POROSISIM QYMYR NË IMPORT DHE MEMALIAJN E LEMË TË SHKOJË DREJT MBYLLJES
Në takimin e deputetit Genc Ruli me të zgjedhurit në organet e pushtetit lokal në Gjirokastër.
Veç të tjerash ai këmbënguli të dinte për furnizimin me ushqime e ngrohje. Kur erdhi puna tek ngrohja u shpreh habia: Nuk ka ardhur qymyr grek, është shumë më i mirë?!
Ne nuk e dinim problemin e importit të qymyreve. Në pikë të dimrit Gjirokastra u ndihmua me një sasi qymyri nga Memaliaj dhe halli i ngrohjes komunale u lehtësua disi. U interesuam në Tepelenë për ecurinë e minierave dhe na thanë: «Me përjashtim të minierës nr. 1 që mbahet disi, tre të tjerat po shkojnë drejt mbylljes».
Memaliaj po mbyllet?! Qymyret e saj janë më të mirat e vendit, rezervat, ka, tradita ka. Na qoftë se ka diçka që është vërtet vlerë e pasuri kombëtare në jugë, janë edhe qymyrguret në Memaliaj. Dikasteri dhe qeveria i kanë në vështirësi, por ja që ato shkokan çdo ditë më tatëpjetë.
Gjirokastra e ka larg Kakavien aq sa edhe Tepelenën. Pse duhet të marrë qymyr importi atëherë dhe të ndihmojë bllokimin e industrisë sonë?! Ministri i ekonomisë, këto gjëra i di. Besojmë se i di edhe qeveria në grup.
THANAS DINO
SKANDALET E QEVERISË APO QEVERIA E SKANDALEVE?!...
«— O mini-ministrat tanë, hallall e paçi paranë.»
Fakte që denoncojnë:
Viti 1992, viti i të shumtave, viti i shpresës dhe i zhgënjimit, njëkohësisht, do të mbetet mend dhe do të mbetet historik edhe për faktin që i dha Shqipërisë një Qeveri e cila me shumë se sa për punët e mira do të mbahet mend për skandalet e shumta.
E di. Ka edhe nga ata që mendojnë pasi të lexojnë këtë paragraf të thonë se «Zëri i Popullit» gënjen, kërkon të destabilizojë situatën (e cila sipas qeveritarëve është stabilizuar!). Ata si gjithë do të t’sulen si njerëz e patru, ku me siguri do të kenë përkrah edhe ndonjë deklaratë të zëdhënësit të qeverisë.
Por të mos nxitohemi. Të mos iu flasë gjuha përpara mendjes. Le të rendisim disa fakte, t’i gjykojmë ato me gjakftohtësi e pastaj të flasim.
— Aleksandër Meksi, specialist i restaurimeve të mesjetës, nuk qe në gjendje të mos zgjidhte për në kabinetin qeveritar njerëz që për nga mentaliteti nuk arrijnë as në mesjetën e hershme. Mbase nuk që në dorën e tij por ama është e pafalshme për të të bëhet çrtak në të tilla zgjedhje, për të cilat paguan harac vendi dhe populli.
Ai e di se cila dorë e bëri deklaratën provokative dhe të mbushur me shpifje kur ndodhën ngjarjet në Poliçan, por nuk ka kurajon të denoncojë një mashtrues, duke u bërë kështu ortak në një skandal informativ.
Ai vajti në Itali të takojë kryeministrin Amato, por lajmi që u transmetua paradhenie nga televizioni ynë dhe dezinfomatori Koliqi, lajmi i përgënjeshtruar me të drejtë, pasi ai qe një skandal i vërtetë, na jep të drejtën të dyshojmë edhe për veprimtaritë e tjera.
Dhe zoti Meksi, përsëri heshti. Heshti kur më e pakta masë që duhej marrë ishte pushimi nga puna i drejtorit të televizionit dhe përgjegjësit të redaksisë përkatëse.
Skandal, madje i veçantë vetë dështimi i Meksit në Itali, sepse ai nuk vajti si Aleksandër, por vajti si Kryeministër i Shqipërisë e cila ka në krye një qeveri që i ftoi me parrullën: «Ne qeverisim - bota na ndihmon».
I veçantë në skandalet e veta është Ministri Sërrqi. Pa dyshim si zë vendin e parë. Autori i skandalit të përgjuese, kryetari i delegacionit të të qenieve të seksit që lanë nam m’u në mes të Amerikës, përgjegjësi kryesor për skandalin dhe dështimin e vizitës së Meksit në Itali, vizitë gjatë së cilës atë nuk e prit as ministri i jashtëm i Italisë.
Ky gjysmëministër i tipizuar tashmë si njeriu i skandaleve është përgjegjësi kryesor për fatin e papërcaktuar të mijëra e mijëra refugjatëve shqiptarë, të cilët enden nëpër botë duke mos ndjerë asnjë lloj përkrahjeje nga shteti amë.
Dhe për ironi të fatit, ai vazhdon të mbahet me forcë kartonash ministër i punëve të jashtme.
Bashkim Kopliku, njeriu i operacioneve të natës tamam si në operacionin «Bolla e zezë», ai që tërhoqi me policë Poliçanin, ai që dërgoi në mes të natës sampistët në Bulqizë, ai që në mesnatë ka urdhëruar kryerjen e dhjetëra e dhjetëra kontrolleve të kundërligjshme, ai që bashkë me Safet Zhulalin, njërin prej më të paaftëve në kabinetin qeveritar sorrollate-shin me helikopterë duke u gajakur me vuajtjet e policanasve, ai që betohej e përbetohej se do t’u shtypte kokën kriminelëve dhe hajdutëve, por që më vonë shumë prej tyre i mori në punë në dikasterin që drejton, nuk është në gjendje të zbulojë më varësit e tij vjedhësit e bashkësisë së Durrësit, nuk është në gjendje të zbulojë se si shefi përpara në Shqipëri Hajdin Seidini që vetë e dërgoi në Zvicër, duke marrë me vete djersën e qindra shqiptarëve.
Dhe vazhdon të qëndrojë në postin e Ministrit të Rendit dhe në atë të zëvendëskryeministrit.
Po Safet Zhulali? Besoj se e njihni mirë, dhe nuk ia vlen të zgjatemi më tej. Ai i bën nder qeverisë që e mban në radhët e veta.
Blerim Çela kurrë nuk do të harrohet nga shqiptarët për thirrjen e turpshme; Edhe Sllobodanit i çepjani votat, për kurre Partisë Socialiste», skandal të cilin e shtyu më tej me falsifikimin e firmave për gjyqin e dështuar.
Kudret Çela, ministri i drejtësisë që ka frikë të mbrojë drejtësinë. Pranon të rrijë ministër, edhe kur dalin ligje që atë e ndalojnë të jetë edhe avokat i thjeshtë. Dashamir Shehi, ministri i emigracionit që edhe ato pak emigrantë që dërgoi në Slloveni la kthyen prapë e të tjerë si këta janë pjestaret e kabinetit Meksi, janë pjestarët e kabinetit të skandaleve.
Deri kur kështu?...
Demokracinë do ta çojnë përpara vetëm të aftët, të ndershmit, të përkushtuarit, demokratët dhe jo abuzantët e spekulantët e demokracisë.
Pas të gjitha këtyre, cilido le të thotë se «Zëri i Popullit» gënjen...
ALBAN KOSOVA
Veprimtari të deputetëve
Të shtunën, deputetët socialistë Dritëro Agolli, Prof. Sabit Brokaj dhe Halil Lala[j] bënë takime masive në fshatin Bushkash të rrethit të Matit dhe në qytetin e Ulzës.
Në të dy takimet deputetët thanë se jemi të gjithë në situata të vështira. Ka vështirësi qeveria, u tha, ka probleme parlamenti, po hallet më të mëdha i kanë njerëzit. Frandaj vijmë për të qarë hallet së bashku për t'ia lehtësuar barrët, me aq sa mundemi njëri-tjetrit. Ju, me siguri, keni vërë-tje për parlamentin, keni vërejtje për grupin parlamentar socialist, keni edhe për qeveritarët. Ç'na përket ne, do të reflektojmë, ç'u përket të tjerëve do t'i transmetojmë të plota siç e kërkoni ju dhe do të këmbëngulim të vejë në vend fjala juaj». Bisedat qenë të shtruara megjithëse herë-herë u shfaqën edhe irritime pasojë e thyerjeve shpirtërore, e humbjes së besimit nga (Vijon në faqen 4)
Ribunkerizimi i Tiranës
Vëzhgim
Shkodranët, që dallohen për humor, shumë vite të shkuara kur në mes të qytetit të tyre, fare pranë hyrjes së godinës së PTT-së, panë se po hapej një gropë goxha e madhe, pyetën: Përse duhet kjo gropë?
Ata morën si përgjigje një thënie plot kripë: Do të mbillet një lule-bunker.
Vërtet bunkerët aso kohe na u bënë pjesë e jetës, ose, si i thonë fjalës, na mbinë në sy. Prandaj, pas identifikimit të tyre me regjimin që kaluam shumë kujt ju duk diçka serioze një kongurs që u hap në gazetën «Republika» se ç’mund të bëhej me këta mijëra bunkerë anë e mbanë vendit. E ku ta dinin lexuesit e gjore së ai konkurs i gazetës në fjalë do të përfundonte në një shaka!
Sot, pa gjetur një zgjidhje për bunkerët që trashëguam, shohim se Tirana, si gjithë qytetet e tjera të vendit, po ribunkerizohet. Hidheni një sy kryeqytetit tonë; kudo po mbijnë si kërpudhat pas shiu garazhe e garazhe pa fund, baraka e baraka pa numërim. Pasi shfrytëzuan mjetet rrethanore pronarët e këtyre «veprave» me të reja të epokës demokratike, sot e kanë rritur pjacën; po përdorin
Pa paragjykime për çështjen e shenjë të pajtimit dhe
Po për hallin tonë kush do mendojë?
Jemi mbi një qind familje që për arsye ekonomike gjatë muajit janar të vitit 1991 e në vazhdim jemi vendosur në NB-të Grabian, Çermë, Pluk etj.
Kemi bërë bashkëpërvojën të rregullt. Nga vendet ku kemi ardhur jemi shkëputur përfundimisht, kemi hequr evidencat ushtarake, dokumentat e kadastrës etj.
Me ndonjë përjashtim të vogël deri në shtator të vitit 1992 ke mi qenë të punësuar. Për periudhën nga shtatori 1992 deri tani (15 shkurt 1993), pra, për rreth 160 ditë, mund të kemi punuar vetëm dy pesëmbëdhjetë ditë. Na thonë se jeni të punuar nga puna për arsye të reformës. Drejtori NB Grabianit Rexhep Murizi dhe kryetari i vezhgjëdhur i sindikatës së pavarur Qemal Buzi na thonë të ikim nga këni ardhur se ata, s’kanë ç’të na bëjnë. Po të jetë puna se fati ynë varet nga këta njerëz, le të mbetemi pa bukë. Por ne e dimë se s’mund të presim të na zgjidhë hallin drejtor Rexhepi i cili mendon si e si të pasurohet
me vete. Kur në të uritur bre-dhim nëpër zyra, ky drejtor u gëzohet 9 lopëve të tij të rëmb-yera nga stallat e fermës.
Aktualisht jemi pa punë. Si do vejë halli ynë more vëllezër?!
Mbi bazën e NB-së, në Grabianit do të ngrihet një ndërmarrje e përbashkët me një firmë italiane ku do të punësohen 800 punëtorë. Këtu janë caktuar kryesisht punëtorë vendas ose nga ata që kanë ardhur para vitit 1991. Kështu ne i lajmë duart përfundimisht nga puna. Por, ne dhe fëmijët tanë kemi të drejtë të jetojmë. Na ndihmoni të jetojmë!
OSE NA JEPINI PUNË, OSE NA JEPINI TOKË.
Jemi edhe ne shqiptarë.
Nexhip Mullai, Besim Rika, Xhafer Alika, Lulzim Meçe.
Shënim: Rreth 130 vetë kryesisht nga Grabiani e Çerma erdhën dje në Tiranë për t’u ankuar në zyrat e qeverisë. Ashtu pa bukë e në ftohtë e kaluan këta hallëkhinë natën e ftohtë të shkurtit.
REDAKSIA
Pa paragjykime për çështjen e shenjëtë të pajtimit dhe bashkimit kombëtar
Mbi një vit e ca më parë u hodh ideja dhe u bënë përpjekje për organizimin e Kuvendit mbarëshqiptar të pajtimit e bashkimit kombëtar.
U ngrit dhe u ringritë edhe komisioni iniciator për këtë tubim i përbërë nga intelektualë të shquar. Bashkëkryetarë të tij ishin shqiptari aq shumë i indëruar, akademiku Rexhep Qosja, ahkrimtari i njohur Ismail Kadare dhe shkrimtari prof. Teki Dervishi. Por kur zemrat tona sapo u ngrohën nga shpresa për mbarëvajtjen e këtij kuvendi historik, ai u «shyt» dhe ideja madhore patriotike e pajtimit dhe bashkimit kombëtar u «ngri». Se kush e bëri këtë tanimë dihet botërisht. Në këtë «ngrirje» ka rolin e tij dhe Presidenti ynë.
Në kushtet e vështira të brendshme dhe të Shqipërisë së pasktaktuar moniste, me këtë kundërveprim nuk mund të kish shërbim më të keq që mund t’i bëhej çështjes sonë kombëtare. Po kështu, në kushtet e jashtme të vendit, kur forcat shoviniste neofashiste të Millosheviçit janë tërbua[r] fare, duke rrezikuar jo vetëm Kosovën por dhe paqen në Shqipëri, Ballkan e Evropë, nuk mund të kish shërbim dy herë më keq nga ndca shërbim sonë kombëtare. Dhe ky shërbim i keq, ma dreq të pallogaritshme, vazhdon edhe sot e kësaj dite.
Është e qartë se këtë vepër të «pohun» sipas logjikës së dy syve, paralë që mund të takohen vetëm në infinit. Por a mund të thotë ky problem në dorë të spontanitetit për t’u realizuar në infinit? Natyrisht jo. Historia jonë e ka mësuar sot atë në rend të vetën me moton e sot. O kurrë. Atëherë përse është «ngrirë» ajo, si dhe kur do të «shkrihet» e realizohet?
Kur flasim për pajtimin e bashkimin kombëtar, presupozohen të jenë mënjanë dashitë përkatëse të konceptet subjektive individuale. Natyrisht shërbimet e ndryshme karakterin i çështjes së tyre dhe kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm të kombit. Përkatësia e këtyre shërbimeve e të grup individëve. Vetëm përmes peshimit të kësaj lire e përmesmjet mund të arrihen ato që premton e kombit. Prandaj, në vështrim moniste e mohon të kaluarën, në sot një demokraci
Në vështrim të një pro-
DROGË NË TIRANË
Sipas burimeve të mirëinformuara marrim vesh se në Tiranë bëhet tregtia e drogës.
Ditët e fundit janë kapur njerëz konkretë (me emër e mbiemër), janë ndaluar dhe më pas janë liruar me pretekstin se droga (kokainë) ka qenë «skaduar». Marrim vesh, gjithashtu, se personi që i ka denoncuar tregtarët e drogës në organet e rendit ndërtoi targën e makinës nga frika se mos e sulmojnë organizatorët e këtij trafiku.
Ne dyshojmë të bëjmë këto pyetje: 1. Kush i liroi tregtarët e drogës? 2. Mos është ngjitur ky korrupsion deri tek drejtuesit kryesorë të ministrisë së rendit? Së fundi.
A. Ç.
SALI KELMENDI JEP POROSI PËR «ZERIN E POPULLIT»
Nisur nga dëshira e mirë për të informuar lexuesin lidhur me përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për të përballuar hallet e njerëzve verë redaksia e gazetës «Zëri i popullit» planifikoi të bënte një intervistë me kryetarin e Bashkisë z. Sali Kelmendi.
Mirëpo, me sa duket, z. Kelmendi është shumë zënë me punë. Ai nëpërmjet sekretarës dha porosi që pyetjet tona t’ua përgjigjeshin ose zëvendësit i tij, ose sekretari i Bashkisë.
Zoti Sali Kelmendi mbase do t’i mbetet hatri por redaksia nuk do të vërë në zbatim porosinë e tij. Pyetjet që do t’i bënim në intervistë por ja dërgojmë nëpërmjet gazetës si më poshtë:
1. Gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 26 korrikut ju u bëtë mjaft premtime bashkiakëve të rinj të tu. Si mendoni, a keni mbajtur fjalën e dhënë?
2. A ka ndonjë shpresë për punësimin dhe strehimin? Ç’keni bërë ju për hallet e njerëzve?
3. Tirana, kryeqyteti a nuk ju duket sikur është kthyer në pleh-bra? Në pozicion ndodhet Bashkia përpara kësaj situate?
4. Flihet për bllokim të pushtetit lokal nga ana e qeverisë. A mendoni se ky fakt ju ngarkon me përgjegjësi të pamertu(ar) përpara qytetarëve?
5. Në këto fshhytë po jak raste janë përcaktuar faktet për korrupsion në procesin e privatizimit, dënimin e trojeve etj. Kush është mendimi juaj?
6. A keni punonjës tuaj pafthe? Në qoftë se po kush ua solli dhe s’do të mundni t’i largoni?
Këto ishin pyetjet. Ne sa gjith ditu ai do të ngehet le të marrë mundimin që t’u përgjigjet drejtëpërdrejt dhe jo me ndërmjetësia pyetjeve tona.
REDAKSIA
Nesër do të lexoni:
«SHIKO VETEN – KA VLERE EDHE PER PARTINE»
nga dr. Servet Pëllumbi zëvendës kryetar i Partisë Socialiste
palli
Ai e di se dila dorë e bëri deklaratën provokative dhe të mbu-
shtim i Italisë
Sëjmiçëve që vë në e
çër, duke marrë me vete djerësën e qindra shqiptarëve.