SERIOZITETI I NJË PARTIE DUKET NË QËNDRIMIN QË MBAJN NDAJ PREMTIMEVE ELEKTORALE
DISKUTIM I DEPUTETIT MUSA ULQINI
Shumë është shkruar për njeriun që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës. Të tjerë kanë mburrur kabinetin e ri ministror. E kanë quajtur qeverinë e zotit Meksi, qeveria e shpresës. Në fakt, sipas mendimit tim, prova e parë e madhe e PD-së është programi qeveritar i paraqitur që bë bëjë për zhvillimin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme.
Shumë është shkruar për njeriun që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës. Të tjerë kanë mburrur kabinetin e ri ministror. E kanë quajtur qeverinë e zotit Meksi, qeveria e shpresës. Në fakt, sipas mendimit tim, prova e parë e madhe e PD-së është programi qeveritar i paraqitur që bëjë për zhvillimin e Shqipërisë për katër vitet e ardhshme. A i përmbush ky program shpresat e jashtëzakonshme që kanë varur kaq shumë njerëz sot në Shqipëri?
Programi i shpresave të mëdha, programi që do ta çojë Shqipërinë drejt Amerikës dhe pastaj drejt Europës, më ka befasuar. Prisja një program ku do të kishte pak teori dhe shumë rrugëzgjidhje konkrete me afate të përcaktuara qartë. Por një kërkesë të tillë nuk e plotëson aspak ky program. Ai më së shumti ngjan si një leksion për ekonominë e rehat. Qofsha i gabuar në këto që them. Specialistët kompetentë janë më të besueshëm në gjykimin e këtij programi.
Nuk mund të jetë bindës një program reformash katër vjeçar kur nuk është konkret, kur nuk përcaktohen qartë se kur e si do të zgjidhen disa nga problemet më të mëdha që sot shqetësojnë njerëzit në Shqipëri. Krahasuar me programin elektoral të PD-së, programi qeveritar për nga zgjidhjet konkrete është mjaft i mangët. Të paktën ai kishte ato shifra e afate që ishin në programin elektoral të PD-së. Dikujt kjo kërkesë mund t’i duket si paradoksale. Unë do t’u kujtoj zotërinjve faktin që: njerëzit kur votuan për PD-në veç të tjerave, u besuan edhe shifrave, afateve e premtimeve pompoze të programit elektoral për zgjidhjen e problemeve të sotme të mprehta. Ja disa shembuj konkretë:
1. Në programin qeveritar flitet për taksat, por vetëm në përgjithësi. Nuk ka asgjë konkrete. Të paktën të theksoj ajo që është premtuar aq shumë fshatarit e që në programin elektoral të PD-së është theksuar 2-3 herë: «Për tre vjet fshatari nuk do paguajë asnjë taksë».
2. Në programin elektoral thuhet se «buxhetin shtetëror PD-ja do ta balancojë jo më vonë se në vitin 1993». Disi i habitshëm ky premtim, sa kohë që 65 për qind e popullsisë e fshatit nuk do të paguajë për tre vjet rresht asnjë taksë. Edhe më i habitshëm fakti që në programin e ri qeveritar është harruar fare ky premtim.
3. Flitet shumë në programin qeveritar për liberalizimin e plotë të çmimeve. Ka mjaft optimizëm për të mirat që do të sjellë ky liberalizim në ngritjen e përgjithshme të nivelit të jetesës, por harrohet të saktësohet se kur do të stabilizohen çmimet. Njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj këtij problemi jetik. Të gjithë duam të dimë: deri kur do të vazhdojë ngritja e çmimeve? Duam gjithashtu t’u kujtojmë qeveritarëve të rinj se në programin elektoral të PD-së thuhet shprehimisht: liberalizimi i çmimeve do të stabilizohej çmimet jo më larg se brenda një viti.
4. Për nivelin e jetesës së njerëzve të thjeshtë është jetike shtypja e produkteve ushqimore që jepen me çmime të palëvizura. Në programin qeveritar flitet në mënyrë shumë të përgjithshme për këtë çështje. Nuk saktësohet se sa do të jetë numri i produkteve ushqimore që do të jepen me çmime të garantuara dhe deri kur do të vazhdojë një gjë e tillë. Ndërkohë në programin elektoral të PD-së lexohem: Për një vit do të mbahen të kontrolluara çmimet për bukën, vajin, sheqerin. Pas një viti do
(Vijon në faqen 2)
Filluan zgjedhjet e reja në parti
Një mbledhje e organizatës së PS në fshatin Prongji, që vlen të merret për shembull.
Prongjla është një fshat me 55 shtëpi. Organizata e saj e PS ka 22 anëtarë, 5 prej të cilëve që m- litoinë pas formimit të PS dhe njëri, Koço Gjika, i pranuar më 20 prill. Edhe pse nuk fitoi në zgjedhjet, PS më ka hyrë në shpirt, u shpreh ai, dhe unë dua të jem anëtar i saj. Organizata debatoi me frymë konstruktive. Ajo bëri vërejtje dhe autokritikë për mosfunksionimin siç duhet muajt e fundit, edhe pse ishin kohë me probleme e tension të veçantë. Për këtë arsye ajo liroi dhe kryetarin e saj dhe zgjodhi në vend të tij një shoqe, Karafilë Reçka, 25 vjeçe. Në fshatin Prongji në zgjedhjet e 22 marsit shumica e popullit votoi për PS. Duke analizuar këtë të vërtetë, organizata theksoi se fitoret e garanton puna individuale e anëtarëve të partisë me njerëzit gjatë fushatës. U rekomandua që kjo formë pune të mbahet si kryesorja në lidhjen me masat dhe u vendos që pas 10 ditëve organizata të mbledhë prapë në një mbledhje ku të bëhet pranime të reja, dukuri që shprehen për këtë fshat. Të ndërrtohet me PS, thanë veteranët Zego Bala e Jonuz Heba, se ajo mbron shtresat tona dhe në të shohim të ardhmen, por detyra kryesore na mbetet shtimi i radhëve, se kjo do ta mbajë partinë të freskët e të lidhur me popullin.
U trajtuan edhe shqetësim punëve të ditës në fshat si p.sh ecuria e ndarjes së tokës. Si u njohën me projektstatutin dhe letrat e kongresit të parë të PS, anëtarët e organizatës shfaqën mendime rreth tyre. Ata u shprehën që më këtë këshill koordinues zonal të PS, pasi kjo ngjan hallkë e tepërt, dhënë mendime për mënyrën e vjeljes së kuotave të partisë dhe për punën në zgjedhjet e pushtetit lokal.
THANAS DINO
Mirësevgjem në Shqipëri zoti Gensher!
MARRËVESHJE FINANCIARE MIDIS QEVERISË SË R. TË SHQIPËRISË DHE RF. TË GJERMANISË
Dje u nënshkruan në Tiranë «Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së RF të Gjermanisë për Bashkëpunimin Financiar» (projekti: Programi I i sigurimit të ekzistencës për rajonet veçanërisht të varfra), dhe «Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunimin Financiar (projekti: Përmirësimi i objekteve për studentët e universiteteve të Tiranës)».
Dje u nënshkruan në Tiranë «Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së RF të Gjermanisë për Bashkëpunimin Financiar» (projekti: Programi I i sigurimit të ekzistencës për rajonet veçanërisht të varfra), dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Bashkëpunimin Financiar (projekti: Përmirësimi i objekteve për studentët e universiteteve të Tiranës)».
Marrëveshja për projektin e parë parashikon dhënien nga Qeveria e RFGJ të një shume financiare deri 20 milionë marka në formë të pakthyeshme (falas), për përmirësimin e kushteve në fushën e shëndetësisë dhe të furnizimit me ujë të pijshëm për rrethet e Kukësit e të Kavajës.
Marrëveshja për projektin e dytë deri 5 milionë marka në formë huaje me kushte lehtësuese për përmirësimin e kushteve e ato higjieno-sanitare dhe të ushqimit në Qytetin e Studentëve në Tiranë.
Për palën shqiptare marrëveshjet u nënshkruan nga Ministri i Tregtisë dhe i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, zoti Artan Hoxha, ndërsa për palën gjermane nga Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, zoti Dr. Claus Voelless.
(Sipas ATSH-së)
Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për njohjen e pavarësisë së Republikës së Bosnjë-Hercegovinës
Qeveria e Republikës së Shqipërisë, duke respektuar të drejtën e popujve për vetëvendosje, mbështetur në parimet themelore, të mishëruara në Aktin final të Helsinkit, Kartën e Parisit, dokumentet e tjera të KSBE-së, si dhe në zbatimin e politikës së saj të fqinjësisë së mirë, deklaron se njeh pavarësinë e Republikës së Bosnjë - Hercegovinës.
Veprimet për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet sovran dhe të pavarur do të bëhen mbi bazën e marrëveshjes dypalëshe.
Qeveria dhe populli shqiptar, duke përshëndetur këtë ngjarje të rëndësishme për popullin e Bosnjë-Hercegovinës, shprehin bindjen në të njëjtën kohë se, krijimi i këtij shteti të ri dhe të pavarur do të ndihmojë më tej në zgjidhjen e
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dëshiron me këtë rast t’i kujtojë tërë Botës Demokratike, sidomos Evropës dhe SHBA-së, që të kontribuojnë fuqimisht në zgjidhjen e kërkesave të drejta të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në ish-Jugosllavi, për të qenë të barabartë në bashkësinë evropiane, duke u dhënë fund përgjithmonë padrejtësive që janë bërë në kurriz të tyre.
21.4.1992.
KONSUMATOR: shportë të garantuar e çmime fikse nuk do të ketë
Opinione rreth programit të qeverisë
«Çmimet e artikujve ushqimorë do të liberalizohen duke pasqyruar zhvillimet që tashmë kanë ndodhur në Treg». (Nga programi i qeverisë së re)
«Çmimet e artikujve ushqimorë do të liberalizohen duke pasqyruar zhvillimet që tashmë kanë ndodhur në Treg».
(Nga programi i qeverisë së re)
Të gjithë jemi konsumatorë. Por jo të gjithë jemi të barabartë financiarisht përballë vitrinës me mallra. Të gjitha forcat politike janë për ekonomi tregu. Por jo të gjitha alternativat kanë një ngjyrë. Qeveria e z. Aleksandër Meksi ka vendosur të liberalizojë të gjitha çmimet e mallrave ushqimorë. Konsumator: «shportë me mallra të garantuara e çmime fikse nuk ka më». Si do ta përjetojë buxheti i varfër i pjesës dërrmuese të popullsisë këtë liberalizim të «egër» të çmimeve? Për këtë morëm mendime nga individë të ndryshëm me të ardhura nën nivelin mesatar dhe jo me ata që janë prej vitesh pa punë apo të tjerë që marrin 80 për qind të pagës e as me ata që jetojnë në zonat e thella malore kontingjent i cili edhe kështu po përjeton ditë të vështira.
Myzafer Ahmati
Shporta në këtë moment tranzicioni duhet ruajtur dhe pa u ngushtuar. Kjo për arsye të situatës ekonomike të vështirë. Pa çmimet ekzistuese të shportës populli shqiptar nuk jeton dot. Shtresat e paprivilegjuara do të gjenden tepër ngushtë për të përballuar nivelin e jetesës. Do të ishte gabim i pafalshëm po të liberalizoheshin menjëherë, me «shportën» çmimet e shportës. Pasojat do të jenë me efekte ekonomike sociale. Kjo s’do të thotë të pengohet reforma. Liberalizimi i çmimeve të mallrave bazë me të cilat ushqehet popullsia jonë sot duhet të shkojë paralelisht me rritjen e prodhimit e shtimin e importit. Mendoni se kushtet tona ekonomike sikur mallrat e shportës të liberalizohen do të ndodhë. Sheqeri do të shkojë 400 lekë, gjalpi 500 lekë, djathi 600 lekë etj. Të paktën kaq shiten sot në tregun e zi ku çmimin e vendos vetëm një e orta, por dhe «shporta» bën presionin e saj.
Esat Bashari, ekonomist
Çmimet e industrisë sonë ushqimore do të ishte mirë të qenë tavan të diktuar nga shteti. Psh cigaret, birra, makaronat, tekstilet etj. Sct praktika tregon se këto çmime janë disa fish më të larta se çmimi i shitjes nga prodhuesi. Ky fitim që realizohet në sfëren e qarkullimit është i paarsyeshëm ekonomikisht e politikisht. Çmimi i shitjes nga prodhuesi merr parasysh vlerën e malluit ndërsa çmimi i shitjes për konsumatorin në treg duke kaluar nëpër disa duar është aq i lartë sa nuk e pranon asnjë logjikë ekonomike. Në qoftë se nuk kuptohet roli i organizues e kontrollues i shtetit për këtë problem do të ishte mopi ekonomik e fatkeqësi e madhe. Në këtë tranzicion roli i shtetit, natyrisht jo si, si ai që ishte po i kufizuar, është i domosdoshëm. Në çdo vend të botës ndihet roli në një formë apo tjetër që luan shteti mbi çmimet për situata të tilla si në vendin tonë. Mendoj që ndikimi i shtetit duhet të jetë ushtrohet edhe mbi mallra të konsumit të gjerë që vijnë nga importi e që nuk janë të shtrenjta. Shteti duhet të gjejë mekanizma praktikës që të stimulojë si firmat që importojnë e shesin ashtu dhe popullin që blen. Shteti kërkohet të jetë jo për politika ekstremiste në ekonomi por të ekuilibruara.
Këto janë të domosdoshme për të mos u përsëritur praktika e qeverisë së stabilitetit që lejoi të shiten mallra të fabrikave tona dhe importi me çmime të liberalizuara pa u vendosur siç duhet sistemi fiskal. Kjo sakrifikon interesat e buxhetit të shtetit çka vazhdon të rrisë deficitin duke krijuar vështirësi dhe për qarkullimin monetar.
Edhe për shërbimet shtetërore si shërbimi urban, ai - telefonik, shteti duhet të luajë rol ndihmues mbi nivelin e tarifave.
Për mallrat që shet fshatari dhe që prodhojnë privatët ato t’i nënshtrohen plotësisht kërkesës dhe ofertës.
Xhulieta Zemani, punonjëse dhe Mustafa Lofa, përgjegjës i lokalit ushqimor nr. 77 të firmës italiane «DICA»:
Tani për tani jemi kundër liberalizimit të çmimeve të mallrave të shportës dhe të mallrave të tjera ushqimore në përgjithësi. Këtë e themi si punonjës tregtie dhe si konsumatorë njëkohësisht. Me çfarë do t’i përgjigjet blerësi këtyre çmimeve kur pagat dihet se në ç’fuqi vërtiten. Në vetë si tregtarë, edhe duke mos pasur në dorë mallra të shportës, e ndjejmë hezitimin e klientëve për çmime. Një liberalizim i çmimeve të shportës do të thotë një tjetër peshë e rëndë mbi supet e konsumatorëve. Dhe duhet të kemi parasysh që një pjesë e madhe e tyre sot me 80 për qind e në rënse mbas me asistencë e kanë pothuaj të pamundur të realizojnë kërkesat e tyre minimale.
Artan Jonuzi, student në Fakultetin e Ekonomisë:
Në kushtet e sotme, kur nuk dihet se da kur ind eksimi i pagave do të ndi kohet nga ndryshimi i çmimeve, liberalizimi edhe i mallrave të shportës më duket me pasoja të rënda për masën e konsumatorëve. Zbatimi i këtij objektivi të qeverisë momentalisht do të thotë që përveç tregut të zi aktual të na krijohet një tjetër treg i zi, sepse efektivisht çmimet e pakontrolluara të shportës këtë gjë mund të paraqesin. Në një treg të tillë fare pak njerëz mund të kënaqen. Kjo që kërkohet në programin e qeverisë mund të jetë normale për një ekonomi tregu të zhvilluar por jo në hapat e para, siç jemi ne sot.
Përgatitën: DEDE KOLA
SOKOL GRUDA
Kush do ta paguajë çmimin e lartë të reformës
do të ndihmojë më tej në zgjidhjen e çështjes të tyre.
21.4.1992.
Reforma: e vetmja alternativë zhvillimi
Kush do ta paguajë çmimin e lartë të reformës
Çasti i shumëpritur për shumicën e popullsisë, tashmë tejet e lodhur nga beteja politike ardhur. Përpara tij sot paraqitet qeveria e Partisë Demokratike me programin e saj për të cilin kërkon votëbesimin duke marrë përsipër një përgjegjësi historike, atë të krijimit të shoqërisë së sotme shqiptare.
Dëshmi e këtij misioni janë edhe përpjekjet për përgatitjen dhe paraqitjen e këtij programi, i cili dua të theksoj që në fillim, ka në themel të tij, veç dëshirës së madhe me të mirë jo transformimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi tregu kapitaliste, me përmasa sociale por edhe për transformimin e saj në një ekonomi tregu të tipit të egër kapitalist, pa çka se kush do të jenë pasojat sociale të saj, sa është në gjendje ekonomia shqiptare ta mbajë mbi shpatullat e veta, dhe deri në cilën vrimë të vrapit të vetë do ta shtrëngojë atë konsumatori i thjeshtë qytetar apo fshatar qëftë ai.
Gjendja katastrofike e ekonomisë shqiptare, rrjedhojë e politikës së gabuar ekonomike 45-vjeçare, e një politikë të drejtuar me metoda komanduese të planit e të qendërsuara dhe e lloj loj tëorive të shpjkura e të aplikuara gjatë vitit që kaloi për të shkaktuar, për të çuar çdo gjë në pikën zero, për të filluar nga e para etj. na kanë vënë të gjithëve përpara pranimit të alternativës së reformimit të ekonomisë, me një fjalë, vazhdimit të paprerë të reformës ekonomike të nisur si e vetmja rrugë shpëtimi për ekonominë dhe popullin tonë.
Këtë përpiqet të na paraqesë në programin e vet kabineti i zotit Meksi por nga instrumentet dhe mekanizmat që servirën në këtë program, me gjithë rrumbullakosje—
ANASTAS ANGJELI
(Vijon në faqen 2)
Z. Pashko! Do t’u vihen tela me gjemba 2 zonave të Beratit?
Sic jemi vënë në dijeni nga shtypi i Tiranës z. Pashko për izolimin e Skraparit me tela me gjemba, ka urdhëruar dhe banorët e dyzetë të Kuçovës dhe fshatrave për rreth, të mos na kanë pyetur se si është ky punë. Meqë z. Pashko ende nuk ka thënë përgjigjen, ashtu si i lindin idetë të tilla boshe, na pyesim se a është e vërtetë që do të izolohen nga Skrapari, apo dhe dy zonat e Beratit?
Athere mendonjë se kufiri i hartës gjeografike të telave me gjemba të Pashkos do të jetë ky: Ura e Poshtme e Pashkos do të jetë ky: Ura e Poshtme e Pashkos do të jetë në limitin e, vija e djathtë e rrjedhës së lumit Osum, ngjitet tek Cezma e Roshnkut, [tekst pjesërisht i palexueshëm].
Lumas, Perondi, Tapl, Kozaré, për të dalë në rrjedhën e majtë të lumit Devoll dhe për t’u ngjitur përpjetë në rrethimin e tërë rrethit të Gramshit, i cili dhe ai, volol për PS-në. Problem paraqet disi, zona e Fierit ku fitol Kastriot Islami, e cila gjithashtu është zonë natyrale dhe ngjan si dy pika uji me Kuçovën. Ka të dhëna se sipas z. Pashko, nuk ka problem teli, pasi ai prodhohet me shumicë në Shkodër, por problem gjer tani, mbetet gjembi.
«Shkodra prodhon batuta e jo gjemba», i janë përgjigjur dukej të interesuar për këtë punë.
Zgjidhja e problemit se kush e vë gjembin, mbas vonon paksa rrethimin.
ARBEN TARANI
(Marrë nga gazeta «Rrënjët», organ i Partisë Socialiste të rrethit)
Opinione rreth programit të qeverisë
KONSUMATOR:
PSE MUNGOI Z. GURASHI?
NJË VËZHGIM NGA PARLAMENTI
Në rubrikën e përmb’rshme «Sot në Kuvendin Popullor», shumëkush i bëri përshtypje mungesa e prezantuesit të mërzitur, z. Gurashi.
Të ishte i zënë, një rastësi, apo...
Ky merak mbasi lindi ngaqë kohët e fundit është tërhequr, bio fjala nga intervistat me të huaj. Këtë, siç thonë, e ka bërë me dëshirë se pse nuk zotëron ndonjë gjuhë të huaj.
Kurse mungesën përmbri—
[më] ndonjë e shpjegon ndryshe: Fonsi i ndjeshëm mungoi sepse nuk dëshironte të transmetonte me gjuhën e vet propozimin që «shkolla e Partisë të mos njihet si arsimi i lartë».
Se pse i kujtohej «fatkeqësia» e tij që s’ka arsim të lartë të lartë, veç shkollës së Partisë. Sidoqoftë këtë nen të vogël z. Gurashi jo se s’di ta mbulojë me artin e madh të përshatjes.
VËZHGUESI