Dje paradite në orën 10.00, filloi punimet sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Kuvendit Popullor.
Në kuvend merrrin pjesë 140 deputetë të pesë Partive Politike, Partisë Demokratike që përbën shumicën në parlament, të Partisë Socialiste, të Partisë Socialdemokrate të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut dhe të Partisë Republikane.
Gjithashtu ishin të ftuar kryeministri Vilson Ahmeti dhe anëtarë të Qeverisë, kryetarë të partive politike, personalitete të ekonomisë, shkencës, të artit etj. Ishin të pranishëm edhe titullarë e funksionarë të përfaqësive diplomatike të akredituar në Tiranë.
Kuvendin e hapi në emër të 10 deputetëve më të moshuar, deputeti i Partisë Demokratike, zoti Pjetër Arbnori.
Pastaj deputetët dhe gjithë të pranishmit të ngritur në këmbë kënduan Himnin Kombëtar.
Në vazhdim iu dha fjala deputetit Petrika Minga të PD i cili në emër të një grupi deputetësh të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste propozoi përbërjen e komisionit të Verifikimit të Mandateve dhe Imunitetit prej 5 anëtarësh, 3 të PD dhe 2 të PS.
Deputetët e miratuan njëzëri përbërjen e këtij komisioni.
Me kaq u mbyll seanca e parë. Kuvendi Popullor do t’i vazhdojë punimet ditën e hënë më 6 prill, ora 10.00.
(ATSH)
ME URTESI TË MADHE, POR EDHE ME GUXIM TË MADH
Socialistët shqiptarë dita-ditës, pas përfundimit të zgjedhjeve të 22 marsit, kanë përqafuar alternativën më cilësore që është etike për ta: shëndoshjen e gjithanshme të Partisë.
Ky është qëllimi i të gjithëve. Ky është shqetësimi i të gjithëve. Por si do të bëhet ky proces. Vetëm me deklarata, kuptohet së bëhet gjithçka. Vetëm me porosi që të mblidhen komitetet drejtuese të rretheve e të analizojnë shkaqet e humbjes së thellë dhe situatën e sotme në parti, përsëri nuk arrihet objektivi që kërkohet. As duke lajçuar vetëm organizatat e Partisë në bazë që në disa raste mbajnë ende në krye të tyre, ndonjë «disident» me fjalë dhe punisto-enverist me vepra. Atëherë si duhet bërë ky proces dhe si duhet udhëhequr ai? Shumë e vështirë përgjigja për secilin anëtar të Partisë qoftë ky anëtar i thjeshtë apo anëtar i udhëheqjes së saj. Gjykoi se pjesëmarrës në këtë proces duhet të jetë çdo anëtar partie dhe jo vetëm ata, por edhe simpatizantët e shumtë, kryesisht të rinj që e afirmuan veten gjatë punës për fushatën elektorale se kanë përqafuar me bindje shumë të thellë alternativën e socializmit demokratik, që duan me gjithë shpirt të punojnë, të krijojnë e të luftojnë me mjetet demokratike dhe vetëm me to e me kulturën e tyre për ta bërë këtë aspiratë realitet edhe në truallin e kombit shqiptar, ashtu siç është në Evropë. Një mision i tillë nuk është thjesht punë mbledhjesh, referendum, analizash sado të përkryera të bëhen ato. Në punën e Partisë çdo veprim që kryhet ka dobinë dhe domosdoshmërinë e vet, por koha kërkon të përgjigjem dhe të kryejmë ato punë që sjellin dobinë maksimale për Partinë, për të sotmen dhe të ardhmen e saj. I përkushtuari pas idealit socialist (që s’ka gjë të përbashkët me teorinë dhe praktikën e socializmit totalitar) përsëri mund të shtrojë pyetjen: Atëherë si duhet organizuar dhe udhëhequr konkretisht ky proces për ta shndërruar Partinë Socialiste realiste në një forcë politike, tek e cila të mbështesin interesat e tyre njerëzit e gjera të paprivilegjuara të popullit? Njerëzit duan të binden se PSSH-ja është një forcë politike që i takon idealisht të majtës evropiane. Në qoftëse vlerën e nderuar të luftës e të punës në pjesën dërrmuese të tyre janë bindur se është; të njohura janë teorikisht por disa praktikisht jo vetëm mendojnë si para pluralizmit, por veprojnë si në atë periudhë. Në analizat që bëhen e që do të bëhen në vijim, shihen po nuk ju dhe edhe kjo dukuri. Prej saj nuk ka distancim ajo duhet demaskuar. Njeriu që e bart atë duhet udhëzuar. Si ka mundësi që kryetari i organizatës-bazë të bëjë fajtor tërë organizatën se ajo nuk punon se ajo nuk ka iniciativa etj., dhe veten e tij ta quajë në rregull dhe korrekt me detyrimet që ka ai ndaj Partisë? Nëse delet i ha ujku atëherë në rruat çobani! Kështu thotë populli dhe fjala e tij duhet dëgjuar. Kush nuk e dëgjon fjalën e tij, në fund të fundit, e pëson. Anëtarët e simpatizantët e PSSH-së në vijimësi kanë bërë shumë propozime e sugjerime të dobishme. Kanë bërë jo pak edhe veprijete tepër dashamirëse. Për realizimin e tyre socialistët kanë vënë në dispozicion gjithçka: punën e tyre, mbështetjen totale, por disa janë plotësuar, disa jo. Disa janë zvarritur. Pa angazhimin maksimal të çdo anëtari dhe simpatizanti është e vështirë që Partia të prezantohet para elektoratit të vet e angazhuar në maksimum për mbrojtjen e interesave materiale e shpirtërore të njerëzve, nga të cilët ajo përbëhet. Pra, procesi i riformësimit total e të shpejtë të të gjitha potencialeve të mëdha që ka në gjirin e vet PSSH-ja, gjykoi se, duhet të kalojë edhe përmes një analize të tillë konkrete, që trim’i t’i thuhet të lumtë, punëtorit t’i thuhet - vazhdo, frikacakut t’i thuhet - më mirë të heqë dorë, dhe jam më mirë pa ty sesa me ty. Është e hidhtë përvoja e PSSH-së përsa i takon akumulimit të problemeve dhe mungesës së guximit për t’i paraqitur ato me transparencë. Është menduar dhe urtesi e në një kohë domosdoshmërie, gjetja e momentit kur duhen paraqitur problemet që kërkojnë zgjidhje. Është domosdoshmëri edhe vendi ku paraqiten, por është e gabuar teoria e fshjes së kokës si struci. Mungesa e guximit të largon nga fitorja. Momenti është sot dhe nuk është nesër të thuash, pse, se testimi në parti nuk ka mbaruar plotësisht. Dikush mund të kërkojë fakte. Sa të duash të ofron jeta, realiteti. Po deshe mos i shih në sy ato. Atëherë, kush raportoi se testimi mbaroi? Qendrat e përqindimit u mbyllën për një kohë relativisht të gjatë. Rrallëkund Rrallëkush punohet. Ku e bëjnë jetën e partisë punëtorët? Edhe «Zëri i Popullit» ndjen përgjegjësinë e tij në këtë fushë. Mund ta kishte informuar Partinë për situata të tilla, por euforia që vë në gjumë burra më të mëdhenj se ne dhe gazetarët? Sa më i lartë të jetë përkushtimi partiak aq më shumë dhimbje ndjen për të «goditur» vetveten. Veçse e mira e Partisë, interesi i saj dhe i alternativës që ajo mbron e dashka edhe këtë. Është domosdoshmëri të bëhet. Sentimentalizmi është po aq i rrezikshëm sa fanatizmi politik. Asnjëri prej tyre nuk i duhen Partisë Socialiste. Të keqiat dhe dëmët e tyre i kemi provuar njëherë. U thanë me forcë që në Kongresin themelues të Partisë sonë. Rishfaqja e tyre është me pasoja se nga njëra anë i çel shteg inaktivitetit dhe nga ana tjetër sektarizmit. Shëndoshja e partisë kërkon që ky proces të kryhet pa shkarje as në njërën prej këtyre ekstremeve. Edhe këtu lipset maturi dhe urtësi, por që të hidhet në veprim duhet të guxosh. Të gjitha këto procese ta bëjmë së toku me mendësi të socialistit të vërtetë, me praktikat dhe rrugët e socialit të bindur.
realisht e tyre njerëzore shtresat e gjera të paprivilegjuara të popullit? Njërezit duan të binden se PSSH-ja është një forcë politikë që i takon idealisht të majtës evropiane. Në qoftëse veteranët të tyre janë bindur se PSSH-ja nderon dhe çmon lart privacionet e tyre për çlirimin e vendit dhe për realizimin e atyre transformimeve të pakundërshtueshme nga askush në planin ekonomik e social, nuk mund të themi se është bindur rinia masivisht, gjersa në takimet gjatë fushatës elektorale të kandidatëve me zgjedhësit prezenca e saj linte për të dëshiruar. Pra, si do ta bindim rininë, si ngjet e në fshat? Forumi i eurosocialistëve është një shkëndijë e të ardhmes. I takon të punojë dhe të punojë shumë për të shumëfishuar vetveten dhe për të rinuar në kuptimin më të gjerë të fjalës partinë. Jo, jo vetëm organizatat e PSSH-së, por edhe forumet udhëheqëse të saj. Edhe ky është një proces më vete sa shpërqendrueshëm aq edhe delikat, që kërkon maturi të madhe, por edhe guxim të madh. Kush mendon se me karri-kën partiake apo atë shtetërore që të jep Partia përmes parlamentit apo nesër pas zgjedhjeve lokale përmes këshillit, do të thotë se gabon rëndë dhe ka atavizma të kultit të burokracisë së shtetit monist. Vetë pluralizmi rrëzon gjithçka nga mendësia e praktikave e partisë-shtet e të shtetit të diktaturës së proletariatit. Kur përseriten në propagandë këto ide, ndonjëri i quan «gjërat të njohura».
Tablo të pikturës shqiptare në Paris
Këto ditë në një nga sallat e ekspozitave të Kullës Eiffel, në qendër të Parisit, u përurua ekspozita figurative «Pamje të Evropës», mbi një vështrim mbi 30 kryeqytete të Evropës si dhe pjesëmarrjen e 50 artistëve evropianë.
Merrnin pjesë personalitete të ndryshme, të vendit, funksionarë të lartë, diplomatë, historianë, gazetare etj. Merrte pjesë gjithashtu edhe i ngarkuari me punë a.i. ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Paris, z. Luan Rama.
Në fillim të kësaj ekspozite të pasur me tablo të ndryshme e vepra skulpturale, është vendosur tabloja e piktorit të shquar klasik francez Gustáv Moro «Zgjimi i Evropës», si dhe imazhe të tjera që tregojnë evolucionin historik e gjeografik të Evropës, shkrime që nga koha e Herodotit e deri tek letrat e P. Valeri.
Ekspozita hapej me dy tablo të piktorit shqiptar Bujar Luca.
Ideja e shprehë origjinale të identitetit evropian është jo vetëm në qendër të kësaj ekspozite por edhe të mjaft nga debatet e personaliteteve të fushave të ndryshme të jetës së sotme.
Tablo të pikturës shqiptare në Paris
Demokracia në prizmin real: Kohë e distancimit nga indoktrinimi komunist
Shkrimtari ynë i shquar, Ismail Kadare, në librin e tij «Nga njëri djhejor te tjetri» në mes të tjerave, në substancë thotë se epokën që kemi glorifikuar deri tani, në një mënyrë a tjetër, përgjegjësi kanë të gjithë dhe se ndarja nga kjo e keqe është meritë kontribut për të gjithë. Parë me këtë sy, periudhën në të cilën jetojmë do ta konsideroja si kohë e distancimit nga indoktrinimi komunist. Sa më shpejt, me mencuri, me ndershmëri, me vendosmëri dhe, pa deklarata të bujshme për varrosje apo çrrënjosje të komunizmit, të realizohet kjo, për mendimin tim, aq më e afërt është e do të jetë fitorja e demokracisë së vërtetë. Themi demokracia e vërtetë, pasi nuk mund ta konfondojmë kurrësesi fitorja e saj me një fitore elektorale siç ishte ajo e PD-së më 22 Mars, fitore, e cila përsëri e më e ndjerë po konceptohet nga forcat demokratike si një referendum për t’u ndarë nga komunizmi.
Kemi qenë të indoktrinuar në kulm. Që në orën e parë të mëngjësit, kur Radio-Tirana çelte emisionet e saja e deri në orën njëzetëkatër kur i mbyllte ato në atë kohë, në çdo lajm, në çdo kronikë futej klisheja «Partia dhe shoku Enver». Kështu edhe Televizioni, gazetat me binjakërinë e tyre të pashoqe. Në libraritë, bibliotekat shtetërore e vetjake ne akullon të parë veprat e Enver Hoxhës. Vitin e fundit, për të krijuar imazhin o një qarkullimi të vërtetë të librave që «prodhonte» Instituti i Studimeve m-1, veprat zunë t’u shpërndahen dhurata punonjësve të dalluar, të cilët i kthenin librat kapakësh e përsëri nëpër librarite. Në bankat e shkollës ishte ulur këmbëkryq m-l në teori e praktike. Dhe, sikur të mos mjaftonin këto, një sistem i tërë formash të edukimit të detyruarara (provove të mungoje apo të shkoje pa fletore të plan-konspektit) rrinte t’i mbushte mendjen popullit shqiptar «për të zhvilluar» në kushtet konkrete të Shqipërisë «m-l». Mision të lartë i kishte caktuar E. Hoxha popullit të vet. Markuar dhe me një perspektivë të
ndryshe, të vendit, funksionës të lartë, diplomatë, historianë, gazetare etj. Merrte pjesë gjithashtu ... e kaluares komuniste, real është bërë në të shumtën e rasteve, jo nga motive të shëndosha, të ndershme e të sinqerta dhe të frymëzuara nga dëshira e përkushtimi për të shërbyer «zanës» demokraci, por, ashtu si dje, në kohën e monizmit, kur tesera e komunistit mbulonte e mistifikonte figurën e vërtetë të atyre që kishin hyrë në PPSH për përfitime. Në mjaft raste kjo është bërë për të patur të sigurtë e të garantuar vendin e punës, për t’iu larguar përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për gjendjen e vendit, për të ndjetur i qetë dhe veçuar nga «llozha» zhvillimin e ngjarjeve. Kjo është shprehje e qëndrimit mikroborgjez të këtyre njerëzve, e paaftësisë së tyre, por edhe pasigurisë për t’iu bërë ballë presioneve të rrugës e prirjeve revanshiste e hakmarrëse. Ndoshta, lexuesi mund të më gjykojë se ku e mbështet «akuzën» time. Vëreni «distancuar», nga PS. Pa dashur të bëj një vlerësim aprioristik, shumica, pothuajse, janë nga administrata shtetërore, nga ish - punonjësit e Komiteteve të Partisë-së së Punës, drejtues të ndërmarrjeve e institucioneve të cilit pasi i garantuan vendet e punës në kohën e ndërmjetme një ditë prej ditësh, u gdhijnë të distancuar nga PPSH dhe «dashuruar», me partitë ish opozitare. Këtyre njerëzve do t’u dëshiroja që ‘tu bëj nië testim a konkures tepër të thjeshtë për të treguar qoftë edhe një, dy a tre prej dallimeve më esenciale të programeve të partive. Ju betohem, se do të dilnin të humbur, ashtu si dhe vetë ndonjerë lider i këtyre partive, i cili deklaron se «po nuk e shava PS nuk më beson kush se jam opozitar».
Duke e konceptuar se kalimi nga një parti tek tjetra të je pasmenin «të distancuar», edhe nga indoktrinimi intensiv komunist, kjo kategori njerëzish, që për fat të keq, nuk janë të pakët në Shqipëri, i bëjnë një dëm të madh vetë demokracisë së vendit që duam të ndërtojmë. Pra, aderimi në një parti, përqafimi i alternativave që ke zgjedhur nuk ...
Zbulime befasuese dhe të mahnitshme në vendet biblike
E para e serisë së programeve fantastike me leksione të ilustruara nga DAVID CURRIE
folës ndërkombëtar nga Zelanda e Re në bashkëpunim me ADRA-n
Hyrja e lirë
PROGRAM I MREKULLUESHËM FAMILJAR
Në Pallatin e Kongreseve
6 Prill, ora 18.00.
Një program fantastik me ngjyra që do të shfaqet në tri ekrane njëkohësisht.
Kjo seri e kompjuterizuar programesh mbulon shkencat e arkeologjisë, astronomisë, mrekullitë e natyrës dhe gjithashtu shpalos fuqinë dhe vërtetësinë e Shkrimeve të Shenjta.
Ju duhet të vini të shihni personalisht me përvojën e z. DAVID CURRIE i cili ka qenë në mbi 80 vende. Pesë programet e para do të shfaqen në Pallatin e Kongreseve dhe pastaj në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Ju ftojmë në të gjitha programet sepse në këtë mënyrë do të jetoni një përvojë të jashtëzakonshme. Shkëlqimi është i jashtëzakonshëm. Mos mungoni pra!