QEVERIA USHTRON DHUNË MBI POPULLIN PËR TË MBYLLUR KËRKESAT E TIJ TË LIGJSHME
Terror i tipit fashist mbi punonjësi dhe popullin e Fierit
KRONIKA E SHKURTER E NJE MITINGU PAQESOR TE PARALAJMERUAR DHE TE LIGJERUAR QE U SABOTUA DHE U SHEPERNDA ME DHUNE NGA DEGA E RENDIT PUBLIK. DHUNA E EGER NUK KURSEU AS PENSIONISTET 70 VJEÇARE.
U ndaluan me dhunë dhe u shoqëruan për në degën e rendit publik: - Kryetari i konfederatës Tasi Proko dhe sekretari Ylli Bezhani. - Kryetari i sindikatës së lirë të pensionistëve Veli Llakaj dhe 23 pensionistë të tjerë. - Ish deputeti dhe nënkryetari i komunës Frakull Faik Memushi. - Punonjës të aparatit të Këshillit të Rrethit. - Kontrollohen rreth 100 banorë për armëmbajtje pa leje në sheshin qendror të Fierit. Kishte më shumë se dhjetë ... lajmëruar për një miting paqësor në sheshin «Fitorja», në datën 22. 2. 1993 në orën 16.30, për t’i bërë apel qeverisë duke manifestuar për kërkesat e tyre të drejta ekonomike në këtë periudhë papunësie masive, asistencë sociale dhe mungesë rendi e qetësie publike; Në miting ishin ft uar të gjitha partitë politike dhe sindikatat e tjera të punonjësve. Njëkohësisht me lajmërimin në shtyp, në qendrat e punës dhe prodhimit si dhe në lagje e rajone, ishte marrë leje përkatëse konformë ligjit në fuqi, për mbledhjet dhe grumbullimet e njerëzve, nga dega e rendit Publik, përkatësisht, tek shefi i policisë Agron Braçe. Në bazë të ligjit, gjersa 24 orë para fillimit të mitingut nuk pati pretendime nga ana e degës së rendit publik për vendin, orën dhe programin, mitingu do të bëhej në vendin, orën dhe me programin e caktuar qysh më parë. Të gjitha dokumentat përkatëse janë depozituar te shefi i policisë qysh një javë më parë, bile ai e uroi kryetarin e Konfederatës: «Suksese dhe dalshi faqebardhë! Neve aty na kini për çdo problem!».\nPor çuditërisht në datën 22 vetëm 2 orë para fillimit të mitingut u kundërshtim me ligjin dhe jashtë çdo logjike normale, dega e rendit e ndaloi vendin e mbledhjes nga sheshi «Fitorja» në qendër, për në stadium, në periferi të qytetit. Të gjitha masat organizative dhe lajmërimet për organizimin e mitingut qenë bërë në sheshin «Fitorja» dhe që i pamundur një lajmërim i ri, duke pasur për problemin. (Vijon në faqen 4)
Kokat e nxehta të degës së rendit publik në Berat
Kryesia e Komitetit të Veteranëve të rrethit Berat në protestën e datës 39.1.1993 që i dërgon Kryetarit të Këshillit të rrethit, Z. Vruz Kafazi, kryetarit të Bashkisë z. Ylli Ruli dhe z. Ali Shenepremte, kryetar i Degës së Rendit Publik kërkon në emër të familjeve të dëshmorëve dhe të veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që varrmimi i Kris-taq Stefës, Tajfur Haznedarit, Hamit Myftiut, dhe Bedri Carkatij të vendoset mbi bazën e ligjeve të shtetit tonë demokratik.
Ndërsa po atë ditë kryetari i Degës së rendit Publik me shkresën Nr. 228-1 prot. kthen këtë përgjigje: «Ne i kemi parasysh të gjitha vendimet që ende kanë fuqi për vendosjen e plotë të demokracisë në Shqipëri pa u influencuar nga asnjë përkatësi partiake, por ato ligje që ende mbajnë erë komuniste nuk i zbatojmë se komunizmi vdiq.
Ju këshillojmë që të mos bëni kërcënime për konflikte sociale se kjo nuk përbën asnjë provë që të hedhë në aktivitet ato koka të nxehta ose aventuriere që mund të ketë akoma tek ju e që nuk zbatojnë ligjet e shtetit. Çdo tentativë do të ndëshkohet rëndë, sipas ligjit».
Nga ky kontekst po shkëpusim një fjali: «çdo tentativë do të ndëshkohet rëndë, sipas ligjit».
Për vendin, orën dhe progra-
Te gjithë jemi për shtetin ligjor, por do të denoncojmë të gjitha ato raste kur ligji bën diferencime mbi bazën e bindjeve partiake. Nuk ka asnjë rast në Berat që të jenë kontrolluar për armëmbajtje pa leje anëtarët e këshillit të rrethit, apo të bashkisë që janë anëtarë të Partisë Demokratike në një kohë kur skortë policësh me urdhër nga shefat e tyre terrorizojnë e kontrollojnë anëtarë të Partisë Socialiste. Për një kontroll të tillë është kërkuar nga kryetari i Degës së Rendit Publik, edhe Kryetari i Këshillit të rrethit z. Nevruz Kafazi, në një kohë kur atij me ligj i takon të mbajë armë, por dega e Rendit publik nuk paska gjendje asnjë armë (është fjala për pistoletë). Ndërsa po të jetë fjala për ata të PD-së i nxjerr edhe nga «Varri».
Nuk duam të fajësojmë të gjithë punonjësit e Degës së Rendit Publik sepse edhe atje patjetër që ka njerëz të ndershëm dhe që duan të zbatojnë ligjet, por që i detyrojnë të zbatojnë urdhrat ndryshe, i pret asistenca. Kokave të nxehta që ka Dega e Rendit Publik iu kujtojmë që drejtësia vonon, por nuk harron.
Demokracia ndërtohet me ligje
Në labirinthet e skandalit bankar
Kush i ka marrë 1 milionë e 600 mijë dollarët!...
Një marrëveshje honorarësh e firmosur nga ARDIAN XHYEHRI provon se shuma prej 1 milionë e 600 mijë dollarësh është derdhur në favor të NIKOLAS ARSIDIT.
A i ka marrë vërtetë al? Mbi ç'bazë e ka firmosur zoti Xhyheri marrëveshjen e honorarit?
A është e vërtetë se NIKOLAS ARSIDI i ra sjellë ato dollarë në Shqipëri, në favor të një partie të madhe e cila i ka përdorur në fushatë elektorale para 22 marsit?...
Enigmë?!... Korrupsion dhe përsëri enigmë!!!
Por që lexuesi të krijojë një ide më të qartë, po botojmë tekstin e marrëveshjes së honorarit të nënshkruar nga Ardian Xhyheri, një emër që deri sot nuk ishte shfaqur nëpër dokumenta.
Marrëveshje honorarësh
Në vëmendje të Zotit NICOLAS ARSIDI
276, Boulevard Saint - Germain, 75007 - PARIS - FRANCE
Duke iu referuar Mandatit të dhënë në 1 Nëntor 1991 në Tiranë nga Banka e Shtetit Shqiptar dhe të nënshkruar nga Drejtori i saj i Përgjithshëm (guvernatori) në favor të Zotit Nicolas ARSIDI, që ka lidhje me Misionin e tij Zyrtar dhe ekskluziv për reduktimin e borxhit të jashtëm të Shtetit Shqiptar kundrejt disa vendeve të huaja, janë marrëveshjet për sa më poshtë;
- Zoti Nicolas ARSIDI dhe bashkëpunëtorët e tij janë autorizuar të trajtojnë borxhin e jashtëm, pjesërisht ose në tërësinë e tij,
(Vijon në faqen 4)
Ndalime policore jashtëligjore
Luan Shmili, kryeredaktor i gazetës «Berati» i cili para disa ditësh botoi në shkrim në «Zëri i popullit» në lidhje me ndalimin që iu bë jashtë ligjit kryetarit të komunës së Kutallisë, u ndalua për vete nga dega e Rendit publik në Berat.
Arësyeja ishte botimi i shkrimit në fjalë. Për këtë arsye kryetari i kryesisë së Këshillit të rrethit të Beratit dhe kryetari i KD të PS së Beratit morën takim me Ministrin e Rendit Publik zotin Bashkim Kopliku të cil’t i parashtruan problemin e mëpërshëm dhe shumë probleme të tjera që ka ngjallur ky kryetar rendi.
Ministri i dëgjoi me mirësjellje dhe me vëmendje dhe premtoi se do të ndërhyjë dhe do të marrë masat e duhura për t’i sqaruar këto probleme.
do të ndëshkohet rëndë, sipas ligjit». Vini re, kërcënim, shantazhi, terrori mbulohet me mburojën e ligjit. Me këtë mburojë z. Ali Shepremte po kryen shumë veprime antiligjore të cilat janë denoncuar në gazetën «Berati» dhe në «Zërin e Popullit», siç ishte rasti i fundit i ndalimit të kryetarit të komunës së Kutallisë, pse ai kish mbaron takëm me Ministrin e Rendit Publik zotin Bashkim Kopliku të cil’i i parashtuan probleme marrë masat e duhura për t’i sqaruar këto probleme.
KADRI KUKA
Anëtar i Këshillit të rrethit, Berat
EDHE NJE HERE PER VJEDHJEN E BASHKISE SE DURRESIT...
- «Zëri i Popullit» nuk pranon porosi nga policë, aq më pak nga policët që s’janë në profesionin e tyre -
Përpara dy - tre ditësh, në redaksinë e gazetës «Zëri i Popullit» erdhi një letër «Jo për replikë» nga Dega e Rendit Publik Durrës, letër të cilën e publikoi dhe edhe organi i PD-së «Rilindja Demokratike».
Duke respektuar të drejtën e organeve të policisë së Durrësit, po e botojmë letrën e tyre të plotë, me qëllim që lexuesi të gjykojë vetë.
«Në vazhdën e shkrimeve destruktive që botohen “ZP” ndaj punës me shumë sakrifica që po bëjnë forcat e rendit në këtë periudhë të vështirë, “ZP” akuzon policinë e Durrësit se ka liruar vjedhësit e Bashkisë.
Publiku të lidhur tashmë nga shkrimet e gazetave, DP e Durrësit i sqaron:
1. Në Bashki janë vjedhur sende të rëndomta jo shumë në vlerë parash, sikur të botuar në ZP. Organet e rendit Durrës kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin masa për zbulimin e autorëve të vërtetë.
2. Nuk është kapur asnjë person në flagrancë dhe të jetë liruar pasi ka pohuar, siç pretendon ZP, me anë të një burimi gjoja të brendshëm.
3. Përsëriten të drejtat Ministrit të Rendit dhe vëmies se tij në dijeni, nga ana e kryetarit të DRP-së së Durrësit, theksojmë se Ministri vihet në dijeni zyrtarisht për çdo ngjarje në shkallë vendi me anë të komunikatave që i dërgohen çdo ditë, dhe për këtë çështje në një nga komunikatat ai ka vënë në dijeni ministrin që të shpërblehet kush zbulon autorët.
4. Dega e rendit nuk ka asnjë kërkesë për kthim sendesh ose sinjalizim nga punonjësit e bashkisë së qenkan në dijeni.
5. Përna i përket opinionit të punonjësve të DRP-së në Durrës theksojmë se kjo degë po punon dhe do të punojë me ndershmëri vetëm në zbulim të ligjit dhe për zotin Kopliku ka vërejtur respekt si qytetar i Durrësit, deputet e ministër i rendit i cili ka kërkuar dhe kërkon zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë.
6. Përsa i përket dhënies llogari para drejtësisë, ZP do të bënte një veprim të drejtë po të ngrinte zërin për të vënë para përgjegjësisë ata që fshehën vrasjet e njerëzve të pafajshëm dhe pastaj i groposën të lidhur me zinxhir kafenësh.
Dega e Rendit Publik Durrës
(vula dhe firma)
Me këtë rast redaksia e «Zërit të Popullit» e ftonderon Degën e Rendit Publik Durrës që në fund u detyrua të pranojë publikisht se është vjedhur Bashkia e qytetit të Durrësit. Shkresa e dërguar nga ana e tyre provon zyrtarisht se informacioni i dhënë nga gazeta jonë është i saktë i faktuar përsa i përket kryerjes së vjedhjes, gjë të cilën DRP-ja e Durrësit nuk e ka publikuar deri tani, për arsye që ajo i di më mirë.
Veçse në këtë kontekst, të çudit fakti që drejtuesit e rinj të policisë së Durrësit kanë kurajon të pranojnë publikisht se «në Bashki janë vjedhur sende të rëndomta».
Si mund të shprehën kështu zotërinj? A nuk ju vjen ndopak zor? Le ta mendojmë për një çast se nuk është vjedhur asgjë, por vetëm është tentuar të kryhet veprimi ndaj një institucioni shtetëror siç është Bashkia e cila ruhet edhe me policë. A nuk ju ngarkon kjo edhe kjo me përgjegjësi para ligjit dhe para popullit. Për shërbimin ndaj të cilit paguheni?
Mjafton vetëm koncepti «se janë vjedhur sende të rëndomta», koncepti që ka sjellë për pasojë neglizhencën dhe indiferentizmin, që
LUAN M. RAMA
(Vijon në faqen 4)