24/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 prill 1992

ME MIQ SI GJERMANIA RRUGA PËR NË EVROPË DO TË JETË ME E LEHTË

Zoti Gensher për të tretën herë vizitoi vendin tonë. Ai u takua me kryetarin e rinj me të lartë shqiptarë, bisedoi me ta, foli në parlamentin shqiptar. Një pjesë njerëzish e panë nga afër atë, mijëra të tjerë me dëshirën e tyre të lirë kishin dalë nëpër rrugët e Tiranës për ta përshëndetur, në Elbasan mijëra e mijëra veta e brohoritën atë dhe demokracinë që në Elbasan. Pas vizitës në Elbasan Gensheri u largua nga vendi ynë. Ai u largua, por shumë e shumë njerëzve u kanë mbetur në kujtesë fjalët e tij të qarta, premtimet jo evropike, por të sigurta për progresin e Shqipërisë në të ardhmen në rrugën drejt Evropës. Në këtë rrugë të shpresës për një të ardhme më të mirë Gensheri garantoj se nuk do të mbetemi vetëm, se do të kemi në krah si mik të mirë edhe Gjermaninë, duke ndihmuar me këshilla dhe vepra konkrete. Ai deklaroi se Gjermania ndodhet në vijën e parë të frontit për të ndihmuar Shqipërinë. Një premtim i tillë solem i një burri shteti, si zoti Gensher, u mbush njerëzve zemrat me shpresa se Shqipëria nuk është një vend i mallkuar, se edhe për ne shqiptarët ka perspektiva konkrete zhvillimi dhe shpresa të reja, pikërisht këtu në Shqipëri. Në takimet, në konferencën e shtypit në fjalën në parlament ai provoi konkretisht se Evropa, Gjermania, nuk e kanë harruar Shqipërinë, se në Komunitetin Evropian dhe në anëtarin më të fuqishëm të saj, Republikën Federale Gjermane tashmë ekziston një plan konkret real i rrugës që duhet të përshkojë Shqipërinë për t’u bërë në të ardhmen anëtari i Bashkësisë Evropiane. Gensheri nënvizoi faktin se Marrëveshja e arritur pak kohë më parë për Tregtinë dhe Bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe KE është një hap vendimtar drejt lidhjes më të fortë të Shqipërisë me dinamikën e zhvillimit të këtij Komuniteti. Kjo marrëveshje përmban në thelb perspektivën e një asociimi me TPE. Gensheri u angazhua për përfshirjen e mëtejshme të Shqipërisë në bashkëpunimin politik me Komunitetin Evropian. Asociimi është rruga për t’u bërë anëtar i TPE-së, theksoi Gensheri. Rruga është e gjatë, paralajmëroi ai, por qëllimi është që ajo të jetë një udhëtim i shpejtë. Një pohim tjetër të gëzueshëm për ne shqiptarët ishte dhe fakti se ai e quajti të domosdoshme që grupi i të 24-ve të ndihmojë Shqipërinë dhe që kjo e fundit të bëhet anëtare e Këshillit Evropian. Në takimet e tij miku nga Gjermania e bëri të qartë se këto janë angazhime zyrtare që do të konkretizohen së shpejti. Ai njoftoi se shumë shpejt do të vijë një grup ekspertësh gjerman në Shqipëri për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit, me qëllim që jetë sa më e efektshme. Me këtë rast nuk mund të harrohet vizita e parë e zotit Gensher, oferta e tij për një grup të tillë ekspertësh për të punuar me shpejtësi, për të fituar kohën e humbur në marrëdhëniet midis dy vendeve. Atëherë për zyrtarët e korruptuar të diktaturës komuniste më shumë rëndësi kishte ruajtja e pushtetit të tyre se sa zhvillimi i Shqipërisë dhe rritja e mirëqenies së shqiptarëve. Ky kapitull i errët tashmë është mbyllur përfundimisht; Shqipëria dhe shqiptarët shtrënguan dorën bujare të miqësisë së popullit gjerman, të ofruar përsëri përmes zotit Gensher. Rruga për në Evropë

Me logjikën e ligjit

Për pilotët, vjetërsia në punë përcaktohet nga sasia e viteve kalendarike të shërbimit, shumëzuar për dy. Dhe, në fakt, kjo gjë, rezulton në librëzen e çdo piloti, pensionist. Pothuajse secili ka mbi gjashtëdhjetë vjet punë vjetërsie, paçka nga mosha pesëdhjetë vjeçare, sa ç’është mosha e më të rinjve ata. Para se të dilte statusi i ushtarakut, ekzistonte një paradoks i fuqishëm. Një pilot (pavarësisht nga atributet e veçanta që i jepte atij propaganda zyrtare në favor të krenarisë kombëtare), gëzonte pension më të vogël nga çdo zyrtar mesatar. Paradoksi niste për pilotin rreth moshës 35 vjeç. Atëherë ai kishte plotësuar 15x2=30 vjet punë. Pra, përderisa ai s’i kishte mbushur të pesëdhjetat (sa ç’e ka vendi ynë vjetërsinë e pilotëve në moshë), vazhdonte të shërbente, të kryente detyra edhe më të vështira, edhe më të tensionuara (goxha pervojë, sidomos për kushtet tona të limituara e kufizuara), vetëm për 40 për qind të rrogës (!!!) pa u ndjerë asgjë në favor të kohës së pensionit. Kuptohet, sipas logjikës së kodit të punës, ky fakt përbënte shkelje të të drejtave të tij në fushën e shpërblimit. Po të zëvendësohej vëndi i këtij burri të ri 35 vjeçar me një tjetër, shtetit do t’i kushtonte 60 për qind të një rroge tjetër, përveç përvojës pesëmbëdhjetë vjeçare që do t’i shkonte kot. Tani, me daljen e Ligjit për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, problemi është zgjidhur pakashumë e për kushtet tona, drejtë. Në nenin 16 të këtij statusi, thuhet: «Oficerët dhe nënoficerët me vjetërsi shërbimi në ushtri: burri 155 vjet dhe 12 vjet për gratë, gëzojnë të drejtën e ... pensionit të pjesshëm në masën 50 për qind të pagës mujore. Për çdo vit tjetër shërbimi mbi kufirin

RENDI: SHQETËSIM I MADH QYTETAR

Kronikë e dhimbshme Njerëz, mos lini varre të hapur! Grindjet për tokën e hapën përsëri një varr të ri në rrethin e Elbasanit. Këtë radhë në fshatin Polis i Vogël. Në fshatin që përmendet një kob, një zi që s’mbahet mend ndonjëherë. Deri dhe fëmijët nuk mund të vështronin njëri drejt në sy se ia plasnin të qarit. Asnjëherë nuk kishin ardhur në këtë fshat kaq njerëz për përcjelljen e një të vdekuri në banesën e fundit. Asnjëherë këta qindra e qindra burra, të ardhur nga të gjithë fshatrat për rreth, nuk e kishin lënë vetëm ty rreshqitëse loti në sy. Dora kriminale ia preu jetën në mes burrit më të ndershëm e më punëtor të fshatit, bajt dhe bashkëfshatarit më të dhembshur. Katër fëmijë vërte[t] të bukur, të bukur si njëri baba i tyre, ka tër engjëj të pafajshëm, me pamje të lemeritur ta coptojnë shpirtrin! Përveç peshës së rëndë të dhimbjes, tani e tutje ata do quhen jetimë. Po pse kështu? Kujt t’i ankohen e kujt t’i luten ata për kobin e zi? A janë ata në gjendje ta mbyllin helmin brenda zemrës së tyre të vogël? Sikur të mos mjaftojë varfëria, në fshat ka kohë që endet hija e tmerrshme e vdekjes. Është një ankth i përditshëm që vjen nga grindjet për TOKËN. Nuk dimë se sa ka shkuar deri tani numri i të vrarëve për tokën, por siç thonë mjaft fshatarë, grindjet për TOKËN dhe UJIN kanë lënë mjaft varre të hapur. A kini dëgjuar nga njerëzit e thjeshtë këto fjalë për vdekje të paralajmëruara ju, të nderuar qeveritarë dhe drejtues të partive politike. Edhe në mos ju pastë rënë në vesh ky paralajmërim, pyesni e do të mësoni se, për fat të keq, është e vërtetë. Po të dëgjoni me kujdes do të mësoni gjithashtu se mjaft komisione të ndarjes së tokës kanë lënë sherr e grindje të hapura. Madje, më keq akoma, për një ngastër tokë, në ndonjë rast (edhe pse i rrallë), ta pinë e kanë edhe dy fshatarë njëherësh. Këto që themi janë vërtetë, por tani kanë ndodhur vra[s]je. Prandaj, a nuk do të ishte mirë që, a nuk do të ishte mirë që të ishte një veprim i lartë i frikës. Këto kohë edhe tek ligji, edhe te normat humane që komisionet e ndarjes së tokave të rikthehen edhe një herë për të shqyrtuar mosmarrëveshjet, atje ku ka të tilla? Në se komisionet nuk do të fillojnë (se jo kudo kanë kryer punë të pastër), pse të mos detyrohen me anë të ligjit? Çdo grindje është një paralajmërim për të keqen që mund të ndodhë çdo çast. Besojmë dhe shpresojmë së përveç aspektit ligjor, janë të gjitha mundësitë që e keqja të ndalet. Ndoshta është çasti që të marrë formë edhe ndonjë lloj institucioni popullor për këtë çështje apo ndonjë shoqatë. Mbasi edhe klerikët tanë të tërhequr me fjalën dhe autoritetin e tyre, në bashkëpunim me besimtarët, dhe njerëzit e urtë, mund të bëjnë shumë për këtë, t’i dalin në mbrojtje jetës. Të mos harrojmë, se çdo vrasje çdo varr i hapur ndjell hakmarrje. (Vijon në faqen 3)

Në nënën drithërohemi...

E pashe të arsyeshme që letrën time t’ia dërgoj gazetës “Zëri i Popullit”. Jam një nënë si shumë të tjera të qytetit të Tiranës, e shqetësuar për jetën e fëmijëve tanë. Të gjithë e duam demokracinë e vendit tonë, por në radhë të parë e duam me qetësi dhe rend, gjë që kjo tek ne nuk po vendoset dot akoma, por po vëre me një indiferentizëm në këtë drejtim. Vendosja e qetësisë është pika e parë e planit të PD-së me gjithëse ditët kalojnë. Nuk e shikojmë se çfarë po ndodh në qytetin e Tiranës? Ka ndodhur frikë vajzat e shkollës së mesme të shkojnë në shkollë ose të dalin nga shkolla se grupe djemsh 3-4 grumbullohen jashtë hekurave të shkollës, me motorra ose makina pa targë. Në mes të ditës me diell (nuk bëhet fjalë për të dalë mbas diteve) në mes të bulevardit i rëmbejnë nga krahu me dinakëri, presion, por po qe nevoja dhe me forcë për t’i futur në makina dhe nuk dihet se ku përfundojnë. Mos vallë edhe vajzat tona mos moshës më të bukur të pajisen me armë e me thika për të mbrojtur jetën dhe nderin e tyre nga këta huliganë shtazarakë. llumi i shoqërisë që lëvizën kaq hapur nën hundën e policisë dhe nuk kapet asnjëri prej tyre që të bëhet shembull për të gjithë? Një gjë duhet të themi: kur fëmijët tanë të jenë të rritur, edhe ne prindërit do të jemi të qetë. U ngopëm me llafe, dëshirojmë vendosjen e rendit publik. Kemi qenë të varfër dhe jemi akoma, por të kemi qetësinë e të pakten. Tiranë, më 23.4.92 Me respekt BURBUQE SELIMI

Të zgjedhim objektivat e fushatës

Në prag të Kongresit të parë të Partisë — 40 pranime të reja gjatë muajit prill — Në prag të Kongresit të parë të Partisë Të zgjedhim objektivat e fushatës — 40 pranime të reja gjatë muajit prill — Më datën 21 me kryetarë organizatash e veprimtarë të fshatit dhe të qytetit, komiteti drejtues i PS të rrethit të Gjirokastrës zhvilloi bashkëbisedime për fushatën e zgjedhjeve në parti. Këmbimi i mendimeve u përqëndrua në këto tema: organizimi e shëndoshja e partisë, tërheqja e mendimeve të masës së partisë për kongresin e parë dhe kompletimi i partisë si forca kryesore opozitare dhe të mësuarit e saj me taktikën e strategjinë e të qenit në opozitë. Proceset e kohëve të fundit e kanë prishur organizimin e vjetër të partisë, stili i ri i militimit nuk po përvetësohet si duhet, shton anëtarë të rinj e tërhequr me disiplinë. Të gjitha këto e kanë bërë të vështirë jetën e mjaft organizatave. Fushata e zgjedhjeve mund të përdoret për një testim tjetër, më real e më të saktë, që do sjellë konsolidimin e organizatave. Mund të piqen, kur është e nevojshme, edhe riorganizimi i organizatave, shpërbërja e atyre që në fakt janë shpërbërë dhe riformimi i të rejave. Për freskimi dhe niveli cilësor figurohet mbi të gjitha nga pranimi i një ere të re energjish nga pranim i të rinjve. Kjo mund të jetë një detyrë kryesore e fushatës. Ja, në Gjirokastër, këtë muaj të parë pas zgjedhjeve, edhe pse me humbje të thellë, janë bërë 40 pranime të reja. Kjo frymë e ky ritëm duhet mbajtur e duhet shtuar gjatë fushatës, se simpatizantë e përkrahës PS-ja ka. U shprehën mendime dhe për bashkimin e organizatave, ku ato janë të vogia e me jetë të zbrazët dhe kur i përafrojnë profili dhe natyra e punës e kryejnë anëtarët. U propoza gjithashtu se është në të mirë të punës të orientohët një ndrim thuajse tërësor i kryetarëve dhe zëvendësve të tyre në organizatat e PS. Gjallërimi i partisë si forca kryesore opozitare është një misioni i panjohur. Ky mision do mësohet e zbatuar e zbatuar me ndërmarrje e seriozitet. Por është fakt se ende pak nga pak njerëzit dhe mëri e shkençerist së ç’është socializmi demokratik, alternativa socialiste e socialdemokrate, si jeton e gjallon ajo në Evropë, si mund e duhet të «importohet» edhe tek ne. Jorgo Mandili, pedagog në universitetin «Eqerem Çabej» propozoi që pranë komitetit drejtues të ke- që një grup intelektualësh që të publikojë këto ide duke përkthyer me nga një libër e hua literaturë bashkëkohore. Propozimi u quajt me vend. U tha gjithashtu që të përvetësohet si stili edhe argumentet politike politike që aplikon grupi i PS në parlament qëndrim që ka ngjallur simpati në radhët e përkrahësve tanë por edhe në popull. Ka raste kur anëtarë partie shprehen: pse na mblidhni, ne kemi hallët tona në punë, në shtëpi, në mjedis etj. Pakënaqësia është e përligjur, ajo ka vend, fshatari merr para, punëtori, s’ka lëndë të parë, privatit i mungon burimi i furnizimit, intelektuali duket si në cep të jetës. Këto halle PS-ja duhet t’i njohë e të ndihmojë të zgjidhen, se ashtu i shërben anëtarit e simpatizantit të vet e se ashtu zgjeron edhe influencën e saj. Reforma do t’i bëjë këto edhe më të dukshme, ndaj organizatat duhet të dalin e të marrin iniciativën në pamje të reja që merret jashtë- rore e ekonomike. PS-ja duhet të vihert mirë në mbrojtje të interesave të njerëzve. Në takime u fol edhe për detyrat në zgjedhjet lokale dhe u tha se ne duhet ta fillojmë të parët fushatën, mos na ndodhë të mbetemi në fund të situatave, siç pati raste me zgjedhjet e 22 marsit. U diskutua dhe për organizimin e konferencës së PS të rrethit. Po këtë ditë kryesia e PS e rrethit pranoi anëtarë partie veprimtarët e palodhur shokët Sabri Zilaj dhe Petrit Danaj. THANAS DINO

Kosova në fokusin e ditës

• Në shkollën e policisë në Vushtrri u vendos një njësit i këmbësorisë së armatosur serbo-sllave me 12 ushtarë. Thuhet se këto forca janë të përbërë nga policë dhe ushtarakë serbë. Duhen … • U arrestuan Shyqip Duraku, sekretar i Kuvendit për Autonomi Politike Territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, Shyqip Duraku u dënua me 15 burg. • Të këshilluarit për të Drejtat e Njeriut në Shkodër bëri me di- … • Je se dy të rinj të kësaj komune Enver Kosta dhe Ismail Koti nga fshati Polac u arrestuan në afërsi të Vishegradit. Pas arrestimit ata u mobilizuan me dhunë. Supozohet se me dhunë janë mobilizuar edhe qytetarë të tjerë shqiptarë që gjenden në udhëtim.

Takim i Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha me përfaqësues të Komisariatit të lartë të OKB për refugjatët

KRONIKE QEVERITARE Dje në orën 11.30 Presidenti i Republikës Sali Berisha priti në selinë e tij përfaqësuesin e Komisariatit të lartë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët zotin Olivier Ginjobade dhe Kryetarin e programit të përbashkët mbi informimin e emigracionit për Shqipërinë zotin Aleksandër Kasela. Në takim u diskutua për problemet e refugjatëve shqiptarë, për zgjidhjen konkrete të problemeve të tyre si bashkimin e familjeve, ata që jetojnë ilegalisht të legalizohen në vendet në të cilat ndodhen, në ndihmën konkrete të kryer organizmave për ndërhyrjen pranë qeverive të ndryshme për emigrimin e shtetasve shqiptarë. Presidenti Berisha u tha miqve se unë do të insistoj pranë qeverive të vendeve evropiane dhe komunitetit Evropian që të na ndihmojnë me kuota emigracioni të përkohshme dhe sezonale. Kjo do të ndikojë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe psikologjik. Gjithashtu Presidenti ju kërkoj përfaqësuesve të këtyre organizatave të ndihmojnë për lehtësimin e pajisjes me viza të shtetasve shqiptarë dhe aq më me përparësi ajo e afaristëve të rinj, të cilët aktualisht nuk kanë të drejtë të lehtë lëvizjen lirë. Ne falenderojmë qeverinë italiane, vazhdoi Presidenti, për ndihmën e madhe që na ka dhënë në këtë periudhë tranzicioni. Gjithashtu falënderojmë dhe qeverinë greke për punësimin e shtetasve tanë atje. Por kjo do të thotë zgjidhja përfundimtare. Duhet patjetër të hapen vende pune këtu që shqiptarët të punojnë në vendin e tyre. Zotërinjtë u shprehën se javën e ardhshme në Gjenevë do të ngre- … … në problemin e kredive që do t’ju jepen ndërmarrjeve të vogla këtu në Shqipëri për krijimin e vendeve të punës. Po insistojmë të shpresojmë që shumë shpejt qeveritë e Evropës të caktojnë kuota emigracioni për shqiptarët. Gjithashtu do të kërkojmë specializime 3-4 mujore për kualifikimin dhe më pas hapjen e kredive për ata që do të merren me biznes. Ata theksuan se janë optimistë në lidhje me zgjidhjen e shpejtë të këtyre problemeve sepse reagimi i vendeve të Evropës ndaj Shqipërisë tani pas fitgares së demokracisë është shumë pozitiv. Në përfundim Presidenti Berisha shprehu gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar në aktivitetin e tyre këtu në Shqipëri. Tiranë, 23 prill 1992 Zyra e shtypit dhe e informacionit pranë Presidentit

Takime në Kryeministri

Kryetari i Këshillit të Ministrave Aleksandër Meksi, priti dje në një takim të veçantë ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Italiane në vendin tonë Torquato Cardilli. Gjatë takimit, të cilin e zhvilluan në një frymë të ngrohtë e miqësore, u shkëmbyen mendime për gjendjen aktuale të marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve tona, për kontributin dhe rolin e rëndësishëm të Italisë në rimëkëmbjen e ekonomisë të Shqipërisë si dhe për ndihmat italiane të akorduara deri tani dhe ato që parashikohen t’i jepen vendit tonë në të ardhmen. Një vend i veçantë iu kushtua gjithashtu përparësisë politike të Italisë ndaj Shqipërisë në planin ndërkombëtar, në kuadrin e Komunitetit Evropian, G-24, FMN, Bankës Botërore etj. Po dje Kryeministri Aleksandër Meksi pati një takim me përfaqësuesit e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, zotërinjtë Olivier Ginjadore, Aleksandër Kosela, i cili është edhe kryetari i Programit të Informimit të përbashkët për Emigracionin për Shqipërinë, si dhe Klaudia Ottolenghi, përgjegjëse për Programin e Zhvillimit dhe të Kooperimit Teknik për Emigracionin, për Evropën dhe SHBA. Ndër problemet konkrete që u diskutuan gjatë takimit ishin ato mbi ndihmën që mund t’i jepet vendit tonë për përcaktimin e kuotave të emigracionit, të punësimit të përkohshëm jashtë shtetit, si dhe organizimit të ndjekjes së kurseve të ndryshme të kualifikimit, në mënyrë të veçantë për profesionet e reja. Nga ana e tij Kryeministri, Aleksandër Meksi theksoi rëndësinë e organizimit të punës për emigracionin, si një nga prioritetet e programit të qeverisë, dhe u kërkoi përfaqësuesve të lartë të OKB-së që të ndërhyjnë aktivisht pranë qeverive evropiane për krijimin e kushteve të një emigracioni të organizuar për shtetasit tanë. Përfaqësuesit e lartë të OKB-së për emigracionin u angazhuan për të kontribuar seriozisht në ndihmën për Shqipërinë edhe në këtë kohë të rëndësishme sociale. (ATSH)

Letër në redaksi

Frikë apo indiferencë? … nuk denjoi të mësonte të vërtetën, por menjëherë e qëlloi me pëllëmbë banorin e këtij blloku, e pastaj përdori mbi të gurë, drurë, e tulla, çfarë i erdhi për dore, duke i shkaktuar plagë të rënda, aq sa familjarët e tij me shqetësim të madh e çuan në spital për ndihmë. Shumë nga banorët e këtij blloku e shikonin këtë skenë nga dritaret e apartamenteve të tyre, por asnjëri nuk guxoi të ndërhynte, bile edhe disa që u ndodhën aty afër, u larguan nga frika se mos a- … (Vijon në faqen 3) … që ndodhi më datën 19.4.1992 në bllokun 4-të të lagjes 30 të qytetit të Tiranës. Një banor i këtij blloku me dashamirësi i bëri thirrje një djali të ri të largohej nga ambienti ku loznin domino e letra kolektivisht disa banorë të këtij blloku. Djali, jo vetëm që nuk u largua, por thirri një të afërmin e tij më të rritur. Ky jo vetëm që Ajo që më shtyn të shkruaj këtë rrjesht, është një ngjarje e hidhur, rritur. Ky jo vetëm që afër, u larguan nga frika se mos a- … (Vijon në faqen 3)