26/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 qershor 1992

NIS TË SHFAQET ...

NË VIJMË TË NJË SHKRIMI DHE TË NJË FTESË PËR KOMISIONIN E KONTROLLIT TË SHTETIT Elbasani, për pak kohë është shtruar, është përparuar. Kush kërkon të ndërtojë, të ngulë sot «gozhdë pasdite» për ta parë për nesër. Deri tani, sipas një akti që po për këtë fakt, në qytet e përreth tij, janë ndërtuar 272 objekte pa leje, kryesisht shtëpi. Në vendin më të mirë, aty premtohet për rrethin e qytetit, përfshihen në shifrën e mësipërme ndërtimet e tjera si garazhe, ndërtime gjysmake themelë të porsahapura. A është e mundur të ndodhë? Si mund të zien vendet me mira kështu? A vepron ligji, a vepron shteti? Ka shumë të drejta që ia bën vetë cili do qytetar i Elbasanit gjithsej dhe përgjigjja është e qartë: shumica e njerëzve që shtruan pa leje ndoqën pas pikëpamja e njëri që kishin në dorë që kishin nga pak apo nga shumë «gram» pushtet. Dhe gjatë vitit ata e kanë përdorur jo keq, si Evropa, si të thuash, ia kanë pajisur. Me firma e vula të rregullta ata kanë nisur të ndërtojnë vetë vila, madje dhe pishina. Është e vërtetë se në një mbledhje të komitetit ekzekutiv të këtij qyteti, Pamë edhe një ndenjëse nga ana e sheqetësimi të kryetarit të këtij komiteti, z. Ndriçim Baj, kur ai ktheu mbrapsht një informacion të paraqitur nga seksioni urbanistikës, me qëllim që të ... E thëksojmë edhe një herë, se në gjjtha këto veprime janë ligjëruar nga komiteti ekzekutiv dhe seksioni i urbanistikës. Madje ato janë treguar dorëlëshuar edhe për «njerëz me kontribut të veçantë» e për afaristë e huaj. Vetë seksioni në këtë material se me ç’të drejtë disa drejtues të ish opozitës në komitetin ekzekutiv pluralist si ish kryetari i komitetit ekzekutiv të qytetit, Hamdi Gerlica (i caktuar një vit më parë në këtë detyrë, por që dha dorëheqjen para kohe) ka caktuar tokë në fidanishten e qytetit për ndërtimet? Po ishin përgjegjësi i seksionit të shëndetësisë bërë para pak javësh, Sali Bani, që gjithashtu ka marrë sipërfaqe të madhe toke pranë spitalëve, shoqëruar edhe me një kredi prej tre milion lekë të reja?! Po përgjegjësi i seksionit të urbanistikës Rajmond Hasballa, e të tjerë që kanë marrë truall për ndërtim në vendet më të mira, madje edhe në vetë bërthën që ka Elbasani? Pikërisht nga këto «deje» ndërtimesh ndërmarrjes së gjelbërimit dhe sektorit të saj të fidanishteve, përveç zënies së tokës i janë shkaktuar 1.9 milion dëme. Dhënia e lejeve të ndërtimit në parkun «Rinia», pranë këndit të lojrave të fëmijëve apo edhe në vendet e tjera më të zgjedhura, a nuk flet se disa njerëz kanë menduar dhe po veprojnë të krijojnë një «mikroblok» në Elbasan? Madje një «mikroblok» të ligjëruar me vula e firma, që u a «solli demokracia». E theksojmë edhe një herë, se të gjitha për urbanistikës (sigurisht edhe me miratimin e komitetit) që para disa muajsh, i ka dhënë një firmë të huaj apo mikse 0.5 ha për ndërtim. Veçse nga projekti që është bërë në letër, ku një pishinë rrënohet nga shtathta vila, vërtetohet se nuk zihen 0.5 ha, aq sa ç’thuhet në vendimet e komitetit apo të urbanistikës, por afro 1.5 ha. E kujt është kjo tokë që zihen? Pse nuk dhrimbet asgjë ajo? Si mund të lëshohët ajo kaq lehtë, qoftë edhe kur dikush ofron ndonjë «peshqesh» të rëndë? Ndosh­ta këto që thamë janë vetëm një pjesë e asaj që shihet. Qytetarët e Elbasanit presin që komiteti ekzekutiv të vendosë majft gjëra në vendin e vet. Madje të dalin qartë përgjegjësitë konkrete të atyre që kanë abuzuar me pushtetin ose edhe të tjerë që kanë përfituar nga pushteti i të afërmve e miqve të tyre. Madje do të shtonim se qytetarët nuk kërkojnë dënimin apo ndëshkimin e tyre, por thjesht t’u hiqet ajo që kanë përfituar padrejtësisht, duke e përdorur pushtetin për vete aspak për njerëzit e thjeshtë. Ndërkohë një ftesë që i bën Komisionit të Kontrollit të Shtetit përmes një shkrimi në fillim të qershorit, janë shtuar edhe ftesa të tjera nga sindikatat apo kolektivat të ndryshme nga Elbasani. Kontrolli i shtetit është i mirëpritur në Elbasan. SEDIN ÇEKANI mirërpritur? len deputeti Musa Ulqini, i cili ngriti disa shqetësime të grupit parlamentar të PS. Ai kritikoi Kryesinë e Kuvendit Popullor për mënyrën se si janë zhvilluar seancat gjatë këtyre ditëve. Nuk është serjoze, theksoi deputeti Ulqini, që ndërsa vendi ka shumë shqetësime serioze dhe populli pret me padurim ratifikimin e paketës së ligjeve që mundësojnë fillimin e reformës ekonomike, parlamentaret punojnë me rendiment kaq të ulët.

Ç’NDODHI DJE NË PARLAMENT

– Qeveria sjell për miratim ligje antidemokratike. – Në shenjë proteste Kuvendi Popullor bojkotohet nga Grupi i PSD dhe deputeti Ridvan Peshkëpia. – Nëpërmjet një deklarate grupi parlamentar i PD sulmon ashpër deputetin Pashko. – Qeveria sjell për miratim ligje antidemokratike. – Në shenjë proteste Kuvendi Popullor bojkotohet nga Grupi i PSD dhe deputeti Ridvan Peshkëpia. – Nëpërmjet një deklarate grupi parlamentar i PD sulmon ashpër deputetin Pashko. Seanca e djeshme e Kuvendit Popullor duhej të hapej në orën 10, për të vazhduar diskutimet paraprak për paragrafët e projektligjit «Për ndryshim në kodin civil të Republikës së Shqipërisë» i cili një ditë më parë, pas dite u diskutua dhe u miratua në parim. Deputetët e grupit parlamentar të PS u paraqitën gati të gjithë në kuvend në orën 10, por pa u dhënë asnjë shpjegim nga drejtuesi i seancave të djeshme të parlamentit, zoti Tomor Malasi, deputetët socialistë u detyruan të presin deri në orën 11 që të fillonte seanca. Më poshtë po japim kronikën e kësaj seance, meqenëse mjetët e informimit masiv, pra RTV si gjithmonë nuk u ... Në fillim të seancës, e mori fjalën është serioze, theksoi deputeti Ulqini, që ndërsa vendi ka shumë shqetësime ekonomike, Ndërkohë mungesa e shumta vihen re në parlament, sidomos nga deputetët e Partisë Demokratike. Dhe theksoi se ndërprerjet e shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj jave në seancat e parlamentit kanë ndodhur vetëm për fakt të kësaj mazhorancës. Problemi i dytë që ngriti deputeti Ulqini, kishte të bënte me rendin e ditës të miratuar nga Kryesia e Kuvendit, në bashkëpunim edhe me grupet parlamentare për periudhën 22 qershor - 3 korrik. Gjatë javës që kaloi, theksoi deputeti Ulqini, ne duhet të kishim miratuar, sipas kalendarit zyrtar të parlamentit, projektligjet: «Për një ndryshim në kodin civil», «Për një ndryshim në kodin e Punës», «Për organizimin e organeve të drejtësisë», «Për pagat e punës dhe dhe të tjerë në interpelancë, sipas kërkesës së grupit të PD, qeveria ditën e sotme, për të dhënë shpjegime për problemin e furnizimit të popullit me produkte ushqimore. Në fakt ne kemi miratuar deri më sot vetëm projektligjin për organizimin e organeve të drejtësisë, që nuk kishte as 30 nene dhe rreth të cilit u bë pak debat dhe akoma nuk kemi miratuar projektligjin e dytë, që bën fjalë për një ndryshim në kodin civil. Opinioni publik, theksoi diskutanti, duhet të informohet saktësisht për të vërtetën e asaj që ndodh në parlament. Deputeti Leontjev Çuçi, për këtë paragraf paraqiti një formulim më të saktë, thelbi i të cilit kishte të bënte me nevojën për të shmangur bashkëjetesën në një sipërfaqe banimi të dy familjeve, të cilat nuk duan të bashkëjetojnë bashkë në një apartament. Ky propozim u hodh poshtë dhe pas shumë debatesh, pa konsensus mazhoranca miratoi me shumicë votash paragrafin ekzistues me një ndryshim të vogël. Debate të ashpra u bënë kur u diskutua për paragrafin e dytë, i cili thotë: «Kur qiramarrësi kundërshton vendimin e marrë, organi kompetent shtetëror nxjerr urdhër administrativ. Kundër këtij urdhri mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve tek kryetari i Komitetit ekzekutiv përkatës, akti i të cilit është i formës së prerë». Thelbin e debateve të deputetëve socialistë e përmblodhi deputeti Gramoz Ruçi, i cili në emër të grupit parlamentar të PS bëri këtë shpjegim vote: «Siç u shprehëm edhe dje, kur u bë diskutimi në parim, ne jemi plotësisht dakord, që të merret tepër-ca e banimit qiramarrësve që banojnë në banesa shtetërore, kur kjo tepëricë përbën dhomë të veçantë e më tepër, tej normës së caktuar nga shteti në ligjet ekzistuese. Por ne kërkojmë që ky problem të rregullohet sipas normave juridike, demokratike e humane. Në përputhje me këto kërkesa ne bëmë edhe sugjerimet tona, të cilat nuk u morën parasysh aspak nga mazhoranca, e cila si gjithmonë nxitoi në përdorë dhunën e kartonit. Në këto kushte ne bojkotojmë votimin dhe largohemi nga salla sepse ... nxitoi të përdorë dhunën e kartonit. Në këtë kushte ne bojkotojmë votimin dhe largohemi nga salla sepse: 1. Ky paragraf shkel rëndë të drejtat e njeriut. Sipas dispozitave kushtetuese në fuqi, një nga (Vijon në faqen 2)

Mesazh i Kongresit të Parë të PSSH drejtuar Internacionales Socialiste

Të dashur miq, Ju drejtojmë këtë mesazh shoqëror nga salla ku po zhvillon punimet Kongresi i Parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Një vit pas krijimit të PSSH, ne po bëjmë bilancin e punës sonë njëvjeçare në procesin e ndërtimit të demokracisë pluraliste në Shqipëri dhe tashmë kemi arritur objektivat strategjike, taktikat, strukturën organizative dhe mënyrën e punës që do të ndjekë Partia jonë në të ardhmen për zbardhjen e programit të saj, si parti e dytë parlamentare në vend. Shoqëria shqiptare ka hyrë përfundimisht në rrugën e pluralizmit politik dhe konsolidimit të institucioneve përkatëse dhe po bën hapa të parë drejt ekonomisë së tregut. Partia Socialiste e Shqipërisë si objektiv që të shërbejë mbrojtjes së interesave të shtresave të mesme, me qëllim që ligjet e ekonomisë së tregut të veprojnë në një mjedis me përmasa të rëndësishme sociale. Në këtë proces do të respektojë iniciativën e lirë individuale e të grupit, bashkësinë e pronës private dhe asaj publike, harmonizimin e interesave të shtresave të ndryshme të shoqërisë, respektimin e lirive së njeriut dhe të drejtave të njeriut sipas akteve ndërkombëtare. Në bazë të kësaj ajo do t’i shërbejë shoqërisë shqiptare për realizimin e demokracisë në nivelit evropian, zhvillimit të një debati të ndershëm politik dhe bashkëpunimit me forca të tjera politike brenda vendit dhe të gatishmërisë për t’u përfshirë në zhvillimet e reja evropiane dhe modernizimit. Kongresi përshëndeti rezultatet e arritura në vendosjen e konkurrencës së lirë, në pjesëmarrjen e partive socialiste e socialdemokrate në botë. PSSH me shumë parti socialiste e socialdemokrate. Përvoja e këtyre partive, na kanë ndihmuar dhe procesit të konsolidimit të partisë sonë të re, për përparimin dhe zhvillimin demokratik të vendit, duke përfshirë edhe zgjedhjet e reja lokale të 26 ... Të gjithë delegatët e Kongresit të Parë mbështetën kërkesën që Drejtues i PS të Shqipërisë i ka drejtuar Internacionales Socialiste. Duke çmuar përvojën e pasur ... dhe pranuar anëtarë e Internacionales Socialiste në zhvillim e ... demokracinë e re shqiptare dhe për vetë Partinë. ... politikat e majta demokratike në vend. Përvoja e Internacionales Socialiste dhe gjykimet e organizmave ... spektrin e problemeve do të kishin një ndihmë e ... proceset pozitive të paqes, mirëqenies dhe prosperitetit ... në rajonin tonë. Ndërsa ... do të bëjmë gjithçka që ... në marrëdhëniet e bashkëpunimit e solidaritetit ... me emër të 100 mijë anëtarëve të PSSH. Delegatët e Kongresit të Parë të Partisë Socialiste Shqiptare Ne shpreh... Kongres... [teksti i sipërm pjesërisht i prerë dhe i palexueshëm]

Evropa duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe Kosovës

Deklaron ambasadori i Qipros në Shqipëri Petros Michaelides në takimin me zëvendëskryetarin e PSSH dr. Servet Pëllumbi. Dje paradite zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Servet Pëllumbi priti në Selinë e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë ambasadorin e Qipros në Shqipëri, zotin Petros Michaelides dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore. Servet Pëllumbi e informoi ambasadorin qipriot për situatën e vështirë e komplekse që po kalon vendi dhe për pozicionet e PS të Shqipërisë për institucionalizimin e demokracisë dhe kapërcimin me sa më pak dhimbje të periudhës së tranzicionit. Pastaj ai foli për disa probleme të situatës së sotme ndërkombëtare, duke u ndalur në veçanti rreth gjendjes në Ballkan. Në, tha ai, i kemi dënuar dhe dënojmë ashpër qëndrimet dhe veprimet e shovinistëve serbë të Beogradit e të diktaturës serbe të Millosheviçit. (Vijon në faqen 4) Mesazh i Kongresit të Parë Evropa duhet t’i

FILLOI KRYE GREVATA NË MAT

Publiku shqiptar tashmë është i mirëinformuar për grevën e arsimit tërëve të Matit e cila zgjati për afër një muaj. Shkrimi nuk ka si qëllim analizën e grevës, por sidoqoftë momentet pikante të saj do t’i paraqesim shkurt: 1. - Greva s’qe prezente vetëm në Mat, por në disa rrethe të republikës. 2. - Greva nuk pati asnjë paragjykim politik. 3. - Greva qe ekonomike dhe paralajmëroi rrezikun e humbjes së vitit të ardhshëm arsimor. 4. - Greva që e drejtë e legjitimë, kërkesat e mësuesve matjanë u ngjitën në të gjitha shkallët e shtetit të sotëm shqiptar; në Parlament, në Ministrinë e Arsimit, në Kryesinë e Këshillit të Ministrave dhe së fundi tek Presidenti i Republikës. 5. - Presidenti e konsideroi grevën si mjetin tonë demokratik dhe pa pozicionime ideologjike e partiake. 6. - Presidenti u angazhua që ndaj saj dhe ndaj arsimit nuk do të ketë masa represive. 7. - Ne e justifikuam pozicionin e vështirë të qeverisë, ramë dakord me presidentin dhe e mbyllëm grevën. Për grevën mjetet e informimit publik heshtën. Lajmim se greva do të mbyllej e trumbetuan gjith ditën bile edhe të nesërmen. Dikush i mbërthyer nga ethet e karrierës dhe i verbuar nga partikularizmi shkruajti kundër grevës dhe ngjalli FANTAZMEN E FEDERATES SE ARSIMIT NE MAT. Në këtë shkrim nuk do tu përgjigjem. Rezervoi të drejtën që (Vijon në faqen 4) ... u vendosën në gjithë fundi tek Presidenti i Republikës. 5. - pozicionime ideologjike e partiake. 6. - do të ketë masa represive. 7. - Ne e justifikuam pozicionin ...

ALTERNATIVA JONË ËSHTË EKONOMIA SOCIALE E TREGUT

Nga tribuna e këtij Kongresi, duke i uruar suksese punimeve të tij dua të shpalos edhe njëherë qartë alternativën tonë për reformën ekonomike e cila po ndërmerret në Shqipëri, që ajo, të mund t’i sigurojë ekonomisë sonë të re rrënjët e shërimit dhe shërim nga vdekja klinike që ajo ka pësuar, duke e shkaktuar popullit një dhimbje sociale sa më të vogël e cila, në këtë periudhë tranzicioni, për kushtet e vendit tonë, me sa duket, është e pashmangshme. Sot ekonomia shqiptare po përjeton krizën e saj më të rëndë dhe më komplekse, metastazat e së cilës janë në shtrirë në të gjitha qelizat. Prodhimi kombëtar në këtë 6 mujor është parashikuar gati 30 për qind, më i ulët se në një periudhë e vitit të kaluar, papunësia arrin në të tretën e të gjithë popullsisë në sektorin shtetëror, Inflacioni u rrit edhe rreth 60 për qind në krahasim me fillimin e vitit, nësa e modës më në qarkullim në krahasim me 9 muaj më parë është deficitar. Në pikëpamje financiare ... Vetëm reforma është shpëtim nga kriza, reformë me sa më pak tronditje sociale. ... xhi i jashtëm është rreth 500 milionë, dollarë, ai i brendshëm 11 miliardë lekë, deficiti buxhetor arrin në 8 miliardë lekë etj). Prandaj dhe Partia Socialiste, në fillim ka pranuar dhe është angazhuar konkretisht për reformimin e ekonomisë, për transformimin e saj në ekonomi të tregut me dimensione sociale, mbështetur në një pluralizëm pronësor me të drejta konkurrimi të njëjta dhe të barabarta përpara ligjit, që presupozozon edhe rolin dhe ndikimin rregullues, kontrollues, e orientues të shtetit mbi të. Për alternativën tonë ekonomike, por gjithnjë duke paraqitur alternativën tonë e cila presupozon ... taliste jo në rrugë spontane, anarkike, të egër, me shkatërrime dhe dhimbje të ashpra sociale por, në një rrugë përmes një tranzicioni dhe konsolidim të ekonomisë së tregut, të matur, pa tronditje të thella sociale e politike me synim final ndërtimin e një shoqërie kapitaliste moderne siç është sot në shumtën e vendeve të zhvilluara evropiane. Periudha prej gati një vit e gjysmë që ka kaluar vendi ynë më së shumti në procesin e transformimit të shoqërisë drejt një shoqërie demokratike përsa i përket reformës ekonomike ishte një periudhë që me gjithë përpjekjet e bëra nga të gjithë qeveritë që funksionuan, me keqardhje mund të them se ajo ka shënuar vetëm fillimet e saj, ndonëse objektivi dhe është i qartë. Kjo në radhë të parë gjatë kësaj periudhe problem i re- ANASTAS ANGJELI Kandidat i shkencave (Vijon në faqen 4)

Drejt «riredikimit»

Grupi parlamentar i PD-së me votim nominal miratoi unanimitet, përveç katër deputetëve që abstenuan dhe një deputeti që u tërhoq nga votimi, vendimin përkatës: 1. Përjashtimin në bazë të rregullores së brendshme të grupit, të deputetit Gramoz Pashko nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. 2. Syperimin kryesisë së Partisë dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të shqyrto-jnë çështjen e deputetit Gramoz Pashko dhe të përcaktojnë qëndrimet e mëtejshme të tij. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

«UNE SIU KAM TRADHETUAR JU TRADHETUAT VETEN»