23/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 maj 1992

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano dhe sekretari për marrëdhënie me Jashtë i PS, Bashkim Zeneli, me ftesë të Kuvendit Popullor, u pritën dje në selinë e Parlamentit Austriak në Vjenë nga kryetari i grupit socialist të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe kryetari i komisionit të politikës së jashtme të Parlamentit Austriak Peter Schieder dhe sekretari i Partisë Socialdemokrate të Austrisë, Karl Schramek. Midis tyre u zhvillua një bashkëbisedim konstruktiv dhe mjaft i dobishëm dhe u shkëmbyen në frymë shoqërore mendime për probleme të situatës ndërkombëtare, për zhvillimet aktuale në Shqipëri, për marrëdhëniet midis PSD të Austrisë e PS të Shqipërisë, për nevojën e njohjes së veprimtarisë së grupeve parlamentare përkatëse si dhe për marrëdhëniet në kuadrin e partive të majta në Evropë. Delegacioni i PS të Shqipërisë i kryesuar nga Fatos Nano, mbas vizitave të suksesshme në Itali, Belgjikë dhe Austri, u kthye në atdhe.

DIALOGU: Një formulë e harruar

PD NË ETHE TË PUSHTETIT TOTAL BASHKEQEVERISJA NËN SULMET E MONIZMIT PD NË ETHE TË PUSHTETIT TOTAL BASHKEQEVERISJA NËN SULMET E MONIZMIT Problemi është fare i qartë. Edhe pse qeveria e z. Meksi nuk ka çuar të deleguar apo shkresë zyrtare që në zbatim të vendimit datë 4.5.1992, organet e pushtetit lokal të rikonstruktoheshin, me urdhër të përfaqësuesve shtetëror të Partisë Demokratike në Durrës, ka ditë që po bëhet presion e po kryhen veprime për të prishur e ndërtuar sipas projektit të PD-së, organet e pushtetit lokal. „Sulmi“ filloi para disa ditëve me një ultimatum që dega e PD-së nëpërmjet kryetarit të komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit u bëri të njohur forcave të tjera politike vendimin e saj që kryesia e komitetit (kryetar, nënkryetar, sekretar) të kalonin në duart e PD-së, duke eliminuar përfaqësuesit e PS-së dhe PR si dhe të un emëruar sekretaria e PS-së në përbërje të komitetit ekzekutiv. Partia Socialiste nuk pranoi të diskutohej ky ultimatum i paraqitur nga PD-ja, jo vetëm për natyrën e tij intolerante, por kryesisht për faktin se rikonstruktimet e organeve të pushtetit lokal nuk bëhen me urdhër apo dëshirën e një partie, por sipas ligjit të konkretisht ai duhet të mbështetet në vendimin e mësipërm të qeverisë së z. Meksi. Edhe pse deri më sot ky urdhër nuk ka ardhur me orientim të aktivit të PD-së të deleguarit e saj- u sulën poshtë në këshillat popullore të lagjeve të qytetit dhe të fshatrave dhe pa pasur asnjë vendim legal të komitetit ekzekutiv në kompetencë të të cilit janë, u prishën e po prishen këto organe. Në mënyrë brutale u thyen e po thyhen dyert e zyrave, rrëmbehen vula nga disa të vëshapllur kryetarë e anëtarë këshillash, përfaqësues të PD-së, sa që në këto organe është krijuar një situatë e rëndë. e cila ka cuar në paralizimin e tyre e ka krijuar tensione në popull. I gjithë ky qëndrim i drejtuesve të degës së PD-së në rreth, i kryetarit të komitetit ekzekutiv z. Andrea Xhavara, që vijnë në kundërshtim me ligjin. si dhe vetë protesta e kryesisë së PS-së, për këto veprime, u janë bërë të njohura opinionit nëpërmjet shtypit dhe letrave drejtuar Presidentit Berisha e kryeministrit Meksi, por deri më sot asgjë nuk ka lëvizur apo ndërhyrë për të vënë në vend ligjin e shekull. Jo vetëm kaq, por sot z. Andrea Xhavara, kryetar i komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit, mbështetur në një porosi «verbale» nga krye të pushtetit lokal. (Vijon në faqen 2) aleancë, thonë se PS bëri aleancë pushtetit lokal, mori iniciativën për të ndërtuar një komitet ekzekutiv pluralist me një formulë të re politike. Formula e tij për të bërë PS-në në pushtetin e ri duke ofruar një herë në një e më pas edhe tjetrën. Për të përmirësuar informacionin në Shqipëri mbi zhvillimet në Gjermani, dhe për intensifikimin e marrëdhënieve reciproke, radio «Deutsche Welle» do të transmetojë nga data 1 shor 1992 një emision shqiptar. Transmetimi do të bëhet për ditë nga ora 22.45 - 23.00, me 9615 kHz, 31 Meterband dhe 11960 kHz, 25 Meterband. Radioja «Deutsche Welle» parashikon në të ardhmen shtrirjen më tej të këtij emisioni.

Shumica e nëpërkëmbur

- Në rrethin e Sarandës Partia Demokratike me 24.7 për qind të elektoratit kërkon pjesën e luanit, në dëm të komitetit ekzekutiv pluralist - U mbushën dy javë që rrethi i Sarandës është pa qeverisje lokale. Është për t’u habitur ajo që thonë në komitetin ekzekutiv se z. Lutf i Bajrami, çuditërisht me porosinë e partisë (demokratike) e me urdhër nga lart është prezantuar si kryetar. Është apo nuk është kryetar Lutf i Bajrami? Kjo është një pyetje që përgjigjen duhet ta japë zgjedhja e formulës politike dhe konsensusi i partive. Ka një fakt që të bën të mendosh, që duhet të shqetësojë edhe qeverinë. Para disa ditësh kryetarët e këshillave popullore të zonës së minoritetit, të thirrur në komitetin ekzekutiv për problemet e ligjit për tokën, në shenjtën e protestë u larguan nga mbledhja kur mësuan se njoftimet ishin bërë nga «kryetari i ri». Po ata s’janë pak, përfaqësojnë gati 70 për qind të ish kooperativave bujqësore. Ç’bëri z. Bajrami pas kësaj ndodhie? Luftë për pushtet e për këtë thashethemet kanë ndërthur njëra tjetrën. Thonë se ai kërkoi PS aleancë, thonë se PS bëri aleancë me PBDNJ, thonë për komitetin ekzekutiv pluralist u zgjidh me kë të jetë e atë formulë etj. Një të vërtetë ka: Ai dhe partia që përfaqëson nuk heqin dorë nga të qenët në krye të pushtetit lokal. Në takimin e datës 4 maj 1992 të forcave politike me përfaqësuesin e qeverisë z. Dashamir Shehi, u diskutua për formimin e komitetit ekzekutiv pluralist mbi bazën e vendimit të qeverisë nr.7500, datë 6.7.1991 për një zgjidhje të re politike dhe me konsensus. U ra dakord që të ishte kjo përbërje. 7 vende në komitet të kishin Partia e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, 4 vende PD-ja, 3 vende PS-ja dhe 1 vend PSD. Kur erdhi puna për të ndarë portofolët e kryesisë, përfaqësuesit e PD të rrethit këmbëngulën që vendi i kryetarit të jepej kësaj partie, si fitimtare në zgjedhjet e 22 marsit. Përfaqësuesit e Partisë të të Drejtave të Njeriut, në kushtet e mungesës së tolerancës të të mirëkuptimit nga ana e PD, u detyruan të tërhiqen e të bojkotojnë takimin dhe vetë formulimin e komitetit ekzekutiv, duke tërhequr përfaqësuesit për deri sa të zgjidhej kërkesa e tyre. Pas kësaj date z. Bajrami, në emër të PD-së dhe «titullarit të për të rregulluar PS-në në pushtetin e ri duke ofruar një herë një e më pas edhe tjetrën. ... shtu dhe Amerika, demokratikë të gjithë kanë dijeni që Kosova është e pushtuar, që tanket e autoblindat sundojnë rrugët e sheshet, që taracat e pallateve janë mbushur me snajperë, që provokatorët e guxhinierët e krimit ordiner kurdisin gjakderdhje e kasaphanë, që një popull i tërë të terrorizohet në mënyrën më barbare dhe prapë. Jo. Evropa dhe Amerika demokratike duhet ta ndalin dorën gjakatare të Serbisë ndaj një populli të martirizuar, vital, të shtypur, por krenar, të patrembur, demokrat e humanitar dhe që është i paarmatosur. Vëllezërit tanë nuk provokojnë, nuk dhunojnë, nuk shkelin liri e të drejta demokratike të të tjerëve. Ata vetëm inspirojnë të arrijnë të drejta humane, njerëzore të njohura nga njerëzimi e të san- zemër të kthjellët e do ditë, bëo minuta situatat që kaloni, presim me padurim të shpalohet vullneti juaj i lirë e demokratik, urojmë fitoni, të përballoni me dinjitet e vendosmëri provokacionet e planet djallëzore, organizata që janë gatuar nga kriminelë të tërbuar antishqiptarë. Historia ka qenë e dhimbshme për ne shqiptarët, dhe megjithatë kemi fituar e mbijetuar. Kjo ka ndodhur se kemi qenë dhe jemi në të drejtën tonë, asnjëherë nuk u kemi rënë në qafë të tjerëve, kemi qenë kurdoherë humanë e demokratë, jemi gëzuar kurdoherë me zemër për arritjet demokratike të të tjerëve. Këtej buron optimizmi ynë, vendosmëria jonë. Prandaj shprehim besimin tonë të patundur se do të fitojnë mbi të gjitha intrigat e pabesitë.

Urojmë fitore!

Nesër zgjedhjet e lira në Kosovë Nesër zhvillohen zgjedhjet e lira në Kosovë. Është kjo një ngjarje me rëndësi të veçantë për vëllezërit tanë që banojnë në trojet e tyre dhe në Jugosllavi e për mbarë kombin tonë. Vullneti i popullit të Kosovës është shprehur qartë në referendumin e zhvilluar, formimin e qeverisë së shpalljen e Republikës. Partia Socialiste ka përshëndetur këto arritje të rëndësishme dhe i ka mbështetur ato. Zgjedhjet e 24 majit marrin një rëndësi të veçantë. Ato janë pas një prishjes së federatës jugosllave, pas «qepjeve» që përpiqen të bëjnë me propagandën e subjektivizëm shovinist milosheviçian të serbë me synimin e glabërimit përfundimtar e kushtetional të Kosovës. Shovinistët serbë dhe ata që i përkrahin me diplomaci, me heshtje, me qëndrime të hapura e të fshehura, po i shërbejnë synimeve e qëllimeve antishqiptare, antikombëtare e antidemokratike. Shumë heshtin. Evropa demokratike kishte qenë në dispozicion të një republikë e Kosovës. Po kështu dhe Amerika demokratike. pallateve janë mbushur me snajperë, që provokatorët e guxhininë i tërë të terrorizohet në prag të zgjedhjeve dhe e terrorizojnë. Kushtet e zgjedhjeve janë të vështira, siç dëshmon edhe realiteti i jetës së përditshme atje. Regjimi i Millosheviçit shpall zgjedhje dhe organizon terror. Edhe nga Parlamenti, Qeveria e Presidenti i Republikës së Shqipërisë është luftuar më shumë për sensibilizimin e opinionit publik ndërkombëtar për atë që po ndodh në Kosovë e mund të ndodhë, në demaskimin publik të asaj që politikanët, ushtarakët e kalemxhinjtë e verbuar shovinistë serbë e quajnë lëvizje separatiste të shqiptarëve. Jo shovinistët të verbër e të tërbuar! E drejta për të qenë e lirë, për të jetuar, për të patur të drejta të barabarta me të tjerët, e drejta për të vetvendosur për fatet e tua, për të gëzuar të gjitha liritë e të drejtat të njohura ndërkombëtarisht, nuk është separatizëm, nuk është antidemokratike. Me cilësime të tilla mund të bindni vetëm shovinistët, vetëm të verbërit, vetëm politikanët e politika antishqiptare, për kurrsesi demokratët e vërtetë, politikanët e ndershëm dhe objektivë. Ne socialistët shqiptarë jemi tërësisht me ju vëllezër dhe motra kosovarë, i përjetojmë me mendje e zemër të kthjellët çdo ditë, çdo minutë situatat që kaloni, presim me padurim të shpallet vullneti tuaj i lirë e demokratik, urojmë fiton, organizëza qenë e dhimbshme

999 të mijtat nuk janë rast tipik

— Pas kryetarit të Hetuesisë së përgjithshme dhe ministrit të rendit, kush e do fjalën për të analizuar, “Zërin e Popullit”. — Megjithëse zoti ministër i rendit nuk ishte në gjendje të jepte asnjë shifër në janë rritur apo janë ulur rastet e vrasjeve në gjithë këtë periudhë, megjithëse nuk dinte në ka më pak apo më shumë vjedhje e përdhunime, ndonëse nuk e ka të saktë në është ulur apo është rritur besimi i njerëzve ndaj forcave të rendit, ne përsëri duhet të jemi të gëzuar se edhe ai ishte optimist. I lumtë zotit ministër, sepse edhe optimizmi duhet. Në njerëzit e thjeshtë duhet të kënaqemi edhe me pak. Sepse kur vidhet shtëpia e një deputeti të Partisë Demokratike në mes të Tiranës, ky është rast tipik për zotin ministër dhe duhet të vihe nën shtypet e gjithë deputetëve që flasin për tipizim. Sepse kur vritet dikush në mes të rrugës dhe vrasësi largohet në drejtim të paditur, përsëri ky është rast atipik, sepse vrasësi duhet të largohet në «shumë drejtim». Sepse edhe e bur para disa ditësh krerë pushtet në mes të Tiranës, në thuhet të jemi të kënaqur se një natë ministri i rendit paska bërë kontroll bile të besueshëm. Të jemi të kënaqur edhe që teoria e qarkullimit do të vazhdojë, teoria e thithjes së mendimit punëtor e partiak gjithashtu. Edhe pse ka vjedhje të shumta të shtëpive të qytetarëve (se në ndërmarrje pak gjë ka mbetur pa vjedhur) përsëri duhet të jemi të kënaqur: Shteti po bën kurse. Ai mbylli edhe gazetën «Albapol» – mesa duket që mos të ketë asnjë organ ku të shkruhet për vrasjet. Por zoti Kopliku siç duket lexon vetëm «ZP» – në dhe nuk i lexon edhe disa nga organet e tjera, ku shkruhet gjithashtu për vrasjet e përdhunimet, për vjedhjet e shkatërrimet e bile edhe për shitblerjen e drogës. Pas kryetarit të hetuesisë së përgjithshme, pas ministrit të rendit publik, tani po presim radhën se cili nga ministrat po e dhe më lart të marrë fjalën e të analizojë gazetën tonë: Sugjerimet e vërejtjet e tyre do i presim me kënaqësi Zoti ministër, gazeta jonë nuk ... (Vijon në faqen 2)

ACARIM QE COI NE GREVE URIE

Duke filluar nga ora 12 e datës 22.5.1992, 30 vetë kanë hyrë në grevë urie në ndërtesën e vjetër të kësaj shoqnisë në Durrës. Kjo grevë është organizuar nga Shoqata e grevës e tëmitëve të Durrësit, të gjithë duke marrë shkas nga një vendim i komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit për prishjen e shtëpive të foshënjës, dhe pas protestave të njëpasnjëshme për të anulluar këtë vendim, s’ një veprim anti human që i vendosën në rrugë, vendosën si mjet të fundit grevën e urisë. Për këtë grevë është sensibilizuar dhe ka përkrahjen e opinionit të gjerë në Durrës. Problemi shtrohet: a duhej çuar gjendja deri në një acarim të tillë nga pushtetmbajtësit, kur mundësitë ishin që problemi të zgjidhej pa prekur interesat e fëmijëve jetimë.

Rishfaqen rradbët e gjata

U bënë disa ditë rresht që dyqanet e shitjes së bukës në Tiranë qysh herët të mëngjesit zënë radhë për bukë, radhë e gjatë. Në mjaft njësi gjatë ditës nuk janë fare bukë. Menduan se ky shqetësim do të ishte i përkohshëm, por me sa duket po kalon java dhe anjë shenjë përmirësimi. Reagime e qeveritarëve janë nga më të ndryshmet: «...», ndërsa Ministri i Bujqësisë ... Nuk mungon as gruri dhe depot me miell janë plot e përplot. Sa herë është ndjerë ky shqetësim e dhe më parë gjendja ka ndryshuar me ndërhyrjen e komiteteve ekzekutive, te ministrat e deri tek qeveria. Vallë përsëri do të vazhdojë kjo praktikë? Panaftësia drejtuese dhe organizuese ta «paguajë» atë që e kanë në kurriz, ata që paguhen nga shteti. Populli do që në çdo orë të gjejë bukë, është një nga detyrat më të larta, është ngopur tashmë me fjalët e ... ... caktuar një ekip dhe është emëruar një drejtor.

SHBA HEQIN KUFIZIMET TREGTARE NDAJ SHQIPËRISË

Një njoftim i dhënë nga Uashingtoni bën të ditur se Shtetet e Bashkuara hoqën kufizimet tregtare ndaj Shqipërisë duke i dhënë prodhimeve të saj tarifat më të ulta doganore për shitje në Shtetet e Bashkuara. Sipas Radio «Zëri i Amerikës» Presidenti Bush njoftoi më 20 maj këtë vendim duke thënë se është siguruar nga autoritetet shqiptare se do të rregullojnë politikën e emigrimit, që është kusht për heqjen e kufizimeve. Presidenti iu referua pjesës së dytë të emigrantëve, i cili kushtëzon koncesionet tregtare me emigrimin.

PO NUK E NDIHMUAT VETEN, NUK JU NDIHMON DOT TË TJERËT

Me personalitetet diplomatike të akredituara në Tiranë Intervistë me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Dr. Claus Collers. Pyetje: Si po ecën procesi i bashkimit gjerman? Përgjigje: Ne nuk e prishim procesi i integrimit të dy niveleve do të ishte me kaq shumë vështirësi. Këtu lozin rol shumë faktorë. Një prej tyre janë njerëzit, tomba arsimi dhe kualifikimi i tyre është i ndjeshëm për Gjermaninë Perëndimore. Kjo lidhet ngushtë me politikën e tregut të lirë që ne e zbatojmë në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ndërkohë që kjo politikë për vite të tëra ishte e papranueshme në pjesën lindore të saj. Kjo ka sjellë vështirësi në procesin e integrimit. Problem tjetër mbasi pjesa dërrmuese e fabrikave dhe uzinave në këtë pjesë kishin nevojë për të dalë nga gjendja e amortizimit. Por këto mbartnin vetë një kosto të lartë për ne. Një problem i tretë, ka qenë ndryshimi ... Pyetje: Si është situata në Gjermaninë Lindore aktualisht? Përgjigje: Është shumë e nevojshme që të vazhdojnë investimet në ish Gjermaninë Lindore. Në këtë vend po ndodhin fenomene të tilla si ngritje pagash, megjithëse ende çmimet kanë pësuar rritje. Por siç thashë edhe më lart, ka probleme të punësimit të brezave të ndryshëm në pjesën lindore të vendit tonë, mbasi mungon kualifikimi i përshtatshëm dhe vendet e reja të punës. Ka probleme tanë që ushtrohen më në ish Gjermaninë Lindore. Në bazë të kritereve të reja ka një pjesë të popullsisë që i përket moshave mesatare që nuk kanë aftësi kualifikuese. Megjithatë dua të theksoj se procesi i kualifikimit është mjaft i vështirë. Megjithatë papunësia në pjesën lindore të vendit tonë ka një shifër të lartë. Sot në ish Gjermaninë ... (Vijon në faqen 4)

Nesër do të lexoni:

● Më 18 Maj 1992, ndodhi ajo që nuk pritej; ministri Bashkim Kopliku komunikoi mbylljen e gazetës «Albapol». Arsyeja? «Ka dhënë urdhër presidenti». ● Z. Kopliku merr përsipër motivimin e mbylljes së gazetës – në kuadrin e reformës ekonomike, për uljen e shpenzimeve. ● Sqarojmë se «Albapol» është më rentabël se gjithë gazetat e revistat shtetërore madje del me fitim! ATËHERË PËR SE? Lexoni nesër protestën e redaksisë së «Albapolit»!