03/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 maj 1992

PRAKTIKA QË MBYTI OPONENCËN KONSTRUKTIVE

Keto ditë KD të PS të disa me… ?ve si të Leçës, Fierit etj, i janë trajtuar Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor dhe Kryeministrit. Bëhet fjalë për një radhë të pasuksesshme sidomos për zbatimin e vendosmërisë të Qeverisë për rimerimin e përgjegjësive administrative - lokale, kundërshtohët nga PS gjithashtu e është e drejtë, korrekt dhe i mbështetur në argumente. Nëse aprobohet sipas logjikës së diktatit të shumicës pushtetmbajtëse, atëherë në organet e pushtetit lokal kalojnë plotësisht në një neomonarki, pavarsisht se mund ti bashkëngjiten epitetet demokratike. Në një situatë të tillë PS në shoqëri se një e bijë më të të PS në Shkrapar e Gramsh duke mos zbatuar ligjin, do të ve…?siste arbitrarisht dhe kryesia e Komitetit pluralist në këto rrethe të këtyre njerëzve. Dikush mund të thotë: ligjin e bëjnë fitimtarët! Këtu nuk kemi të bëjmë me zgjidhje politike që ofron vendim ti popullit, por me zgjidhje teknike deri në zgjidhjet e ardhshme të pushtetit lokal. Oponenca është jetike në çdo qelizë të organizmit shoqëror. Në qoftë se vazhdohet me këmbëngulje të punohet sipas mendësisë «pa debate, atëherë do të përsëriten të njëjtat gabime të partisë shtet dhe do të «vlinë» njëjësisht fruta, ndoshta edhe më të hidhura. Interesat mbarëkombëtare kërkojnë që në organet e pushtetit lokal të vihen specialistë njerëz të aftë, të ndershëm e me shpirt të vërtetë demokratik. Pra, kjo nuk do të thotë që kryetar të KEP të rrëtheve të zgjidhen kryetarët e PD të rrëtheve. Dëshirojmë megjithëse shpirt që opozitimi sipas kësaj praktike të mbetet si raste të veçanta, «Besnikët e Partisë (PD) janë shprehje e një politike të dështuar. Këmbëngulja për vazhdimin e saj është më pasoja të rënda për qeverisjen e vendit.

Kronikë presidenciale

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, i dërgoi këtë telegram urimi Presidentit të Republikës së Polonisë, Les Valesa: «Me rastin e përvjetorit të festës kombëtare të Polonisë, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim, Ju dërgoj Juve dhe përmes Jush popullit polak përshëndetjet e ngrohta dhe urimet e sinqerta për ngritjen e tij dhe përparimin e zhvillimin e vazhdueshëm të vendit. Përfitoni nga ky rast i lumtur të uroj zhvillimin e konkretizimin e marrëdhënieve miqësore të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Polonisë, në të mirën e përbashkët të dy popujve tanë, të paqes e bashkëpunimit në Evropë e në botë.» Dje, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha priti ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Greke në Republikën e Shqipërisë, Christodoulos Tsalkis, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi dhe të tjerë. Ambasadori shoqërohej nga diplomatë të ambasadës greke në Tiranë. (ATSH)

EUROSOCIALISTËT PARA KONFERENCËS SË PARË

Kronikë. Partia nga rrethi i Vlorës Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, u mblodhën ne, pak të rinj. Dhe vendosëm të krijonim e shpallëm kryesinë e grupit të FRESH për rrethin e Vlorës. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, u mblodhëm ne, pak të rinj. Dhe vendosëm të krijonim e shpallëm kryesinë e grupit të FRESH për rrethin e Vlorës. Nuk na shqetësonte rezultati i zgjedhjeve. Na interesonte çështja që përfaqësonte e mbrojtë PS, e ardhmja e kësaj partie. Koha që ka kaluar, pavarësisht nga vendi që i dhanë zgjedhjet, na ka bindur se duke u afruar me këmbëngulje, ne kemi zgjedhur një rrugë të përshtatshme. Madje, pas zgjedhjeve kemi zgjeruar përbërjen e veprimtarinë e grupit. Bërthamë të eurosocialistëve kemi tani në shkollat e mesme «Ali Demi», «Halim Xhelo», Treta, Mjekësore... Thuaj ase në pjesën më të madhe të shkollave të mesme të qytetit. Së shpejti do të krijohen dhe në Llakatund, Vranjisht, Kërkova e gjetkë. Për fshatin po bëjmë kujdes të posaçëm. Interesimi, vërejnë, është më i madh edhe nga të rinj punëtorë, sidomos në NPA, ndërmarrjen e serrave, NB «Rinia» etj. Arta, Engjellusja, Mërjemja, Sokoli e mjaft të rinj të tjerë shquhen në veprimtari të grupit e bërthamave të eurosocialistëve. Brenda dhjetëditëshit të parë të majit ne do të organizojmë zhvillojmë konferencën tonë të parë, e Vlorës me këtë si një ngjarje, si një rast me rëndësi. Në këtë ngjarje ne shkojmë me radhë më të shtuar, të organizuar, me pikësynime më të qarta. Konferencën me të qarta. Konferenca me asnjë, do na mësojë, do na orientojë për një veprimtari më të organizuar, më të frytshme. Nuk do të kursehemi ta kurorëzojmë atë me sukses. FESTIM DURAJ

TË PRANUARIT E RIJ

Një muaj, vetëm muaj pas zgjedhjeve PS të rrethit të Vlorës i ka shtuar 36 anëtarë të rinj. Edhe nga radhët e intelektualëve, po me shumë shtatëre e punëtorë. Në fshatin Kërkovë u ngrit organizata me 16 anëtarë të pranuar në PS këto ditë. Në Bestrovë u pranuan 9 të rinj. Pranime ka dhe në organizata të qytetit. Të pranuarit e rinj, përgjithësisht, ndikojnë mjaft pozitivisht. Veprimtaria e këtyre organizatave bëhet më dinamike. Në KD të PS të rrethit thonë se gjatë kësaj kohe ka mjaft kërkesa për të pranuar në këtë Parti. Ja, për t'u pranuar, kanë kërkesa bar afër 20 të rinj. Prandaj, tani gjatë zgjedhjeve të reja, organizata do të bëjë, njëkohësisht, dhe pranime. Vërehet interesimi, angazhimi i socialistëve që në krye të organizatave, drejtues të zgjedhin anëtarë të rinj fort të gatshëm për punët e Partisë, njerëz me urtësi e të vendosur.

Punëtorit do t'i thuhet: JA, LIGJI QE MIRATOI PARLAMENTI

Punëtorit do t'i thuhet: JA, LIGJI QE MIRATOI PARLAMENTI - Propaganda dhe realiteti rreth miratimit të shtesës së ligjit «Për marrëdhëniet e punës» - Mystheak Rama, punëtor - Unë në vitin 22 marsit kam votuar për PD. Gjithmonë duke menduar se kam votuar për demokracinë e vërtetë. Sa për ligjin që miratoi parlamenti unë nuk mund të them më shumë se çka u tha në të, më shumë se sa dëgjova nga kronika që dha televizioni. Pra, ky ligj nuk i prek interesat tona. Unë personalisht mendoj se është antidemokratike të veprohet kështu. Esh…?te, vërtet një luftë e re klasash. Hydaçete Kundazhiu, juriste: Ky ligj nuk mund të përjashtojë punëtorin në qoftë se zbatohet për bindjet politike të njerëzve. Ai i thotë atij «jo me mua», o është ndërmarrës... Kush e ka ne kompetencë të pushojë punëtorin? Drejtori. Atëherë si mund të thuhet «ky ligj prek vetëm nëpunësit, administratorët»? Jo, jo, ai ka fuqi vepruese dhe mbi punëtorët. Më e keqja është se edhe në juristët do të vëmë përpara ligjin…?ja që do t'i themi ankuesit, kështu thotë ligji, të cilin e ka miratuar parlamenti. Edhe kështu si është ky ligj nuk duhet të qëndrojë. Besidoi: B. KOÇI

Në kërkim të këshillës së virtytit...

- Reportazh i shkruar me dhimbje - Ai ishte mahitur me karakterin dhe sjelljet e këtyre njerëzve. Nuk mundej të shpagonte se si arrinin të bashkëjetonin tek ata aq të egërsisht ajo varfëri tronditëse materiale me atë pasuri shpirtërore. Ky paragraf që e kam lexuar disa ditë më parë në gazetën rinore të eurosocialistëve «Kristal», nuk m'u shqit nga mendja gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në Tropojë, në Kukës dhe në Pukë. Ngjarja që përshkruan Shaban S…?nani nën titullin «Këshillla e virtytit» ka në qendër studiuesin e njohur dhe shumë të interesuar për botën shqiptare. Ai ka ardhur disa herë nga vendi i vet në vendin e shqiptarëve tek cilët ka gjetur atë që s'kish gjë tjetër: Ajsëkujndi tjetër: KËSHTJELLEN E VIRTYTIT. Më hipën, Nushi, fshatari që e kish shoqëruar gjithnjë mikun e largët duke u bërë për të simboli… (Vijon në faqen 3)

PROVE PADREJTËSISH TË REJA

[Diskutim i deputetit të PSSH, Luan Hajdaraga] Diskutimi i shtesës së ligjin për marrëdhëniet në punë e ballafaqon sot parlamentin me një provë të re drejtësie, me atë të garantimit me ligj të njëjës prej të drejtave më themelore të njeriut, të drejtës për punë. Nuk ka shumë vend për të bërë teori rreth të drejtave e garancive të formuluara me ligj nga kushtetuta, po u ndalur në kufizimet që imponon shtesa e këtij ligji në të drejtën për punë dhe të marrëdhënieve të saj. Për këtë është e qartë se përparimi i shoqërisë demokratike përcaktohet nga aftësitë profesionale të kuadrit dhe morali të tij. Nga ky përkufizim nuk bëhet fjalë as maza e parimdis shtetërore as edhe baza e saj, as personali e kryeministrit, as dhe punëtoria e pastrimit. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme dhe nuk e shoh të nevojshme t'i referohemi shoqërive, shteteve ose individëve të ndryshëm. Por të habit fakti se në ligjin që parashtrohet, për levizjen e kuadrit nuk përcaktohet as njëra nga këto dy kritere universale të vlerësimit të punës të gjithësecili nga ne. Mungësi të tilla në ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës së individëve me shtetin nuk janë për precedent me të kaluaren. Mjaft të kujtojmë ose të bëjmë të njohur se në regjimet monoklore, diktatoriale ose gjysëm diktatoriale, në shkallën e vlerave njerëzore të cilat shpërhen në një…?rappatjen e vërtetë të njerijut, aftësitë profesionale ose profesionalizmi renditen nga të fundit. Jo shumë kohë më parë tek ne, profesionalizmi reshtohej nga të fundit në cilësimin e një kuadri duke renditur para tij anëtarësinë e partisë, bindjen ndaj…?saj etj, detyrime rendi jakuan etj. Se çfarë pasojash solli kjo praktikë e ky mentalitet në qeverisjen e vendit nuk është nevoja të zgjatem, pasi e zeza nuk është e bardhë. Megjithatë, me sa shihet, në këtë tranzicion, në këto parla-ment e në këtë qeveri, mentalitetet e të gabuara, e ca më keq praktika të dështuara moniste, vazhdojnë të jetën të bëjnë njëje, por edhe konsiderohen rrugë e mjete për zgjidhjen e situatave të vështira që po kalojmë. Pushtetmbajtësit tanë, si duket e kanë më të lehtë të ecin në të vjetat e bardha të regjurim i kaluar në vlerësimin e kuadrit, se sa të logarisin efektet negative dhe dëmet që mbartin këto praktika në qeverisjen e vendit. Regjimi monist sa herë që ndiqte dhe parashtronte ekonomikë e politike në rritje, në perulha të caktuara, në emër të luftës së klasave, fillonte spastrime e aparatarëve, qarkullimet, freskime, të cilat… ktike e ky mentalitet në qeverisjen e vendit nuk është nevoja të zgjatem, pasi e zeza nuk është e bardhë. Megjithatë, me sa shihet, në këtë tranzicion, mentalitetet e të gabuara, e ca më keq praktika të dështuara moniste, vazhdojnë të jenë të bëjnë njëje, por edhe konsiderohen rrugë e mjete për zgjidhjen e situatave të vështira që po kalojmë. Pushtetmbajtësit tanë, si duket e kanë më të lehtë të ecin në të vjetat e bardha të regj…?imit i kaluar në vlerësimin e kuadrit, se sa të logarisin efektet negative dhe dëmet që mbartin këto praktika në qeverisjen e vendit. Regjimi monist sa herë që ndiqte dhe parashtronte ekonomikë e politike në rritje, në periudha të caktuara, në emër të luftës së klasave, fillonte spastrime e aparatarëve, qarkullimet, freskime, të cilat… (Vijon në faqen 3)

PROTESTË

Presidentit të Republikës së Shqipërisë zotit Sali Berisha. Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë zotit Pjetër Arbnori. Kryetarit të Këshillit të Ministrave zotit Aleksandër Meksi Për dijeni: Komitetit Drejtues të PS Shqipërisë TIRANË Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit të Fierit, proteston energjikisht pranë jush: 1. Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 25.4.1992 është i pa…?regullt dhe i pajustifikuar për t'u zbatuar në rrethin e Fierit. 2. Veprimet dhe procedura e detyranisme e ndjekur nga i dërguari i Qeverisë z. Rexhep Uka janë antidemokratike dhe në kundërshtim me ligjin Nr. 7500 dt. 6.7.1991 3. Komiteti Drejtues i PS Fier nuk mori njoftim zyrtar për një takim të tillë nga Komiteti Ekzekutiv i rrethit. 4. Në datën 28.4.1992 ora 17.30 njoftohemi nga persona të pa…?njohur se në orën 18.00 bëhet një takim i kryetarëve të partive politike me z. Rexhep Uka në Fier. 5. Veprimi ishte i paragykuar. Në këtë takim z. Rexhep Uka tha unë dhe Partia Demokratike në Fier kemi vendosur këtë gjë…?te. Komiteti Ekzekutiv të rrethit Fier…, prezenton kandidaturat e propozuara nga Partia Demokratike dhe nga ne kërkohet vetëm lista e emërore e kandidatëve të Komitetit. 6. Kjo procedurë si në formë dhe në përmbajtje bie në kundërshtim me vetë ligjin nr. 7500 dt. 6.7.1991 dhe me frymën e zhvillimeve pluraliste në vendin tonë. Gjithashtu kërkohet të diktohet dhe nuk bëhet fjalë për konsensus siç e kërkon neni 2 i ligjës ku referohet vendimi i Qeverisë. 7. E njëjta procedurë është zbatuar edhe për Komitetin Ekzekutiv të qytetit të Patisot, megjithëse nuk përfshihet si rrajon në telegramin e Këshillit të Ministrave. 8. Kërkojmë më këmbëngulje të denonët mbledhja e zhvilluar në dt. 28.4.1992 në Fier dhe të mos përsëriten më raste të tilla. Çdo veprim jashtë kësaj logjike do të përbëjë përgjegjësi të mëdha morale dhe shoqërore. PETRO KOÇI KRYETARI I KOMITETIT DREJTUES TË PS TË RRETHIT

LETËR

Qeveri mendo për urinë e fëmijëve Vazhdojmë të ëndërrojmë. Na duhet, se një ditë do të zgjohemi nga gjumi dhe papritmas do t'i gjejmë tavolinat plot me bukë, domate, kastraveca, djathë. Zakonisht të uriturit shohin në ëndërr bollëkun. Na patën premtuar se menjëherë pas 22 Marsit, sapo të fitonim demokracia, ose Partia Demokratike, do të zgjohemi nga gjumi dhe bollëkun do ta kishim para sysh. Këto mi kujtoj vajza ime e vogël që 1 muaj pas «fitores së Demokracisë», më kërkoi qumësht, që nuk di ku ta gjej, më kërkoi çaj po ka muaj që në Fushë Krujë s'kemi marrë sheqer më kërkoi djalë, gjalp, po prapë nuk qeshtë…?zoti t'ia plotësoj dëshirën vajzës. Pse të them dëshirën, çaja nuk është çokollatë. Nuk po arrijmë t'u shuajmë urinë fëmijëve, edhe pse na premtoan shumë gjatë fushatës elektorale. Kur isha Kryeministri VIII Budi deklaronte se prishja e qeverisë së stabilitetit e gjente vendin me 6 ditë bukë rezervë, shtypi i opozitës së atëhershme i mbushi faqet me thirrje dhe kërcënime për ta hedhur në kryeministrin në gjyq. Nuk kishim faj. Ne ishim masat që të mos dilte asnjë sekret në popull. Po të shohë dikush jo se nuk kemi bukë, por edhe që nuk kemi kripë, patjetër ishte e papranueshme, të kapto nenin 55 për agitacion e propaganda. Ky nen, edhe pse u hoq de jure, de facto është në thërrjet e shtypit e në pe…?e shume gazetarëve. Pikërisht për këtë, edhe ish kryeministri ka mundësi të mbetet në histori për atë shprehjen «Ne më të ndaluar». Unë më këtë mundë të shpjego edhe heshtjen e organeve të shtypit dhe të RTV ndaj mungesave të shumta. Në dyqan e Fushë - Krujës gjithçka mund të gjjesh, vetëm ushqime nuk gjen. Nuk guxon televizoni të flasë më për të gjitha këto mungesa? As për çfarë duhet për liberalizimin e shportës, që nesër nuk do të mundemi të marrim as ato ushqime me pikatore deri tani na kanë bajtur fytyrë gjallë. Në rroftë transparenca dhe demokracia që ftoi, pa fëmijët e të shkojnë në shkollë, të ushqetur si në novelat e Migjenit.

U formua Partia Socialreformiste e Shqipërisë

Në Ministrinë e Drejtësisë, ka paraqitur kërkesë komisioni nismëtar për miratimin e formimit të Partisë Socialreformiste të Shqipërisë. Kjo është e bashkëlidhur me program, statuti, si dhe dokumente të tjera. Pasi u njoh me përmbajtjen e këtyre dokumenteve, Ministri i Drejtësisë konstatoi se ato janë në përputhje me ligjin «Për dispozitat kryesore kushtetuese si dhe me ligjin «Për partitë politike» dhe urdhëroi miratimin.

Njerëzit presin:

1. Ç'masa do të marrë qeveria për stabilizimin e furnizimit të popullit dhe të ekonomisë me lëndë të para për sektorë dhe mallra jetike? 2. Për ndërmarrjet që do të mbylljen apo falimentojnë a ka pro…?gnoza e përllogaritje; si do të ecë ky proces, domethënë, sa ndërmarrje do të mbyllen sipas tremujorëve të këtij viti, sa do të shthohet numri i të papunëve dhe si do të zbutohet e kontrollohet ky proces nga qeveria dhe punëdhënësit me asistencë, rikualifikim, vende të reja pune etj. 3. Si do të ecë privatizimi në kohë dhe ç'peshe do të zërë, kur dihet se vendet që e kanë filluar me kohë reformën, nuk kanë arritur ndonjë nivel të lartë privatizimi? 4. A mund të na thuhet sa do të zgjasë afati i zbatimit të reformës? A ka ndonjë parashikim se kur do të fillojë ngritja e ekonomisë tonë dhe cili do të jetë niveli i saj, për shembull, në fund të vitit? 5. Kur do të përfundojë ndarja e tokës sipas ligjit të miratuar? 6. Me çfarë mjete financiare mbështetet programi i Qeverisë në 6 muajt e parë kur dihet që borxhi është mjaft i madh milion dollarë? 7. Kur do të zgjidhet problemi i trajtimit financiar (roga, honorare etj.) të pedagogëve, punonjësve të instituteve shkencore kur dihet që një profesor ka rroga 2-3 herë më të ulët se një punonjës i ushtrisë? Çfarë do të bëhet me gradat dhe titujt shkencorë të fituar në sist…?em? 8. Sa marrje qeveria mban premtimin? 9. Si mendohet të organizohet ngrohja për dimrin e ardhshëm? Çfarë do të bëhet me sistemin elektrik? Po për ujin e pijshëm si dhe kur do të zgjidhet problemi në qytetet e fshat? 9. Si mendohet për pensionet e grave? Po për moshën e daljes së tyre në pension? 10. Menegjës leku po ç'verlohet çdo ditë, si mendohen për kursimet e punonjësve të depozituara në arkat e kursimit? 11. Si mendohet dhe kur do të zgjidhet problemi i strehimit. Esh…?t pasuar një ligj për privatizimin e shtëpive, ç'mendoni të bëhet më të? A do të ishit ju dakord me faljen e shtëpive, që që është paguar përpara para një viti edhe në programin e PD-së? A ka ndryshuar PD-ja pozicionin e saj për këtë çështje? Shënim: Redaksia fton specialistë të fushave të ndryshme dhe të shtetas, në qytet e në fshat, që të japin mendimet e veta rreth këtyre problemeve, duke ofruar zgjidhje konstruktive. Gjykjojmë se arsyetimet e tyre do të jenë mbështetje për Qeverinë dhe ndihmë dhe…?rimojë që vetë Qeveria në vijimësi t'i japë përgjigje opinionit publik. Çdo njeri, pavarësisht nga përkatësia partiake, është tejt interesuar për informacionin rreth këtyre çështjeve jetike, por edhe për vetë ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri. Redaksia herëpashere do të informojë për të gjitha problemet që do të dalin.