29/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 prill 1992

PËRKRAHJEN MË TË MADHE RINISË EUROSOCIALISTE

10 MAJ: KONGRESI I PARË I RINISË EUROSOCIALISTE TË SHQIPËRISË Kohë më parë një grup të rinjsh në Tiranë, kryesisht studentë, në valët e proceseve demokratike, duke marrë pjesë aktivisht në to e duke reflektuar rreth tyre, përqafuan alternativën e socializmit demokratik si një alternativë bashkëkohore e së ardhmes evropiane. Pjesëtarë nga më aktivët e lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, ata vazhduan gjithë pasion e përkushtim pjesëmarrjen në lëvizje, duke kuptuar së shpejti për Demokracinë e për shoqërinë e re pluraliste nuk bëhej vetëm nga një pozicion, nga një parti, nga një alternativë. E, kundërta mund të çonte në një monizëm e totalitarizëm të ri. Përqafuan marrëdhënie konceptet dhe vizionet e alternativës së socializmit demokratik bashkëkohor, ndoqën me vëmendje procesin e reformimit rrënjësor e të konsolidimit të Partisë Socialiste Shqiptare dhe u afruan me të duke i dhënë peshë, gjallëri, e duke i hapur perspektiva të reja rinovimi e konsolidimi. Me angazhimin dhe vullnetin e tyre, gjatë kësaj periudhe organizuan Aktiviun Kombëtar të FRESSH-it, si dhe asamble e konferenca rajonale të rinisë eurosocialiste në pjesën më të madhe të rretheve. Tani ata, duke i ndjerë si rritjen e peshës e të rolit të tyre si Forum brenda strukturave të Partisë Socialiste, ashtu edhe nevojën për një bilanc të fazës së parë të veprimtarisë, për një strukturim e konsolidim të mëtejshëm si në çështje të organizimit e të funksionimit, ashtu edhe të strategjisë e taktikave të veprimit, vendosën të zhvillojnë Kongresin e Parë të Rinisë Eurosocialiste Shqiptare më 10 maj të këtij viti. Partia Socialiste, anëtarët e simpatizantët e saj përshëndesin të rinjtë Eurosocialistë për këtë ngjarje dhe u urojnë sukses të plotë në tërë veprimtaritë për një Kongres të suksesshëm. Por, puna me rininë në tërësi, me eurosocialistët në veçanti, nuk kërkon vetëm përshëndetje e urime. Çdo organizatë partie e çdo socialist duhet ta kuptojë se të rinjtë eurosocialistë kanë nevojë për fjalën e mirë, por mbi të gjitha kanë nevojë për mbështetje, për përkrahje, për bashkëpunim të ndërsjellshëm e shoqëror. Duke vepruar brenda strukturave të Partisë Socialiste, kjo vlen të thotë aspak që të rinjtë eurosocialistë të vihen në tutelë dhe as të kthehen apo të konsiderohen si një “masë lëvizëse”, pa formë, pa profil e që mund të zënë vend kudo ku gjendet apo krijohet boshllëk në jetën apo strukturat organizative të PS. Nder detyrat më urgjente për ta tani është organizimi. Brenda strukturës së PS të rinjtë eurosocialistë duhet të kenë strukturat e tyre, organizimin e tyre, jetën e tyre. Ca më keq do të ishte në se ndokund ose ndokush do t’i konsideronte e trajtonte ata si “zbukurim”, si “gjelbërim”, si “garniturë rinie”, për një organizatë të Partisë Socialiste të moshuar ose të plakur. Praktika e kohëve të fundit kur në shumë fshatra, zona e ndërmarrje, të rinjtë eurosocialistë po krijojnë nga e para, ose po rindërtojnë e rigjenerojnë organizatat e mëparshme të PS, flet qartë për rolin dhe peshën e kësaj force gjallëruese e thellësisht demokratike. Duke e çmuar lart punën e nisur, kudo të krijohen kushte e terren veprimi të rinjve eurosocialistë, që të hyjnë në Partinë Socialiste. Akoma më keq do të ishte në se ndokund ndokush Forumim, anëtarë ose segmente të tij, do t’i trajtonte e përpunonte në bazë simpatisë personale, për reputacion të vetes ose të një grupi të caktuar, si mbështetje për synime, qoftë edhe të drejta e të interesit të përgjithshëm, por që s’vihen për zgjidhje në rrugë e me mjete demokratike e të hapura. SPIRO FEDI nënkryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë (Vijon në faqen 3)

Projekt spastrimesh!

Shënim dite: Projekt spastrimesh! - Koment rreth një projektligji të paraqitur në Parlament Lexuesit tanë u njohën me një projektligji të paraqitur për miratim në Parlament këto ditët e fundit. Që në fillim mund të themi se ai është, siç gjykojmë, një projektligji antidemokratik. Miratimi i tij ashtu siç është, sipas mendimit tonë, nuk do të ishte gjë tjetër, veçse ndezje e drithës jeshile për revansh politik të pushtetmbajtësve ndaj kundërshtarëve të të tjerëve politik; do të ishte një abjër të larë hasapet me ata që nuk u vënë pas avazit e nuk u thurrin vend e pa vend hosana. Shkurt, projektligji i paraqitur mund të konsiderohet si një projekt spastrimesh “me bazë ligjore”. Në kushtet e ndërtimit të një shoqërie të re, me struktura të reja politike, ekonomike, juridike etj. është e natyrshme lëvizja e njerëzve nga institucionet e ndërmarrjet ekzistuese, në institucione e ndërmarrje të tjera. Është e natyrshme shkurtimi i vendeve të punës, transformimi, kalimi në asistencë sociale, ripunësimi etj. Në rrethanat kur në strukturat tona shtetërore dhe ekonomike ka ende mbeturina dhe atavizma të diktaturës, është e nevojshme të bëhen edhe pastrime të tyre. Askush nuk e mohon nevojën e ripërtëritjes aparatit shtetëror e të administratës, por gjithmonë mbi bazën e kritereve të përcaktuara qartë në ligj. Nga ana tjetër, është e qartë se decentralizimi politik dhe ekonomik i shoqërisë, kërkon që drejtuesit të kenë më shumë kompetenca të drejtpërdrejta ndaj vartësve. Nuk ka ç'duhen me ata drejtues që nuk kishin në gjendje të lëviznin nga vendi i punës as portierin e ndërmarrjes, pa le më të tjerët. Çdo ndryshim kompetencash në këtë drejtim, në se do të ishte argumentuar dhe i arsyetuar, do të ishte e mirëpritur. Por projektligji që u është vënë përpara deputetëve për miratim është jashtë çdo përfytyrimi të tillë të arsyeshëm të organizimit shtetëror. Ai është një projekt ligj i keqja ka përmasa tepër të renda, pa kufinj në hapësirë e në kohë. Më sa duket, megalomania politike e pushtetmbajtësve të rinj nuk njeh asnjë lloj arsyeje logjike dhe prandaj prodhon projektligje të tillë. Një shoqëri demokratike i rregullon me ligje vërtetë demokratike marrëdhëniet me shtetasin e saj. Po a është i tillë ky projektligj për të cilin po bëhet fjalë? Aspak. Në thelb ky projektligj u jep kompetenca të pakufizuara ekzekutivëve që sot kanë në duar pushtetin. Në bazë të atij projektligji, çdo epror mund ta pushojë nga puna apo ta transferojë vartësin kur të dojë e si të dojë. Asnjë të drejtë nuk ka viktima e veprimeve të tilla për t’u ankuar, sepse ligji (në se miratohet) u jep fuqi supreme me firmën dhe vulën e parlamentit, atyre që janë në pushtet. Punonjësi i thjeshtë i administratës, pra, ndodhet jashtë çdo mbrojtjeje ligjore. Asnjë klauzolë e këtij projektligji nuk u jep mundësi punonjësve të mbrojnë të drejtat e tyre përpara Atëherë, për çfarë shteti juridik flasim? Aspekt tjetër që të bën përshtypje, në këtë projektligj është fakti se arsyet e largimit ose transferimit nga puna janë krejt të papërcaktuara, gjë që u jep mundësinë ekzekutuesve që të kenë pushtrat, gjë që u jep mundësinë jep mundësinë e transferimit. Shikoni përcaktueshmërinë e argumenteve të këtij projektligji, që i japin të drejtë të pakufishme eprorit për të vepruar me vartësin: “Është nevoja të veçanta që lidhen me përmirësimin e funksioneve e të strukturave të aparatit shtetëror për vënien në jetë të reformës ekonomike e politike, kalimi në ekonomi e tregut të lirë dhe vendosjen e shtetit juridik...”. Gjithçka pra, e papërcaktuar, gjithçka në dorën e ekzekutuesit të ligjit. Kuptohet qartë se për e parë një ligj të tillë do të ishin socialistët dhe simpatizantët e tyre, të cilët do të etiketohen me termat “punistë”, “komunistë”, e të tjera slogane bajate që tashmë u ka dalë boja. Kështu “gjuetia e shtrigave” do të bënte kërdinë dhe kjo nuk ka emër tjetër përveç luftës së re të klasave. Por ky ligj është një kërcënim i rëndë për gjithë punonjësit. Në kushtet e privatizimit të ekonomisë, të krizave e të falimentimeve që do të ndodhin, të ristrukturimeve të ndërmarrjeve e institucioneve etj. punonjësi ndodhet krejt i pambrojtur përballë padrorit. Ai mbetet në mes të katër rrugëve, pa asnjë të drejtë për t’u ankuar e kërkuar mbrojtje në mënyrë ligjore. Përvojën e “spastrimit” e aparateve Partia Demokratike e ka nga Qeveria e Stabilitetit. Disa nga ministrat e saj, në bashkëshort e drejtorin, hoqën nga puna dhjetëra punonjës ekzistues dhe morën në vend të tyre shokët e miqtë e vet, “besuarit” e vet. Ata që u lar- (Vijon në faqen 2) ç'duhen me ata drejtues që nuk ish në këtë drejtim, në se do të ishte i argum- mbrojtje të drejtën e tyre për p.- në Athërë, përsh- typje, në këtë projektligj është fakti se arsye gjë që i jep mundësi ekzekutoreve që kanë pushtetin të vërtitin ligji nga të duan, Përvojën e «sëastrimit» të nga ministrat e saj, në departeset që drejtonin, hoqën nga puna dhjetra miqtë e vet, të besuarit e vet. Ata që u larg- (Vijon në faqen 2)

VULLNETI POLITIK I KOSOVËS U SHPREH ME REFERENDUM

- Kuvendi i Këshillit Koordinues të Partive politike shqiptare të Kosovës - Këshilli koordinues i Partive politike shqiptare të Kosovës mbajti... - Kumtesë e Këshillit Koordinues të Partive politike shqiptare të Kosovës - Këshilli koordinues i Partive politike shqiptare të Kosovës me rastin e shpalljes së kushtetutës së të ashtuquajturës Jugosllavi, lëshoi këtë kumtesë: Republika Federative e Jugosllavisë, siç dëshirohet të emërtohet bashkimi shtetëror i Serbisë dhe i Malit të Zi, kushtetutën e së cilës e shpalli sot Kuvendi Federativ i Jugosllavisë së paku, është çështje vetëm e këtyre dy republikave, e Serbisë dhe e Malit të Zi. Kjo nuk ka të bëjë me Kosovën dhe shqiptarët në asnjë formë as nuk kanë marrë pjesë në formë në këtë shpallje, as nuk kanë dëshirë të marrin pjesë e as nuk dëshirojnë të përfshihen në të. Vullneti politik i Kosovës dhe i shqiptarëve u shpreh me referendum për Kosovën e pavarur dhe sovrane. Rezultatet e këtij referendumi paraqesin orientimin themelor politik të partive tona, të gjithë shqiptarëve, si dhe të shumicës së myslimanëve, turqve dhe të tjerëve në Kosovë. E konsiderojmë pa mbështetje dhe hedhim poshtë çdo pretendim të shtetit të ri të rekomponuar për trashëgimi politike dhe çfarëdo trashëgimie tjetër të Jugosllavisë së deritanishme, sepse atë e trashëgojnë legjitimisht dhe në mënyrë të barabartë të gjitha njësitë e mëparshme federative, pra, ndaj edhe republika e Kosovës. (ATS)

LAJME TRONDITËSE

3000 fëmijë shqiptarë janë shitur në Itali - Një pjesë e tyre pa miratimin e prindërve - Të paktën 3 000 fëmijë shqiptarë u janë shitur familjeve italiane me çmime nga 15 deri në 20 mili...

3000 fëmijë shqiptarë janë shitur në Itali

- Një pjesë e tyre pa miratimin e prindërve - italiane me një çmim nga 15 deri në 20 milionë lireta, shkruan gazeta politike napolitane «Roma». Sipas gazetës të saj, Stefano Mensurati të martën, i cili mblodhi të dhëna gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri. Ministria e Drejtësisë në Tiranë po përgatit tani një studim për fatin e mijëra fëmijëve, shkruan gazeta. Të dhënat zyrtare thonë se vetëm 260 fëmijë shqiptarë janë adoptuar në vendet e huaja gjatë gjashtë muajve të fundit. Po kjo gazetë thekson se «ka patur edhe raste kur fëmijët janë shitur pa miratimin e prindërve». Në artikull vihet në dukje se në Shqipëri ka një grup «grekërish të pa skrupuj», të cilët kanë organizuar për «Koza Nostran» një tregti të majme me organet njerëzore.

Dje në parlament Mungësi reale për rimëkëmbjen e fshatit

Dje në parlament Mungësi reale për rimëkëmbjen e fshatit - Ministrat! Lgj «Për sistemin bankar në Shqipërin - - Miratohet propozimi i grupit të parlamentarit të Partisë Socialiste që Banka për Bujqësinë të ketë status të veçantë - Në seancën e paradites së ditës së djeshme Kuvendi Popullor përfundoi miratimin e Ligjit «Për sistemin bankar në Shqipërinë». Ky ligj, së bashku me Ligjin «Për Bankën e Shqipërisë», shënon hapin më të rëndësishëm në ndryshimin e sistemit bankar në vendin tonë, duke themeluar për fillimin e punës një sistem të reformuar bankar, monetar e të kreditit, në mbështetje të ekonomisë së tregut. Nga punimet e seancës së djeshme të Kuvendit Popullor, veçohet edhe një moment tjetër me rëndësi, veçanërisht për fshatin. Në bazë të nenit 62 të projektligjit «Për sistemin bankar në Shqipërinë», të paraqitur nga Qeveria e zotit Meksi, kërkohej krahas të tjerash, likuidizimi i ligjit nr. 7520, datë 18.10.1991, «Për Bankën e Bujqësisë dhe zhvillimit». Lidhur me këtë, si është bërë e ditur nga shtypi, deputeti Angjeli, duke folur në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, para disa ditësh kërkoi që të shqyrtohej Ligji ekzistues «Për Bankën e Bujqësisë dhe zhvillimit», me argumentin se ky ligj kishte vlera të veçanta për fshatin. Kjo, për arsye sepse gjendja ekonomike e bujqësisë ka qenë sot e për një kohë edhe në të ardhmen, kërkon favorizim të veçantë nga ana financiare. Një kërkesë e tillë e kish bërë edhe «Bashkimi i Kooperuesve Agrarë». Këtë shqetësim deputeti Angjeli e ngriti edhe dje në parlament. Atë e përkrahën dhe deputeti i Partisë Demokratike, zoti Rexhep Uka. Pas shqyrtimeve që dha drejtori i Bankës së Bujqësisë dhe zhvillimit, Orfea Shuci, të gjitha grupet parlamentare përkrahën propozimin që të mos shfuqizohet Ligji «Për Bankën e Bujqësisë dhe zhvillimit». Kështu parlamenti miratoi me shumicë votash propozimin e përsetëm të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Mbi bazën e propozimeve të disa deputetëve, ministri i Bujqësisë Rexhep Uka në emër të Qeverisë u zotua të paraqesë në të ardhmen në Parlament një projektligj që do të përcaktojë me saktësi pozicionin e statusin e Bankës Bujqësore në kushtet e ekonomisë së tregut. Në fund të seancës kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Namik Dokle tha se miratimi i propozimit tonë i bëhet krah për krah demokratëve të fshatit...

Pritje për Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dr. Bujar Bukoshi

Dje në orën 12.00 Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha priti në selinë e tij Kryeministrin e Qeverisë së Republikës Kosovës dr. Bujar Bukoshi. Pritja kaloi e ngrohtë dhe vëllazërore. Po dje, paradite Kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Dr. Aleksandër Meksi priti në selinë e Kryeministrisë,

Ata nuk do t'ja arrijnë vetëm

- Zoti Gensher, kur afro para një viti ju udhëheqët për në Tiranë, Ramiz Alia ishte akoma në fuqi, një komunist i dikurshëm. Dje biseduat me Sali Berishën nga PD-ja, por duam apo nuk duam, për të ardhmen e Shqipërisë vendos parashikimet gjendja ekonomike, dhe kjo tani është katastrofike. A mund t'ia dalin mbane demokratët? - Përgjigje: Unë besoj, se është e mundur. Por ata nuk do t'ia arrijnë vetëm. (Pjesë nga intervista e ministrit federal të PJ të Gjermanisë Hans Ditrih Gensher, dhënë radiostacionit gjerman «Deutschlandfunk» më 23 prill).

MIREKUPTIMI ËSHTË SHPREHJE E NIVELIT TË DEMOKRACISË

DREJT STANDARTEVE TË REJA 22 marsi shënoi një pikë tjetër kulmore të fazës kalimtare të kalimit nga sistemi monist në atë pluralist. Ky moment pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, të zgjedhjeve të para pluraliste e të krijimit të qeverisë së stabilitetit, do të fiksohet në histori si pika e ndryshimit të parë të raporteve të forcave midis dy partive kryesore në jetën politike shqiptare. Ndonëse ky çast përbën një fitore të re të demokracisë shqiptare, vuan nga fakti që kuvendi i dytë pluralist, i cili lind prej tij, është përsëri pothuajse dyalist me një përbërës e cila i arrin lehtësisht dy të tretat. Në kushtet e një gjendjeje ekonomike tejet të rëndë, dhe mungesës së kulturës demokratike dhe të mungesës së pluralitetit e të ekuilibrit parlamentar përdorimi i konsensusit në shkallë të gjerë është i domosdoshëm për të ruajtur ekuilibrin dhe paqen sociale që të nevojshme për momentin që kalojmë. Nga ana tjetër përdorimi i «dhunës së kartonit», intoleranca e verbër ndaj çdo propozimi të kundërshtarit dhe vetëzhurimi e plotë e vetëm një force politike, do të krijonin tensione të reja sociale e politike që do të zgjasnin agoninë ekonomike dhe do të zgjidhnin problemin ndaj rezul- latëve të demokracisë që ai i pret me padurim. Aq më tepër përdorimi i mirëkuptimit bëhet i domosdoshëm po të kemi parasysh se përpara demokracisë shqiptare qëndrojnë detyra të një rëndësie historike si hartimi dhe miratimi i kushtetutës së shtetit demokratik e pluralist shqiptar, krijimi i organizmave lokal mbi bazën e parimeve të pavarësisë relative e të vetadministrimit të çdo zone apo hartimi i platformës dhe i paketës së plotë të ligjeve që kryejnë kalimin nga një ekonomi e centralizuar në një ekonomi tregu. Eksperienca e vendeve demokratike tregon se për probleme të tilla kardinale përdorimi i konsensusit është i domosdoshëm, bile me përsosjen e demokracisë tendenca e përdorimit të mirëkuptimit nëpërmjet qeverisjes me koalicion apo të formave të tjera institucionale rritet në mënyrë të konsiderueshme. Mbi tërën e konceptimit të tillë dhe të dëshirës për një kontribut me përmasa modeste kam mendimin se qeveria e partive me votbesimin e kuvendit të dy pluralist duhet të takojë të ndryshojë shenjtësimat që vijnë nga shtresa të ndryshme të popullsisë, duke lënë pa asnjë dyshim vendosjen e radhës së prioriteteve për zgjidhjen e problemeve në mënyrën e saj dhe duke pritur popullin e në qëndje që i bën populli vendimeve dhe masave të saj. 1. Struktura aktuale dhe gjendja e rënduar e ekonomisë, çdo qeverie do t'i sugjeronte në mënyrë evidente të përqendronte forcat e saj në reformën agrare, duke konsideruar bujqësinë si motorin e ekonomisë të paktën aktualisht. Mbas miratimit të ligjit për privatizimin e tokës dhe fillimin e zbatimit të tij, për arsye nga më të ndryshmet, në shumicën e rasteve të një karakteri subjektiv, është ndodhur në një gjendje pezull e pritshme. Kjo situatë tejet e vështirë ka prekur më shumë zonat e thella fshatare si për shembull Mallakastrën, zona Verlindore etj. Në shumicën e fshatrave toka ende s'është ndarë përfundimisht. Ashtu ose edhe kur ajo është ndarë fshatarët s'janë në gjendje nga ana financiare të përballojnë çmimet e larta të mekanikës bujqësore, plehrave, farërave etj. Ekonomia financiare e këtyre zonave e fragmentizuar në maksimum dhe në madhësi e pa-mjaftueshme për të përballuar nevojat minimale të çdo familjeje dhe në një tjetër organizim i punëve ku njëri prej anëtarëve të familjes merret me bagëtitë, një tjetër shkon në pyll për dru një tjetër merret me gatimin e bukës etj, e kanë kthyer atë në një ekonomi primitive e cila në rastin më të mirë mezi siguron një nivel minimal jetese të familjes fshatare tepër varfër. Duke mos dashur të politizojmë problemin mendoj se rënia e nivelit të jetesës për këtë vit mund të shpjegohet me arsyen e thjeshtë: Prishja apo shkatërrimi i pakontrolluar i kooperativave dhe i pronës së përbashkët të tyre, e la fshatarin e zhveshur nga paga minimale që më merrte nga bordorja kooperativiste. Nga ana tjetër liberalizimi i çmimeve bujqësore nuk solli asnjë lehtësim në të ardhurat financiare për bujësit e këtyre zonave të thella, sepse tregu fshatar i qytetit për to është shumë larg dhe për arsye të mungesës së transportit apo të qendrave të grumbullimit, nuk ekziston asnjë mundësi shitjeje të atyre pak prodhimeve bujqësore që fshatari mund të bënte nga gota e pemës së tij. Të gjitha mungesat e çmimeve të mallrave industriale dhe i disa ma- ... (Vijon në faqen 3)

Ditët e fundit vërehet një aktivizim i dukshëm i organeve të larta shtetërore duke filluar nga Presidenti për problemin e ndarjes së tokës sipas ligjit. Shqetësimi i këtyre organeve duhet përshëndetur me gjithë zemër dhe ne e mbështesim me të gjitha forcat këtë ndryshim të kursit politik të Partisë Demokratike për çështjen e tokës. Njëkohësisht gazeta “Zëri i popullit” do të ngulmojë që edhe në vendet ku toka nuk është ndarë sipas ligjit por sipas kufijve të vjetër, të zbatohet ligji. Vëllezër fshatarë! Merrni tokën tuaj, ta gëzoni atë dhe mbështeteni mirëqenien tek puna dhe djersa e ndershme.