor që të jetë tjetër thotë e të tjera bën.
Aktualisht flet për mjete e metoda demokratike edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve të 22 marsit, kundër manipulimeve, po e mpru[n?] në praktikë? Në mitingje e në rrugë nuk mungojnë presione e kërcënime, premtime e mashtrime. «Jeni të gjithë të PD për ndihmë, prandaj votoni për të». Po të fitojë PS bota nuk do të na ndihmojë» do ta pësoni, do t’ju djegim shtëpitë»; «Dje ishte koha juaj, sot është koha jonë» («D-oni hakmarrës»); «Populli gaboi vjet por nuk gabon dy herë»; «Po të fitojë PD, që të nesërmen do të vendosë qeverinë» (pse nuk e vendos qysh sot, të paktën në qytetet e mëdha, ku pushtetmbajtëse është opozita)?
Të gjithë liderët e PD dhe ithtarët e tyre flasin për interesat kombëtare. Po ç’ tregojnë faktet? Nuk janë të pakta rastet me ngjyrë antikombëtare. Si ta quajmë detin e flamurëve amerikane që mbuluan sheshin «Skënderbej», kur erdhi Bejkeri, e ku nuk mungonin flamujt me blu PD, por s’dukej gjëkundi Flamuri Kombëtar? A mund ta quajmë qëndrimin kombëtar qëndrimin e kësaj partie ndaj një nismës për pajtim dhe bashkim kombëtar, se «Kuvendi ra qenka i manipuluar nga PS», në një kohë që shumica e shqiptarëve jashtë e brenda Shqipërisë janë shprehur pozitivisht për zhvillimin e tij? Ç’ emër t’u vemë parullave të shkruara në rrugën e Kavajës, ku është edhe selia e PD, dhe ku kalimtar i zakonshëm «Rroftë USA», «Rroftë Bushi» etj. Ç’të themi për «Zëri i Amerikës» që është bërë Zëri i Saliut? Siç shkruan shqiptari kosovar, me banim në Nju-Jork, Nazim Kosova: «Sali Berisha ka përkrahjen më të madhe nga një pjesë e emigracionit shqiptar të Nju-Jorkut, të cilët pas Luftës së Dytë Botërore, mbasi i kishin lyer në Kosovë duart me gjak shqiptari, lën hipër radiot e Nju-Jorkut...»
PD bën çmos, për çdo drejt[i?], taktikë e mashtrim për të fituar pa tjetër pushtetin. Dje që fushatari e quajti «injorant» dhe njerëzit e saj e sulmonin duke i prishur ose rrëmbyer prodhimet që nxirrte në qytet, sot e ledhatojnë, i buzëqeshin, e marrin me të mirë, që t’i japë votën, duke i premtuar ato që s’varet prej saj. Se sa është për fashatarin PD, këtë e pamë për ligjin e tokës, që ajo synon t’ia kthejë në mënyrë çifligarë, bejlere e agallarë, kurse tani e dredh, duke u shprehur t’u jepet dëmshpërblimi! Dhe aktualisht ndarjen e tokës të fshatari pengohet e është prapa pikërisht në ato rrethe ku pushtetin e ka PD. A nuk e shohin këtë fshatarët, të cilët qeshin me premtimet e PD ose me thirrjet e saj për të votuar për të, se kështu «sigurohet lumturia dhe demokracia?»
Jo shumë kohë më parë, anëtarët e mitingashet ekstremist, antare të PD dhe pjestarët deri andej shentë të familjeve të tyre. Thelbi dhe boshti i «oratorit» në gjithë takimet ishte fy[r]ja, kërcënimi për terror e gjakderdhje, vëllavrasje, eksodi, shpifjet, sharjet e plot bi-date të tilla, që tashmë globordasi pati shansin e mirë apo të keq t’i shohë e dëgjojë se afërmi nga liderët e PD. Portretin e z. Hajdari që na i kishin servirë të tjerët djethra herë, e pamë të afishuar në origjinal.
Në Ostërn të Madh o zoti Hajdarit një të vërtetë e deklaruat: «Edhe kësaj here do të fitojmë socialistët», por edhe këtë e ekuilibruat me prapashestën që: «brenda vitit do të bëjmë përsëri “zgjedhjet”». Si duket përsëritet avazin tuaj të vjetër; por nuk na e dhatë përsëri votën, do t’ju katandisim me keq se keni pësuar deri më sot. Bukur zotërinj! Këtë herë tek ju u shfaq dhe një virtu tjetër. Afërsia juaj prej diktatori, fare n’ gjitshpush-tetshëm, bëri që edhe përse kish vetëm disa dhjetra njerëz përpara, të hyni në majë të tavolinave si Tribisht e Ostren të Vogël. Shumë gjëra e bidate kishin mësuar rreth jush, por se do të lini dhe bejte të tilla nuk e dinim. Kishim dëgjuar nga një proverbë popullore për gjelin majë plehut, por paskësh dhe Azem Hajdari që ligjëron mbi tavolina. Megjithatë populli diban thotë edhe një fjalë tjetër: «Sa të grosh do të degjosh».
Ju zoti Hajdari pasuat liderin ekstremist dhe deshkat të dëgjes së PD Dibër që i ra «reth» e qark Goborordës e doli si prifti me kusic. Ju erdhët të rregulloni biografinë e votave tuaja të 22 marsit, por në vend të vetullave nxorët sytë. Në Ostren të vogël, ndoshta ishte dhehur ose «helmuar» siç pohuat vetë, por thatë një të vërtetë, që kemi dëshirë t’ua citojmë në lidhje me drejtë. «Se komunistët pas dritës së vetullave vodhën floririn, prandaj në sot po vjedhim magazinat dhe ndihmat». Bukur z. Hajdari por të kishit shuar dhe fjalët djegie, shkatërrimi.
(Vijon në faqen 4)
Zolërimi, populli nuk u beson më
- Deri tani kemi dhënë vetëm një provë: mosbesimin dhe nxjerrjen e shkatërrimeve
Azem Hajdari deklaron: «Ko munistët pas çlirimit vodhën floririn, prandaj ne sot po vjedhim magazinat dhe ndihmat».
Populli i Gollobordës historikisht ka qenë e mbetet një popull liridashës dhe punëtor, patriot dhe ndershëm, historikisht ka ditur ta ndaj të mirën me të keqen, ka ditur të mbroj dinjitetin dhe fisnikërinë e shqiptarizmës. Por z. An- zem Hajdari dhe sejmenet e tij, në Dibër, siç duket i harruan këto, me datën 17 shkurt, në këtë takim dhe vëre në Gollobordë. Ata kërkuan vota duke gjuajtur me artilerinë e rëndë të tyre, hodhën fishekzjarre në diell me shpifje, bënë premtime astronomike dhe sharje që i shkonte për shtat vetëm krahut profashist të tipit PD.
E vërteta është e psejëmarrja në auditorin e këtyre takimeve pavarësisht nga aftësia e telekronistit të «pavarur», ishte e varfër. Në këto mikromitingje, si gjithmonë sunduan mitingashet ekstremist, anëtarë të PD dhe pjesëtarët deri andej shenjtë gjithë takimet ishte fyerja, kërcënimi për terror e gjakderdhje, vëllavrasje, eksodi, shfijft, që na i kishin servirë të tjerët dhjetra herë, e pamë të afishuar në origjinal.
Në Ostren të Madh o zoti Hajdari fjalët djegie, shkatërrimi.
(Vijon në faqen 4)
Z. Hajdari anulloi operacionin «Fshesa»!
Të gjithë e shkuan me gërma të mëdha në gazetën «RD» para disa kohësh z. Hajdari për operacionin «Fshesa».
Ai deklaroi atëherë botërisht se ky operacion ishte inskenuar nga kryetari i Partisë Socialiste Shqiptare dhe kryetari e PASOK-ut grek. Njerëzit që janë mësuar të mos e marrin seriozisht deklaratat e shpeshta të z. Hajdari, edhe kësaj radhe gjykuan se ishte një nga ato «bombat» e tij tymuese. Populli ynë në këtë rast thotë: «Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra». Shumë shpejt u provua profecia e fjalës së tij të urtë.
Dhe ja sepsë: në numrin e saj të fundit gazeta «RD» në faqen e parë mbanë mend çfarë në titullin «Anullohet operacioni “Fshesa”» njofton për vizitën e z. Hajdari në Athinë me ftesë të nënkryetarit të bashkisë të këtij qyteti. Rezultati i kësaj vizite ishte «anullimi i operacionit “Fshesa”». Natyrisht kjo bëhet për t’i dhënë kredi politike z. Hajdari dhe partisë që ai përfaqëson. Ndërkohë, e themi me gjithë zemër, që u bë shumë mirë se u anulua ky operacion, i cili tronditi jo pak opinionin publik shqiptar. Njerëzit tanë panë në TV dëgjentë tanë të dëgjuar me napalm e goditur pa mëshirë. Kjo të revoltoj dhe njëkohësisht nuk i shërbente aspak marrëdhënieve të mira që duhet të ekzistojnë midis dy vendeve tona.
Por kemi të drejtë të pyesim: ku vajtën deklaratat e z. Hajdari se operacioni «Fshesa» ishte vepër e Partisë Socialiste? Kushdo e di që PASOK-u është sot në opozitë në Greqi, pra nuk ka as kompetencat zyrtare për të ndërmarrë një operacion të tillë. Ky operacion ishte vepër e autoriteteve zyrtare, pra të partisë që ka pushtetin dhe sidomos është i frymëzuar nga qarqe shoviniste të lidhura ngushtë me bartësit e ndjenjave vorioepirote.
Tani nëse ky operacion u anullua, ku do t’i çojë deklaratat e tij pa përgjegjësi zoti Hajdari?
ZGJEDHJET E REJA DO TË HAPIN RRUGËN
PËR T’I PËRBALLUAR VËSHTIRËSITË E RENDA DHE
DO TË NGJALLIN SHPRESA PËR TË NESËRMEN
MË TË MIRË
FITORJA E PS-SË NË ZGJEDHJET E 22 MARSIT DO TË SJELLË
FITOREN E RENDIT E TË LIGJIT MBI ANARKINË.