POPULLI I MAJTË VOTOI PËR TË DJATHTËN... PARADOKS?!
Me gjykimin e kohës:
Zgjedhjet e 22 marsit do të mbeten një ditë më shenjtë në historinë e Shqipërisë. Populli votoi për demokracinë, pavarësisht se cila forcë u bë flamurtare e saj.
Mbi to do të reflektojnë politikanët, sociologët, ekonomistët, historianët, deri edhe njerëzit e fesë. Nuk do të mbeten pa copën e tyre të refleksioneve as psikologët, për më tepër që në këtë fushatë u luajt shumë me psikozën e një populli. Të shumtë janë ata që tani pyesin: «Si është e mundur?! Ç’është ky paradoks: populli i majtë, votoi për të djathtën?». Madje njëri europian që e hiqte veten në të zgjuar se të tjerët, pyeste këtë ditë: «Mos vallë kjo është një strategji largpamëse e Partisë Socialiste për t’ia lënë dopjo-gjashtën Partisë Demokratike?». Asnjë loj strategjike nuk ka këtu. Ose të paktën nuk ka patur një strategji të tillë. Unë jam një nga 94 kandidatët e Partisë Socialiste që humbëm në zgjedhjet e 22 marsit. I kam bredhur të gjithë fshatrat e zonës time, shumicën në këmbë. Jam takuar e kam biseduar me qindra njerëz. Dhjetra prej tyre, më kanë ftuar për kafe, më kanë përqafuar e më kanë thënë: «Të duam, por nuk votojmë dot për ty». Edhe kjo dikujt mund t’i duket paradoks. Por a është i tillë? Unë them jo. Populli i majtë votoi me bindje të majtë. Tëresisht të majta. Ai, i mërzitur nga bomba e qetësisë, i lodhur nga debatet politike, i varfëruar nga ngririmi i socializmit lindor, hyri në zgjedhjet me psikologjinë «ta provojmë një herë PD-në». Dilemë e madhe! Prova u bë. Ne urojmë që kjo provë të dalë për mbarë, sepse i duam të mirën vendit, i duam të mirën popullit, i duam të mirën demokracisë. Po pse kjo provë na dha këtë «gjeografi politike» në parlamentin e dytë pluralist? Për mendimin tim është thirrja e fundit që i paguhet Partisë-shet dhe për fat të keq këtë e pagoi vetëm një parti, vetëm Partia Socialiste. Askush nuk ja vuri veshin fjalëve «jemi bashkë»... Nuk do të më hiqet kurrë nga mendja takimi në një gjysëm-xhami e gjysëm-shtepi kulture të fshatit Vile, kur një fshatar plak më tha: «Këtu, në këtë xhami, një gjeneral ka rrahur 40 burra të fshatit. I kujt ishte gjenerali, i imi?! I Partisë Socialiste?! Gjithkush e di se nuk është kështu. Por... kali që u zu e shkun lamën. Asnjë prej qindra pyetjeve që m’u bënë nuk më kanë tronditur më shumë se pyetja «A do të kem qejf të vdesurit» dhe dhe «A do të kemi kripë për delet?». Ndërkohë që disa kandidatë për deputetë premtonin 24 hidrocentrale, hotel turistik edhe në shkrepët e Bushtricës, duke gjithfarëllojesh pa mbjellur asnjë dynym tokë etj. Por thelbi nuk qëndron këtu. Populli është tepër i mençur sa të mos u besojë këtyre premtimeve. Ishin të tjera arsyet që ai dha verdiktin e 22 Marsit. Dhe përsëri unë them me bindje: ai votoi si i majtë. Dihen së pari shkaqet kryesore të Partisë-shet ka qenë «Ç’ don populli bën Partia, Ç’thotë Partia bën populli». Ajo jo vetëm në kohë dhe hapësirë. Disa realitete pozitive, sidomos ato të fillimeve demokratike ishin të pamohueshme. Unë s’rëndë të harroj fjalinë e parë të ditarit të një fshatari me 4 klasë shkollë që më 1949 shkruante: «Jemi shtet demokratik». Por më vonë ajo paralizoi mbajtjen e njëri element të saj: «Ç’thotë Partia bën populli». Këtu filloi ajo krizë e madhe midis popullit dhe burokracisë partiake. Populli qëndron si gjithmonë në pozicionin e tij të majtë. Burokracia partiake dhe shtetërore shkuan gjithnjë e më shumë drejt së djathtës. Njerëzit humbën besimin te bashkëjetesa e aspiratës së tyre me idealet që u ishin ofruar. Turbina e tëra propagandistike punuan për të ngulitur të kundërtën në trutë e njerëzve. Por, propaganda u bë si Kassandra, humbi tërësisht forcën e bindjes. Demosdo. Dy planet me orbita të kundërta, s’kanë për t’u takuar asnjëherë. Ndërsa propaganda fliste për suksese të mëdha në treg mungonin shumë gjëra, deri te shamite e zeza për nënat, apo këpucat për gratë. Politika kollonat e gazetave, nga sallat e mbledhjeve, nga kabinetet e ministrive, nga veprat e Enver Hoxhës dhe fjalimet e Ramiz Alisë dhe u fut në radhën e mësuesit, në trenat e zhveshur, në trotuaret ku mblidheshin dhjetëra e papunë, në familjet e të burgosurve e të përndjekurve politikë. U ndërmorën veprime ekstremiste të quajtura të majta, por që në të vërtetë kanë thelb të djathta. Tuzëfimi, për shembull, u reklamua si model ideologjik dhe ekonomik i majtë. (Madje për këtë dikush mori edhe titull shkencor). Ndërkohë ai ishte një veprim tërësisht i djathtë, sepse nxjerrë në pah këti problemi vështirë do të jetë qetësimi i gjendjes në atë çka mund të quhet Jugosllavi. Suedia, Gjermania, Vatikani dhe Austria kanë shprehur qëndrimin e tyre pozitiv për të drejtat e shqiptarëve. (Vijon në faqen 2) ... ... Ballkan, as në Evropë, në qoftë se nuk zgjidhet problemi i Kosovës. Ndërkohë, në një takim me ... ... mundur për ta ngritur këtë problem, sepse «nuk do të ketë paqe në ...». «Një gjë ... vizitë në Vatikan. «Kosova nuk është harruar aspak nga shteti i Vatikanit», theksoi Çeli i cituar nga buletini i Ministrisë së Informacionit. ...qedonia, në qoftë se dëshiron që të njihet si shtet i pavarur, duhet ta trajtojë shqiptarët në Maqedoni si një komb me të drejta të plota».
EVROPA PËRKRAH ÇËSHTJEN E SHQIPTARËVE NË ISH-JUGOSLLAVI
Shpërbërja e Jugosllavisë ka domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemit shqiptar, ashtu sikundër po verhohet me republikat e tjera.
Evropa po shpreh mendimin objektiv se pa zgjidhjen e këtij shqiptarëve.
Nuk ka paqe pa zgjidhjen e problemit të Kosovës konstaton ministrja e Suedisë.
Ministrja e Jashtme e Suedisë Margareta Ul - Uglas, shprehu shqetësimin e qeverisë së saj për gjendjen tragjike në Kosovë, për terrorin, dhunën dhe shtypjen që qeveria serbe ushtron ndaj shqiptarëve. Duke folur para parlamentit suedez, Ul Uglas denoncoi shtypjen që ushtrohej ndaj shumicës shqiptare në Kosovë, ku shumicës shqiptare në Kosovë, ku Universiteti, Radiotelevizioni dhe të vetmja gazetë e përditshme, «Rilindja», janë mbyllur. Ajo denoncon helmimet e mëse 7000 fëmijëve dhe pushimet në masë të shqiptarëve nga puna. «Kjo është në kundërshtim me konventat dhe dokumentet e nënshkruara nga ish-Jugosllavia», tha ajo.
Duke qenë një popull europian (shqiptarët në Kosovë), ne nuk duhet të lejojmë që të vuajmë për arsye të një nga shtypja dhe diskriminimi, deklaroi ministrja e Jashtme suedeze. Ajo nënvizoi se shqiptarët nuk janë harruar nga Evropa, «Kosova dhe problemi i saj do të gjejë vend në bisedimet». Ne, tha ajo, do të bëjmë ç’është e ketë paqe në i Kosovës».
Vatikani mbështet të drejtat popullisë shqiptare në Kosovë.
Çështja e Kosovës është ndjekur me vëmendje nga Selia e Shenjtë, e cila miraton dhe përkrah me vendosmëri rrugën paqësore të zgjedhur nga populli shqiptar për zgjidhje të drejtë të problemeve të tij, i deklaroi në sekretari i Vatikanit për marrëdhëniet diplomatike, monsinjor Klaudio Maria Çeli, zëvendëspresidentit të Republikës së Kosovës Nikë Gjeloshi, i cili bëri një së Informacionit të Republikës së Kosovës. Nik Gjeloshi i paraqiti me këtë rast Vatikanit zyrtarisht kërkesën e qeverisë së tij për njohjen e sovranitetit të Republikës së Kosovës.
Parlamenti Evropian do të aprovojë një rezolutë
Radio-Kroacia njofton se zoti Zhak Van Den Meriburk, deputet në parlamentin evropian, zhvilloi bisedime me z. Harri, zyrtar i Partisë për të Drejtat Demokratike në Preshevë, Bunovc dhe Medvegjë, dhe me Belul Masufin, deputet. Sipas këtij burimi informacioni zoti Zhan Van den Meriburk u premtoi bashkëbiseduesve se së shpejti parlamenti evropian do të aprovojë një rezolutë urgjente që ka të bëjë me shkeljen flagrante të të drejtave kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve në Preshevë, Bunovc dhe Medvegjë.
Alois Mok: Shqiptarët në Maqedoni duhet të trajtohen si një komb
Sipas buletinit të Ministrisë së Informacionit të Republikës së Kosovës, një simpozium i vendeve të Evropës Lindore, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alois Mok, deklaroi se ndërsa Kroacia dhe Sllovenia kanë tashmë ligje për pakicat, «Maqedonia, pavarur, duhet t’i të plota».
Refleksione të ditës
AMETARE DHE SIMPA-
«Zëri i Rinisë» akuzon ... «RD»-në
Në numrin e të shtunës së kaluar gazeta «Zëri i Rinisë» pasi u jep një duartrokitje të mirë tre faqeve të popullit, i thëkhet edhe faqes së katërt të saj, duke e akuzuar se kanë sharë për vite me radhë, imperializmin amerikan.
Ja vlen të përgëzohen zotërinjtë gazetarë, që kujtohen t’i ngrinin këto probleme tani si kofini pas të vjelave, veçse, kanë harruar të vënë fakte. Dhe ju e dini fort mirë se faktet janë «aj» e gazetarisë e se pa ato s’të beson askush. E megjithatë ato s’të rinj që janë kësaj rradhe po të ndihmojmë në me fakte të cilat i keni harruar, madje as vetë nuk doni t’i kujtoni. Z. Lefte Veshaj. Që ta dish ti zoti Veshaj, gazetat që kanë vjellë vrer kundra imperializmit amerikan për fat të mirë a të keq merre si të duash, nuk punojnë më këtë punë janë transferuar në një gazetë tjetër. Ata janë zotërinjtë Bashkim Trenova dhe i përgjegjshmi për kombin zot Napoleon Roshi. Besoj se të kujtohen këto të dy emra që e kanë bërë imperializmin fërtele. Apo jo zoti Veshaj?
Për hollësira të mëtejshme, këta të dy zotërinj, mund të të abshpjegojnë vetë, mjafton të merrni rrugën deri në «RD» e të pyesni për ta. Sidogoqoftë kjo keshilla ty zoti Veshaj nuk të vlejnë pasi e di mirë se unë se kush shkruan në faqen e katërt të «Zërit», por me sa duket ty dhe «militantëve» tuaj u ka mbetur ora me «artin» e vjetër e vazhdoni i trembeni partisë-shtet.
PS: Sa për «mrekullirat» që kanë ndodhur tek ne me kolot e kripura, ju mos gaboni, se jeni ju në daltë ... [pjesë e palexueshme] ...
ALBAN NIKOLLI
PRESIDENTI RAMIZ ALIA PRITI GJENERALIN KUINTANA
Dje në mesditë, Presidenti i Republikës Ramiz Alia, priti komandantin e operacionit «Pelikan», Gjeneralin Kuintana, me rastin e transferimit të tij nga Shqipëria.
Presidenti zhvilloi me Gjeneralin dhe bashkëbiseduesit e tij të afërt një bisedë të ngrohtë e miqësore, gjatë së cilës ai vlerësoi lart aktivitetin e deritanishëm të ushtarakëve italianë në kuadrin e operacionit «Pelikan», dhe në veçanti, punën e mirë e të madhe të Gjeneralit Kuintana. Presidenti Ramiz Alia i falënderoi personalisht për këtë dhe tha se, kjo veprimtari ka kontribuar dhe kontribuon në forcimin më tej të miqësisë midis popullit shqiptar dhe popullit italian.
Gjenerali Kuintana vuri në dukje se largohet nga Shqipëria me përshtypjet më të mira për popullin shqiptar dhe falënderoi për vlerësimet që ju bënë punës së tij dhe kolegëve ushtarake italianë.
Në pritje ndodhej edhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Italiane në Republikën e Shqipërisë, Torkuato Kardili.
(Sipas ATSH-së)
DE MIKELIS MË 2 PRILL DO TË VIJË NË DURRËS
LAMECIA TERMES (KATANZARO), 27 mars (ANSA) - Ministri i Jashtëm italian Xhani De Mikelis, gjatë një takimi me gazetarët në aeroportin e Lamencia Termes konfirmoi se më 2 prill do të shkojë në Durrës, në Shqipëri, për një vizitë ushtarake tanë, që janë duke bërë një punë gjiganteske në kuadër e operacionit Pelikan - duke përfunduar punën e tyre me ndihmën komunitare.
De Mikelis shprehu se ai do të takohet edhe me përfaqësues të Partisë Demokratike, që janë një zgjedhje politike.
Ministri i Jashtëm nuk pranoi së ekziston «një rast Shqipëria» në lidhje me disa episode të kohëve të fundit të dhëna nga shtypi lidhur me faktin se Sali Berisha, udhëheqësi i Partisë Demokratike nuk priti një delegacion të parlamentarëve italianë. «Është e nevojshme të kuptohet, tha De Mikelis, gjendja shpirtërore, vrulli që mund të kenë njerëzit e një partie që pas 50 vjetësh opozitë vijnë në pushtet. Me sa duket kur ndodh kjo, gjërat fryhen shumë». «Sali Berisha, shtoi De Mikelis, nga posti i kryeministrit të flasë me gjuhën që duhet të flasë të vërtetën, duke kujtuar marrëdhëniet që kemi pasur në gjatë kthyerit muajve si me qeverinë e mëparshme ashtu dhe me opozitën».
(ATSH)
Koha është në anën e shqiptarëve të Kosovës
Ambasadori i SHBA në Beograd zot Urën Zimerman dha për gazetën «Bujku» një intervistë:
Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me çështjen Kosovare, ai tha: Ne e shohim atë pothuajse si një situatë tipike koloniale ku një popull subjekt i janë mohuar të drejtat e tij elementare dhe i cili po sundohet nga një metropol që është shumë më larg në vend. Mendimi ynë është se kjo gjendje nuk mund të zgjasë shumë dhe shumë kohë. Nuk mund të jetë e ndodhë kombimin e autoritarizmit kolonialist dhe kombi komunist në mes të Evropës për një kohë të gjatë. Unë jam i mendimit se koha është në anën e shqiptarëve të Kosovës. Mendoj se ata do të fitojnë lirinë e vet.
Pika e parë që dua të them është se nuk mund t’u ndihmojmë shqiptarëve të Kosovës nëse ata mbështeten në forcë. Politikanë janë të vazhdueshëm në Jugosllavi ka qenë duke krijuar zgjidhje paqësore të problemeve, pohon ambasadori Zimerman. Ndërsa përpara u përket zgjedhjeve të lira Zimerman thotë se nëse janë vendosur, siç mbani ato zgjedhje, shpresoj fuqimisht se autoritetet nuk do t’i pengojnë.
Të mos fitosh nuk do të thotë se ke humbur...
- Demokrat i vërtetë është ai që u bindet rregullave të lojës demokratike. -
22 marsi, i shumëpritur, e misioni e vet. Sot bëhet një javë nga dita kur populli ynë, brenda harkut kohor të një viti votoi për të dytën herë, në të dhjetë zgjedhje pluraliste.
Shqipëria hodhi edhe një hap tjetër në rrugën drejt një demokracie të qytetëruar, rrugë ku tash e mbrapa në sajë të vullnetit të shumicës ka ndërrin dhe përgjegjësinë historike të na prijë Partia Demokratike e cila ende nuk i ka kapërcyer 15 muaj nga dita e krijimit. Sakaq Partia Socialiste që mori diçka më shumë nga 25 për qind të votave, është partia e dytë parlamentare e Shqipërisë, e cila arriti të fitojë me shumë nga simotra e tjera të krijuara përpara saj, konkretisht nga Partia Republikane dhe ajo Socialdemokrate.
Loja e ndershme politike në një vend demokratik e të qytetëruar ka të dyja alternativat: humbjen dhe fitoren. Këtë e provoi edhe fushata e zgjedhjeve të 22 marsit ku të gjitha partitë u futën në vallen elektorale për të fituar. Të paktën kështu u deklarua. Mirëpo çfarë ndodhi? Sapo u publikuan ...
(Vijon në faqen 2)
Diçka po lëviz
A do të shpërblehet entuziazmi:
Ajo për çka janë më të interesuar njerëzit sot është se si do të vihen në lëvizje strukturat prodhuese të ekonomisë. Goditjet e marra janë të ashpra por rigjenerimi duhet bërë.
Rigjenerimi është jetik, frymëzues përmirësim i kushteve materiale. Kush e kupton këtë ka kuptuar ndërtat më shumë edhe se politikën, ndoshta më shumë se «ekspertët». Ka kuptuar se të endurit rrugëve nuk është asgjë.
Po ka edhe raste që njerëzit në vend të politikës kanë vënë punën. Fabrika e tullave në Lushnjë (e vjetra) nji shëmbull me vete. Çfarë ndodhi aty? Asgjë e jashtëzakonshme. Ka vjedhur prodhimi. Asnjë tullë nuk është për derdhur puna. Celësi levizës: privatizimi i fabrikës nëpërmjet shpërndarjes së aksioneve. Afro 300 punëtorë i janë rreshtuar me vullnet të përbashkët dhe kanë shfrytëzuar me të larta sa më parë. Po një makinat e tyre. Ndryshe ndodh me parkun e mallrave në Dibër i cili punon në të gjithë kapacitetin e tij. Të gjitha kontratat i realizon. Kërkesa i ndesh duke lëvizur në rrugët kryesore të vendit, për ata është më mirë kështu. Por është edhe më të mirë të vendit kur dhe të tjerët duhet të veprojnë si ata.
Diçka po lëviz, por duhet të lëvizë më shpejt. Mjaft me endjet poshtë e përpjetë. Mjaft me dalje jashtë kot si kot. Dhjetra e dhjetra bisedime janë bërë me agjensi e firma të huaja por asgjë të konkretizuar nuk ka. Le të bëjmë mënjanë politikën partiake. Politika më e mirë është ajo që të jep më shumë entuziazëm i njerëzve në këtë drejtim ta bukura masa duhet të shpërblehet ndryshe. Të presim çrregjën dëshpëjimit.
DEDË KOLA
ANËTARË DHE SIMPATIZANTË TË PARTISË SOCIALISTE
Tashmë kushdo e kupton dhe e pranon se pa Partinë Socialiste në parlament, pa grupin e saj parlamentar, pa qëndrimin e saj dinjitoz e konstruktiv, pluralizmi në Shqipëri s’mund të ketë të ardhme. Ne jemi parti e së majtës demokratike. Alternativa jonë është më e afërta, më e pranueshmja dhe më shpresëdhënëse e interesave dhe kërkesave të njerëzve të thjeshtë të punës, të prodhimit e të krijimit. Për gjithçka s’arrimë ta bëjmë mirë, për ato që shumica e elektoratit s’arrin t’i kuptonte ose të bindet sot, me siguri do të na kuptojë e do të bindet nesër. Ndaj shprehim bindjen se me punën, forcën dhe kontributin tonë do të bëjmë që po ai vendim popullor që sot na kaloi në opozitë, nesër të na kalojë në drejtim të jetës së vendit.
Është mesazh më se kuptimplotë, i gëzueshëm dhe frymëzues për të gjithë fakti që nga janari gjer në fillim të marsit 1992, janë pranuar në PSSH mbi 1100 anëtarë të rinj, kryesisht eurosocialistë, kurse këto ditë, pas 22 marsit, po shtohen më tepër kërkesat për anëtarësi në Partinë Socialiste.