INTERESAT E NJERËZVE MBROHEN ME REFORME SERIOZE, JO ME REFORME PARTIE
U zhvillua Konferenca e Parë e PS Shkodër
Të të japim më parë disa mesazhe që të rëndësishme që përcolli Konferenca e Parë e Partisë Socialiste përreth e Shkodrës;
- Organizata socialiste në Shkodër jeton me shqetësimet e njerëzve, jo për të bërë zhurmë e sherr, por me seriozitet dhe me përgjegjësi, kundrejt vendit dhe popullit.
- Organizata socialiste në Shkodër ka kontakte me njerëzit dhe mirëpritet nga ato, vërehenisht kohët e fundit këto kontakte janë rritur në mënyrë të ndjeshme, ka potenciale intelektuale dhe të gjitha këto ajo i vë në shërbim të njerëzve, të zgjidhjes së halleve të tyre, pasi në këtë kohë të trazuar ata kanë mjaft halle për të zgjidhur, halle të cilat po shtohen çdo ditë e më shumë.
- Organizata socialiste në Shkodër tërheq disa konkluzione për të ardhmen e punës së partisë, për të ndërmarrë iniciativa të vlefshme për njerëzit, që ata të na kuptojnë se ne jemi të aftë dhe me mjetet mund t’i mbrojmë, si mund të realizohet alternativa jonë socialiste.
- Organizata socialiste në Shkodër ka përballuar probleme të shumta të luftës politike të partive të tjera, iu desh të mësohej me atë realitet të ri që u krijua pas zgjedhjeve të 31 marsit, kur realist aho ishte dhe veproi si pozitë. Në këtë kushtet ishte në nderin e përfaqësisë së kësaj organizate, të anëtarëve të saj, që edhe në situata të ndërlikuara sociale e politike, ditë të shmangë konfliktet e me bindje kontribuoi në vazhdimin e thellimin e proceseve demokratike.
Që nga muaji janar dhe deri në ditën e zhvillimit të punimeve të konferencës radhët e organizatës së partisë socialiste në Shkodër u shtuan edhe me 362 anëtarë të rinj dhe vetëm pas 22 marsit u bënë 154 pranime të reja. Të pranuarit rishtas janë shumica të reja dhe të rinj, që nuk kanë qenë më parë anëtarë të asnjë force politike, që kanë besimin e duhur në alternativën socialiste për zhvillimin e vendit.
Edhe dikush do të lindë nga ku ka përfunduar dhe do të përëndojë nga lind premtoi - opozita
- Për gabimet e së kaluarës ne socialistët e thjeshtë nuk kemi asnjë përgjegjësi - diskutoi kryetari i PS në zonën e Koplikut, Perlat Ramçej. Ne na u larguan më së shumti ata që humbën privilegje; dhe kjo jo na forcon si parti. Në këte fushatë opozitarët morën tituj e lavdi?
PËR MET
Këto ditë PS e rrethit të Përmetit bëri Konferencën e parë të saj.
Në materialin kryesor dhe në diskutimet u vlerësua puna e PS e rrethit. Gjithashtu u theksua se PS është afirmuar si forcë kryesore politike dhe u privuar ku gjithnjë e më tepër po gjen mbështetje të gjerë në kategori të ndryshme njerëzish. Organizata e PS punoi për kompaktësimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të saj, gjë që shprehet në strukturat e qëndrueshme organizative, në ngritjen dhe funksionimin e pesë Këshillave drejtuese zonale si në qytetet Përmet e Këlcyrë, Sukë, Ballaban, Koshinë, Petran etj. si dhe në konsolidimin e përmirësimin të nivelit drejtues të shumë organizatave të PS si në Petran, Koshinë, Ballaban, Potgoran, Frashër etj. Në shkallë rrethi funksionojnë 114 organizata partie. Pozitiv ka qenë fakti se në çdo fshat, lagje e ndërmarrje ekonomike janë ngritur e funksionojnë organizata të Partisë. Numri i anëtarëve jo vetëm që nuk ka rënie, por është përmirësuar shumë kryesia, sepse gjatë periudhës janar-10 qershor u bënë 82 pranime në radhë. Vetëm gjatë muajit Maj-Qershor u bënë 44 pranime cilësore nga radhët e rinisë eurosocialiste dhe inteligjencies. Në disa organizata partie si në Koshinë, Rodenë, Potgoran, Badëlonjë, Kosovë etj. Gjatë periudhës pas 22 marsit janë bërë pranime masive nga 5-10 anëtarë, të cilat ndikuan në përmirësimin e punës së PS në këto fshatra e zona.
Në konferencën foli edhe i deleguari i KD të PSSH, shoku Elmaz Sherifi. Në fund konferenca zgjodhi organet drejtuese të PS të rrethit dhe delegatët për në kongres. Kryetar i KD të PS të rrethit u rizgjodh shoku Arkin Kristulla.
VASIL PANO
BERISHA TAKOHET ME BUSHIN
Presidenti Berisha zhvilloi një bisedë me presidentin Xhorxh Bush ditën e hënë në shtëpinë e Bardhë.
Bushi theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin proceset demokratike në Shqipëri. Ai shtoi ... ndihmë e mëtejshme në këtë periudhë të kalimit në tregun e lirë tha Berisha. Dy presidentët biseduan edhe për gjendjen e shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Pas takimit me presidentin Bush ...
Mos luani me të drejten tonë
Komisionit të ndarjes së tokës, SHËNKOLL, Komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit, LEZHË, Ministrisë së Bujqësisë, Këshillit të Ministrave
Ne banorët e fshatit Shënkoll të rrethit Lezhë (banues në qendër të këtij fshati), shumica prej mbi 40 vjetësh, kërkojmë të na ndahet toka me drejtësi sipas ligjit të miratuar dhe afër vendbanimit tonë të përhershëm. Në rast se ligji i tokës për ne do të zbatohet në mënyrë të gabuar siç është menduar der tani që në të marrim tokën në kufij me fshatrat Talë e Rrilë dhe në tokat tona ku kemi banuar prej kaq shumë vitesh të vijnë fshatarët e Pllanës, që nuk kanë tokë, kur për ta është ngjallur larg si t’u jepet toka në qendër të fshatit tonë si t’u jepet në kufijtë e fshatrave Talë e Rrilë) jemi të detyruar të përdorim të gjitha format e protestës që lejon ligja. Ose, do të kërkojmë që të trajtohemi me punësim, banim etj. nëpër qytetet si gjithë qytetarët e tjerë të republikës, duke mos pranuar të marrim tokën fare. Mos luani me të drejtën tonë. Ligji i tokës të zbatohet siç e ka miratuar parlamenti. Vetëm kaq kërkojmë. Dhe do t’i lutemi edhe zotit që do policia ngatërrohet në këtë punë. Policia është pro ligjit, apo kundër tij?
Këtu më poshtë ju paraqesim emrat e mbiemrat tanë dhe firmat:
(Peticioni është nënshkruar nga 57 banorë të fshatit Shënkoll).
1. Pal F. Marku, 2. Dod F. Marku, 3. Fran Llesh Marku. 4. Preng L. Marku, 5. Shkurt Zef Micuku. 6. Mark Shkurt Micuku, 7. Zef Sh. Zefi, 8. Gjergj Shkurt Zefi, 9. Ndue Kol Bardhoku, 10. Sandër N. Kola.
Dt. 11.6.1992
ME BUSHIN
Presidenti Berisha zhvilloi një bisedë me presidentin Bush ditën e hënë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Berisha zhvilloi një bisedë me presidentin shtoi se nënshkroi një marrëveshje për ndihmë ekonomike për Shqipërinë që i është dërguar Kongresit për miratim. Bushi theksoi gjithashtu se ai nënshkroi një marrëveshje tregtare amerikano-shqiptare. Marrëveshja do t’i japë Shqipërisë kushte të favorshme për tregti, duke i dhënë asaj tarifa më të ulta për mallrat e saj të importuara në SHBA. Shqipërisë i nevojitet një ndihmë e menjëhershme ish-Jugosllavi.
Pas takimit me presidentin Bush dhe zyrtarët e tjerë të lartë amerikanë presidenti Berisha tha se ne diskutuam gjerësisht mbi gjendjen ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe gjendjen në rajon. Mund të them se kemi gjetur mirëkuptim në të gjitha problemet për të cilat biseduam. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara plotësisht për të ndihmuar Shqipërinë dhe në zgjidhjen e problemeve në rajon.
Rahmet pastë TRENI!
Askujt s’e di ekzaktësisht se kur nisi; një funksionar partiak këtu dëshmon se në cilën ditë «vdiq» në Lezhë, më pat treguar në fillim të udhëtareve të udhëtares...
Askujt s’e di ekzaktësisht se kur nisi; një funksionar partiak këtu dëshmon se në cilën ditë «vdiq» në Lezhë, më pat treguar në fillim të udhëtarëve të udhëtares së udhëtimit për linjën që na takonte udhëtojmë më parë; Shkodër – Tiranë. Thonë që nuk funksionon o dhe treni i linjës Tiranë – Lushnjë; ndoshta janë këto mërrëveshje e shka- termave që panë më mirë është të mos funksionojnë. Veç disertatët e pëlqet askush tjetër nuk i ka të dhënat e amortizimit unikal në Shqipëri, por edhe nga zëri si ky që për trena? Linjat telefonike ... Stacionet të tjerat; buletini: Bagëtitë ... Një stacion për trenat? ...
Vijon teksti për historinë dhe gjendjen e linjave hekurudhore, stacioneve, vagonëve dhe transportit; pjesa e poshtme është e paqartë në figurë dhe disa fjalë nuk lexohen me siguri. Në anën e djathtë përmenden Lezhë, Shkodër, Tiranë, Lushnjë, stacioni i trenit dhe udhëtarët.
NGA ZHVILLIMET BRENDA KOMUNITETIT EVROPIAN
Udhëheqësit socialistë të Komunitetit Evropian kritikuam qeverinë konservatore të Britanisë të martën për kundërshtimin e saj ndaj planit të TPE-së, për orët e punës dhe kushtet sociale të punëtorëve.
Udhëheqësit socialistë të Komunitetit Evropian kritikuan qeverinë konservatore të Britanisë të martën për kundërshtimin e saj ndaj planit të TPE-së, për orët e punës dhe kushtet sociale të punëtorëve. Konfederata e Partive Socialiste të vendeve anëtare të TPE-së, që po zhvillon një mbledhje në Lisbonë, dënoi konservatorët «që i mohuan popullit të Britanisë së Madhe alternativat dhe mbrojtjen e garantuar nga kapitulli për problemet sociale» të TPE-së.
Kryetari i Partisë Laburiste britanike tha se kundërshtimi i Traktatit të Mahstritit nga Danimarka, e ka dobësuar shumë pozicionin e Meksherit në parlament dhe ai do të luftojë për miratimin e këtij kapitulli nga parlamenti britanik.
★ ★ ★
Franca dhe Italia po përpiqen të pengojnë miratimin zyrtar të reformave në bujqësi të TPE-së të rëndësishme dakord në parim me maj, nënë të ditur zyrtarë të bujqësisë dhe diplomatë të TPE-së. Komisioni i posaçëm për Bujqësinë, i përbërë nga përfaqësues të gjitha vendeve anëtare, po ...
LIBERALIZIMI I ÇMIMEVE ËSHTË DOMOSDOSHMËRI, POR...
Reforma: SHANSI I ZHVILLIMIT
Kriza komplekse që vazhdon të përjetojë ekonomia shqiptare i ka shtrirë metastazat në të gjitha porret e saj.
E, ndërsa pritet të shpëtohet prej saj, ndonëse ka më se një vit që forcat politike përgjithësisht kanë gjetur si të vepron rrugë të reformimin e ekonomisë për transformimin në ekonomi tregu, ende nuk po hyhet në shtratin e saj. Për këtë asryet janë të shumta, por, është thelbësore që të rikujtojmë se duhet të mbahet mirë parasysh fakti se gjendja dhe procesi nga e cila nis ekonomia shqiptare për të kaluar në ekonomi tregu jo vetëm është tejet e rënduar, por, ka specifikat, problemet dhe karakterin e vet, edhe pse objektivat themelore në këtë proces mund të jenë të njeta me vendet e tjera të Europës Lindore dhe Qendrore që kanë hyrë në këtë rrugë.
Brenda kuadrit të reformës ekonomike, reforma e çmimeve, përmes liberalizimit të tyre është «Thembra e Akilit» andaj ka një rëndësi vitale për ruajtjen e ekuilibrit social, për zhvillimin e një ekonomie tregu, për të pakësuar deficitin buxhetor dhe për efektivitetin ekonomik në përgjithësi.
Procesi i këtij reformimi padyshim që nuk është i lehtë. Kjo sepse, përgjithësisht një ekonomi tregu i shikon çmimet si një sistem sinjalizimi, një mekanizëm racional, një sistem nxtës dhe një mjet i rëndësishëm informacional. Bile ... teksti ndërpritet në fund të faqes.
... të cilat kushtëzojnë veprimtarinë e subjekteve ekonomike, nxjerrjen e të ardhurave në buxhet, vlerësimin e tyre dhe, ajo ç’ka është më e rëndësishme dhe më e prekshme është se prej tyre përcaktohet niveli i jetesës së popullsisë. Me pak fjalë ndikimet ekonomike dhe sociale të këtij reformimi janë jo të vogla.
Parë në këtë kënd vështrimi dhe duke mbajtur parasysh se nuk mund të ketë ekonomi tregu pa çmime të liberalizuara kuptohet se reformimi i sistemit të çmimeve në Shqipëri përmes liberalizimit të tyre përbën një domosdoshmëri të padiskutueshme.
Por, njëherësh është kusht i nevojshëm që për kryerjen e kësaj reforme të gjykohet në tërë kompleksitetin e saj duke mbajtur parasysh veçantitë e karakteristikat e zhvillimeve politike, ekonomike, sociale, kulturore e pse jo edhe psikologjinë e popullit tonë, sidomos në këtë periudhë tranzicioni.
Me një gjykim të tillë, për realizimin e sukses[...] të reformës se ...
Së pari Reforma e sistemit të çmimeve duhet të jetë tërësore, pra të përfshijë çmimet e shumicë dhe me pakicë.
Së dyti: Kjo reformë duhet konceptuar si pjesë e pandarë e reformës ekonomike e sidomos si një element i rëndësishëm i mekanizmave makroekonomikë, tashmë thuajse tërësisht të çrregulluar në ekonominë tonë. Për rrjedhojë kjo reformë nuk mund të mendohet e kryer në mënyrë të shkëputur nga reforma e mekanizmave makroekonomikë siç janë sistemi bankar, politika monetare, e kreditit, e interesave, e kurseve të këmbimit, konvertibiliteti i monedhës, buxheti i shtetit, vendosja në një sistem efikas tatimesh e taksash liberalizimi i eksport importit dhe heqja e licensave etj., mbështetur në një paketë ligjesh të nevojshme që lidhet me to. Çdo shkëputje e madhe në kohë në zbatimin praktik të reformimit të mekanizmave makroekonomikë do t’i shtojë shpërpjestimet dhe disekuilibret makroekonomike, ç’ka do ta vështirësonte më tej daljen e ekonomisë nga kriza.
Së treti: Ajo ç’ka është dhe më e ndjeshme, më e prekshme në këtë reformë e që ka ngjallur reagime e shqetësime në popull është liberalizimi i çmimeve me pakicë, të mallrave të shportës. Rreth kësaj ka pasur dhe ka debate e mendime të kundërta mes ekonomistëve, politikanëve, qeveritarëve dhe sindikatave, shtetit dhe institucioneve financiare e monetare ndërkombëtare etj. Në përgjithësi, tashmë, nga të gjithë është rënë dakord për liberalizimin e çmimeve me pakicë, për rrugën që duhet të ndjekë ky proces, për madhësinë (numrin) e artikujve që do të përfshijë «shporta» të mallrave me të domosdoshme për jetesë, çmimin e tyre, mënyrën dhe masën e kompensimit të tyre dhe të ardhurat e popullsisë, kështu diskutime e debate.
Nisur nga gjendja katastrofike ... (Vijon në faqen 2)
GEJTI SHQIPTAR
Të vërtetës f’ i shkojmë deri në fund...
Dje, në parlament e mori fjalën deputeti Namik Dokle, i cili tha:
«U bënë disa ditë me radhë që mjetet tona të informacionit masiv po merren me “Gejt-Serreqin” ose me aparaturat e përgjimit që ministri Serreqi zbuloi në zyrën e tij.
Mendoj se kjo çështje s’mund të kalohet në heshtje nga parlamenti ynë, sepse vërtetimi apo mos vërtetimi i sensacioneve të tilla politike, përfundon gjithnjë me rrëzime presidentësh, apo ministrash. Natyrisht ne s’kemi punë me presidentë. Përse ai që ishte ka dëshirë të dorëheqje, siç dihet...
Por si parlamentarë, për një gjë duhet të jemi të qartë e të qetë:
Ç’përbën kjo çështje të cilës tanë e kemi vështruar t’i vëmë emrin?
- Po të jetë një përgjim sekret i vendosur me kohë, ne duam të dimë se kush e ka vendosur, për më tepër që janë përgjguar dy ministrara socialiste dhe tani së fundi ministri i PD, zoti Serreqi.
- Po të jetë se është vendosur vetëm për zotin Serreqi, aq më shumë duhet kërkuar llogari, megjithëse në demokraci ka aq shumë transparencë, sa që nuk ka nevojë për aparatura përgjimi.
Ruajna Zot, sikur të jetë përgjyruar zoti Gensher, në zyrën e Ministrit tonë të jashtëm, pikërisht në prag të dorëheqjes së tij!
Prandaj unë propozoj që të ngrihet një Komision i përkohshëm parlamentar, ose të ngarkohet për këtë marrje informacion për çështjen Komisioni i punëve të jashtme i parlamentit dhe:
- Nëse është i vërtetë ky “Uëter gejt shqiptar” të merren të gjitha masat ligjore, madje nga më të rreptat.
- Nëse ky është thjesht një sensacion për prestigj diplomatik, apo për të pushuar disa njerëz nga puna, atëherë të kërkohet nocion vërtetësimi për ministrin e jashtëm...
Pas fjalës së deputetit Namik Dokle e mori fjalën deputeti Baleta i cili përkrahu idenë e ngritjes së një Komisioni parlamentar për të shqyrtuar këtë çështje.
Duke falenderuar zotin Baleta për përkrahjen e propozimit të tij, deputeti Namik Dokle tha se është me rëndësi t’i shkohet të vërtetës deri në fund. aq më tepër që me të drejtë zoti Baleta ka theksuar në një intervistë në radio se në këtë çështje mund të kenë gishtë dhe shërbimet e huaja të zbulimit.
Duke zbuluar të vërtetën mbrojmë dinjitetin e kombit dhe interesat e popullit.
Mos luani me të drejtën tonë
SOS për kinematografinë shqiptare
A do të mbijetojë kinematografia shqiptare? Dhe si?
Me ndjenjë përgjegjësie prej krijuesi të shquar që i dhëmb arti i kinematografisë shpresoj alternativën e tij para kolektivitetit të kinematografisë shqiptare që gjej alternativat e kineastëve Artistit i Popullit; ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve: Dhimitër Anagnosti:
Të krijuesit kineastë tashmë të shqetësuar për fatin e artit dhe të tyre unë mbresë shqetësuese zotimi i këtij regjisori të shquar: «Ketu tek ju e kam vendin dhe unë nesër si regjisor; ndaj do të mbroj interesat kombëtare të këtij arti; po unë një votë qeveritare kam; beni mirë të sensibilizoni dhe ju opinionin: Nëse zeveria nuk jep gjë për kinematografinë unë do të bëj një deklaratë publike dhe do të jap dorëheqje».
BARDH E ZI