Më datën 23 Janar 1993, ditën e shtunë, në emisionin e lajmeve të orës 16.00 Televizioni transmetoi një lajm pa burim, ku ndë të tjera, akuzohej Partia Socialiste si forcë destabilizuese etj. etj.
Në të njëjtën ditë, në lajmet e orës 20.00, u ritra transmetua më gjerësisht ky lajm. Kësaj radhe burimi ishte “Zëri i Amerikës”. Sipas këtij burimi, në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit, theksohej më gjerësisht se në lajmin e parë, se Partia Socialiste, veçanërisht në rrethin e saj në forcë destruktive, se socialistët po pengojnë reformën, po nxisin trazira, greva të paligjshme, po pengojnë vendosjen e rendit etj.
Të ishte lajmi i “Zërit të Amerikës” dhe i Elez Biberajt, nuk do të shtetësoheshim aspak, sepse jemi mësuar me to dhe ka kohë që i hedhim pas krahëve, pa thënë në kosh. Misionin e Biberajt e dimë. Por meqë citohej Departamenti Amerikan i Shtetit, kjo na tërhoqi vëmendjen, sepse dikush ja kishte dhënë të paqartë situatën në Shqipëri. U shkrua edhe në RD e datës 27 Janar, me burim ATSH. Për këtë lajmi ndryshonte si nga ai i orës 16.00 ashtu edhe i orës 20.00 të datës 23 Janar, të transmetuar në TV.
Ç'është ky lajm i transmetuar nga z. Buspapaj? Anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste, deputeti Bashkim Zeneli dhe Arta Dabulla morën takim më datën 27 Janar 1993 me këshilltarin e ambasadës amerikane në Tiranë z. Christophor Hill. Ata i kërkuan shpjegime zotit Hill për këtë qëndrim të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ne biseduam konkretisht, që u zhvillua me të, zoti Hill tha: “Unë nuk e kam ndigjuar këtë lajm në Televizion. të transmetuar nga ‘Zëri i Amerikës’. Por unë kam këtu Raportin e Departamentit të Shtetit, dhe them se nuk është thënë, thuhet, se nuk i drejtohen Partisë Socialiste, nuk janë në raport. ‘Zëri i Amerikës’ është radio, ajo ka burime të ndryshme dhe nuk e di nga i ka marrë”.
Sigurisht do t’i besojmë zotit Hill, i cili siç na thanë të dëgjuarit e Partisë Socialiste, kishte raportin në tavolinë.
Atëhere kush i gatun këto lajme të paqena të “Zërit të Amerikës”? Dora vetë Elez Biberaj, apo bashkëpunëtorët e tij specialë në Shqipëri?
Spekullime të tilla të RTV-së nuk i shërbejnë demokracisë.
Korresp. i “Zërit të Popullit”
Protestë - Sado pak drejtësi -
Protestë
- Sado pak drejtësi -
Zoti president!
Në vazhdën e sulmeve dhe presioneve të vazhdueshme nga Partia shtet në fuqi ndaj socialistëve dhe simpatizantëve të tyre, arrin kulmin dhe me krimin monstruoz ndaj foshnjës 6 javëshe të Fabaradha Degës, prisnim që akti barbar t’i përgjigjeshit ju zoti president.
Pse kjo heshtje? Ju që mbroni interesat e kombit, përse nuk kërkoni drejtësi?
Në gratë, nënat dhe motrat e forumit të gruas socialiste jemi të indinjuara shumë dhe kërkojmë sado pak drejtësi, sepse shohim që nuk po ekziston fare kjo fjalë e shenjtë drejtësi, dhe kërkojmë që t’i ndalet dora revanshizmit e kujtdo që merr nëpër këmbë të drejtat e njeriut.
Forumi i Gruas Socialiste të rrethit Shkodër
BASHKIA E QYTETIT TË DURRËSIT ËSHTË VJEDHUR KATËR HERË. KUSH ËSHTË HAJDUTI?
- Ftojmë Ministrinë e Rendit Publik dhe organet e tjera të specializuara që të japin shpjegimet e duhura. Kjo duhet bërë sa më parë pasi ka zëra që implikojnë ndër personalitetet më të larta të shtetit -
Gjatë javëve që kaloi Bashkia e Durrësit u bë objekt i një vjedhjeje me thyerje. Grupi operativ i degës së rendit dhe vetë punonjësit e aparatit të Bashkisë, konstatuan brava të thyera, kasaforta të shqyera, qindra mijë lekë të grabitura si dhe mun gesa në aparatet logarise. Për këtë vjedhje janë marrë edhe gjurmë e shenja nga vendi i ngjarjes, janë bërë dhe fotografime si dhe nën zë thuhet se organet e rendit kanë arritur të indetifikojnë edhe autorët.
Thuhet bile se për autorët janë mbledhur dhe kanë diskutuar edhe dhe drejtuesit e Bashkisë, të rendit dhe të prokurorisë.
Pra në Durrës dihet botërisht se Bashkia është vjedhur, qarkullojnë dhe zëra për autorët e vjedhjes, por organet përkatëse ende nuk janë prononcuar. Një gjë është e sigurtë: që vjedhjet kanë ndodhur.
Me shqetësimin për të zbuluar autorët dhe kthyer në vend pasurinë e vjedhur i drejtohemi Ministrisë së rendit dhe personalisht zotit Kopliku si Ministër dhe si durrsak që të ndërhyjë me forcë pranë Degës së Rendit në Durrës që të deklarojë vjedhjen dhe autorët e saj. Kjo duhet bërë pa tjetër sepse ka zëra të ndryshëm që përfshijnë në këtë punë nga personalitetet më të larta të shtetit.
Ne nuk duam të bëhemi pre e fjalëve prandaj për sot nuk po publikojmë mendimet dhe opinionet e banorëve durrsakë por presim që të sqarohet e gjithë opinioni.
KASO LAPI
EKONOMI NË ASISTENCË - NJERËZ NË UDHËKRYQ
Shkodër: 400 punëtorë të ndërmarrjes së mirëmbajtjes kanë dy muaj pa rroga
- Asistenca u ka mbaruar, paralajmërojnë për grevë urie -
Një grup punëtorësh prej afro 50 vetësh dhe në mëngjes erdhën në sheshin përpara selisë së këshillit të rrethit të Shkodrës. Dukeshin të shqetësuar. Këtë e kuptojmë si nga pamja e tyre, ashtu dhe nga bisedat që bënin. Ata kishin ardhur për të marrë takim me kryetarin e këshillit të rrethit, z. Ali Kazazi.
Cili është halli i tyre? Siç më suam në bisedë disa prej tyre, ata ishin punonjës të ndërmarrjes së ndërtimit. Janë 400 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje, të cilët që nga data 8 dhjetor e vitit të kaluar nuk kanë marrë rroga. Arsyeja: kanë qenë në asistencë. Siç dihet asistenca paguhet deri në një vit. Këta e kanë plotësuar vitin, kështu që edhe u është ndërprerë paga.
Gjatë kësaj periudhe ata na thanë se nuk na është ofruar asnjë lloj pune. Kemi bërë disa takime këtu në Shkodër me drejtuesit e rrethit, por nuk kanë mundur të na japin rrugëzgjidhje. Para pak ditësh një përfaqësues diskutimet e pjesëmarrësve u përqëndruan në hartimin e një statuti të ri të Lidhjes së Gazetarëve, me qëllim që ai të ndihmojë në forcimin dhe gjallërimin e punës së saj. Me votim të fshehtë u zgjodh kryesia e Lidhjes së Gazetarëve e përbërë prej trembëdhjetë vetësh.
Gjithashtu qeveria do të nxjerrë edhe një ligj së shpejti.
Mirëpo megjithëse kanë kaluar disa ditë, akoma nuk po bëhet gjë. Ndaj dhe erdhën sot përsëri për ta shprehur shqetësimin këtu në këshillin e rrethit, pasi siç theksonin shumë prej tyre, kemi mbetur pa bukën e gojës.
Njëra nga pjesëtaret e përfaqësisë, që sapo kanë dalë nga biseda me kryetarin e këshillit të rrethit, z. Ali Kazazi, na thotë se kryetari ishte shumë i shqetësuar për hallin tonë, por nuk mundet dhe siç duket nuk është në dorën e tij zgjidhja e këtij problemi. Ne e kemi të qartë se me këtë problem duhet të merret seriozisht qeveria, mirëpo ajo siç duket nuk e ka menduar se një ditë mbaron asistenca dhe ku do të shkojnë njerëzit? Gjithashtu ajo vuri në dukje se në atë takim me kryetarin caktuam një afat deri më datën 5 shkurt për zgjidhjen e hallit tonë, për ndryshe pas kësaj date do të hyjmë në grevë urie.
Gjithashtu punonjësve të stacioneve të tilla jetojnë edhe disa punëtorë të ndërmarrjes së riparim shërbimeve, artistike etj. Gjithashtu punonjësve të stacionit të zotnikës u është dhënë rroga me 8 ditë vonesë. Mund të përmendim dhe shqetësime të tjera, por tashmë ato dihen. Sidomos rrethi i Shkodrës ka shumë probleme të natyrës së lartpërmendur, të cilat nga dita në ditë sa vijnë e shtohen. Ata nuk mund t’i përballojnë aspak sektorët e asistencës sociale pranë këshillit të këtij rrethi, tek i cili gjatë këtyre viteve po drejtohen punonjës të ndryshëm që u ka përfunduar asistenca apo po u përfundon. Ne mendojmë se nga kjo qeveri kërkohet një zgjidhje tjetër e shpejtë, me qenë se disa detyrime që përcakton ligji i asistencës sociale gjatë kohës që punonjësit janë në asistencë, nuk është bërë e mundur të zbatohen deri tani. Gjashtu vëmë në dukje se probleme e shqetësimeve të ...
KONFERENCA E GAZETARËVE TË SHQIPËRISË
Dje në një nga sallat e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë u mblodh konferenca e gazetarëve të organeve të shtypit, të ATSH-së dhe të Radiotelevizionit Shqiptar.
Në fillim të konferencës pati diskutime të shumta lidhur me Gazetarëve e përbërë prej trembëdhjetë vetësh. të Shqipërisë mbi bazën e bashkimit të dy organizatave të mëparshme: Ish-Bashkimit të Gazetarëve dhe Ish-Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë. Më tej, përfaqësuesit e përbërë prej trembëdhjetë vetësh nga të cilët: shtatë nga organet e shtypit, dy nga ATSH-ja, dy nga Radioja dhe dy nga Televizioni. Kryesia zgjodhi si kryetar të Lidhjes së gazetarëve të Shqipërisë gazetarin e ATSH-së Mero Baze. Korresp. i «Zërit të popullit» të Shqipërisë gazetarin e ATSH-së Mero Baze. Shkodër, por edhe rrethet e tjera. Me ç'po shohim ato po vijnë duke u rritur, ndaj dhe zgjidhja nga qeveria duhet të jetë sa më e shpejtë për të gjithë. Asistencë po i vjen fundi i «lavdishëm». MUSA KURTULAJ
na japin rrugëzgjidhje. Para pak ditësh një përfaqësues i caktuar prej tyre shkoi në Tiranë për t'u takuar me kryeministrin. U kishin thënë se kryeministri nuk mund t'i priste për arsye kohe, kështu që ishim takuar me sekretarin e kryeministrit, z. Zef Bushati. Nga ky takim marrë përgjigje se do t'u jepet ndihma nga komuniteti evropian, Gazetarëve Gazetarëve të Shqipërisë gazetarin e ATSH-së Mero Baze.
Shpërblim indinjatën tonë
PETICION
Presidenti i Republikës Zoti Sali Berisha,
Kryetarit të Kuvendit Popullor Zoti Pjetër Arbnori
Kryetarit të Këshillit të Ministrave Aleksandër Meksi Organeve të informimit publik
RTV, gazetës «Paskja», RD, Alternativa, ZP, Kombi, Republika, Koha jonë, Bashkimi.
Më datën 15.1.1993 nëpërmjet RTV dërguam mbi vendimin e Qeverisë për liberalizimin e ushqimeve të shportës si dhe për një kategori zërash si shërbimi udhëkëtar, karburanti, qirat e banesave, energjia elektrike, shërbimet (postare etj, si dhe rritjen e pagave të të ndërmarrjeve bujqësore pensioneve 25 për qind dhe asistenca 18 për qind,
Jemi tejet të indinjuara nga premtimet e Presidentit para dhe në prag të vitit të Ri 1993 dhe veprimeve të kundërta të Qeverisë!
Me rritjen e këtyre çmimeve drejt stratosferës dhe pensionove dhe asistencës minimale as që mund të bëhet fjalë për jetesë njerëzore. Veprime të tilla janë thashtë çdo logjike dhe e çojnë popullin në varfëri të papare e kombit drejt shkatërrimit, ku i hapet rruga çthurjes, anarkisë dhe destabilizimit të plotë të vendit. Veprime të tilla të çojnë në aventurë dhe humbje besimi ndaj udhëheqjes së Qeverisë Demokratike.
Ju kujtojmë zotërinj se me ngritjen e pensioneve në masën 25 për qind nuk bëni dot asnjë llogaritje. Për t'i dhënë e anasjelltas, nuk mer dot asnjë lloj me dëkamendi njerëzor, nuk mund të paguhet qiraja e një muaji të banesës që Presidenti i ndruara i treguar qiejtë qelatere me rratin e vitit të ri të gëzojnë shtëpitë e tyre.
Të nderuar zotërinj,
Ne pensionistët e cilit bëjnë në protesta me datën 27 janar për një problem. Deri me sot kemi marrë vetëm përqindje të thënë nga Këshilli i Lartë i Pensioneve me Nr. 5/4 2 dhe 2/12, që firmosur nga përgjegjësi i zyrës së sigurave zoti Gjergji Jani ku thuhet: «Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, e mori protestën tuaj dhe u njoh me shqetësimin që kemi ngritur në të.»
Nga ana e tij u porosit Këshilli i Ministrave i cili do të shqikojë problemin e ngritur, dhe për çka do të arrihet do t'u kthej edhe përgjigjen».
Si duket përgjigjen e morëm me këtë vendim nëpërmjet RTV. Ju lutmë, u çamë nga shiu e ramë në breshër, shtul e tufan.
Me këtë rast në sholt e bardhë që kemi bërë luftën NÇL, dhe që kemi qenë dhe dërguar dëjrën për 50 vjet në fronte pune e prodhimi të ndryshme në të katër anët e atdheut,
(Vijon në faqen 4)
Miniera e bakrit në Tuc, hesht
Jemi mësuar me zhurmën e sondave tej e mbanë Munellës, me krismat e minave të thellësisë e të galërive e barit e automjeteve që transportonin bakër e lëndë druri nga nëni e mbi toka janë e pasur.
Por tani ato sikur s'po dëgjohen më. Nuk di ndokush të thotë se përse po ndodh kështu. S'punon njeri, kjo është arsyeja, por vetëm pasojë do të thonë. Me tej s'të jep kush haber. Hesht miniera, heshtin minatorët, ndërsa frugët që përshkojnë Munellën: të mal me rezerva të mëdha bakri e pasuri të tjera, në përmasa kombëtare, sa vijnë e dëmtohen. Çdo njeri që kalon këtej pëshpërit me vete: Ç'po bëhet, a do fillojnë ndonjëherë punën këto njerëz, djersa e të cilëve është e ngurosur prej kohësh në thellësitë e galerive?
Ishim këto ditë në minierën e Tucit. Më e vjetra në Pukë. Me tradita për realizimin e çdo detyre. Sa bakër i shkëputën minatorët nëntokës, siç thoshte një minator, veç një zot e di. Halle boll kishim edhe më parë. Se kurrë mundi e djersa nuk iu dha siç duhet minatorit, por të paktën pa punë nuk rrinim. Dhe trajtimi në menca e fjetore na bëhej. Po tani? Vetëm rojet e minierës rreth e qark dhe askush tjetër. Miniera e përmbytur ruhet se mos depërton ndokush në ujërat nëntokësore e vjedh ndonjë mjet i mbetur atje që kur u përmbyt miniera para dy muajsh. Pra nuk punohet. Dhe familjarët e Tucit nuk i trajton askush. Ata ende çdo ditë në këmbë nga Tuci në Fushë - Arrëz e anasjelltas për të marrë bukën e gojës a ndonjë send tjetër ushqimor. Vargu i tyre s'ka fund. «Do të fillohet nga puna, nuk do të mbyllet miniera, e kanë fajin forcat destruktive» etj. thuhen deri në lajmet televizive. Po kujt t'i besojmë? Realiteti apo gënjeshtrat? Minatorët presin. Galeritë e mbytura me ujë po kështu kërkojnë pastrim. Nuk jeton njën masë e tërë punëtorësh në asistencë, madje disa prej tyre pa asnjë të ardhur. Jol Deri kur kështu?
FADIL ÇOBA
FESTE TË MADHE KA SOT PESHKOPIA
Më 16 janar 1993 Peshkopia përjetoi çaste emocionante, çaste që e vlen të çimentohen në letër e celular për t'i folë historisë.
Më 16 janar 1993 Peshkopia përjetoi çaste emocionante, çaste që e vlen të çimentohen në letër e celular për t'i folë historisë «Monizmi i Dytë duhet fituar qysh gjerësisht».
Një dyzinë e gjysmë automjetesh të targave TR e DI, në autokolonë, përshkuan rrugët e asfaltuara të rrethit për të zënë vend në fillim para stadiumit të Peshkopisë (në pritje të elikopterit) dhe më pas në bulevardin kryesor e sekondar të qytetit... Dyzinë njerëzish, SHIK-as e SHUAK-as gjëlluan atë ditë, natë dhe të nesërmen duke i dhënë prani dhe autoritet ngjarjes së madhe.
U festua dyvjetori i krijimit të Degës së Partisë Demokratike të rrethit të Dibrës.
Në këtë ngjarje të madhe morën pjesë Kryetari i Parlamentit z. Arbnori. Ministri i Mbrojtjes z. Zhulali dhe sekretari i PD-së në qendër z. Dosti. Morën pjesë edhe zotërinj të tjerë nga Dibra, Tirana e më gjerë.
Me këtë rast në sallën e kinoteatrit (që nuk e dimë në se ka qenë hequr apo jo emrin «29 Nëntori»), u organizua një tubim.
Me këtë rast, të shtunën dhe të dielën, funksionoi me intensitet të plotë linja ajrore Tirana-Peshkopi dhe Peshkopi-Tiranë. Elikopteri bëri disa rrjesa vajtje e ardhje. Shpenzimet i përballoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare nga llogaria «Xhepi i grisur i popullit mban shumlë».
S. RAKIPI
Gjatë kësaj periudhe ata na thanë se nuk na është ofruar asnjë lloj pune.
Ali Spahia mbulon SHK...
SHIK-un
Më 26 Janar, ditën e martë, në parlament u diskutua për disa ndryshime të kërkuara nga Presidenti i Republikës, zoti Berisha, për ligjin për avokatinë.
Nuk do të ndalemi se çfarë u tha e çfarë u vendos. Në këtë seancë, Deputeti Dokle, duke iu referuar projektligjit që thotë të mos lejohen të punojnë si avokatë ish oficerët e Sigurimit të Shtetit e bashkëpunëtorët e tyre, shtoi që të përfshihen edhe ata (bashkëpunëtorët) e SHIK-ut, kur në veprimtarinë e tyre shkelin ligjet e aprovuara dhe na vijnë prapa «si hije».
Deputetët e PD-së reaguan. Si ka mundësi, SHIK-un, arma besnike e PD, ndiqka njerëz? Vetëm kjo nuk ndodh! Atëherë tepër i revoltuar u ngrit në këmbë zoti Spahia, dhe i bëri thirrje zotit Malasi, që drejtonte seancën, si të ishte nxënës i pashkollë i bertiti sepse nuk i paska dhënë fjalën. Mbasi doli i revoltuar nga salla e u qetësua me një zallë në bufe, zoti Spahia, u kthye, mori fjalën dhe protestoi me tone basi ndaj deklaratës së Dokles, «Mos akuzoni SHIK-un zotëri, se ai nuk ndjek asnjeri mbrapa...»!
Tani lind një pyetje! Ç'më rakë të veçantë ka zoti Spahia për bashkëpunëtorët? Nuk u kuptua! Përse u revoltua aq shumë zoti Ali Spahia (shqetësimet atij nuk i bëjnë mirë)? Ku e di zoti Spahia se SHIK-u nuk survejon, nuk ndjek, nuk përgjon me telefona, bile deputetë? Pse është kaq i sigurtë kur për funksione e larta që ka, nuk përmendet në SHIK? Ka vetëm një mundësi...
Siç duket, Ali Spahia, e zbuloi në Parlament, se si nënkryetari i Partisë Demokratike, mbulon SHIK-un, njëlloj si Simon Stefani Sigurimin, siç mbulon kuadrin Tomor Doshi, ashtu e Lenkë Çukol.
Mbuloi mirë SHIK-un, zoti Spahia, se mos ftohet!
Shik-Shik-Java