Burime të brendshme të Partisë Demokratike theksojnë se kryetari i kësaj partie Eduard Selami ndodhet në Shqipëri.
Me këtë rast njoftohen të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, kudo që janë por sidomos ata që janë nëpër fshatra në mes të halleve për bukë dhe veshje, ata që marrin malet për të kaluar kufirin ilegalisht për punë dhe bukë, si dhe të papunët në qytete që s’kanë se si t’i ushqejnë fëmijët, se kryetari i tyre ndodhet në Shqipëri dhe megjithëse është i lodhur nga udhëtimet e gjata mund t’i presë.
Porositen të gjithë të sipërpërmendurit që të marrin borxh pare sepse duhen 5000 lekë për rrugën 20 mijë për hotelin dhe 10 mijë për ushqimin pasi Qeveria Demokratike na shpuri para kohe në Evropë.
Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Nxitoni ta takoni kryetarin tuaj! Nxitoni ta takoni, këtë javë se javën tjetër...
Zyra e informacionit
QEVERIA ËSHTË E SHURDHËT NDAJ KËRKESAVE TË LIGJSHME TË POPULLIT
Policia pengon manifestimin paqësor
Siç njoftohemi nga përfaqësues të Këshillit Sindikal të rrethit të Malësisë së Madhe, dje u zhvillua një manifestim paqësor të cilin e pengoi zhvillimin e tij policia.
Siç njoftohemi nga përfaqësues të Këshillit Sindikal të rrethit të Malësisë së Madhe, dje u zhvillua një manifestim paqësor të cilin e pengoi zhvillimin e tij një mitingun paqësor të planifikuar për t’u zhvilluar sot në Koplik. Këshilli Sindikal i rrethit ka paraqitur në kohën e duhur sipas ligjit kërkesën dhe dokumentet e tjera të nevojshme për mitingun në degën e rendit publik të rrethit. Prej kësaj dege është marrë përgjigje gojore se nuk ka asnjë problem për t’u zhvilluar mitingu me datën 27 shkurt dhe se përgjigjen formale me shkrim do ta merrni me datën 26. Dje në mëditë, kryetari i degës së rendit publik në Koplik ka thirrur kryetarin e Këshillit Sindikal të rrethit Hamza Hoti dhe sekretarin e atij këshilli dhe u ka komunikuar vendimin e anulimit të mitingut, me pretekstin se «nuk kemi forcë të mjaftueshme për të garantuar zhvillimin e mitingut». Përfaqësuesit e këshillit sindikal janë përpjekur dje pasdite se anulimi i papritur i mitingut të planifikuar me kohë, do të ketë pasoja, sepse njerëzit janë njoftuar. Duket qartë se edhe në Koplik kemi të bëjmë me të njëjtin skenar që u përdor në Fier për të sabotuar zhvillimin e mitingut të këshillit sindikal të këtij rrethi. Të njëjtat arsye absurde u përdorën nga drejtuesit e Mini- (Vijon në faqen 2)
DO TË PËRDORIM TË GJITHA MJETET E LUFTËS SINDIKALE DERI NË GREVËN E PËRGJITHSHME
Fier
DO TË PËRDORIM TË GJITHA MJETET E LUFTËS SINDIKALE DERI NË GREVËN E PËRGJITHSHME
Deklaratë
Presidentit të Republikës z. Sali Berisha
Kryetarit të Kuvendit Popullor z. Pjetër Arbnori
Kryetari i Këshillit të Ministrave z. Aleksandër Meksi
Redaksive të gazetave, Pasqyra, Kombi, ZP, RD, Alternativa, Koha Jonë, Republika.
Ne pjesëmarrësit e mitingut paqësor të zhvilluar në Sheshin «Fitorja» më datë 22.2.1993 duke e konsideruar gjendjen social-ekonomike të punonjësve tejet të rënduar e pa rrugëdalje, dalim me këtë deklaratë:
1. Kërkojmë kompensimin e plotë të pagës në raport me rritjen e çmimeve e liberalizimin e mallrave të eksportës.
2. Kërkojmë rifillimin e punës në ato ndërmarrje që janë renta-bël dhe që kanë shumë mundësi të ecin, por janë lënë në mëshirën e fatit.
3. Protestojmë për zbatimin e reformës në mënyrë të njëanshme, e cila ka prekur tërësisht sindikatën tonë dhe pjesërisht sindikata të tjera. Provë për çdo punonjës të jenë aftësitë profesionale dhe jo bindjet politike.
4. Kërkojmë nga ana e Qeverisë që të vihet në zbatim kontrata e punës pasi punonjësit aktualisht janë fare të pa mbrojtur, duke u hequr dhe të drejtën e grevës.
5. Për lehtësimin e gjendjes së rëndë të papunësisë, nga pushteti në tër dhe në qendër kërkojmë me hapje vendesh të reja pune dhe emigracion legal dhe të organizuar.
6. Kërkojmë rritjen e pensioneve dhe të asistencës sociale jo më pak se 150 për qind.
7. Të fillojë menjëherë privatizimi i banesave. Nga 1 mars 1993 të zbatohet ligji për të gjithë ata që duan t’i marrin në pronësi dhe jo të shtyhet pa fund e me qëllime të caktuara për të marrë trefishin e qerasë.
8. Pushteti në rreth t’i përgjigjet në kohë e ritmikisht kërkesave të punonjësve për furnizimin me bukë nga ora 6.00 deri orën 22.00.
9. Të vlerësohet sa më shpejt pasuria kombëtare dhe t’u shpërndahet gjithë punonjësve letra me vlerë.
Për realizimin e këtyre kërkesave Konfederata e Sindikatave të Rrethit do të përdorë të gjitha mjetet e luftës sindikale që lejon ligji, deri tek greva e përgjithshme.
Nga pjesëmarrësit e mitingut paqësor
FIER
Fier, më 22.2.1993
20 MIJË PUNONJËS NË UDHËKRYQ
Laç
PETICION
Presidentit të Republikës së Shqipërisë Zotit Sali Berisha
Kryetarit të Kuvendit Popullor Zotit Pjetër Arbnori
Kryetarit të Këshillit të Ministrave Zotit Aleksandër Meksi
TIRANË
Laç 20 MIJË PUNONJËS NË UDHËKRYQ PETICION Presidentit të Republikës së Shqipërisë Zotit Sali Berisha Kryetarit të Kuvendit Popullor Zotit Pjetër Arbnori Kryetarit të Këshillit të Ministrave Zotit Aleksandër Meksi TIRANË Të mbledhur me shqetësimin e ligjshëm në një aktiv proteste në banorët e rrethit Laç, punonjës të profesioneve të ndryshme, të pa punë, intelektualë, veteranë, pensionistë e invalidë, punonjës privatë, fshatarë të rinj e të reja, shkurtuam gjendjen e rëndë ekonomike e sociale të rrethit që sa vjen e keqësohet. Ne më 22 Mars ju dhamë votën demokracisë, kemi qenë dhe jemi dakord me reformën, e dimë vështirësitë dhe mundësitë në këtë periudhë tranzicioni, por konstatojmë se gjendja e papunësisë në mungesë lokalesh etj. Të gjitha këto jo vetëm që po çojnë në demokratizimin por po prishin dhe imazhin e saj. Në këto kushte ne ngremë zërin tonë të protestës dhe kërkojmë: - Të rifillojë sa më parë puna duke kufizuar asistencën sociale, të sigurohet një emigracion i organizuar pasi ne jemi një rreth në mes të Shqipërisë ku nuk lidhemi me kufi me shtete si majat e rrethe të tjera të vendit tonë. - Të përcaktohet minimumi jetik, të bëhet indeksimi i pagave me çmimet, të rritet paga dhe indeksimi i asistencës së pensionistëve si dhe të përcaktohet statusi i tyre. - Të hiqet dorë menjëherë nga lufta e shpatërit sipas mendësive partiaje e bindjeve politike. Reformën ta bëjnë jo të paaftët e mediokrit (duke i vlerësuar sipas krahinave të preferuara dhe besnikëve të partisë) por të aftët dhe njerëzit e kulturuar. - Të rishikohet legjislacioni në drejtim që ka të bëjë: Për Sindikatat, pasi ato e shveshin nga të drejtat dhe roli i tyre; për ndërmarrjet; për marrëdhëniet e punës; Për kontratën e punës, për ndërmarrjet bujqësore, për pronat etj. - Problemi i ndërmarrjeve bujqësore që po shkojnë drejt shkatërrimit ta zgjidhin vetë punonjësit me referendum pasi ato (Vijon në faqen 3)
private, ishatäre të r njmë e të lëja, shqyrtuam vjen e keqësohet.
Ne më 22 Mars ja dhamë votën demokratacisë, kemi qenë dhe jemi dakort me reformën, i dumë ve-shtrirësit dhe mundësitë në këtë periudhë tranzicioni, por konstatuam gjendja e papunësisë në rrethin tonë është tejet e rënduar. Sot në rrethin tonë asistenca ka prekur mbi 80 për qind të punonjësve të profileve të ndryshme pa përfshirë këtu ushtarë të lëruar, kuadro të mesëm e të lartë bujqësor, studentë që kanë mbaruar shkollat e deri tek jetimët.
Ndërmarrjet e rrethit tonë janë në amulli të plotë pasi nuk ka kush i drejton, ndërmarrjet bujqësore janë drejt shkatërrimit të plotë dhe mjaft institucione arsimore e shëndetësore nuk punojnë
Deklarata bajate të një kryepolici
- Televizioni shqiptar, megafon në duart e policisë -
Më datën 25 shkurt, duke shfrytëzuar revistën televizive, kryetari i degës së rendit publik në Ministrinë e Rendit, Ylli Vasili, u përpoq të sqarojë (ipas mënyrës së vet) opinionin publik rreth ngjarjes së ndodhur në qytetin e Fierit më datën 22 shkurt për mitingun e këshillit sindikal.
Nuk është hera e parë që televizioni shqiptar i merr informacionet për ngjarjet në Shqipëri nga shefat e policisë. Kështu ndodhi me ngjarjet e Policanit, kështu me ato të Bulqizës, kështu dhe tani për mitingun e sindikatës në Fier. Gazetari i televizionit u përpoq të justifikojë veten me faktin që «nuk kemi telekronist në Fier». Që për qytete të tilla të mëdha si Fieri, Vlora, Berati etj. të mos ketë telekronist, kjo është e natyrshme për logjikën e
HAMDI JUPE
(Vijon në faqen 3)
Pranë njerëzve jo vetëm, kur u duam votat!
Udhëtimi për në Kashnjet, në vështrimin të parë, të duket se është i vështirë, monoton, se s’ke çfarë mëson ndonjë gjë të re. Kjo ndjesi s’ka të bëjë me stinën e dimrit se sa me pamjet rrënuese që të shoqërojnë paprerë që nga qyteti i Lezhës.
Duke qenë se nuk ekziston më ndonjë fabrikë a agjltacioni dhe propagandës ndjehesh i çliruar për ta përshkruar realitetin me vërtetësi. Por është njëri, që po të përfrakosh dy vargje të njohura të një kënge popullore «kështu mos ardhur këtu»... Në të dalë të qytetit të Lezhës, thuajse, është shkëputur plotësisht. Baraka, shtëpi të shkatërruara, krejt mjerimi dhe të ardhurat që janë prerë barbarisht. Pas tyre janë bërë rrethime, duke zaptuar tokë secili sipas mundësisë. Një segregacion që lë thellë ndarje brenda vetes. Më duket se është dhunuar dera e sakrificat e mia dhe të gjindra vullnetarëve që i kryen brezat e veteranëve të punëtorëve të N. Frontes që prenë(!) në asistencë. Diku më tej, pas varrezave të qytetit, në një pamje vijuesë motore e shtrithet fabrika e asfaltobetonit, për të cilën rreth dy muaj më parë kam botuar vëzhgimin «Fabrikë që po vdes pa lindur». Asnjë lëvizje, asnjë përpjekje për ta ringjalluar nga pushtetarët, kur aq shumë ndjehet nevoja për asfalt për meremetimin apo edhe shtrimin e rrugëve të paasfaltuara. Bashkëudhëtarëve, Dr. Servet Pëllumbi, nënkryetar i PSSH-së dhe Pashk Lukës, kryetar i komunës së Kashnjetit ua kujtoja faktin e publikuar se për ta rivënë në punë fabrikën, në depot e së cilës ka 1000 ton serë, duhen kryer edhe 30 për qind të punimeve dhe gjithçka për këtë qëllim gjendet në vend. E, pra, një ditë më parë RTV ka «zbulua» që një ish-deputet socialist qenka duke u vjedhur në Itali, ndërsa për probleme jetike, me të cilat do të ballafaqohemi gjatë takimeve me banorët që takojmë rrugës, e sidomos, në Kashnjet, ndjeshmëria është zero, heshtje, mospërfillje,
(Vijon në faqen 2)
NJOFTIM
Kërkohen me qira një shtëpi në gjendje të mirë me 3 ose 4 dhoma për një kuzhinë. Për çmimin e qirasë do të bëjmë dakort.
Të interesuarit të telefonojnë në adresën: Teatri i Operës. Zyra Nr. 2, tel. 331 - 18.