Në mes të ditës
- Ngjarje jo e zakontë që përgenjështrojnë kronikat e policisë për vendosjen e rendit
- Kush e vodhi Bankën e Durrësit
Në mes të ditës
VIDHET BANKA E KURSIMEVE NË TIRANË
- Ngjarje jo e zakontë që përgenjështrojnë kronikat e policisë për vendosjen e rendit
- Kush e vodhi Bankën e Durrësit
Rreth orës 11 e 45 minuta të ditës së djeshme u grabit sporteli kryesor i Arkës së Kursimeve në mes të Tiranës në mes të ditës. Lehtësia me të cilën u krye ky operacion tip «perëndimor» dëshmon se organizatorët e tij kanë ditur të godasin në shenjë. Në mes të ditës me diell disa persona të armatosur hynë nga dera kryesore që është në bulevard, kërcënuan punonjësit e bankës dhe kryen grabitjen. Çdo gjë u krye në mënyrë të shpejtë e të kronometruar nga personat deri tani të paidentifikuar... të maskuar, por të armatosur.
Theksojmë se në bankën në fjalë kryeshin kryesisht veprime në valutë. Është fatkeqësi që objekti i grabitjeve tani po bëhen dhe institucionet financiare shtetërore siç janë bankat. Theksojmë se Banka e Kursimeve e cila si bankë më vete ka një jetë të shkurtër, ka qenë ndoshta më aktivja ndër bankat e tjera të sistemit tonë bankar në këtë periudhë tranzicioni, duke u përpjekur për të thithur investitorë të huaj dhe financuar investitorë vendas. Reputacioni i saj ishte drejt rritjes çka po eklipsonte të tjerët.
Megjithëse në kohën që bëjmë informacionin, inventari nuk kish mbaruar akoma, çka nuk mund të jepim një shifër të saktë, se deri ku shkon grabitja përsëri ajo do të jetë jo e vogël. Pistel përreth 8 milion dollarë. Që të mos u hamë hakun stafi drejtues i policisë së Tiranës me në krye vetë z. S. Stafa mbërriti në moment, por... Grabitësit thonë se ishin larguar shpejt me makinë para ardhjes së tyre. Nuk e dimë se a kishin njerëz të policisë atë çast në bulevard, siç i shohim përditë duke lëvizur me këmbë por dhe me makina e motora duke u rënë sirenave për arsye të paluptueshme për kalimtarët. Dimë se kjo bankë apo ky sportel i rëndësishëm bankar nuk ishte në objektet që duhej të ruhen nga policia.
SHPEND BREGU
Kryeministri Meksi pa maskë
Në «RD»-në e datës 28 janar 1993 është botuar fjala e kryeministrit Meksi mbajtur në mbledhjen e Këshillit kombëtar të PD ku mes të tjerave ai ka thënë:
«Përsa i përket reformës administrative po ecet në dy drejtime: krijimi i strukturave administrative dhe mënyrave të punës që mundësojnë reformën ekonomike, si dhe largimi nga instancat drejtuese të atyre që janë evokuar për mungesën e devotshmërisë dhe mentalitetin autorë, autodemokratik dhe të korruptuar». (Kjo është karakteristikë njohësisht ekuza «demokratike» që kryeministri shqiptar u bën kuadrove e specialistëve që ka larguar nga institucionet dhe institucionet e tjera qendrore).
Për sa më sipër ai i raporton këshillit se «... në vijim të punës së filluar intensivisht, që në mbledhjen e meparshme të Këshillit kombëtar po punohet për thellimin e reformës në të gjitha ministritë, ku krahas shkurtimeve të parapara dhe në vazhdim e reformës së miratuar këto ditë (5-10 për qind) po largohen një sërë punonjësish, qëndrimi i të cilëve në dikastere është i panevojshëm jo i dobishëm dhe në mjaft raste i dëmshëm. (Ja koka e vërtetë e «reformave» përditë). Bashkërëndimi i ministrive me degën e Thanës (bëhet fjalë për atë të PD-së) dhe gjykimi i bazuar për secilin rast është i domosdoshëm dhe ka dhënë rezultate. (Do të thonim se është pasurim i mëtejshëm i luftës së klasave në një sistem «demokratik», ku pritet që autorët të shpërblehen me çmimin Nobel).
Kryeministri më poshtë shton se «Përsa i përket drejtësisë, ne vërejmë përmirësime të vogla dhe mendojmë se me iniciativën e vendosur para një muaji për kurset afatshkurtra do të kemi përmirësime të ndjeshme në muajt e ardhshëm». (Ja një lajm i mirë për drejtësinë shqiptare).
Më shkurt Qeveria «Meksi» ka vendosur të vërë në jetë «masat e parapara për reformimin e Akademisë së Shkencave dhe instituteve të saj e më tej të rirregulluar të institucioneve shkencore që varen nga dikasteret. Riorganizimi i tyre, krahas seleksionimit lexo: diferencimit dhe pikërisht këtu flet për lepurin të kuadrit të kualifikimeve të tij, mbeten detyrë e ardhshme».
Po «gjatë shkurtit do të organizohen prefekturat, ç'ka do të rrisin rolin e PD-së dhe pushtetit të saj në plan lokal» (këtu zoti Meksi e çjerr fare maskën e shpreh hapur qëllimin «kombëtar» të krijimit të prefekturave, të cilin nuk pati as guximin dhe as burrërinë ta thoshte hapur në interpelancën e paradokohshme të Kuvendit Popullor.)
Duket qartë se Kryeministrin e PD-së, zotin Meksi nuk e lidh gjë me demokracinë.
Vëzhguesi
24 ORE NEPER BOTE
- U bënë shumë herë që OKB-ja i kërkon forcave kroate që të ndërpresin «menjëherë» ofensivën kundër serbëve të jugut të Kroacisë. Pasi dëgjoi një raport të Sekretarit të Përgjithshëm, Butros Ghali, Këshilli i Sigurimit deklaroi se «është thellësisht i preokupuar» për vazhdimin e ofensivës kroate. *** - Sekretari i Lidhjes botërore islamike, sauditi Omar Nasser u prit në Vatikan nga Papa të cilit i kërkoi të ndërhyjë «për paqen në Lindjen e Mesme dhe për t’i dhënë fund masakrimit të myslimanëve në Bosnjë». *** - Skuadra detare franceze (e përbërë prej rreth 10 njësish luftarke) që po drejtohet për Adriatik, për shkak të gjendjes së rënduar në krizën serbo-kroate, mund ta shoqërohet nga bazat italiane. Këtë e tha ministri i Jashtëm i Italisë, Kolombo, i cili saktësoi se deri tani Parisi «nuk ka paraqitur asnjë kërkesë formale». Kolombo shtoi se «nuk i kemi dhënë mandat ushtarëve tanë për rezistencë lokale, kështu duhet të ndihmojmë vendet që janë prezent në këtë rajon të tronditur». *** - Vendimin e Gjykatës së Lartë të Izraelit për dëbimin e mbi 400 palestinezëve, e mbështeti plotësisht kryeministri Rabin që tha: «Ligjëruram më vonë vendimin tonë». Organizata për Çlirimin e Palestinës e dënoi vendimin duke e cilësuar si ndërprerje të bisedimeve për paqe. OÇP ka pezulluar pjesëmarrjen e palestinezëve në bisedime dypalëshe dhe kërkoi një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit që të imponojë sanksione ndaj Izraelit po nuk zbatoi rezolutën Për ministrin e Jashtëm francez «Izraeli duhet të marrë, mbi vete përgjegjësinë politike» të këtij operacioni që mund «të komprometojë procesin e paqes». ★★★ - Komisioni i Jashtëm i Dhomës së deputetëve të Italisë aprovoi një rezolutë të paraqitur nga grupe të ndryshme (Demokristianët, Socialdemokratët, Socialistët e të tjerë), për palestinezët e dëbuar nga Izraeli dhe për perspektivën e paqes n. Lindjen e Mesme. Kërkohet, veçanërisht një pjesëmarrje e OÇP në bisedimet e paqes dhe qeverisë italiane i kërkohet «të kushtëzojë zhvillimin e fundit në relacionet ekonomike me Izraelin si dhe rivendosjen e misionit ndërkom-bëtar». Në mocion kërkohet një «iniciativë e domosdoshme politike, diplomatike dhe ekono- (Vijon në faqen 4)
BIBLIOTEKA «MARIN BARLETI» ËSHTË E MBYLLUR
Po bëhen dy vjet që biblioteka «Marin Barleti» në Shkodër gën-
«Guna» e tranzicionit
NË VETERANET E SKRAPARIT PROTESTOJME
Ne veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të mbledhur për të përkujtuar 49 vjetorin e grupit të III të Skraparit dhe betejën e Tendës së Qypit të zhvilluar nga 19-25 janar 1944 nga partizanët e Br. I S. dhe grupit të III, të mbështetur fuqimisht nga populli kundër forcave gjermane balliste, mbështesim plotësisht aktivin Kombëtar të veteranëve dhe invalidëve të LANÇL, të popullit shqiptar të mbledhur në Tiranë më 11 janar 1993.
Me këtë qëndrim që mbani ju, u dilni krah ballistëve - zogistëve ballisto - zogistëve që ishin udhëheqës të armiqve dhe luftuan kundër çlirimit të vendit, të cilët në vend që të na kërkojnë falje për dëmet që i shkaktuan popullit na kërkojnë llogari neve që luftuam për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët fashistë. Veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve janë të indinjuar për mohimin e mosfestimin e ngjarjeve të zhvilluara nga 7 prill 1939 deri 29 nëntor 1944 që disa forca të caktuara zogistoballistë kërkojnë deri në pralinë ment dhe të jui Zoti President për të mos u njohur, deri dhe në ngjarje siç është çlirimi i Shqipërisë më 29 nëntor 1944 dhe dita e republikës duke mos njohur as të dhëna të shenjta për atdheun. Ju mohoni ekzistencën e vendit tonë. Ne u indinjuam kur në miratimin që u bë të datave të festave, datën më historike të çlirimit të Shqipërisë ua latë historianëve, kurse në qebë mund të luftën e festuam çlirimin e përhershëm, jemi gjallë. Ky është një njoftim publik që na bëni ne e dëshmorëve të Atdheut. Zoti President: Historianët mund të rishikojnë e korrigjojnë ndonjë padrejtësi që i është bërë historisë nga pse pseudohistorianët, por jo atë që është e nënshkruar me gjakun e 28 mijë dëshmorëve për çlirimin e Shqipërisë. Çdo veprim për korrigjime të historisë së atyre të pranohet, por lufta e popullit tonë për çlirimin e Atdheut dhe gjaku i dëshmorëve nuk mund të korrigjohen. Zoti President, merrni pjesë në këtë festë për veteranët dhe familjet e dëshmorëve të Luftës së çlirimit të Shqipërisë, dhe gjithë popullit shqiptar që hynë triumfalisht në mëngjesin e 29 nëntorit 1944. Ju lutemi Juve Zoti President, merrni pjesëmarrësit aktivë për dëshmitarë të këtyre ngjarjeve jo dilettantët që kanë kaluar luftën vetëm në libra. Ne jemi gjallë për ngjarjet që kemi jetuar ka kemi lënë pjesë të trupit tonë dhe ju doni të na mohoni duke na lënë një merak që pas vdekjes tonë do të na mohoni edhe ne. Por një shtet pa histori e kulturë, s’mund të ketë kurrë demokraci. Prandaj mos na i shtoni më pleqërinë dhe hallet por miratoni atë drejtë që na japin ligjet e demokracisë që Ju doni të mbroni. Këtë peticion po u a dërgojmë edhe disa organeve të shtypit. Nga pjesëmarrësit e veteranëve invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve të LAN Çlirimtare të qytetit Çorovodë, më 17.1.1993
BIBLIOTEKA «MARIN BARLETI» ESHTE E MBYLLUR
Po bëhen dy vjet që biblioteka «Marin Barleti» në Shkodër qëndron e mbyllur.
BIBLIOTEKA «MARIN BARLETI» ESHTE në Shkodër qëndron e mbyllur. Çdo kush që ka sadopak interes për librin, dhe të tillë në Shkodër ka plot, me siguri ndjen keqardhje kur kalon pranë bibliotekës dhe sheh xhamat e saj të thyera dhe derën të mbyllur në çdo orë. Se me ç’arsye përligjet mbajtja mbyllur e bibliotekës, këtë s’mund ta themi. Por është fakt se prej ngjarjeve të 2 prillit 1991, kur grupe të caktuara deshën ta digjnin dhe kur u krye edhe thyerja e xhamave dhe dëmtime të tjera, Biblioteka «Marin Barleti» nuk ka funksionuar asnjë ditë. Është e tepërt të flasim për nevojën e libr it, është e tepërt të fillojmë numërimin e intelektualëve, profesorëve, e studiuesve që ka Shkodra e që mund ta kenë të domosdoshme shfletimin e librave, periodikëve të ndryshëm (me sa dimë kjo bibliotekë është e pasur me to). Mosshfrytëzimi i tyre i shërben vetëm anti-kulturës.
Çuditem për një gjë: mes sa e sa premtimeve që ka dhënë partia në pushtet kanë qenë edhe ato në drejtim të kulturës. Meqë të tjerat s’po është në gjendje t’i mbajë, meqë parajsës përallore pas 22 marsit i doli boja, të paktën të mbajë hapur një bibliotekë në qytetin e vjetër me tradita kulturore. Sepse të kujtohen fjalimet entuziaste të mjaft pushtetarëve të sotëm kur bëheshin mitingje në Shkodër dhe që evokonin kulturën e lashtë të popullit shkodran duke filluar nga Marin Barleti, emrin e të cilit mban kjo bibliotekë e mbyllur, e deri tek Fishta, Mjeda, Migjeni e me radhë. Mirëpo librat e tyre i vunë në një kyç.
Çfarëdo justifikimi që të përdoret për këtë heshtje të gjatë të këtij ndërtese dykatëshe, në të cilën gjallojnë profesorët, studiuesit, studentët e çdo lexues tjetër, do të ishte i kotë. Reflektimi më i mirë do të qe hapja e saj, për t’u irregulluar sërish si para dy vjetësh. Larg qoftë nëse ndokush pretendon se tani s’ka fare interes për librin!
JETMIR SHPUZA
Ne kemi një jetë të paharruar
Skrapari si dhe shumë vise të tjera të Shqipërisë është trevë ku janë zhvilluar beteja të ashpra kundër okupatorit nazifashist gjatë luftës së dytë botërore.
Kjo epopé është dëshmi e kontributit që ka dhënë secila forcë politike e atërheqshme. Sipas të dhënave historike dhe dëshmive të atyre që janë gjallë, lëvizja çlirimtare ka qenë krahinë e la fillimin në gjysmën e parë të vitit 1942. Në këtë periudhë kemi qenë të parë partizanë të krijuar më 17 mars 1942 në Kulmak, por edhe rreth 30-40 të tjerë në bazë të fshatit, apo 2-3 fshatra së bashku, që vepronin brenda territorit të Skraparit, por dhe jashtë tij.
Me programin luftarak mobilizonte ideja e bashkimit të popullit pa dallim feje krahinë dhe ideja për të dëbuar okupatorët. Në fillim të këtij viti u grupuan e organizatave balliste e zogiste. Qëndrimi i tyre ndaj luftës mbante rezerva. Takimet e shpeshta midis përfaqësuesve të lëvizjes NÇL u kryesuan nga Kahreman XH, Gjim Marku e Ramiz Aranitasi e atyre të Ballit Kombëtar të kryesuar nga Abaz Ermenji, Muharrem Kallapani etj, nuk rezultuan në një mendim të përbashkët. Të parët ishin për luftë ndërsa të dytët ishin me idenë se nuk ka ardhur koha për të luftuar me një shtet 40 milionësh, siç ishte Italia, se gjermanët nuk janë pushtues por çlirimtarë, etj. Kësaj praktike ata i qëndruan besnikë gjer në fund duke mos hedhur asnjë pushkë kundër armikut. Kështu ndersa forcat partizane në verën e vitit 1942 luftuan me postkomandat e armikut që vepronin në Skrapar dhe më 5 shtator 1942 sulmuan Çorovodën, ballistët bënin bejen. Qëndrimi i tyre indiferent dhe favorizues ndaj okupatorit tronditi prestigjin e tyre dhe aty nga fillimi i vitit 1943 ata gradualisht krejt hapur nga sa shtate? [?] jo vetëm nuk u jepnin bukë, por shpesh nuk i qëllonin edhe në fshat, bile ndodhi me Safet Butkën në fshatin Potom në tetor 1943. Po kështu ndodhi edhe me Ali Bej Këlcyrehn në Çorovodë në qershor (Vijon në faqen 4)
rimin e Shkodrës më 29 nëntor 1944, datë që u çlirua Shkodra dhe e tërë Shqipëria. Në ish partizanët e Br. 7 Sulmuesja të betejave Erat - Shkodër ranë dëshmorë 62 partizanë.
Popullit i duhet qetësia, mirëkuptimi e rritja e miqësisë, ndërsa ju po e futni atë në armiqësi duke përmbushur dëshirat ballistëve të tipit Arshin Pipa që vjen në Shqipëri me kobure në brez. Ne kemi qenë dhe jemi kundër luftës së klasave po ju po i rehabilitoni ballistat që kanë lyer duart me gjak dhe po krijojnë një luftë tjetër klasash.
Prandaj po ju drejtohemi edhe një herë zotërinj Parlamentarë dhe Juvë Zoti President se jeni dëshmitar me 250 pjesëmarrës Skrparallinj efektiv të Br. 7 së bashku me mijëra pjesëmarrës të brigadave partizane dhe popullit heroik Shkodran për çlirimin e qytetit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë disa organeve të shtypit.
(Vijon në faqen 4)
«Gunga» e tranzicionit
Situatat në periudha tranzicioni krijojnë premisat për anar ki.
Nga ky konkluzion nuk bëhen pajtueshmëri as vendi ynë aq më tepër kur mund të vihet në rrezik demokracia por edhe më tej. Shkatërrimet e shumta të ekonomisë nuk janë asgjë tjetër vetëm manifestime publike të anar kisë. Gjatë këtyre dy vjetëve u ndruan disa qeveri por veprimi me absurd ishte ai i rrëzimit të qeverisë së stabilitetit duke e lënë vendin pa qeveri pa ligje, pa shtet, çka dëshmon se anar kia e rrugës orientohej e frymëzohej nga forca e individë që mund të rrëzonin edhe qeveri. Deviza e anarkisë klasike: të shkatërrojmë çdo gjë. Deviza e anarshisë shqiptare: «ta çojmë çdo gjë në zero» se është komuniste. Populli i lodhur u manipulua me emrin e demokracisë. Më 22 mars, ai votoi për PD duke menduar se «ajo do të ndërtojë demokracinë e vërtetë». Zhgënjimi ishte tepër i shpejtë. Në zgjedhjet e korrikut shumë gjëra ndryshuan por edhe asgjë përderisa pushteti lokal është i bllokuar dhe pushteti qendror i PD bën ligjin. Anarshia e rrugës ka lëvizur drejt majës së piramidës.
Ç’tregon qëndrimi i pushtetmbajtësve, karshi premtimeve që i bënë popullit, për stabilitet dhe mirëqënie? Ç’tregojnë veprimet e parlamentit, karshi ligjeve, për pushtetin lokal dhe Kombëtar
(Vijon në faqen 2)
Kur do të ketë ligj për konsumatorët?
Të drejtat e konsumatorit në shumë vende të botës, janë të njohura dhe të ligjëruara, si në perëndim dhe kohët e fundit në lindje.
A thua do ta gëzojnë këtë të drejtë së shpejti edhe konsumatorët shqiptarë? Me ndryshimet që kanë ndodhur në fushën e tregut të lirë, është bërë shumë e nevojshme dhe e domosdoshëm ligji që bën fjalë për mbrojtjen e konsumatorit shqiptar. Prandaj me të drejtë shoqata e konsumatorit Shqiptar, si e vetmja përfaqësuese legjitime, ku në themel të programit dhe të statutit të saj ka vënë si detyrë parësore ruajtjen, mbrojtjen dhe edukimin e konsumatorit, gjë të cilën shoqata e quan si pjesë e domosdoshme në ruajtjen e pastërtisë së tregut të lirë dhe të ndershëm, pa e ndarë këtë kërkesë nga shërbimi ndaj konsumatorit. Këtë kërkesë prej kohësh shoqata e ka sugjeruar në organet më të larta të shtetit demokratik të Shqipërisë. Gjithashtu, me mundësitë e veta u ka bërë të ditur dikastereve, organeve përkatëse dhe që kanë lidhje dhe detyrime në planifikimin e programit të tyre, planifikimin e tyre në mbrojtje të konsumatorit.
Krahas sugjerimeve dhe informimeve që u kemi bërë organeve shtetërore përkatëse, ne si shoqatë kemi publikuar, përveç programit dhe statutit tonë, edhe një informim të gjerë për punën që bëjnë shoqatat homologe në vendet e ndryshme të botës. Gjithashtu, në mënyrë të veçantë kemi nënvizuar të drejtat që ka caktuar OKB-ja dhe Organizata e Bashkimit Ndërkombëtarë e konsumatorëve europianë (COCU), me të cilën ne kemi informacion dhe plotë dhe angazhim të saj në mb- (Vijon në faqen 4)