12/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 shkurt 1993

A U MBYLL AKADEMIA E SHKENCAVE

- Bravo (!) sukseseve të reja(!) të Qeverisë Demokratike (!) MEKSI! - Shqiptarët i vetmi komb me dy Akademi të mbyllura. Kjo çështje nuk ka ndonjë rëndësi të madhe parimore, por të shtjerë tepër domethënëse. Atyre që u ka plasur çipa, nuk u bën aspak përshtypje se njerëzit thonë se u ka plasur çipa! E rëndësishme ka rënë se çipa të plas nga një dimër e ashpër! Më 9 shkurt u thirr shpejt e shpejt një mbledhje e Asamblesë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë së bashku me drejtorët dhe nëndrejtorët e instituteve shkencore të sistemit të kësaj Akademie. Në këtë mbledhje u lexua një vendim i Qeverisë Meksi, në mos gabojmë i datës 29 janar 1993, i firmosur nga vetë kryeministri, i cili “hynte në fuqi menjëherë me urgjencën më të madhe”. Ky vendim kishte arritur në Akademi më 7 shkurt rreth orës 14.30 e, me që e diela ishte përpara, mbledhja nuk mund të bëhej më shpejt se të martën në ora 12. Vendimi shkurtimisht përmbante pezullimin e organeve drejtuese të Akademisë së Shkencave dhe të drejtorëve të instituteve shkencore, që kishin më shumë se dy vjet në këtë detyrë. Kjo në gjuhën shqipe do të thotë: pezullohet Asambleja e Akademisë, organi i saj më i lartë, pra pezullohen si anëtarë dhe anëtarë korrespondentë të kësaj Akademie përfaqësues të shkencës sonë si Petraq Pilika, Hajredin Kumbaro, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Mentor Përmeti, Ylli Popa, Petrit Gace, Aleks Buda, Bedri Dedja, Stefanac Pollo, Ismail Kadare, Selaudin Bekteshi, Bajram Preza e d’sa të tjerë. U pezulluan menjëherë me këtë vendim edhe anëtarët e jashtëm të kësaj Akademie Rexhep Qosja, Idriz Ajeti etj. Vendimi i lartpërmendur kishte një pikë të saktë me karakter administrativ. Kryeministri do të caktojë tre punonjës shkencorë me kualifikim të lartë që të marrin në dorë drejtimin e Akademisë së Shkencave, sigurisht, duke e konsideruar veten si më të superkualifikuari (!) Thonë (mund të jenë thashetheme) që kryetari i këtij triumverati të Meksit do të jetë një cirak i Arshi Pipës. Në këtë mbledhje u bë edhe ndonjë pyetje. A është thirrur ndonjë përfaqësues i Akademisë në këtë mbledhje të qeverisë, ku u marrë ky vendim? Jo! A janë komunikuar emrat e këtyre personave shumë të kualifikuar, që do të marrin në duar frenat e drejtimit të Akademisë? Jo! Ç’është e vërteta që në fillim të vitit 1992 Asambleja e Akademisë së Shkencave, pasi u propozua publikisht në favor të proceseve të reja demokratike (për këtë flet edhe Manifesti i 181 intelektualëve në shkurt 1992), pasi miratoi një statut të ri me përmbajtje thellësisht demokratike, zgjodhi një grup drejtues të përbërë prej pesë vetësh, të cilët i kërkuan takim me anën e një letre Presidentit dhe kryeministrit, sepse iu duk krejt arbitrar pezullimi i statutit të ri të saj të miratuar nga Qeveria Ahmeti. nga ana e qeverisë Meksi. U kërkua një ballafaqim i ndershëm i akademikëve tanë me dy personalitetet kryesore të vendit për të bërë debat? Po, për çudi, asnjëri nga këta dy personalitete të rëndësishme nuk pati guximin të ballafaqohej me një komision drejtues të Akademisë së zgjedhur në mënyrë demokratike. Vendimi i lartpërmendur i Qeverisë Meksi përmbante edhe një pikë tjetër. Një grup pune i caktuar nga Kryeministria dhe Komiteti i Shkencave dhe Teknikës do të paraqesë brenda muajit

Bulqiza përballë dimrit politik revanshist të PD-së

U bënë gjashtë muaj që këshilli i rrethit të Bulqizës, ushtron aktivitetin e tij. Këshilli i parë i afirmuar nëpërmjet votës së popullit. Një shpresë e mirë, për një të ardhme të mirë. Por dikush kërkon ta vrasë këtë shpresë. Ka kohë që mbas shpinës së këtij këshilli tingëllojnë armët për ta rrëzuar dhe gllabëruar atë. Kriptomania për t’i pasur të gjitha pushtetet i ka shtyrë këta matrapazë politikë të papërvojë, ta kthejnë Bulqizën në një laborator, ku kryhen provat e një kriminaliteti politik, ekonomik e psikologjik. Terror që vret buzagaz, turpërisht. Vret të ardhmen, rininë, e popullit dhe të demokracisë, inteligjencën. Shuan besimin, mirëkuptimin. Së fundi e thënë hapur, Bulqiza është kapërthyer në dy dimra. Më i egër, më tinëzar, më i pabesë, më me paburrëri, dimri politik revanshist i PD-së. Kush e organizoi grevën e minatorëve të Bulqizës Djatë së fundi dolën hapur. Maskat një ditë do të çirrej. E vërteta për Bulqizën doli lakuriq. Hamendjet, thashethemet e partive, të qeverisë, të televizionit, nuk e kaluan cakun e hamendjes e të thashethemeve. Populli xhevahir e pat thënë me kohë të vërtetën. Por nuk deshën ta pranon faktkeqësisht atë. E tmerrshme, të humbësh besimin në popullin tënd, është e rrezikshme. Fatmirësisht kur kjo humbje është e përkohshme. Dikush do t’i bëhet krahë atij. Dikush nga gjaku dhe mishi i vet. Të ligjtë e braktisin popullin, luajnë me fatkeqësinë e tij. E vërteta: Greva e minatorëve të Bulqizës, ka për autor vetëm PD-në? Qëllimi: Rrëzimi i socialistëve nga organet drejtuese të pushtetit lokal. Preteksti: «Paqtësi në drejtim» (PD-istët duhet t’i kenë të gjithë pushtetet). Rezultati: Mijra ton krom humbje për ekonominë. Mijëra punëtorë pa paga. Shkatërrim, destabilizim, kaos, frikë, mosbesim. Vazhdimi: Mocion mosbesimi ndaj kryetarit të këshillit të rrethit Bulqizë. E ardhmja: Skenarët janë gati. PD është largpamëse. 2. Fillimi i padëshiruar për... Rreth një muaj u shty e rishyty mbledhja e parë e këshillit të rrethit. Arsyeja? Duhej me patjetër në krye të vinin PD-istët, që vota e popullit i kishte lënë në numër poshtë socialistëve. Dhjetëra telegrame qeverisë. kryeministri e Presidentit, Përse lihej Bulqiza pa organe ekzekutive? Përse gjithë kjo pritje, kjo heshtje vrastëse? Ditë të tëra me sy nga Qafa e Buallit e nga qielli. Pritje vetëm për një përfaqësues të qeverisë. E do ligji, Ky ligj i mjerë, i përdhunuar, i shkelur sa herë la ka dashur qejfi PD-istëve. Megjithatë, në krye erdhën socialistët. Për herë të parë Bulqiza do të drejtohej nga djemtë e vet. Nga djemtë e vet, inteligjentët e vet. Koha e importit të shefave perëndoi. Njerëzit sikur fituan qetësinë e humbur të tranzicionit, ata kishin në krye të zgjedhurit e vet. Nga ata duhej punë, këmbëngulje, luftë, përpjekje, pagjumësi që qetësia të së fundi drejtesi e sinqeritet. Të gjitha këta nuk munguan asnjëherë. Vajta e ardhje drejt kryeqytetit. Përpjekje për t’i dhënë sadopak nga vetvetja Bulqizës. Letra shkrese, telegramë, të pafundme. Dicka nuk shkonte. Ministrat ngrinë supet. Kryeministri: Këto mundësi kemi. Duke besuar si intelektualë në vështirësitë e momentit të tranzicionit dhe të reformës, ramë dakort me të gjitha njerëzisht shqiptarist, Pa besuar kurrë në vërtetësinë e thënies së liderit të PD-së: Atje ku do të fitojnë socialistët, nuk do t’i ndihmojmë. 3. Minatorë në thonjëza. 11 Janar 1933. Grupi i këshilltarëve të PD-së i dorëzon kryetarit të këshillit të rrethit, mocion mosbesimi ndaj tij. Natyrisht, drejtë e kujdo të shprehet për gjithçka. Për mangësitë, për të metat, në punë të kryetarit dhe aparatit të tij, Kur gjithcka është argumentuar mbi të vërtetën dhe ligjin. Kërkohet mbledhja e jashtëzakonshme e këshillit të rrethit të marrë në një mocion të paligjshëm me 5 pika, bazë e një absurd-iteti. - Thuhet se situata e krijuar në Bulqizë është rënduar artificialisht nga drejtuesit e Këshillit të rrethit, të cilët nuk morën masa paraprake për parandalimin e grevës së «Minatorëve». Së pari: «Është pandershmëri t’i quash minatorë në thonjëza, të gjithë ata njerëz që të udhëhequr nga kriminelë ordinere të PD-së, u futën në rrugë pa krye dhe për afër dy muaj humbën bukën e gojës. Meqëëse nuk paskemi pasur të bëjmë me minatorë, atëherë përse nuk doli asnjë ton kromi nga nëntoka? Përse për dy muaj heshtën dy nga ndërmarrjet, nga më të mëdha në vendin tonë? Ku ishin minatorët? Ç’bëtë ju zotërinjtë për ta? 4. Sa i përmbushi qeveria premtimet që u dha punëtorëve? Së dyti: çfarë masash mund të merrte kryetari i Këshillit të rrethit dhe këshilli, kur të gjitha kërkesat ishin për qeverinë? Televizioni e në bërsi situatën që kthehej në kaos. Kryetarin e rrethit bashkë me kryetarin e bashkisë u përpoqën t’i vënë në bankën e të akuzuarve në takimin e 15 tetorit 1992, përpara punëtorëve. Gazim Kalasë e ekipit nënministror të qeverisë. Kur ata dolën hapur para popullit dhe sindikalistëve, e mori fajësinë e vërtetë kujt i takonte dhe ajo ishte qeveria. Gazim Kalaja turfullonte dhe përplaste grushtin në tavolinë para përfaqësuesve të qeverisë, nga të cilët kërkonte me çdo kusht plotësimin e kërkesave. Eshtë për të ardhur keq dhe për të vënë duart kokës, nga të gjithë ato premtime që u dhanë aty e që s’u realizuan asnjëherë. Përveç racionit ushqimor dhe ndihmës në qumësht pluhur e patate, të tjerat kanë mbetur në blloqet tona të shënimeve. 80 vetë do të shkojnë në emigracion, hartoni listat dhe mi dërgoni në Tiranë. Kaq tha zëvendës-

Veprime që nuk i shërbejnë demokracisë, shkollës sonë

E kemi përmendur gjithnjë Korçën si vatër të kulturës, dijes dhe përparimit. Koha e sotme çvlerësoi shumë epitete, ngjyrime euforike e megjithatë, në thelb të këtyre përcaktimeve diçka i mbetet pa tjetër Korçës. Intelektualët e vërtetë korçarë këtë e pohojnë, këtë e dëshirojnë. Është ky pohim që i bashkon, është ky pohim që qëndron mbi çdo dasi. Padyshim mësuesit janë si dikur edhe sot pjesa më e ndjeshme intelektuale. Duhet thënë se mësuesit korçarë në qytet e në fshat, pavarësisht bindjeve partiake, pasioneve, se toku i kanë vënë shpatullat barrës së rëndë të arsimit. Ndoshta rrethi i Korçës është ndër të pakët rrethe që procesi mësimor megjithë vështirësitë dhe mungesat e mëdha; ka ditur t’i përcjellë pak a shumë normal. Por çfarë e cenon klimën e punës në gjirin e shkollave për mbarëvajtjen e procesit mësimor, atë ndjenjë kolektiviteti dhe mirëkuptimi, si e të mbahen tek njëri tjetri që të ndihemi më të pakta mungesat për tekste programe, për bazë materiale? Ja që mbi pasionet frymëzuese të punës së intelektualëve më- — ALI SINANI (Vijon në faqen 3)

SHBA nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës

UASHINGTON, 11 shkurt - Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ricard Buçer në konferencën për shtyp theksoi se SHBA nuk e kanë ndryshuar qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, i përcaktuar nga ish-presidenti Bush, i cili paralajmëron Serbinë se do ta përdorë edhe forcën ushtarake në rast të zgjerimit të konflikteve në Kosovë. Departamenti i Shtetit në mënyrë shumë serioze do të trajtojë çdo veprim që do të destabilizonte situatën në atë rajon të banuar kryesisht me shqiptarë, ritheksoi Buçer duke përcaktuar qëndrimin e administratës së re amerikane. Në deklaratë për shtyp, theksohet gjithashtu se udhëheqësit e bashkësisë shqiptare në Kosovë kanë vënë përsëri në dukje mundësinë e zgjerimit të konflikteve në tërë rajonin e Ballkanit, prandaj është e nevojshme të ritheksohen edhe pasojat e mundshme ndaj Serbisë që po shton forcat e saj në Kosovë. (ATSH)

Z. Qazim Gjonaj përsëri në TEMPULLIN e lartë të drejtësisë

Z. Gjonaj, tashmë është bërë i njohur në të gjithë anët e Shqipërisë, ndofta edhe në Europë me vendimin historik që dha si gjyqtar i çështjes penale në lidhje me ngjarjet e 2 prillit të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës. Vendimi që u mor në fund të vitit që shkoi nuk ka pse të mos hyjë në jurisprudencën botërore për unikaltetin e tij në dhënien e drejtësisë. Dihet se z. Gjonaj këtë çështje e mori përsipër kur ishte anëtar i Gjykatës së Lartë (sot - Gjykata e Kasacionit). Pas zgjedhjeve të 22 marsit ai u hoq si anëtar i këtij forumi të lartë të drejtësisë dhe u dërgua gjyqtar i thjeshtë në Shkodër. Megjithatë atij nuk ju hoq e drejta që të ishte përsëri kryetar i trupit gjykues për të gjykuar personat e marrë si të pandehur për vrasjet e 4 dëshmorëve të demokracisë, Obisonet e përgjithshme për dhënien e vendimeve tashmë dihen nga të gjithë. Si përfundim: z. Qazim Gjonaj për kontributin që dha për zgjidhjen e këtij problemi të ngatërruar u zgjodh përsëri antar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Tani z. Gjonaj nuk gjykon vetëm njerëzit e thjeshtë por edhe gjyqtarët, prokurorët dhe hetuesit. VEZHGUESI

Tentativë skuta(sh) të një pseudointelektuali

Replikë Në gazetën «Republika», datë 4.II.1993 është botuar shkrimi me titull. «Kryetari grek i rrethit, Kalidhopulli jep viza», nga një anonim i përjetshëm. Anonimi në fjalë i tërbuar nga zemërimi që në listën e intelektualëve të Gjirokastrës nuk figuron gjëkundi, për shkakun e thjeshtë se ai nuk është intelektual, sulmon në mënyrë banale kryetarin e këshillit të rrethit të Gjirokastrës, zotin Sokrat Kalidhopulli. Për lexuesit e disinformuar duam të njoftojmë se është e vërtetë që me propozimin e seksionit të kulturës në rreth, për afro 10 drejtu-es të institucioneve kulturore e artistike të rrethit (pra jo thjeshtë intelektualë) ju sugjerua ambasadës greke për të lehtësuar dhënien e vizave. Ata do (Vijon në faqen 2)

Skorta e reduktuar (!) e zyrtarëve i qept nga pas ansamblit...

Rreth një vit më parë, kur u bë binjakëzimi në mes të qytetit të Lezhës dhe Ankonës, programi i përfaqësuesve italianë ishte mjaft i ngarkuar, aspak turistik, edhe pse vinin për herë të parë. Qëndruan vetëm një natë dhe u kthyen, brenda 24 orësh pranë punëve të tyre të shumta e të rëndësishme; private dhe shtetërore. Kështu edhe me zyrtarë më të lartë që vizitojnë vendin tonë. Ndërsa krejt ndryshe ndodh me pushtetarët tanë. Kam përshtypjen se janë tepër të ngeshëm; tërë ... e ... ndaj çdo lloj feste që vjen; pavarësisht nga rëndësia dhe përfaqësimi; dhe; «të parët në pretendime...» Pikërisht kështu ndodhi edhe me pushtetarët në Lezhë. Komuna e Agrigentos në Sicili organizon në shkurt festivalin e 38-të folklorik për Mesdheun. Dhe, për herë të parë; merr pjesë në një aktivitet të tillë një ansambël folklorik nga Shqipëria. Këtë fat përfaqësimi e pati ansambli i mirënjohur «Çiftelia» i Lezhës; i cili del për herë të parë jashtë shtetit. Për mendimin tim; ky është shpërblim plotësisht i merituar i artistëve popullorë lezhjanë për kontributin shumëvjeçar që kanë dhënë në evidencimin; krijimin dhe interpretimin e pasurisë folklorike të kësaj treve. Por të çudit fakti se ansambli; duhet thënë të cungu ar dhe jo plotësisht të përfaqësuar; pasi i mungojnë emra të mirënjohur si KUJTIM DASHI (Vijon në faqen 3)

Njerëzit e ligjeve shkelin ligjet

Megjithëse ligji për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve hyri në fuqi më 1 shkurt 1992 për organet gjyqësore të drejtësisë; gjykatën kushtetuese, gjykatën e kasacionit dhe prokurorinë e përgjithshme ishte i paranevojshëm. Ligji ndonëse me vonesë u miratua nga ata të treve, veçanërisht që punojnë në prokurori e gjykata. Kjo sepse organet gjyqësore me dëshirën e tyre dhe në interes të xhepit të tyre i kanë zgjidhur me kohë këto punë. Që nga muaji Nëntor 1992 ... Në krahasim me ata të zgjedhurit që punojnë në rrethe. Fali iniciativës së tyre thonë se ky ndryshim pagash në mënyrë të jashtëligjshme është bërë edhe me porosi nga lart. Që nga 1 nëntori i vitit që shkoi e deri më 1 shkurt të vitit në vazhdim janë plot tre muaj që janë marrë rroga në mënyrë të panjohshme nga organet gjyqësore të drejtësisë. Është tepër e gjithënshme që njerëzit e drejtësisë të shkelin ligjin për kështu ka ndodhur. Nuk arrijmë të kuptojmë se si do të justifikohen mijra lekë të marra në formë rrogash të pambështetura në akte ligjore?! A thua z. President për të vënë në vend nderin e punonjësve që punojnë në organet e larta të drejtësisë do ta kthejë mbrapa këtë ligj për të shtuar një gjë fare të vogël të thënë tekstualisht «ligji ka fuqi prapavepruese»? Në këtë kundër z. Blerim Çela do t’i dalë punë me njerëzit që i bëjnë ligjet që i zbatojnë për kur ja u do xhepi edhe i shkelin ato. GJYKIM ÇUNI

U mblodh kryesia e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë

Më datën 10 shkurt 1993 u bë mbledhja e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, Kryesia rifilloi edhe një herë Lidhja bashkëpunon gjithë gazetarët e Shqipërisë mbi bazën e kritereve profesionale. Më datën 10 shkurt 1993 u bë mbledhja e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, Kryesia rifilloi edhe një herë Lidhja bashkëpunon gjithë gazetarët e Shqipërisë mbi bazën e kritereve profesionale, pavarësisht nga bindjet dhe përka- (Vijon në faqen 3)

SHBA nuk e ka

SHBA nuk e ka

Z. Qazim Gjoni përsëri në TIRANË

Replikë

Lajmërim

Teatri i Operës dhe i Baletit hap konkurs për instrumente violinë, violë dhe violonçel. Kandidatët duhet të regjistrohen në sekretarinë pranë këtij institucioni. Kandidatët duhet të kenë kryer arsimin e lartë me notën 10 në specialitetet dhe të paraqesin një program sipas dëshirës së tyre. Veç kësaj komisioni do të japë program të detyruar nga repertori i shfaqjeve dhe lexim me shikim të parë. Konkursi do të zhvillohet ditën e premte, datë 19. 2. 1993, ora 10.30. Drejtoria e Teatrit të Operës dhe Baletit.