31/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

31 mars 1992

TA FORCOJMË ORGANIZATIVISHT PARTINË

Partia Socialiste humbi zgjedhjet por jo misionin e saj Partia Socialiste, pse humbi zgjedhjet e 22 Marsit, nuk mund të humbë misionin dhe përgjegjësinë e saj të lartë, si forcë politike, që i është besuar, që në castet e lindjes së saj triumfit dhe vendosjes së plotë të demokracisë në Shqipëri. Ajo u krijua si një parti e së majtës evropiane, si aspiratë e një mase të madhe njerëzish si mbrojtëse e (fakt) e interesave të mëdha të popullit dhe kombit shqiptar. Si e tillë, asaj i përket që, pavarësisht nga pozicioni i ri që zë në jetën politike, si opozitë, të luftojë brenda mundësive që i krijon pluralizmi dhe kuadri ligjor i një shteti demokratik, për të përmbushur këtë mision. Këtë ajo jua ka borxh anëtarëve e simpatizantëve të vet të shumë e të kudo ndodhur, ja ka Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve brenda e jashtë vendit. Misionin e madh që vetë PS e ka marrë përsipër me alternativën që ka përqafuar e shpallur, si dhe rolin e veçantë që ka si opozitë për të luftuar për këtë program mund ta përmbushë vetëm duke qenë një Parti e fortë. Dhe forcë e një partie e përcaktojnë jo vetëm programi që mban në numri i anëtarëve që numëron në radhët e saj por dhe funksionimi organizativ, gjallëria, dinamizmi, veprimtaria, që zhvillon e nga anëtarët i thjeshtë, organizata bazë e forumit udhëheqës deri në Komitetin drejtues e kryesinë e PSSH-së. Si tërësi jetën e vendit edhe jetën e brendshme dhe funksionimin organizativ të Partisë, do ta përcaktojë demokracia. Kjo do të thotë liri e fjalës dhe mendimit, diskutim e ballafaqim i pikëpamjeve të secilit, e përgjithshka shqetëson. Një gjë e tillë le të bëhet kudo, në familje, në punë e jashtë saj midis shokësh. Por kjo nuk e përjashton kurrësesi disiplinën në parti, zbatimin e atyre normave e parimeve të domosdoshme pa të cilat s'mund të kuptohet një organizatë partie dhe roli i saj. A mund të kup- [teksti vazhdon jashtë kuadrit] Sigurisht nuk është dëshira e anëtarëve të PS [Kolona tjetër] që të mos mblidhen, nuk është hezitimi i tyre për të paguar atë kuotë simbolike në arkën e Partisë. Mendojmë se jo. Anëtarët e devotshëm të PS janë të përkushtuar e jetojnë me shqetësim hallet e mëdha që ka vendi dhe populli. Ata kanë plot mendime e sugjerime për vet Partinë, për qeverinë dhe organet e tyre. Pra, ata kanë nevojë të mblidhen, të debatojnë. Ndaj këto mangësi që e cenojnë rolin e Partisë e kanë burimin te dobësitë e forumeve drejtuese në rrethe, te imponimi i pamjaftueshëm e primëria e drejtuesve të organizatave - bazë. Çfarë presin e përse presin? Tashmë iku koha e «reçetave», nga lart, mbledhjeve tërësisht të burokratizuara. Hallet që shqetësojnë popullin, organizatën, Partinë aty ku punon e jeton le t'i bëjmë objekt diskutimi e debati për të kontribuar sadopak në zgjidhjen e tyre. Dihet se sot një pjesë e madhe e ndërmarrjeve janë pa punë, pra me 80 përqindësh. Por a duhet të jetë me «80 përqindësh» dhe jeta e funksionimi i organizatave të Partisë që përbëjnë anëtarët e tyre? Jemi para mbledhjes së Parlamentit të ri e krijimit të Qeverisë së re. Ato do të nisin jetën e tyre ku njerëzit kanë varur shpresat e shpëtimit. Por, përgjegjësia për fatet e vendit është e të gjithëve, Vendi, parlamenti dhe qeveria kanë nevojë për mendimin dhe përkushtimin atdhetar të të gjithëve, të çdo anëtari të shoqërisë sonë. Ja takon organizatave - bazë e forumeve udhëheqëse të tyre që ta vjelin sa më mirë këtë mendim të anëtarëve e simpatizantëve të vet. Për këtë duhet që komitetet drejtuese dhe të gjithë të zgjedhurit të shkundën nga plogështia, të shtojnë kontaktet e gjalla me njerëzit e thjeshtë, me specialistët dhe intelektualët e zotë të të gjitha fushave, të shtojnë e gjallërojnë informacionin. Është në nderin dhe përgjegjësinë e çdo luftoje me rrugët e mjetet demokratike për ato rrugëzgjidhje që ka nevojë sot ekonomia e vendi, që e çojnë popullin e Shqipërisë drejt përparimit më të shpejtë. Kushdo që aspiron për alternativën e socializmit demokratik evropian; kushdo që pranon programin e Partisë Socialiste, kushdo që mban vetitë e njeriut të thjeshtë, të kulturuar, të ndershëm e atdhetar i ka të hapura dyert e Partisë Socialiste. gamzate partie une fou’ i saj. A mund të kup të një organizatë pa u mbledhur me muaj të apo pa paguar kuotazicionin e caktuar? E pra tëme të lilla ka jo pak. Sigurisht nuk është dëshira e antarëve të PS

Njoftim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Ditën e dielë, më 29 mars 1992, në Republikën e Shqipërisë u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit Popullor. Në 11 zona në rrethët Berat, Elbasan, Gjirokastër, Kolonjë, Librazhd, Përmet, Sarandë dhe Tepelenë, konkurruan 22 kandidatë të PD dhe të PS, të cilët në raundin e parë nuk arritën të merrnin mbi gjysmën e sasisë së votave të vlefshme. Zgjedhjet u zhvilluan konform Ligjit «Për zgjedhjet e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë», nr 7556, datë 4.02.1992, rregullit e qetësi. Ato u zhvilluan në prani të vëzhguesve. Komisionet e zgjedhjeve të zonave elektorale tani po plotësojnë dokumentacionin, firmosin procesverbalin dhe po ua dërgojnë ato Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deri në orën 15,30 minuta të ditës së sotme, në këtë Komision kanë ardhur rezultatet përfundimtare të PD me 61 për qind, në zonën 68 të Sarandës ka fituar deputeti Leka Ismet Toto, i PD me rezultatin 65,7 për qind. Në zonën 4 të Beratit ka fituar deputeti Peri-mer Dishnica i PD me 68,2 për qind, në zonën 67 të Sarandës ka fituar deputeti Ritvan Peshkëpia i PD me 52,2 për qind në zonën 62 të Përmetit ka fituar deputeti Vasil Gjika i PD me 56,1 për qind, në zonën 52 të Librazhdit ka fituar deputeti Pëllumb Majaki i PD me 66,6 për qind, në zonën 36 ka fituar deputeti Uran Alcka (Butka) i PD me 58 për qind, në zonën 31 të Gjirokastrës ka fituar deputeti Genc Ruli i PD me 59 për qind, në zonën 80 të Tepelenës ka fituar deputeti Blerim Cela i PD me 62 për qind dhe në zonën 81 të Tepelenës ka fituar deputeti Sadik Bejko i 65,7 për qind. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi të grumbullojë e të përpunojë të gjitha rezultatet e zgjedhjeve të raundit të dytë do të nxjerrë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të deputetëve në Kuvendin Popullor përfshirë edhe deputetët që do të zgjidhen sipas listave shumemërore për mandatet shtesë dhe përqindjet përfundimtare të përfaqësimit të partive me deputetë në parlament. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve NIKOLLA NOSI Tiranë, më 30 Mars 1992.

FIRMA «SOCIALISTE» ME DREJTOR REPUBLIKAN

Dy tre ditë para zgjedhjeve opinioni ynë u informua nëpërmjet televizionit, me vendimin e qeverisë, për ndërprerjen e aktivitetit të firmës «Iliria Holding». Për këtë firmë është folur e shkruar shumë nga shtypi i ish-opozitës. Fillimisht mbi të u hodhën hije dyshimi me nuanca nga më të ndryshme që pa një anca nga më të ndryshme që pa një pa dy, i bëheshin dalje socialistëve, ndërsa më vonë po këta pinjollë të opozitës pasi u shpërblyen me disa ... [vazhdon jashtë kuadrit] [Kolona tjetër] pinionin është e pa kuptueshme mungesa e transparencës së qeverisë në këtë çështje. Komunikohet një vendim i tillë në televizion e nuk jepet asnjë lloj motivacioni! As në monizëm nuk ka ndodhur kështu! Pse pra, zotërinj qeveritarë nuk e tregoni arsyen që ju detyroi të merrni një vendim të tillë? Pse pikërisht u ruajtët atë për ditët e fundit të fushatës elektorale? Me siguri këtyre pyetjeve ju do [vazhdon jashtë kuadrit] t’i jepni përgjigje tani pas zgjedhje-ve, ashtu siç televizoni shpjegoi, pas zgjedhjeve, për autorin e vërtetë të vrasjes së kapterit të policisë... për një gjë na vjen keq: ngritja e çështjes «Iliria Holding» në prag të zgjedhjeve i prishi punë pa da-shje Partisë Republikane, sepse dre-jtori i ndërtimeve të kësaj firme z. Agim Maluka ishte kandidat për de-putet i kësaj partie, e siç dihet edhe ai nuk e kaloi klasën. Ka shumë mundësi që me që drejton në këtë firmë «socialiste» e-lektorati i vet të ketë ngatërruar du-ke e marrë për punist, kriptokumu-nist (është hera e fundit që po i për-dorim këto fjalë të «huaja») socia-list etj., etj. ALBAN NIKOLLI (Marrë nga gazeta «24 orë») për «ndërprerjen e aktiviteteve të firmës «Iliria Holding». Për këtë fir-ma të ndryshme që pa një pa dy, i bëheshim dalje socialiste, shpërblyen me disa rrugë jashtë shtetit, pa pikë turpi, nxituan të lepinin atë që kishin pështyrë pak më parë; patën guximin ti bëjnë jehonë e të vinin në dukje vlerat e hotelit 18-katësh që kjo firmë ka nisur në qendër të kryeqytetit. Tash së fundi, me sa duket për të marrë përsëri honorare nuk e patën për gjë të fillojnë nga e para duke e instrumentalizuar çështjen edhe për fushatë elektorale. Por në fakt në fushë pikë është e lotë të ndalesh pasi dihen spekullimet e ish opozitës për të fituar me çdo kusht, veçse ajo që na habit është se në këtë grackë ka rënë edhe qeveria e zotit Ahmeti. Këtu nuk e kemi fjalën për drejtesinë e vendimit që u mor, për ndërprerjen e aktivitetit të firmës në fjalë pasi për këtë nuk u hynjë të tjerë në kompetenca por për mbarë o-

Në rrugën e privatizimit

Krah as njësive të ndryshme private që po funksionojnë në qytetin e Gjirokastrës, për furnizimin e konsumatorëve janë hapur edhe njësi të përbashkëta me tregtarë privatë vendas dhe grekë. E tillë është shoqëria «Argjiro», ajo «Kendella Man-xo», etj., të cilat furnizohen vazhdi-misht frigoriferë, kaloriferë, televi-shme sidomos me ato elektroshtepi-ake. Në këto njësi ka patur vazhdi-misht frigoriferë, kaloriferë, televi-zorë të tipeve të ndryshme, makina qepëse etj. Këto artikuj janë kërku-ar dhe pëlqyer jo vetëm nga kon-sumatorët gjirokastritë, por dhe a-ta të rretheve Tepelenë dhe Përmet. Rol të veçantë në furnizimin e konsumatorëve me artikuj të tillë po luan edhe dhoma e tregtisë kufitare të rrethit që ka siguruar bashkëpu-nim të frytshëm midis shitësave pri-vatë të qytetit dhe tregtarëve grekë. Kështu gjatë këtij muaji në qendër të qytetit «Gjirokastrimpeks» ka furnizuar një njësi me artikuj elek-troshtepiake. Punohet që ky bash-këpunim të zgjerohet më shumë në të ardhmen. Për punësimin e grave dhe vaj-zave gjirokastrite kontribut të veça-ntë po jep edhe shoqëria e përbash-kët import-eksport «Qëndistari - Katerina», e cila ka punësuar dhje-tëra punëtore që merren me puni-me qëndisjeje. (ATSH)

E GJYKIMIN E KOHËS: Duke pranuar verdiktin e popullit dënoncojmë çdo shkelje të ligjit

I mirë apo edhe me ndonjë mangësi ligji i zgjedhjeve mori vulën e parlamentit, pra të vullnetit të popullit. Edhe Evropa dhe institucionet e saj të specializuara i dhanë notën më të lartë ligjit. Përballë këtij realiteti, ligjit që do të dirigjonte fushatën elektorale nevojitej t’u përuleshim me respekt të gjitha partitë konkurruente në zgjedhje. Ky do të ishte hapi i parë i «dashurisë» për demokracinë, i të qenurit demokrat jo me fjalë, por me vepra nga çdo parti. Tani sipari ra. Njerëzit dolën nga teatri i madh i zgjedhjeve duke provuar ndjenja të ndryshme. Shumëkush u entuziaz-tu E GJYKIMIN E KOHËS: Në rrugën e privatizimit me, dikush doli i menduar, të tjerë të përzmuatar... Ndonse socialistët me ndjenjën e dinjitetit pranojnë verdiktin e popullit, i cili besoi drej- timin e gjithanshëm PD-së, po me ndjenjë përgjegjësie e korrektese dënoncojnë shkeljet flagrante që ju bënë ligjit elektoral e për rrjedhojë vetë demokracisë. Ndryshe do të i- shim naive e jo realist në sy të opi- nionit nëse nuk vinim në dukje shkeljet e ligjit që duhet të bëhen mësim. Duke shqyrtuar e analizuar kro- nikën dyimore të fushatës elektro- (Vijon në faqen 2)

Shpjegim për humbjen, periudhë për emancipim të plotë

Ç’ka ishte e papranueshme për jo pak drejtues, anëtarë e simpatizantë të PS-së ndodhi: ajo humbje thellë. Fakti i mirëfilltë nuk do «vajtuar», ai do pranuar e shpjeguar, sado keq e hidhur mund t’i vijë ndokujt. Të mundoheni të ndil-hmojmë dhe ne për këtë, me aq sa mundemi, me atë njohje që kemi nga rrethet ku punojmë. Në PS ende rëndojnë mentalite-te të vjetëruara, të kultivuara në parti-në-shtet e që përcillen nga masa e anëtarëve, të cilët shpesh janë edhe interprete të politikës partia-ke. Vetë «habia» me rezultatin e zgjedhjeve flet për këtë. Në parti-në e re ende nuk janë korrigjuar tërësisht marrëdhëniet e vjetra mes partisë e popullit, politikës e nje-riut, militantit dhe përfitimit. Po të njihet mirë gjendja e punëve, habi do ishte më e vogël, naty-risht. Por kishte siguri, vetëbesim të tepruar, bishtra të psikozës së njerëzve që janë nëvoje partisë dhe jo mentalitet të ri, se partia është në shërbim të njeriut e masave. (Vijon në faqen 3)

Ndihma humanitare

— KORÇË — Kohët e fundit shërbimit shëndetësor në rrethin e Korçës i janë afruar nga shoqatat e ndryshme si nga Anglia, nga shqiptarët e Amerikës, nga Holanda, ndihma në mjekime. Një punë e tillë realizoi shoqata ndërkombëtare «Darskia» dega e Hol-landës, e cila kompletoi me 50 sht-retër repartin e kirurgjisë të spitalit të rrethit të Korçës. Njëkohësisht nga kjo shoqatë u dhuruan 29 copë kaloforë një sasi e konsiderue-shme karrosh ortopedike, aparat oksigjeni, si dhe pajisje për të gji-tha dhomat e kirurgjisë, Kjo sho- (teksti vijon i ndërprerë) (ATSH) rietër të gji-tha dhomat e kirurgjisë. Kjo sho-qatë dhuroi gjithashtu përveç ushqimeve veglave kirurgjikale e laboratorike e medikamenteve edhe një aparaturë ekzheje. Gjithashtu nga komuniteti i shqiptarëve të Bostonit këtij spitali ju dhurua një aparaturë EKO-je si dhe një kardiograf. (ATSH)

Vendosja e helmetkaltërve në Kosovë - imperativ për të ndaluar një gjakderdhje të re

Kombet e Bashkuara, pas sugjerimeve të dërguarit të posaçëm të sekretarit të përgjithshëm të saj, Sajrus Vens, ka filluar dërgimin e trupave paqeruajtëse për të siguruar paqen e brishtë të arritur në konferencën e Paqes për Jugosllavinë. Megjithëse këto trupa tashmë janë të pranishme në rajonet e luftim eve ato vazhdojnë në mënyrë sporadike në Kroaci, kanë filluar në Republikën e Bosnjë Hercegovinës. Tek kjo e fundit luftimet kanë qenë shumë të ashpra. Në fundjavën e kaluar u vranë rreth 30 veta; në luftime është përfshirë këtu edhe aviacioni e artileria. Zyrtarë të lartë të kësaj republike i kanë dërr-guar një thirrje urgjente Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dërguar atje helmetat e kaltra për të ndaluar luftimet. Ndërkohë konferenca e Paqes në ish Jugosllavi vazhdon takimet e saj të rregullta për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën jugosllave. Në këto zhvillime të shpejta nëpërmjet të cilave po kalojnë trevat e ish Jugosllavisë një gjë bie në sy qartë: se është grupi drejtues i Serbisë që po shpërndan nga tërëndë retë e luftës me objektiv të realizojë ëndrrën e vjetër të Serbisë së Madhe. Me njohjen e republikave të Kroacisë e Sllovenisë nga komuniteti ndërkombëtar dhe njohja së afërmi e Bosnjë Hercegovinës dhe e Maqedonisë, Serbia, në bashkëpunim me Malin e Zi, po synon të bëhen trashëgimtare të ish Jugosllavisë në viset e Serbisë së Madhe. Për këtë qëllim në Beograd po punohet me shpejtësi një kushtetutë të re, e cila synon të ruajë arbitraritetet e pashëmbyllta të 28 marsit të vitit 1989, kur Serbia cungoi autonominë e Kosovës. Pasojës synohet që Kosova në kundërshtim me dëshirën dhe vullnetin e lirë të popullit shqiptar për Republikën e Kosovës, të përfshihet në Serbinë e Madhe. Jo vetëm kaq, por për të eliminuar në maksimum ato të drejta që i lejon kushtetuta serbe e 28 marsit 1989 po bëhen përpjekje për rajonizimin e Kosovës. Padyshim që këto synime shoviniste serbe janë në kundërshtim të plotë me aspiratat dhe vullnetin e shqiptarëve të shprehur në referendumin e vitit të kaluar dhe mund të provokojnë trazira në Kosovë. Por për këtë në Beograd i kanë marrë masat me kohë. Që prej tre vjetësh në Kosovë vazhdon gjendja e jashtëzakonshme. Forcat speciale të milicisë dhe ushtrisë serbe janë dislokuar atje. Tani së fundi, për të përforcuar këtë gjendje të jashtëzakonshme, trupat dhe mjetet e ushtrisë ish jugosllave që u larguan nga Republika e Maqedonisë u vendosën në Kosovë. Zyrtarë politikë e parlamentarë, ambasadorë të huaj etj., që kanë vizituar Kosovën deklarojnë se gjendja atje (Vijon në faqen 4)

TRANSPARENCË

Në vitrinat e fruta-perimeve në Tiranë u dukën trangut e hershëm. Çmimi 30 lekë. Njerëzit ndalojnë para vitrinave, pyesin e largohen, 30 lekë?! Me këtë çmim po na i jep prand- vera uratat sivjet. Dikush tha: s'po mësohemi me çmimet e reja. Vertet, s'po «mësohemi». Madje mund të grindesh po të thuash se disa artikuj, kanë gjetur vetveten, kanë marrë në treg vlerën e vërtetë. Për blerësin e thjeshtë ekziston barazimi i përjetshëm pagë-çmim. Përtej kësaj logjike gjithçka është irale ose... propagandë «komuniste». Përtej politikës është tregu. Sot ai është transparent deri në ... dhimbje. Në vitrinat e tij skeletike - gjendja zero. Aty është 80 për qindshi tatimi i parapaguar i qeverisë «Çarçani» që «skuptonte» pse duhej dhënë dorëheqja. Aty - pengimi i ligjit parlamentar për ndarjen e tokës. Aty sa mezi njihet pulsi i mekur i ekonomisë. Gjallon zhgënjimi e shpresa. 30 lekë një kg trangull. 3 herë më tepër se vjet. Qytetari revoltohet... Dale, shtatari nuk është matrapaz, as kapitalist nuk bëhet. Sikur të thëmi që puna e tij sivjet u vlerësua drejt, tresh ng vjet: A nuk është kjo një shpresë e mbarë? Fshatari ka një stimul të punojë më tepër. Ky treg i varfër te kjo nxitja ka farën e së ardhmes. Thirri nevojës, qytetar. Me «shoshën» e politikës nuk mbahet ujë. SH. M.