10/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 qershor 1992

Politika përballë ekonomisë NË KËRKOJMË VETËM ATË QË NA ËSHTË PREMTUAR

- Protestë dhe kërkesë për manifestim e banorëve të fshatrave të Nënshkodrës - Më datën 14 maj 1992, përfaqësuesit e fshatrave Bushat, Shkje-Melgushë, Ashtë, Juban, Gur i Zi, Mjedë, Pishtull, Hajmel, Sheldi, Kaç dhe Naraç i kanë dërguar një peticion kryetarit të Këshillit të Ministrave, z. Aleksandër Meksi, për t'ia bërë të ditur dëshirën e tyre edhe kryesisë së Parlamentit të Shqipërisë, si dhe kryetarit të komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit të Shkodrës. Në këtë peticion ata kërkonin një takim edhe me kryetarin e qeverisë me përfaqësues të zonës deri më datën 30 maj. Me qenë se takimi nuk u bë, po këtë ditë një përfaqësi e zonës, në pamundësi të takojë kryeministrin, u takuan me sekretarin e përgjithshëm të këshillit të ministrave, z. Vullnet Ademi. Ai premtoi për takim deri më datën 5 qershor. Edhe ky takim nuk u bë. Në qoftë se nuk do të bëhej ky takim, përfaqësuesit e zonës kishin paralajmëruar se do të protestonin para këshillit të ministrave. Dhe kjo me një kërkesë e veçantë iu bë e ditur organeve të ruajtjes së rendit në Tiranë. Për t'u dhënë mundësi organizimit të takimit si dhe për marrjen e masave që të mos ndodhë asnjë ekses, ata kërkuan që manifestimi paqësor të bëhej më datën 8 qershor në orën 15. Ndërkohë ata morën një përgjigje jopjese nga zvendës shefi i drejtorisë së ruajtjes së rendit publik në Tiranë, që manifestimi do të lejohet të bëhet me ndryshim vendi, jo përpara kryeministrisë, siç ishte kërkuar, por para sheshit «Qemal Stafa». Sot në mëngjes banorë të shumë zonave të Nënshkodrës ishin grumbulluar në qendër të fshatrave në pritje për t'u nisur për të zhvilluar manifestimin e kërkuar. Faktikisht mosdorëzimi i lejeve zyra organizatorëve, e pengoi manifestimin, sepse asnjëri nga përfaqësuesit nuk kërkon të bëjë një veprim të pambështetur në ligj dhe pa miratuar zyrtarisht nga ligji. Çfarë kanë kërkuar përfaqësuesit e Nënshkodrës? Më poshtë po sjellim disa pjesë nga peticioni i tyre drejtuar qeverisë: Me fituar e plotë të demokracisë në Shqipëri populli fitoi atë që kishte humbur për 50 vjet rresht. Askush nuk vuajti me shumë se fshatarësia diktaturën e partisë moniste. Me zbatimin e reformës së përgjithshme që po bëhet nga qeveria e z. Meksi shohim pak preokupim për fshatin. Dihet se në fshat sot jeton 70 për qind e po- (Vijon në faqen 2)

Fatos Nano deklaron në Konferencën e Tiranës

«...Duke u thelluar në idetë e socializmit demokratik, lind nevoja për t'u distancuar edhe nga baza teorike e socializmit totalitar, sidomos nga baza teorik leninist. Dështimi i plotë i socializmit totalitar provoi se baza teorike e doktrinës leniniste qe e gabuar. Mbi këtë bazë stalinizmi dhe Kominterni u bënë mburojë dhe katalizator për përhapjen dhe imponimin e kësaj doktrine të gabuar. Prandaj është logjike që e-cja drejt Internacionales Socialiste të kërkojë rivlerësimin e Internacionales së Dytë dhe të ideve që burojnë prej saj.»

Socialistët nuk janë as autorë, as aktorë të prapaskenave

Në Konferencën e Parë të Partisë Socialiste të rajonit të Kuçovës Konferencat e para të Socialistëve që po zhvillohen në fundin në rrethe të ndryshme vendit po tregojnë edhe një herë se idetë e socializmit demokratik evropian sa vijnë e bëhen më të pranueshme për masat e gjera të punonjësve, për shtresat e ndryshme shoqërore së sotme shqiptare. Anëtarët e Partisë Socialiste po shpallin edhe një herë angazhimin e tyre real dhe serioz në rrugën drejt një demokracie të vërtetë e të qytetëruar. Këtë shpreh edhe Konferenca e parë e Partisë Socialiste të rajonit të Kuçovës në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Komitetit Drejtues të PSSH-së dhe deputeti i zonës shoku Fatos Nano. Pas fjalës së hapjes që mbajti nënkryetari i Komitetit Drejtues të PSSH-së për rajonin e Kuçovës shoku Guri Thanasi, ish-i bur- Partisë; gosur politik që ka vuajtur 9 vjet në galeritë e Spaçit, u morën fjalën për të mbajtur raportin në emër të Komitetit Drejtues të PS për Kuçovën shoqja Fatmira Bano. Si gjatë raportit ashtu edhe në diskutimet e shumta që u mbajtën nga eurosocialisti Adnan Fishta, nga Nikollaq Alilaj, drejtor i ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës, Guri Thanasi, Ymer Hoxha, inxhinier në uzinën mekanike e shumë të tjerë u evidentua puna e mirë që është bërë, duke vënë në krye është në faktorit të quan në fitoren e zgjedhjeve të 22 marsit. Mbi këtë bazë, Konferenca shtroi detyra konkrete për përballimin e situatës së vështirë dhe për kurorezimin me sukses dhe të zgjedhjeve të pushtetit lokal. Kurdo që të zhvillohen ato, u theksua nga shum diskutante ne socialistët e Kuçovës jemi të bindur dhe të vendosur për të fituar dhe për të treguar se si mund të vetëqeverisin socialistët në kushtet e decentralizimit dhe të rritjes së kompetencave të bazës. Në këtë kuptim përpërrit për të disatën herë kërkesa që Kuçova të shpallet rreth më vete, kërkesë në të cilën konvergojnë jo vetëm të gjitha forcat politike, por mbarë banorët e Kuçovës. Duke e marrë fjalën në Konferencë, shoku Fatos Nano i përshëndeti anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste për punën që kanë bërë dhe po bëjnë. «Të, theksoi ai, - ju falenderoj juve dhe tërë popullin demokrat të Kuçovës; punëtorët dhe naftëtarët e lodhur, të rinjtë e të rejat, intelektualët (Vijon në faqen 3)

PROPAGANDË «FRIKËSUESE» E SOCIALISTËVE APO PREMTIME «QETËSUESE» TË PRESIDENTIT

Pa dashur të replikoj me z. President për porosinë «qetësuese» që ju dha disa sindikalistëve të naftës më dt. 5.5.1992 se «nuk duhet dëgjuar propaganda «frikësuese» që bëhet (nënkuptohet propaganda e Partisë Socialiste), dëshiroj të bëj disa sqarime: 1. Është fakt i njohur edhe nga për një familje me mesatarisht 4 veta përmban: vaj 25 gram në ditë për frymë, sheqer 33 gram, oriz 16,6 gram, makarona-kanë humbur, pra-ndaj nuk njihet as gramatura etj. Duke qenë edhe mjek a e dini zoti president se këto norma konsumi të mallrave ushqimore janë nga më të ultat në botë? ju z. President se shporta që ka më shumë se tre muaj që «ka hu-mburr» dhe në shumicën e familje-ve shqiptare nuk ka më asnjë pikë vaj vegetal, asnjë gram sheqer, as-një «risk» sapun etj., më dt. 1.7.1991 do të bëhet liberalizimi i një numri më të vogël artikujsh se ato që janë deri më sot, por me çmime «tavan»? 2. Shporta de fakto e derisotme për një familje me mejasar... sheqer 33 gram, oriz 16,6 gram, makaronë-kanë 3. Rritja e çmimeve për këta artikuj me gjykimet e derisotme të qeverisë Meksi është e ditur: buka- 13 lekë kilogrami, vaj-50 lekë, sheqer 25 lekë, orizi 25 lekë dhe sapuni 10 lekë copa. Vazhd-hojmë llogarinë, e cila nuk pranon as propaganda dhe as deklarata qetësuese. Për një familje me 4 fry- (Vijon në faqe 2)

63 pranime në rrethin e Kavajës

Siç na informoi kryetari i Partisë Socialiste të rrethit të Kavajës, shoku Ejup Tabaku edhe në këtë rreth radhët e Partisë Socialiste po shtohen çdo ditë me anëtarë të rinj. Vetëm gjatë shpallja e fushatës së zgjedh- zgjedhjeve të këtij rrethi, Vetëm nga jave, kryesisht të moshave të reja. Nga këto 10 vetë u pranuan në qytetin e Rrogozhinës, të cilët ngritën një organizatë të nga e para. Pranime gjithashtu janë bërë edhe në fshatrat Gosë, Beden, Zikxhafa[j?] etj. Kërkesa për pranime janë bërë nga shumë simpatizantë dhe në fshatra të tjera të zonës së Rrogozhinës e të Kavajës, të cilët po shihen nga organizatat për të konkluduar së shpejti. Mbizotërues është puna dhe preocupacioni për të themeluar organizata të reja, atje ku ato nuk ekzistojnë, dhe për të konsoliduar organizata ekzistuese në ato fshatra ku ndjehet një nevojë e tillë. Korresp. i «Zërit të popullit»

Një fitore për transparencë

Në emisionet e dëshme, televizioni përsëriti në mënyrë të dukshme një lajm nga Rusia. Ishte një thirrje e hapur e Jelcinit drejtuar popullit të vet me drejt tregut të lirë. Duke gjykuar nga preferencat perëndimore, televizioni a-shqiptar i bie pra një të dëgjojë dera. Veç nuk a këtë të ndaj diskutimin e aimit

Një ftesë për transparencë

Në emisionet e dëshm[e?], televizoni për të shtrënguar rripin, që të përballojë reformën e guximshme. I bëhet thirrje popullit të shtrëngojë rripin, po... Është ftesë për transparencë në adresë të presidentit? televizioni a-shqiptar i bie pra t’i dëgjojë dera. Veç nuk a tij të ndajë dykuptimësinë e lajmit.

«REFORMATORI» Nr. 2 I QEVERISE

Në serialin televiziv të radhës qeveritare u prezentua edhe nr.2 i hierarkisë, zoti Sereqi ministër i jashtëm i qeverisë së Meksit. Sigurisht, prezentimi i tij në televizion u prit me shumë kënaqësi pasi dihet që në qeveritë evropiane ministrat e jashtëm radhiten të dytët duke patur në konsideratë si rëndësinë e postit ashtu dhe vlerat e padiskutueshme të personit. Dhe kjo është e kuptueshme, përderisa Ministria e Jashtme është organi qeveritar që siguron lhapjen ndaj botës, komunikimin e shumëfishtë me shtete dhe organizma ndërkombëtare, apo është një lloj pasqyre ku gjykohet për mundësitë dhe garancitë që afron çdo vend për partnerin e huaj. Por zoti Sereqi, i cili e ka për herë të parë këtë detyrë, duke mos e kuptuar akoma se ka një «handicap» të madh, «p» përdor edhe unë një term profesional) të tijin nga që vjen prej një fushe të tillë si mjekësia që s’ka asgjë të përbashkët me diplomacinë, kësaj radhe jo më e në pritjet e takimet me diplomatët e huaj, ku shpeshherë hapur qëllimi, pasiguria, gjestet e pakontrolluara të duarve dhe të këmbëve, tepër i sigurtë e disi ironik paraqit filldet e tij për reformën në ministri. Në hapje të bisedës ai u mundua më kot të sqaronte diçka rreth detyrave «shenjta» samatike të demokratikëve dhe «dakasativë burokratik», të cilët gjithsesi nuk i col gjer në fund do të jenë padyshim kontribuet e tij në pasurimin e fjalorëve meko - diplomatik që s’ekzistojnë gjëkundi. Mbas kësaj hyrjeje, kur çdokush priste që zoti ministër të paraqiste qoftë do rasti programin e ekpit ministror; objektivat dhe detyrat e dikasterit nga i cili pritet shumë pas një politike të gjatë të izolimit, zoti ministër për t’u treguar edhe një herë origjinal vazhdoi me shpjegimin se si po kryhen spastrime në dikaster. Ai tha se ndryshe nga ko-legu i tij në ministrinë e mbrojtjes që u ka vënë përpara vartësve pyetjen «je apo nuk je me reformën», po ndërtohet me marifet ndarjen e zy-tarëve në tri kategori: 1) Njerëz që e përqafojnë reformën, 2) Njerëz që e sosidin reformën, 3) njerëz që e bë-ra reformën. Sipaa kësaj klasifi krye der tip Sereql më lejohet ta për-formoj emrin pasi çdo gjë origjinale mban autorësinë e personit) në ministrinë e jashtme mbeten brenda dyerve vetëm disa persona shumë pak anën tjetër. Pra, për zotin Sereqi nuk ka kurfarë rëndësie kriteri i aftësisë profesionale apo përvoja në sektorë, për të është e nevojshme t’i krijojë një «tabula rasa» dhe, gjithçka ta fillojë nga zero. Ai tha se ka vetëm truallin e kësaj ministrie, të tjerat do t’i bëjë vetë. Nuk besoj se ndonjë ministër i ri, kudo në botë, të pretendojë të marrë përsipër vetëm truallin dhe gjithçka ta bëjë vetë, duke ndryshuar edhe rreshtim e zyrës!? Duhet të jetë më të vërtetë i jashtëzakonshëm në fantazinë e megalomaninë e vet. Zoti Sereqi vazhdoi më pas me Nolin, bëri disa krahasime të Shqipërisë 1992 me atë të viteve 1911-1913 dhe për çudi u hodh tek Makiaveli dhe vepra e tij e mirënjohur, «Princi». Me sa duket do të jetë ndonjë lloj abetareje që ai «pushtetar» i ri fole për të mësuar se si të qeverisë. I mrekulluar nga Makiaveli, nxënësi i vogël thotë se mund t’ia kalojë ushtarit dhe për çudinë tonë shtoi edhe një kriter të ri në ndarjen e qeveritarëve jo në tre për në katër kategori. Besoj se Makialveli po të jetonte do të bëhej shumë pishman pse nuk e gjeti ai, por ja la zotit Sereqi t’i bënte një shtesë teorisë së tij. Pasi tha se gjeti në ministri një «kaos patriotik» dhe njerëz që e kishin shtirë kauzën kombëtare, fati të cilat quan në spastrimin e tyre, zoti Sereqi shpalli të përfundu-ar fazën e parë të reformës. Tash fillon e dyta, konkurse. Si dhe për çdo konkurs ka disa kritere dhe një komision. Për kriteret zoti Sereqi u tregua «trans- (Vijon në faqen 3)

BIBLA E LIRË

Kurs me korrespondencë. Për një kurs të lirë ju lutem

E KVajës

LAJMERIM

Shoqëria ajrore Ada Air njofton se duke filluar nga data 31 maj 1992 do të kryejë fluturime ditore në itinerarin Tiranë - Bari - Tiranë, si më poshtë. ZY 121 Tiranë - Bari nisja 12.45 mbërritja 13.45. ZY 122 Bari-Tiranë nisja 15.45 mbërritja 16.45. Të gjitha sipas orës lokale. Lutemi pasagjerët që do të udhëtojnë me këta linjë të paraqiten një orë e gjysëm para nisjes.