NJOFTIM TRONDITËS NGA ERSEKA
Para disa ditësh në zonën e Leskovikut ndodhi një vjedhje në një depo armatimi të ushtrisë.
U arrit të vidhen 130 revolverë dhe 35 automatikë. Ngjarja është tronditëse. Kriminelët dhe keqbërësit, armët që vodhën nuk i duan për të luajtur, por për të terrorizuar popullin. Dhe nuk janë pak 165 kësobërës të armatosur. Megjithatë për këtë ngjarje kaq tronditëse, deri tani po heshtin të gjithë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes hesht. Zëdhënësi i Ministrisë së Rendit po ashtu.
Deri dje na jep televizioni bile dhe i filmuar një keqbërës që donte të vidhte një dyqan bosh. Bëhej shumë mirë. Shtypi evropian dhe ai botëror, me aq sa kemi mundësi të ndjekim ato, nuk ngurojnë t’i publikojnë ato. A thua vetëm për sensacion?! Nëse gjykohet ende kështu mendojmë se kjo është një mendësi dhe praktikë e kapërcyer. Prej saj duhet të distancohemi shpejt dhe të gjithë. Shumë ngjarje tronditëse (grabitje armësh, vrasje etj.) fshihen pas 22 Marsit; veçanërisht nga televizioni. «Lumi» i krimit që vërshonte në ekran para zgjedhjeve donte të thoshte: Ja, socialistët nuk janë të aftë të qeverisin; ata nuk janë të zotë të vendosin qetësinë dhe rendin publik.
Po tani mos ka më pak krime, madje më të shumtuara e më tronditëse? Nëse donim ta politizonim problemin dhe ngjarjen në Ersekë dhe jo vetëm atë, mund të thoshim: Qeveritarët e rinj janë të pafatë; ata nuk janë të zotë të vendosin rendin, megjithëse e premtojnë atë për 24 orë. Nga kjo «lojë» luftë partiake askush nuk fiton veç keqbërësit dhe shkelësit e ligjit. Socialistët kurrë nuk duan të bëjnë e të grackojnë të tilla ku shpesh i nxit shtypi dhe propaganda gjë që e pushtetmbajtësve. Ata bëjnë thirrje që krimit dhe vandalizmit t’i kundërvihemi të gjithë. Vetëm në këtë rrugë fiton populli, fiton vendi.
Ndërsa sot heshtet dhe nuk informohet opinioni për një ngjarje të tillë: Përse vallë? Për negligjencë, për ruajtje sekreti apo për mos u hapur telashe drejtuesve të dy ministrive? Zotërinj pushtetmbajtës, kjo është formë pune e monizmit të kaluar. Distancohuni me veprën nga e kaluara dhe bëhuni transparentë siç ju kërkon demokracia. Populli do të dijë edhe për ngjarjen edhe për zbulimin e autorëve. Janë 165 armë zjarri dhe nuk janë armë druri.
MIDIS DY MENDESIVE
Partitë, populli dhe lufta politike
Lexoni të gjitha gazetat partiake. Dëgjojmë rëndom shprehje të tilla: «interesat e popullit», «vuajtjet dhe hallet e popullit», «Partia jonë mbështetet tek populli», «Populli na dha votën» etj., etj.
Besoj se jemi të gjithë të një mendjeje se shprehje të tilla nuk janë të reja. Deri dje ato i përdorte vetëm një parti. Prandaj dhe kur flitet për të kaluarën problemi është i thjeshtë: «Fajet i kishte Partia e Punës». Tani problemi është më i ndërlikuar. Porosinë ndajnë popullit e lakmojnë jo një parti por dhjetra parti. Ndërsa përgjegjësi ndajnë sot për sot ja lënë vetëm shprehjes «Fajin e kanë punisto - social-istët». Po nesër? Nesër do gjendet ndonjë gjë e re për të larguar përgjegjësinë nga vetja. Në këto kushte çdo parti përpiqet taktikate e saj. Partia Demokratike me aleatët e saj socialdemokratë dhe Republikankane, domosdo duke qenë në pushtet, do të përpiqen të zbatojnë programin e tyre që të sigurojnë jetëgjatësinë në pushtet. Partitë e tjera do të përpiqen t’i mbushin mendjen popullit se qeveritarët aktualë nuk janë të zotë, nuk dinë të qeverisin, nuk e nxjerrin dot veten dhe vendin nga prapambetja. Po si? Në ç’rugë? Me ç’forma, me ç’mjete? Ja disa mendime rreth kësaj çështje kryesore të luftës së sotme politike.
Ta mbështesim apo ta destabilizojmë qeverinë
«T’i lemë kohë qeverisë të tregojë aftësitë e saj», thonë disa, dhe japin mendime të zbebet lufta politike. «Jo, mos i lemë hiç fare, nuk e pe ç’i punuan vjet qeverisë së Nanos, ashtu t’ua bëjmë edhe ne» thonë disa të tjerë. «Të mos i kritikojmë, t’i lemë të gabojnë se kështu rëzohen shpejt, ja presin disa të tjerë». «Jo se kështu e pëson populli akoma do të vuajmë?» «Le të vuaj, vetë e ka fajin, pse votoi për atë» vjen sakaq përgjigjja. Janë copëza bisedash që ndeshen shpesh këtu dhe në radhët e disa anëtarëve dhe simpatizantëve të opozitës. Por ndërkaq kemi edhe shenja të qarta të justifikimit të pozitës, «Nuk po ecin siç duhet punët, se nuk pa lejen rahat pushtetit, komunistët, enveristët, socialistët etj. Janë realitete të reja të jetës pluraliste, por që duan dhe mendësi të reja për t’i përballuar.
Së pari: shprehja: «T’i lemë kohë qeverisë» është e drejtë, ajo do të thotë se Partia Socialiste në praktikë nuk nxit dhe nuk lufton për destabilizimin e vendit. Të gjithë e kemi të freskët vitin e kaluar kur qeveria e Nanos kërkoi kohë për të provuar aftësitë e saj. Por opozita e atëhershme nuk ia dha këtë kohë. Ajo nxiti sindikatat, nxiti grevat e famshme të të urisë, nxiti manifestimet në sheshin «Skënderbej» dhe e rrëzoi. A duhet vepruar me të njëjtën mënyrë? Mendoj se jo. Realiteti i luftës politike në vend, tregon se ky është mendimi më dominues i socialistëve shqiptarë. Vërtet qeveria, kushdo qoftë kjo, do një farë kohe të tregojë aftësitë e saj, prandaj nuk i shërben një programit dhe figurës së Partisë Socialiste as shprehjet e përsëritura me lart, dhe as shprehjet të tjera që qarkullojnë tek njerëz që nuk e kuptojnë si duhet luftën e lojës politike. Për më tepër i bëjnë dëm asaj sepse kështu i jep armë partisë në fuqi që nesër paaftësinë e njërit a tjetrit qeveritar të përpiqet, natyrisht me metodat e saj të mirënjohura, ta përligjë duke deklaruar: «ata e kanë fajin», «ata na pengojnë, prandaj s’na ecin punët».
Së dyti: Lufta partiake nuk duhet të dëmtojë interesat e popullit.
Shprehja që ekziston se të gjitha i vuan dhe i heq populli, aq sa shpreh një realitet, aq është edhe një kujtesë për do simpatizant dhe anëtar të ndershëm të çdo force politike. Jemi të gjithë dëshmitarë të një dukurie. Ndodhën gjithë ato shkëmbime, djegie dhe vrasje.
Jo çdo parti politike u përpoq të bënte analizë të thellë të dukurive të tyre politike por si e si t’i shfrytëzonte ato për të akuzuar të tjerët dhe për të fituar kredibilitet politik. Në kushtet aktuale kjo mendësi është vetëvrasëse, pasi dëmton interesat e popullit për të cilin në letra dhe programe përgjërohen të gjithë. Brenda këtij kuadri janë të dëmshme edhe shprehje që qarkullojnë si: «Dha dorëheqjen Gensheri, s’kanë për të na ndihmuar». «As këta s’i ndihmoi njeri, më keq do të venë» etj. Autorët e këtyre mendimeve jetojnë me iluzionin se kështu i shërbejnë më mirë partisë së tyre duke shprehur kundërshtimin e partisë së tij. Këto që shihen si parashikues, nuk lejojnë të kuptohet, duke t’u kundërvënë «po ti me kë je?». Hijen si so-
KOÇO DANAJ
(Vijon në faqen 2)
Një lajm i harruar
Përpara disa ditësh u publikua lajmi se në Akademinë e këmbësorisë (ish-shkolla e Bashkuar) janë vjedhur disa automatikë dhe një sasi e madhe fishekësh.
U tha gjithashtu se është ngritur një grup hetimor për të ndjekur ngjarjen? Kanë kaluar kaq ditë. Çfarë është bërë? Përse nuk informohet opinioni? C’bën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, i Ministrisë së Rendit dhe i Hetuesisë së Përgjithshme…
LUAN M. RAMIA
Mbi të gjitha - çështja kombëtare
Kronikë partie
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, priti në selinë e Komitetit Drejtues, delegacionin e Partisë së Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve në Ish - Jugosllavi, të kryesuar nga kryetari i saj Halil Alidemaj.
Në fillim të bisedës Fatos Nano shprehu kënaqësinë që, në vazh- vazhdim edhe të takimeve të mëparshme, bisedon hapur me vëllezërit shqiptarë, drejtues të partive politike. Duke folur për situatën në Shqipëri Fatos Nano tha se ajo është e vështirë, komplekse dhe e ngarkuar me mjaft probleme që presin të zgjidhen me mirë rruga e zgjedhjes. Disa realitete që po përjetojmë çdo ditë, siç janë rendi, ekonomia, zbatimi i ligjit të tekejt, nuk duhet lënë të ecin spontanisht. Në më të poshtë Fatos Nano, po na shqetësojnë disa fakte se si po funksionon demokracia. (Vijon në faqen 4)
Kushtet ç’vullos...
Sic dihet tashmë nga të gjithë, më datën 3 maj 1992 u bë ç’varrimi i Enver Horhës, Hysni Kapos, Gogo Nushit, Myslim Pezës, Spiro Moisiut, Josif Pashkos, Medar Shtyllës, Omer Nishanit, Alqi Kondit, Nako Spiros, Kahreman Yllit dhe Todo Manços.
Sic u bë ç’varrimi i Enver Horhës, Medar Shtyllës, Omer Nishanit, Alqi Kondit, Nako Spiros, Kahreman Yllit dhe Todo Manços. Lajmi për kryerjen e një veprimi të tillë të pashembullt në histori u bë i njohur për opinionin e gjerë në pasditen e datës 3 maj atëherë kur çdo gjë kishte marrë fund. Edhe ai lajm që i dështim, i pa sinqertë, tinëzar. Sepse nuk u tha e vërteta, por sipas folëses së radios Tiranës e cila i referohej një korrespondenti të Radios sonë të jashtme (a thua se lajmin e kishte marrë nga agjensitë e huaja) u bë e ditur se varrezat transferoheshin nga varrezat e Dëshmorëve të Kombit për në varrezat e Sharrës sipas një vendimi të posaçëm. (Vendim anonim?).
Ndaj njerëzit me të drejtë pyesin edhe sot e kësaj dite: Kush është anonim? Kush është «varrosësi» i natës?
Këtë enigëm e zgjidh Vendimi Nr. 28 i datës 1 maj i Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha. Ai ka vendosur heqjen e eshtrave të personave të mësipërm foli përpara Kuvendit Popullor, pas zgjedhjes dhe në këtë post u betua për të ruajtur dimensionin njerëzor, e mbajti fjalën. Si një njeri human që është (me që ka qenë edhe mjek) e filloi me ç’varrimet. Asnjë nostalgu nuk kemi, por dëshirojmë që çdo dukuri dhe ngjarje t’i vihet emri i vërtetë.
Këtu nuk është fjala të diskutohet në meritonin ata të qëndronin atje ku ishin apo të transferoheshin (siç u tha), por problemi është tek mënyra se si u krye akti i turpshëm. Varret u hapën natën. Tinëzisht, pabesisht, hajdutërisht. Siç nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shqiptarëve. Edhe familjet e të çvarrosurve u lamëruan natën. Pse çvarrosësi i trembej ditës, u trembej njerëzve?
Megjithatë ekzekutorët e natës i e hapën varret. Hapur i ka lënë? I hapën edhe arkivolet. Gjatë hapjes së varreve pjesëtarët e familjeve të çvarrosurve nuk u lanë të ishin prezent. Duke shkelur kështu një të drejtë të ligjshme të tyre, çvarrosësi shpallosi përsëri një ligj të pashkruar. Ndaloijnë e qëndrojnë të heshtur për të nderuar të vdekurin që kalon, pavarësisht se cili është ai. Edhe këtë normë elementare njerëzore e harroi çvarrosësi. Dhe kjo tregon shprehjen e njohur shqiptare, e cila kur do të portretizojë një njeri të pashpirt thotë: «Ai nxjerr të vdekurin nga varri».
Edhe diçka tjetër që të bën përshtypje. Zëdhënësi i Presidentit që nuk harron të publikojë çdo takim të zotit Berisha, këtë herë heshti. Përse heshti? Apo nuk kishte marrë porosi nga shefi?..
Koha e transparencës nuk pranon gjëra të tilla, sidomos kur është fjala për vendime shumë të rëndësishme të Presidentit të Republikës, në të cilat shpallet dimensioni i tij njerëzor.
Kush është ç’varrosësi?... Dhe deri ku mund të shtrihet ky proces? Qoftë i fundit!
Vëzhguesi
Pse hesht televizioni?
Vëzhgim
Pse hesht televizioni?
- Shqipëria e ka vërtet një pallat presidencial por ajo nuk mund të ketë President për pallat-
Deputetët e Kuvendit Popullor dhe sidomos ata të Partisë Demokratike e duartrokitën me madhështore këtë deklaratë. Ishin gatitë të njëjtët njerëz që edhe këze fushatë elektorale përdorën si argumente bllokmenët apo privilegjet e pamartuara, që, siç nga posti. Dhe, me parë kemi theksuar se jemi kundër demagogjisë dhe është e nevojshme që edhe statusi i Presidentit të jetë regullluar me një ligj të veçantë.
Por deputetët e kuvendit popullor tani ndodhen para një detyre tjetër: përcaktimin e statusit të tij. Do të vendosin e si dhe sa do të ketë një trajtim, rrogën, jetën bashkëshortët e udhëtimet, të kesh apo 10 sekretarë. Bojnë pasqyrë dhe jashtë shtetit, çfarë detyrash dhe çfarë të drejta do të ketë ky?
Qytetarët e mbajnë mend të njëjtin diskutim vitin e kaluar. Edhe atëherë u mbajt heshtje nga televizioni dhe vetëm nga presioni i opinionit u transmetua më pas seanca. Ata mbajnë mend se vitin e kaluar Lëgjil «Mbi statusin e deputetit» ishte lidhur i vetëm që i kthë për rishqyrtim kundër popullor Presidenti i Republikës. U bëne në kohë diskutime të gjata dhe të ashpra, u dëgjuan edhe seanca të tilla si «vetëm zgjatës këndojnë pa para» etj., etj.
Transmetimet televizive bëri që shumë gjëra që ishin thënë në ...
(Vijon në faqen 3)
A EKZISTON FEMIJA ME NJE VESHIKE?
Bisedë e vonuar me avokatin italian Silvio Forti
Këto ditë qarkullon në Tiranë një histori e tillë: Para tre muajve një nënë i humbi fëmija. Qau dhe u ankua sa mundi, por pa dobi. Fara pak kohësh fëmija u gjend para derës së shtëpisë duke lumturuar nënën pa kufi.
Por kur në darkë ajo deshi ta lante, vuri re se në një fëmija kishte një prerje, mbi të ishte bërë një operacion. Fëmijës i ishte marrë një veshkë.
Kjo është një histori vërtet makabre për ne, por jo e padegjuar. Transplantimi i organeve është bërë sot diçka e modës në botën që duhet e zhvilluar, ku, si një paradoks, jeta e njërit ngrihet mbi vdekjen e tjetrit. Mjekësia përparoka edhe mbi këtë lloj krimi...
Nuk di sa e vërtetë është kjo histori, në mos qoftë një «shpikje» që i shtohet thashethemeve dhe të tëra që nuk janë të pakta. Atë ma solli në mendje njoftimi mbi një shtet italian, marrë nga shtypi italian, i një teme delikate për opinionin-shoqëria e fëmijëve tanë, si edhe e një praktike të ligjëruar deri para pak kohësh, sic ishte adoptimi i tyre nga familje të huaja greke, italiane e deri amerikane. Në këto njoftime flitet për tre mijë fëmijë shqiptarë të shitur, gjë që nuk provohet, por dhe shifra 270 e adoptimeve zyrtare që citohet të jenë bërë brenda muajve të fundit, nuk është e vogël. Në këtë njoftim flitet për dokumente të falsifikuara, «për një mafie të organizuar që vepron përmes Greqisë, së për llogari të CosaNostra-s, për një biznes kriminal.
Thashë «nëse këto janë të vërteta» nga që nuk marr përsipër të deklaroj këtë të vërtetë, sepse për fakt të keq, kur u bë ndonjë përpjekje, autori e pagoi keq thirrjen e tij krejt njerëzore që t’i ndalet dora këtyre veprimeve të mbrapshta, të cilat nën maskën e ligjës i hidhinin fëmijët tanë larg atdheut.
Megjithatë, si pa dashje, u përzjeva dhe unë në këto histori. Më datën 10 dhjetor të vitit të kaluar, pas një skene të dhimbshme që pashë një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, kur një fëmijë u ulërinte e shkulkej nga adoptuesit e huaj, ndërsa po e nisnin për në Zvicër, i ndodhur edhe në radhë duke bërë shkrimin «A mos është dora e zgjatur e Mafias». Tre nëntor, më 11 dhjetor, gjeta një letër që më drejtohej nga avokati italian Silvio Forti. Nuk e di kush ishte ai, as u interesova. Nuk e dija ç’bënte në Shqipëri al, as nuk dua ta di, por letra e tij «përgjegjësuese» se mos këto fëmijë bien në dorë të «Mafias së organve» nuk më gëzoi. I vonuar ish edhe një dekret i presidentit para disa kohe ndalonte adoptimet, por kjo ishte al nuk më gëzoi.
(Vijon në faqen 3)
BIBLIOTEKA KOMBËTARE
TIRANË
Si mund të vejë “Zëri i Popullit” në çdo fshat? Bashkë me të si mund të venë edhe gazetat «24 Orë», «Kristal», «Ora» etj? Atë mund ta çojë vetëm organizimi që duhet të bëjnë KD të PSSH në çdo rreth. Atë mund ta çojë vetëm përkushtimi i organizatave të Partisë, i çdo anëtari dhe simpatizanti.
Le ta konsiderojmë këtë një nga detyrat tona më të rëndësishme.
NDODHIN NË PARLAMENTIN DEMOKRATIK
Parlamenti ynë zgjedh organet e larta të pushtetit legjislativ: Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Kasacionit dhe drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme.
Më saktë duhet thënë se u zgjedhën pjesërisht këto organe, se asnjëri prej tyre nuk u plotësua sipas ligjit. Arsyet janë disa të habishme dhe lidhen me seriozitetin e punimeve të parlamentit.
Para se të flasim konkretisht për këto organe, le të kujtojmë se për të ardhur në seancat e paradhjes parlamentit iu desh rreth një javë debat, që nga dita e enjte e javës së kaluar. U derdh një lumë retorike nga deputetët e PD-së mbi «domosdoshmërinë e zgjedhjes sa më shpejt» të këtyre organeve, mbi sentencën «koha është flori» etj. Madje, ditën e martë, në emër të «floririt» të kohës, seanca filloi pa pjesëmarrjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Konkluzionet: Ditën e mërkurë u zgjodhën: Gjykata e Kasacionit, duke lënë mangut një zëvendëskryetar të saj, i cili megjithëse ishte propozuar nga Presidenti i Republikës (në bazë të Ligjit kushtetues) e refuzoi këtë detyrë. U zgjodh Prokurori i Përgjithshëm, po nuk u zgjodh zëvendësi i tij, sepse kandidati i propozuar nga Presidenti i Republikës, e refuzoi këtë detyrë. U zgjodh një pjesë e Gjykatës Kushtetuese, ajo që u propozua nga deputetët. Pjesa tjetër, ajo që do të propozohet nga Presidenti, do të zgjidhet më vonë, ndoshta kur të kthehet Presidenti nga jashtë shtetit. Bëjmë pyetjen: a janë serioze për parlamentin dhe presidentin këto veprime? A merret mendimi i njerëzve para se të zgjidhen në organet drejtuese, apo veprohet si më parë, me urdhër të «zotit»? Fakti që dy kandidaturat e paraqitura nga Presidenti e refuzuan detyrën dypërkisht atë ditë kur emrat e tyre u përmendën në parlament dhe u komunikuan në radiotelevizion, të lë të kuptosh dyshosh se atyre nuk u është marrë mendimi paraprakisht. Përpara këtyre fakteve shumë deputetë dolën nga salla e parlamentit pa arsyje.
(Vijon në faqen 3)
Kush është çvarrosësi?…
NJE PYETJE QE E BEJNE TE GJITHE:
Siç dihet tashmë nga të gjithë, më datën 3 maj 1992 u ç’varrimi i Enver Hoxhës, Hysni Kapos, Gogo Nushit, Myslim Pezës, Spiro Moisiut, Josif Pashkos, Medar Shtyllës, Omer Nishanit, Alqi Kondit, Nako…
…jodhëshëm nga varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Pra, Presidenti që kur foli përpara Kuvendit Popullor, pas zgjedhjes në këtë post u betua për ruajtjen patundësimin njerëzor, e mbajti fjalën. Si një nje- si dimensionet «njerëzore», «humane», «demokratike» të njeriut të natës.
Njerëzit tanë, sa herë që kalon trupi i ndonjë të vdekuri zbatojnë një ligj të pashkruar. Ndalojnë qëndrojnë, –
KRONIKË QEVERITARE
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme, midis të tjerash vendosi pezullimin e pagesës së rritjes së pagave nga Banka deri më 30.6.1992.