12/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 qershor 1992

Shqipëria në portat e demokracisë së vërtetë

NJERËZIT PRESIN... Parlament, Presidenti i Republikës dhe Qeveria e re janë përpara punëve të mëdha. Prej tyre dhe prej gjithë organizmave shtetërore kërkohet ndershmëri, kërkohet punë pasionante, kërkohet ekuilibër. Njerëzit presin realizimin e premtimeve. Të mos i zhgënjejmë ata, por të tregojmë realist angazhimin serioz në të mirë të demokracisë e të Shqipërisë.

T’i japim kohë qeverisë së re

A e di Qeveria e re se ç’duhet të bëjë? Kur bëjmë këtë pyetje nuk kemi për qëllim aspak të paragjykojmë Qeverinë e re, dhe as ministrat që do ta përbëjnë atë. Diçka tjetër na preokupon të gjithëve, pavarësisht nga bindjet politike që mund të kemi. Vështirësitë janë të shumta. Në të gjithë sektorët e jetës. Të shumta janë edhe kërkesat e individëve të veçantë apo e kolektivave të ndryshëm. Njerëzit presin. Presin fillimin e punëve. Dhe për këtë, «çelësin» e ka Qeveria e re, programin që do të hartojë, e ka Parlamenti me ligjet që do të miratojë, e ka Presidenti me angazhimin që do të tregojë. Për të qenë realistë e të shkojmë së vërtetës nga vitet e drejtimit të centralizuar të ekonomisë janë trashëguar shumë mendësi e mangësi. Janë trashëguar aq shumë sa mund të bëheshin shkrime të tëra. Por nuk ia vlen të ndalemi sot në to. Por ama është ende fakt që gjatë vitit të fundit janë bërë dëmtime e shkatërrime të palogaritshme. E megjithatë njerëzit prapë presin; sepse jo pak u ushqyen me iluzion, jo pak u mbajtën me premtime. Parlamenti, meqë mbaroi punë me simbolet, meqë zgjodhi edhe Presidentin e re (tregu duket më i mbushur), besojmë se do të merret edhe me Qeverinë e re dhe me programin që do të paraqesë ajo. Është e domosdoshme që të vihet në eficencë ekonomia ekzistuese të paktën ajo që mundet. E dimë që është shkatërruar një pjesë e saj. E dimë që edhe është vjedhur, por megjithatë ka sektorë të rëndësishëm ku mund të punohet. Me këtë bazë ekonomike që kemi, Shqipëria ka arritur që në vitin 1989 të sigurojë 540 milionë dollarë nga eksportet. Ndërsa gjatë (Vijon në faqen 2)

Intelektuali të vihet në vendin që i takon

Gjatë gjithë periudhës pas vendosjes së pluralizmit politik e deri sot është folur shumë për rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm që luajnë intelektualët e ndershëm në zhvillimin e një shoqërie të civilizuar e demokratike, dhe për vendin që ata duhet të zënë në këtë shoqëri. Mirpo vetëm kaq. Asgjë nuk është bërë. Intelektualët vazhdojnë të bëjnë pjesë në bashkësitë e njerëzve më të diskriminuar të shoqërisë tonë. Dhe kjo fillon që tek rrogat, tek mentalitetet që shfaqen ndaj tyre, tek qëndrimet që mbahen ndaj guximit e kurajos intelektuale. Pa përmendur gabimet e shumta që janë bërë në të kaluarën, është një fakt i pamohueshëm se gjatë dekadave të fundit në Shqipëri u krijua një armatë e tërë intelektualësh, mendimi dhe kontributi i të cilëve përbën vlera të paçmueshme për gjithë kombin. Nëse ky mendim nuk gjeti terrenin e duhur gjatë periudhës moniste, është e pa-falshme të mos i krijohen kushtet e nevojshme tani në kohën e demokracisë. E theksojmë këtë, sepse në kuadrin e hemorragjisë së përgjithshme që ka përfshirë jetën shqiptare të të gjitha fushave, hemorragjia më me pasoja është ajo e intelektualëve, një pjesë jo e vogël e të cilëve ka zgjedhur si rrugë shpëtimi atë të eksodëve. Eksodi intelektual është po aq i dëmshëm sa eksodi i fëmijëve apo i të rinjve. Shoqëria jonë ka investuar shumë për krijimin e shtresës së intelektualëve. Mirëpa nuk po tregohen të kujdesshëm t’i trajtoje ato siç e meritojnë. Duhen krijuar kushte që intelektualët të shfaqin aftësitë e tyre. Dhe me krijimin e kushteve parapakutojmë investime për mendjen njerëzore. Një nga punët e para dhe tepër urgjente që duhet të bëjë Qeveria e re është studimi tërësor për të përcaktuar profesionet prioritare, dhe shpërblimin real. MITAT SANXHAKU Bashkëpunëtor. i vjetër Shkencor AGIM SELENICA Kandidat i Shkencave

Në favor të kujt censuron Radio Tirana?

Nuk do të vlejnë të harxhoje kohë e letër për të protestuar apo kundërshtuar ndaj cungimeve përmbledhjeve e përgjegjëve pa bërë e shpesh tendencioze që u bën Radio Tirana në transmetimet e saj mjaft prej deklaratave e materialeve ve... Nuk do të vlejnë të harxhoje kohë e letër për të protestuar apo kundërshtuar ndaj cungimeve përmbledhjeve pa bërë e shpesh tendencioze që u bën Radio Tirana në transmetimet e saj mjaft prej deklaratave e materialeve... ve zyrtare të Partisë Socialiste! Në se ndokush atje ndien kënaqësi nga kjo, le ta sugjestojë kënaqësinë gjer në fund! Partia Socialiste, anëtarët e simpatizantët e saj e kanë pjekurinë të ngrihen mbi meskinizmet dhe alergjitë. Por transferimi në Revistën Radiofonike të orës 19.30 datë 10 prill 1992, i Deklaratës së Kryesisë së Partisë Socialiste për krimin barbar të shovinistëve serbë ndaj dhjetë të pafajshmëve shqiptarë, nuk ishte as i shkurtuar, as i përzgjedhur, as i cunguar. Nga teksti original ishin operuar e shpastruar të gjitha frazat ku demaskohen e cilësohen me emër «shovinistët serbë», «qëllimet e am-biciet ogurzeza e shovene të mi-llosheviçanëve serbë», e shprehje të tilla të origjinalit. Dëgjohej të flitej vetëm për «politikë shovene», por pa i lënë rast dëgjuesit të mësonte se për cilët shovinistë konkretë e ka fjalën Partia Socialiste! Dëgjuesit e paanshëm, ata mijra që s’kanë rast e mundësi të marrin «Zërin e Popullit», nga një variant i tillë alla RT, kanë të drejtë të thërrasin: «Vëllezër socialistë! Përse me një gjuhë kaq të mjegulluar? Përse me dorashka, pse rruheni t’i cilësoni e demaskoni me emër e mbiemër shovinistët serbë të Millosheviçit që kanë pushtuar e terrorizuar Kosovën e po na vrasin vëllezërit?!» Dëgjuesit që kanë urrejtje, kritika, alergji ose mllefe ndaj Partisë Socialiste, ata që edhe tha shohin, nuk e zënë me dorë «Zërin e Popullit», nga ç’degjojnë në Radio zyrtare, me të drejtë ngrejnë britën: «Ja; pra ja ç’janë këto socialistët shqiptarë! E kemi thënë kaq herë: aleatë të Millosheviçit e të Serbo-vicil! Nuk i godasin shovinistët me emër! Dëgjojnë deklaratat e tyre për krimin e fundit!» Ky është, në rastin kokret, shërbimi që u bën opinionit, demokracisë, paqes sociale Radio-Tirana zy-rtare! E paanshme! e pavarura! Atëherë si ta quajmë këtë?! Përzgjedhje, përmbledhje?! Kurresesi! Eshtë operuar në mes të frazave, gjë që dëshmon për kujdesin e jo gjë dhimbjen për gjuhën e folur, për pakujdesi, për durim e jo për rastin, për qëllim e jo për rastësil Censurimi i qëllimshëm e i kulluar, ja ç’emër ka ky veprim i paligjshëm e i verbër. Nuk kemi as arsye, as mendësi të supozojmë se censurimi është bërë nga ndonjë dorë e fshehtë në RT për t’u ruajtur erzin shovinistëve serbë të Millosheviçit! Jo! Është bërë nga ndonjë ose disa alergjikë të cilët kanë rënë pre e akuzave banale e absurde se PSSH gjoja është «aleate e vegël e serbëve dhe Millosheviçit». Pikërisht se do-vocerakë të tillë janë krejt të verbuar, ndaj llantarisen kur shohin se PS mban për çështje kombëtare në tërësi dhe për shovinistët serbë në veçanti, të njëjtat qëndri-me, madje, me konsekuencë, si gjithë partitë e forcat e tjera politi-ke shqiptare, si gjithë shqiptarët patriotë! E që t’i shërbejnë verbërisë e alergjisë së tyre, ata s’ingurojnë të shtrembërojnë të vërtetën, ta censurojnë, ta përdhosin. Si të verbëria e mendjengushtë-sia, të kuptojnë se me lodra të tilla bëjnë me dashje e padashje, për-këishtë at politikë që u vjen për hosh millosheviçëve e shovinistë-ve! Si le mëlfi ti kuptojnë se du-ke censuruar të vërtetën, si në këtë rast, nuk dëmtojnë thjesht Partinë Socialiste, por i bëjnë dëm çështjes kombëtare për të cilën je-mi në një mendje e fe të njëjtat qëndrime të gjithë. SOCIALISTI

«Faji e kanë pushtetmbajtësit»

MOS DEGJOJME ME: Para zgjedhjeve, kur ende nuk dihej kujt do t’i vihej «gishti» për fatin e këtij vendi, njerëzit thoshin sinqerisht: «Mjerë ata që do të marrin pushtetin!». «Faji do t’i vihej «gishti» për fatin e këtij vendi, njerëzit thoshin sinqerisht: «Mjerë ata që do të marrin pushtetin!». Në këtë përfundim logjik i çonte gjendja ku është katandisur mbarë kombi. Varfëria, papunësia, pasiguria, ka bërë edhe më optimistin të jetë i kundundur për mundësinë e përparimit të shpejtë. Ja, tani «fatkeqët» qeveritarë i kemi përpara syve. Ish opozita u bë pozitë. Ata që deri dje bertisnin e hidhnin parulla «ja do vdesim ja do rrojmë, demokracinë do ta fitojmë për fat hipën në pushtet as me dhunë, as me gjak, por vetëm me mitingje e premtime. Pushteti, pra, është në duart e PD. Ata e kanë pjesën dërmuese në parlament, ata e zgjedhin presidentin, i tyre është kryeministri dhe qeveria. Në këtë kuptim përfundimi logjik «Mjerë ata që do të marrin pushtetin!» u ra për pjesë ta përjetojmë e ta përballojmë ata. Është akoma shpejt të themi ndonjë gjë, të dalim në ndonjë konkluzion për zotësinë apo pazotësinë e tyre për të nxjerrë vendin nga kjo gjendje. Atë që nuk do mend të deklarohet është vështirësia për të futur njerëzit në punë, për të ndërmarrë reforma thellësisht demokratike, për të lehtësuar pak e nga pak hallet e popullit. Mund të ndreqen aq kollaj ato që u prishën me dhunë? E para fjalë e qeveritarëve ... [?]

Premtimet për rininë duhen konkretizuar

E ç’nuk është thënë për rininë. S’ka mbetur epitet e metaforë pa u përdorur. Mirëpo të gjitha këto tani janë të ezuruara. Nuk kanë vlerë. Na janë bërë shumë premtime. Nuk kemi më nevojë për fjalë, por duam konkretizimin e tyre. Qyteti «Studenti» është ai që ka qenë. Ne të gjithë e dimë dhe kuptojmë drejt vështirësitë e shumta që kalon vendi në këtë periudhë tranzicioni, por kjo nuk do të thotë se ne do të pajtohemi me gjendjen. Kërkesat janë të shumta. Më e rëndësishmja është ajo që ka të ... [?] (Vijon në faqen 2)

Të fillojë puna sa më orë

Jam teknik minierë. Po bëhet një kohë e gjatë që jemi pa punë, sepse siç thonë «mungon lënda e parë». Ky është një justifikim. Është e vërtetë se ka mangësi të shumta në furnizimin me lëndë të para, por kjo nuk do të thotë të bllokohet e gjithë ekonomia, sepse ka shumë sektorë të prodhimit ku mund dhe duhet të punohet. Një ndër këta sektorë është edhe ai i minierave. Teoria e zbritjes në zero që shkatërruam për ekonominë e vendit. Një nga masat e para që duhet të marrë Qeveria është fillimi i punës në të gjithë ata sektorë ku është e mundur. Për këtë duhet filluar me drejtuesit, duhet rritur e forcuar menaxherët kërkesa e llogarisë për zbatimin e ligjeve të shtetit. Nuk është e vërtetë se njerëzit nuk duan të punojnë. Ka edhe të atillë, por është gabim të përgjithësohet. E si mund të këlë njerëz që nuk duan të punojnë në një kohë kur çmimet rriten në mënyrë galopante? Si mund të përballohet shtrenjtësimi i vazhdueshëm i kostos së jetesës? Për mendimin tim, këtij duhet t’ia nisë punën Qeveria e re. AZIZ YMERI

DY FJALË SHOQËRORE

Bashkëbisedojmë me lexuesit Jam lexues i rregullt i gazetës «Zëri i Popullit». Në radhë të parë gazetës i uroj mbarëvajtje në punë, megjithëse humbëm më 22 mars. Tani s’duhet të mendojmë shumë për humbjen, por për fitoren në të ardhmen. Unë kam një shqetësim lidhur me gazetën. Struktura e ZP-së, mënyra se si është ndërtuar ajo, si i servirët publikut, ç’ushqim i jep atij mua s’më pëlqen. (Është vetëm mendimi im). Shkurt: «Zëri i popullit» duhet të ndryshojë me këtë punë. Ç’mendoj unë, për këtë problem: Të kuptohemi, nuk po flas për punën e mirë që bën gazeta, se do ta bëjmë si Beluli. Vazhdim tek problemi a shqetësimi im. Në faqen 4 jepen informacione mbi botën. Faqja 4 e gazetës më pak ndryshime, për mendimin tim, s’ka ndryshuar fare apo siç thotë populli hic. Unë shtroj pyetjen: Ç’është «ZP»-ja, gazetë shteti? Apo e partisë – shtet që ishte dje? Informacioni që jep ajo me përjashtim të atij nga Kosova diaspora, lexohet pa interes. Duhet ristrukturuar gazeta. Ajo është gazetë partiake dhe përfaqëson një pjesë të popullit. Ajo duhet të flasë në radhë të parë për reformat, në polemikë me të ndryshme me pozitën, pushtetmbajtësit, të sjellë lexuesve, dashamirësve të saj informacione nga letërsia, arti, shkenca, nga jeta e veprimtaria e Partive Socialiste në botë. Të tregojë më bindshëm se ç’përfaqëson ky realitet i ri që kemi përqafuar. Kjo gazetë duhet të shërbejë si udhërrëfyese, këtu në Shqipëri, drejt idealit të socializmit demokratik; të ngjallë në popull dëshirën dhe besimin se fitorja i takon atij, të majtës. E ke fund, gazetën e nxjerrin gazetarët, por ajo s’është gazetë gazetari dhe s’duhet të merret thjesht me subjektivitetet e tyre. Ajo duhet të ketë një vizion më të gjerë, të shohë më lart, të largohet nga polemikat e kota dhe pa bereqet të gazetarëve të pozitës. Nuk e di në e keni hapur një rubrikë ku të prisni mendimin e lexuesve për gazetën dhe si gjykojnë për të ardhmen. Mendoj se këto sugjerime modestë për punën tuaj, do t’ju ndihmojnë sado pak. Këto nuk po ua dërgoj që të m’i botoni, veç në pa ju dëshirë. Ju uroj punë të mbarë. ALI ROCI mësues, Librazhd

ÇAST

«Shqipëria ka vërtet një pallat presidencial, por si njëri prej vendeve më të varfëra në botë ajo nuk mund të ketë President për pallat.» «Shqipëria ka vërtet një pallat presidencial, por si njëri prej vendeve më të varfëra në botë ajo nuk mund të ketë President për pallat. Do të rri midis jush, sepse ndjehem më i fortë dhe do vetëm atë që të mund të ruaj dimensionin njerëzor si dimension themelor të politikës së shqiptarëve.» «E ndërsa presidenti i parë zgjidhet restauronte tempullin kushtuar «Gju më gju me popullin» ... [?] Këtu kamera fiksoi rastësisht një çast të paharrueshëm... Në atë ngjarje, nga duart e mia një ... [?] shpërtheu ...» «A ka që në mbarim ... [?] të bashkëshortit, e ministrit ardhshëm të ... [?]» SHKELQIM DEVOLLA

EDHE DEKLARATA IME, EDHE ZOTI BERISHA JANË NË PROVË PËRPARA TË ARDHMES

Pyetje: Vjet në Kuvendin Popullor në një seancë debati ju shoku Gramoz, duke iu drejtuar zotit Sali Berisha, i keni deklaruar ... - Intervistë e deputetit Gramoz Ruçi dhënë redaktorit L. M. Rama - Pyetje: Vjet në Kuvendin Popullor në një seancë debati ju shoku Gramoz, duke iu drejtuar zotit Sali Berisha, i keni deklaruar që) se nuk do të arrinte të bëhej president i Shqipërisë. Ai para dy-tre ditësh u ul në kolltukun presidencial. Pranon se parashikimi juaj dështoi apo keni ndonjë mendim tjetër? Besoni se opinioni publik e pret një arsyetim të ri nga ju... Përgjigje: Po, kjo është e vërtetë, por nuk është po kaq e vërtetë që ajo është thënë në kushte të caktuara politike, në rrethana të tjera njohjeje dhe në një kontribut të caktuar të tij për kohën. Kushtet politike kanë ndryshuar. Njohja është thelluar, kontributi i tij, si personalitet politik, po kështu, etj. ai evoluar ai për pasojë edhe ... [?] Por unë mendoj se është gjithnjë për të bërë president, është gjithnjë për të bërë një president. Pra, ... [?] Përgjigje: Unë deklaron se «është tjetër gjë të bëj të bëjnë president dhe është tjetër gjë të bëhesh president». Kush e bëri atëherë zv/presidentin Sali president? Përgjigje: Nga njëra anë fukarllëku i tejskajshëm i këtij vendi, i këtij populli, nga ana tjetër shpresa e madhe për realizimin e premtimeve dhe angazhimeve të Partisë Demokratike si dhe vetë zoti Sali për të dalë nga kjo gjendje e mjeruar si dhe mbështetja spekulativ nga jashtë (kryesisht e ambasadorit amerikan në Tiranë). Pra, politika u bë kolonadë(?) e një teksti faktorë që ky popull e ky vend i bën për një pakësë se kaluar. Prandaj, shpresoj e uroj me gjithë shpirt që as populli e vendi të mos zhgënjehen më. Pyetje: Cilat janë prioritetet tuaja, në bazë të të cilave tërhiqeni nga ... [?] ... ku të tërheqë në deklarata që keni bërë vitin e kaluar? Përgjigje: Sic thashë, faktori i brendshëm dhe ai i jashtëm e dha verdiktin e tij, kurse zoti Sali tani fillon t’i japë përgjigje merakut tim, vërtet do bëhet apo jo president? Pra sipas mendimit tim, ai do të bëhet president natyrë! - Kur pajtimi kombëtar i shumicës në kapërcye vërtet luftën e klasave të regjimit totalitar e kjo le të mos zvëndësohet me një parti të re klasore dhe linjë hegjemonitë. Me kundërshtarët e tij politikë u bë bashkimi kombëtar? ... [?] ... ... kut të turtë të Vlorës Ismail Qemali. «Mos e ndani copa-copa sikur s’ka njeri... Sazanië e Karaburuni janë vatane et mia etj. - Kur historica e përhënar aquj shumë jetë vit dhëj dhëj dë me dijemi dhe vuajze ve këtë vendi që luftuan për idealin e lirisë të prehet i qetë në vendin e nderit dhe të krenarisë kombëtare. - Kur të ushtuqaukirat «puliaist, kriptokomuniste, enveriste etj» ti shikojnë realisht dhe praktikisht materializimin e shprehjeve të këtij të përdorura gjatë fushatës elektorale se: të jesh i tillë s’do të thotë të jesh kundërshtarë dhe për si të gjithë ish anëtarët e Partisë së Punës jemi bashkëfajtorë e bashkëvuajtës për të kaluarën. - Kur vërtet populli ynë të po vëjë e të gëzojë rendin e pluralizmit publikë si dhe garancinë e ... [?] Pyetje: Çfarë deklarate ... [?] - Kur Shqipëria dikur 04 mijë e sot 28 mijë kilometra të mos provoje me ndihmërimin e fjalëve të ... [?] - Kur të mirat materiale të demokracisë pluraliste e të ekonomisë së tregut t’i shijojë e provojnë në radhë të parë populli i thjeshtë, ku vendin e bllokut famëkeq të mos e zërë kubeja. Pra, kur të shihët i materializuar në jetë premtimi: «secili sipas punës, secili sipas aftësive dhe përkatësisht dhe bindjeve politike». - Kur flokëthinjurit veteranë të luftës e të punës të mos ndjejnë përbuzje, por nderim e respekt nga demokracia pluraliste, që edhe të mos u hidhet poshtë lufta, gjaku e djersa nga forcat ekstremiste të mohuar çdo gjë të mirë që u bë për 50 vjet. - Kur punëtori shqiptar të jetë zot në fabrikën, uzinën, punishten e dyqan e të mos kthehet nga sheh vetëm lëvizje punëtorët që çdo të huaj apo i huaj u bëri ... [?] - Kur fshatari vërtet të gëzojë tokën që u dha e të mos ketë frikën e marrjes së saj nga ish ... [?] (Vijon në faqen 2)

MOS DEGJOJME ME:

«Fajin e kanë pushtetmbajtësit» Para zgjedhjeve, kur ende nuk dihej kujt do t’i vije «zgjedh» për fatin e këtij vendi, njerëzit thosh- PD. Ata e kanë pjesën dërrmuese në parlament, ata e zgjedhin pre-sidentin, e tyre është...

Respekt për veteranët dhe invalidët e luftës

Shumë u fol gjatë legjislaturës së kaluar të Kuvendit Popullor për në veteranët dhe invalidët e Luftës Nacionalçlirimtare. Disa herë u kërkua miratimi i statusit të veteranit, por asgjë nuk u bë. Kërkojmë nga Parlamenti që çështjen tonë ta trajtojë më përparësi duke miratuar sa më parë statusin e veteranit dhe invalidit të Luftës. Themi se po hyjmë në një shoqëri të re dhe demokratike. Një nga treguesit serozë të një shoqërie të re dhe të kulturuar është pikërisht edhe qëndrimi ndaj veteranëve. Luftëtarët kundër fashizmit, e nazizmit ndohërrën në vend të botës demokratike. Ata trajtohen me status të veçantë, gjë që nuk e kanë veteranët tanë. Shpresojmë... Një grup veteranësh dhe invalidësh të Luftës Nacionalçlirimtare, banorë në Lagjen 29 në kryeqytet.

Bashkëbisedojmë me lexuesit

DY FJALË SHQOQËRORE