Sali Berisha - gati i mbushi mediat me «RTVSH-ja e manipuluar» nga kriptokomunikimi i tij, a vrisht po vinte në rregull demokracinë në Shqipëri? Për egjen e drejtorit të përgjithshëm të këtij institucioni komove vlera të mëdha për opinionin publik u bën më tepër e madhe jo vetëm për Shqipëri, por edhe në kontinente të tjera. Shihnim me vëmendje spektatorët, për të «kapur» manipulimet e punisto-socialistëve për vërënim me kënaqësi të madhe se emisionet e TV ishin korrekte, ishin të paanshme, të çliruara nga pasionet e parapëlqimet partiake. Megjithatë, pas tërë atyre debateve të pafund në parlament, pas grevës së pjesës më «të madhe» të punonjësve të këtij institucioni, ra dakord me ndërgjegjen tonë, duke u shprehur «pro» miratimit të statusit të RTVSH dhe formimit të një këshilli drejtues nga i cili do të dilte edhe drejtori i përgjithshëm. I besuam luftës «heroike» të Sali Berishës e grupit parlamentar të PD dhe nuk menduam se gjithë kjo zhurmë ishte një demagogji e pakufi për ta shtrënë RTVSH në dorë e për të përdorur atë si autoparlant të PD e të drejterë të saj për fushatën elektorale. Nuk kemi ndërmend të sjellim këtu fakte se ato dihen, por i drejtohemi gjithë opinionit demokratik të vendit se çdo ditë ka në ekran ndonjë ngjarje e PD e Sali Berishës. Mos vallë tani zotërinjtë e opozitës ju e quani të pavërtar TV-në? Mos vallë vetëm tani që RTV – bën deri edhe lajme për mitingjet e z. Sali është i politizuar? Mos vallë vetëm tani që RTV është shndërruar në një shtojcë të shtypit opozitar ai quhet se punon për «demokracinë»? Pyetje mund të bëhen shumë. Opinioni demokratik i vërtetë në Shqipëri është shumë i pakënaqur dhe shumë i revoltuar nga kjo pabesi e opozitës. Por pabesi të tilla nuk janë as të parat e as të fundit që bën opozita. Për të fituar vota PD-ja, që të sigurojë kolltukë klani e liderit të saj, fshatarët që deri dje i quante «injorantë» tani i vlerëson lart me frazat më të shndritshme të lajkave. Po i ha kush këto proçka, si thotë populli? Me demagogjinë e PD të opozitës u ngopëm! Boll më! Vetëm duam të protestojmë ndaj Presidentit që hesht ndaj këtij problemi. Arsyeja e RTV-së nxit e thellon përçarjen në popull e midis partive, frymëzon më tej amullinë dhe kaosin. Nëse nuk merren me RTV-në, zoti President duam të pyesim: po me popullin a merren ju?! Duam të protestojmë ndaj punonjësve të RTV-së dhe t’i pyesim ata: Pse kështu o bij? Ju jeni demokratë apo protestues racën të një partie apo të një partie tuaja? Duam të protestojmë ndaj kryeministrit, z. Wilson Ahme-ti, duke pohuar se shteti duhet të vërë menjëherë rregull në këtë vend! Se fundi, duam t’i bëjmë thirrje edhe Komisionit Qendror të zgjedhjeve që ai të kërkojë zbatimin deri në një të ligjit mbi zgjedhjet. Me përshkrimin «RTV-ja është në dorë të PD-së» apo «S’kemi të bëjmë RTV-së sepse parlamenti është shpërndarë» nuk zgjidhet asgjë. Kërkojmë që të gjithë të ndërhyjmë energjikisht dhe të sigurohet realisht pavarësia e paansia e RTV-së.
Monizmi i ri po na shfaqet çdo çast në ekran. Ne, socialistët shqiptarë jemi të vendosur që atë ta luftojmë e ta çrrënjosim përfundimisht sa herë që shfaqet dhe kështu do të të shfaqet. U bëjmë thirrje për tolerancë e mirëkuptim të gjithë, po edhe toleranca ka një kufi. Kush shkel mbi demokracinë, ta dijë që ka shkelur mbi vullnetin e popullit. Dhe mos harroni se më 22 mars populli do të shprehë përsëri vullnetin e tij dhe ua themi publikisht mendimin tonë: Askush nuk ka për të gëzuar më privilegjet që u sigurojnë monizmi disa krerëve. Mos e lodhni më popullin!
Muhamet Bilbashi, Ramadan Çollmollari, Mehmet Malocalaj, Milo Leka, Sali Kadia, Xhemil Velaj, Ferhat Camaj, Zenel Delilaj, Sofie Kreta, Ilmi Çela, Shaban Reka, Faki Malile, Bajram Xhaferi, Mirdash Braçe, Osman Bociostrati, Servet Zeneli, Ahmet Avreci, Selam Rama, Shefqet Rakipi, Aristidh Sula, Faslli Frashëri, Vangjel Daci, Dhimokli Nasi, Arif Hasani, Halil Lumo, Kujtim Serani, Josif Plaku, Osman Vaze, Sabuddin Xhafa, Ymer Boci, Violeta Hoxha, Mustafa Hoxha, Myzeqen Shtjep, Leni Leka, Arta Tabaku, Beqir Gjoni, Avdura-man Sako, Thanasi Sako, Ali Lala, Ali Gjata, Tasim Kadilli, Hyrie Malocalaj, Skënder Zhurda.
Banorë të lagjeve të kombinatit të tekstileve - Tiranë
...shme. ...ë ... vërtet- ... këtë ...tij ... tak... ... D... ...zotërin ... e ...tij ... në ... së ... ...
...okratik të vendit se ç’do të ... në ekran demagogjinë e PD-së. ... të quan të pavarur lajme...
«ORA» për ju
Dje doli numri i parë i «Ora», botim i PS Shkodër. Është ky një zë i ri për opinionin demokratik apo, siç shprehet në kryeartikullin e parë të saj:
«Është ORA e këmbanave të demokracisë që bie për të varrosur një epokë të errët moniste dhe për të përshëndetur një udhë plot dritë prosperiteti.
Është ORA kur forca të errëta që kamuflohen gjithnjë po përpiqen të mbjellin kudo shkreptimin dhe anar-kinë, për të hutuar popullin e lodhur dhe tejta nga kjo vuajtje e gjatë.
Është ora, kur Kosova, kjo KRUJË shkullore e kombit, është vënë përballë armiqve më të egër të atdheut tonë të shenjtë dhe po i sjell sutë nga toka amë.
Gazeta jonë vjen në kuvend me ju në këtë orë historike.
Pra, ne mendojmë se o sot o kurrë kjo është Ora kur të gjithë duhet të ndërtojmë; të ndalim shkatërrimin vandal; të militojë gjithsecili aty ku është, pavarësisht nga bindjet e tij; të mendojmë tërë për fëmijët dhe nipërit tonë të zgjuar dhe trimë, për atdheun tonë, tempulli që i falemi të gjithë.
Të kuvendojmë sëbashku, ka shumë gjëra që na shqetësojnë».
Lexuesi ka në dorë një krijesë të brishtë, një zë të ri të alternativës socialiste. Le t’ja lemë atij të përkujdeset që të rritet e shëndetshme e pastër. Të jetë fytyra e vërtetë e njerëzve të qytetit të lashtë.
I urojmë udhë të mbarë!
MYSHTERINJTË E PD-së
Për ciklin: FYTYRA E DYTË E PD-së
Që Partia Socialiste ka qenë dhe është për pajtimin e bashkimin kombëtar, kjo e vërtetë është e padiskutueshme. Asnjë instancë e kësaj partie nuk ka pasur dhe as ka ndërmend të hapë dosjet, të përgatisë biografitë, të stigmatizojë se çfarë ka bërë njëri, çfarë ka bërë tjetri, cili është njëri dhe cili është tjetri. Biografia me e mirë e secilit shqiptar shkruhet me punën dhe djersën e ballit në luftën dhe në përpjekjet për demokracinë e vërtetë, për interesat e Shqipërisë.
Por nëpërmjet këtyre radhëve donim të evindencim edhe një fakt konkret: cilët janë përkrahësit, myshtërinjtë e Partisë Demokratike. Këtë të vërtetë e mëson nga gazeta «Balli kombëtar», nga deklarata të Partisë Nacionaliste që na faqen e parë boton deklaratën e Partisë Nacionaliste me titull «Bashkim Kombëtar», do të vijë mbasehkrim: «Partia Nacionaliste “Bashkim Kombëtar” do të votojë për Partinë Demokratike». Mjerë demokracia se ç’po pëson! Lojë për Partinë... Në vend, dhe kjo parti e ashtuquajtur «Bashkimi Kombëtar» për me keq, është krijuar fare, bën thirrje «shpërndaherë e të metë, shiste krimi?», Muret?... Ai vrerin, e që të gjitha ...
Shegjet Musaraj.
Përfundimisht rreth PD-së dhe të ashtuquajturit koalicion opozitar le të bashkohen të gjithë «të përmbysurit e dëshpëruar, të gjithë ata parti të dala nga zgjedhët e vendit e kuvendit, ajo nuk do të fitojë. S’mund të fitojnë ato forca politike që duan ta kthejnë mbrapsht Shqipërinë, s’mund të fitojnë ato forca që duan ta ndajnë atë copa-copa dhe të venë në krye të këtij shteteshin forcat e errëta, veten e tyre.
SHËNIM I DITËS
Skuadrija e bojaxhinjve
Ndërsa simpatizantët e Partisë Socialiste, eurosocialistët shkruan disa parulla krejt të zakonshme për fushatën e zgjedhjeve (për ditën e votimeve të 22 marsit...), një skuadrijë bojaxhinjsh të sëmurë dolën nëpër rrugë dhe shkruan parulla të pazakonshme, jo shqiptare, antidemokratike. Të ndikuar e të udhëhequr nga pseudodemokratët, brenda e jashtë PD-së, ata mbushën muret e rrugëve të mëdha e të vogla me parulla dhe me një slogan banal dhe antikultirë. Natyrisht, «ushtarët», e bindur të se keqes nuk mund të përdorin terminologjinë dhe fjalor, tjetër, veç fjalorit të rrugëve. Kalimtarët e kryeqytetit ecin dhe kalojnë për në bulevard për të gjithë ... ecin dhe kalojnë për në bulevard për në shtëpitë e veta, duke hedhur vështrimin meprehtazi ndaj këtyre këpurdhave të helmëta, ndaj këtyre pjellave bastardë të klasave të përmbytura, të cilët me kurajën e terroristëve vrasin demokratikë e arsyeshme me aq e kaq mundime, me aq dhe kaq sakrifica. Sepse sipas tyre, disa herë, disa kanë të drejtë të shkruajnë parulla, ndërsa të tjerët jo, disa kanë të drejtë të organizojnë mitingje, ndërsa të tjerët jo, disa kanë të drejtë të fitojnë, ndërsa të tjerët jo... Pala tjetër në opozitë me opozitën nuk i prek këto «prishje», njerëzisht të sëmurë, i bën një njeri i ndershëm u hedh syve dhe fytyrës miletin. Pala jonë, të kul- kuar, deputetët e Partisë Socialiste e dinë se me gjithë veprimtarinë agresive, manipuluese të liderëve të PD-së që nga rruga deri në RTV me gjithë veprimtarinë e skuadriljes së bojaxhinjve nuk do të humbasin, por do të fitojnë me shumë simpatizantë e votonjes, ashtu siç e dinë se do të fitojnë përfundimisht votën e madhe, votën e lirë të njerëzve të lirë. Socialistët shkatarrojnë? Populli sheh parullat e PD-së të paçenuara që prej vitit të kaluar dhe nxjerr përfundime.
BASHKËBËSEDIM ME ELEKTORATIN ...
KE TË PROVOJMË NJËHERË: OPOZITËN?...
Liderët e opozitës: «Aksham Vezir, Sabah rezil!»
Dje në një mjedis të Komitetit të zgjedhjeve që ka mbetur në tensione, Drejtues të Partisë Socialiste, një grup të rinjsh eurosocialistë u takuan me Sekretarin për marrëdhënie me jashtë të Partisë, Bashkim Zeneli. Midis tyre u zhvillua një bashkëbisedim ku shprehej qartë një interesim i veçantë i të rinjve për problemet të situatës në vend dhe për zgjedhjet që afrohen. Mbasi folën, nga mjaft shqetësime që ka si forca e majtë shqiptare me të kohë, prej e janë shtuar dhe sa në të fundit, Bashkim Zeneli tha se kjo situatë e fut periudhën deri në...
... të Komitetit i zgjedhjeve në anarki e pa pasiguri. Dihet se këto po i nxisin e po i frymëzojnë disa parti të opozitës e liderët e tyre. Populli këto i sheh e duhet t’i shohë mirë e keqja dhe e mira e çdo gjëje. Ne, tha më poshtë Bashkim Zeneli, kemi besim të plotë se do të fitojmë, pse e meritojmë fitoren, sepse nuk jemi as PPSH e as bllokmenë, si përpiqet të na identifikojë opozita. Ka ko... (Vijon në faqen 4)
Bisedë me ishudhëheqori BSI, kandidat në GJIROKASTËR
- Ju nuk jeni i organizuar në parti por kandidaturën e PS-së e pranuat, ç’shihni të ideali socialist?
- Kandidaturën e PS-së e pranoj, sepse idealet e mia socialiste e demokratike gjejnë mishërim të plotë në programin elektoral të kësaj partie të së majtës evropiane tek ideali socialist e demokratik unë shikoj ndërtimin e një shoqërie të vërtetë demokratike e humane, ku të gjithë përkrahen e plotë shtresat e paprivilegjuara të shoqërisë, punëtorët, fshatarët, intelektualët, gruaja ushtarët dhe rinia, veteranët, invalidët e pensionistët, shikoj gjithashtu shoqërinë ku të veprojë fuqishëm ligji dhe ku para ligjit të jemi të barabartë të gjithë, si shqiptarët dhe minoritarët grekë, maqedonas etj. Së fundi unë shikoj një shoqëri me ekonomi tregu ku të ardhurat dhe mirëqenia e secilit të jenë fryt i punës dhe iniciativës individuale të secilit dhe jo i privilegjeve dhe ... (Vijon në faqen 4)
Xhon Megou, miqë e tij dhe opinioni shqiptar!...
Ftesë për debat publik:
- Disa pyetje për zotin Tritan Shehu.
Xhon Megou. Një emër, një intervistë, një alibi, një intrigë, i ulur në sofrën e debatit shqiptar krejt papritur në një moment të vështirë. Por dhe shumë delikat. Preku mbi një plagë që gjithëve na dhemb; në çështjen e arit aq shumë të lakuar e të lavdëruar prej shumëkujt. Sidoqoftë nga ata që e kanë poseduar mos nga ata që e kanë posedu-... an 50-vjet më parë.
Intervista e tij menjëherë sensacionalizoi këtë opinion. Njerëz të ndryshëm filluan të pyesin në rrugë. Të tjerë ua takon të rrallë. Por... Xhon Megou ka ndryshe. Gazeta «24 orë» botoi një fotografi të tij në rolin e hamallës- në Vietnam... Fotografia është shumë domethënëse, Xhon Megou me automatik në dorë! Sensacion apo e vërtetë? Unë e kam parë atë vërtet? Unë e kam parë atë vërtet? Unë e kam parë atë fotografi. Mbiemra të...? Mb? e shkr... ... Alternativa «S...». Por plot ... që e shkroi? A është ...? ... Xhoni i intervistës së ... ... televizioni shqiptar, ... amerikan me automatik, foto-
grafisë? Është një pyetje, përgjigjen e së cilës e presin të gjithë, pavarësisht nga bindjet apo angazhimet partiake, sepse mbi të gjitha jemi shqiptarë. Dhe nga njëri nga ata që mund të përgjigjet për këtë pyetje mendoj se është vetë zoti Tritan Shehu, ish-deputeti i Partisë Demokratike. Sepse tani është i njohuri i Xhon Megout. Meqenëse është edhe përgjegjës i transparencës demokratike ai me siguri do të përgjigjet. Në këtë kontekst, e ftoj zotin Tritan në një debat të ndershëm publik, për të dhënë përgjigje edhe disa pyetjeve të tjera, sigurisht nëse ai e gjykon të arsyeshme.
1. Kush e dërgoi në Televizion intervistën e Xhon Megout?
2. Kush e bëri këtë reporterin me komandantin e repartit Ushtarak Nr. 3780 në Tiranë?
3. A është e vërtetë se nga dy makinat e fusha më ndihma që ... të çelur report, shoferët e saj kanë ...? ... dhe ... ... një ... për pion... në ... e ... në ...?
4. A është e vërtetë se Xhon Megou ka udhëtuar me helikopter ushtarak nga pista e Laprakës në drejtim të Sarandës, Pukës, fshatit Krej-Lurë në rrethin e Dibrës etj.?
Siç del edhe nga pyetjet problemi nuk është thjesht vetëm një intervistë. Ai është shumë i gjerë, për të cilin mbase na sqarojnë edhe të tjerët që drejtojnë Ministrinë e Mbrojtjes, Prokurori i Përgjithshëm e të tjerë.
Në mbyllje të këtyre radhëve, dëshiroj zoti Shehu t’ju bëj edhe disa pyetje: A bëri mirë Televizioni që e transmetoi aq lehtë dhe aq shpejt intervistën interesantë të Xhon Megout? Mos do të që më mirë për Partinë Demokratike të transmetohet në transmetojë më 21 mars në mbrëmje, pra, një ditë përpara zgjedhjeve? Intriga të tilla janë të natyrshme përpara zgjedhjeve, sidomos kur do të marrësh me çdo kusht pushtetin!... T’u bëj këto pyetje, sepse larg qoftë, nëse unë luaj nga mendt e kokës dhe përgjigja në kasetë ku të deklarojë se ndihmat që ai ka sjellë në Shqipëri ish-mercenari amerikan në Vietnam i... është... Tritan Shehu, apo ndonjë zotëri tjetër i PD-së, vallë televizoni shqiptar që transmeton intervistën e një qytetari të huaj, a do ta transmetojë intervistën time?!... Sepse, po të shpifja për Presidentin apo për ndonjë nga drejtuesit e Partisë Socialiste e di që nuk do të pëlqehej.
...ës... ... vërtet... ...tij ... tak... ... Dhe ... ...t... ...se ... ...ar ...
Zbulim padashtur
«Virgjëri politike
«Zoti Ceka, me një fodullëk që ia kalon atij të Enver Hoxhës dikur, pretendon se hyri në PD që t’i japë asaj emrin e vet të mirë dhe ankohet se emrin nuk ia kthyen të pastër. Po harron se virgjërinë vajza duhet ta ruajë vetë e të mos kujtohet për të mbasi me dëshirën e saj ka kaluar nga ndonjë shtëpi publike». (A. Baleta. «Zëri i Rinisë», 11 mars 1992).
Zoti na ruajt! E vetmja parti ku militon Z. Ceka ishte PD-ja...
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Sllovenisë vendosin marrëdhënie diplomatike
Më 10 mars 1992, në kryeqytetin slloven, Lubjana, u zhvillua ceremonia e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë.
Marrëveshja e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike për pjesën sllovene u nënshkrua nga ministri i Jashtëm, Dimitrij Rupel, dhe për palën shqiptare nga ministri i Jashtëm, Ilir Bocka.
Gjatë qëndrimit në Lubjanë, ministri i Jashtëm Shqiptar, Ilir Bocka, u prit nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë, zoti Milan Kucan; nga zëvendëskryeministri dr. Leo Shesherka, si dhe zhvilloi bisedime zyrtare me kolegun e tij slloven, zotin Dimitrij Rupel.
Gjatë takimeve të zhvilluara, zoti Ilir Bocka, diskutoi me miqtë sllovenë mbi marrëdhëniet midis të dy vendeve, perspektivën e tyre dhe mundësitë reale që ato të konkretizohen sa më shpejt. Gjithashtu ata u ndalën veçanërisht mbi zhvillimet e fundit të krizës jugosllave dhe në këtë kontekst, vendi që zë problemi i shqiptarëve në këtë krizë, sidomos ai kosovar.
Mbi përgatitjen e zgjedhjeve të 22 marsit
Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, kandidati i shkencave fizike Nikola Nosi, i dha korrespondentit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare këtë njoftim:
«Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të punojë për realizimin e zgjedhjeve të 22 marsit sipas «Ligjit për zgjedhjet» të Kuvendit Popullor dhe sipas standardeve europiane dhe ndërkombëtare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë nga zonat kandidaturat për deputetë të Kuvendit Popullor dhe po shikon rregullshmërinë e tyre. Deri tani është shqyrtuar dokumentacioni i regjistrimit për 512 kandidatura. Gjatë këtij shqyrtimi, dokumentet që janë gjetur të paregullta u kthyen për rivlerësim zonave të ndryshme.
Kanë paraqitur kandidaturë të tyre për deputetë në Kuvendin Popullor deri tani 11 subjekte politike: Partia Socialiste, Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Partia Agrare, Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, Partia Komuniste, Partia Demokratike, Partia e Lidhjes Popullore, Partia Ekologjike, Partia Universale dhe në disa zona Partia Demokratike në koalicion me partinë e Blerit. Mesatarja e kandidaturave për çdo zonë është 5. Tani ne do të specifikojmë listat për mandatet shtesë të partive. Këto ditë Komisioni Qend-...
... ror po interesohet për ngritjen sa më shpejt dhe kompletimin e rreth 600 qendrave të votimit në qytete, lagje, zona e fshatra, për hartimin dhe shpalljen e listave të zgjedhësve.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat për sigurimin e materialit të nevojshëm dokumentar për zgjedhjet e 22 marsit, si lista e zgjedhësve, fletëvotimi, procesverbale, kutitë e votimit dhe bazën tjetër materiale. Megjithë ndërhyrjet, ende kemi vështirësi për sigurimin e ndërlidhjes telefonike në të gjitha zonat, për komunikacionin etj.»
PD-ja e përçarë ka zjarrminë e etheve për pushtet. Duke «rinuar» radhët, ajo sa vjen e nxjhet si zogjtë e korbit. Ç’fatkeqësi historike t’i besosh të ardhmen e vendit një partie që nuk qeveris dot veten!