NË S'MBAJMË PËRGJEGJËSI PËR HUMBJEN E PS POR PËR TË ARDHMEN E SAJ
— Intervistë e sh. Ilir Metaj, kryetari i FRES të Tiranës dhënë redaktorit tonë —
Përse e vendosët kandidaturën për Partinë Socialiste?
— Në fakt nuk e vendosa unë për intelektualët socialistë të Skraparit e sidomos të qytetit të Poliçanit. Dhe mua s'më mbetet gjë tjetër veçse ta konfirmoja. Natyrisht pranova të përfaqësojë PS për programin e saj bashkëkohor dhe në interes të shumicës për ata mijëra njerëz të ndershëm që janë në radhët e saj. Besoj se gjithmonë do të përfaqësoj atë çfarë PS-ja ka me të vërtetë socialiste.
Dhe përkufishte në Skrapar
Këtë pyetje ma bëjnë shpesh ata që nuk më njohin mirë. Unë jam nga Skrapari dhe e kam për nder të përfaqësoj atë popull dinjitoz dhe demokrat.
Disa e akuzojnë Skraparin si rreth konservator, madje arrijnë sa ta kërcejnë ta rrethojnë me tela me gjemba.
Kush paragjykon Skraparin paragjykon një pjesë të historisë së vendit të tij, ndërsa ata që kërcejnë atë nuk e njohin historinë. Skraparlinjtë kur e kanë kërkuar momentin i kanë dalë zot vendit e jo më vetes. Megjithatë Skrapari votoi jo pak edhe për ish opozitën duke bërë një ndryshim të logjikshëm dhe të besueshëm në raport me zgjedhjet e mëparshme. Ndoshta «faji», i tij është se nuk «fluturoi» nga një ekstrem në tjetrin si ndonjë rreth tjetër.
A mund të fitojë ish opozita në Skrapar.
Përderisa rezultati ishte i ngushtë tregon se kishte mundësi të fitonte. Në regjimin e kaluar Skrapari ka qenë krahinë më e disfavorizuar nga pikpamja ekonomike. Po kështu abuzimi i pushteteve me patriotizmin e tij ka qenë i neveritshëm. Opozita mund të kishte hyrë shumë lehtësisht në Skrapar në qoftë se do të ishte treguar më e përmbajtur në qëndrimin ndaj historisë. Pasi skraparlinjtë janë shumë të ndjeshëm të lidhjen me historinë.
A mendoni se PS-ja mund të humbiste në zgjedhje.
PS-ja mund të humbiste natyrisht që ishte e kuptueshme për vetë situatën politike, ekonomike dhe psikologjike në vend. Ky rezultat ishte më shumë një zgjedhje psikologjike që njerëzit të çliroheshin nga streset e të provuarit një herë të ish opozitës. Po kështu të hysh në fushatë elektorale në këtë kushte dhe përshpejtuese ekonomike pa premtuar asgjë konkrete siç bëri PS-ja kur ish opozita premtoi konkretisht shumë gjëra ishte pothuajse e pamundur të fitoje. Megjithatë kuota 25 përqind është e pajustifikueshme dhe vë përballë përgjegjësisë drejtuesit e PS-së në qendër dhe në bazë. Kush mendon se ky është raporti real i elektoratit gjën vetën. Shpejt premtimet do ballafaqohen me realitetet e vështira dhe njerëzit do të fillojnë të «kthehen» në tokë për të gjykuar më realisht për forcat politike.
Cili është qëndrimi i FRES-së në kushtet e reja të alternativës socialiste pas zgjedhjeve?
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për humbjen e PS-së por për të ardhmen e saj. Për ne Partia Socialiste fillon sot në kushtet e reja të krijuara. Sot duket kush është socialist i vërtetë që ka hyrë në PS dhe në FRES-së për bindje dhe kush është kamaleon, frikacak apo karrierist. Në këtë kuptim humbja na ndihmon procesin e kristalizimit dhe kompaktësimit të alternativës sonë. Forumi u krijua në një situatë të ndezur politike dhe natyrshëm u ankuza në këtë fushatë në mbështetje të PS-së. Tani ka ardhur koha që forumi të merret më shumë me veten të organizohet e konsolidohet më tej.
Tashmë Kuvendi ka filluar punimet. Ç'mbresa keni nga fillimi i tij?
Nëse punimet e Kuvendit i hapi një i persekutuar i diktaturës, zoti Pjetër Arbnori falëegjësisht transmetimin e kronikës televizive për punimet e Kuvendit e hapi i përndjekuri i diktaturës, korrespondenti personal i Enver Hoxhës zoti Alfons Gurashi, i cili s'e ka harruar zanatin e vjetër të disinformimit të opinionit publik. Megjithatë populli është i ndërgjegjshëm për pozicionin e rëndomtë politik që ka marrë RTV-ja e «depolitizuar».
Si deputet më i ri i Kuvendit Popullor çfarë ndjeni?
Ndjej një përgjegjësi shumë të madhe pasi jam deputeti i zonës ndoshta më të vështirë, ndaj distancohëm nga vëllazër e pakëputshme të Kuvendit Popullor për ta afruar miratimin e presidentit dhe të Qeverisë në mënyrë që të zhbllokohet paraliza shtetërore, juridike ekonomike që ka mbërthyer prej kohësh vendin. Vetëm kështu mund të fillojmë të marrim zgjidhje problemet që ka i gjithë vendi e padyshim edhe zona ime. Dhe së fundi;
Dua të falënderoj atë pjesë të elektoratit që votoi për mua si dhe të përshëndes pjesën tjetër që votoi për ish opozitën.
… historisë. Pasi shqiptarinitë janë shumë të ndjeshëm në në zgjedhje.
Që PS-ja mund të humbiste natyrisht që është vend. Ky rezultat ishte më shumë një zgjidhje psikologjike që njerëzit të çliroheshin nga …
Ç’MBETET TË THUHET PËR PRESIDENTIN?
— Në diskutimin e tij, zoti Spahia midis të tjerash, tha:
Pjetër Arbnori është një nga figurat më të shquara të lëvizjes demokratike shqiptare. Regjimi komunist kishte ndërmend të mos e linte të dilte gjallë nga burgu, sepse e quante një ndër figurat më të rrezikshme për monizmin në Shqipëri. Në legjislaturën e kaluar ai është shfaqur si një burrë me karakter integral, me një mprehtësi të jashtëzakonshme...
Tomor Malasi është një intelektual i shquar..., një luftëtar i paepur për triumfin e paqes e të demokracisë,... me karakter të papërkulur, që i zgjidh punët me maturi, zgjuarsi dhe këmbëngulje...
Për Sh. Shaqir Vukaj nuk thuhet gjë për të cituar
Tani pyetshim: ç’mbetet të thuhet për presidentin?
(Citatet janë nxjerrë nga kronika e ATSH-së).
Shtohen radhët e Partisë Socialiste
— POGRADEC —
Forumi eurosocialist i rrethit Pogradec ka qenë dhe është i pranishëm në zhvillimet demokratike në Shqipëri.
Ai i respekton këto zhvillime pavarësisht se kush kërkon autorësinë e tyre. Për të qenë sa më praktikë në kontributin e tij ndaj këtyre proceseve ai është pozicionuar përkrah forcës më aktive, (Partisë socialiste). Ai duke parë e programi i saj shpreh dhe përputhet me programin dhe idealin e rinisë eurosocialiste, jo vetëm që e respekton por njëkohësisht është përpjekur dhe do të përpiqet më së shumti për të forcuar radhët e rinisë eurosocialiste dhe radhët e Partisë Socialiste me elementë të rinj. Duke u nisur nga kjo forum ynë do të kontribuojë konkretisht në forcimin e Partisë Socialiste në rreth. Faktet tregojnë se rinia eurosocialiste në rreth po forcohet dhe po kristalizohet dita ditës. Tek të rinjtë tanë bindjet socialiste ja në bërë dominuese. Kjo ka bërë që Rreth 30 të tjerë do të pranohen së shpejti. Forumi eurosocialist i rrethit tonë do të formojë organizatat e veta në fshat të pavarura nga organizatat ekzistuese të Partisë Socialiste. Bashkëpunimi i këtij të dyjave riniparti do të forcojë akoma më tepër Partinë Socialiste në rreth. AUREL DUKA kryetar i forumit eurosocialist të rrethit, Pogradec
Kush u zgjodh në Kryesinë e Kuvendit Popullor?
Që demokracia të vërtetë të konsolidohet e të përparojë, kërkohet që në krye të vendit, në krye të organeve shtetërore të zgjidhen njerëz të ndershëm, të aftë e të përkushtuar, atdhetarë të vërtetë.
Koha e paszgjedhjeve të 22 marsit, krahas shumë problemeve të shtruara për zgjidhje mbart në vetvete edhe një mijë pyetjesh, të cilat më shumë se sa të kërshërisë shprehin një dëshirë. Shprehin vullnetin e mirë për të parë në krye të vendit e të punëve të shumta që kemi përpara njerëzit më të aftë, më të ndershmit, të përkushtuarit. Dhe kjo ka arsyet e veta. Të gjithë ne jemi dëshmitarë të pasojave shumë të rënda që na shkaktoi mediokriteti i ngjitur deri në majat e piramidës së partisë — shtet. Ende e kemi të freskët mënyrën se si u bënë funksionarë të lartë njerëz të paaftë për të cilët Shqipëria nuk qe më e madhe se oborri i shtëpisë së tyre. Dhe pasojat dihen. Nuk ka nevojë për asnjë lloj koment. Po sot në kohën e demokracisë? Cilët njerëz po zgjidhen për të na udhëhequr? A janë ata në gjendje të nxjerrin nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhemi? Janë pyetje, përgjigjen e të cilave kushdo e merr me mend, boll të mësojë emrin e atij që zgjidhet. Një ndër pyetjet e para që bëjnë njerëzit jo vetëm në ditët e para të mbledhjes së Parlamentit, por edhe më parë ishte edhe ajo se kush do të zgjidhej në krye të Kuvendit Popullor? Kush do të zgjidhej në vend të Kastriot Islamit, Aleksandër Meksit e Lush Për-palit? Përgjigjen e dha vetë Parlamenti i ri, ku në sajë të mekanizmit të votës u zgjodhën Pjetër Arbnori kryetar dhe Tomorr Malasi e Shaqir Vukaj nënkryetarë. Janë tri emra jo të panjohur për opinionin publik. Kanë qenë deputetë edhe gjatë Parlamentit të kaluar. Pjetër Arbnori, 62 vjeçar i shquar në veprimtarinë e vet antikomuniste zgjidhet kryetar. Sipas «RD-së» së djeshme, veprimtarinë e vet antikomuniste ai e ka nisur që në bankat e shkollës së mesme. Zoti Arbnori pasi kreu studimet e larta për Letërsi-Filologji, në pranverën e vitit 1961 u arrestua sepse gjyqë sipas «RD-së», së bashku me shokë të tjerë krijoi një organizatë socialdemokrate. U dënua me vdekje, masë e cila iu kthye në 25 vjet burg. Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit u ridënua edhe 10 vjet të tjera, duke bërë kështu gjithsej 29 vjet burg, për të dalë që andej në kohën kur filluan të fryjnë erërat e demokracisë pluraliste. Në dënimin e tij, kuptohet, janë brenda edhe praktikat e mendësitë e monizmit, të Partisë - shtet. Ka qenë gjithashtu Kryetar i degës së PD-së për rrethin e Shkodrës që me krijimin e saj. Tomorr Malasi, ish - kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist të rrethit të Tiranës që me krijimin e Qeverisë së Stabilitetit e deri në prag të zgjedhjeve, zgjidhet nënkryetar i Parlamentit shqiptar. Është në moshën 61-vjeçare, me profesion inxhinier - mekanik. «RD-ja» e prezanton si një njeri me horizont të gjerë tekniko - kulturor dhe shumë të ndershëm, të persekutuar në kohën e diktaturës sepse pasi mbaroi Universitetin ka punuar në minierën e Gjegjanit, në Kombinatin metalurgjik, në NM Miniera si inxhinier. Edhe në legjislaturën e kaluar të Kuvendit Popullor ka qenë deputet i PD-së ku ka dhënë një kontribut të ndjeshëm për konsolidimin e demokracisë dhe për zgjidhjen e halleve të shumta të banorëve të zonës që përfaqësonte dhe të mbarë qytetit të Tiranës ku ka qenë kryetar. Pas emërimit të tij në krye të Komitetit Ekzekutiv pluralist, Tirana u bë më e pastër, më e stabilizuar në furnizimin e popullit etj. Shaqir Vukaj është nënkryetari tjetër i Kuvendit Popullor i propozuar nga Partia Socialiste, me profesion inxhinier kimist. Nuk prezantohet si i persekutuar nga diktatura ndonëse ka punuar edhe në Kurbnesh të Mirditës. Ka punuar për një kohë të gjatë në degë të industrisë ushqimore dhe ka qenë në përfaqësisë tona jashtë vendit. Që nga prilli i vitit të kaluar ka qenë i zgjedhur kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të rrethit të Shkodrës. Ka qenë deputet i rrethit të Shkodrës edhe gjatë legjislaturës së kaluar. Kryesia e Kuvendit Popullor u zgjodh. Ajo ka filluar nga puna. u zgjodh. Ajo ka filluar nga puna. Ndonëse në përbërje të saj nuk ka asnjë jurist apo politikan të mirfilltë, le të shpresojmë se do ta kapërcejë shpejt amatorizmin në këtë detyrë jo të lehtë. I urojmë Kryesisë së re suksese në punë, për të drejtuar Parlamentin shqiptar me kompetencë e kulturë demokratike me qëllim që ai të mos kthehet në një sallë oratorie të pavlerë, por të miratojë ligje demokratike në të mirë të popullit të Shqipërisë. Të tjera pyetje presin përgjigje. Cili do të jetë Kryetari i Shtetit? Kush do të jetë Kryeministri. I ri, ai që do të drejtojë reformën ekonomike dhe të vërë vendin në daljen nga kriza ku jemi zhytur? Cilët do të jenë ministrat e rinj? Le të presim vendimet e Parlamentit. E rëndësishme është që Shqipëria dhe demokracia kanë nevojë për njerëz të ndershëm, për njerëz të aftë e pa pasione të sëmuara. Populli ka nevojë për ata shqiptarë të vërtetë që të dinë të flasin me të shqiptarish për të mirën e përbashkët. Dhe të tillë, ka boll të mos mungojë dëshira për të zgjedhur më të mirin. LUAN M. RAMA
Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes
Me vendim Nr. 21, ç' është 6 prill 1992 Komiteti Ekzekutiv Pluralist i rrethit të Durrësit, miratoi propozimin e Komandës së Bazës Ushtarake Detare të Durrësit dhe, mbështetur në dekretin e Kuvendit Popullor Nr. 4199. datë 9.1.1988 shpalli oficerin e Bazës Ushtarake Detare, kapiteni lejt nant i parë Hail Veli Latifi, Dëshmor, i At'dheut, me këtë motivacion:
«I karakterizuar gjithmonë nga përkushtimi në punë, i dalluar për ndërgjegje të lartë në kryerjen e detyrës, me ndjenjën e dashurisë për Atdheun e demokracinë, ra, pasi u godit për vdekje nga një dorë kriminale, ndërsa ishte nisur për në repart, në një kohë që Komanda i kishte dhënë leje për t'i qëndruar pranë fëmijës së sëmurë».
TREGONI PËR PRESIDENTIN REFORMATOR ATATURKU...
Opinioni i juaj: A duhet të përgjigjen para ligjit ata që bënë shpërdorime në kohën e vendosjes së demokracisë pluraliste?
Para disa kohësh kam publikuar përmes shtypit, në një shkrim kushtuar atyre njerëzve me «socialistë» siç i quanim dje, të cilët i prodhoi me shumicë shoqëria jonë «socialiste» si funksionarë (të lartë të mesëm e «ulët») partiakë e shtetërorë, mercelogë, shitës e banakierë, diplomatë, mësues, fatorino etj, një fakt tepër dëshmues nga jeta e presidentit reformator turk Ataturku.
I paskëshin thënë me shqetësim se një oficer i lartë i shtatmadhorisë që merrrej me intendencën po përdorte një shtëpi të madhe, jashtë mundësive të tij. - Ta gëzojë! - kish thënë presidenti si t'i jepnin një lajm të zakonshëm. Pas disa kohësh ia ribënë të njohur shqetësimin bashkëpunëtorët. - Ta gëzojë! - tha sërish presidenti, dukshatur «Veç me njoftoni, kur ta marbojë! «Dhe vajti Ataturku një ditë për vizitë në shtëpinë e re të porsangritur të oficerit të intendencës. Me vete mori ekonomistë dhe specialistë të ndërtimit. - Ta gëzosh shtëpinë e re! - uroi presidenti të zotin e shtëpisë. - Si shuh-të madh e paske bërë! - shtoi presidenti. Oficeri i intendencës pohoi me kokë. - Edhe të kushtueshme, me sa shoh, vazhdoi Ataturku. Më pas, mes aficerit dhe presidentit reformator vazhdoi një dialog tepër i vështirë, një «hetuesi» e thjeshtë, praktike dhe faqe botës.
-Sa vjet ke në punë? - Sa arrin kursesh brenda një muaji? - A ke ndonjë trashëgimi nga prindërit tuaj apo të gruas?
Oficerit të intendencës çdo pyetje dukej si një tërmet, që ia shkundte disha ballë shtjepinë, pasi ai s'e kishte menduar më parë daljen, kur i kishte hyrë asaj pune. Dhe, kur sosën pyetjet dhe u volën përgjigjet, presidenti reformator tha mënyrë të prerë fjalët profetike,
(Vijon në faqen 3)
SEANCA FILLOI... PUSHIM!
Refleksione parlamentare
A ka sot parlament? Jo. Si kështu, me këtë gjendje që ka Shqipëria? Ishte e diel a kaloi. Bashkëkryetarët me të cilin bisedonim, megjithëse është nga ata që ka propaganduar para zgjedhjeve që të bëjë opozita, nga ky fakt, nga fillimi e ngadalshme të punimeve të parlamentit reagoj më në një «respontim». Po të ishte për ne, që jemi jashtë Shqipërisë, që e dimë se sa punë i duhet këtij vendi e gjithë popullit për të arritur në Evropë, jo vetëm të dielën, jo vetëm mbahen, por edhe natën, kishim me …
… për probleme që presin e për humor. A thua se të gjithë punët ky parlament i ka kryer, të gjitha punët i ka vënë në vijë përveç asaj të simboleve. S'na u hod kjo ndjenjë spektakolare. Dhe, pikërisht atëherë kur nuk merret vesh se ç'tha e ç'ju bëj jepet pushim. Pushim për gjysëm ore e shkoni një orë, për dy orë. Merrit e tjera. Disa herë edhe. Merrit e tjera punimet anulohen, shtyhen për pasdite, për nesër… Ndodhë, shum me prot deputetëve e kanë marrë portofolët qeveritarë. Ndodhë. Ndodhë janë të papërgatitur. Ndodhë kësaj radhe janë zgjedhur … Ndodhë fajin e ka krye…
bosh, sepse s'ke kujt t'i vërsulesh tani. Ose faj është i grupit parlamentar të Partisë Socialiste që është pakicë, që nuk e sulmon dot se tani është në opozitë. Ose kanë frikë parlamentarët nga transparenca. Televizioni disa seanca po e sheh atë arsyeshme të mos i transmetojë as në orët e vona.
Ka shumë mundësi që ky parlament t'i marrë me radhë dhe një herë të gjitha ato ligje që janë miratuar nga parlamenti i mëparshëm (Për disa muaj). E pastaj do të themi «Ku është», të përgatisë parlamentin «…»? Një deputet bëri thirrje që të mos bëhen krahasime me parlamentin e mëparshëm se nuk është vendi. E drejtë. Megjithatë, telespektuesit e këtij vendi, e ndjek parlamentin punimet e tij, duan t'duan ata, krenohims i bën. Bile, qysh tani ka filluar të tund kokën.
MEHMETI KOLA
U nis për në Greqi Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano
U nis për në Greqi, kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, i cili do të marrë pjesë në konferencën me temë: «Evropa dhe Mesdheu në situaten e re botërore», që organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë në kooperim me Fondacionin e Forumit, (me qendër në Zvicër).
Në këtë Konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive të vendeve të Mesdheut dhe të disa organizmave evropiane, si dhe personalitete nga këto vende.
Konferenca do të trajtojë problemet që raporti midis tregtisë me mallrat dhe vendeve të Mesdheut, problemet të sigurimit në … mun mesdhetar dhe mundësitë e një kooperimi global.
relativisht të lartë. Ligji i cituar në televizion ishte për kohën kur ekonomia ishte e tërë në dorë të shtetit. Privat tani, paguan ç'detyrohet atij, një me një. Kërkesa falas prej të kopjeve të gazetave apo të librave, është një variant sekuestimi fare i pa logjikshëm. Siç është e palogjikshme mbajtja mbyllur prej kohësh e bibliotekave të lagjeve në Tiranë. Se paku atje.
Nuk e dimë se si vonon Radio Tirana, po në Shkodër është dosur një rregull i prerë. Po kërkove një, këngë të ta transmetojë Radio Shkodra - duhet të derdhësh në arkën e saj shumën jashtëzakonshme «modeste» prej 50 lekësh (!!!). Pra i ndërruar ashik shkodran i këngës, me 40 këngë në vend që t'i porositësh më mirë bli një magnetofon, një kasetofon 2000 lekësh e moj … afro më programit me muzikë - … kërkesave.
Të respektuarit diletantë të ekonomisë së tregut! A jeni kujtuar t'i postoni ndonjë përqindje nga 50 lekësha që i merrni «falas» që ende s'e kanë blerë magnetofonin, poetët, kompozitorët apo fundja këngëtarit nga djersa e të cilëve, mban programin tuaj?