03/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

3 qershor 1992

«Ju votën, ne botën»

KOMENTI I DITËS «Ju votën, ne botën» Përballë realitetit të sotëm janë edhe sindikatat, e tërë lëvizja sindikaliste në vend. Siç dihet janë dy grupime të mëdha sindikaliste. Nga njëra anë konfederatat, nga ana tjetër BSP. A nuk duhet të kenë ato edhe program të veprimit të përbashkët? Pa bashkëpunimin lëvizja sindikaliste do ta ketë më të hollë riskun për mbrojtjen e interesave të punonjësve. Atëherë çfarë pengon? Nëse pengojnë ose druhen dy qendrat atëherë le ta nisin bashkëpunimin dy «bazat». Pastaj, kuptohet, «Muhameti detyrohet shpesh t’ia marrë rrugës nximit për tek mali». Po socialistët a mund të futen në BSP? Patjetër, atje ku këshillat sindikale të konfederatave nuk ekzistojnë fare. Edhe në gjirin e BSP ata mund të kontribuojnë shumë. Në ç’mënyrë, konkretisht? - mund të pyesët. Thjesht fare: duke paraqitur një alternativë të re për çdo problem që kërkon rrugë-zgjidhje. Heqja e 80 përqindëshit sipas programit të qeverisë Meksi është një alternativë. Por kjo nuk do të thotë se ekziston vetëm një mundësi, vetëm një rrugëdalje. Nëse specialistët në çdo ndërmarrje-prodhi, në çdo rreth a në çdo degë ekonomikë paraqitin argumenta për një alternativë të re, tek e cila punonjësit shohin më konkretisht e më realist mbrojtjen e interesave të tyre, pa iu bërë pengesë realizimit të reformës ekonomike, atëherë s’ka pse hezitohet të thuhet: Ja, këtë alternativë mbron PSSH. Në se lëvizja sindikaliste e përqafon këtë alternativë atëherë ajo në rrugë e me mjete demokratike lufton që ta zbatojë atë, duke ia imponuar qeverisë. Së pari me dialog me mirëkuptim, me durim e pa më të voglin gjest sektar, por nëse veprohet e në kundër atëherë... Si të bëhen greva?! Po, të bëhen edhe greva. Sepse nga qejfi dhe për qejf askush nuk përfshihet në to. Për çdo problem që zjen sot në vend mund të gjykohet kështu. Të paraqitësh një alternativë më efektive është aftësi, është zotësi. Pra, socialistët le ti afishojnë këto alternativa dhe lëvizja sindikaliste t’i vë në veprim vetë. Zëri i saj do jetë edhe zëri i grupit parlamentar i PSSH. Zëri i saj do të jetë i gjithëvë. Sepse është më e dobishme për kombin të mbështetësh një alternativë më dobiprurëse se sa një tjetër që është përfshirë edhe në programin e qeverisë. Mos vallë qeveria e PD-së duhet të bëjë çfarë thotë PSSH-ja?! - mund të pyesë shumëkush. Përgjigjja do të ishte: - Larg meskinëvë partiake dhe egoizmit partiak mikroborgjez. Të bëhet ajo që i shërben më mirë popullit dhe Shqipërisë. Në këtë mënyrë do t’u pritet udha edhe premtimeve boshe, të pabazuara, të paarritshme, sipas të cilave doli aforizma: «Ju votën-ne botën». Mund të bëhet edhe kjo pyetje: «Mirë e ke ti zoteri, ose si shok, por krerët e lëvizjes sonë mund të na «sabotojnë». Atëherë çfarë duhet bërë?». Edhe kështu mund të ngjase, por jo nga të gjithë. Të përkëdhelurit e qeverisë do të mbeten pak dhe janë të pafuqishëm. K. KODHELI

KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me rastin e zgjedhjeve të 24 Majit, i shprehu urimet dhe përgëzimet vëllezërve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto zgjedhje manifestuan edhe një herë mençurinë, urtësinë dhe qytetarinë e lashtë të popullit shqiptar, të këtij populli që edhe pse i martirizuar për dekada nën pushtimin e huaj, diti të ruajë identitetin e vet kombëtar e kulturor dhe krijoi një kulturë të fuqishme e të shëndoshë shpirtërore e materiale e shqiptare. Ato demonstruan me forcën e vërtetës dëshirën e popullit të Kosovës për të vetëvendosur për fatet e veta në mënyrë paqësore, provuan edhe njëherë legjitimitetin e të drejtës kombëtare të shqiptarëve, në përputhje të plotë me dokumentet ndërkombëtare. Shqiptarët e Kosovës, me paqëndrimin dhe maturinë e tyre, konstatuan në syte e gjithë botës, burrërinë e armëve që u shkrehën mbi fatet e njerëzve të pafajshëm në Ballkan nga Millosheviçi dhe qarqet politike primitive të serbëve të sotëm. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë mbështet fuqimisht përpjekjet dhe luftën politike për vetëvendosje. (Vijon në faqen 4)

Për konkursin e «Alternativës SD»

Replikë në stil «SOCIALDEMOKRAT» Meqë aktualisht jam përsëri i papunë, si në kohën e diktaturës së parë, vendosa të marr pjesë në konkursin tuaj. Duhej të vinit një çmim, zotërinj socialdemokratë, pasi as qeveria e sotme ku ju mirrni pjesë, s’po na jep kurrfarë pensioni megjithë premtimet e bujshme. Të na jepnit ato 550 lekë të premtuara nga 5 kryeministra, unë blinja 5 kg domate në muaj e shkruaja romane. Ja përgjigjet e mia, bashkë me pyetjet tuaja. 1. Kongresi i PS është I. II apo XI? Përgjigje: Meqë Kongresin X e keni patur të përbashkët, I bie që të tëra partitë t’ia fillojnë kongreseve s’pari. 2. PS është PPSH, se ku shkoi PPSH, u zhduk? Përgjigje: Asgjë nuk zhduket zotërinj, - thuhet në shkencat e sakta. PPSH u shkëput dhe nga ajo lindën 20 parti sindozot Partia Socialdemokrate ku militon mirë e bukur njëri nga kaj ish ministri i PPSH dhe kandidat për deputet i PPSH zotin Skënder Etherm Gjinushi, si dhe marksist - leninisti i ish-opozitës Lisienko Bashkurti. Meqë nuk jam në ndonjë parti, u përgjigja si intelektual i persekutuar. Desha të shtoj zotërinj se nuk është dinjitoze të shtihen si budallenj për të mashtruar popullin. Kjo ishte përgjigjja ime, honorarin e të cilës ua kam falur. FREDERIK RRESHPJA

«SPEKTAKËL» NË PARLAMENT

Frapa perdës «SPEKTAKËL» NË PARLAMENT — VEÇ DEPUTETËVE TË GJITHË E DINË SE KUSH DO TË ZGJIDHET ME VOTIM E FSHSHTË DREJTOR I PËRGJITHSHËM I RTV-SE? — Këtë shprehje që e vumë si nëntitull të këtij shkrimi e dëgjuam pardje pasi u diskutua në parlament

«...Ku shkoi Partia e Punës? - u zhduk?»

- Deri tani janë gjetur Skënder Gjinushi; Lisien Bashkurti... - Vështirësitë për të gjetur disa nga ish anëtarët e PP-së janë të shumta për shkak të shka- Vështirësitë për të gjetur disa nga ish anëtarët e PP-së janë të shumta për shkak të shkatërrimeve dhe djegies së dokumentacionit. Një pjesë e tyre është larguar edhe në drejtim të paditur. Nuk është vërtetuar por thonë se ndonjë është bërë edhe president (president republike apo president firme private është ende e paqartë) disa të tjerë përsëri sipas informatorëve të pa konfirmuar, mbajnë në dorë kartonat jeshilë të mazhora[n]cës. Dokumentet e tyre u gjetën fare lehtë sepse ata ishin nga anëtarët më të rinj të PP-së dhe sepse fati e deshi që ata u larguan nga radhët e saja në momentet e fundit. Sa për kurreshtje në një dokument të dosjes së tyre lexohej: «Do TE JEM DERI NE VDEKJE BESNIK I PARTISE DHE I MESIMEVE TE SHOKUT ENVER HOXHA». Për fakte të tjera, më të hollësishme, do t’ju informojmë

«SPECIALË» NË PARLAMENT

— VEÇ DEPUTETËVE TË GJITHË E DINË SE KUSH DO TË ZGJIDHET ME VOTIM TË FSHËNJTË DREJTOR I PËRGJITHSHËM I RTV-SE? — e dëgjuam përmbarë pasi u diskutua në parlament për këshillin e ri drejtues të RTV-së. Para se të themi se cilido të jetë ky drejtor, për kujtesë po theksojmë se këshilli i vjetër drejtues i këtij institucioni u zgjodh vetëm pak muaj më parë me këmëbëlgjulen e PD-së. Tani situata politike në vend ka ndryshuar dhe këshilli i ri nuk do të ketë më 17 por 11 anëtarë, prej tij siç dëgjuam janë hequr të gjithë drejtuesit e vjetër të RTV-së, përfshirë drejtorin e përgjithshëm, përgjegjësit e radios së brendshme, drejtorin e radios së jashtme dhe listë ka mbetur «për kontribute të veçanta vetëm ish zv. drejtori i përgjithshëm. Përse kjo ngutje për ndryshimin e këshillit drejtues të RTV-së, për pasojë edhe të drejtuesve të këtij institucioni, kur kushdo e di se «ç’rrol» ka luajtur RTV-ja i depolitizuar në proceset e fundit politike në vend? Me sa duket edhe PD-së, krahas ekstrem të saj, i vjen duke ngjallë. Me këtë ndërrim këtu do të fillojë operacioni i thellë i spastrimeve për ta quar deri në fund «depolitizimin», sepse përpara janë zgjedhjet për pushtetin lokal etj. Por për zgjedhjen e këshillit të ri të RTV-së parlamenti i ka ngëcur sharra në gozhdë. Parmbërmë u zhvillua një «spektakël» që e tregom më së miri këtë. Shumë nga deputetët e shumicës, pra të PD-së kishin harruar ç’thotë ligja, kur nga ata pretendoheshin se janë njohësit më të mirë të tij. Kështu në vend që të dilte kryetari i komisionit përkatës, zoti T. Keko, për të propozuar këshillin e ri të RTV-së në emër të këtij komisioni, siç e kërkon edhe ligja, propozimet u bënë nga grupet parlamentare. Kjo me të drejtë u quajt shkelje. Po përse nuk doli z. T. Keko, çfarë e pengoi? Ai tha se si komision kemi patur disa rezerva, prandaj nuk i paraqitëm vetë kandidaturat. Për kë ka patur rezerva? Për kandidaturat e paraqitura nga socialistët e social demokratët? Jo. Tëlashet janë brenda radhëve të PD-së. Në parlament, prapa perdeve, flitet se është paracaktuar drejtori i përgjithshëm i RTV-së jashtë parlamentit, kur këtë të drejtë e ka vetë ky organ. Madje thuhet se u dërhen për këtë ka ardhur nga «ndërtesa përballë», duke përdorur me këtë rast një shprehje të zotit S. Berisha kur u prish qeveria e stabilitetit. Ja përse prapa perdeve thuhet se drejtor i përgjithshëm i RTV-së mund të jetë edhe ai që nuk e do komisioni, që mund të mos e dojë edhe parlamenti, por që duhet të ketë qenë patriot i komunizmit, ish «drejtues i një organi qendror shtypi, që sot të hiqet si i persekutuar dhe të jetë në relata të mira me ata lart, si gjithnjë.» TELE KRONISTI

Mbresa nga jeta e përditshme

Dje më bëri përshtypje të veçantë një burrë i moshuar që e kisha parë disa herë në komitetin e Partisë Socialiste. Dalova një si tronditje të vjetër në sytë dhe fytyrën e tij të vluar nga koha, flokë ishin gabuar. E quajmë Pandu Teto. E pyeta se çfarë po shkruante. Po më merr me të flasë vetë. — Kam ardhur për të bërë kërkesë që të hyj në Partinë Socialiste. Nuk kam ndonjë interes material, as për vetë a për karrierë. Jam një i punësuar. Por të shpirti dua të bëj diçka, i pastër, i qetë. Më kërkohet të jesh i tronditur dhe të më vjen e pavlerësuar. Më ka ardhur ndër mend për popullin për atdheun. U pranova në Parti në qershor të vitit 1944. Por në vitin 1953 më përjashtuan nga partia gjoja se gruaja kishte një xhaxha të arratisur jashtë shtetit, kur ai kishte mërguar që në vitin 1936. Më vonë kam bërë kërkesë përsëri për tu pranuar, por më detyruan të mbyllën përgjithmonë. Jo se s’isha gënjyer në parti si një prijës legj, por më kishin futur në plumb në shpirt. Tani që po bëj kërkesë për të futur në Partinë Socialiste në moshen 69 vjeçe them se jam i moshuar për këshillë dhe hyre në radhët e PS e cila vuri në vend në pa- drejtat shumëvjeçare të bërë ndaj meje. 1 beso? me gjithë zemër kërkoj që partie dhe uroji të besojnë sa më shumë të tjerë. SOTIRQA GJORDENI

A JANË DEMBELË SHQIPTARËT?...

Nofkave të vjetra për shqiptarët, si «të prapambetur», njerëz të egër, «gjaknxehtë», «pa kulturë» tani së fundi iu shtua edhe një fyerje tjetër po aq e rëndë: «dembelë». Nofkave të vjetra për shqiptarët, si «të prapambetur», njerëz të egër, «gjaknxehte», «pa kulturë» tani së fundi iu shtua edhe një fyerje tjetër po aq e rëndë: «dembelë». Nuk është rasti të analizojmë kush i rigjallëron këto epitete dhe as të përcaktojmë të spjegojmë ç’i detyroi shqiptarët të ndërmarrin veprime që vënë në diskutim tiparet kombëtare. Do të kalojë kohë gjersa të vendosë arsyeja në përsh-typjet e krijuara brenda e jashtë vendit për ndodhitë e viteve të fundit. Por ndërsa historia prapë që të preçipitojë faktet, ekonomia nuk është e ngjeshme. Ndaj na duken më ngacmuese këshillat: «t’i shtrojmë punës», si dhe vërejtjet «shamrilëse», «pa punuar vetë mos prisni t’ju ndihmojmë të tjerët». A janë dembelë shqiptarët?! Vite të shkuara kemi dëgjuar këtë konstatim «të sinqertë» nga një ish anëtar i Byrosë Politike, i cili, duke folur «për kushtet e mrekullueshme të krijuara nga Partia», por që «nuk shfrytëzoheshin plotësisht», konkludoi duke futur të tërë në një thes: «jemi dembelë në shqiptarët». Tani kjo përshkrype trans-metohet direkt ose indirekt nga goja e qeveritarëve tanë si dhe e ekspertëve të huaj. Ndoshta ta shash tjetrin nga tr-mëria, nga temperamenti, nga zgjua rsia nuk është ndonjë fyerje dhe aq e madhe, sepse ato janë shfaqje të momentit. Ndërsa ta fye-sh nga puna i ke sharë atij tërë jetën, e ke vrarë fare, e ke mohu-ar. Kur e përgjithëson si komb është akoma më e rëndë. T’i thuash dembel shqiptarit që shtron zift në mes të korrikut, që hap madem me qysqi si në epokën e gurit, që hyn si urith në zgavrat 60 centimetërshe të minierës, që prashit misër në pik të vapës, që shtē vërtet tepër fyese. Akoma më e padrejtë bëhet akuza kur mendon pagën kundrejt këtyre punëve që ka qenë tepër e ulët, qesharake. I hidhet faj 80 për qindëshin dhe pohohet që nga kryeministri se ai «u var si gur në qafën e ekonomisë sonë». Pra pohohet se gjer më 90-tën ekonomia ishte gjallë, pava-rësisht se që bërë «për vetë të varfën». Po kush ja vari gurin? Hartojnë zotërinjtë pushtetarë «teorinë e zbritjes në zero», «rra-pin e shokut»? Hartojnë grevën e përgjithshme të majit vitin e kaluar që paralizoi gjithçka dhe grevistët u paguan nga shteti për veprën e kryer. Në këtë mënyrë e tha që vazhduan punën e panë se dille në një qafë dhe ranë në marrëveshje të heshtur. Edhe administratat u paralizuan, megjithatë paga ecte. Kujt i interesonte të thëre kjo?! Pse u kujtuan tani zotërinjtë të bëjnë thirrje për të punuar në ato ndërmarrje që vjet «duodosheshin shkatërruar»

A JANË DEMBELË SHQIPTARËT?...

huaj. Ndosh ta ta shash tjetrin nga tr-mëria, nga temperamenti, nga zgjuarsia është ulët, qesharake. (Vijon në faq. 3)

NEKROLOGJI EKONOMIKE

Kujt i bie rruga për Shkodër, do të shohë një rrënojë të madhe - ish kompleksin blegtoral të Kamzës. Asnjëherë s’na ngopi sikur duhej me qumësht. Mbase këtu filloi masakra. Tani sodisim natyrën e qetë - një nga pamjet më spektakolare të «variantit zero». S’do të na akuzojnë foshnjat për një pikë qumësht të freskët. Jo. Ne do t’u themi për nivelin e ulët të rentabilitetit të tij (deri 4 mijë litra mezi arrinin të merren në një njësi). Do t’ju tregojmë bollëkun e qumështit «pluhur» nga ndihmat e botës. Ç’jetë? E, po, edhe ftohësit e shumtë se në periferi të Tiranës dikur ka pasur një burim qumështi të freskët. SH. M

A KA KORRUPSION NËPËR NDËRMARRJE?

FTESE PER KOMISIONIN E KONTROLLIT TE SHTETIT Pas blerjes së veturave luksoze, mjaft drejtues ndërmarrjesh kanë nisur të merren edhe me tregti të ligjshme, gjysëm të ligjshme ose krejt të paligjshme. Pasi shuan kuriozitetin për të parë botë me sy (a thua ka mbetur ndonjë arëndarje pa dalë jashtë shtetit, ndërkohë që punëtorët paguheshin me 80 për qind?) menduan të bëhen sa e mbyll sytë si bota, pra të pasurohen. Rrugët për t’u pasuruar, kuptohet, janë të ndryshme. Njëra prej tyre është ajo e blerjes së mallrave të ndryshme, prej të ashtuquajturve afaristë privatë apo ndërmjetësve të tyre. Këto ditë seksioni i kontrollit revizionit i rrethit të Elbasanit, pas disa sinjalizimeve, konstatoi se drejtoria e fabrikës së tullave i bleu 10 tonë gozhdë një privati. U hap një aktivitet jashtë destinacionit të ndërmarrjes. Ndërkohë tregtia me gozhdë del me humbje për vetë ndërmarrjen. Atëherë, me ç’logjikë nisi kjo «tregti», si është e mundur të ndihmohet privati në kurriz të ndërmarrjes, punëtorëve? Ka zemërgjerë të jenë drejtuesit? Me sa duket, që kur ia nisën «tregtisë» me humbje, drejtuesit kishin menduar edhe pjesën e tyre të fitimit për «sakrificën» që do të bënin. Kontroll revizioni këtë nuk mundi ta vërtetojë, por në një përfundim të tillë të çon vetë logjika e veprimeve të kryera. Madje ky përfundim përforcohet dhe nga veprimet e tjera të kundraligjshme në këtë ndërmarrje, të cilat përsëri lënë gjurmë korrupsioni. A nuk është ky një sinjal se fjet korrupsionit, për fat të keq, janë shtrirë edhe nëpër disa ndërmarrje? Të paktën për Elbasanin ky sinjal nuk është i vetëm. Ajo ç’ka u konstatua në fabrikën e tullave ka ndodhur edhe gjetkë. Besojmë se ky konstatim ia vlen edhe për më gjerë. Madje është një ftesë për komisionin e kontrollit të shtetit. Ndoshta puna e tij do të tregojë se cila është një pjesë e atyre njerëzve që u pasuruan apo vunë para mënjanë në këtë periudhë të vështirë tranzicioni.

Dialog familjar

Gruaja - I dashur burrë, vërtet u bëre ministër, por familjen duhet ta gëzosh me diçka... Të paktën të blemë një sobë elektrike. Burri - Në asnjë mënyrë! Asnjë shpenzim të tepërt... Çdo kursim ta ruajmë, të paktën, për bukën e gojës nesër...

NESËR DO TË LEXONI:

Ish opozita reale kërkon plotësisht pushtetin