MBËSHTESIM STRUKTURIMIN E APARATIT SHTETËROR, DENONCOJMË ÇDO LUFTË TË RE KLASASH
Ata ligji nuk i mbron
- Asnjë veprimtar i PD-së nuk lëvizet në dikasterin e bujqësisë.
- Cili është fati i të atij?
Është jashtë çdo logjike të mendosh se mund të çohet deri në fund reforma ekonomike me mendësi e praktika të vjetra, nga burokratët, të paaftët, e të korruptuarit.
Në këtë kuptim, ishte me të vërtetë e domosdoshme që edhe Ministria e Bujqësisë të shkundej mirë. Para disa ditëve, atë u riorganizuan drejtoritë dhe u emëruan drejtorët. Jo vetëm gjykimi personal, por duke sjellë edhe opinionin e shumë punonjësve të bujqësisë, këto ndryshime dhe emërimet e reja u pritën mirë. Disa prej tyre, s’mund të flasim për simpati, por i përkasin asaj partie. U mirëprit dhe askush nuk flet keq për drejtorin e drejtorisë së blegtorisë Ylli Biçoku, specialist që ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm, për Aleksandër Mari që njeh teorinë e prodhimit, për të ardhur pastaj tek Lazar Kora, zëvendësministri. Këto lëvizje zgjuan shpresat se në të njëjtën mënyrë do të veprohej edhe me punonjësit e aparatit. U bë edhe ristrukturimi i përgjithshëm i 120 punonjësve, u shkurtuan 44 vetë. Mirëpo, këto radhë shsphata? prej vetëm nga e majta. Jo se nuk kishte ndër ta që s’donin shkurtuar e nxjerrë në asistencë. Por nuk mund ta injorosh faktin që asnjë antar i PD-së dhe vetëm të PD-së — nuk u përfshinë në këto lista — të vërtetë, nuk ka prej tyre të korruptuar, burokratë e të korruptuar — po servilët të paaftë, të korruptuarit, e shfrytëzuesit «aftësinë» e nuhatjes për të veçuar në një trual tjetër.
Me ç’logjikë, me ç’motivacion shkurt[o]het specialisti i mërjohur i duhanit Syrja Kaso, «grindavec i zbatimit të teknologjive»? Askush nuk i shkon ndërmend për nxjerrjen në asistencë të zooteknikut Myslim Minaj që ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm, ka punuar 15 vjet në rrethin e Tepelenës dhe gjithë kohës i është kushtuar profesionit, kualifikimit të tij. Në kohën që të tjerët u thurrun lavde drejtuesve të rinj që i lëshnin karriket njëri tjetrit, ky specialist ishte përkushtuar punës për riorganizimin e shërbimit zooteknik në përputhje me reformën ekonomike në fshat. I zënë me punë as që i ra ndërmend që të angazhohej në një rënë apo në tjetër parti për të gjetur «një strehë». Me ç’motivacion pushohet ekonomisti Zaho Nelaj, agronomi Dhimitër Petromila, Hamza Hyka? Përmendim këta për të mos paragjykuar kush se vih[e]mi në mbrojtje të socialistëve. Ata ligji nuk i mbron, veçse Zoti. Me spastrimet të tilla, me mënjanimin me specialistëve të aftë nuk mund të kryhet reforma ekonomike në bujqësi.
S. HOXHA
Punëtorët e fabrikës së cigareve në grevë
Ka më shumë se dy javë që punonjësit e fabrikës së duhan-cigareve në Durrës kanë ndërprerë punën.
Përse? Në mënyrë të vazhdueshme kjo fabrikë është vënë në vështirësi të elementëve keqbërës, të cilët në disa raste kanë tentuar sinqerisht për të vjedhur prodhimin e cigareve. Puna ka arritur një atje sa duke bërë presion e ... të cigareve. Puna ka arritur ... lej[o]n atë sa duke bërë presion e ... janë futur nëpër repartet e fabrikës dhe kanë marrë prodhime cigare, si dhe kanë kërcënuar jetën e punonjësve. Të gjitha këto veprime u janë bërë të njohura organeve të rendit, por den më sot asnjë masë nuk është marrë për të siguruar jetën e punonjësve, ashtu edhe prodhimin ndonëse, ndërrmarra nuk ka asnjë faktor të mundësave të lëndëve të para për ta ndaluar atë. Është arsyeja që punonjësit e kësaj fabrike kanë pezulluar punën dhe janë hedhur në grevë, duke kërkuar që vetëm pasi të sigurohet rendi dhe qetësia atëherë do të fillojnë punën. GENC BUALI
Për demokracinë e vërtetë, kundër censurës...
— Nuk duam destabilizim, ndërrime qeverish, por rifillimin e punës, rend e qetësi publike.
— «Jo censurë». Kërkohet depolitizimi real i Radiotelevizionit dhe pasqyrimi i paanshëm i realitetit të ri shqiptar.
— Toleranca dhe edukata demokratike e arsimtarëve, mjekëve e intelektualëve të tjerë të mos shpërblehet me varfëri ekstreme.
Takimet e këtyre ditëve me përfaqësues të qeverisë demokratike, me kryeministrin Meksi dhe Presidentin kanë qenë të shumta. Shumë pak është folur për to në mjetet e informacionit, shumë pak është thënë edhe për rezultatet e bisedimeve. Ky ishte edhe shpjegimi i kryetarit të këshillit sindikal të Tiranës, Irfan Dashi, për tubimin e djeshëm sindikalist që u mbajt para ndërtesës së radiotelevizionit.
Kërkesa për ta mbajtur manifestimin para kabinetit qeveritar, siç argumentuan sindikalistët, pjesëmarrës, kishte kuptimin e një dialogu masiv me qeverinë, për t’i thënë edhe një herë se e mbështesin plotësisht atë, se nuk janë aspak për destabilizim, por përkundrazi, sindikalistët janë për një politikë aktive, të një kabineti që merr parasysh hallet e mëdha të punonjësve të sindikatave dhe angazhohet me sinqeritet për zgjidhjen e tyre me drejtësi, për një qeveri demokratike që përjashton veprime të tilla antidemokratike si ligji për punën.
Ky ishte edhe gjithë mesazhi i manifestimit, i cili grumbulloi disa qindra pjesëmarrës, përfaqësues të federatës së arsimit, të shëndetësisë, të naftës, të metalurgjisë, sindikalistë nga ishati? e nga rrethet e ndryshme të vendit. Edhe parullat me të cilat ata dolën në miting janë më së të arsyeshme. «Zotërinj qeveritarë», populii vu[a]n, ai pret nga ju», shkruhet në njërën prej tyre. «Konfederata kërkon: punë, paga të garantuara dhe qetësi» thuhet në një tjetër. Ndërkohë fjalën e marrin njëri pas tjetrit përfaqësuesit sindikalistë. Më shumë vëmendje dëgjohet fjala e përfaqësuesit të federatës së arsimit, Arben Dushku. «Mësuesit janë shembull më i qartë i durimit dhe i urtësisë, po me sa duket këtij durimi po i vjen fundi. Këtë e përshpejton mungesa e transparencës dhe qëndrimi arrogant i qeverisë», thotë ai. Evitohet vështirësitë nëpër të cilat kaloi arsimi gjatë këtyre muajve. E, megjithatë punonjësit e këtij sektori mbeten me paga të ulta, ashtu siç ishin edhe më parë, me beten? të privilegjuarit. Me sa duket, nga fjalët e Arben Dushkut dhe të folësve të tjerë, ajo që po i revolton shumë sindikalistët është jo vetëm qëndrimi i patretë i qeverisë për zgjidhjen e halleve të tyre, por edhe mungesa e transparencës, bllokimi i informacionit. Folësi shtj[o]n se, që me shtatë maj shkollat e Tepelenës, Gjirokastrës dhe të disa shkollave të tjera hynë në greva, për të cilat, ende edhe sot opinioni nuk është informuar. Shpesh, manifestuesit shpërthejnë në thirrjet «Liri demokraci». Poshtë diktatura, duke nënkuptuar mungesën e asaj lirie që pengon ende mjetet e informimit për të dhënë realitetin, duke nënkuptuar veprime të reja diktatoriale.
Flet edhe një sindikalist nga bujqësia. NBP u janë nënshtruar shkartërimeve, askush nuk përgjigjet para ligjit për këto shkartërime që bëhen në kurriz të punëtorëve të bujqësisë. Heshtje dhe vetëm heshtje për fshatin, për 220 mijë të papunët e tij. Asnjë bazë materiale nuk duket. Do të rrëmujësh vendi nga traktoret që u premtuan në fushatën elektorale, po ku humbën ato, pyeti folësi. Të gjithë kanë shumë për të folur. Dhe në fjalën e secilit është logjika, toleranca, por është edhe halli, një realitet që kërkon përgjigje, është edhe kërkesa për dialog. kërkesa për transparencë ndaj këtij realiteti dhe ndaj zërit të sindikalistëve. Heshtja e plotë nuk është mjet për zgjidhjen e halleve të tyre. As metodat detyruese. Sic u mësua në manifestim, për atë që ndodhi me pjesëmarrësit sindikalist nga Vora, të
(Vijon në faqen 3)
«Me urdhër të Partisë»
Përsëri me «urdhër të partisë» po bëhen çudirat.
Në emër dhe me porosi të saj po diçlet mbi ligjet, po shkelet ato. Është e njëjta psikologji, e njëjta praktikë, e njëjta sëmundje; partia në komandë. Monizmi, kësaj here i djathtë, po shkel demokracinë pluraliste të sapo vendosur.
Me urdhër të degës së Partisë Demokratike, kryetari i komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit të Durrësit thirri para disa ditëve forcat politike të rrethit, duke u bërë të ditur një ultimatum të degës së PD-së. Komiteti ekzekutiv dhe kryesia e tij sipas ndërpartisë për prishjen e Komitetit ekzekutiv pluralist në Durrës e Partisë të sotëm pluralist dhe kalimin e tyre hapur e me forcë edhe në Partinë Demokratike. Këtë kërkesë e legalizojnë hapur e me forcë edhe organet ekzekutive të pushtetit lokal.
Pra, hare hapur dhe pas asnjë fije dyshimi e prapësinë nga organet partiake, kur ligjërisht pushteti ekzekutiv lokal varet nga qeveria, drejtësisht e komitetit ekzekutiv morën përsipër të bëhen instrume të bindura të partisë. Ndërkohë ky komitet nuk ka marrë asnjë urdhër të tillë nga qeveria për të bërë ndryshime në përbërjen e tij. Kjo është partia (demokratike) ajo që urdhëron e del mbi qeverinë.
Kryesia e Partisë Socialiste në rreth e kundërshtoi jo vetëm këtë lloj ligji, por edhe natyrën ultimative e arrogante të kësaj procedure, por ... [pjesë e palexueshme].
(Vijon në faqen 2)
Demokracia i përqafon të gjithë
Me rastin e ditës së Policisë
Këto rreshta të pakta i shkruaj sot për ju, policë të nderuar, i shkruaj për ju, që u jepni zemër të gjithëve.
Sot është dita e Policisë, festa juaj, festa jonë.
Gëzuar!
Thirrja qytetare është për të vendosur qytetësinë dhe sigurinë që e duam dhe vajza të shkollës në shkollë, që prindërit të shkojnë në punë, që Atëdheu të mëkëmbehet.
Mos vallë po gatiten shtretërit për gjumë këtë natë në familjet tuaja?
Veç kujdes, - pagjumësia juaj është siguri e popullit. Kujdes, banditët gadisin çarqe, ata përgatisin prita për të ndeshur e veta.
Përderisa duart e hapura, nga demokracia na përqafojnë të gjithëve, përsëri të gjithë duhet të jemi bashkë në festa, në një hap me lirirne, me guximin, me sfidat e kohës duke bërë gjithshka për Shqipërinë.
P. GJ.
REKORD I RI I TELEVIZIONIT TONË
Në lajmet e ditës së djeshme, televizioni shqiptar dha një lajm që do të përbëjë rekord të paarrtishëm në fushën e gazetarisë botërore.
Informacioni i dhënë thoshte pak a shumë kështu:
«Sipas një lajmi të Radio Tiranës, përpara televizionit u zhvillua një manifestim...».
Sikur Radio-Tirana e Televizioni të mos ishin në një çati!
(Foto: NIKO XHUFA)
I DREJTOHEMI POPULLIT
45 fëmijë po i nxjerrin nga shtëpia. Mos u habisni. Kështu është.
. Mos u habisni. Kështu është. Janë 45 fëmijë të befotrof[it?] Durrës që po i nxjerrin nga shtëpia e tyre. Them[i] shtëpia e tyre sepse ajo ndërtesë është ngritur posaçërisht për ta, me të gjitha kushtet e nevojshme për të jetuar normalisht. Kjo ndërtesë u përgjigjet standardeve europiane dhe s'duhet lejuar që të prishet. Por, nuk mendojnë kështu zotërinjtë e Komitetit Pluralist të rrethit dhe kryetarin e tij z. Andrea Xhavara. Ata as që duan të dëgjojnë për këtë problem. Në zyrën e Zotit Andrea shkojmë në përfaqësues të shoqatës së jetimëve, përfaqësues të fetarë ortodokse e asaj islame dhe të rrethit. Me urtësi kërkuam që ky problem të rishi[?]kohej edhe një herë duke propozuar edhe variante të mundshme dhe shumë më me leverdi për ndërtimin e sallës së kirurgjisë për përgjigjes e Zoti Andrea ishte kjo:
- E di që kemi bërë zullum dhe shumë të madh bile, por këtë problem nuk e rishikojmë prapë. E kemi vendosur. Nuk e ndryshojmë më vendimin.
Si ka mundësi të prano(sh) që është bërë zullum i madh dhe të mos ...
(Vijon në faqen 2)
RENDI PUBLIK PËRBALLË KRIMINALITETIT TË SHFRENUAR
- Ta fshehim apo ta themi siç është realitetin.
- Kush bën ligjin sot: organet demokratike apo një grup kriminelësh e keqbërësish?!
- Si do të përballohet krimi i organizuar në Shqipëri.
- Sa do të zgjasë ky pushtet paralel që kërkon të sfidojë pushtetin o popullit.
Vendosja e rendit dhe e qetësisë publike u përcaktua si detyrë parësore e qeverisë së Z. Meksi. Gjatë kësaj periudhe, po të kujosh nga të dhënat e gazetave dhe veçanërisht nga kronikat televizive të llojit përshtejpa se mbrapa 22 marsit rendi ka qenë në qetësi. Po çdo qytetar këtё imazh ja prishin grabitjet që ndodhin në lagje, plagosjet që ndodhin para syve të ...[pjesa në fund është e prerë].
Realiteti tregon se edhe gjatë një muaji qeverisje të qeverisë së Z. Meksi krime ka patur, madje më disa uan janë shtuar edhe më tepër. Ja disa shifra të përafërta në kushtet e mungesës së informacionit. Brenda katër ditëve nga data 5-8 maj në Shqipëri kanë ndodhur mbi 100 ngjarje, nga të cilat 4 vrasje, 17 plagosje të rënda e të lehta, 3 vetëvrasje, 3 raste vjedhje armësh, pa folur për vjedhjet dhe grabitjet e shtëpive që janë bërë tepër të zakonshme. Ndërsa në shtyp dhe në televizion jepet pak, shumë pak. Përse vallë? Nuk dua të paragjykoj këndekënd, por një pyetje lind me të drejtë. Çfarë duhet të karakterizojë institucionet demokratike: informacioni dhe transparenca për të dhënë realitetin siç është apo fshehja e tij dhe minimizimi për efektet propagandistike. Mbasi gabohen, por forma të tilla vijnë vetëm për fushatën elektorale dhe jo kur je në pushtet se ka rrezik të shndërrohen në humbje rang për vetën tënde. E, drejtë mund të thotë dikush, por s'mund të ndodhet rendi për një muaj. Është çështje e saktë, njerëzit e dinë këtë. Ata e dinë që shprehja «unë e rivendos rendin për 24 orë» ishte një truk elektoral. Por njerëzit kanë të drejtë të thonë, përse fshehjet e gjendja reale, përse kjo nën... [prerë].
(Vijon në faqen 2)
DJE NË TIRANË
Për demokracinë e vërtetë, kundër censurës...
Përballë krizës së qeverimit lokal
Me rastin e ditës së Policisë
Më datë 14 maj në orën 10 komiteti i ri ekzekutiv i Gjirokastrës ka lënë mbledhjen e parë.
Por ajo ka rrezik të dështojë duke e kaluar rrethin në një krizë të vërtetë qeverimi? Pse? Partitë politike kanë vënë në dyshim dhe kanë protestuar ndaj vendimit të qeverisë në emërimin e komitetit ekzekutiv. Konkretisht, Partia e Bashkimit të Drejtave të Njeriut sepse kërkon vendin e kryetarit të komitetit, sipas rezultatit të zgjedhjeve të 22 marsit ku ajo pati elektoratin më të madh, dhe Partia Socialiste, së cilës iu muarr edhe vendi i sekretarit, që i takonte, forcë e tretë politike në rreth. Të dy këto parti kanë protestuar te Presidenti, kryetari i Kuvendit Popullor dhe kryeministri dhe kërkojnë largimin e zgjidhjes dhe qeveria. Përgjigje e reflektohet nuk ka ardhur. Çdo bëhet kështu? Resul Llogo, kryetar i PS ...
NJOFTIM
I BANKËS SË SHQIPËRISË PËR HEDHJEN NË QARKULLIM TË DY KARTMONEDHAVE TË REJA
Banka e Shqipërisë më datën 16 Maj 1992 do të hedhë në qarkullim dy kartmonedha të reja me prerje 10 e 50 lekë valutë.
Pamvarësisht nga emërtimi «lekë valutë» këto kartmonedha, do të qarkullojnë njëlloj si kartmonedhat ekzistuese, por të vlerësuara 1 lekë valutë e barabartë me 50 lekë shqiptare. Pra kartmonedha 10 lekë valutë është e barabartë me 500 lekë dhe prerja 50 lekë valutë është e barabartë me 2500 lekë.
Këto kartmonedha do të jenë të pranueshme nga çdo ndërmarrje, institucion, firmë private, shitës individual, etj. në marrëdhëniet midis tyre, sipas vlerave të mësipërme.
Këto prerje ashtu si dhe kartmonedhat ekzistuese janë për përdorim brenda vendit dhe nuk janë të konvertueshme me valutë të huaj pamvarësisht nga emërtimi «lekë valutë».