03/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 prill 1992

PARTIA SOCIALISTE PAS ZGJEDHJEVE NË SHQIPËRINË PLURALISTE

REFLEKSIONE Nga doc. ADEM MEZINI Rezultati i zgjedhjeve të 22 marsit tashmë është i njohur dhe Partisë Socialiste do t’i duhet të veprojë në opozitë. Bilanci sipas të cilit 26 për qind e elektoratit votoi pro, nuk është aspak i pritshëm në masën e anëtarëve dhe simpatizantëve të PSSH. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se në parti ekziston dhe thuasje shprehshin hapur dy paraqitshme. Në radhë të parë është mendimi për fitore të padiskutueshme i disa funksionarëve partiakë dhe jopartiakë, që në shumë drejtime janë shkëputur nga realiteti, nuk kanë pulsine real të kohës, ruajnë format e vjetra të punës dhe e gjykojnë elektoratin shqiptar me prizmin e vjetër punist. Rezultatet e votimeve treguan se kjo kategori burokratësh partiakë nuk janë çliruar nga mendësitë puniste. Ata ishin përfshirë nga euforia për fitoren të pakten në disa rajone të caktuara, dhe, si rrjedhojë punuan pak dhe përciptazi duke mos u ndalur sa duhet dhe si duhet në interesat e shtresave shoqërore që përfaqësojnë. Cilido nga komitetet drejtues të PSSH në rreth mund dhe duhet t’i shtrohet pyetja: Çfarë kemi bërë ju para dhe gjatë fushatës për më tepër kur qysh në qershor të vitit të kaluar, e dinit se do zhvilloheshin zgjedhje të parakohshme? A e njihni pulsin e masave dhe sa e si keni komunikuar me to? I përciptë dhe aspak realist ishte dhe gjykimi i ndonjë kandidati për deputet që e quante të sigurtë fitoren, trokiti pak tek zgjedhësit dhe nuk arriti t’i mbushte mendjen se qe kandidati më i përshtatshëm për t’i përfaqësuar në organin më të lartë shtetëror. Ca më tepër e papranueshme është pozita e disa që gjatë ballotazhit me tëper u ndanë në Tiranë në një kohë që duhet të ishin në rrethe pranë masave. Dhe atë që s’e bënë ata, që e quanin veten të sigurtë me listën e partisë, e bënë me mjaft mirë shumëemërore, e bënë mjaft mirë liderët dhe veprimtarët e Partisë Demokratike. Është koha që këto drejtime të analizohen me hollësi. Sinqeriteti dhe karrja janë armët më të fuqishme në jetën politike pluraliste. Më afër të vërtetës është gjykimi se PSSH përfaqëson rreth 40 për qind të elektoratit shqiptar. Por edhe ky parashikim nuk u realizua. Shantazhi i partive opozitare, ndërhyrja e të huajve, kryedhata antisocialiste në fushën e propagandës, shkeljet e ligjit mbi zgjedhjet, pasiviteti i qeverisë dhe i presidentit dhe, për më tepër, qëndrimi pasiv i përfaqësuesve të PSSH në qendrat e votimit, lanë gjurmët e tyre në bilancin përfundimtar të votimeve. Të gjitha këto duhen analizuar hollësisht e veçmas dhe duhet të jenë mësim për të ardhmen. Paravarsisht nga përqindjet realiteti është i tillë dhe duhet pranuar se shumica e popullit nuk është me PSSH. Në kuadrin kompleks politik, ekonomik e social që ekziston aktualisht në Shqipëri, themelimi [vazhdon jashtë fragmentit] lore është si të vitalizohet Partia, që ajo të përballojë sfidat politike të së sotmes dhe të së ardhmes. Pyetjet që shtrojnë shumë anëtarë për veprimet e partisë, për pasivitetin dhe tëheqjet lidhen drejtpërdrejt me kuptimin e pozitës dhe rolin e partisë në shoqërinë pluraliste. Në mjedisin pluralist nuk ka dhe s’mund të ketë përparësi të përhershme në jetën politike. Masat kanë të drejtë të zgjedhin atë alternativë që në rrethanat e caktuara u mbush mendjen se u përgjigjet më mirë interesave të tyre. Në Shqipëri ashtu si dhe në shtetet e tjera evropiane do ketë zëvendësim alternativash. Në sfondin politik aktual alternativa e PSSH nuk arrin që të sigurojë mbështetjen e shumicës së masave popullore. Anëtarët e partisë duhet të jenë të vetëdijshëm se alternativa e PSSH është relativisht e re. Shtresa e tëra popullore në qytete e fshatra konfond uan vijën dhe konceptet e PSSH me PPSH. Jo vetëm punëtorë dhe fshatarë, por ka dhe intelektualë të veçantë që vunë shenjën e barazimit midis socializmit totalitar dhe socializmit demokratik dhe de facto PSSH pagoi harxhet e politikës dhe vijës së PPSH. Ne duhet me guxim të luftojmë kundër imazhit të së kaluarës, armës së preferuar të partive që i kundërvihen PSSH. PSSH nuk mbajti në përgjegjësi për të kaluarën. Vijë, konceptet e saj frymëzohen nga ide të socializmit demokratik. Ata që na akuzojnë për kripto-komunizëm le ta kërkojnë këtë në radhët e tyre. PSSH ka si synim progresin e pandalshëm të shoqërisë shqiptare, progres i cili mund dhe duhet të arrihet vetëm me rrugë demokratike, me reforma të pandërprera. Ky pozicion i saj është shprehur qartë në dokumentet programatike. Por, sado e lidhur, por është fakt, që shumë njerëz gjykojnë se socializmi do të thotë barazizëm e social- dhe varfëri. Këtu e kishte burimin dhe ai qëndrim i shumë votuesve të thjeshtë që thonë «boll me socializmin, t’i provojmë një herë dhe të tjerët». Ka grupe të tëra sociale që ende se kanë të qartë jo vetëm rrugën e lindjes së PSSH, por për më tepër i paraqesin socialistët se janë kundër pasurisë. Ato në fakt vuajnë nga atavizmi punist. PSSH e nisur nga principet e mendimit socialist evropian, as ka qenë dhe as është kundër pasurisë që bëhet në rrugë të ndershme e ligjore. Boll me varfërinë totalitare. Socialistët kërkojnë ngritjen e mirëqenies jo për një kategori apo një shtresë sociale të caktuar por për gjithë «tresat e popullsisë. Në këtë kuadër ata janë për vlerësimin real të punës dhe dijes të çdo anëtari të shoqërisë. Programi social i PSSH, që për fat të keq vetëm përciptazi njihet në parti dhe ende s’po botohet për masat e gjera të popullit, parashton pa asnjë ekuivok vizionin e PSSH për të ardhmen e shoqërisë [vazhdon në faqen 2] … në përputhje me të gjithë? PSSH ka synim progresin e pandalshëm të shoqërisë shqiptare, mënyrë të paftyeshme në rrugën e pluralizmit. Deri tani janë krijuar 22 parti dhe vështirë se mund të parashikohet se sa të tjera mund të krijohen. Në këto kushte, ka lindur edhe një problem tjetër themelor: si do të ndërtohet puna e partisë, si do t’i ndërtojë ajo raportet me individin, qoftë ky anëtar partie apo jo. PSSH s’ka asnjë privilegj në jetën politike shqiptare dhe si rjedhim gjithçka do varet nga konceptet që do e udhëheqin atë në punën me njeriun. Nuk duhet harruar se në kushtet e monizmit dhe të sistemit parti-shtet ishin njerëzit që trokisnin tek partia. S’mund t’i largosh të gjitha në një kallëp. Kishte individë që këtë e bënin për ideale. Por koha tregoi se nuk qenë të pakët ata që tërheqjen e partisë e shihnin si certifikatë besimi për karrierë, për poste, për t’u bërë ministra e për të vajtur jashtë shtetit. Anarkonia dhe aspak dinjitoze ishte pyetja që plotësonte secili në anketën personale se a është anëtar i PPSH apo jo? Nga përgjigjja varej toga, posti, kredibiliteti politik. Tashmë gjithçka ka ndryshuar. Radhet e PSSH në vija të përgjithshme janë pastruar nga fanatikët që fetishizojnë të kaluarën, nga arri- [Vijon në faqen 2] kritimitarisë së tyre. Tashmë shoqëria jonë ka hyrë në mënyrë të pakthyeshme anëtar partie apo jo. Në Shqipëri ka qenë e njohur edhe e përsëritur gjykimi se njerëzit që trokasin tek partia. S’mund t’i largosh të gjithë vajtur jashtë shtetit. Anarkonike Radhët … rrëfenja e të keqes së superfuqive të tyre. Kjo është një fitorë e madhe, në mënyrë të veçantë për vendin tonë. Kjo është një fitore e madhe, një vendim tonë, pas afro 50 vjet censurë disa shkallëshe, e fillonte tek sheshi direkt të fjalës secili shkruan çfarë mendon e dëshiron kritikon këdo e kudoherë. Në mbarinë e gazetave që po dalin nuk është vështirë të gjesh vend për firmën tënde kushdoqoftë. Shtypi ka oreks të madh. Po a është e gjithë ajo që shkruhet me vlera të vërteta – ta formuese e informuese? Mendoj se jo. I bëhet gjyq i rreptë së kaluarës dhe mirë bëhet. Por pak shohim studime të mirëfillta përse socializmi tek ne, e jo vetëm tek ne, degjeneroi në një regjim antipopullor. Kjo është një fitore e madhe… [teksti në krye pjesërisht i prerë]

I shkruar më 2 prill

Është 2 prill. Por jo 2 prilli i vitit 1991, dita kur demokratët së bashku shqiptarë iu sulën me plumba pas shpine. Është një vit më mbrapa. Megjithatë 2 prilli i 1991-shit ende akuzon. Ai kërkon përgjegjësi, kërkon drejtësi, kërkon ndëshmërinë shqiptari. Katër dëshmorët e nënavë shkodrane, katër dëshmorët e demokracisë dhe mbarë opinioni ynë i ndershëm presin ndëshmërinë e ligjit, presin të vërtetën. Imazhi i asaj dite, shqetësimi se mos 2 prilli i vjershëm përsëritet na preokupoi gjatë gjithë periudhës së parazgjedhjeve. Sepse dhimbja e plagës së 2 prillit të Shkodrës u ndje në tërë Shqipërinë. Dhe Shqipëria mbarë nuk do të duronte kurrësesi një përsëritje të asaj tragjedie. Edhe kjo ishte njëra nga arsyet që Partia Socialiste me kohë i përgatiti, anëtarët dhe simpatizantët, gjithë elektoratin e vet për t’iu bindur vullnetit të shumicës, pavarësisht nga përfundimet e zgjedhjeve. Socialistët ishin përgatitur të pranonin verdiktin e popullit pa paragjykuar as humbjen, as fitoren. Dhe këtë e provoi më së miri vetë përfundimi i zgjedhjeve të 22 marsit. Socialistët nuk fituan, megjithatë nuk bënë miting të paligjshëm, nuk protestuan, nuk shaheshin, nuk dogjën, nuk thyen. Sepse koncepti i tyre për demokracinë nuk i pranon gjëra të tilla. Vrasja e katër dëshmorëve të demokracisë në Shkodër, 2 prillin që shkoi nuk na nda gjatë një viti të tërë. Dhe as që ka për të na u ndarë pa gjetur përgjigje shpirti i tyre. Mirëpo që të arrihet një gjë e tillë, duhen lënë mënjanë mllefet. Njerëzit, qytetarët e Shkodrës, të ndihmojnë zbulimin e të vërtetës. Sakaq, politikanët të mos e përdorin fatkeqësinë e atyre katër djemve të rinj si monedhë spekulimi e kredibiliteti politik. Zbulimi i vrasësve dhe dënimi i tyre në bazë të normave ligjore të shtetit juridik është h bomzhi më i mirë që mund t’u bëhet dëshmorëve të demokracisë. Kështu i shërbehet njëkohësisht dhe konsolidimit e zhvillimit të demokracisë së civilizuar në Shqipëri, i shërbehet kësaj së madhe të pajtimit e bashkimit kombëtar. Veçse për këtë kërkohet angazhim real, kërkohet ndershmëri dhe jo sofizëm politik. LUAN M. RAMA

Ftesë për mirëkuptim

OPINIONE Ftesë për mirëkuptim Në pluralizëm, në kushtet e një shtypi të lirë, është krejt normale lufta e gazetave, opinionet e qëndrimet e ndryshme që gjejnë vend në faqet e tyre për problemet e mprehta të zhvillimit të vendit. Asnjëherë gjatë këtyre 50 vjetëve të fundit shtypi nuk ka patur këtë rol kaq të fuqishëm, këtë ndikim deri në ekstrem mbi ndërgjegjet e trazuar të njerëzve. Nuk është e rastit, për pasojë, që dhe në kushte krize të njëjeskhme që po kalon vendi, industria e gazetave është e vetmja që punon sot mbi kapacitet e sa normale. Është e qartë, sepse ngjet kështu: njerëzit i gëzohen fjalës së lirë, magjisë së saj. Përveç kësaj, gazetat, krahas RTV-së, kanë marrë përsipër krejt natyrshëm funksionin e zbërthimit të programeve partiake, aty gjithashtu i bëhet gjyq së kaluarës, aty konturohen perspektivat për zhvillimet e ardhshme, shpalosen mentalitetet e reja politike etj. «Pa bukë mund të rrij, pa gazete jo!» më thoshte këto ditë një i moshuar. Dhe fliste me seriozitetin më të madh. Ky rol i ri krijet i panjohur i shtypit, pasojë e pluralizmit politik, në kushtet e fushatave elektorale, del, siç doli, më dukshëm në pah. Por është për të ardhur keq kur vëren se shtypi merr funksione që nuk i takojnë-ai kthehet në arenën më të fuqishme të luftës politike, kur shpesh vendin e analizave për alternativat e ndryshme e zënë mellef e shpifjet, insinuatat e deri te terrori psikologjik. Kështu ndodhi në prag të 31 marsit të kaluar, kështu ndodhi dhe sivjet para 22 marsit. Kur do të marrë fund kjo situatë, kur vendin e pasioneve do ta zënë gjuhët e qytetëruar, analizat bindëse e frymë e dashamirëse? Kur fakti, analizat e konkluzioni - ky trinomi i shenjtë profesional do të zotërojë në gazetat? Në pamundësi për t’u dhënë përgjigje këture pyetjeve, po përpiqem të analizoj se çfarë e nxit deri në absurd këtë «luftën e gazetave». 1. Hapsirat e reja të lirisë së shprehjes deri tek shpërdorimi i tyre. Kjo është një fitore e madhe, njëherë hapet e para të demokratizimit në vendin tonë, pas afro 50 vjet sencura disa shkallëshe, që fillonte tek shefi direkt e deri në familje (aman kujdes, baba se na more në qafë), krahas të famshmes autocensurë. Sot në kuptimin e plotë të fjalës secili shkruan çfarë mendon e ka intereson, ndërsa dikush tjetër, e pa asnjë rregull, çfarë e ti… Llor, përse diktatura arriti t’i kyçi gojën një populli të tërë, përse u arrit që grusht njerëzish të jetonin në luks dhe masa e popullit ta barazua në varfëri? Në vend të historive personale, shpesh tepër të dhimbshme dhe jo pa mesazhe, këtu do të ishte më e vlefshme përqendërrohesin analizat në shtyp. Të kaluarës shtypi i ka «lexuar» vetëm faqen e parë, por korrësi s’jam që kritikën për të ta përdorim për të fshehur qortësakun ku jemi sot në shumë fusha, ndërsa po thërrasim se kemi hyrë në epokën e demokracisë. Pra, më e dobishme do të ishte që tanimë kur fitoi demokracia, në shtyp të zinte vend e ardhmja. Vetëm duke përtypur kujtime nuk ndërtohet asgjë. Hapsirat e lirisë së shprehjes t’i shfrytëzojmë sot për të ngjallur përmes shtypit atë optimizëm aq të nevojshëm që i duhet popullit, për t’i thënë atij ku po shkojmë, për t’i treguar edhe vështirësitë, por edhe rrugëdaljet. E vlerësova shqetësimin e një kolegu në një gazetë ish opozitare kur më thoshte: «tani e kemi shumë të vështirë, s’dimë çfarë të shkruajmë, si ti rikthehen njerëzit punës. Këto fjalë shprehin përgjegjësinë qytetare të tij, ai e ndjen se partia së cilës i përket ka ardhur në pushtet jo për të bërë makiazhe këtij vendi, por për ta rimëkëmbur. Pra, një ndër filoret më të mëdha të demokracisë, liria e shprehjes, mund të kthehet në një fiksion po nuk u shoqërua me punën, po nuk goditi një mentalitet foshnjarak se bota do të na ndihmojë në gjithçka, do të na mbajë edhe në bukë. 2. Në korin e larmishëm të gazetave aktualisht stonojnë qasja disa shfaqje aspak profesionale, jashtë etikës gazetareke, kur dominojnë sulmet e pa fund kundrejt njëra tjetrës, deri ofezat personale dhe gërmimet në biografi. Të gjithë jemi dëshmitarë se gazetat po sulmohen më shumë se askush, madje më shumë se udhëheqësit partiakë. Ata marrin në këto raste pa e merituar rolin e një heroi, pa qenë të tillë. Vërtet ata të jenë përgjegjës për gjithë këto këqia e të kaluarës, apo për vështirësitë që kalon procesi i demokratizimit? Askush nuk besoj se e ka këtë mendim. Megjithatë fakt është që gazetat po gjinden mes vetes, si të thuash, për llogari të të tretëve. Më duket sikur forcat politike, liderët e tyre, janë të interesuar për këtë klimë në gazetë, sepse nga njëra anë shmangin kritikën e drejtpërdrejtë

PUNA E «BURGOSUR»

Rrugët e qytetit të Elbasanit, çdo ditë, të mbushura plot me kalimtarë «të ngeshëm» si për të ditë. Në stacionet e autobusëve të linjave të zonës industriale, fare pak njerëz. Përpara komitetit ekzekutiv dhe degës së bankës së qytetit, përditë qindra vetë, ashtu si i gjen nëpër kafene tufta. Duket sikur banorët e këtij qyteti jetojnë rehatshëm vetëm me përqindje depozitash të mëdha bankare. Por jo! Banorët e këtij qyteti, si kudo në Shqipëri, jetojnë me të ardhurat që iu siguron puna. Ah, puna! Ajo s’po duket, ajo është burgosur! «Epidemisë» së 80 përqindëshit s’dihet se kur do t’i gjendet shënimi. Ka punonjës që «vuajnë» që prej një viti e gjysmë prej saj, të tjerë që një vit më parë e të tjerë me stazh dy-tri mujor. Në çastin e tanishëm, thuajse asnjë ndërmarrje në Elbasan nuk i ka shpëtuar «epidemisë». Edhe atake kjo thuhet se punon, ka reparte sektorë me 80 për qind. Kompleksi i madh metalurgjik thuajse ka heshtur. Nga mbi 11 mijë punonjës, vetëm afro 2 mijë vetë punojnë në këta në uzinën e koksit (e cila punon me kapacitet të ulët prodhues), në atë të oksigjenit (vetëm për mbushjen e bombolave për spitale) dhe në ndërmarrjen e transportit. Edhe për uzinën e koksit mendohet në këtë periudhë deri në fund të prillit, sepse për më pas nuk ka më qymyr. Por si do bëhet? Duhët të fillojë puna, – të thonë mjaft specialistë të kombinatit. – Të paktën kombinati siderurgjik nuk duhet të mbyllet dhe ky nuk është vetëm mendimi im, – thotë drejtori i këtij kombinati, Bukurosh Stafa, i cili shton se ekonomia kombëtare ka nevoja të ngutshme për hekur dhe çelqje. Të pakën, që të fillohet nga puna në disa uzina të kompleksit metalurgjik nevojitet gaz që prodhohet në uzinën e koksit. Veçse aty sasitë e qymyrit janë fare të pakta. Ndaj dhe uzina punon me kapacitet minimal. Që të sigurohet qymyri duhet valutë. K’r artikulohet fjala valutë, shteti jep shenjën: «stop!»… Ndërkohë në uzinën 12, në atë të çelikut, në kombinatin energjetik e gjetkë «duart e padukshme» po shkaktojnë e po vjedhin pajisje e elektromotorë të vegjël, pjesë elektrike nga panelat e pajisjet e tjera. Ky shkatërrim është në një paralelizëm serioz se edhe pasi të vendoset qeveria e re që kompleksit metalurgjik t’i sigurohen lëndë të para, ata do të huaj. [Vijon në faqen 2]