Zotërinj parlamentarë, kujdes! Jeni një parlament i veçantë. Do të zgjidhni punë e detyra të rëndësisë së veçantë, në situata të veçanta, si rrallë parlament tjetër në Evropë.
E bëjnë të tillë milionin tuaj kushtet e hallet e veçanta, problemet dhe situatat e veçanta të Shqipërisë.
Çmojeni e vlerësojeni me urtësi e burrëri këtë të veçantë që i takoi misionit tuaj historik!
Në vende të tjera, sidomos në botën e zhvilluar, është e zakonshme për homologët tuaj të harxhojnë ditë e javë të tëra me lumturi diskutimesh e replikash edhe për dialektet e gjuhës, edhe për masën e subvencioneve e të taksave, edhe për çështjet e interceptimit të Kozmosit. Atje fati i zgjedhjes ose jo të një Presidenti varet edhe nga qëndrimi që mban ai gjatë fushatës elektorale ndaj abortit. Atje Qeveritë mund të bien të ngrihen edhe nga rritja 3 ose 5 për qind e çmimit të mishit!
Kurse juve u duhet të ngrini nga e para që nga Ligji Themelor i Shtetit e gjer te vetë Juridik, që nga ndarja reale e tre pushteteve e gjer të funksionimi real e konsolidimi i tyre; që nga hartimi e miratimi i legjislacionit bashkëkohor e gjer te veprimi i ligjit; që nga çrrënjosja e një sistemi të dështuar gjer te ngritja e funksionimi i një sistemi të ri, i një shoqërie të re. Amvisat dhe ata që nesër do të bëhen ministra, fshatarët para tokës dhe bujqit e burgosur e ndërgjegjes para krahëve të thyer të shoqërisë e të shtetit; të papunët dhe të pashpresët; hajdutët dhe kriminelët; fëmijët e kopshtove dhe akademikët; financat bosh dhe çmimet rrëngë-thëse, spekulantët e biznësit të ndryrë dhe të shko- arit para rrëmujës së tregut; demokratët dhe armi- stët; të përndjekurit; drurët ndanë rrugës dhe oxha- kët e heshtur të fabrikave, të gjithë presin prej jush. I drejtë apo i padrejtë i merituar apo i pamerituar ky mal hallesh e shpresash te ju, – ky është realiteti shqiptar, kjo është e veçanta juaj.
Juve s’u lejohet të lodheni! Juve s’u lejohet të stërzgjatën, Juve s’u lejohet të mos jeni mendjekthjellët, tepër racionalë! Ky ishte fati juaj, kjo është e veçanta juaj! Qëndroni besnikë asaj; Sepse çdo e veçantë ka «të veçantën» e saj me pasojat të pailogaritsme:
Po s’u kuptua drejtë po s’u veprua, po u nëpërkëmb e veçanta kthehet në të kundërtën e vetë bëhet e përgjithshme.
Bëhet e tillë në se edhe për një rregull procedural do të shpërthejë oratoria. Në se propozimi për shtesën ose heqjen e një fjale nga një nen a paragraf, u hap dyert replikave e kundërreplikave, citimeve, sqimave, prishqefjeve e ndreqeqejfeve.
Mos e lini të veçantën të nëpërkëmbet! Në një rast të veçantë edhe e shkruara, edhe e votuara më parë mund të shkelet: edhe diçka mund të kapërcehet. Por në se kjo bëhet rregull, në se për të vendosur parti-parti, atëherë e veçanta bëhet e përgjithshme, e jashtëzakonshme bëhet e zakonshme, e paligjshme ligjshme!
Një republikë Parlamentare, si kjo që duam të ndërtojmë, doemos, s’ka ç’i duhet një President thjesht ceremonial, prestigj e përçikjëlsh, kukull. I duhen dhënë më tepër të drejta, më tepër kompetenca. Sidomos kjo për kushtet tona të veçanta, për hallet tona të veçanta për psikologjinë tonë të veçantë.
Por kujdes, tepër kujdes nga e veçanta e rasteve të «veçanta».
Sepse në Shqipërinë aktuale e përgjithshme është se gjithçka është e mprehtësi e veçantë, e gjendjes së jashtëzakonshme! Mjaft të lëkundet nordi, mjaft të humbi sensi, i cili të ne është në fije të perit, dhe çdo e zakonshme, mund të paraqitet e të kthehet në të jashtëzakonshme.
Po u tepruan të veçantët, po kaluan nga dora në dorë, nga kompetenca në inkompetencë, nga instanca në instancë, atëherë mund të ndodhi kjo gjë:
Edhe Qeveria mund të bëhet mashë,
Edhe Parlamenti, sidomos në kushtet e bipolari-tetit të tejskajshëm, mund të kthehet në kukull.
Edhe Njëshi mund të kthehet në monark!
45 vjetët që kaluan janë dëshmia më e qartë se si rreziku i kësaj mundësie u bë realitet.
Ndaj Parlamentarë, kujdes nga e veçanta e rasteve të veçanta! Te ju, të Presidenti i ri, te Qeveria e re janë mbështetur mbi 3 milionë shpresa. Ato kanë besim te ju, ju përshëndesin, ju urojnë dhe... presin!
SOCIALISTI
ZOTI ALEKSANDËR MEKSI EMËROHET KRYETAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE
LETËR E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SALI BERISHA DREJTUAR KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR.
Në bazë të nenit 28, pika 6, të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991, «Për dispozitat kryesore kushtetuese» pas konsultimeve paraprake, vendosa që të emëroj në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave zotin Aleksandër Meksi për të formuar Qeverinë e re.
Tiranë, më 10.4.1992
SALI BERISHA
PRESIDENT I REPUBLIKËS
Biografi e shkurtër e z. Aleksandër Meksi
Aleksandër Meksi, Ka lindur më 8 mars 1939 në Tiranë.
Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Ka punuar 2 vjet në ndërtimin e Hidrocentralit të Shkopetit pastaj kryesht në Institutin e Monumenteve të Kulturës e së fundi në Instituti e Kërkimeve Arkeologjike si restaurues e studiues i monumenteve të arkitekturës mesjetare.
Është autor i një sërë artikujsh në këtë fushë, i punimeve monografike dhe bashkëautor tekstesh universitare. Është bërë Doktor i Shkencave në vitin 1988.
Ka qenë ndër themeluesit e Partisë Demokratike, anëtar i Komisionit nismëtar e më tej i Komisionit drejtues dhe Kryesisë së kësaj Partie. Më 31 mars 1991 është zgjedhur deputet në zonën elektorale 242 të qytetit të Tiranës dhe gjatë legjislaturës së kaluar ka kryer detyrën e zëvendëskryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor. Në zgjedhjet e 22 marsit u zgjodh përsëri deputet në zonën 58 të qytetit të Tiranës. Është ndër intelektualët më të shquar dhe zotëron disa gjuhë të huaja.
Ai, do t’a këndojë përsëri këngën «Për ty Atëdhe»
Përjetë nderim «Artistit të Popullit» Mentor Xhemali
Pranvera e bukur e luleve dhe e këngëve, stina më domethënëse e jetës që gjithësesi për ne shqiptarët këtë herë ka të tjera dimensione, ka edhe humbjet e veta, njëra të cilat është edhe ndarja fizike me «Artistin e Popullit» Mentor Xhemali, mjeshtrin e të gjitha gjinive të këngës.
Lajmi për humbjen e tij i pushtoi menjëherë hapësirat. Njësoj si pushton nata gjithësej pas perëndimit të diellit. Dhe ndjejmë dhembje. Ndjejmë dhembje njerëzore sepse edhe Mentor Xhemali me magjinë e artit të vet, me shpirtin e gjerë e të pasur siç mund ta kenë vetëm artistët e mëdhej, qe bërë i dashur për të gjithë ne. Pikërisht sepse e donim dhe e duan ndjejmë dhembje për të. Por, ndersa nata dhe dita ia lenë vendin reciprokisht njëra - tjetrës, nata për humbjen e Mentor Xhemalit është e shkurtër dhe e papërsëritshme. Sepse artistët e vërtetë nuk kanë kurrë vdekje. Skëlimi i tyre nuk mund të venitet kurrësesi.
Mentor Xhemali u lind në qytetin e Përmetit 68 vjet më parë. Aty kaloi fëmijërinë, aty njohu varfërinë, aty mësoi këngët e para, ato këngë që do të formonin tek ai shpirtin e artistit të ardhshëm, me të cilin natyra që treguar aq bujare duke i dhënë një zë brilant.
Në vitet e rinisë, duke iu përgjigjur thirrjes së Partisë Komuniste Shqiptare, Mentor Xhemali inkuadrohet në radhët e Ushtrisë së lavdishme Nacionalçlirimtare, duke luftuar me armë në dorë kundër pushtuesve të huaj e tradhëtarëve vendas që u vunë në shërbim të tyre. Janë pikërisht vitet e Luftës ato që do të kristalizonin tek artisti i ardhshëm ndjenjën e dashurisë së pakufi për atdheun, për njerëzit e mirë të tij, të cilëve ai do t’u falte më pas shpirtin, zërin, këngët.
Zëri i tij i mrekullueshëm spikaste pas betejave kur bashkë me shokët e armëve ulej rreth zjarrit partizan për të kënduar këngët partizane. Ishin këngët e shpresës së ... (Vijon në faqen 3)
Konservatorët anglezë sigurojnë një fitore të bujshme në zgjedhjet
- Agjencia Rojter, bën të ditur se Kryeministri britanik Xhon Mejxhër, arriti një fitore të bujshme të premten në kuadrin e zgjedhjeve të dramatizale të përgjithshme, që i siguruan Partisë Konservatore mandatin e katërt historik me radhë.
- Agjencia Rojter, bën të ditur se Kryeministri britanik Xhon Mejxhër, arriti një fitore të bujshme të premten në kuadrin e zgjedhjeve të dramatizale të përgjithshme, që i siguruan Partisë Konservatore mandatin e katërt historik me radhë të qeverisjes: nga rezultatet e zonave elektorale, përveç 22, del se konservatorët siguruan 326 vende nga 651 në Dhomën e Komunave. Parashikimet e kompjuterit thonë që nga vendet e mbetura 19 do t’i marrin përsëri konservatorët.
Duke e folur gazetareve para banesës së tij në rezidencën e zyrtarit kryeministrore në Dauning Strit nr. 10, Mejxhër tha se do të punojë për ta nxjerrë Britaninë në rrugë më të gjatë ekonomike që prej vitit 1930. Anketat e zhvilluara një javë para zgjedhjeve parashikonin se laburistët do të kryesonin me një shumicë të ngushtë vendesh. Por humbja e tyre e katërt brenda një brezi, vënë në dukje vështirësitë, ve në pikëpyetje aftësinë e tyre për të marrë pushtetin dhe të ardhmen e vetë kryetarit të Partisë Laburiste Neil Kinok.
(ATSH)
A DO TË SHPËRBLEHET PUNA?
Jeta e njerëzve në udhëkryq
Për ne shqiptarët ekonomia e tregut është fare e panjohur. Ajo dikujt i doli përpara e frikshme, duke e vënë përballë vështirësish për jetën, dikujt tjetër i solli shansin për t’u bërë «milioner» brenda pak muajve, duke spekuluar me mallullinë që është krijuar në çdo qelizë të ekonomisë.
Për ne shqiptarët ekonomia e tregut është fare e panjohur. Ajo dikujt i doli përpara e frikshme, duke e vënë përballë vështirësish për jetën, dikujt tjetër i solli shansin për t’u bërë «milioner» brenda pak muajve, duke spekuluar me amullinë që është krijuar në çdo qelizë të ekonomisë. Të dy grupimet, për mirë apo për keq, janë «shokuar» në këto hapa të tregut të lirë. Njëri ankohët për gjërat më të nevojshme entuziazmohet tjetri, i cili nuk kish parë kurrë me sy kaq para të grumbulluara për një kohë kaq të shkurtër.
Duam apo nuk duam këto janë tipare të ekonomisë së tregut, aq më tepër në hapat e saj të para. Por sido që të jetë, iniciativa private e shtyn njeriun drejt një vevate e konkrete. Madje kur di primtare të ardhurat janë të mira. Në këtë kontekst ligjet, rregullat, përgjegjësitë dhe drejtat e çdo qytetari brenda organizimit të shoqërisë demokratike mund dhe duhet të arrijmë të ndërtojmë një nivel jetese të pranueshme për cilindo.
E keqja është se tek ne punët kanë filluar disi mbrapsht. Mund kanë filluar si njerëzit e zotë, të veshur në së kompletuar me të gjitha anët për të punuar kanë mbetur midis katër rrugëve. Disa të tjerë, një kontigjent jo i vogël u ra shansi të arrijnë të hanë me lugën e madhe.
E themi me bindje se nuk është kjo ekonomia e tregut. As tregu i punës. Ç’faj ka minatori pse një administrator burokratik (për një arsye apo për një tjetër bën si e tillë) nuk ka dëshirë apo mundësi ta fusë në punë për të fituar, «Ç’faj ka një shitëse, nga ana tjetër, që bën si i do qejfi me çmimet e mallrave të shportës pse kontrolli shtetëror është atrofizuar? Të dy palët, pra edhe minatori e dhe shitësja janë të interesuar të fitojnë. Por për fatin e keq të njërit e për fatin e mirë të tjetrit, shteti bëhet shkak të krijohen anomali. Madje do të thosha që disa qëndrime zyrtare e jo zyrtare po nxisin përfitime të pamoralshme, që janë të pamoralshme edhe për ekonominë e tregut. Por ai që është mësuar t’u bindet rregullave ç’duhet të bëjë? Ti nënshtrohet fatit, nevojës, jetës së familjeve?
Fakte të tilla kanë sjellë edhe zhgënjimin për atë çka duam të ndërtojmë. Për një punë të caktuar. Për një punë të caktuar ... (Vijon në faqen 2)
Pranvera është stinë mbjelljesh por ...
Muaji kulmor i punës për fshatarin është prilli. Tani mbillet por edhe u shërbehet kulturave bujqësore. Ndaj bujqit ngresyn e gjithëhen tek ngastrat e tyre.
Por, pranvera e sivjetme është tepër e vështirë për ta. Mungesa e mekanikës bujqësore dhe plehrave kimike ua kanë lidhur të dyja këmbët, aq sa tek fshatari ka zënë vend edhe pasiguria në se do të marrin prodhim këtë vit apo jo.
Në disa familje e fshatra, në vjeshtë gruri u mbuall pa pleh kimik. Madje dhe në vend të farës u përdor po nga ai grurë që përdoret për bukë. Më e keqja është se tani bima e grurit, që ka dalë mbi ... (Vijon në faqen 2)
Ç’mund të fitojmë nga humbja
Metoda e punës në konditat e reja, ato të humbjes, ishte tema rreth së cilës u debatua në mbledhjen e kryesisë së PS të rrethit të Gjirokastrës këto ditë, pas analizës që u bë në komitetin drejtues të partisë.
Cilat ishin disa nga mendimet më me interes?
Është momenti që mund të fitohet nga humbja, PS mund të rinovohet realisht e plotësisht, të pastrohet e të veshtë pektun socialist. Euforia dhe ndjenja e pushtetit i bashkangjitën një partie çdo sendmje të mundshme, pozicionin i opozitës i shton militantimin, besueshmërinë dhe natyrshmërinë. Në PS, historia e lindjes së cilës dihet, ende ka shumë gjëra për të prishur e shumë të tjera për të ndrequr. Psh në qoftë se nga ana e orientimit të brendshëm e të jashtëm zgjedhjet ishin cilësore e të mëncura, në planin e met organizative, të strukturave, të njohjes së realitetit të vendit dhe vetë partisë, këtu puna ka çaluar dhe mbetet shumë për të bërë. Arnet organizative duhen njohur më mirë, paralel me hallet që kanë vendi dhe psikologjinë që kanë shtrëngimet e ndryshme të anëtarëve të partisë. Vihet re dhe një prirje intelektualiste, njeriu i punëve të thjeshta duhet afruar më shumë, pa ulur kërkesat për drejtim dhe udhëheqje cilësore evropiane, që duhet të mbetet prioritarë vazhdimisht. Realiteti i ri politik, shoqëror e ekonomik i vendit, duhet njohur më mirë dhe duhet të ndiqet kjo në përpunimin e strategjisë dhe taktikave të punës së partisë.
Ja diçka që ndodh në Gjirokastër: në dy javët e para pas zgje- (Vijon në faqen 1)
BASHKIMI DEMOKRISTIAN EVROPIAN MIRATON REZOLUTËN MBI KOSOVËN
Byroja Politike e Bashkimit Demokristian Evropian kërkon me anë të një rezolute të miratuar më 2 prill në Bruksel që Parlamenti dhe qeveritë e Vendeve Evropiane të dënojnë me forcë shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Byroja Politike e Bashkimit Demokristian Evropian kërkon me anë të një rezolute të miratuar më 2 prill në Bruksel që Parlamenti dhe qeveritë e Vendeve Evropiane të dënojnë me forcë shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe heqjen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme serbe dhe rivendosjen e statusit autonom për Kosovën.
Bashkimi Demokristian bën thirrje që shqiptarëve etnikë në Kosovë t’u jepet e drejta për vetëvendosje, të pranohen për bisedime dhe referendumet të vitit 1991 kur 87 për qind e popullsisë votuan për pavarësi si dhe të njihet qeveria e përkohshme e Kosovës, e kryesuar nga dr. Bukoshi, aktualisht e vendosur në Lubjanë. Gjithashtu ai kërkon Komunitetin Evropian që të shqyrtojë nivelin e respektimit të pakicave nga autoritetet serbe dhe malazeze para se të njohin shtetin e tyre.
(ARSH)
Shëtitje e gëzuar (Foto: N. Xhufka)
NEKROLOGJI
Më datën 9 prill, pas një sëmundje të rëndë, u nda prej nesh Ar- tisti i Popullit, Mentor Xhemali.
Ky lajm bëhet edhe më i dhimbshëm kur mendon se bilbili i shtre-save të varfëra, që u bë i njohur me zërin e tij të mrekullueshëm brenda dhe jashtë vendit, ikën në këtë ditë të shpresave të mëdha.
Mentori lindi në qytetin e Përmetit në vitin 1924, ku mbaroi shkollën fillore. Qysh në moshë të mitur ai detyrohet të punojë punë të rënda krahu disa vjet në portin e Sarandës për të përballuar jetën e vështirë familjare. Si shumë patriotë të tjerë, u inkuadrua në radhët partizane për çlirimin e atdheut. Pikërisht në ato ditë luftë pas betejave e rreth zjarreve partizane mori rrugë edhe talenti i tij i madh si këngëtar.
Pas çlirimit, me krijimin e Ansamblit të Ushtrisë Popullore, zëri i Mentor Xhemalit do të dëgjohej dhe duartrokitet nxehtësisht në çdo kënd të atdheut. Me një zë basi të shkëlqyer, të ëmbël, shumë muzikal, me një zë të rrallë dhe të paharrueshëm e kishte paisur natura këtë përfaqësues të shpirtit të popullit.
Talentin e vet do ta perfeksiononin edhe më tej studimet e kryera në Konservatorin e Moskës. Kthehet në Shqipëri në vitin 1954 dhe qysh prej asaj kohe për Mentor-in fillon karriera në fushën e operistikës. Janë të paharrueshme interpretimet e tij në operat botërore si «Nusja e shtitur», «Traviata», «Berberi i Seviljes», «Eugjeni Onegin», «Madam Baterflaj», «Rigoleto» etj. Një kontribu-të çmuar dha ai me interpretimet e tij në disa role të operave tona kombëtare si: «Lulja e Kujtimit», «Heronatna», «Skënderbeu» etj. Janë të panumërta koncertet e dhëna brënda e nda dhe jashtë shtetit nga ky këngëtar i përmasave botërore. Ai është fitues i çmimit të tretë në Festivalin e Varshavës (1955), fitues i çmimit të dytë në Festivalin e Moskës (1957), fitues i çmimit të parë në Takimin në Vjenë (1959) dhe fitues i çmimit të dytë në Takimin ndërkombëtar të Helsinkit (1961), Kudo zëri i tij imponues pritej me entuziazëm të plotë.
I ushqyer dhe rritur me këngët e popullit, sidomos ato të krahinës së tij, ai në moshë të thyer i rikthye interpretimit të tyre duke i dhënë me shkelqim të ri e duke i bërë të njohura në të gjitha trevat shqiptare, këtu, në Kosovë e diasporë.
Populli atij i dha çmimin e lartë «Artist i Popullit» se ai ia këndoi aq bukur tragjikën, lirikën, dhimbjen e thellë përmes zërit të tij kumbues, melodioz, të trishtuar, të fortë. Mentori, njeri i hapur, i dashur e me shpirt fisnik kishte shokë e miq kudo, jetonte me shqetësimet e tyre, u falte atyre gëzim, humor, kënaqësi.
Duke u ndarë prej tij, familja, të afërmit, shokët, njerëzit e kulturës, kompozitorët, artistët e skenës auditori i gjerë që e ka njohur apo thjesht, që ka dëgjuar zërin e tij, shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e një artisti të madh, që e lindën po ato kuka dhe bregore që e lindën dhe mëkuan dhe bilbilin e madh të gjuhës shqipe, Naimin.
Sali Kelmendi, Vath Koreshi, Feim Ibrahimi, Kujtim Laro, Çesk Zadeja, Vaçe Zela, Avni Mula, Gaqo Çako, Mustafai Krantja.