25/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 qershor 1992

VEMENDJE NDAJ TELEVIZIONIT TE “DEPARTIZUAR”

Konferenca e shtypit e kryetarit të Partisë Socialiste filloi me 20 minuta vonesë. Shkaku ishte se ekipi i televizionit, që ishte lajmëruar për këtë veprimtari, nuk u paraqit për të filmuar. Në buletinët e informacionit të këtij institucioni shtetëror informativ u transmetua me figurë edhe për aktivitete të tilla si mbledhjen e forumit rinor të PD etj. Nuk jemi kundër që edhe këto aktivitete TV-ja t’i transmetojë, në qof­të se i transmeton, në qoftë se programi përmban edhe një lajm, natyrisht, në qoftë se lajmëron statuti i tij dhe dhëna nga Parlamenti. Por fatkeqësisht ky status shkelet në të dy ekstremet: jepet edhe ajo, që s’duhet dhënë, nuk jepet ajo që duhet dhënë. Mendojmë se Konferenca e shtypit e PS, si parti e dytë më e madhe në vend dhe parlamentare duhet pasqyruar në mënyrë korrekte e me figurë nga mjetet tona të informacionit televiziv. Kjo -llon më tej bindjen se TVSH vazhdon të censurojë dhe të jetë plotësisht e partizuar. — De- ri kur kështu?! Apo pas fushatës së re elektorale...

PUNË DHE ARGUMENTA

Më 26 korrik do të zhvillohen zgjedhjet për organet e pushtetit lokal. Partia Socialiste hyn në këtë fushatë të zgjedhjes si një forcë politike serioze, me objektiva të përcaktuara qartë. Siç u theksua në Kongresin e Parë të saj, ajo synon që në këto zgjedhje të fitojë të paktën 50 për qind të vendeve në komuna, bashki e rrethe. Ky është një objektiv i guximshëm, por plotësisht i realizueshëm. Cilat janë disa nga masat dhe veprimet që duhet të ndërmarrë partia në këtë drejtim? Mendojmë se është e nevojshme të sqarohen masat për përmbajtjen dhe strukturën e re të organëve të pushtetit lokal. Kjo do të thotë që masat ta kuptojnë se organet e pushtetit lokal funksionojnë mbi bazën e vetëqeverisjes dhe autonomisë lokale, dmth. ato marrin, me ligjin e ri të parlamentit, kompetenca të gjëra që nuk i kanë patur më parë. Është e domosdoshme, që, në këto kushte, në këto organe të zgjidhen njerëzit më të mirë, më seriozë dhe më të denjë për popullin, të cilët Partia Socialiste i ka me shumicë. I duhet bërë e qartë popullit kjo edhe për një arsye tjetër: Mbajtësit e sotëm të pushtetit qëndror do të përpiqen të propagandojnë se, pushtetin lokal duhet ta zhvillojnë kandidatët), kjo kërkon që organizatat dhe organet e partisë të fillojnë qysh sot të zgjedhin kandidatët, si për listën shumëemërore të anëtarëve të këshillave, ashtu dhe për kandidatët për kryetarë të komunave e të bashkive. Për këtë është e domosdoshme të bëhen mbledhjet e të gjitha organizatave të partisë, ku të diskutohen në frymë demokratike e me ndjenjë përgjegjësie për kandidatët e të mundshëm. Në këtë fazë është vendimtare edhe puna e këshillave drejtuese të partisë në zonat për hartimin përfundimtar të listave të kandidatëve. Pas miratimit të kandidatëve, është shumë i rëndësishëm propagandimi i cilësive të tyre në popull, evidenti-mi i vlerave të tyre dhe i alternativave të zgjedhjes së problemeve kryesore të komunës dhe bashkisë nga këshilltarët e Partisë Socialiste. Paralelisht me këtë punë, organizatat e partisë, këshillat drejtuese zonale dhe komitetet drejtuese të PS në rrethe duhet të përcaktojnë njerëzit që do të përfaqësojnë partinë në komisionet e zgjedhjeve si anëtarë të këtyre komisioneve dhe si vëzhgues. Kjo duhet vlerësuar posaçërisht. Mos lejojmë me anomalitë e 22 marsit! Po kaq e rëndësishme është vlerësimi nga anëtarët dhe simpatizantët e partisë së punës, të procesit kandidatëve, si dhe organizatat dhe organet e pushtetit lokal. Ky rol është veçanërisht i rëndësishëm... na jep mësime edhe në këtë drejtim. Asnjë banor i fshatit apo qytetit nuk duhet të mbetet jashtë listave të votimit; Veçanërisht duhen shmangur përpjekjet që mund të bëjnë përfaqësuesit e forcave të tjera politike për të lënë jashtë listave të votimit anëtarët dhe simpatizantët e partisë sonë. Detyra të rëndësishme ka në këtë fushatë elektorale udhëheqja e partisë në qendër e në rrethe, shtypi i partisë, organizata e rinisë euro-socialiste dhe e gruas socialiste etj. Harmonizimi i drejtë i tyre do të bëjë të mundur kurorëzimin me sukses të këtij aksioni të rëndësishëm dhe arritjen e atij objektivi që vari Kongresi. Duhet të bëhet e qartë për të gjithë se demokracia jonë e re ka nevojë për një ekuilibër të qëndrueshëm politik, që sot mungon. ...te, lokal duhet ta marrin ata që kanë edhe pushtetin në qendër. Kjo propagandë që ka filluar prej kohësh, pritet të intensifikohet në të ardhmen. Njerëzit duhen sqaruar që mos tremben e terrorizohen psikologjikisht nga propaganda cinike «Po votuat për PS do të mbeteni pa bukë». Do ta rrethojnë komunën (ose bashkinë), me tela me gjemba etj. Sa absurde duken këto deklarata elektorale që kanë filluar të dëgjohen, aq edhe zënë vend tek disa njerëz! Por ato duhen sqaruar dhe duhen sqaruar mirë. Kohë nuk ka. As ora nuk duhet humbur. Të gjithë socialistët, veçanërisht intelektualët, duhen vënë në veprim. Me zgjedhjet e 26 korrikut do të zgjidhen këshillat e komunave, bashkive dhe të rretheve, këshilla këto që do të zgjidhen me anë të sistemit proporcional (do të votohet për partitë dhe jo për personat konkretë). Kryetarët e komunave dhe të bashkive zgjidhen me sistemin mazhoritar (me emrat e tyre).

Realizëm dhe përgjegjësi për t’u dhënë fund çekuilibrave

-Konferencë shtypi e kryetarit të PSSH, shokut Fatos Nano dhënë dje në Pallatin e Kongreseve- Merrnin pjesë gazetarë të Radios, shtypit dhe ambasadorë e funksionarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë. Desha të theksoj se, në tërësi, Kongresi i Parë i PSSH realizoi objektivat që i kishte vënë vetes. Së pari, duke kurorëzuar procesin e formimit të PS si një parti e re e orientimit evropian dhe e së majtës demokratike. Këtë e mbështesin në gjykimet e tërë procesit të analizave dhe të zgjedhjeve në bazë dhe në Kongres, për kompletësimin strukturor dhe ideor të masës prej 100 mijë anëtarësh të Partisë rreth programit dhe alternativave që ai përmban. Kongresi rikonfirmoi njohjen e gjërë të anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë me bazën ideore dhe Programin themeltar të saj, i cili nuk është gjë tjetër, veçse një vazhdim i ideologjisë i ideve reformiste të shpallura që nga koha e Internacionales së Dytë. Në Kongres u njoh, u vlerësuan dhe u argumentuan gjërësisht roli dhe iniciativat konstruktive që ka marrë gjatë një viti, që nga formimi i saj PSSH si në proceset demokratike në vend, si në hapjen ndaj botës, ashtu dhe në pranimin e Shqipërisë në një organizma ndërkombëtare, që ndihmojnë afirmimin e një shoqërie të re dhe të vullnetit politik të saj për të ecur në një hap me botën. Ky rol është veçanërisht -Kongresi i Parë i PSSH, në tërësi, realizoi objektivat që i kishte vënë vetes. Minuam për një politikanë maksimalisht të mundshëm, në konflikte sociale gja-dhës, periodikë, të vështirë tranzicioni që po kalojmë, kontribu-t që do të vazhdojnë nga anan jonë dhe në ardhmen. Duke shprehur me realizëm një nga rezultatet më cilësore të kongresit theksoj se ai shfaq një nivel të ri përkujdesje politike, edukate demokratike dhe angazhimi të socialistëve shqiptarë për të para- gritur alternativa sa më realiste për zgjidhjen e problemeve të administrimit të krizës së sotme dhe të zhvillimit me hap sa më të shpej-të të reformave aq të nevojshme. Tashmë janë pjekur kushtet që alternativa socialiste e socialdemo-kratike të shndërrohet në një lëvizje me mbështetje më të gjërë sociale për të vendosur ekuilibret e nevojshme për transformimin e shoqërisë shqiptare. Kongresi riafirmoi qëndrimin parimor të PSSH që është dhe qëndrim programor i saj, për hapjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim e mirëkuptim politik me forcat e tjera politike të vendit në dobi të zhvillimit të reformave dhe sigurimit të një konsensusi social që nuk do t’i pengonte ato. Por ky qëndrim, në të gjitha format e mundshme demokratike, ne mendojmë se aktualisht nuk mund të arrihet me forca ekstremiste të djathta apo të majta, që rrezikojnë zhvillimin e shëndetshëm të demokracisë në Shqipëri. Mbi bazën e forcës së re organizative të Partisë, të njohjes më të mirë të programit të saj në masën e anëtarëve dhe simpatizantëve dhe të mundësive reale për të arritur kandidatë të aftë në konkurrimin për zgjedhjet e ardhshme lokale, në numë dhe objektiva plotësisht të realizueshme për të arritur fitore në gati gjysmën e komunave dhe të bashkive. Së fundi, delegacionet e partive të orientimit të majtë demokratik evropian që morën pjesë në Kongres dhe mesazhet e homologëve tanë që erdhën konfirmuan procesin e nisur të kontakteve, të lidhjeve, të përkrahjes e të solidaritetit me këtë lëvizje evropiane dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë reale që PSSH të zërë vendin që i takon dhe në Internacionalen Socialiste. Faleminderit! Pyetje: Cili është pozicioni i Partisë suaj për zgjedhjen e çështjes kombëtare? Cili është mendimi i PSSH për bllokimin që janë në hetuesi? Ç’do të bëhet me Ramiz Alinë, i cili përsëri i përket abuzimeve, sipas raportit të kontrollit, vijon i dyti në radhë? Fatos Nano: Për pyetjen e parë, Qëndrimi parimor, por dhe në detaje i partisë është shfaqur dhe në programet e saj bazë dhe në një varg dokumentesh në mbështetje të zhvillimeve pozitive në dobi të zgjidhjes së çështjes kombëtare në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi etj. Në mënyrë të njëtrajtshme është publikuar. Në Kongresin tonë, u theksua parimi që zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare nuk mund të bëhet jashtë frymës dhe parimeve të KSB-së dhe akteve të tjera, që kanë ndihmuar për zgjidhjen e problemeve të tilla në kushtet aktuale të dizintegrimit të ish perandorive komuniste, në BS apo Jugosllavi. Ne mendojmë se parimi i pandryshërmisë së kufijve nuk vjen ndesh me njohjen e së drejtës për vetëvendosje, si për të tjerët ashtu dhe për popullsinë shqiptare në Kosovë dhe në vise të tjera të Jugosllavisë, sendo që riorganizim territorial i Ballkanit, i njohur për karakterin e tij të ndërlikuar, nuk do të kishte veç- ...a të tmerrshëm... hem në Serbi... se një pakt... ishe dhe Bos... një konflikt... përsa Sali... me Hungari... im e trupa... në Kosovë... Vojvod... ka bërë... dosjen e... kufitar... Vetë... hyrje të... Të dielën... Tanju... ka hequr... saj territor... realiz... Vend... në Kosovë... të Beograd... ...gurimit të atij konsensusi social demokratik të cilin e botoi. Por ky... ...shtjes kombëtare? Cili është mendimi i PSSH për bllokmenët që

Zoti Kopliku survejon kryetarin e komitetit

— Kryetari i degës së rendit në Skrapar, Gjon Mark Suli, çmóruar para tre muajsh, shkarkohet nga detyra sepse i «ska dhënë makinën kryetarit të KE të rrethit për të bërë takim me kryeministrin» — Në degën e rendit në Skrapar, ditën e hënë datë 22.6.1992 në orën 14.00, drejtori i kuadrit i MRP komunikon urdhërin e ministrit të këtij dikasteri që pak a shumë përmbledh: Gjon Mark Suli, kryetar i degës së rendit, shkarkohet nga detyra sepse u ka dhënë makinën delegatëve të PS për të shkuar në Kongres. Nuk është vendi të theksoj meritat e këtij kryetari të rendit, i caktuar në këtë detyrë pas trazirave që ndodhën në qytetin e Çorovodës, kurajon e këtij 30 vjeçari nga Mirdita që punon me përkushtim në Skrapar. Por le të përqëndrojnë te fakti. Ditën e shtunë, datë 20.6.1992, me që pas shumë telefonatave me kryeministrin Meksi nuk mora përgjigje, u nisa për takim me të në kryeministri. Për këtë i kërkova mjetin kryetarit të rendit dhe udhëtova për në Tiranë. Bëra takime me kryeministrin lidhur me problemet e grevës të Kombinatit të Policantit dhe pas kësaj përfundova... në inspektoratin rrugor të Tiranës ku isha përpiluar proces-verbal (sipas një porosie nga MRP, na thanë aty), që shënonte se makina e degës së rendit punonte. Skrapar ka ardhur me Kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të rrethit. «Ju keni të drejtë ta përdorni makinën si kryetar» i shtablt të mbrojtjes së rendit dhe kryetar i KE të rrethit — më thënë në mënyrë jo formale... por ne jemi të detyruar të bëjmë procesverbal sipas urdhërit... . Zoti Kopliku me të cilin debato... për shkarkimin e kryetarit të degës së rendit nuk do t'ia dijë as për procesverbalin e vartësve të tij. Ai kërcënon... (Vijon në faqen 2)

Për të qeshur dhe për të qarë

Humoristi që ka botuar dikur fejtonin «Dy kambërë në një derë» nuk ka pasur parasysh që nëndja nuk ka patur parasysh që në të kishte në vënë dy të mb… me njëjtin emër e mbiemër në SH.K.K. Kur u lexua për shkurtim të dy «Kambër»-ve në rreshtin e tjetrin shefin. Të dy pretendojnë se janë të tërë. Kër… bëhej dallimi nga ... Por lista nuk ka ... Mjafton të thuash ... Shkruar ... «Dy kambërë në një derë» e PD. Cili kish dhënë ... Me demokratike do të ishte ta hidhnin me «short», «cilit a tek» më bëni leter me brimë. Por këto të kanë si shënohen në dokumentet e SHK-u. Ndaj të dy përgjerohen për demokraci. A do të shkurtohet njeri? Po cili është? Të dy shohin ëndërr. Të dy mundohen të shpj… kur janë veças, po ku çahen SHIK-u?! Janë të gjithë profesionistë. ... Njerëzit janë lista. Njerëzit janë lista. ... BRANO DUNAVATI

PREMTIMET DHE PREDIKIMET E PD-së NË DIBËR

Tashmë në Dibër e dinë të gjithë se kur PS, e ashtuquajtur në «pozitë» (megjithëse në komitet kishte 7, nga 15 anëtarë gjithsej) ngulmonte për zbatimin e ligjit, PD opozitare vetëm pengonte. Para një fushatës elektorale PD përrunoi një opinion krejt të kundërt me ligjin. Liderët e saj, duke filluar nga z. Zhulali, sot ministër i Mbrojtjes (që ende mban postin e kryetarit të degës PD në rreth), gjetë me lloji pedelist, nëpër mitingje uronin: «Ta gëzonit tokën» ndërsa pas tyre predikonin «Secili në tokën e tij». Hallexhiu popull e ruan të freskët trysninë e madhe që u ushtrua mbi të. Përkundruall «arsyetimeve» të liderëve të PD-së «dribrani nuk e merr tokën e tjetrit dhe çdo secili në Dibër don të shkojë në tokën e tij» u vunë dhjetra peticione e përllogaritje fshatarësh që kërkonin me insistim zbatimin e ligjit të tokës. Fiasco PD. Nga zbatimi i ligjit në Dibër pë...

PREMTIMET DHE PREDIKIMET E PD-së NË DIBËR

...fitonjë 80-90 për qind e familjeve fshatare. Po të ishte ndarë toka kur fshatarët bënin presion kishte kohë për të pluguar e mbjellë që të garantohej 92-shin, pjesë dhe 93-shin. Por PD, po të plogështuar oreksin e shtresave që përfituan në të vërtetë, nuk u përfillën interesat e popullit, për çilat «përgjërohet» natën e ditë. Të panumërta janë stallat dhe objektet social-ekonomike të shkatërruara. Qindra mijë krerë janë bagëtitë e vjedhura. Një masakër e vërtetë në kurriz të popullit. Oh, as serbi që e dogji Dibrën tri herë nuk ka mundur të bëjë kaq shumë zullum sa rrënimi për të zbritur në nivelin «zero»! «I kanë bërë punët — socialistët, kriptokomunistët...» thonë pdelistët. Jo zotërinj. Për hir të së vërtetës kësaj masakre makabre do duhet t’i dalë për zot PD. Duan faktet. Oli për renditur të gjithë ato edhe katër faqet e gazetës «Zëri i Popullit» janë pak. Për kollajllëk do tu rekomandojmë një...

DRAMA E FSHATIT

Përballë godinës së PD është banka bujqësore dhe hetuesia, ngjitur degën e rendit pak më poshtë gjykata dhe prokuroria. Në dosjet e tyre është e vërteta. Aty, në listat e skakërrimeve të të njëjtëve «zero», ka jo vetëm anëtarë e simpatizantë të PD, edhe kryetarë seksionesh të PD. Le të mos u mungojë guximi pastaj për ta publikuar të vërtetën. Mjaft me marifet e për bazë. Si pozita sot, pa u dridhur dora se godisni vetën, kroni që mbi hajdutët e popullit godasë pa mëshirë shpata e drejtësisë. Me qëndrimin e saj, PD qindra familje dibrane i la pa tokë, me gjithë nevojë. Por se dibranët e kanë dashur vendlindjen kanë ndërtuar ... rreth 800-900 shtëpi... në rel vit. Tani, me pasurinë që PD krijoi për zbatimin e ligjit të tokës, ka nisur një hemorragji ... të paligjshme, e dribërve nga trojet e tyre. Eh, të dhëmb shpirti! (Vijon në faqen 3) DRAMA E FSHATIT

PËR ZGJEDHJET E 26 KORRIKUT

(Vijon në faqen 4)

Zoti Kopliku survejon kryet...

Ç’PO NDODH KËSHTU?

- Në vijim të çështjes “Hajdari” - (Meqë televizioni i transmetoi të plota replikat për largimin e z. Hajdari po japim vetëm disa prej tyre). EDUART SELAMI Nuk është vendi këtu për ta politizuar ikjen e A. Hajdarit. Dhe ai më ka marrë mua leje për të ikur për kualifikim në SHBA... është instrumenta-lizohet e dramatizohet kjo çështje? GAQO APOSTOLI Unë e duartrokita sepse e vlerësoj rolin e madh të A. Hajdarit. Por mua më shqetëson një çështje tjetër. Mungon transparenca për shumë gjëra. Nuk duhen bërë ikje të tilla. Çfarë po ndodh? Azem Hajdari është i Shqipërisë. Duhet të tregojmë realitetin siç është dhe aq sa na takon. DEPUTETI BALLA — Patetizmi me të cilin foli zoti Pashko mendoj se nuk ia ngre vlerat. Ai iku që figura e tij t’i përshtatet kohës. DEPUTETI MARKU Problemi që diskutojmë është i rëndësishëm. Këtu janë këmbanat e mëdha dhe zilet. Të dëgjojmë këmbanat e mëdha dhe pastaj zilet. DEPUTETI LULI S’ka asnjë arsye për emocione! Një për largimin e tij. Ai është me të vërtetë iniciator për çështjen e demokracisë dhe kërkënj nuk e vë në dyshim këtë. Por nuk mendoj që zoti Hajdari e ka bërë Shqipërinë demokratike, duke qenë në krye të lëvizjes. Shqipëria u bë demokratike sepse ishte pjekur me kohë që të bëhej kjo lëvizje. Mos i japim shumë atribute njerëzve që s’e meritojnë. Heronjtë janë heronj kur i rezistojnë kohës. DEPUTETI BALETA Parlamenti nuk është vend për estradë. Mund t’i prishët qefi ndonjërit, por duhet seriozitet.