Jeni betuar përpara parlamentit dhe gjithë popullit se do të jeni partizan i dimensioneve njerëzore në gjithë veprimtarinë tuaj politike e shoqërore.
Njerëzit presin që të shfaqeni vërtetë i tillë jo vetëm me fjalë e deklarata, por edhe konkretisht.
Ka kaluar mbi një vit nga ngjarja e dhimbshme e 2 prillit në Shkodër. Dy punonjës të policisë vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në gjendje arresti, të privuar nga liria dhe çdo e drejtë tjetër. Çfarë pritet? Përse nuk dënohen ata në qoftë se janë fajtorë ose përse nuk falen po qe se janë të pafajshëm? A mund të qëndrojë indiferent një president demokrat dhe i betuar për dimensionet njerëzore?...
Katër jetë njerëzore presin vendimin e presidentit: Të jetojnë apo të vdesin!
Janë katër jetë njerëzore që presin të shpallosen dimensionet njerëzore të Presidentit. Por njëherësh kemi të bëjmë edhe me katër kriminelë që presin të ndëshkohen në bazë të ligjit sepse në të kundërt do të ngrihen të vdekurit nga varri ku i ka futur dora e tyre.
Ligji të bën human zoti president, por të bën edhe diktator. Elektricisti Bruno Sula nuk jeton më. Atë e vranë mizorisht pasi disa kohësh, mirëpo asgjë nuk është thënë se ç’fat patën vrasësit e tij. Është thënë se ‘janë kapur, por... Asgjë më tepër.
Familja e të ndjerit Bruno, shokët e tij të punës që kanë nënshkruar ato ditë të dhimbshme edhe një peticion (që me sa duket është harruar), vetë demokracia jonë e brishtë presin ndëshkimin e ligjit. Ju çfarë po bëni zoti president? A i keni harruar të gjitha këto?
Edhe një herë ju kujtojmë se njerëzit presin, presin që presidenti të shpallose dimensionet njerëzore dhe ndershmërinë në zbatimin e ligjit.
Republika e Shqipërisë ka tërhequr ambasadorin e vet nga Beogradi
Republika e Shqipërisë, një muaj më parë tërhoqi ambasadorin e saj nga Beogradi, duke i paraprirë vendimit të Komunitetit Evropian për tërheqjen e të gjithë ambasadorëve të tyre nga ish - Jugosllavia, ose më saktë nga Serbia.
Ky qëndrim, në një dukje ky një fitim që letër për ulje të nivelit të përfaqësimit diplomatik, nuk është i rastësishëm. Ai shpreh dhe njëherë mosapajtimin me qarqet komuniste serbe, të cilat janë përgjegjëse për krizën jugosllave në përgjithësi dhe shkeljen e sovranitetit të shteteve si Bosnjë - Hercegovina.
Me këtë qëndrim Republika e Shqipërisë denoncon dhe njëherë praktika perandorake „genocidin që ushtrojnë qarqet serbe ndaj shqiptarëve në Kosovën e pushtuar u shtrirë shkatërrisht nga forcat serbe e fiton Komunitetin Evropian SHBA dhe gjithë vendet e tjera që nëpërmjet të gjitha rrugëve ta detyrojnë Serbinë të ndalojë çdo shtrirje të mëtejshme të konfliktit në Kosovë e qëktë duke cituar në këtë mënyrë një gjakderdhje të re.
(ATSH)
REALITETIN TA SHOHIM NË SY
Në gjendjen e sotme ekonomike e sociale të vendit jo pak rëndësi dojnë edhe veprimtaritë jo efektive të dikastereve qendrore.
Kanë penguar burokracia dhe teknokratizmi, mbytja e mendimit të specialisteve të aftë, servilizmi dhe pse jo, edhe korrupsioni. Pra, nevoja për ristrukturimin e aparateve është e logjikshme, e arsyeshme, e drejtë, e dobishme. Partia Socialiste e ka mbështetur dhe e mbështet këtë proces, e udhëhequr nga mendimi për të mundësuar punësimin e njerëzve të aftë, të ndershëm dhe me përkushtim të lartë atdhetar. Është pra, alogjike të mos mbështetet ky proces rinovimi e ristrukturimi progresiv. Në parim gjithçka është e qartë, por realiteti duhet parë në sy. Duhet parë konkretja, rast pas rasti. E kemi theksuar edhe më parë që është normale dhe e logjikshme të largo-hesin nga kabineti i presidentit këshilltarë, ndihmësa ose nëpunës që kishin lidhje të drejtpërdrejta me përmbajtjen e punës së tij. Por kurresesi as në parim, as konkretisht në praktikë opinioni i shëndoshë demokratik nuk pranon që të hiqet brenda 24 orëve edhe daktilografistja. Veprime të tilla, ç’është më e keqja, zbresin nga lart poshtë. Ristrukturimi merr kështu ngjyrat e spastrimeve klasore, të dënimeve për bindjet politike apo përkatësinë partiake.
Demokracia nuk duhet të ngjallë ankth, nuk duhet të ngjallë ndjenjën e pasigurisë tek njerëzit. Nëse shkelet e drejta e punës atëherë është shkelur e drejta bazë legjitime e njeriut. Këtu lind shqetësimi i socialistëve shqiptarë dhe i Partisë së tyre. Brenda 24 orëve dhjetëra e dhjetëra specialistë nga dikasteret hiqen nga puna, nxirren jashtë asistencës. Pa asnjë arsyetim konkret për secilin. Lindin shumë pyetje: sa nga të pushuarit janë anëtarë të PSSH dhe sa të forcave të tjera politike? Sa prej tyre nuk meritojnë këtë braktisje për hir të aftësisë së tyre? A janë më të aftët ata që po zëvendësojnë apo do të zëvendësojnë të sapolarguarit?
Nëse për këto pyetje realiteti nuk jep përgjigje pozitive atëherë ky proces nuk godet vetëm socialistët, por në radhë të parë punën, godet Shqipërinë. Pavarësisht nga ç’qëndrim do të mbajnë forcat e tjera politike, sindikatat e pavarura apo konfederatat, socialistët shqiptarë dhe partia e tyre kurrë nuk kanë për të heshtur. Kurrë nuk do të bëjnë shurdhër. Ato do të denoncojnë publikisht arbitraritetin dhe arrogancën në trajtimin dhe respektimin e njeriut. Dhe jo vetëm kaq: do të këmbëngulin me mjete demokratike dhe në rrugë demokratike që reformat, ristrukturimet etj., të bëhen vetëm të bazuara në ligj, në kritere testimi moral e profesional për secilin. Kalimi në pragsifikat e të djathtës jepen demokracisë vizione të reja të padëshiruara. Kujdes! Kjo do të ishte kërcënuese për vetë demokracinë dhe për këdo tjetër. Mbi të gjitha do të ishte dëmtuese për vendin. Prandaj themi: dora nuk duhet zgjatur më!
KRESHNIK KODHELI
Një ngjarje e vogël që e meriton të tregohet
Udhëtonim me autobus drejt Shkodrës dhe bisedonim për gjëra të ndryshme.
Një udhëtar që hypi në qytetin e Lezhës i dha rrjedhë tjetër bisedës sonë. Rrjedhën e ndarjes së tokave.
- Tek ne, tha ai, në bregun e Matës, gjithësecili po shkon në tokën e tij. Kështu edhe duhet. Sepse të parët e kanë blerë me flori atë tokë e ja morën. Tani o kurrë i duhet dhënë secilit haku.
- Po të tjerët, e pyeti dikush.
- Është punë e shtetit or mik. Unë kam vuajtur majft. Kam qenë kulak, e pse sepse kisha tokë. Me florin e blenë baba e gjyshi. Tani erdhi dita jonë që të marrim të drejtat tona.
Ai fliste me shpejtësi, sikur dikush prej nesh po përpiqej t’ia hiqte nga duart tokën e të parëve, që nuk dihej se me ç’flori ishte blerë e kush ia kishte dhënë florinjtë të parëve të tij, sikur ne po përpiqeshim t’ia mohonim çdo të drejtë dhe se ato vendoseshin aty në atë udhëtim të shkurtër autobuzi.
Ai ndoshta do të vazhdonte edhe më. Por e ndërpreu një burrë pak i moshuar, fytyrëhequr, me një ngjyrë fisnike të lëkurës.
- A e di se çfarë thotë kanuni or mik, i tha ai. Në qofte se dikush rri në njëzet vjet rogtar në tokë të huaj, i zoti i tokës e ka për detyrë me i ndërtue shtëpinë, me e martue, me i dhanë pjesë të tokës së tij. Tash tani ky popull që 50 vjet rogtar, a nuk e meriton atë ç’ka thotë kanuni...
Tjetri heshti. E shikoi pak e tha:
- Ndoshta flet kështu se ti nuk ke tokë e nuk e di ç’ka asht toka!
- Jam i fisit të...-u përgjegj burri paksa i moshuar dhe i tha emrin e një fisi të dëgjuar.
Nuk biseduam më për tokën. Por menduam se në komisionet e tokave nuk duhet të jenë i-natçjënjtë; që sherrin e kërkojnë në edhe në autobus e jo më në në shtëpinë e fshatit, por njerëzit e mençur, që i dinë jo vetëm hallet e tyre, por tërë popullit.
BEDRI ISLAMI
NGA VIZITAT E DELEGACIONIT EKONOMIK TË RF TË GJERMANISË
Delegacioni ekonomik i RF të Gjermanisë, i kryesuar nga ministri Federal për Bashkëpunimin Ekonomik, Karl Dieter Spranger, sot paradite shkoi në kompleksin blegtoral të Xhafzotajt në rrethin e Durrësit, ku u prit nga drejtori i kompleksit.
Edhe Ministria e Jashtme në valën e spastrimeve
Operacioni i spastrimeve përfshiu edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, ashtu si edhe dikasteret e tjera të administratës shtetërore.
Nga kjo Ministri u shkarkuan dhe dolën në asistencë sociale rreth 60 punonjës të saj si drejtorë Drejtorish, ambasadorë etj. Në këto kushte, pothuajse të gjithë ambasadorët e Shqipërisë të akredituar në vende të ndryshme të botës, u kthyen në Tiranë. Shumë prej tyre kaluan në asistencë sociale. Të gjithë drejtorët e Drejtorive politike dhe ekonomike u shkarkuan duke i lënë vendet e tyre vakant. Në njëfarë mënyre diplomacia shqiptare është paralizuar, pikërisht në një kohë që asaj i duhet më shumë se kurrë të jetë aktive. Reformimi i Ministrisë së Jashtme shqiptare ishte i domosdoshëm për arsye se në të gjeje edhe njerëz të paaftë, pa arsimin përkatës dhe të lartë, të ardhur nga «klasa punëtore», të ardhur nga fusha që nuk lidheshin fare me diplomacinë, të futur qosheve nëpërmjet miqësive të ndryshme e tarafëve, apo me partishmëri të lartë. Por jo të gjithë në këtë dikaster ishin e janë të tillë. Në të mund të gjeje edhe diplomatë me eksperiencë, me njohuri në fushat e veprimtarisë së tyre dhe që i kanë dhënë e mund t’i japin diplomacisë shqiptare, duket mos u nisur nga interesat partiake, por nga ato kombëtare. Por cilat ishin kriteret e shkarkimit apo largimit nga puna të këtyre punonjësve të ministrisë së Jashtme? Asnjë nuk mund t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje mbasi… VËZHGUESI
… qëndronte mbasi…
VËZHGUESI
Ç’na kujtove Lalë Krosin, o kryetar!
Me sa duket historia po përsëritet në kohërat moderne. Kryetari i komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit të Durrësit, zoti Andrea Xhavara, pa vendim të komitetit ekzekutiv të rrethit, madje pa u konsultuar formalisht me kryesinë e saj dhe vetëm me cilësinë e tij të kryetarit të «plotfuqishëm» ka caktuar në detyrën e shefit të seksionit të kuadrit zotin Bashkim Sefa, inxhinier mekanik dhe par- me këtë vendim personal zoti kryetar ka shkelur rregullat më elementare. Pra dikur Lala pa pyetur njeri shkurtuante dhe vuloste vetë. Më pas të praktikë në forma më të kamufluara e përdorën qeveritarët e partisë – shtet, ndërsa sot kjo nostalgji po praktikohët me zell akoma më të madh nga funksionarët shtetërorë të Partisë Demokratike. Nuk është vetëm një Lalë Kros e vetëm në Durrës! E ç’na kujtojnë Lalë Krosin, zoti Andrea, me këtë emërim! Personalisht jam i sigurt se xhevarët të tjerë do na shohin sytë e do të na dëgjojnë veshët. Proverbët mbeten po ato, vetëm ndryshojnë autorin. SPARTAK BRAHO
RF TË GJERMANISË
Delegacioni ekonomik i RF të Gjermanisë, i kryesuar nga ministri Federal për Bashkëpunimin Ekonomik, Karl Dieter Spranger, sot paradite shkoi në kompleksin blegtoral të Xhafzotajt në rrethin e Durrësit, ku u prit nga drejtori i këtij kompleksi, Hajdar Verdha, dhe specialistë të blegtorisë.
e Durrësit, ku u prit nga drejtori i këtij kompleksi, Hajdar Verdha, dhe specialistë të blegtorisë. Zoti Spranger u interesua për kushtet e punës së punëtorëve, kualifikimin, shërbimin e tyre, etj.
Prej këtij, delegacioni gjerman shkoi në Kavajë, ku do të zbatohen Projekti «Program i sigurimit të ekzistencës së papunësisë për rajone veçanërisht të varfëra».
Ministri federal gjerman, zoti Spranger, u interesua për problemet, vështirësitë që kanë dalë, për gjendjen në sektorë të ndryshëm dhe theksoi se ne do t’u ndihmojmë. Kjo, në politikën gjermane quhet «ndihmë për të vërtetë ndihmuar».
Pastaj, zoti Spranger e pjesëtarët e tjerë të delegacionit bënë vizita në spitalin e qytetit, në uzinën e gozhdëve, të bulonave, në shkollën 8-vjeçare të Fushë Qerrëtit dhe në një familje arsimtare. Materniteti të qytetit ai i dhuroi një kompleks me instrumente kirurgjikale.
Për ndër të delegacionit gjerman, zoti Naim Karrigi, shfroi një darkë – koktej në plazhin Golem.
(ATSH)
SI DO TË PËRBALLOHET KRIMI I ORGANIZUAR NË SHQIPËRI
- Mallrat janë të shtetit, ndërsa shitja bëhet me çmime 4-10 herë më të larta: Kush i merr fitimet?
- Tregu mbushet me pije alkoolike e cigare, kush janë trafikantët?
- A është e vërtetë tregëtia e fëmijëve.
- Hetuesia lirron kriminelë, gjykata bën dënime qesharake!
Në intervista të ndryshme para të masës, por dhe në shkrime të ndryshme të kohëve të fundit, aktiviteti i krimit të organizuar është bërë çështje në Shqipëri.
Në intervista të ndryshme para të masës, por dhe në shkrime të ndryshme të kohëve të fundit, aktiviteti i krimit të organizuar është bërë çështje në Shqipëri, ose nuk ka, ose… [pjesërisht e palexueshme] … Si do të flasim për raste të veçanta të krimit të organizuar. Kjo është e rëndësishme të reagohet? Le të reflektojmë … [pjesërisht e palexueshme] … dhe të pastrojmë …
Në një format kryesor të krimit të organizuar është trafiku i alkoolit dhe i duhanit. E, pra Shqipëria është mbushur me pije alkoolike pa taksë të ardhur nga jashtë. … Në çmime 4-10 herë më të larta. Kush janë trafikantët?
… Në çformë dhe me ç’mjete. Askush nuk ka thotë gjë. Nuk kemi takte mund të thotë dikush, nuk dimë gjë. Veçse padituria nuk është argument. Ikim më tutje. Në mes të Tiranës janë me dhjetra grupe që lozin lojra të ndryshme bixhozi, fitimet e të cilave arrijnë në shumë të mëdha, përseril pyetja është: «A përbëjnë këto krim të organizuar?» Bota dhe Europa të tilla i quan, prandaj i cilësojnë lojë të paligjshme (jeu illicite). Vazhdon më poshtë.
(Vijon në faqen 2)
«Anonimët e Muhurrit» pushtojnë minierën e mermerit
- Që më 31 gusht 1991, miniera e mermerit është pushtuar nga «Anonimët e Muhurrit».
- Ndarje krahinore: «Ju të Përtejdrinit nuk kini punë në minierën tonë. Muhurri e Luznia në konflikt të ashpër për pronësi mbi minierën e mermerit».
- Paradokse të kohës: 7 inxhinierë e specialistë të lartë drejtohen nga një drejtor teknik i mesëm. Shkëndër Leka emërohet drejtor sipas «kanunit të maleve».
- Grevë urie e 23 minatorëve dhe kuadrove. Parlamenti e RTV-ja hesht. Problemi zgjidhet me fjalë. Dega e rendit dhe hetuesia vazhdojnë zvarritjet.
Më 27 prill 1992, në prag të Majit, 23 specialistë e punëtorë të vjetër të Minierës së Mermerit në Muhurr të Dibrës u ngujuan në një grevë urie me afat të pacaktuar.
Për këtë, një javë më parë kishin paraqitur kërkesat e tyre modeste në adresë të ndershme dhe parësore të tyre. Kryesinë e Kuvendit Popullor e Radiotelevizion. Pjesëtarë të grevës ishin anëtarë e simpatizantë të partive politike të pozitës e të opozitës, anëtarë të sindikatave të ndryshme.
Duhet theksuar se as Kuvendi Popullor (megjithëse ato di [e paplotë]) publikoi shumë letra e telegrame drejtuar atij) as radioja e televizioni, nuk thanë asnjë fjalë për shqetësimin e këtyre njerëzve, shqetësim i cili është edhe shqetësim dhe obligim për mbarë rrethin e vendin. Fjala është për miliona që prej 0 muajsh nuk i jepen ekonomikës...
Në ditët e ngujimit në grevën e urisë, preokupimi i partive politike në rreth, madje edhe i sindikatës së pavarur në qendër erdhi në rritje. Konkluzioni ishte kategorik nga të gjithë: Grevistët kanë plotësisht të drejtë. Burokracia e vjetër dhe e re mban përgjegjësi për mosveprimin e gjendjes në Minierën e Mermerit në Muhurr, për indiferentizmin dhe shkatërrimet e bëra, për qindra mijëra dollarë të humbura kot së koti.
Por fjalët mbetën fjalë dhe burokracia në vend që të shkulet hodhi rrënjë më thella.
Më 18 gusht 1991 me firmën italiane UP vendosën…
(Vijon në faqen 3)
… qëndronte në asistencë sociale rreth 60 punonjës të saj si drejtorë Drejtorish, ambasadorë etj.
Partia Socialiste ndërsa mbështet zhvillimin e reformës si të vetmen alternativë për të dalë nga kriza, kundërshton me forcë çdo zgjidhje aventureske që kundërvënë njerëzit me njëri - tjetrin dhe krijojnë probleme sociale të rrezikshme.