18/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 qershor 1992

ÇDO TË BËHET ME PASURINË KOMBETARE TË BANESAVE?

INICIATIVE LEGJISLATIVE E GRUPIT PARLAMENTAR TE PS Në periudhën 47 vjeçare, shtetërimi përfshiu të gjithë sektorët e ekonomisë duke u shtrirë deri në banesat e qytetarëve. Në këtë mënyrë qytetarët nuk kishin mundësi për të qetuar si pronë të tyre një banesë të paktën në kushtet minimale. Me punën e tyre, nëpërmjet ndërmarrjeve shtetërore të ndërtimit apo në mënyrë vullnetare, shtetasit arrinin të ndërtojnë deri në vitin 1991 rreth 181 mijë apartamente shtetërore me një vlerë të përgjithshme prej 4.5 miliardë lekë (të gjitha vlerat janë të llogaritura me çmimet fikse përpara liberalizimit). Duke marrë në konsideratë amortizimin e tyre si rezultat i përdorimit dhe se vlera reale e mbetur e tyre është rreth 2.3 miliardë lekë. Numri i popullsisë që banonte deri në fundin e vitit 1991 në qytete e qendra të banuara rezulton 860 mijë vetë. Rrjedhimisht nga raporti i vlerës reale të mbetur (3.3 miliardë lekë) me numrin e popullsisë (860 mijë) del vlera 2830 lekë për çdo banor. Pra, çdo banuesi i përket në këtë pasuri kombëtare vlera 3830 lekë; e cila përfaqëton madhësinë e letrës me vlerë që mund ta përdorte çdo banues gjatë privatizimit të banesave shtetërore. Nëpërmjet projektligjit të paraqitur synohet të realizohet kalimi i të gjitha banesave shtetërore (jo pronë e ish pronarëve) në pronësi të shtetasve që banojnë në këto banesa, duke patur parasysh ndërkohë edhe disa kritere. Projektligji paraqitet në dy variante: a) Varianti 1: Kalimi falas i asaj pjese të banesës që i takon sipas normave dhe kritereve aktuale çdo banuesi që banon në banesat shtetërore. b) Varianti 2: Kalimi falas vetëm i letrës me vlerën e mësipërme çdo banuesi që banon në banesat shtetërore. Varianti 1: Arsyeja kryesore që propozohet ky variant lidhet me faktin se banuesit e qyteteve e të qendrave të tjera të banuara kanë kontribuar jo vetëm në krijimin e 181 mijë ndërtesave shtetërore por edhe në krijimin e tërë pasurisë kombëtare, dhe nga ana tjetër, nuk zotërojnë as pronën më minimale që mund të ishte banesa. Përderisa për arsye të shumta objektive e subjektive, nuk po kryhet vlerësimi e shpërndarja e të gjithë pasurive kombëtare mbi bazën e kontributit të secilit është normale që banesa të kalojë falas çdo banuesi pa patur nevojë të paguajë një shumë shtesë mbi vlerën e letrës me vlerë të nisëtuar më sipër. Ky variant ka disa avantazhe: a) Të gjithë banuesit që banojnë në ndërtesa shtetërore bëhen njëherë pronarë të banesave të tyre. Njëkohësisht shteti lirohet nga aktiviteti i mirëmbajtjes së tyre apo aktiviteti tjetër. b) Meqenëse nuk është i nevojshëm amaneti i çdo banese në veçanti, s’është e nevojshme ngritja e komisioneve të cilët duhet të kryenin vlerësimin e vlerës reale të mbetur të çdo banese mbi bazën e shkallës së amortizimit të tyre. Ngritja e këtyre komisioneve do të kërkonte angazhim të mjaft forcave dhe do të krijonte kushte të përshtatshme për kompromise. c) Mund të ishte i nevojshëm emetimi i letrave me vlerë, gjë e cila sigurisht do të kërkonte përdorim të valutës dhe shpenzime të tjera. d) Meqenëse privatizimi është i ...

Televizioni censuron AZEM HAJDARIN!

Ka disa ditë që në Televizion pëshpëritet se Azem Hajdari ka dhënë një intervistë për Televizionin. Se çfarë ka folur atë e dinë shumë pak vetë, të tjerë, si zakonisht, i tjerrin gjërat. Thuhet se ka folur për pastrimet në ushtri e në SHIK e nuk është dakord kështu siç po veprohet. Por kjo pak rëndësi ka. Thuhet se ka ardhur një urdhër nga «lart», që intervista të mos transmetohet. Kë ka prek në kallo intervista, nuk dihet; por dihet, të paktën në parlament, se Azem Hajdari di të prekë mirë në kallo! Dikça, siç duket, nuk i shkon për shtat dikujt. Ndonjë qytetari të zakonshëm që intervistohet, të mos i mbesë hatri nëse nuk i transmetohet intervista, të mos i mbesë hatri as ndonjë ballisti, kulisniku apo nipi krimineli. Kur censurohet Azem Hajdari nën kryetari i PD, deputet dhe kryetar i njërit prej komisioneve më të rëndësishme, do të thotë se në Televizion janë vendosur rregulla të forta, se ai punon me urdhëra të forta se aty ka disiplinë të fortë parti. Sidomos jam i bindur se Azem Hajdari ka folur shqipërisht, me realizëm me objektivitet për opinionin, derisa censurohet.

«Shoqja» e shtiburr!

- Po bëhen disa muaj që jemi në pritje të marrim artikujt më të domosdoshëm ushqimorë që na janë garantuar nëpërmjet sportit si vaj, oriz, makarona, sapun etj., e them me dëshpërim, deri më tani s’kemi marrë asgjë. Një pritje e tillë po vështirëson çdo ditë jetën e familjeve të qytetit tonë. - Vazhdimisht kemi lexuar e dëgjuar nëpërmjet shtypit, radios dhe televizorit, deklarata e premtime, intervista, lidhje marrëveshje dhe bashkëbisedime nëpërmjet shumë delegacioneve, bile edhe nga Qeveria e Zotit Meksi, se gjendja e niveleve të jetesës do të përmirësohet me gjithë kushtet e «enda ekonomike e sociale që po kalon vendi. Por deri më tani nuk po shohim asnjë veprim konkret. - Është e çuditshme se në tregun privat, matrapazët e spekulantët po bëjnë tregëti të lirë me artikujt sportues, duke i shitur disa artikuj me çmime të larta. Kështu p.sh., një kallëp sapun arrin çmimin nga 2.5 në 13 lekë, sheqeri nga 8 lekë në 35 lekë. Kështu me radhë edhe artikujt e tjerë. Nga një grup qytetarë të rrethit Pogradец 1. Gjokë Laçka, 2. Koco Kove, 3. Llazi Shkurti, 4. Stasi Kërxhalli, 5. Çelnik Tora, 6. Vangjel Çobani, 7. Shefqet Duka.

Virgjëri e freme

KENDI I REFORMES Virgjëri e freme Kërkohet një bankë private në Shqipëri (!?) Ku ta gjesh. Në Shqipëri nuk ka të tilla, në sistemin tonë bankar akoma nuk flitet për shumëllojshmëri bankash që veprojnë mbi bazën e një kapitali financiar në pronësi të ndryshme. Bankat shtetërore akoma janë tabu të paprekshme. Për to nuk ka ndryshuar sistemi ekonomik. Ato vazhdojnë me vetveten, të paprekura, të mbrojtura nga konkurrenca, virgjëresha të rreme por të tronditura nga nga qera që i besojnë. Kemi pranuar që ekonomia e tregut mbështetet mbi privatizimin e ekonomisë për është jashtë çdo logjike elementare ekonomikе që të mbahet vetëm një sistem bankar; ai shtetëror. Kontradikta është prezente: ekonomi private-bankat shtetërore. Ç’rekomandon lidhja në këtë tranzicion gjysmë kontinental? Në ndryshim nga ne, në të gjitha vendet e lindjes që nga Polonia deri në Bullgari funksionojnë filialet e bankave private. Po ku është India? Disa banka të fuqishme private Franceze e Gjermane kanë hapur filiale, agjensi, degë apo zyra përfaqësimi bankare në Hungari, Rumani, Poloni, etj. Këto nuk janë kopjime mekanike por domosdoshmëri ekonomike. Së pari: ... Bankat private europiane të fuqishme është i madh. Kjo për faktin se bankat shtetërore janë të tronditura, ka humbur besimi dhe vështirë të pranohen nga investitorët e biznesmenët e huaj. Ai që derdh para don ti ketë ato më parë të garantuara. A thu bankat tona shtetërore bëjnë përshtypjen nga ato të lindjes? Së dyti: bankat private janë më të përshtatshme në kushtet e një ekonomie private. Atëherë pse ne duhet të vuajmë nga mania e origjinalitetit? Ekonomia private nuk ka ç’pret nga bankat shtetërore. Investitorët e huaj nuk e vënë vetën në rrezik me bankat tona mbetur në borxhe e të bllokuara nga bankat e huaja. Nëqoftëse bankat në lidhje janë të tronditur, nuk e di këto tonat a i kanë themelet. Janë afro 600 milionë dollarë borxhe. Vajtje ardhje për ç’bllokime. Sistemi ynë bankar shtetëror është krejtësisht i pafuqishëm për të përballuar e mbështetur reformën ekonomike në Shqipëri. Qeveria e specialistët e saj duhet të mendojnë diku disa ditë. Pala frikë. Në kapitalizëm dhe bankat falimentojnë. A jemi për ekonomi tregu?

Sa i vonuar je, o vëzhgues i parlamentit!

Lexuam vëzhgimin tënd me titullin «Zoti Dokle, kishit të drejtë... Lexuam vëzhgimin tend me titullin „Zoti Dokle, kishit të drejtë...“ (RD, 17 qershor 1992) ku rrekesh të bësh biografinë e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTV, K. Ymeri, S. Çela e A. Minga, të propozuar nga grupi parlamentar i PS. Bukur i ke bërë, tepër si Mihal Bishai. Veç në një gjë nuk ke arritur: ustane tënde, Bisha; je shumë vonë. Si nuk i bëre këto, para se grupi juaj i deputetëve të votonte unanimisht?! Dhe nuk kishte pak kohë, por plot dhjetë ditë, gjatë së cilës grupi juaj u mblodh disa herë për këtë çështje. Megjithatë, të lumtë! Me këtë zell që paske, o vëzhgues, ndonjë ditë do t’i bësh biografitë edhe vetë presidentit dhe këshilltarëve të tij. Por për këtë duhet të marrësh leje të zakonshme. E ke 15 ditë apo 30 si deputet? Vëzh-vëzh-guesi

Në vend të një replike

Ja më në fund, populli i gëzohet një arritjeje. Një fruti të reformës. I madh e i vogël e përshëndet këtë... lak që i vihet ndërgjegjes demokratike. Në emër të komisionit të Kuvendit Popullor për informacionin atë e bëri të njohur deputeti S. Shkupi: Një modelar demokratik biografie! E përsëriti tërë herë. (Letë anëtarë të KD të RTV e patën fat shembullin e parë) Dhe përsëri na u dukën pak. Gabim, shumë gabim bëri kryetari i kryesisë, që ndërhyri për të mos u përsëritur kaq herë e njëjta gjë! Dhe na mirë bëri lexuesi, që nuk u tund nga reklamimi i modelarit, e duke marrë deri në fund detyrën e ngarkuar nga partia! Reformës i duhet një modelar i tillë. Dhe parlamenti nuk u kursye. Ja dha. Se reforma jonë do të ketë specifikën e vet. Politika në plan të parë e kërkon medoemos, të respektohet edhe «tradita biografiane». Modelari P. (i realizuar në sajtë të shpjegimit krijues të shumicës) tani është konkret. Dhe na erdhi në një kohë mjaft kritike. Kur u duhet aparatëve, punonjësve të këtyre. Ja lart poshtë, u duhet studentëve, nxënësve, pionierëve. Fëmijëve që duan të venë në kopshte, o në çerdhe. Modelari P. siguron shtetin demokratik nga elementët demokratikë. VANGJEL STEFA

O bindjet... o punën...?!

ZGJIDH E MERR Në intervistën e datës 11 qershor 1992 presidenti Berisha paraqiti qartë dhe pa ekuivoke argumentet ligjor për pastrimet që vazhdojnë. Çdo gjë e ka lidhur me reformën. Kritere bazë për këtë pastrim afërisht, buj e shprehu ai, është qëndrimi (predispozicioni) që mbahet karshi reformës. Edhe pse mund të mos jesh dakort me këtë «arsyetim» nuk mund të vihet në dyshim sinqeriteti i tij. Presidenti nuk e pa me vend të përmendte se në pastrimet që po bëhen është vënë «politika në plan të parë». Këtë, ndoshta ai nuk e bëri se do të tingëllonte neo-monizëm. Me sa duket kriteret ligjore biografiane, «ndershmëri» etj., i lë në harresë kur përkrah palës politike. «Me cilin është «kufi»» i... [fjalë të paqarta] Mbi e bazë e kritere vlerësohen... e zbulohet ... I... Prandaj qëndrimi e përkryer karshi reformës? Zoti na ruajti! Për këtë qëndrime sot po merren vetëm masa administrative, ndërsa në rastin, koshdhi, disfatat e përgjithshme të «luftës së klasave», nuk është ... i kalohët edhe në masa penale për agjitacion e propagandë. ... (e paqartë) ... Dhe si kaluan reformat që të shprehet pro reformës i paqartë ...

Çdo t’u themi 250 familjeve malësore në Oblikë?

250 familje në NB Oblikë në pritje për...për të gjitha, sepse nuk kanë asgjë. Në të vërtetë në ndërmarrjen bujqësore të Oblikës unë nuk shkova për të marrë të dhëna për temën e këtij shkrimi. Aty ishte krijuar një organizatë krejtësisht e re e Partisë socialiste, me rreth 40 antarë, të cilët nuk kishin qenë asnjëherë më parë antarë të ndonjë partie tjetër dhe unë mendova se mund ta bëja një shënim të shkurtër rreth këtij fakti. Mirëpo u ndodha përpara një teme të re, të cilën nuk kam se si të mos e shkruaj... 250 familje malësore në NB Oblikë janë në mes të udhës e pa asnjë shpresë. Pak histori. Në mjediset e zonës së Oblikës, me krijimin e ndërmarrjes bujqësore, mbi bazën e mal-live të kodrave, dikur gjithë shkurre e tani me plantacione të ullinjve, pemëve frutore etj, janë vendosur edhe 250 familje malësore, nga vise të ndryshme të malësisë së Shkodrës. Ata përgjithësisht nuk erdhën me dëshirën e tyre në këto vende, sepse edhe vendet e mëparshme i kishin të bukura. Por ulërat e hidrocentralit të Lumit Drin përmbytën fshatrat e tyre dhe ata erdhën. Shteti ndërtoi rreth 30 pallate të reja banimi dhe u bë një lagje e bukur. Deri tani, me raste të rralla, fëmijët e rinj dhe të vjetër. Pra malësorët me vendasit kanë shkuar shumë mirë. I janë gjendur natyrshëm njëri tjetrit në gëzime e hidhërime, ndoshta kjo edhe nga ekzistenca prej shumë vitesh të një lagjeje malësore në hyrjen e zonës. Tani gjërat kanë ndryshuar. 250 familje nuk kanë asnjë njeri në punë që nga maji shtator. Burrat qëndrojnë në pritje, ulen në sheshin e fshatit, shohin të tjerët kah punojnë tokat, por duart e tyre janë të lidhura. Presin rrogat, e cila këtë radhë iu erdhi me 30 për qind zbritje (pasti). Kjo u tregulla (gabimi) ... Ata nuk kanë tokë për të punuar, bile as për t’u mbjellë një ngastër të vogël me perime, as një pemë për hije, as një rrugë një parë lule. E gjithë toka është marrë nga ish pronarët, ndërmarrja bujqësore e Oblikës, që tani shtator është një ndërmarrje lëje. Eshtë në letër, por nuk është në të vërtetë. Nuk dihet se kujt është toka, e kujt është firma, ç’do të bëhet me këtë ndërmarrje bujqësore ku shitet ... përqindja e... milionë lekë për të hequr shkurret e për të bërë plantacione e njohura. Gardhet i kanë hyrë kodrës e tokës bri lumit të Bunës dhe zotërit nuk lejojnë të ardhurit të punojnë. Dhe ata rrinë. Po kur? Me se do të jetojnë në të ardhmen këto njerëz? - Fillimet e sherrit. - thotë njëri nga të pranishmit njërin kur u bë takimi i parë me zotin Spahia, atëherë kryetar i komitetit pluralist në Shkodër. Edhe ne na jepte të drejtë. Edhe fshati i jepte të drejtë. Ndërsa për ligin e tokës, ai tha se «kam votuar kundër tij». Pas saj filluan sherret. U ngritën gardhet. U prishën de facto fermat. U prish bujqësia dhe rrethit. Prodhohet e këtij viti, si qëshët, po i shesin privatët dhe prej tyre, pra vetëm nga qershitë e mbjellu-ra vetë më herët, kanë fituar ... dra mijra lekë, ndërsa ata që punuan qëndrojnë në hije dhe dëshpërohen për një grusht fruta. Çfarë do të bëhet me këto femër? Do të ndrohet apo jo? Kush ka të drejtë në këtë, çfarë thotë ligji? Natyrisht nuk duam të dalim kundër të drejtave të natyrshme të banorëve të Oblikës. Toka e pakët dhe dëshirat për të zhvilluar si dikur një blegtori të ndjeshme, shtyjnë kah përcaktimi i kufijve të fshatit. Ndërsa, edhe aty ku dikur nuk kishte kufij. Në radhë të parë, sipas ligjit, duhen realizuar kërkesat e tyre. Por edhe të tjerët nuk duhet të jenë pa plan e pa shtëpi. Ligji duhet të zgjidhë çdo gjë. Edhe prodhimet e sotme, edhe të parandalojë ata në të ardhmen. Por kjo nuk është e vetmja gjë që presin banorët malësorë të Oblikës. Sipas rregullit ata duhen furnizuar nga ndërmarrja tregtare e shitblerjes nr. 1, por kanë kaluar shumë ditë e javë që kur është dukur furnizimi i fundit. Sheqeri, vaji, sapuni, mielli etj. janë bërë të rralla. Ndërkohë kur ata shtyten bollshëm në tregun e zi. Vëtem me të shtrenjten mund të gjen-den, por tregta e tyre po ulet e nuk po ngrihet. Ndërsa për ujë e banesa, për probleme të tjera, as që mund të nitet. Ata janë harruar me kohë... shpresës i ka dalë fundi. 250 familje, të cilat votuan thuajse tërësisht për ish opozitën presin prej saj. Presin për të gjitha, sepse nuk kanë asgjë. Edhe ata që kishin, punën e humbën. Një pritje nuk mund të jetë e pafund.

VEÇOJME FAKTIN:

Le të presim

Në shkollën e Bashkuar të Oficerëve filloi të zbatohet Platforma e pastrimeve!... Siç është vënë në dijeni lexuesi nëpërmjet gazetës «Zëri i Popullit» të datës 11. 6. 1992. Sokol Ndue Qehaja ka përgatitur një platformë të pasacme spastrimësh e cila do të zbatohet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve apo siç është emërtuar tash së fundi ky institucion Akademia Ushtarake e Forcave Ajrore. Për të marrë «fuqinë ligjore», platforma në fjalë është miratuar edhe nga kryetari i degës Partisë Demokratike të Lacit, zoti Mal Berisha. Publikimi i faktit të mësipërm jo vetëm që ka ngjallur panik në radhët drejtuese të Partisë Demokratike, dhe në vetë Ministrinë e Mbrojtjes, ç’ka me siguri nuk do të kalohet në heshtje, por ka zënë se do të pasohet nga zbulimi i ndonjë grupi armiqësor i cili do të akuzohet për nxjerrje të sekretit të Partisë. Pavarësisht nga kjo, platforma ka filluar të zbatohet. Njoftojmë lexuesin se ditën e shtunë më 13. 6. 1992 u shkarkua nga detyra Komandanti i shkollës Perlat Sula i cili është emëruar në atë detyrë afro 5 muaj më parë. Njëkohësisht sqarojmë se ai nuk ka qenë asnjëherë anëtar partie. Le të presim zbatimin e mëtejshëm të platformës!... Vëzhguesi

Fasada dhe realiteti

QEVERI QE ZGJON SHPRESA, APO... Populli votoi për «program më të mirë», ai votoi për të ndryshuar ekonominë, për ... endërra. E ashtuquajtura transparencë sot është mjergull që kërkon të na e rrëzojë pajmen. Qeveria dalëngadalë po e provon veten. Çdo ditë po shohim si po përmbushet objektivat e programit elektoral të PD. Ardhja e vaporëve me mallra u zëvendësua me luftën për kolltuk në nivelet e larta. Valla do ta ushqejë kjo popullin në këtë fufralkë apo do ta përçajë edhe më keq? Na u premtua ujë dhe telefon nga PD-ja por akoma nuk e dimë kur nga qeveria do na sigurohet vaj, orizi, sheqeri sapuni etj. Njerëzit kanë të drejtë të bëhen pesimistë për fjalën e dhënë. Qeveria i kalon tangent problemet themelore. Popullit nga TV-ja po i serviret një qetësi e rreme. Tjetër ndo- dhe në realitet. Njerëzit kërcënohen, asnjë s’guxon ta lerë shtëpinë, dë- mtohet prodhimi në mes të ditës, etj... Shumë familje ish kooperativiste nga që s’kanë marrë tokë janë dëmtuar. NB-së duke bërë dë- poli e mëdha. Prona e NB-ve bë-het në dilemë. Deri dje akuzohej «ku-pola e kuqe» (ministria e bujqësisë), për zbatimin e ligjit për tokën. Po sot, mos vallë pengon kupola blu apo ndonjë premtim i nxjerrë më parë nga ish opozita e djeshme? Shprehja «ne qeverisim, bota na ndihmon», ia ka kaluar açet e bar-kaletave, si ato me Nastradnin. Por kjo me sa duket, qe sa për të zënë kolltuqet. Ashtu si dje në monizëm, edhe sot nuk flitet me transparen-cë. FATMIR HETI Katundi Ri, Tiranë