04/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 prill 1992

Jemi në të njëjtën anije dhe duhet të ecim së bashku

De Mikelis në Durrës Përveç ndihmës e bashkëpunimit ekonomik jemi të gatshëm për një emigracion të përkohshëm e të kontrolluar në bazë të marrëveshjeve. Pas kolapsit Shqipëria duhet të mendojë edhe vetë për problemet e saj. Ministri i Jashtëm italian, Xha-ni De Mikelis në sallën e Komitetit Ekzekutiv pluralist të tretë të Durrësit zhvilloi një konferencë shtypi për gazetarët e huaj dhe shqiptarë lidhur me qëllimin e vizitës së tij në prag të sesionit të parë të Parlamentit të ri dhe të krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve. Në këtë sallë dhe, në vazhdim të vizitës së tij në qytetin e operacionit «Pelikan» në plazhin e Durrësit ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve të huaj e vendas, të cilat po i botojmë më poshtë. De Mikelis, në emër të qeverisë italiane, shprehu kënaqësinë për rezultatin e zgjedhjeve, për transparencën, korrektësinë dhe kthesën drejt demokracisë së Shqipërisë. Kjo do të shënojë, tha ai, një hap të rëndësishëm drejt Evropës. Ne jemi për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit ekonomik midis të dy vendeve, për ndihmën ekonomike italiane ndaj Shqipërisë. Duke filluar nga java e ardhshme një delegacion qeveritar italian do të vijë në Tiranë për të diskutuar të gjitha problemet ekonomike sociale dhe politike; për të rishqyrtuar të gjitha marrëveshjet që kemi bërë në të kaluarën. Më një rëndësi të madhe është që të ketë një qeveri të qëndrueshme që të mund të bëhet faj-lë jo vetëm për emergjencë, por edhe për zhvillim ekonomik e social të vendit. Nga kjo pikëpamje unë ofroj jo vetëm garancinë financiare të suksesit politik, të thellohet në sukses ekonomik të çdo më tej reforma strukturore. Populli shqiptar besoi në demokracinë dhe i takon demokracisë të japë përgjigje problemeve të rënda dhe të vështira dhe pret që këto probleme t’i zgjidhë ajo. Biseduam gjithashtu për probleme të natyrës politike me interes të përbashkët për ta kthyer Adriatikun në një liqen paqeje, bashkëpunimi dhe stabiliteti për të mirën e përbashkët ndër të edhe për Jugosllavinë fqinjë për të gjetur një zgjidhje evropiane të problemeve të komuniteteve që jetojnë atje. Natyrisht problemet janë të shumta dhe komplekse, por një qeveri stabile në Tiranë do të ndihmojë në zgjidhjen e tyre, të këtyre problemeve të vështira në këtë zonë. Unë erdha në Durrës për t’i sjellë falënderimet e qeverisë italiane dhe mve tanë të operacionit «Pelikan», gjeneralit Kuintana, që po largohet nga Shqipëria pas një pune vërtet të shkëlqyer. Garantoi që operacioni «Pelikan» do të vazhdojë, se është një operacion paqeje. (Vijon në faqen 4)

Tinguj të folklorit shqiptar në Paris

Ka disa ditë që grupi popullor i instrumentistëve dhe këngëtarëve përmetarë të «Familjes Lela» po bën një turne nëpër Francë, duke e njohur publikun e gjerë francez me disa nga perlat e folklorit tonë, duke përfshirë këtu këngë të mërgimit dhe këngë të dhimbshme, këngë qytetare e historike, këngë dashurie e erotike, muzikë nga Shqipëria e Jugut, e mesme dhe e veriut si dhe këngë nga Kosova. Mbrëmë, grupi muzikor dhe shfaqje në një nga sallat e koncerteve të Montmartres në Paris, ku merrnin pjesë amatërë të muzikës popullore, muzikologë, studiues të folklorit, gazetarë të ndryshëm e emigrantë, shqiptarë. Merrte pjesë edhe i ngarkuari me punë a.i. i ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Paris, z. Luan Rama. Në kuadrin e koncerteve të «Musique vivant» (muzika e gjallë e ditës), të organizuar nga shoqëria franceze «Run Production» ky grup po tërheq vëmendje të veçantë me shfaqjet e tij. Presidenti i festivalit të muzikës popullore në Ganat të Francës, z. Zhan Rosh, festival në të cilin ka marrë pjesë edhe Shqipëria para disa vitesh, tha pas shfaqjes së Shqipëria ka një pasuri të madhe shpirtërore e kulturore, të cilën e ruan dhe e kultivon dhe nuk duhet ta humbasë, siç po ndodh me vende të tjera. Ky është arti i vërtetë që dëshmon origjinalitetin dhe identitetin shpirtëror të kombit tuaj. Jini krenar për këtë. Pas shfaqjeve në Muluzë, Anzher, Strasburg, Ruen e Paris, grupi do të bëjë një turne edhe në Belgjikë. Kabaja e Remzi Leles, këngët e mrekullueshme të Myslimit dhe Lladet e Fatmir Leles po tërheqin gjithnjë e më shumë publikun francez. (ATSH)

E ardhmja nuk do të flasë me gjuhën e ëndrrave

Intervistë me një nga drejtuesit e FRES dhe deputetin e Kuvendit të ri Popullor, PANDELI MAJKO Eurosocialistët janë «fati» i PS, duhemi dhe jemi të pazëvendësueshëm për njëri-tjetrin. Kështu shprehen ata që e njohin forumin rinor të kësaj alternative, veçanërisht dhe bindjet e tyre. Vërtetë është një oponencë brendshme që i siguron Partisë zhvillim të shpejtë, reformim të pandërprerë, shpresë e besim. Ata janë të sinqertë, me kapacitetin e tyre intelektual sjellin konceptet evropiane të PS, nuk i kanë infeksionet e totalitarizmit nga të cilat s’ka mbetur e paprekur asnjë parti. Në mjaft takime apo aud-itore, anëtarëve të PS dhe simpatizantëve të saj u ka rënë në sy qëndrimi kritik i eurosocialistëve për mjaft praktika apo mendësi që shfaqen në përditshmërinë e partisë. Gjithnjë e më tepër po shihet se roli i tyre është i pazëvendësueshëm, është «fati» që e thonë vetë socialistët. Me njëri-rin prej këtyre drejtuesve të forumit, organizuam këtë intervistë, për ta transmetuar më përsëdrejti frymën e këtij forumi. Pyetje: - Tashmë PS është opozitë, kuptohet, që edhe FRES-SH del në një pozicion të ri. Cilat janë planet e forumit në këtë rre-thana, brenda dhe jashtë partisë? Përgjigje: - Punët po na shkojnë mbarë se ç’e kishim parashikuar ditët e para pas 22 Marsit. Dukë pasur deputetët eurosocialistë në parlament del qartë se e ardhmja, tashmë për ne, nuk do të flasë më me gjuhën e ëndrrave. Nga dalja e PS në opozitë jemi duke menduar ndryshime dhe objektiva që do të konsolidojnë cilësi të reja, atë bashkëpunim të mirë të arritur për këta muaj që kaluan, qysh nga formimi i FRES. Në këto kohëra të vështira ne i Partia Socialiste ... Pytetje: - Një shok juaj, në takimin e parë pas 22 Marsit, në auditor tha tekstualisht: «Partia Socialiste duhet ta shtyjë fillon». Si e kuptoni dhe si do ta komentoni ju këtë mendim? Përgjigjge: Është e vërtetë. Në kushte opozitare, kjo parti, ka mundësi të mëdha që të merret me vetveten, jo duke u mbyllur nëpër kafe, natyrisht, por duke njohur veten, gjendjen. Tani PS ka mundësi të njohë gabimet e saj gjatë qëndrimit në pushtet, të reflektojë praktikisht ndaj kritikave, ka mundësi si të kolaudohët, të tregojë pjekurinë dhe kapacitetin intelektual. Të tregojë atë pjekuri që ka, e që matet me kohën e korrigjimit të këtyre gabimeve që janë dialektike për një parti të re. Është e vërtetë që Partia Socialiste fillon edhe me qënien e saj në opozitë, për herë të parë, e vetmja që nuk e kishte provuar opozitën. Fillon puna jonë për të sjellë metat e pushtetmbajtësve, për t’i publikuar ato, për të treguar interesat e mazhorancës së privilegjuar. Syti e shumë njerezve, përherë e më tepër do të drejtohen tek qëndrimi i opozitës së tashme, PS. Madje edhe shumë shpresa. Se fundi, populli ka mundësi të gjykojë drejt për një parti, kur atë e njeh me të dy anët e medaljes, në pozitë dhe në opozitë. Pyetje: - Ju personalisht, a e keni ndjerë veten «në opozitë» më parë, me mjediset shoqërore e familjare? Përgjigje: - Jo, Kjo ndoshta për (Vijon në faqen 3)

Ku i çoi ndihmat deputeti?

Kujtesë komisionit të mandateve Asnjëri nga dy shembujt që do të sjell më poshtë nuk është i imi. Njëri është shkëputur nga një fragment i deklaratës së Partisë Social-Demokrate të degës së Duka-gjinit dhe tjetra - fragment nga një letër drejtuar redaksisë së gazetës sonë nga qytetarja M. Floku, banore e lagjes «Salo Halili» që qytetit të të qytetit të Shkodrës. Si deklarata dhe letra pugen në një pikë: abuzime me ndihmat humanitare nga deputeti i zonës së Dukagjinit, zoti Kolë Tonaj. Nuk marrim përsipër verifikimin e tyre dhe as nuk mund të themi sa janë apo jo plotësisht të sakta të dhënat që sjellin. Për abuzimet me ndihmat kemi dëgjuar shumë, po dëgjojmë përsëri. Ajo që na intereson më shumë në këtë rast, është ngritja e dy problemeve, që ne mendojmë se janë të rëndësishme dhe se duhen mbajtur parasysh nga komisioni i mandateve apo organizma të tjera të Kuvendit Popullor. Le të japim më parë fragmentet e mëposhtme: Dega e PSD në Dukagjin disa kohë më parë, bën një deklaratë për deputetin Kolë Tonaj. Mes të tjerave ajo e akuzon për përvetësim ndihmash. Konkretisht ata thonë se janë nisur për në Dukagjin nga Tirana 24 makina me ndihma dhe të gjitha ato kanë ngecur në doganën e Malit të Zi, që është e dominuar nga serbët. Nga pjesa tjetër e fragmentit të dukagjinasve del se deputetit të lartpërmendur i është ngarkuar mendimi si «Dega e PSD në Dukagjin është e shkarkuar». Kjo është ashtu, në kushtet e pluralizmit nuk mund të paragjykojmë ata që mendojnë se duhet bërë seriozisht (sepse lidhet me fatin dhe...) e njerëzve. Dolën nga ata që luftojnë me zë, por alternativa që kanë zgjedhur. Shumë nga ata që një vit më parë na thoshin «u lumtë i pamë të kalonin në ato parti për të cilat deri dje ndoshta jepnin mendime për t’i nxjerrë të jashtligjshme». Të nxirrit, bënë mirë apo keq është vështirë t’i gjykosh. Bindjet e njërit apo të tjetrit në kushtet e pluralizmit nuk mund të paragjyko... [pjesë e prerë]

NJOFTIM I ZËDHËNËSIT TË MINISTRISË SË MBROJTJES

Në kuadrin e punës për krijimin e masave të mirëbesimit e të sigurimit reciprok, të përcaktuara në dokumentet e KSBE-së sot shkoi për një vizitë pune për në Greqi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral-major Kostaq Karoli. Gjatë kësaj vizite, ai do të takohet në Korfuz me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Greke, gjeneral-armate, Joanie Verivagia, për të diskutuar në frymën e dokumenteve të KSBE-së, mbi probleme dypalëshe. Tiranë 3 prill 1992

Optimistë për të nesërmen

– U mblodh aktivi i PS të rrethit të Durrësit – Partia Socialiste hyri në zgjedhjet e 22 marsit për të fituar, duke patur besimin e plotë se kjo fitore ishte në të mirë të demokracisë, në të mirë të Shqipërisë dhe popullit tonë hallemadh. Megjithatë thamë humbja është reale. Në fakt, siç u tha në aktiv, kjo është diçka relative, sepse nuk përfaqëson në të vërtetë ndjenjat dhe mendimet e elektoratit. Fakti që në Durrës dolën 6 mijë fletë votimi të pavlefshme, fakti që në mjaft zona nuk kishte as përfaqësues të Partisë Socialiste e vëzhgues përpos faktëve të tjera të ndryshme, e vërteton këtë. Po në humbjen e saj ndikuan faktorë objektivë e subjektivë, të brendshëm e të jashtëm. Diskutantët theksuan se humbja duhet konsideruar më shumë si referendum popullor për shkëputjen nga komunizmi sesa në mosbesim për ta vënë Partinë Socialiste në drejtim të jetës së vendit. Propaganda e ish forcave opozitare lëshoi tërë bateritë duke goditur Partinë Socialiste, duke e identifikuar me PP, duke ia veshur asaj fajin për gjendjen e mjeruar e të shkatërruar të vendit, duke e paraqitur atë si forcë të izoluar e pa mbështetje etj. Gjithashtu disa lëshime tolerante që bëri Partia Socialiste për hir të interesave të popullit dhe të vendit, për hir të vetë demokracisë, i bënë të tjerët të përfitojnë. (Vijon në faqen 3)

NJË QEVERI E RE – NË NJË POZICION TË RI KOHOR

– E shkruar në prag të formimit të Qeverisë – Sot, do të mblidhet kuvendi i ri popullor, i dyti pluralist në Shqipëri e re demokratike. Opinioni shqiptar i kudondodhur është i interesuar për këtë eveniment të rëndësishëm. Parlamenti do të miratojë ligje e dekrete për të vënë në udhë më të mbarë Shqipërinë. Por ne të gjithë, jo aq nga kurioziteti por më shumë nga interesi kombëtar mbareqipëtar po presim që ky parlament të miratojë shpejt formimin e qeverisë së re që do të drejtojë vendin. Kjo qeveri do të jetë e pesta në harkun kohor të një periudhe të shkurtër sa dy vjeçare. Në fund të fundit tani edhe ne u mësuam me rregullat e një loje të re, atë të dorëheqjeve e ndërrimit të qeverive. Ne socialistët nuk do t’ia urojmë këtë qeverisë së re, dhe për këtë besoj se është i bindur populli, dhe qeveritarët që do të zgjidhen. Qeveria e re do të formohet nga Partia Demokratike, në cilësinë e saj të fituesit të zgjedhjeve e 22 marsit. Mbajtja e premtimeve e ndershmëria është obligimi më i madh që koha ia kërkon e ia ngarkon asaj. Përveç kësaj qeveria e re do të marrë përsipër natyrshëm por jo pa shqetësim e përgjegjësi barrën e rëndë të kapërcimit të vështirësive të mëdha me të cilat ballafaqohet ekonomia e bota e përditshme shqiptare. Ajo në qoftë se arrin të afirmojë veten si forcë që ka ardhur në pushtet jo për makiazhe por për të rikëmbur vendin do të bëjë një shërbim në radhë të parë Shqipërisë pastaj vetvetes. Të mos harrojmë se kjo kohë e re që kemi të gjithë duam të konturojmë me dinjitet është e mbushur me sfida. Cilët do të jenë qeveritarët e rinj? Njerëzit përdorin emra, hamendje. Opinioni është i interesuar që ata të jenë njerëz të ndershëm e të devotshëm, Le të jenë emra të rinj por përkushtimin kanë në ballë, PD-ja ka rastin të shpërblejë denjësisht verdiktin e popullit. Qeveria e re ka përpara një varg reformash ekonomike të cilat kanë të bëjnë me ushqimin e popullit, punësimin e të tjera. Mbi të gjitha privatizimin e ekonomisë. «Ju keni zgjidhur problemin e pronarit në bujqësi por jo në industri», tha përfaqësuesi i bankës botërore në takimin me kryetarin e PD-së, zotin Sali Berisha. Qeveritarët e rinj kur të zënë karriket e pushtetit kanë mbi supet e rënda të hallëve ekonomike. Çfarë alternative ekonomike do të zbatojë e shpallëse qeveria e re?. Rrugen e përshpejtuar të «terapise shok» drejt ekonomisë së tregut me kompetenca të kufizuara të shtetit, me çmime të liberalizuara deri në maksimum? Kjo do të jetë një provë jo e vogël për të. Megjithatë qeveria e re që do të formohet ka avantazhe jo të vogla. Së pari: ajo do të ketë përballë një forcë politike që nuk do ta pengojë, por edhe që do të jetë kritike dhe opozitë... (Vijon në faqen 3)

DEKLARATË E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Me anë të kësaj deklarate, të cilën po e komunikoj sot nëpërmjet Radios Televizionit dhe ATSH-së, si organе shtetërore të informacionit, dëshiroj të vë në dijeni opinionin publik ke vendit dhe gjithë popullin se vendosur të jap dorëheqjen nga funksioni i Presidentit të Republikës. Me anë të kësaj deklarate, të cilën po e komunikoj sot nëpërmjet Radios Televizionit dhe ATSH-së, si organe shtetërore të informacionit, dëshiroj të vë në dijeni opinionin publik të vendit dhe gjithë popullin se vendosur të jap dorëheqjen nga funksioni i Presidentit të Republikës. Kërkesën përkatëse do ta paraqes zyrtarisht me shkrim e publike. Kërkesën përkatëse do ta paraqes zyrtarisht me shkrim pranë Kuvendit të ri Popullor që nesër. Një vit më parë unë e pranova këtë detyrën e kryetarit të shtetit në emër të së mirës së atdheut, në emër të unitetit të popullit, në emër të progresit politik të vendit dhe të konsolidimit të demokracisë. Për ngritjen arsye e motive tani për të jap dorëheqjen, duke shprehur së pari bindjen se Popullor do t’ia besojë drejtimin e vendit një personaliteti që është në gjendje ta çojë Shqipërinë drejt paqes e do vullneti ... [pjesa e poshtme e zbehur dhe e palexueshme]

Shpallet Republika Autonome Ilirida e Shqiptarëve në Maqedoni

Radio-Kroacia njofton se u shpall Republika Autonome Ilirida e Shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Kuvendi për autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni me seli në Tetovë shpalli Republikën Autonome Ilirida. Në territorin e Republikës autonome I- (Vijon në faqen 4)

Partia Socialiste i ka forcat, aftësinë dhe piekurinë për t'u afirmuar në çdo moment si një nga forcat më të mëdha, më të organizuarat për të kontribuar me dinjitet në proceset demokratizuese të vendit.

Sa më parë...

Koha rrjedhi shpejt. Transformimet, ashtu siç i kemi përjetuar sot, sollën ndryshime të mëdha. Në këto procese koha shoshiti edhe karakteret, ndershmërinë dhe sinqeritetin e njerëzve. Dolën në pah ata që luftojnë me zemër, me bindje të plotë për alternativën parë na u thoshin «u lumtë i pamë të kalonin në atë të teksti ishte

Gëzuar festën e Bajramit!

Sot është festa e bajramit. Me këtë rast u urojmë gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar për shumë vjet festën. Viti i ardhshëm me më shumë bollëk!