Nderimi për dëshmorët - Nderim për Shqipërinë
5 MAJ. Shqipëria, njerëzit e saj të mirët kryejnë ritin e zakonshëm të nderimit të dëshmorëve. Jo vetëm për shkak të shamizave. Jo vetëm vetëmat e ndezura, flokëbardhët me zemrën gjithnjë të re, por të gjithë.
5 MAJ. Shqipëria, njerëzit e saj të mirët kryejnë ritin e zakonshëm të nderimit të dëshmorëve. Jo vetëm për shkak të shamizave. Jo vetëm veteranët e nderuar, flokëbardhët me zemrën gjithnjë të re, por të gjithë. Sepse më 5 maj kujtohen me nderim e mirënjohje dëshmorët, yjet e pashuar të lirisë. 5 maj, dita e Qemalit me emrin e tij mbart mbështetje peshon madhërishëm mbi të renë. Në Shqipëri! Mbledhën rreth tyre burrat me thinja të lashta. Mbledhën rreth teje vajzat dhe djemtë si zogj... Janë dy vargje që shtesë e papanduar të mos të kujtohen kur qëndron përpara përmendores “Nënë Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit. U mbollën atë edhe dje, në 5 majin 1992-shit që jemi mbledhur gjithnjë në këtë ditë. Si do të mbidheshin gjithnjë edhe në vitet e ardhshme. Kur shprehem kështu nuk kam parasysh vetëm ata që ishin në varreza, por gjithë shqiptarët e ndershëm kudo që janë dhe nderojnë gjakun e derdhur, që nuk mohojnë Luftën e bërë. Pikërisht për të nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe heronjve bënë homazhe përpara monumentit “Nënë Shqipëri” dhe vendosën kurora me lule edhe kryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste shoku Fatos Nano, nënkryetari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste Dr. Servet Pëllumbi, deputetët e grupit parlamentar të PSSh-së Prof. Dr. Sabit Brokaj dhe Dr. Kastriot Islami, Halil Lajçaj, Musa Ulqini, anëtarë të PSSH-së dhe të rinj e të reja të Forumit rinor eurosocialist. Pas vendosjes së kurorave të panishmit kaluan pranë varreve të dëshmorëve duke i përkujtuar e nderuar të gjithë me radhë, ashtu siç janë: me emrat të skalitur mbi mermerin e bardhë, me yllin e kuq të lirisë si simbol. Për ritin fisnik e tejet njerëzor i nderimit të të rënëve nuk mbaron me kaq. Vizitat në familjet e dëshmorëve në ditë të tilla janë të zakonshme. Dhe sa kuptimplotë janë ato vizita. Sidomos në ditët që jetojmë. Sepse njerëzit, me gjithë lehtë e shumta që kanë, me gjithë vështirësitë që po përjetojnë, mund të harrojnë shumë gjëra, por kurrëresë nuk harrojnë të nderojnë dëshmorët, heronjtë, yjet e pashuar të lirisë. Mijëra shtëpi në gjithë Shqipërinë u kthyen dje në mijëra muzeume. Në çdo njërën prej tyre dje takoje heroizmin, sakrificën më sublime, takoje vetë përjetësinë. Këndë njesi provuan edhe në shtëpinë e “Heroit të Popullit”, Misto Mame ku vajtën për të nderuar kujtimin e tij shoku Fatos Nano, Kryetari i Komitetit Kombëtar të veteranëve dhe invalidëve të Luftës së popullit shqiptar shoku Pirro Dodhiba, poeti veteran Luan Qafzezi dhe veterani i nderuar Muha(r)rem Kokomani. Takohen ata e bisedojnë me motrat e heroit; me Agathinë, me Feron, me Leftërinë. Takohem edhe me të afërmit e tjerë të heroit, me nipërit e mbesat. - Gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre i kemi të shenjta,- thotë shoku Fatos Nano. - Çfarë do të ndodhë, Luftën e tyre nuk ka forcë që ta mohojë. - Ato kanë qenë kohë të lavdishme, - ndërhyn në bisedë shoku Pirro Dodhiba, - ajo kohë na rriti, ndaj nuk kemi si e mohojmë. - Mistoja ynë, - thotë një nga motrat e heroit, - nuk lufoi vetëm. Ai luftoi me shokë Mirëpo, disa njerëz duan ta harrojnë atë luftë. Ata po prishin varret, po prishin monumentet... Flet nëna shamizë dhe nuk ka se si të mos ndjehesh i prekur. Me të njëjtin shqetësim u drejtua shokut Fatos Nano, shokut Dodhiba dhe veteranëve të tjerë e dhe bashkëshortja e dëshmorit të 1942-shit Beqir Skëndaj, nën Rabi- jam 92 vjeç. - Mo na i prishni shenjat e dëshm(e), se në atë shenja i shihnim të gjallë, thotë nëna. Dhe sakaq mendja e kujtdo shkon tek aktet vandale të dhunimit të simboleve të dëshmorëve. Po ç’është ajo dorë e ligë? Kush do që në vend të dëshmorëve të vërë balli- stët dhe kriminalët e luftës?... Mos i vrisni nënat o njerëz! Mos ua lëndoni shpirtin! Mos i prekni në atë plagë që ende dhembin, që ende kullojnë gjak! Sepse ai gjak lirie. Në shtëpinë e Muharrem Bërkollit, i vëllai i dëshmorit Shyqyri Bërkolli, i vrarë kur ende nuk i kishte mbushur këto 20-tat, na tërheq vëmendjen një fotografi. Në të janë fisikur disa ballistë sëbashku me pushtuesit që qeshin mbi trupat pa jetë të partizanëve të vrarë?!... Ç’do koment është i tepërt. Ballistët dhe po t’i fshehë ndokush, nuk i fsheh historia. Sakaq biseda shkon tek edukimi i të rinjve me ndjenjën e krenarisë për atdheun. Sepse Shyqyriu kishte vetëm 20 vjeç kur dha jetën. Në këtë moshë u vranë edhe vëllezërit Dionis e Kleanthi Manastirliu. Dhe për këtë të gjithë të afërmit e tyre ndjehen krenarë. Sepse ata ranë për atdheun. Shqipëria sot nga ne nuk kërkon flijimin e jetës. Ajo kërkon nder-shmërinë tonë, kërkon që ne të mos shkelim mbi gjakun e derdhur. Kërkon që ne ta ruajmë atë gjak, t’i nderojmë dëshmorët. Edhe t’i mbrojmë. T’i mbrojmë nga ballistët e çdo kohë qofshin. Sepse ata mbetën dhe do të mbeten yje. Gja- llë mbi të gjallë, siç thotë edhe kënga. Sepse Populli nuk harron. Ai di kë të nderojë. LUAN M. RAMA
Shqipëria do punë e demokraci, jo revanshe politike
Die në Kuvendin Popullor
— Këtë deklaratë grupi parlamentar i PSSH insistoi ta mbajë në datën 4 maj, por as më 5 Maj deri në orën 20.00, deputetit Sabit Brokaj nuk iu dha fjala
Para se të bëj shpjegimet e mëposhtme, kërkoj që seanca të mos ndërpritet në Televizion e plotë, direkt apo e regjistruar.
Në seancën e djeshme të Kuvendit Popullor kërkova fjalën për të bërë sqartimet e nevojshme lidhur me mosbëzërmarrjen e grupit tonë në punime. Në mënyrë arbitrare dhe duke shkelur edhe etikën më elementare të normave që përcaktojnë rregullorja e këtij organi suprem, ju e deklaruat të mbyllur seancën mbasi foli vetëm zotëri Spahia.
Në këto rrethana po shpjegoj:
Shqipëria do demokraci dhe jo varre e plagë të hapura. Shqipëria do bukë dhe punë e jo veprime politike të diskredituara. Shqipëria ka nevojë për dashuri e urtësi dhe jo për urrejtje e revanshe politike. Kjo është prova më e madhe për të gjithë ne, për njerëzit e thjeshtë apo intelektualët e shquar, për deputetët apo për partitë, për qeverinë apo presidentin. E ardhmja e Shqipërisë varet veç nga nga ne, nga duart dhe mendjet tona.
Zoti kryetar i seancës,
Ky ishte shpjegimi që doja të bëja dje. Në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, propo- testoj për qëndrimin e njëanshëm aspak realist dhe krejt pa përmb
[tekst i prerë] mbrojtje. të normave që përcakton rregullorja e këtij organi suprem, iu deklaruat të mbyllur seancën mbasi foli vetëm zoti Spahia.
Në këto rrethana po shpjegoj: I ngarkuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste desha dhe t'ju vija në dijeni se deputetët e grupit tonë nuk do të merrnin pjesë në seancë, sepse në atë moment ndodheshin në Pezë, në ceremoninë që populli i kësaj krahine kishte organizuar për të rivarrosur me të gjitha nderet që i takojnë, birin e vet, demokratin e shquar fanolist, luftëtarin e lavdishëm të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, krijuesin e të parës cetë antifashiste të Europës, Heroin e Popullit, Myslym Peza.
Duke nderuar Myslym Pezën ne nderojmë të gjithë ata mijëra djem e vajza të popullit që shkruan jetën dhe rininë e tyre për lirinë e atdheut. Lufta kundër mur tajës fashiste është nga aktet më sublime
dhur me mos pjesëmarrjen e grupit tonë në punime.
Mënyra se si u bë çvarrosja e disa prej luftëtarëve të Luftës së popullit tonë, është shkelje flagrante e parimeve të demokracisë dhe e dimensionit njerëzor. Me një vendim të posaçëm, të cilin akoma populli nuk e di se kush e ka marrë dhe kush e ka firmosur, natën dhe tinëzisht u hoqën eshtrat nga varrezat e dëshmorëve. As të afërmit e tyre nuk u lanë të shikojnë eshtrat e të vdekurve. As e një mjek, biri i njërit prej të çvarrosurve nuk u la të bënte ekzaminimin mjekësor, të garantuar, nga aktet e njohura ndërkombëtare. Pati edhe nga ata familjarë që nga nxitimi i qeveritarëve të Partisë Demokratike, as nuk arritën të merrnin pjesë në ceremoninë e rivarrosjes së njerëzve të tyre. Nga kush pati frikë qeveria e Partisë Demokratike që ndërmori një veprim të tillë? Nga ligji apo nga populli? Ai i shërbejnë veprime të tilla çetës psikologjik të popullit, për të cilin ka aq shumë nevojë demokracia? A i shërbejnë veprime të tilla pajtimit dhe bashkimit kombëtar për të cilin ka aq shumë nevojë populli?
afërmit e tyre nuk u lanë të shikonin ligji apo nga populli? A i shërbejnë veprime të tilla çetës psikologjike për të cilin ka aq shumë nevojë populli?
5 Maji në rrethe
DURRËS
5 Maji është një ditë historike që do të kujtohet nga populli brez pas brezi sepse ajo simbolizon gjakun e dëshmorëve, bijave dhe bijve më të mira të Atdheut që luftuan me pushtuesit, me idealin e lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të kombit. Askush nuk ka të drejtë dhe nuk mund të mohojë këtë datë.
Edhe në këtë 5 Maj njerëzit në Durrës u përu[l]en me devocion e thellë para dëshmorëve të rrethit të tyre. Komiteti i veteranëve dhe komiteti i Partisë Socialiste të rrethit organizuan veprimtaritë e rastit. Qindra veteranë, dhe anëtarë të PS, anëtarë të komitetit drejtues, të kryesisë, të aparatit, simpatizantë si dhe eurosocialistë bënë homazhe në varrezat e mauzoleumin e dëshmorëve. Pranë varreve të dëshmorëve ata vendosën kurora me lule.
Grup veteranësh, anëtarë të PS bënë vizita në familjet e dëshmorëve të qytetit të Durrësit, të cilët i kishin hapur dyert si gjithnjë me zemër dhe ndjenja të ngrohta për ata që vinin për të nderuar kujtimin e pavdekshëm të bijve e bijave, të nënave e baballarëve, të motrave, e të vëllezërve, të tyre në Luftën Nacionalçlirimtare.
ELBASAN
Ditën e 5 Majit u zhvillua një ceremoni në varrezat e dëshmorëve të rrethit, ku, si gjithë populli i rrethit të Elbasanit, edhe anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në kujtim e bijve të tij, që dhanë jetën për ditë më të mira në Shqipëri. Në obeliskun kushtuar të rënëve në emër të komitetit Drejtues të PS të rrethit, kurorën e vendosën kryetari i këtij Komiteti Dritan Cerma, dhe anëtari i komitetit drejtues, Kozma Biba.
Pastaj, anëtarë e simpatizantë të PS bënë vizita në familjet e dëshmorëve të rrethit, si në ato të Fetas Erkmençiu, Kozma Naskës, Sana Fullanit, Tomorr Sinanit Bardhyl Popës etj.
Vizita në familjet e dëshmorëve u bënë në të gjitha rrethet e vendit nga anëtarët e kryesisë e të KD të PSSH.
GJIROKASTËR
5 Maji, dita e dëshmorëve të atdheut. (Vijon në faqen 2)
BABE DO TË TË THERRASIM DJALË PAS DJALI...
MBRESA NGA PEZA
BABE DO TË TË THERRASIM DJALË PAS DJALI...
Peza e luftëtarëve për liri e pavarësi, Peza atdhetare e demokratëve të vërtetë, Peza e çetës së parë në organizuar në luftë kundër fashizmit. Peza tri herë e djegur nga pushtuesit e tradhtarët e vendit, Peza legjendare e Konferencës, e Babë Myslimit dhe e njerëzve të tij, që në çdo rrethanë nuk do ta harrojnë kurrë, pasditen e 4 majit të 1992-shit. Nuk do ta harrojë sepse asnjëherë do ta harrojë në historinë e saj dhe të gjithë shqiptarëve ajo ditë e shënuar e një ceremonie të zakonshme: rivarr osi eshtrat e Myslimit.
Këmbra ta lëngon shpirtin, por asnjë nuk ka forcë për të q arë, kur je i ndershëm. Ndaj heshtja e përgjithshme e Babë Myslimit, për nderim e, të rreshtuar pranë varrit të luftëtarëve, njerëzit e mirë, u mbyllën pas orës së lutjes. Organizoh et një ceremoni e thjeshtë, por me emocionale. Madhështia e asaj ceremonie qëndronte pikërisht në fisnikërinë e njerëzve të mbledhur; në heshtjen e tyre, në shpirtin e gjerë që di t'i falë edhe bëmën të tilla të paprovuar më parë.
Jam rritur me babën, - thotë jo pa dhëmbje veterani i nderuar, ish-partizani trim i çetës së Pezës Myrteza Karaj. - Nuk mbaj mend të ketë ndodhur ndonjëherë të nxirren të vdekurit nga varret. Edhe kur erdhën përfaqësuesit e shtetit italian për të marrë të vrarët e Luftës së Dytë Botërore, ç'varrimi u bë me nderëshmërinë e shqiptarit dhe jo me pabesinë e një traditë të natës. Babë Myslimi vërtetë nuk u vra në Luftë për t'u shpallur dëshmor, por ai ka qenë komandant i shumë dëshmorëve.
Xha Myrtoja 77 vjeçar hesht për disa çaste, dhe vazhdon:
- Familja e Babë Myslimit asnjëherë nuk e ka lëshuar pushkën nga dora kur ka qenë fjala për lirinë dhe pavarësinë e popullit. I lutë ka qenë edhe vetë Baba, i cili ka luftuar kundër turqve, edhe kundër Zogut e shërbëtorëve të tij,
[vijim] dhe të gjitha betejat e Luftës Nacionalçlirimtare. Ai ishte një simbol, një shprehje se Partia Komuniste ishte e vetmja forcë që mund të çonte popullin drejt fitores dhe lirisë.
NE PRAG TE KONGRESIT TE PARE TE PSSH
NE PRAG TE KONGRESIT
TE PARE TE PSSH
40 pranime të reja brenda një muaji
Pas zgjedhjeve të 22 marsit, në rrethin e Sarandës ka një interesim në rritje për të aderuar në radhët e PSSH. Vetëm gjatë muajit prill janë pranuar në parti 40 anëtarë të rinj nga mosha të reja, kryesisht me arsim të mesëm dhe të lartë. Fushata e zgjedhjeve të reja në Parti shoqërohet me pranime të reja në të gjitha organizatat. Pra, njema janë bërë në organizatat e partisë të qytetit të Sarandës e Konispolit të fshatrave Ksamil, e të tjera. Korresp. i “Zërit të popullit”
Njoftim i zëdhënësit të PSSH
Mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve sipas parimeve të KSBE-së nuk është nacionalizëm
Shoku Fatos Nano takohet me zotin Micotaqis
Në takimin me z. Micotaqis, Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Fatos Nano, Kryetar i PSSH, informoi për gjendjen e vështirë social
HAPA NE NJE EPOKE TE RE
Fjalë të mirëseardhjes
HAPA NE NJE EPOKE TE RE
Ismail Kadare. Për shumekënd në Shqipëri ky emër ka një kuptim të dyfishtë: Shkrimtari i shquar dhe luftëtari për liri e demokraci. Për shumekënd në Shqipëri si ikja dhe ardhja e Ismail Kadaresë nuk janë thjesht ikje dhe ardhje të një personaliteti, qoftë ky edhe shkrimtar i shquar, por janë ikje dhe ardhje simbolike me një kuptim dhe mesazh të qartë.
Ismail Kadareja u largua nga Shqipëria në një kohë kur dukej sikur ai duhej të ishte medoemos këtu. Dhe u tha që Kadareja iku, a ishte ikja e Kadaresë një tërheqje? Këtë më mirë se kushdo e di vetë ai, por kjo “tërheqje” e tij pati mesazhin e madh të protestës dhe të shpirtit në rrugën drejt demokracisë. Ditët e dhjetorit të vitit 1990 i afroi edhe Ismail Kadareja, afroi edhe liria e tij, se siç shkruan edhe Preç Zogaj: «Rinia e kuptoi mesazhin e asaj ikjeje. E kuptoi dhe bashkë me fjalët «liri - demokraci» thërriste edhe emrin «Kadare, Kadare».
Kush është Ismail Kadareja? Shkrimtari i qëndresës së popullit (Vijon në faqen 3)
Ndërmjet nesh nuk ka probleme që nuk mund të zgjidhen
Pas bisedimeve që zhvilluan midis tyre presidenti Berisha dhe kryeministri Micotaqis bënë këto deklarata për shtyp. I pari e mori fjalën presidenti Berisha, i cili tha:
Bisedimet ishin të hapura, të sinqerta e miqësore. Në këto bisedime ramë dakord me z. Micotaqis që të shtojmë e fuqizojmë marrëdhëniet e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë në fushën ekonomike, politike dhe shkencore në ato fusha me interes të përbashkët. Mendoj se hapat e mëtejshëm janë realizimi i marrëveshjeve mbi emigracionin, konsullatat dhe një marrëveshje financiare. Në gjendje tek zoti Micotaqis dhe qeveria greke një vullnet [Vijon në faqen 4]
Ligje me paragjykime partiake nuk i shërbejnë institucionalizimit të demokracisë
Siç është në dijeni lexuesi, Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe grupi parlamentar socialist, vendosi të veçë në disa menaxherë:
1. Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (KSBE) 2. Këshillin e Europës 3. Parlamentin europian 4. Këshillin e Ministrave të Komunitetit Europian si dhe forumin dhe organizmat evropiane dhe ndërkombëtare, partitë socialiste e socialdemokrate të Evropës, lidhur me vendimin antidemokratik të parlamentit shqiptar, i cili më datë 30. 4. 1992, me 63 vota, miratoi një shtesë në ligjin 7526 të datës 3. 12. 1991 “Për marrëdhëniet e punës”. Më poshtë po botojmë tekstin e plotë të këtij njoftimi. Të nderuar Zotërinj! Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe grupi parlamentar i Partisë Socialiste vendosën t’u vënë në dijeni për shqetësimin e tyre, për miratimin nga parlamenti shqiptar, me datë 30. 4. 1992, të shtesës e punës”. Projekti i paraqitur nga qeveria ishte: “Për nevojat e veçanta të lidhjen me përmirësimin e funksioneve dhe strukturave të aparatit shtetëror për vënien në jetë të reformës ekonomike e politike. kalimin në ekonomi e tregut të lirë dhe vendosjen e shtetit juridik, organi kompetent ka të drejtë të transferojë nëpunësin në një punë brenda profesionit të tij, ose ta kalojë atë në asistencë sociale”. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste shprehu qartë, pa ekuivoke, mendimin për nevojën e domosdoshme të ristrukturimit të aparatit shtetëror e të administratës së tij, si hallkë e rëndësishme për zbatimin e reformës. Prandaj deputetët socialistë theksuan vendosmërisht nevojën e largimit nga këto aparate të të paaftëve, të korruptuarve, burokratëve dhe që kanë përfituar nga privilegje të ndryshme. Pra, ata argumentuan nevojën e rregullimit të projektligjit duke insistuar që ai të formulohej duke u mbështetur në kritere ligjore, profesionale, e humane që t’u lejojnë nëpunësve të mbrojnë në rrugë ligjore, juridike të drejtat e liritë e tyre nga veprimet subjektive e arbitrare. Pas shumë debatesh, këtij projektligji iu bënë vetëm disa ndryshime që nuk prekën aspak përmbajtjen e tij. Ne mendojmë se dhe kjo shtesë, e miratuar nga parlamenti, i hap rrugë fushatës kundër të gjithë nëpunësve dhe intelektualëve që kanë bindje të ndryshme nga ato që kanë pushtetin, pa marrë parasysh fare testet profesionale, aftësitë dhe specializimin individual të njerëzve. Ajo synon zbatimin në realitet të projektit propangandistik të shpallur intensivisht, për t’i lënë kundërshtarët politikë pa punë, duke filluar praktikisht zhvillimin e luftës famëkeqe të klasave, që është karakteristikë e regjimeve moniste. Kjo shtesë në ligj dënon rëndë të drejten e individit për të gëzuar lirinë e mendimit, të ndërgjegjes e të bindjeve; të lëvizjes, të zgjedhjes së vendbanimit, të shpallura nga KSBE në Kartën e Parisit. Shtesa që u miratua përjashton çdo lloj mbrojtje juridike të personit ndaj veprimeve arbitrare, duke shkelur në këtë mënyrë drejtpërdrejt parimet e shtetit juridik. Ai e vë individin nën presion vazhdimisht partiak, duke vendosur raporte antidemokratike ndërmjet individit dhe shtetit. Ai i jep një hapësirë të pakufizuar të ashtuquajturit organ kompetent dhe nuk (Vijon në faqen 2)
Toka shqiptare e ka për nder të mbajë në gjirin e vet Babë Myslymin
- Fjala e shokut Fatos Nano, mbajtur në Pezë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të “Heroit të Popullit” Myslym Peza -
Të dashur motra e vëllezër të a-tërm, shokë, miq e bashkëluftëtarë të Myslim Pezës;
U mblodhëm sot këtu për t'i bërë sërish nderimin e merituar Babës, kësaj figure të madhe që i dha emër Pezës e Shqipërisë, që gjithë jetën luftoi për demokraci e lirinë e atdheut. E kam shumë të vlerësuar këtë rast juve për shpirtin, trimërinë klas juve për zjar rti të Babë e atdhetarinë e tij.
Shëpim për lexuesin:
Materialet e këtij numri i për-kasin datës 5 Maj.
REDAKSIA