30/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

30 prill 1992

DEMOKRACIA E VËRTETË KËRKON LIGJ KUSHTETUES BASHKËKOHOR

Diskutim në Kuvendin Popullor, i deputetit Fehmi Abdiu në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste rreth projektligjit: «Për disa ndryshime e plotësime në ligjin nr. 7491, datë 29.4.1991.» Seanca e sotme ka veçorinë e saj. Do të shqyrtohet projektligji për organizimin e drejtesisë, projekt për të cilin nga vëllimi i tij përbën 1/4 e kushtetutës së ardhme shqiptare. Rëndësia e veçantë e kësaj pjese të kushtetutës ka të bëjë me reformën e tërë së drejtësisë të në fushën e drejtësisë, që lidhet me pasojat sociale e juridike për mbarë shoqërinë që aspiron për një demokraci të vërtetë. Kjo reformë në një zgjedhje përfundimtare dhe me të pushtetit gjyqësor nga pushteti legjislativ e administrativ, për të cilën burra shteti, personalitete të dëgjuar të së drejtës, janë shprehur prej një shekulli më parë. Ajo i bën jehonë pavarësisë së plotë të këtij pushteti, me qëllim që ta ruajë dhënien e drejtësisë nga çdo ndikim që të jetë dhe të jetë e domosdoshme. Pra, të jetë një përpjekje që ky lloj pushteti të mbetet i painfluencuar nga çdo ndikim e ndërhyrje. Por me këtë desha të sugjeroja që «pavarësia» e këtyre organeve të mos e keqkuptojmë dhe si pavarësi për arbitraritet. Është pavarësi nga çdo organ e organizatë, por është varësi nga autoriteti më i madh, nga ligji që është mbi të gjithë e të gjithë duhet t’i binden. Në mënyrë të veçantë nga të gjithë në këtë fushë do të nënvizoj: 1 - Për herë të parë në Shqipëri do të krijohet Gjykata Kushtetuese e cila do të përfytyrohet si barometer përfundimtar për të merituar, lëvizjen dhe përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve e prokurorëve. Jashtë çdo ndikimi të partive politike të organeve të pushtetit apo administratës, ky organ autoritar i kryesuar nga presidenti i Republikës do të jetë dhe një arbitër, si për të studiuar e ndjekur në dinamikë kuadrin e këtyre organeve, da dhe për t’i ruajtur ato nga presionet e pushteteve të tjera që në të vërtetë, për fatin e keq të tyre, ata i kanë ndjerë vazhdimisht në punën e vet. 3 - Po për këtë qëllim, në projekt ruhët një raport i drejtë ndërmjet pushtetit legjislativ dhe atij gjyqësor. Është pranuar një zgjidhje, që na duket e diskutueshme. Është parashikuar që Kuvendi Popullor të ketë të drejtën e zgjedhjes të Kryetarit prej Gjykatës së Lartë me propozim të Presidentit të Republikës, të zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës së lartë të zgjedhjes të një pjese të antarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe (po me propozim të presidentit të Republikës) të Prokurorit të Përgjithshëm e zv. të tij. Por, për të siguruar një pavarësi të plotë e përfundimtare, ne mendojmë se Gjykata e Lartë duhet emëruar (kryetari i saj nga presidenti i Republikës) dhe zv. kryetari e anëtarët nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kështu as ky organ nuk do të ketë të drejtën për të vendosur as për emërimin e për shkarkimin e këtyre personave. Reflektimi në këtë drejtim është kuptimplotë, pasi si shmang rrezikun e ndikimit direkt apo indirekt të pushtetit legjislativ, ashtu dhe gjyqësor. 5 - Është e domosdoshme që të sqarohet opinioni publik shqiptar dhe i huaj se projekti që është paraqitur nuk është punë ditësh e as vepër individësh. Në të vërtetë, pavarësisht se paraqitet nga një grup deputetësh, ai është pjesë përbërëse e projektit të kushtetutës të përgatitur një vit më parë nga një komision i Kuvendit të përparshëm, që është diskutuar dhe në organizma ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë me «Demokracinë Përmes Ligjit», të Këshillit të Evropës. Pa patur asnjë xhelozi për emërin se si u paraqit projekti, parashtrojmë se grupi i deputetëve nismëtarë duhej të përgatitnin nismën e tyre konformë nenit 43 të Ligjit «Për dispozitat themelore kushtetuese», ku duhej të parashtrohen arsyetimet e tij për plotësimin e ligjit, pasi në të vërtetë në të bëhet fjalë vetëm për projekte për ndryshime e jo dhe për plotësime me pjesë të reja. 6 - Për shkak të kushteve në të cilat do të ndodhet Shqipëria në këto dekada që ndërroi sistemin, do të duhet të ndërtohen e përsosen konceptimet, për demokracinë dhe në këtë fushë. Për këtë shkak mendoj se vendi e populli ynë kanë interes nga njëra anë të ruhet mendimi e veprimtaria e specialistëve të aftë e të pastër, dhe nga ana tjetër të krijohet mundësia që të rifuten të rinjtë dhe në këtë organë shumë vonesë, me qëllim që të kemi një harmonizim brezash të aftë për të përmbushur këtë detyrë me rëndësi. Prandaj do të sugjeroja që afatet për t’u zgjedhur anëtarë të Gjykatës së Kasacionit (n. ... si në ... tani? ... Gjermania ... demokracia ... Evropa ... dispozicion ... kuadrin e ... zbatim ... ... ... është mbrojtur ... nga Gjykata Kushtetuese e cila do të përfitohet ... barometer përfundimtar për të kontrolluar zbatimin rigoroz të Kushtetutës dhe të ligjit me të vetmin detyrim për t’i qëndruar besnik Kushtetutës. Ky organizëm arbitrar i paanshëm do të japë këshillimin e vet për peshoren legjislacionit shqiptar. Ky organ, sipas nenit 26 të projektit, do të ketë kompetenca të rëndësishme pasi bën interpretimin e kushtetutës dhe të ligjeve kushtetuese, gjykon papajtueshmërinë e ligjeve dhe akteve që kanë fuqinë e ligjit, gjykon papajtueshmërinë e akteve konstitucionale me kushtetutën dhe ligjin, zgjidh mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet tre pushteteve, vendos rreth mosmarrëveshjes të partive dhe organizatave të tjera politike, zgjidh çështjet për ligjshmërinë e zgjedhjes së Presidentit të Republikës, zgjedhjes së deputetëve dhe të referendumeve popullore, shqyrton akuzën penale të ngritur kundër presidentit etj, etj. 2 - Pavarësia së pushtetit gjyqësor i bëhet jehonë me vendosjen realisht në jetë të saj nëpërmjet krijimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë që do të jetë i vetmi autoritet që do të vendosë për emërimin ... ... nga ligji që është në gjendje të ... mbrojë të drejtat e këtij Kuvendi. Në mënyrë të veçantë nga të ... jetë në këtë fushë do të nënvizojë: 1 - Kushtetuese e cila do të përfitohet si e vet për peshoren legjislacionit shqiptar. 4 - Duke qenë kështu, e duke patur bindjen se idetë themelore të projektit do të mirëpriten dhe miratohen, do të sugjeroja qeverinë e zotit Meksi që në programin e paraqitur disa ditë më parë (e miratuar nga ky Kuvend) të reflektohen në dy drejtime: Së pari, ai organ nuk duhet të ndërmerrte objektiva për reforma në organet e drejtësisë, pasi kjo e drejtë, siç del edhe nga projekti i paraqitur, është pjesërisht atribut i presidentit të Republikës, pjesërisht i këtij Kuvendi dhe më e shumta, për organet e bazës; është atribut i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Po ashtu duhet të bëhen një kushtetutë bashkëkohore e mjaft kode e ligje të tjera, janë krijesë atribut e ligje të tjera, janë krijesë atribut bazës; është atribut i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. ... bibli(kës) Drejtësisë. Kështu as ky organ nuk do të jetë të drejtën për të vendosur këtë drejtim është kuptimplotë, pasi mbi atë gjyqësor. 4 - bëhen të tjera reforma në legjislacionin shqiptar, janë krijesë atribut i këtij Kuvendi.

SHPRESOJ QË SE SHPEJTI SHQIPËRIA TË MARRË STATUSIN E KOMBIT MË TË FAVORIZUAR

— Shqipërisë do t’i akordohen 35 milionë dollarë ndihmë shtesë — LETËR E Z. XHEMIS BEJKER PRESIDENTIT BERISHA I dashur Zoti President: Ju lutem pranoni dhe njëherë përshëndetjet e mia më të ngrohta, për fitoren tuaj madhështore dhe të merituar në zgjedhjet parlamentare shqiptare. Kjo ishte një fitore e rëndësishme, jo vetëm për Ju dhe partinë Tuaj, por edhe për demokracinë dhe vendosjen e ligjit në Ballkan, dhe në Evropën e re. Shqipëria u bashkua me vendet e tjera të Evropës Lindore e Qëndrore, duke zgjedhur rrugën e ndryshimit historik. Nuk është nevoja t’ju tregoj Juve për përgjegjësitë e mëdha që ju ka ngarkuar populli shqiptar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqur që Ju po ecni shpejt për të përballuar sfidat e mëdha që keni përpara. Në i kuptojmë se çfarë përbëjnë për qytetarët tuaj këto sfida dhe vështirësi, por populli shqiptar dhe popujt e tjerë të rajonit do të kenë vetëm përfitimin nga suksesi Juaj. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin rëndësi të madhe suksesit tuaj. Ne jemi përgatitur t’ju ndihmojmë, duke vazhduar ndihmën tonë në projektin tuaj për reformimin e vendit. Personalisht dëshiroj t’ju informoj se jemi gati të shpallim një paketë ndihme shtesë prej 35 milionë dollarësh, ku përfshihet një program prej 23 milion dollarësh për zhvillimin bujqësor, një program prej 10 milionë dollarësh për Ushqimin dhe Zhvillimin si dhe 2 milion dollarë ndihmë teknike dhe humanitare. Siç e dini, ne kemi livruar që nga muaji gusht 26 milion dollarë ndihmë për Shqipërinë. Përveç kësaj, unë jam i kënaqur që kohët e fundit i angazhuam me qeverinë e re në diskutime lidhur me kërkesat për marrëveshje mirëkuptimi (Mëkson - Vanik), si dhe për një marrëveshje bilaterale tregtare për të shpejtuar sa më shumë që të jetë e mundur normalizimin e marrëdhënieve ekonomike amerikano - shqiptare. Shpresoj se mund të ecim shpejt përpara edhe për dhënien Shqipërisë të statusit të kombit më të favorizuar. Nga fundi i muajit maj, unë do të dërgoj në Tiranë zëvendëssekretarin Lorens Igbellberger, koordinator i ndihmës amerikane për Evropën Lindore, për të parë nevojat e ngutshme të Shqipërisë për ndihma. Vizita e zotit Igbellberger tregon rëndësinë që ne i japim mbështetjes së reformave demokratike dhe të tregut në Shqipëri. Ju u morët detyrën Tuaj në një moment crucial i vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin përreth. Ne nuk duhet të lejojmë që perspektivat për paqe, stabilitet dhe zhvillimin demokratik të kthehen prapa për shkak të problemeve serioze për shkak të problemeve serioze që kemi përballë. Ne bashkohemi me shqetësimet Tuaja për të drejtat demokratike dhe njerëzore të kosovarëve. Ne e dimë se Ju e kuptoni pikëpamjen tonë për një trajtim prudent të kësaj çështjeje. Ne do të vazhdojmë të angazhojmë udhëheqësit serb për të drejtat e shqiptarëve etnike në Kosovë. Ne shpresojmë shumë të punojmë me Ju dhe Qeverinë e re demokratike për të siguruar që Shqipëria të ketë sukses në transformimin e saj jetik dhe historik. Edhe njëherë ju lutem, pranoni përshëndetjet e mia më të përzemërta. Sinqerisht XHEJMS BEJKER Shkëlqesisë së Tij, Zotit Sali Berisha President i Republikës së Shqipërisë T I R A N Ë

70 familje pa një pëllëmbë tokë

Veçojmë nga telegramet që populli i dërgon Presidentit Zoti President! Ju urojmë detyrën e gezoni shëndet për të mirën e demokracisë, për të mirën e popullit shqiptar! Do të na falni që po ju shqetësojmë, por jemi të detyruar ta bëjmë një gjë të këtillë. Jemi 70 familje nga fshati Qaterom i rrethit të Korçës të ardhur në këtë fshat nga viti 1946, dhe ndonjë këto vitet e fundit nga fshatrat e malësisë së Korçës. Kemi punuar në këtë fshat së bashku me 100 familje vendase në këtë kooperativë dhe kemi kontribuar së bashku për mobilimin e tokës dhe siç dihet, kemi marrë 7-10 lekë për ditë pune. Me prishjen e kooperativës dhe me daljen e ligjit për tokën, cilët nuk pranojnë të zbatohet ligji mbi shpërndarjen e tokës, ndërsa ne jemi me ligjin. Kjo ka bërë atë që toka nuk po ndahet dhe nuk kemi mbjellë as dhe një pëllëmbë tokë dhe nuk dimë se si do të jetojmë. Me këto mosmarrëveshje janë në dijeni të plotë shokët e komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit, të cilëve ju jemi drejtuar disa herë dhe ky problem nuk ka marrë rrugëzgjidhje. Problemi është mjaft shqetësues. Jemi tronditur shpirtërisht dhe gjendja ka arritur deri sa të ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme në mes të dy grupeve. E ndjejmë të nevojshme të jepet përgjigje e ndërmjet Radio Televizionit.

A mund t’i bashkojmë mendjet dhe duart...?

Për sa i takon intervistës së botuar në numra të «RD»-së nga ana e partiat Krahut të djathtë, do të bësh disa intervista. Ndërsa unë dëshiroj të them shkurt disa mendime dhe këto i them meqenëse replikon me «Zërin e popullit». Për sa i takon intervistës së botuar në dy numra të «RD»-së nga ana e partiat Krahut të djathtë të Pashko, çdokush mund të thotë pikëpamjet e veta. Madje, rreth saj mund të bësh disa intervista. Ndërsa unë dëshiroj të them shkurt disa mendime dhe këto i them meqenëse replikon me «Zërin e popullit». Në të kundërtën, ka kaq shumë probleme, sa që nuk ia vlen të harxhosh kohën e të merresh me ashpërsinë e gjuhën e replikës së tij. Asnjë gazetari «Zërit të popullit» nuk është nisur nga koncepti «të mart në mbrojtje Gramoz Pashkon». Pozicioni i këtyre gazetave ka qenë dhe është i njëjtë. Madje, ndonjëri prej nesh e ka kritikuar atë për dredhkat dhe gënjesin e tij në Bllokun e Ri. Sipas mendimit tim, për çdo gazetar, po edhe për çdo gjykonjë, apo të mbështesë një sugjerim kur ai tij i duket i drejtë. Nëse lapsi i ndonjërit e ka zënë ndonjëherë edhe Gramoz Pashkon mos vallë kjo do të thotë se ai i bëhen lajka që të bëhet socialist? I gënjen mendja jo vetëm ata që bëjnë pyetje tundues, por edhe ata që përgjigjen duke dhënë këshilla me një fjalor të pahijshëm. Diskush më tha: «Lëre Gramoz Pashkon, mos u merr me të se kushdi se ku ndodhet sot, ndoshta nëpër Evropë familjarisht...» Pikërisht kjo më detyron ja të jap këshilla siç jep ai, as të lëndoj atë që në intervistën e vet thotë disa të vërteta të pakundërshtueshme, por t’i cortoji të gjithë «ata» që bredhin nëpër botë me dollarët e popullit. Dhe të vjen keq, kur thuhet se «ishau unë ai që bëri Shqipërinë të pranohej në KËS-BE, në FMN, në Bankën Botërore...» Madje, të cudit fakti që sjell, se: «shumë vende përfshi edhe Rusinë nuk janë anëtarë». Por përse nuk përmend fjalë vjen Slloveninë, Kroacinë, Estoninë, Lituaninë, Letoninë apo...? Do të doja të veja përgjigjen time, por një bashkëpunëtor më ndërpreu dhe tha: «Lëri këto përralla me mbret zotit Gramoz, se populli nuk vihet më në gjumë. Është behar dhe dielli i nxehte ka nisur të pjekë qershitë dhe më vonë do të pjekë fiq, dardhat, rrushit dhe...» Përfundimisht, u bë ç’u bë, u arrit ç’u arrit: A mund t’i bashkojmë mendjet dhe duart (duke mos i shërbyer asnjëherë inatave vetjake e partiake) për Shqipërinë?

Asnjëherë dhe asgjë nuk do të kursejmë për të ndërtuar DEMOKRACINË E VËRTETË

Thirrje e maturantëve eurosocialistë të shkollave të mesme të kryeqytetit ... të maturantëve eurosocialistë të shkollave të mesme të kryeqytetit — Jemi ne, maturantët eurosocialistë të shkollave të mesme të kryeqytetit, që kërkojmë alternativa ... e socializmit demokratik, që ... për rolin tonë në ... Do të ... Kongresit të parë të ... ... përkrahëm anglisht këtë vendim, të bindur se mbajtja e kongresit do t’i japë impuls të ri progresit. Është tepër e logjikshme kjo mbështetje, sidomos pas 22 marsit, kur ne edhe njëherë u bindëm se kishim zgjedhur alternativën më të përshtatshme, që është shkrirë në programin e Partisë Socialiste. U bindëm se pamë që PSSH-ja tregoi kulturën, tolerancën e potencialet ndaj intellektual të luftën e saj politike. Ajo, që është tonë, është larg çdo zhvillimi dhe akti abraham... Ky Kongres do të ketë ... (Vijon në faqen 2)

Çfarë trashëgon Partia Socialiste nga e kaluara?

Historia nga këndvështrime të reja - Gjykimi realist, qëndrimi qytetar dhe vështrimi objektiv i së kaluarës nuk shpreh nostalgji, por tregon atdhedashurinë dhe nivelin kulturor të një kombi, shpreh angazhimin real të popullit në rrugën drejt demokracisë së vërtetë dhe progresit të përgjithshëm shoqëror. Historia e kombit tonë, si një nga historitë më të hershme në korpusin e historisë evropiane, e botërore përbën për ne shqiptarët një medalje krenarie me vlera unikale. Por ajo është edhe monument i qëndrueshëm dhe mbështetës simbolik në, është dëshmuar e ndryshimet e kulturës dhe vitalitetit shqiptar, e hipertë e të gjitha ... mbye të tretë të qytetërimit. Parë në këtë kontekst, edhe historia kombëtare, e ajo e 50 vjetëve të fundit ka vlerat e ... pa ... Pe pretenduar ... ... limin e saj, ç’ka nuk mund ta kurresesi një individ apo një grup i caktuar shoqëror, qoftë edhe parti, mendojmë se ia vlen të diskutohet se çfarë përbën për ne shqiptarët historia e këtij gjysmëshekulli. E vëmë theksin në këtë temë sepse gjatë gjithë periudhës së pluralizmit politik janë vënë re tendenca, madje edhe ndërmarrje të organizuara që në të shumtën e herëve kanë qenë kontradiktore, denigruese, e mohuese. Është e vërtetë se periudha 50 vjeçare që po shqyrtojmë përbën më të drejtë objekt kritikimi e vërejtimi, por kjo nuk do të thotë të jetë edhe objekt sulmesh e denigrimesh të pafre; a thua se atë histori nuk e kanë bërë shqiptarët. Parlmi i historisë dhe objektiviteti shkençor materialist e dialektik nuk mund të pranojnë gjykime pasionale e amatoreske, herë-herë edhe keqdashëse të cilat jo vetëm njollosin ... E kaluara dhe gjykimet për të Tri janë qëndrimet më të kristalizuara që mbahen sot ndaj së kaluarës së 50 vjetëve. Për një grupim të caktuar shoqëror gjatë gjithë periudhës që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore, sidomos pas krijimit të Partisë Komuniste Shqiptare më 8 nëntor 1941 e deri më 22 mars 1992 është një tjetër, por një pjesë e errët, e cila këtij vendi ka sjellë vetëm rrënime e shkatërrime. Ky grupim që përfaqësohet nga disa alergjikë të së shkuarës nga verbëria antikomuniste, një pjesë e tillë kanë qenë edhe komunistë, madje nga më të devotshmit, në gjykimin e vet bie në nihilizëm absolut e anadollaki. Sigurisht që jo të gjithë ithtarët e këij grupi janë të bindur në ato që predikojnë, por e manifestojnë një qëndrim të tillë për ta përdorur përudhën në fjalë si një trampolinë për të fituar kredibilitet politik në qarqet të caktuara partiake apo edhe antishqiptare. Ata thonë se 50 vjetët e kaluar janë një bosh i errët, por harrojnë se vetë ata janë produkt i asaj kohe që mohojnë. Historia nuk mund të mohohet. As nuk mund të çepezohet sipas qejfit të njërit apo tjetrit. Nëse historianët e periodizojnë atë, e bëjnë për arsye studimi e krahasimi dhe jo për të hequr një pjesë e për ta manipuluar një pjesë tjetër. Ti mohesh historinë e një kombi do të thotë të projktosh shkëputjen e tij, sepse pa histori nuk mund të ketë të ardhme. ... (Vijon në faqen 4)