29/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

29 maj 1992

KUNDER SHKELJES SE DEMOKRACISE NE SHQIPERI

- Takim i përfaqësuesve të grupit parlamentar të PS me delegacionin e ekspertëve ligjorë të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit - Një grup parlamentar i Partisë Socialiste, i kryesuar nga Namik Dokle, kryetar i grupit parlamentar e në përbërje të tij Kastriot Islami, anëtar i Byrosë Ndërparlamentare të Bashkimit Zeneli, nënkryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit Popullor, u takuan pardje, në sallën e Kuvendit Popullor, me një grup ekspertësh ligjorë të Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i kësaj Federate, zoti Gerald Nagler. Duke falënderuar përfaqësuesin e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit, zoti Dokle iu përgjigj interesit të tyre për vendosjen e demokracisë në Shqipëri, institucionalizimin e saj, liritë e të drejtat e njeriut etj. Përfaqësuesi i grupit parlamentar të PS u shpreh se koncepti i forcave politike aktuale në Shqipëri nuk ka gjetur një gjuhë të përbashkët për problemet e lartpërmendura. Nga ana e tyre, parlamentarët socialistë, mendojnë se demokracia mund të vendoset në Shqipëri me anë të ligjeve dhe ajo që është më e rëndësishme, nëpërmjet zbatimit të tyre. Grupi socialist është i vendosur të luajë një rol konstruktiv në parlament, të thotë hapur qëndrimet e veta për institucionalizimin e demokracisë, për vendosjen e një baze të shëndoshë demokratike legjislative etj. Por ai shikon me shqetësim se tek mazhoranca nuk ekziston një frymë e tillë e shëndoshë. Që në ditën e parë të fillimit të punimeve të parlamentit e deri më sot nuk po lihet vend konsensusit, por po përdoret dhuna e votës. Grupi i maxhorancës po i imponohet pakicës jashtë çdo rregulli demokratik, qoftë edhe për ligjet kushtetuese, me kartonin e votës. Në ilustrim të ideve të lartpërmendura përfaqësuesit e Partisë Socialiste sollën këtu ligjet e aprovuara nga maxhoranca këto kohë e fundit si; shtesën për ligjin e punës, për të cilin grupi parlamentarëve dhe Partia Socialiste ka (Vijon në faqen 4)

Bashkësia fshatare në Sotirë

(Shënime) Sotira bie aty ku mbaron kufiri ynë shtetëror. Gjithmonë ka qenë një fshat i bukur, i lakmuar për ata që e njohin dhe e dinë. Por realiteti i tij i sotëm është edhe më i veçantë, gati i pabesueshëm. Familjet e tij janë organizuar në një bashkësi fshatare. Kooperativë, që tani e gjithë Shqipëria i ka prishur ato? Cudira? Ja që paska dhe të tilla gjëra. Dhe në fshatin që, kur gjithë vendi ishte kooperativë, ai s’mund të dilte si kooperativë më vete se s’kishte toka. Atëherë kërkonte kooperativë e s’bëhej dot, tani u bë kooperativë pa mbetur njëri i tillë! Gjërat mpleksen në një mënyrë të pabesueshme në këtë periudhë tranzite tek ne. Po le të ndalemi analitikisht. Fshati sot ka 250 banorë këtu dhe 120 në emigracion, në Greqi. Kooperativa e vjetër e bashkuar u nda vjet në shkurt dhe këtu janë 1 bulet? Gjatë likuidimit. 52 vetë, me kapital të njëllojtë vendosën të krijojnë një bashkësi aksionare, një lloj kooperative me aksione. E quajtën «Artel Sotira - Impeks AS» Hyjnë me aksione të barabarta për të vlerësuar barazinë tonë të varfër, por dhe psikologjinë e formimit shoqëtorë, në klimën e një jete kolektive e pune të kolektivizuar. U nisëm të bëjmë një reformim të kooperativës së vjetër, duke e çliruar atë nga kufizimet e deri djeshme. Zgjodhën tipin e kooperativës aksionare për të përballuar shoqërinë e konsumit, kapitalizmin ku po hy-jmë. Ç’punë bën; ç’aktivitet kryen kjo bashkësi? Këto aset, katër shanset e saj të punës janë: përpunim dhe tregtim të lëndës së ndërtimit, për vend e eksport, me çmime të liberalizuara; esenca e bredhit e bimët medicinale; aktivitetet turistike në fshat; aktivitetet turistike, me klub e të tjera duke efrytëzuar bukurinë e fshatit. Tregtinë e bën me privatë, me ndërmarrje shtetërore, me para në dorë ose me dërgohen në llogari. Tregëti bën edhe me jashtë duke synuar edhe Italinë e bile Amerikën, Nju Jorkun për çençën me të cilin lidhen nga emigracioni i hershëm i fshatit, pasi Sotira, ndoshta rast unikal, ka patur edhe kurbetin e gruas, gjë e padëgjuar në ndarjen e pasurisë, fshatarëve që nuk u futën në bashkësi, u dhanë para në dorë, me të drejtën që po të duan të afrohen më të mund të futen. Çfarë u siguron aksionarëve të vet bashkësia? Sigurinë shoqërore, paguhet rregullisht 19 përqindshi, raportin barrë - lindje, raportin që rast aksidentesh. Si bëhet pagesa? Bazën normë, - në një lekë, duke pasur edhe aktivitetin suplementar të klubit. Dhe sa është paga? 40 mijë (të vjetra) në muaj për burrat, 20 mijë për gratë, tani duke bërë dru për furrë e gëlqeres. Të vjetra, natyrisht, por kjo është paga më e lartë që jepet sot në Shqipëri. Si funksionon kjo bashkësi? Arte- (Vijon në faqen 2)

45 PRANIME TË REJA NË PARTI

Kohët e fundit edhe në Durrës po shtohen kërkesat nga njerëz të ndryshëm për t’u futur në radhët e Partisë Socialiste. Kjo do të thotë se njerëzit po e kuptojnë gjithnjë e më mirë alternativën e kësaj partie si një rrugë të drejtë në dobi të shtresave të paprivilegjuara, në dobi të demokracisë e të atdheut. Edhe pse Partia Socialiste nuk fitoi në zgjedhjet e 22 marsit, pas një orjentimi të përkohshëm, mjaft njerëz kanë filluar të bëjnë kërkesa për t’u pranuar në radhët e saj. Konkretisht kohët e fundit në qytetin e Durrësit u bënë 35 pranime në parti nga ndërmarrje të ndryshme si dhe nga disa shkolla. Gjithashtu 10 pranime janë bërë edhe nga qyteti i Shijakut. Po përgatiten që të hyjnë në radhët e PS së shpejti edhe rreth 30 të rinj e të reja të tjerë, që kanë paraqitur kërkesën pranë organizatave bazë të partisë. S. Ç.

PËR SERI: LIGJI PËR AGJITACION E PROPAGANDË

Në Korçë vazhdon hapja e dosjeve. Shërbimi informativ i degës së partisë demokratike me zell të madh po vë në rreth të kuq kundërshtarët politikë. S’do t’i shpëtojnë kësaj as ata anëtarë të PD-së që kanë shfaqur te PD edhe një simpati të rastit ndaj PS-së. Masa e parë me e «butë»: zbritje në detyrë. Flet qartë për këtë ky projekt vendim i komitetit ekzekutiv monist i rrethit të Korçës paraqitur në mbledhjen e datës 25 maj: «Ninela Bellani, mësuese e historisë, mësim në shkollën e mesme «Themistokli Gërmenji». Në kohën e fushatës për zgjedhje ka thyer disiplinën e shkollës, - vend që nuk lejohet propaganda partiake duke lejuar një të re eurosocialiste të propagandojë për Fatos Nanon dhe Enver Hoxhën Të zbritet në cikël. Propozohet për mësuese histori - gjeografie në shkollën 8-të vjeçare «Asdreni». S’ka nevojë për koment. Ligji për agjitacion e propagandë u hodh nga kushtetuta por jo nga veprimtaria e PD-së

VEPRIMTARIA POLITIKE E PUSHTETMBAJTËSVE PO NA IMPONON ZHGËNJIM TË MADH

Të nderuar zotërinj, Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 Partia Socialiste e Shqipërisë, duke pranuar pa asnjë paragjykim verdiktin e popullit, i cili solli në fuqi Partinë Demokratike, u angazhua seriozisht të realizojë me dinjitet rolin e vet si opozitë konstruktive. Të nderuar zotërinj, Pas zgjedhjeve të 22 marsit 1992 Partia Socialiste e Shqipërisë, duke pranuar pa asnjë paragjykim verdiktin e popullit, i cili solli në fuqi Partinë Demokratike, u angazhua seriozisht të realizojë me dinjitet rolin e vet si opozitë konstruktive. Ajo u bëri thirrje anëtarëve e simpatizantëve të saj që ndryshimet politike t’i gjykonin si një fenomen karakteristik i shoqërisë pluraliste, si thellim i demokracisë dhe të ndihmonin efektivisht për krijimin e shtetit ligjor për rivendosjen e qetësisë e të rendit, për rimëkëmbjen e punës etj. Me mendësitë bashkëkohore demokratike Partia Socialiste përcolli aktivisht fillimin e punimeve të Kuvendit Popullor, të zgjedhur prej së presidentit, të formimit të Qeverisë së dhe hapat e parë që po hidhen për zbatimin e reformës ekonomike. Partia Socialiste besoi sinqerisht se takimet e bisedat e shumta qeveritare të zhvilluara me organizmat ndërkombëtare dhe personalitetet e ardhur nga Evropa e të botës do të ndikojnë pozitivisht në ardhmen e demokracisë në Shqipëri dhe ka mirëpritur njoftimet ato. Por le- politike e pushtetmbajtësve po na imponojnë një zhgënjim gjithnjë e më të madh. Partia Demokratike dhe Qeveria e ndërtuar prej saj, duke shkelur mbi premtimet elektorale për një demokraci të gjerë e të thellë, për një shtet me dimensione njerëzore, duke injoruar gjithnjë përvojën demokratike të vendeve të Evropës e të botës, në çdo hap që po hedhin vendet e kushtet e tyre, kanë kapërcyer të gjitha këto sinjale dhe kanë hyrë në një... [pjesa e prerë] Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë duke vazhduar praktikat e nisura, vendosi të vërë në dijeni menjëherë: 1. Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (KSBE) 2. Parlamentin Evropian 3. Këshillin e Evropës 4. Këshillin e Ministrave të Komunitetit Evropian si dhe forume dhe organizma evropiane dhe ndërkombëtare ndaj disa vendimeve, veprimeve e akteve të Qeverisë dhe Parlamentit që shkelin demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri. Më poshtë po botojmë tekstin e plotë të këtij njoftimi. …kombëtar. Ja disa nga faktet që na detyrojnë të arrijmë në këtë përfundim: 1. Pas krijimit të qeverisë, zoti Meksi dha menjëherë udhëzimet për organizimin e pushtetit lokal, pra, të komiteteve ekzekutive pluraliste. Fatkeqësisht ligji i drejtë që ekzistonte për këtë qëllim nuk u miratua fare parasysh nga degët e Partisë Demokratike, në bazë, as nga i deleguari i qeverisë. Etja e shfrenuar e krahut ekstremist të Partisë Demokratike për të rrum- [pjesa e prerë] … mijë; duke i dhënë vetes të drejtë, i bver gjithë pushtetin dhe për mos i dhënë Partisë Socialiste dhe ndonjë partie tjetër as atë që i takon në përputhje me elektoratin: flaku tej edhe kushtin themelor të ndërtimit të këtij pushteti, konsensusin e të gjitha forcave politike. Çdo gjë u vendos në mënyrë arbitrare. Kësaj dukurie nuk ia preu rrugën as zoti Meksi e as të dërguari i tij. Përballë protestave të ligjshme e të përsëritura të komiteteve drejtuese të Partisë Socialiste të rretheve zoti Meksi preferoi heshtjen. Për rrjedhojë, në mijëra njerëz komitetet ekzekutive pluraliste nuk janë organizuar ende, kurse në disa të tjerë nuk është bërë asnjë ndryshim dhe vetën një pak rreth... [pjesa e prerë] 2. Riorganizimi i dikastereve, si në kompetencë e qeverisë në fuqi, në vend që t’i shërbejë ndërtimit të administratës sa më të aftë e operative po shfrytëzohet në fakt si një «casus belli» për të debuar prej tyre anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste si dhe specialistët që nuk guxojnë të mendojnë ndryshe. Vetëm në tre dikastere Ministrinë e Financave... [pjesa e prerë] (Vijon në faqen 4)

Për të qarë e për të qeshur

PD DO TË VENDOSË KUR DO TË ZHVILLOHEN ZGJEDHJET LOKALE! - Sipas «RD-së» - Në numrin e saj të datës 27 maj gazeta «RD» në faqen e parë boton korrespondencën me titull: «Aktiv i Partisë Demokratike». Në fund të saj thuhet: «Së shpejti do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili do të vendosë edhe për kohën kur do të zhvillohen zgjedhjet për organet e pushtetit lokal». Vini re: PD do të vendosë kur do të zhvillohen zgjedhjet! Lexuesi e di se në shtetin tonë (jo) juridik, koha e zgjedhjeve caktohet me dekret të posaçëm të presidentit të Republikës. Tani na del që, për këtë do të vendosë Komiteti Qendror i PD-së. Edhe Komiteti Qendror i PPSH nuk bënte «shaka» të tilla. Mos vallë PD ka vendosur të marrë kompetencat e Presidentit? Sa të rrrojmë, do dëgjojmë! Vëzhguesi

TELEGRAM URIMI

Doktor Ibrahim Rugovës President i Republikës së Kosovës PRISHTINË Në emër të Kryesisë së Komitetit të parë i kësaj Republike, Komitetar të Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar dhe të gjithë anëtarëve të Organizatës sonë, ju dërgoj Juve dhe nëpërmjet Jush gjithë vëllezërve tanë Kosovarë urimet tona më të përzemërta për fitoren historike të zgjedhjeve të 24 Majit për Kuvendin e parë të Republikës së Kosovës dhe për zgjedhjen tuaj si President. Këto zgjedhje që përfunduan me sukses të madh e pa gjakderdhje janë shprehje e gjallë e përpjekjeve heroike të popullit vëlla kosovar për vetvendosje dhe i dëshmuar gjithnjë botës për politikën dhe luftën e drejtë kundër regjimit shovinist të okupatorëve serbë. Për ne Veteranët dhe Invalidët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare kjo fitore ka kuptim mbarëkombëtar dhe do t’i shërbejë çështjes sonë të përbashkët. Ju urojmë nga zemra Juve dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës suksese për konsolidimin e mëtejshëm të fitoreve që arritët. PIRRO DODBIBA Kryetar i komitetit kombëtar shqiptar.

«Kërkojmë që ju të përcaktoni qëndrimin tuaj publikisht»

- Protestë e Komitetit të veteranëve të qytetit e të rrethit të Vlorës drejtuar Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha; Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori; Këshillit të Ministrave të Republikës zotit Aleksandër Meksit; Gazetës «Zëri i Popullit»; Komitetit Kombëtar të Veteranëve e Invalidëve të Luftës Antifashiste të Popullit shqiptar; Radio Televizionit Shqiptar. Më poshtë po botojmë një fragment të kësaj proteste: Armët veteranëve nuk ua dha qeveria. Ato armë ata ua rrëmbyen në beteja hordhive fashiste dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Diskutimi dhe vendimi për heqjen e armëve të veteranëve ishte pretekst, sepse qëllimi qëndron gjëkundi: - Të goditet e të injorohet Lufta Nacionalçlirimtare dhe veteranët e nderuar të saj. Dhe revanshin në këtë veprimtari të ulët kundër luftës Nacionalçlirimtare dhe veteranëve e kanë ndërmarrë disa nga paranshëdhi? të atyre që populli i luftoi për krimet e tradhtisë së tyre. Duke ju drejtuar juve, në emër të veteranëve të rrethit të Vlorës protestojmë dhe kërkojmë që të respektohen deklaratat tuaja zoti President se do të nderohet Lufta Nacionalçlirimtare dhe se do të ketë një qeverisje me «Dimension Njerëzor». Antikomunizmi si luftë kritike ndaj një rendi që coi në dëshpërtime e zhgënjime e luftë klasash, nuk duhet të shpjegojë deri aty sa të mohojë Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, prandaj kërkojmë që juve të distancoheni nga këto veprime antikombëtare dhe të përcaktoni qëndrimin tuaj publikisht.

LEXONI NË FAQEN 4: CENSURIMI I SHTYPIT RREZIKON PRANIMIN E SHQIPËRISË NË KËSHI...

LEXONI NË FAQEN 4: CENSURIMI I SHTYPIT RREZIKON PRANIMIN E SHQIPËRISË NË KËSHI...

N J O F T I M

Ndërmarrja Klub «Shqipëria» do të organizojë një konkurs ditën e hënë, më datë 1 Qershor ora 17.00, për punësimin e një sekretareje në këtë Ndërmarrje. Kandidatja për këtë vend pune duhet të jetë vajzë dhe: 1 - Të zotërojë dy gjuhë të huaja: anglisht e frengjisht ose anglisht e gjermanisht. 2 - Të dijë të përdori makinën e shkrimit. 3 - Të paraqesë një biografi të shkurtër me dëshkrim lidhur me kualifikimin e saj. 4 - Kandidatja duhet të jetë e paraqitshme dhe me kulturë. Mbas zgjedhjes së saj, kandidatja do të nënshkruhet një kualifikimi të mëtejshëm profesional në Zvicër. Adresa e paraqitjes: Diskoklub «Shqipëria», Rruga «Bajram Curri». Ndërmarrja Klub «Shqipëria»

Nuk kërkojmë privilegje, por respektin që meritojmë

- Protestë e veteranëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të rrethit të Lushnjës drejtuar Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor - Na erdhi shumë keq kur dëgjuam nga goja e disa deputetëve të Partisë Demokratike fjalë fyese dhe të pavërteta për veteranët, siç cilët dhanë kontributin në çlirimin e Shqipërisë... Në Kuvendin Popullor u diskutua tani një problem i veçuar tragjik dhe mjaft shqetësues për vendin tonë. Në këtë problem u kanë dalë dhe veteranëve, që kanë luftuar e derdhur gjakun, ndërsa shumë prej tyre janë hequr, bile edhe pa... [pjesa e prerë] nga ata që hodhën romuze nga më të ndryshmet, pa respekt, që shprehjet e tyre na vjen zor t’i kujtojmë në këtë protestë. Këto armë, këta veteranë i mbajnë si kujtim të luftës, si simbol e dhe jo për t’u mburrur, për të vrarë ose kërcënuar jetën e popullit. Këto armë janë marrë nga armiku duke u kacafytur me të. Si të tilla këto armë përbëjnë për veteranin një kujtim sa krenar aq dhe të dhimbshëm. Ne veteranët nuk duam dhe nuk kërkojmë privilegje. Por respektin e meritojmë dhe këtë për kontributin që kemi dhënë. Ne ju lutemi zotit kryetar i kryesisë së Kuvendit Popullor që këto fjalë të mos dalin para deputetëve.