Për ciklin: FYTYRA E DYTË E PD
Me gojë. Në mitingjet e këtyre ditëve dhe në konferencën e fundit shtypit ju kemi deklaruar se Partia Socialiste po mashtron fshatarët duke u thënë se Partia Demokratike do t’u kthejë tokat e pronarëve të vjetër apo do t’i dëmshpërblejë ata. Kujt t’i besojë fshatari i shkretë?!
Me shkrim. Në programin elektoral të PD-së është shkruar e zeza mbi të bardhë: «Shteti demokratik do t’i garantojë me ligj ish pronarëve të tokave, pavarësisht ku banojnë sot shpërblimin në vlerë, në një masë të mundshme të pronës tokësore të zotëruar para reformës agrare të vitit 1946».
Ndërsa në gazetën «RD», datë 22 shkurt 1992 thuhet: «Ne njohim si të drejtë të ligjshme kthimin e mundshëm ose kompensimin në masën e parashikuar me ligj të pronave ish pronarëve të goditur padrejtësisht nga regjimi komunist».
Përfundimi, Zoti Berisha, në Shqipëri nuk ka më analfabetë. Të gjithë njerëzit kanë vesh dhe dëgjojnë ‘siç kanë edhe sy të lexojnë. Pra, kush është mashtruesi?
Vëzhguesi
AUDITORET MBYLLEN, STUDENTET PAGUEN NGA PD-ja!
Më kujtohet se shkollat dhe universitetet e Irakut u mbyllin pas dhjetë ditësh kur lufta në Gjij k ishte filluar.
Më kujtohet se shkollat dhe universitetet e Irakut u mbyllin pas dhjetë ditësh kur lufta në Gji j k ishte filluar. Në Shqipëri universitetet e Tiranës zbrazën 10 ditë para datës së votimit. Kështu ndodhi. Në datën 11 mars 1992 para selisë së PD-së ishin grumbulluar studentë. Aty mësova se ata do të paguheshin dhe u paguan me një rrogë të tërë lekë të vjetra për fushatën elektorale, të PD-së. Më ofruan edhe mua një shans të tillë, me fjalë me kusht që njëkohësisht të bëhesha anëtar i PD-së. Si ta kuptojmë ne akt të tillë?! Studentët shqiptarë ishin të parët që u ngritën në ato ditë të… Si student, si luftëtar i etur për demokraci desha t’u drejtohem kolegëve të mi që janë auditorët. Si do t’ju thërrasë historia ju shokë studentë, që deri dje ngrinit peshë popullin për demokracinë?! Mos vallë ky shpërblim që u bëjnë PD-ja është frut i punës tonë?! Po studentët e tjerë të cilët janë të paangazhuar në asnjë parti apo studentët të cilët frikën nga terrori psikologjike të PD-së kush do t’i paguajë?! Kur partia berishjane paska fonde të tilla përse nuk financon për studentët të cilët jetojnë në kushte kritike: pa ujë, pa drita, pa pjata e lugë?! A nuk është zoti Berisha ai… që në emër të studentëve u ulë në parlament, duke i bërë presion nga më të ndryshmet edhe presidentit? Ç’bëri Saliu për këta studentë? Sa kërkesa të tyre plotësoi sipas premtimeve që ka dhënë? Sali Berisha po përçan kombin, tashmë edhe studentët - engjit e demokracisë që luftojnë për liri, drejtësi dhe unitet kombëtar. Le ta mësojë mirë z. Berisha e ndonjë tjetër si ai se studentët nuk kanë nevojë për kryelakë në punët e tyre. Ne, studentët tashmë i njohim mirë «demokratët» por nuk i...
studentë. Aty mesova rrogë tetë mijë edhe mua një shans të tillë me kusht që një njëkohësisht të bëhesha anëtar i PD-së. Si ta kuptojmë këtë akt të tillë?!
Studentët shqiptarë ishin të parë që u ngritën në atë ditë të paharruar në luftë të hapur kundër marrjes dhe futjen e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri.
Ishin studentët ata që nëpër mitingje thërrisnin me të madhe se nuk ishin lëvizë e asnjë partie politike, se luftonin për të drejtat e tyre të mëdha kombit. Ndërsa auditorët zbrazën, as ministri i arsimit, as rektorët pranë universiteteve të Tiranës nuk e ngrënë zërin.
Si qëndron e vërteta?
Përsa i përket rektorit të UB zotit Haxhi Aliko e njoh, ai është anëtar i PSD dhe kuptohet i intereson një akt i tillë. Se mos vetëm rektori ynë!
Përralla Opozitare
Na ishte se ç’na ishte. Na ishte një farë lideri i PDSH-së. Sali Berisha e quajnë. Shkoi nga shkoi, hyri e doli nga PP-ja si aga i kuq dhe nuk mënoi të vinte një ditë marsi e këtij viti dhe shkoi në Tepelenë. Zgjedhësit e pyetën:
- Çfarë zhvillimesh mendon të japë PD-ja tepelenasve po të fitojë në zgjedhjet e 22 marsit?
- Zhvillim bilateral, - ia ktheu Saliu.
- Ama, përsëri «karrabën ke ndërmend të na lesh, si në kohën e monizmit? Pa mos një herë karrabën zotrote dhe hajde këtu midis nesh, se punën e çobanit mbase do ta bësh mirë, se nga malet ke zbritur edhe zotrote.
- tjetër, po kësaj radhe i PP-së. Sabri Godo e quajnë. Shkoi nga shkoi, hyri e doli në PP si aga i kuq, hyri e doli nga organet e diktaturës dhe nuk mënoi të vinte në një ditë marsi e dhe ai në Tepelenë. Zgjedhësit e pyetën:
- Çfarë zhvillimesh mendon t’i japë PR-ja tepelenasve?
- Zhvillim industrial për zënie dhe përpunimin e peshkut, - iu përgjigj ai.
- Hajde, zoti Sabri hajde, ia kthyen ata. Forcë të madhe do të ketë partia juaj, që do të na rrisë dhe përpunojë peshkun në këtë mal! Me sa duket do që të na i pjepë peshkun në buzë, ë?
- Na ishin se ç’na ishin. Na ishte një Sali dhe një Skënder. Folën e ç’nuk folën, shkruan e nga nuk shkruan, dolën e hyrën në Shqipëri, shkruan fshat më fshat e trumbetuan lirinë, demokracinë, tokën.
Por doni ju, akoma pa u tharë boja e ndërruan bojën. E zhgarravitën firmën dhe thanë të kundërtën.
U zbula një disident ushtarak
- Humor nga programi ushtarak i PD-së -
Programin e PD-së për ushtrinë zoti Perikli e shpalosi me mjeshtëri të rrallë në Kuvovë ditën kur u shpall kandidatë për deputet. Fjala e tij qe e bujshme. Të dy duart dhe dy herë nga dy gishta lëshatat lart të zotit Perikli na befatuan. Mbi të gjitha na befason fjala e këtij gjenerali të qeverisë së stabilitetit, të këtij reformatori të «madh» ushtarak. Meqenëse mingahët s’është linin, edhe zoti Sali... i pasur ia së tyre, nuk na e dha fjalën, desha të rrëfej disa nga idetë e përvoja e madhe ushtarake e zotit Pero.
E para: zoti Perikli është një reformator i madh ushtarak. Idetë e reformës ai i konkretizoi qysh në fillim. Eksperimentin e filloi me estradën e ushtarit. Me një laps të fortë ai hodhi në bulevardin e Tiranës 20 punonjësit e saj. Këta e ka bërë me qëllim që të shkurtojë buxhetin ushtarak dhe të shuhet të keqen që urdhër i këshillit drejtues të PD-së për ndalimin e humorit në ushtri, Tamam Shvejk.
E dyta, zoti Teta ka merite të veçantë me karakter kombëtar, se lejoj të futet plotësisht demokracia në ushtri. Pilotët të tipit bombardues si Xhon Megou, ky ish ministër u krijoi «hapësira demokratike»
Shqiptarët duan të flejnë dhe që zgjojnë
- Deklaron Lordi Kerington -
«Shqiptarët në Kosovë përbëjnë shumicën absolute, prandaj atyre u bjen të fitojnë atë që duan», thotë Lordi Kerington, duke u përgjigjur në pyetje që u shtrua rreth problematikës së shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Ai u shpreh se në këtë institucion mbrojtës për çështje Ndërkombëtare më 30 mars të këtij viti në Londër.
Pyetjes se shqiptarët e ndjekin vetëm me të drejtë në bisedat në Konferencën për Paqe në Hagë dhe ... që do të aplikohen në zgjidhjen e problemeve në gjithë territorin e ish-Jugosllavisë, ai u përgjigj se po synohen zgjidhje speciale për çdo rast, duke aplikuar kritere të ndryshme në mënyrë që të mos mbeten probleme që mund të shpërthejnë më vonë.
Lordi Kerington tha se shqiptarët nuk kanë arsye të ndjehen të braktisur duke shtuar se nuk duhet harruar se politika është «art i të mundshmes».
VOTAT NUK BLIHEN ME PREMTIME
- Në të gjithë vendin vazhdon bashkëbisedimi i kandidatëve për deputetë të PSSH me zgjedhësit
- Kudo shprehet besimi në fitore
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për zonën nr. 67 që përfshin qytetin e Sarandës dhe fshatrat e zonës Konispol e Vrinë, shoku Gramoz Ruçi zhvilloi ditët e fundit disa takime me elektoratin e tij në qytet dhe në fshat.
Pasi bëri një zbërthim të hollësishëm të programit të Partisë Socialiste, ai iu përgjigj pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve në takim. Pyetjes se, pse e vutë kandidaturën në rrethin e Sarandës, ai u përgjigj: «Unë erdha këtu me kërkesën e Komitetit Drejtues të PS të rrethit të Sarandës. E mirpritja këtë kërkesë, sepse e respektoj popullin e Sarandës, shqiptarët dhe minoritarët grekë. Duke ju përkujtuar pyetjet se çfarë i premtoni ju si deputet popullit të Sarandës, ai iu përgjigj se pozicioni i Partisë si dhe imi si kandidat është ai që përcaktohet në ligjin e zgjedhjeve.
Asnjë premtim, asnjë dhuratë për të ndikuar në vullnetin e popullit. Votat nuk blihen as me premtime, as me ndihma, të cilat nuk i sigurojnë partitë, por shteti ligjor. Lidhur me pyetjen se a është në gjendje Partia Socialiste të qeverisë vendin në se fiton në zgjedhje, ai shprehu mendimin e Partisë se në gjendjen e tanishme që kalon vendi, më e mira është bashkëqeverisja e tij. Nëse se partitë e tjera nuk e pranojnë këtë, Partia Socialiste është plotësisht e aftë të qeverisë vendin.
Shoku Gramoz Ruçi bëri takim edhe me intelektualët të qytetit të Sarandës: ekonomistë, agronomë, mjekë, mësues, krijues, anëtarë e simpatizantë të qytetit të Sarandës. Të pranishmit u interesuan gjerësisht për perspektivën që hap PS
Intelektualët forcë e madhe progresive
që përcaktohet në ligjin e zgjedhjeve. perspektivën që hap PS
Socialistëve besimin ua jep e vërteta që mbrojnë
Anëtari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste dhe kandidati për deputet në zonën 58 të zgjedhjeve në rrethin e Librazhdit, shoku Fatos Zharri, organizoi takime me banorë të fshatrave Bërzhdëdhe, Çakavec, Zhyrë etj. Takimi u përqendrua në drejtimet e objektivat kryesore të programit elektoral të Partisë Socialiste. Të pranishmit vlerësuan karakterin realist e të matur të programit elektoral dhe shprehën mbështetjen e tyre për objektivat politike, ekonomike e sociale të Partisë Socialiste. Më pas biseda u përqëndrua në problemet e hallët konkrete që lidhen me furnizimin me bukë, me problemin e vlerësimit të pronës të ish kooperativave bujqësore, për forcimin e punës së organëve të ruajtjes së rendit me qëllim që të rivendoset qetësia e sigura e jetës e të ruhet dora atyre që vrasin, presin, djegin, vjedhin e shkatërrojnë magazinat, shkollat etj.
Në përgjigje të pyetjeve të drejtuara nga pjesëmarrësit shoku Fatos Zharri theksoi se Partia Socialiste i përmbahet me konsekuencë përdorimit të rrugëve, mjeteve e metodave demokratike në zhvillimin e fushatës elektorale. Ajo dënon me vendosmëri vjedhjet e shkatërrimet, veprimet e atyre që shkelin ligjet, kërcënojnë apo marrin jetën e njerëzve, që djegin vatrat e shpresës të arsimit, shkollat. Ajo ka kërkuar e kërkon me vendosmëri nga organet e rendit të parandalojnë veprimet e tilla e të zbulojnë e të ndëshkojnë organizatorët e realizuesit e skenarëve ogurzi që organizojnë gjakderdhjen e vendosin diktaturës së dhunës në Shqipëri. Kërcënimet që po u bëhen njerëzve...
Demokracia do të fitojë! Kjo aspiratë mbarëkombëtare do të bëhet realitet. Votoni për Shqipërinë e lirë dhe jo për ta bërë atë koloni. Votoni për tokën e fshatarëve - dhe jo të çifligarëve. Votoni për demokracinë dhe jo për diktaturën.
NË ÇDO VOTË - PËRGJEGJËSIA E SECILIT PËR FATIN E VENDIT
DEMOKRACIA DHE DEMOKRATIKËT
- NUK JANË E NJEJTA GJE -
Spekullimi më i madh që bëh sot i propaganda e PD-së është unifikimi i emrit të saj me demokracinë. Gatishmëri të intervistat, mendimet, opinionet me intelektualë, me fshatarë, me kalimtarë, synojnë të shkëpusin nga goja e tyre fjalën «demokraci» që ta përdorin si «kapital» për Partinë Demokratike. Nuk është emri që përcakton përmbajtjen. Mund ta kesh emrin «Besnik» dhe të jesh i pabesë. Mund ta kesh «Bukuriç» e të jesh e shëmtuar. Të mendosh se demokracia lind në Shqipëri me Partinë Demokratike është thjeshtë naivitet. Kështu do të ishte populli që lind partitë dhe nuk janë partitë që e krijojnë demokracinë, popullin. Të pretendosh se demokracinë do ta sjellin vetëm anëtarët e Partisë që mbajnë këtë emër dhe me kusht që të jenë në pushtet edhe ky është një manipulim elektoral që zor se shkon. Realisht Partia Demokratike humbi vjet në qytetet e vogla e sidomos në fshat, jo se atje banojnë injorantë por se atje janë masat e mëdha të vegjëlisë që s’kanë përfituar asgjë dhe shpresojnë në zgjidhjet më reale e të besueshme. Kemi në shtrirjen se edhe sivjet PD-ja fshatarësinë dhe shtresat eprivilegjuara i konsideron injorantë, naivërisht se nuk ja rre- po ja ta thotë para fushatës, madje duket sikur indirekt bën autokritikë. Fakti që ajo shpreson të fitojë vota kryesisht me propagandë çoroditëse, me mitingje e truke televizive, tregon se ajo nuk ka hequr dorë nga mendimi nëmlëvflësues për këtë kategori të popullsisë. njerëzish që vendos fatin e votimit. Ata harrojnë se edhe në fshatin më të thellë njerëzit e zgjuar i kuptojnë «filmat» e PD-së apo operatorëve të TV-së. Edhe fëmijët e dinë që kur i ngul thikën gjer në mill «kundërshtarit» në një film nuk e shpon vërtet, që kur i nxjerr gjak «armikut» nuk e vret vërtet, që kur përplasen makina apo digjen qytete nuk digjen vërtet. Ai nuk gënjehet lehtë as nga mitingjet me xhaz pa u ulur me të tu hysh hesapve. Populli nuk është turmë e manipuluar e vete pas berishait. Demokratët nuk janë anëtarët e PD-së po do thoshim pothuaj tërë i...
Pa i hyrë historisë për këtë ka shëmbuj të panumërt. Shumë kohë para se të krijohej Paria Demokratike populli mirëpriti fillimin e hapjeve me Gjermaninë, vizitën e Shtrausit megjithëse «gjermanët» edhe për fëmijët ishin bërë simboli i armikut, i egërsisë, i nazizmit. Po kështu masa e njerëzve të thjeshtë përshëndetën hapjen e Kakavijës vite më parë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, lidhjet BS etj. Popujt prej natyre duan miqësinë, pavarësisht, për vete, paqen, pavarësisht se ç’bëjnë regjimet në fuqi e politikanët. Vjet Partia Demokratike u mundua të shfrytëzojë valën demokratike që shpërtheu me të drejtë ndaj bllokut dhe të privilegjuarve që i kishin kthyer krahët popullit. Por simpatizantë të kësaj lëvizjeje nuk ishin vetëm anëtarët e PD-së, por gjithë shtresat e popullsisë. Ishin këta njerëz të ndershëm, demokratë në shpirt që jo vetëm nuk e mbrojtën ish udhëheqjen, por e dënuan me neveri. Vallë anëtarët e thjeshtë të Partisë Socialiste, muratorë, fshatarë, intelektualë të thjeshtë që luftuan një jetë të tërë s’janë demokratë? Mos vallë janë të tillë vetëm ata që me dy gishta përpjetë thërrasin «Liri-Demokraci»? Po anëtarët e PS-së e të partive të tjera mos e kanë parullën «shtypje-skllavëri»? PD doemos ka merita. Por krahas tyre ka edhe autorësinë e padiskutueshme të prishjes, të shkatërrimit, të zbritjes në zero. Por dihet se është e lehtë të prishesh, është më e rëndë të ndërtosh. Realiteti është… përshish, vështirë të rë rësh të të ndërthosh. Realiteti është i tillë që gjer tani pothuaj asnjë gur nuk është vënë. Po të ishin demokratët gjer vërtetë anëtarët e PD-së nuk do të kishin metodën e parë presionin, grevat, demonstratat, protestat, ultimatumet bojkotimet e tërë format e tjera «demokratike» që çuan në ngecjen e ekonomisë së vendit. Demokratët thërrasin për tolerancë. Në të vërtetë ishin anëtarët e PS-së që bënë lëshime të mëdha deri edhe ndarjen faktike të pushtetit saqë simpatizantët e tyre u kanë «hakara». Atëherë pse këta nuk janë demokratë, ndërsa krerët e PD-së që kategorikisht nuk pra-
fitroi PD-ja gjithçka si me sustë rregullohet, bota do ndihmojë dhe në do vazhdojmë të bëjmë politikë. Demokrati është njeri i punës, jo i fjalëve, i premtimeve. Edhe me politikë do bëjmë biznes?! Pse janë demokratë ata që për interesa partiake heqin nga drejtimi njerëzit e ndershëm dhe vënë kryesisht të paaftët? U fol me të drejtë që gjatë të udhëheqje kishin mjaft kuadro që s’ishin intelektualë. Për ironi u dërhoqën e komandonin mijëra njerëz të përgatitur të tërë specialiteteve. Po pse duhet që përseri shefin e katedrës së filozofisë në rradhë shkencore ta thërrësë më selinë e PD-së e t’i japë orientime për fushatën studentit i tij ende e padiplomuar: Azem Hajdarit?! Akoma do vazhdojmë me partiakë të paaftë?! Kjo gjendje vazhdon edhe dhe në hallkat e tjera poshtë. Pse janë puniste, bllokistë, gazetarët e ZP-së dhe është demokrati, ta zëmë Alfons Gurashi që më zërin e tij një jetë të tërë na ka përcjellë emocionet e kongreseve të PPS-së, parakalimet madhështore të 1 Majit, emisionin «Një kronikë një jetë», tërë vizitat e suksesshme të ish udhëheqësve punistë… e tani po me ato emocione teatrale me zërin e rrokëzuar e me lëvizjet e prera të kokës kërkon të na mbushë mendjen për të kundërtën? Po të ishin vërtet demokratë tërë anëtarët e PD-së nuk do të na imponoheshin në çdo çast me disa të huaj që tërë mendjemadhësinë flasin sikur të ishin zotër në shtëpinë tonë. Po të ishte demokratike udhëheqja e PD-së nuk do ta synonte kaq hapur e agresivisht pushtetin, nuk do të pranonte privilegje. Demokratët është ai që sakrifikon jo ai që pasi ka mjelë 46 vjet, hiqet si i perseku-tuar për të fituar prapë.