24/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 janar 1993

Shprehim indinjatën për fushatën ndaj aktit kriminal kundër Fatbardha Degës

Presidentit të Republikës z. Sali Berisha Komitetit Shqiptar të Helsinkit Në gratë e forumit të Gruas Socialiste të rrethit të Elbasanit bashkojmë zërin e protestës sonë me atë të Fatbardha Degës kur ju drejtohet Ju z. President për aktin kriminal të pashoq që është ushtruar kundër saj. Megjithëse ky është një akt i pashembullt i krahasuar vetëm me atë të kriminelëve të luftës naziste e fashiste, përsëri kjo grua me zemër të madhe shkruan «Nuk akuzoj demokratët, por pseudo-demokratët si fajtorë fizikë dhe moralë të këtij akti kriminal pa precedent për një shtet demokratik». Ku është drejtësia? Ku është «dimensioni human» i shpallur me aq bujë nga Ju në çdo fjalim që mbani?! Po Komiteti Shqiptar i Helsinkit për kë është krijuar?! Është një vazhdë e tërë e luftës së paprinciptë dhe të vetëdijshme që po organizohet sot me një zemërim antidemokratik dhe antihuman që përjetohet edhe nga ne gratë me terror psikologjik e dhunë fizike siç ishte dhe rasti i Fatbardha Degës. Po na bën përshtypje heshtja juaj, heshtja e drejtësisë dhe e organeve të krijuara posaçërisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ne shprehim indinjatën tonë për këtë heshtje që flet shumë dhe s’duhet të zgjasë më! Ju flasim në emër të grave, nënave dhe motrave tona, në emër të bijave e bijve tanë, në emër të demokracisë që nuk e ndërtojmë dhe nuk e duam kurrsesi kështu. Nga Forumi i Gruas Socialiste të rrethit të Elbasanit

Forcimi i P[?] Socialiste i bën demok[?]

Auditori i Partisë S[?] Konkluzioni kryesor i këtij arrit[i] mbledhja e [?] Komitetit Drejtues të [?] Socialiste për rrethin e [?] decit, ishte se gjatë vitit [?] ar nga të gjithë anëtarët simpatizantët e saj u [?] një punë e madhe, [?] por rezultatet me fitore [?] rorëzuan zgjedhjet e [?] kut. U fitua shumica [?] llin e rrethit e bënë [?] shumica e komunave [?] zua me sukses riorganiz[?] rritsë në bazë të [?] krijuar 95 organiz[?] krijuara rishtas) dhe [?] zonale. Partia Soci[?] lisht, pas tre testim[?] efektiv në rritje, [?] të cilit e përbë[?] Konsideratat më të pa[?] bëhen në mbledhje për shokët Petrit Kole, Bahri Halili, Nesti Përit, Petrit Buna, Aurel Duka si kryetar i FRESSH të rrethin e Pogradecit, si dhe [?] punën në tërësi të organ[?]ve të partisë të Al[?]çit, Homeshit, Gurasi[?]sit, Udënishtit, Bl[?]njës, Dardhasit, Go[?] Edhe pse bilanci[?] tiv, duhet thënë [?]zë nuk u ndje fry[?]risë. Përkundrazi, [?] përgjegjësi detyrat [?]dhmën, përcjellimet [?]tur e forcuar më tej [?]rolin e Partisë Socialiste, zgjidhjen e problemeve të shumta politike e shoqërore rrethit. Duke i përgëzuar [?] e mirë të bërë gjatë [?]luar dhe për konkretësimin e tyre të shtruar për[?]men, zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, shoku Servet Pëllumbi i cili mori [?] në këtë mbledhje, vlerë[?] diskutimet e shokëve të [?]shoqeve, preokupacionin e tyre për të forcuar më tej Partinë, për të rritur rolin e saj drejt [?] në shkallë rrethi. Sa më [?] rritet e forcohet partia si forcë politike opozitare [?] aq më i madh bëhet i saj në proceset demokratike dhe realizimin e reformave të domosdoshme për të reali[?] kalimin në ekonominë e tregut dimensione sociale. Propaganda e Partisë Demokratike akuzoi pa asnjë provë Partinë Socialiste, si forcë destruktive dhe e etiketuara me lloj-lloj epitetesh. Por të theksoj që, aq forcë destruktive Partia Socialiste apo së është e interesuar dhe kriza të ndalet jo me ne, por me masa e met ekonomike konkrete? Nuk qehet kriza aspak duke (Vijon në faqen 4)

ARBITRARITET I PUSHTETIT NDAJ MENDIMIT INTELEKTUAL

Polemi ka e paprinciptë e Presidentit, zëdhënësit të tij, organeve të shtypit servile të pushtetit ndaj profesor Rexhep Qoses ka ngjallur indinjatë në shumë njerëz të shtresave dhe bindjeve të ndryshme. Polemika e paprinciptë e Presidentit, zëdhënësit të tij, organeve të shtypit servile të pushtetit ndaj profesor Rexhep Qoses ka ngjallur indinjatë në shumë njerëz të shtresave dhe bindjeve të ndryshme. Në redaksinë e gazetës sonë kanë ardhur shumë shkrime që shprehin mendimin e tyre njerëz të ndryshëm. Në të gjitha shprehet indinjata ndaj sulmit që i bëhet Rexhep Qoses dhe e konsiderojnë këtë si sulm të injorancës kundër dijes, të mediokritetit kundër inteligjencies, e arrogancës, kundër debatit. Redaksia jonë ka vendosur t’i publikojë të gjithë këto shkrime duke qenë e bindur se kështu mbrohet mendimi i lirë kundër arbitraritetit shtetëror. Në numrin e ardhshëm do të lexoni; «Letër e hapur» drejtuar profesor REXHEP QOSES Nga MOIKOM ZEÇO

Alegori krize BOSI I BOSAVE

Një djalë i ri po bisedonte me një burrë të moshuar. - Kur shihje më përpara një njeri me magnetofon në dorë të dukej bos i bosave. Tani është mbushë vendi plot me... - Po, i thotë burri i moshuar, drejt e ke. Edhe unë dje, kur pashë një njeri që kish vënë përpara një pjatë me pilaf m’u duk si bosi i bosave. Tani është hollue jeta sa... DURIM MADHI

Policët, tregtarët dhe hajdutët

Ç’ndodh në tregun e Tiranës Nuk besoj se gabohen po të them se institucion më i kompletuar me numër punonjësish është Ministria e Rendit. Rrugët nga që të kalosh janë të mbushura me policë, veçse pjesa më e madhe e tyre janë sehirxhinj dhe tregtarë të këtij institucioni. Them se nuk majfton pesha dhe gjatësia për të qenë punonjës i rendit, nuk majfton të jesh i persekutuar nga diktatura komuniste, me bindje politike të djathta apo të majta. Të jesh punonjës i rendit mbi karakterin, korrektësinë dhe vullnetin për të kryer këtë detyrë sa asgjë. Më bën përshtypje të madhe shërbimi i policisë në tregun e lirë. Ata janë vizitorët e fundit të tregtarëve kur tregu po boshatiset. Kjo më duket mua është si ajo thënia e popullit; “gjendet Kola në punë”. Nuk dua të përsëris këtu një fakt tjetër, që edhe kur vjen ndonjëri, ata janë bashkëpunëtorë të ngushtë të hajdutëve e bixhozxhinjve. Çdo tregtar i një grupel e hajdutëve por është i pafuqishëm të përballojë ato. Çdo ditë në treg vidhen me qindra mijëra lekë mall. A mos vallë duhet të bëhet grevë nga tregtarët që të normalizohet ky problem. Më datë 14.1.1993 hajduti vjedh një plak, polici e kapi hajdutin, i mori trastën dhe ja dha plakut. Për çudinë e të gjithëve polici mori 150 lekë të reja nga hajduti dhe filmi mbaroi. Jam i sigurt se do të kërkoni emra dhe mbiemra policësh, dhe po t’i dija do t’i tregoja por ato nuk i di. Në qoftë se nuk i besoni këto rrjeshta që kam shkruar verifikoni se ç’ndodh në tregun e lirë të Tiranës dhe do të bindeni se në MRP ka çelur rrënjë korrupsioni. Nuk do të uroja që të ndodhë por sot ose nesër në tregun e lirë të Tiranës do të ketë edhe viktima. PASHK KALAJ Mëgjithatë, shitësat e djeshëm, ose pronarët e sotëm të dyqaneve, duket se po e tejkalojnë të drejtën. Disa prej tyre po kërkojnë ta tejkalojnë ose më saktë, ta çndihshojnë favorin që u bëri shteti. Dhe si? Nëpër dyqanet e tyre, tashmë shihen fytyra të reja. Disa pronarë i kanë dhënë dyqanet me qira. Disa të tjerë që i kanë blerë ose privatizuar siç i kanë kjo nuk mundet vetëm dikush, por njëkohësisht ndërmarrë të mëdhenj e të vegjël. Dhe pjesa më e madhe e qytetarëve, i kanë, Kjo nuk mund të jetë Dhe pjesa më e madhe e qytetarëve,

Kalorësve të parasë nuk ua ndal kush revanin

Me drejtësi apo padrejtësisht (pasi shumë njerëz janë të mendimit se në fillim duhej bërë vlerësimi i pasurisë shtetërore dhe, sipas disa kritereve të përcaktuara qartë, të bëhej shpërndarja e saj), të parët që u bënë pronarë tek ne, në periudhën e tranzicionit, ishin shitësit. Edhe ai që pati 20 vjet punë, edhe ai që për tatin e tij të mirë dy apo tre muaj pati që i futi këmbët në tregëti, megjithatë i blenë dyqanet, pra u bënë pronarë. Fakt është se kush më shumë e kush më pak, shitësit kishin patur para mënjanë. Profesioni i tyre, në mos rridhte, diçka pikonte. Në shetitim monist ata jetonin më mirë, madje shumëmë mirë (vini re se cilësinë e parë që blenë autovetura, pajisje të kushtueshme elektroshtepiake, etj, etj.). Tani për tani, tregëtia favoritë është jo me ata që janë pronarë dyqanesh. Megjithatë, shitësat e djeshëm, ose pronarët e sotëm të dyqaneve, që jetojnë me një rrogë simbolike apo në asistencë, nuk ka sesi të mos tronditen, madje të ndihet edhe i poshtëruar kur disa ende pasurohen pikërisht me atë që qenë pronë e shtetit dhe që është mbledhur pikë për pikë djersa e të gjithëve. Ku e kemi fjalën konkretisht? Thuhet se dyqanet që u blenë për më tepër se 20 m., me lekë të reja, tani do t’u shiten pronarëve të tyre 15-20 milion lekë të vjetra. As më shumë e as më pak, por plot një qind herë më shumë! Pra kur punëtori ose nëpunësi zor se mund të ketë 10 mijë lekë të vjetra në xhepin e tij, dikush që edhe jetonte më mirë se ata, thjesht duke ndenjur, miliona që ka lu shton 15 apo 20 milionë lekë të tjera. Përpara një fakti të tillë njeriu i drejtësisë sociale merr goditje më të rëndë. Me sa duket shteti nuk është i zoti ta ndalë revanin kalorësve të parasë. Edhe pse kanë një rregull, sipas të cilit jo me shitje, por as destinacioni i dyqanit nuk mund të ndryshoje të paktën për dy vjet, pak janë ata që e zbatojnë paraja dhe fitimi kanë «ligjet» e veta e s'duan tia dinë për ligjet e shtetit. Madje nuk është e pamundur që edhe disa nëpunës të shtetit, të ndodhur para fakteve të tilla, heshtin sepse ashtu dikton ai që ua ngroh xhepin. Megjithatë njerëzit duan të besojnë se kur shteti nxjerr ligje, ai kërkon edhe zbatimin e tyre. SEJIDIN CEKANI

REVANSHIZMI I MBARSUR ME CENSUREN, PJELL DIKTATUREN

RTVSH me në krye Bucpapën është i vendosur të shkelë ligjet e shtetit - Lexoni në faqen 1-2 materialet për seancën e pyetjeve të drejtorit të përgjithshëm të RTV në Kuvendin Popullor - TVSH Censoron presidencën e Republikës. Pse? E kam konsideruar iniciativën e presidentit për t’u ulur në tavolinën e rrumbullakët me forcat politike, elementin më pozitiv të gjithë aktivitetit të tij politik. Çdo tentativë për të sulmuar sadopak këtë iniciativë unë do ta quaja antidemokratike. Në këtë kategori do të fusja edhe veprimin censorues të TVSH-së. Në rast se ky censorim është bërë me dijeninë vetë presidentit, tregon se presidenti mbi presidencën lidhur me tentativën e parë, që është zgjedhur pozicionin e një mediator të interesuar, të fuqishëm sa që ai vetë e ka përcaktuar se çfarë kërkohet. Rrjedhimisht, në këtë rast për fat të keq, veprimi i tij është një konkluzion i veprimet e tij, gjë janë pikërisht censurim e tij vetë. Në rast se censorimi është bërë pa dijeninë e tij, atëherë kjo tregon se ai nuk ka marrë masa ose s’ka pasur mundësi për t’u vënë para përgjegjësisë personat që janë përgjegjës. Për këtë arsye, jam i bindur se censorimi i presidentit ... Ky është një rast i censurimit të një figure të rëndësishme politike. Një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë në një vend demokratik. E gjithë kjo logjikë e analizuar nga çdo këndvështrim, flet qartë për veprime jo objektive e jo simetrike të RTV-së që i vënë për shtet një ngjyrim të PD-së. Le të shpresojmë që presidenti nuk bën pjesë në këtë grup. Dhe në këtë rast shkarkimi i këshillit drejtues duhet të ishte imediat. Kështu duhet të kërkonte edhe vetë drejtori i përgjithshëm i RTV-së në rast se pa paktën ka vepruar në këtë objektiv e i ndershëm ndaj aktivitetit të presidentit. KASTRIOT ISLAMI RTHS - INSTITUCION PARTIAK Statuti i RTSH është ligj i aprovuar në Parlament dhe zbatimi i tij është i detyrueshëm për strukturat organizative të këtij institucioni. Por faktet flasin se RTSH në mënyrë të hapur dhe flagrante është shndërruar në një institucion partak që i shërben pa asnjë mëdyshje politikës së partisë në pushtet. Informimi i tij është i njëanshëm, i manipuluar, dezinformues dhe kjo tendencë. LUAN HAJDARAGA A ju ka mbetur ndopak etikë profesionale? TVSH që drejtohet nga Bucpapa po vetën që nuk është depolitizuar por merjshët është tejpolitizuar. Ju e keni transformuar atë në një qendër zëri që vepron verbërisht e pse jo edhe skllavërisht sipas orientimeve të partisë shtet që drejton Shqipërinë. Unë së shërish ju pyes ju dhe nëherëzani i drejtohem gazetarëve të TVSH në se ka mbetur ende ndopak etikë profesionale, apo ajo është zëvendësuar nga verbëria politike. Zotëri drejtor, ju po shkelni në mënyrë flagrante ligjet e parlamentit për depolitizimin e këtij institucioni kombëtar, i cili është themelor për ecjen normalitet demokracisë shqiptare. Duket të kuptoni zoti drejtor se duke vepruar kështu, shkelni mbi tuaj do të jetë tepër i shkurtër. Ruajeni veten. Duhet të përgjigjeni për shkeljet e ligjit Kronika të njëanshme informative janë shprehje e qendrimeve të njëanshme të RTV-së. Një TV kombëtar është i detyruar të zbatojë statutin e parlamentarizmit, përkatësuar edhe me ligji. RTSH në njëanshmërinë e vet ka shkelur rëndë legjislacionin në fuqi. Prandaj janë kërkuar edhe adjeka penale për ju ... Ju mburreni me anësinë partiake Gjithmonë kam menduar se deklarata juaj zoti Bucpapa është bërë në një moment irritimi. Sepse unë besoj se një njeri normal nuk mund t’i etiketonte të gjitha shkrimet e botuara në shtypin socialist si shpifje e trillime. Po citoj vetëm disa tituj shkrimesh që flasin vetë, pra që dëshmojnë se kemi të bëjmë me të vërtetën e jo me shpifje e trillime: - Pse hesht RTV për rezultatet e zgjedhjeve të 26 korrikut? - TV censuron Parlamentin. - Pse i tremb kaq shumë drejtuesit e RTV Popullit? - Me çfarë të paguajë RTV në dëshmorët? - TV nuk i qaset Bulqizës. - Plotësim për rubrikën TV: Kush është Hidër Hoxha? - Kush gjykon fshatin Shkodrës: Gjykata, gazeta, RTV. Unë e di pse iu zoti Bucpapa. Ju jeni bërë dekorata të tilla në atë shtypin socialist. Ju jeni të shqetësuar për të qenë shërbëtor i bindur i pushtetit. Dhe në fakt jeni. Nuk është e rastit që zoti Bucpapa jeni nga vendi i numurit një të PD-së, pra Tropojës. penale për ju ... Duket se sot kjo nuk realizohet, sepse drejtorët dirigjohet nga ata që i kanë ndosdur në këtë detyrë. Por së me siguri ju do të përgjigjeni për shkeljet e rënda të ligjit përpara drejtësisë.

U drejtohen qeveritarëve

U ngopëm me politikë, zotërinj qeveritarë Para disa muajsh, Federata e Sindikatave të Kimi - Metalurgjisë së Shqipërisë, duke parashikuar daljen në asistencë të një numri punonjësish sa dyfish i shifrës që jepte Qeveria Meksi, kërkoi rifillimin e punës në uzinat e kombinatet tona, hapjen e fronteve të reja të punës. Sot asistenca është pothuajse masive në këto 2 degë të industrisë. Nga ana tjetër po i afrohet mbarimi i afatit të saj, Ministria familjes s’do të kenë më se të ushqehen. Në këtë kuadër, bile jashtë devyrës normale të saj, por me shqetësimin e madh për rifillimin e punës përfaqësues të Konfederatës së kohët e fundit morën takim jashtë shtetit me firma të huaja, të gatshme për të ndihmue në Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, por nuk të çudit fakti që ngjyrat e thella politike nuk e lënë ministrin Xhaja dhe Qeverinë «reformatore» shqiptare të venë politikën në plan të parë. Zotërinj qeveritarë - u ngopëm me politikë, miopia dhe qëndrimi juaj janë të pafalshme e të patolerueshme. Federata sindikale e kimi-metalurgjisë së Shqipërisë