16/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 janar 1993

QEVERIA VENDOS TË MBUSHE XHEPIN E SHPUNAR TË BUXHETIT ME VARFËRINË E POPULLIT

Shqiptarët edhe pse të varfër sa nuk e mban mënd ndodhen përpara një prove tjetër: liberalizimi total të çmimeve. Sipas njoftimeve që dha RTVSH nuk do të ketë më «shportë». Prej kësaj, në këtë mbeturinë «social - punisto» kishin mbetur brenda vetëm qeveritarët tanë: Do të rriten çmimet e ushqimeve, qirave, ujit, karburanteve.. Do të rriten çmimet e tjera ndërsa rrogat vetëm në sektorin buxhetor do të rriten deri 25 për qind. Presidenti premtoi se do të ruhet shqorta. Qeveria premtoi se nuk do të rritet çmimi i bukës. Shporta nuk u ruajt. Shqiptarët presin me shpresë të pakten ta mbajë fjalën qeveria. Të presim dhe të shohim.

Festohet krijimi i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare

Dje, në një nga sallat e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë u festua 1 vjetori i krijimit të Rinisë Eurosocialiste Shqiptare. Atmosfera e gëzueshme, tingujt e muzikës dhe humori ishin shoqëruesit e gjithë festimit. Fjalën e përshëndetjes e mbajti kryetari i këtij forumi Pandeli Majko. Në këtë mbrëmje veç të rinjve eurosocialistë të ftuar nga qendrat e punës, shkollat dhe universitetet e kryeqytetit merrte pjesë edhe kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, anëtarë të Kryesisë së Partisë, deputetë si dhe të ftuar të tjerë, aktivistë dhe anëtarë të partisë socialiste. Në fjalën e pjesëmarrësve u përmend ideja se nga disa në ditë deri në 1 vjetorin e krijimit ardhët e këtij forumi janë shtuar duke patur një besim gjithnjë e më të madh se alternativa socialiste është një alternativë që i përket e ardhmja. Korresp. i «Zërit të Popullit»

NË UNIVERSITETIN E TIRANËS PËRGATITEN SPASRTIME

Më datën 7 janar 1993 në mesditë, sipas njoftimit të rektoratit të Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë u organizua një mbledhje e efave të departamenteve të sektorëve e të katedrave të këtij fakulteti. Në mbledhje kishte ardhur nga rektorati zoti Kristo Pano, zëvendësrektori i universitetit të Tiranës. Zoti Kristo njoftoi të pranishmit se, sipas një shkrese të Ministrisë së Arsimit; «urdhërohet nga lart shkarkimi nga detyra i dekanes së Fakultetit, zonjës Floresha Dado dhe emërimin rufë në këtë detyrë të zotit Koqi Petriti, të cilin po ua prezantoj». Sipas të dhënave të pjesëmarrësve të ndryshëm të kësaj mbledhjeje, shkresa e shkarkimit të docentes Floresha Dado, që u lexua para të pranishmëve, nuk përmbante asnjë motivacion për arsyet pse urdhërohet një ndryshim i tillë. Nga të dhëna të tjera indirekte mësojmë se disa ditë më parë kur ka marrë shkresën paralajmëruese për shkarkimin e saj nga detyra e cila përsëri nuk përmbante asnjë motivacion, Floresha Dado ka shkuar për të kërkuar sqarime tek rektori i Universitetit të Tiranës, zoti Halil Sykkja Ky i fundit në një pozitë mjaft të vështirë si intelektual i njohur si koleg i ka thënë zonjës Floresha se asnjë vendim i tillë nuk është marrë nga rektorati i universitetit të Tiranës, për shkarkimin e saj nga detyra, se ai rektorat ka vlerësime pozitive për punën katedr-mujore të saj si dekane e fakultetit. Po këto ditë u shkarkua pa asnjë motivacion edhe rektori i Akademisë së Arteve, zoti Fatmir Hysi, vetëm pas një viti e gjysëm në atë detyrë. Edhe për këtë veprim arbitrar, ashtu si në rastin e mbylljes së fakultetit të Filozofisë e Sociologjisë, zyrtarët e lartë përdorën shfrytëzimin socialdemokratin Ylli Pango, zëvendësministër i arsimit. Po përse u shkarkuan në këtë mënyrë ofenduese këta kuadro? Kolegët e tyre mbledhin supet me keqardhje. Disa thonë, për arsye se nuk guxonin të bënin spastrime sipas kritereve politike në kolektivat pedagogjike që drejtojnë. Disa të tjerë me një nënqeshje sa ironike, aq edhe të hidhur, kujtojnë me këtë rast zellin e tepruar të z. F. Dado, të kësaj «partizane» të PDSh dy vjet më parë, atëherë kur quhej «trimëri» e «demokraci» të mohohej në mënyrë nihiliste të gjitha vlerat e krijuara prej inteligjencies shqiptare në periudhën e diktaturës komuniste, atëherë kur përb... furisë së mediokritetit, të burokracisë së konvertuar, të rrugaçërisë shkatërrimtare që përpiqeshin të uzurponin e përvetësonin aspiratën e luftën e studentëve të Të marë popullit për demokraci, disa intelektualë u përgënjeshtruan, mohuan veten, kaluan në pozitat e kameleonizmit politik, të shtyrë edhe nga zgjimi i përgjithshëm. Por vetëm pak muaj mjaftuan pas 22 marsit 1992, që këta intelektualë të ndjejnë turpin e pozitës ku, kishin rënë, turpin e tërheqjes për hunde nga ca partiakë mediokër, mjaft prej të cilëve komunistë të konvertuar apo ish të burgosur për arsye ordinere. Me gjithatë paraliza e përgjithshme kombëtare përballë akteve skandaloze të marrjes nëpër këmbë të drejtave elementare njerëzore, kaplloruse dhe mjaft intelektuale. «Skur të guxonit dikush ta bënte këtë që ndodh në shkollën tuaj në Amerikë, do të bojkotohej në nesërmen të gjithë veprimtaria e të gjitha universiteteve të SHBA--, na tha një kolege amerikane. Por ne rrojmë në Shqipëri dhe kemi zënë vrapin jo drejt Europës, por drejt rajoneve ku mbretërojnë sulltanët e sheikët, ku minaret e xhamive përpiqen të lërojnë nëpër universitetet. Një hap e bëmë me mbylljen e fakultetit të filozofisë e të sociologjisë. Tani fillon vala e dytë e reformës në institucionet arsimore. Edhe ajo bëhet gjithashtu pa aprovuar më parë ligjin mbi arsimin të tërësi apo mbi shkollën e lartë. Po të jetë kështu, do të ndodhë po ajo situatë që u zhvillua në ushtri gjatë 10 muajve që kaluan, po ai diferencim politik antikushtetues, antiligjor, barbar i kuadrit. Mirëpo në ushtri ndodhi që u bë për dy-tre muaj kapitën [?] (Vijon në faqen 3)

QEVERIA NA SHET... AKSIDENTET

Që nga data 1 Janar 1993 me dhjetëra shoferë në Durrës kanë marrë jorganë e batanije dhe duke braktisur shtëpitë e tyre gdhihem duke pritur radhën për karburant në hyrje të qytetit. Theksojmë se që nga data 1 janar në këtë rreth ka ardhur vetëm një autobot 4 tonësh me benzinë, ndërsa radhët zgjaten e zgjaten nga dita në ditë. Shtrojmë pyetjen: A e dini këtë gjë ndonjë instancat përkatëse?! Nëse po, pse nuk marrin masa për të rregulluar çështjen e karburantit? Mos vallë dinë vetëm të vjelin vetë taksa? Dihet se qëndrimi në të ftohtin e natës sjell pagjumësi dhe pagjumësia është burim kryesor aksidentesh të cilin e paguajnë, me jetën e qytetarëve të pafajshëm, apo shoferët që drejtojnë automjetet. Njëri nga shoferët aty nga mesi i radhës bëri një «shaka» ku ndër të tjera tha: «Qeveria i merr të gjitha taksat, por në vend të benzines na «shet» bro-nkopleumoninë ose ndonjë aksident. Na rroftë për dimër Qeveria Meksi se të gjithë ka na i ka plotësuar! Veç të tjerash duhet theksuar se çdo mëngjes dhe buzëmbrëmje ap për në nesh kur qëndrojnë në radhë kalojnë dy ministra tanë të nderuar, zotërinjtë B. Kopliku dhe A. Hoxha të cilët kapardisen në sediljet e makinave të tyre dhe nuk denjojnë të kthejnë kokën pa le të ndalën e të pyesin sa orë, ditë, sa javë kemi që presin në radhë. Të paktën me jetë! PEÇO DANGËLLIA tetit. radhë zgjatet e zgjasin nga dita në ditë. Shtronjë pyetjen: A e dinë këtë gjë ndje rregulluar gjendjen e… Njëri nga shoferët aty nga mesi i radhës bëri «shaka» ku ndër të tjera tha: - benzinës na «she» bro-nkoplumininë të gjitha na i B. Koplik… dhe A. Hoxha të cilët kapardisen në sedilët pa le të ndalen e të pyesin sa orë, sa ditë, sa javë kemi që presim në radhë. I paçim me jetë! PEÇO DANÇELLIJA

Konkurs në Peshkopi

Këto ditë, në një nga pikat më të dukshme dhe më të frekuentueshme, për syun e kalimtarëve që çdo ditë mbushin si në miting «Bulevardin e Blirëve» u vendos një lajmërim - konkurs. Ftoheshin për pjesëmarrje në konkurs vajza dhe gra të moshës nga 18-40 vjeç. Konkursi është do të matin forcat e tyre për të merituar dy vende si dado në familjet italiane. Nuk e dimë se kush janë fitueset e konkursit, nuk na interesojnë dhe nuk e vlen të publikohen. Por ama një gjë e vlen të thuhet: para do muajsh u hap lajmi, u bënë lista, u kompletuan dokumente, u bënë premtimet përkatëse për emigracion e të organizuara në Kur-vajtë, Libi… Kërkoheshin shoferë, mekanikë… Mbiur me këta, deri tani, nuk ka asnjë shenjë të organizimit dhe nisjes së tyre. Ndërsa ka-ndual? e muaj… Urojmë që ato dy vajza apo gra që kanë fituar konkursin, të kujdeso partie apo për kushte tjetër që të jenë, të nisen sa më shpejt, t’u plotësohen dëshirat e tyre, të kenë kënaqësi. Mbase do të jenë dy shkëndija të para të emigracionit të organizuar në Dibër. Në këtë kuptim ato meritojnë dy rreshta lajmi në Përçellje. Në gazetën lokale dhe në organet qendrore si fakt historik.

«Bujaria» e PD-istëve !?

- Me të thënë të drejtën PD-istët janë «bujarë» të mëdhenj. Si ata s’gjen gjëkundi! - S’po të kuptoj për besë. - Po ja, tash 10 muaj që janë në pushtet asgjë nuk mbajnë për vete. Gjysmën e përgjegjësisë ia «dhurojnë» së kaluarës së përbashkët, d.m.th., diktaturës komuniste dhe, gjysmën tjetër socialistëve «nihilistë».

Një sugjerim për gazetën «Koha jonë»

Me datën pesëmbëdhjetë, ditën e premte, aty rreth orës nëntë e tridhjetë minuta, një gazetar i RD-së sille në hollin e katit të dytë të gazetës «Zëri i popullit». Trupshkurtër, me flokë ngjyrëkashte të pakrehura, të areta si të rigi, me një shprehje të përvuajtur në fytyrë, ni dukej sikur kërkonte dikë që i duhej patjetër. Pyetës së disa punonjësve të redaksisë se çfarë kërkonte, ai u përgjigj: «Kërkoj numrin e kaluar të gazetës “Koha jonë”. Ju lutem, në qoftë se e keni, ma jepni se më duhet patjetër». Të pranishmit iu përgjigjën se nuk lu ndodhet në zyrë dhe gazetar i «RD-së» u larguan i përzëmatuar. Është e natyrshme që një gazetar të kërkojë një numur gazete që nuk ka mundur ta blejë ditën e botimit të saj. Por kur lexuam numrin e po asaj dite të gazetës «RD», vumë re se kishte një «recension» të gjatë për gazetën «Koha jonë» të datës 9 janar me autor një gazetar tjetër të «RD-së». Më sa duket, gazetari trupshkurtër e flokëpakrehur ishte ngarkuar të bënte «recensionin» e numrit të datës 13 të gazetës «Koha jonë». Prandaj edhe i duhej ajo gazetë. Duke u nisur nga kjo gjë, i sugjerojmë redaksisë së gazetës «Koha jonë» që, për çdo numër të saj t’i çojë disa kopje falas redaksisë së gazetës «RD». Kjo do të ndihmonte gazetaret që këtej e tutje të kryejnë sa më mirë detyrën që u ngarkohet, pa u mundur të kërkojnë poshtë e lart gazetën «Koha jonë». Nga ana tjetër, kjo do t’u priste shtegun akuzave të mundshme për «bashkëpunim të fshehtë» midis «Zërit të popullit» dhe «RD-së» në dëm të gazetës «Koha jonë», e anasjelltas.

Ramazan Gjeci dhe organizata që drejton

Organizata e Partisë Socialiste në fshatin Zdojan në rrethin e Dibrës është një ndër organizatat më të gjalla e me një veprimtari socialiste vazhdimisht në rritje. Tregues i kësaj veprimtarie është freksimi e gjak të ri, shtimi i radhëve të saj. Që nga zgjedhjet e vitit të kaluar organizata është shtuar me 9 socialistë të rinj. Cilësi e tyre është mosha e re, niveli arsimor e kulturor relativisht i lartë, shtimi i numrit të intelektualëve. Në proces për këtë muaj janë edhe tre pranime të reja. Strumbullari i kësaj pune është Ramazan Gjeci me shokë. Në moshë Hamazani është tashmë i vjetër, afër viteve të pensionit. Në mesdim është i ri, afër alternativës e sociale? Kësisoj ai është shembull i atij brezi të shkuar në moshë por që me fjalën dhe veprimin e tyre, me përkushtimin dhe ndershmërinë, dinjitetin e afrimin njerëzve, t’i marrin pranë, t’u hyjnë në zemër e t’i fusin në zemër. Në Zdojan të Dibrës, 5 km larg Peshkopisë, fshat me rreth 2500 banorë, ka një organizatë të Partisë Socialiste që dallon ndër të tjerat. A. ASHIKU

A keni (doni) qymyr, zotërinj!

Dimri në pikun e vet. Ushqimi dhe veshja të pakta, ngrohja thuajse mungon fare. TV dhe gazetat njoftojnë: fushat e druve janë të zbrazëta. Vajguri mund të përdoret vetëm për gatim. Qytetarët kanë ftohtë. Qytetarët presin ndihmën e qeverisë. Qytetarët gëzohen edhe ndihmën e një komisioni të përbërë nga shumë njerëz dhe të krijuar që në verë. Por më kot. U premtua një latë dru për ngrohje dhe dhjetra kilogram qymyr për çdo familje. Njerëzit i ngrohu shpresa. Veçse deri tani jo vetëm qymyri nuk e morën, por mjaft prej tyre as latën e vetme të druve. Më të madh u propaganda e qeverisë se janë siguruar për përdorim shteti 30 mijë tonë qymyr të cilësisë të lartë e me një çmim të favorshëm që do të vinte nga Krimea në ditët e para të dhjetorit. Njerëzve iu tha se kjo është e garantuar përderisa për këtë punë qeveria ngarkoi si lajmës dhe ekspertë të huaj, një angël dhe një kanadez, të cilët u morën muaji? të tërë me qymyrin. Jemi në mes të janarit e qymyri s’po duket gjëkundi. Për të qetësuar qytetarët jepet njoftimi se në Durrës vërtetë erdhi një vapër, por atë e ktheyn mbrapsh, pasi qymyri ishte mbeturin. Pra, degjojnë njerëz, fajin nuk e kanë qeveritarët, as njerëzit e saj, ata nuk ngarkojnë në vapër. Qeveria e bëri të sajën, ajo solli qymyrin, ata që e kishin ngarkuar vaprin nuk u treguan korrektë. Po komisioni i famshëm qeveritar i kryesuar nga zoti Kopliku, është shperbërë apo e ka «zënë qymyri e s’ngrihet dot? Pyetjet të tilla bëni sa të doni, qytetarët? Qeveria s’ka faj, ajo ju premtoi. Dhe do t’ju premtojë përsëri. Dhe përsëri mund të krijojë ndonjë komision qeveritar për ngrohjen. Kryetari i komisionit, zoti Kopliku pritet të dalë në TV dhe të premtojë. Ndoshta nga vera do të mbërrijë vërtetë qymyri. Atëherë zoti Kopliku do të jetë në krye të një komisioni për të shkatërruar vrimat e zeza në sistemin diellor, për të shmangur temperaturat e larta mbi tokë. Ai, të jetë të sigurtë, me cilësinë e kryetarit të komisionit, do ta premtojë këtë. Vëzhguesi

«DEMOKRACI» DEMOKRATIKE

Nga punimet e Parlamentit

HAP I RËNDËSISHËM DREJT BARAZISË SOCIALE - Miratohet një ligj që qeveria duhet ta kishte paraqitur të paktën para shtatë muajsh. - «Sheshtë hera e parë që qeveria paraqit dhe Kuvendi Popullor miraton ligje pa e ditur faturën e shpenzimeve», - deklaron ministri Dashamir Shehi. - Mazhoranca hedh poshtë propozimin e Namik Dokles për të caktuar afate konkrete për vënien në jetë të ligjit. Me procedurë të shpejtuar Kuvendi Popullor diskutoi e miratoi të enjten paradite projektligjin «Për disa ndryshime në ligjin nr. 7514, datë 30.9.1991. Për pafajësinë e amnistinë e ish të dënuarve», në bazë të së cilit vendosjes së një barazie më të madhe sociale dhe drejt pajtimit kombëtar të gjithë shqiptarëve. Vënia në jetë e reneve të këtij ligji do të ndihmojë që të përndjekurit politik... e të përndjekurve politikë”. Në majft diskutime të deputetëve u theksua domosdoshmëria e ndryshimeve me ligjin e mëparshëm. Kompensimi që parashikohet t’ju bëhet këtyre njerëzve që kanë vuajtur padrejtësisht u tha se është mjaft i vogël në krahasim me atë që u takon e që meritojnë ata. Ky ligj është një hap i rëndë- familjet e tyre të integrohen organikisht në të gjitha aspektet e jetës në Shqipëri. Duhet thënë se në përgjithësi deputetët e të gjitha grupeve parlamentare janë të predispozuar që problemi të zgjidhej drejt. Megjithatë si në shpjegimet e ministrit Shehi i cili në emër të qeverisë mbrojte ligjin edhe në dis kutimet e disa deputetëve, u bënë vërejtje e sugjerime. Kështu ministri Shehi quajti si një anomali të këtij ligji që ai synon t’i bëjë të gjithë të pafajshëm. Veç kësaj në përgjigjen e një pyetjeje se çfarë përvojë kanë vendet tjera për dhënien e këtyre dëmshpërblimeve, ai u përgjigj se shumë shtete i kanë dhënë këto dëmshpërblime mbi bazën e fondeve të akorduara nga organiz- (Vijon në faqen 2)

Jo për reklamë

Njoftim

Jemi të interesuar për një magazinë në Tiranë, me kubaturë relativisht të madhe që të marrë mundësisht një ngarkesë prej një kamioni TIR. Kubatura e magazinës të jetë mbi 150 metër katror. Të interesuarit të njoftojnë sa më parë në këtë numura telefoni Nr. 273-07 327-80 Mundësisht në orët 6.00-8.00

Njoftim i Teatrit të Operas dhe Baletit

Teatri i Operës dhe i Baletit sonte, ora 18.00 jep baletin “Lola” të kompozitorit Vasiljenko, koreograf Agron Aliaj. Në rolet kryesore interpretojnë Olta Bita, Altin Kalfa, Skënder Jazexhiu, Domenika Ndreca, Arben Rukiçi, Jetmira Pupi, Plutona Romano. Dirigjent Rifat Teqja.