04/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 mars 1993

JA PËRSE KJO QEVERI DUHET TË JAPË DORËHEQJEN

Paaftësia e qeverisë duket në çdo hap të saj – Si ndan dekorata, më mirë ndan bukë e fermave – Paaftësia e qeverisë duket në çdo hap të saj JA PËRSE KJO QEVERI DUHET TË JAPË DORËHEQJEN – Si ndan dekorata, më mirë ndan bukë e fermave – Disa herë z. Rexhep Uka ka kaluar nga ferma e Balladrenit. Herën e fundit ai kaloi bashkë me ca qeveritarë të tjerë për t’u shpërndarë disa dekorata martirëve të demokracisë. Kur e panë punonjësit e fermës në televizion, thanë: «zoti ministër i bujqësisë, sa ndan dekoratat, më mirë qëndro këtu në Ball-dre dhe hajde na ndaj tokat e pasurisë e fermës. Përse e bëjnë këtë protestë punonjësit e NB Balladrenit?» Akoma dhe sot e kësaj dite s’janë gjendur 60 krerë lopë të vjedhura. Po kullohet gruri në 350 ha, ku parashikoheshin të mbershin 15 mijë kv grurë. Po hiqet nga toka e po shitet në tregun e lirë mbi 1 mijë kv farë patate, nga të cilët priteshin të mbershin 6 mijë kv patate. Po shkatërrohen, mbi 200 ha jonxhishtë, ku mund të mbaheshin 400 lopë foragjere. Vjen një pronar italian për të bashkëpunuar me fermën e Balladrenit dhe zoti Uka bëhet pengesë për të firmosur kontratën. Miliona lekë janë shpenzuar për ujitjen, kullimin, shkripëzimin dhe probleme të tjera që s’mund t’i përballojnë privatët. Kush do të përgjigjet për to? Populli kërkon të mbajë fermën, ministri përgjigjet: «Kush nuk ndan tokën, nuk don demokracinë». Punonjësit e fermës që më datën 10 shkurt nuk marrin shpërblim dhe marrin bukën me lista. Megjithë kërkesat e vazhdueshme të popullit, ministri Uka nuk ka denjuar të takohet me specialistët e punonjësit e fermës, një përfaqësi prej të cilëve sot janë në Tiranë për t’u takuar me presidentin. I njëjti afat i pret me sa duket edhe fermën e Gjadrit, Rrilës, Treshit, Torovicës, frutorinë etj.

MOS PRANONI TË SHIKONI SI «KOKË TURKU»

(Në vend të replikës me zëvendës Ilir Hoti) Deputetët e PD hezitojnë për caktimin e komisionit parlamentar për verifikimin e skandalit të 1.6 milionë dollarëve: thuhet të ketë dorë kubeja blu e tyre? Kisha bërë një pyetje për në seancën e pyetjeve të guvernatorit të Bankës, zotit Ilir Hoti, por hoqa dorë veçse 5 minuta përpara fillimit të seancës sepse vura re nga biseda me të kryesisht shqetësimin e një njeriu që kërkon të sakrifikojnë e të bëjnë kokë turku. Sigurisht që e gjithë kjo është supozim. Përse shtyhem për të bërë këtë supozim? Zoti Hoti Së pari, gjyqi i Shkodrës me dënimin «për vrasje indirekte» me dashje kur ndërkohë nuk janë fiksuar vrasësit flet qar-te për «koka turku» që duhet të shuajnë premtimet bombastike. Së dyti, ndërkohë që akuzohen bllokmenët për abuzime e shpërdorime të cilat përfundojnë në një akuzë për «kafkën e darkës», dënohet i pari Kino Buxheli duke u bërë «kokë turku». Së treti, siç thuhet në gazeta, pasi detyrohet të vijë në mes të natës në mënyrë të parregullt një llogaritare në bankë për të inkasuar një shumë të madhe dollarësh e pasi dalin 10.000 dollarë mangut ajo arrestohet duke u bërë gjithashtu «kokë turku». Së katërti, hapet me shumë vonesë skandali Arsidi. Arrestohen dy ish drejtues të Bankës Tregtare dhe vendoset në arrest shtëpie ish Kryeministri Ahmeti, të cilët deri tani dihet veçse që mund të kenë lëshuar një kambial apo të kenë dhënë një autorizim për trajtimin e borxheve. Mua më duket se peshkaqeni (andif grabitqar?) i vërtetë është shumë më i madh dhe këto tre persona mund të sakrifikohen si «koka turku» përderisa janë në dijeni të të gjithë skenarit. Personi çelës jeni ju. Por fatkeqësisht, duke iu nisur versionit se ju jeni i ndershëm dhe i papërlyer në skandal, mendoj se edhe ju mund t’ju sakrifikojnë për të bërë «kokë turku». Në rast se jeni të vërteta pretendimet tuaj-a, atëherë është sinqerisht e pamjaimueshme që guvernatori të bankës i vjedhin apo i falsifikojnë firmën apo datën e një aktmarrëveshje; imagjoni së ç’mund të ketë bërë «grupi i falsifikimit të firmave» në qece kartmonedha apo kambiale të tjerë. Populli, pa zbuluar «grupin e falsifikimit të firmave» e ka të koshtë për të zvogëlohet borxhi i bankës; ai veçse do të rritet si në shtrit rritur. Gjithashtu, më bën përshtypje edhe një fakt tjetër: Në bankat tuaja karshi njerëzve të thjeshtë e privatëve pa asnjë për-krahje, personeli tregohet shu-më skrupuloz edhe për 1000 dollarë, ndërkohë që transferimi i 1.600.000 dollarëve mbahet i fshehur për 8-9 muaj. Imagjino­ni zoti Hoti, se ç’bëhet prapa kurrizit tuaj: «firmat tuaja falsifikohen», «datat e shkresave tuaja ndryshohen» dollarët hyjnë e dalin nga banka pa u kontrolluar e juve s’ju vënë në dijeni etj. etj. Pra në rast se jeni përsëri i ndershëm e i papërlyer ju jeni në mesin e një vorbulle thithëse mafiozësh, e për rrjedhojë të jesh «kokë turku» për ta është veprimi minimal i tyre për të fshehur skandalin. Fshehja e elementëve të skandalit nga ana juaj veçse ju komprometon me rëndë dhe zbulimi i mëtejshëm i fakteve e dokumentave që zotërohen veçse do t’i detyronte mafiozët të anekonin sakrifikimin tënd me taktikën e «kokës së turkut». Unë në këtë rast do t’ju sugjeroja sinqerisht të distancoheshit ndërshëmrit nga ky skandal. Në rast se ju do të vazhdoni të qëndroni si ekran mbrojtës i skandalit atëherë logjika do të çonte në implikimin tuaj direkt me këtë skandal. Këtë të fundit unë do ta besoja më pak. Sidokofit, veproni ndërshëmrisht, korberitat politike janë të dyshimta e jo afatgjata kujtoni pak se ç’po ndodh në Italinë fqinje. Sinqerisht KASTRIOT ISLAMI

Ka humbur kryetari i Bashkisë së

Të përshëndesim o baca Salë!

SHKRUajnë TRE TË RINJ MIRDITORE! Jemi një grup të rinjsh mirditorë që i pritëm proceset demokra- ... ç’ka bërë me listën e përgatitur më 22 mars ’92 për të punësuar ja-

BBS përsëri në shqip

Më datën 28 shkurt rifilloi transmetimin në gjuhën shqipe BBS-korporata Britanike e Radiopharjes. Kjo përbën një ngjarje të rëndësishme në fushën e informacionit dhe të kulturës në gjuhën shqipe. BBS – radiostacioni më i fuqishëm i botës, krijon mundësi për informacion të shpejtë e të saktë për gjithë shqiptarët e Ballkanit dhe të diasporës. BBS ka filluar transmetimet e saj për herë të parë në Angli në vitin 1922. Transmetimet në gjuhën angleze për pjesën tjetër të botës i ka filluar në vitin 1932, ndërsa emisionet në gjuhën shqipe i ka filluar për herë të parë në vitin 1940. Sot BBS transmeton emisione në 39 gjuhë të huaja. Ajo ka numrin më të madh të dëgjuesve në botë në krahasim me stacionet e tjera të radios. Transmetimet e saj kalojnë të 838 orët në javë. Shtyllat kryesore të punës së BBS-së janë informacioni i shpejtë dhe i saktë për ngjarjet aktuale. Krahas informacioneve për ngjarjet nga bota, në emisionet e saj zënë vend njoftimet dhe komentet nga sporti, shkenca, kultura artistike, të mësimit të gjuhës angleze etj. Prej katër dekash dëgjuesit shqiptarë kanë patur mundësinë të dëgjojnë zërin e ri të BBS-së në gjuhën shqipe. Redaksia e tanishme e gjuhës shqipe në BBS përbëhet prej 8 vetash nga të cilët 6 nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova. Ajo ka gjithashtu korrespondentë të saj në shtatë dhe nëntë trevat e tjera të banuara nga shqiptarët. Këta janë gazetarë dhe përkthyes nga më të mirët që kanë punuar në radio në miret që kanë punuar në radio në televizionin shqiptar. Ata janë përzgjedhur nga konkurse të organizuara nga BBS-ja. Ndër ta mund të përmend Franzo Egon, Arben Manajn, Juliana Gojen; Rudi Borbrath; Gëzim Gurjn; Ragip Luten Vetoni Surrton etj. Me rastin e fillimit të emisioneve në gjuhën shqipe seksioni shqiptar i BBS-së më datën 28 mars dha një pritje në hotel «Dajti» në Tiranë, ku morën pjesë gazetarë të shtypit shqiptar e të huaj, deputetë të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, ministra, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik etj. Me këtë rast u prononcua i përndershmi shefi i zyrës së BBS-së në Tiranë z. ... [?]. Me këtë rast u ... [?] ekonomi e përkrahës ... [?] BBS ... [?]. Korresp. i «ZËRIT të popullit»

Aksion qeveritar «tepër sekret»

Sipas burimeve të mirëinformuara (atë e përflet të tërë Qorovoda e Skraparit mbarë) nëntetë e fundit (sepse veprimi është bërë natën) në qytetin e Çorovodës u krye një aksion qeveritar i cili, pas perspektivës së «vorgla» doli me sukses. Sipas burimeve të mirëinformuara (atë e përflet të tërë Çorovoda e Skraparit mbarë) nëntetë e fundit (sepse veprimi është bërë natën) në qytetin e Çorovodës u krye një aksion qeveritar i cili, pas përpjekjeve të «vorgla» doli me sukses. Aty ka ardhur një ekip i posaçëm në përbërje të një ciklit ka patur ushtarë të thjeshtë dhe «gjeneralë» me mision të një karakteri të veçantë. Ekipi, i pasur edhe me porositë e mjetet e nevojshme, u drejtua në një objekt (tunel) të cilën edhe ata që e ruanin nuk e dinin çfarë ishte brenda. Ata që e përjetuan këtë ngjarje thonë se aksioni filloi me çarmatosjen e ushtarëve që mbronin objektin dhe largimin e tyre për të mos parë asgjë nga çdo të bëhej. Më pas të ardhurit nga Tirana hapën njërën pas tjetrës dyert e tunelit duke arritur tek e fundit, prapa të cilës fshihej «thesari». Dera u hap nga një specialist i mirëfilltë i kombinatit mekanik të Poliçanit. Se çfarë muarën «zogjtë e natës» në objektin e rëndësisë së veçantë të Skraparit nuk e di kush. Në Çorovodë hamendësojnë për tre variante. Ose është transportuar floriri i strehuar nga qeveria moniste (po të jetë ky, i lumtë Blerim Çelës se duhet të jetë rezultati i punës së ekipit të tij); ose janë tërhequr dosjet (më në fund qen­ka vendosur që ato të diskutohen në parlament); ose mund të jetë marrë makina e fabrikimit (për­gjes) së monedhës. Mundet të mos qëndrojë asnjë nga këta variante që përfliten në Çorovodë. Veçse një gjë është më se e vërtetë. Tunelet e rëndësisë së veçantë të Skraparit u grabitën natën dhe për më keq, në kushtet e një aksioni tepër sekret! DRITAN PRISHTA

Ka humbur kryetari i Bashkisë së Durrësit

U mbushën plot një muaj që kryetari i Bashkisë së Durrësit zoti Tomorr Golemi nuk e çel më derën e zyrës. Bashkia ka plot një muaj që edhe pse formal­isht, është pa kryetar. U mbushën plot një muaj që kryetari i Bashkisë së Durrësit zoti Tomorr Golemi nuk e çel më derën e zyrës. Bashkia ka plot një muaj që edhe pse formalisht, është pa kryetar. Kryetari i nderuar i saj, nuk dihet se ku është. Thuhet dhe qar­kullojnë zëra se ka shkuar në Amerikë si turist, ndonse s’kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Pas kthimit nga Gjermania pat deklaruar se vizita e tij kishte qenë shumë e sukseshme dhe ai kishte hedhur bazat e para për lidhjen e Durrësit me Frankfurtin, për të përfituar nga përvoja gjermane, por tani me sa duket ka vajtur të marrë përvojë amerikane për ta bërë Durrësin si Çikago. Të gjitha sa thonë më lart janë zëra, asgjë zyrtare nuk ka dhe po zyrtarisht asgjë nuk dihet për fatin e Kryetarit. Ndoshta ja vlen të shpallet edhe kërkimi sepse gjithë kjo heshtje si thonë pak të humbasë një kryetar. Madje, njerëzit ka filluar t’i marrë malli dhe janë të shqetësuar për këtë humbje pa nam e pa nishan, sepse presin që të zgjidhen hallet nga pushtetarët e PD. Disa gojë të liga thonë se kryetari ka vendosur të rrijë refugjat, disa të tjerë thonë se ka filluar punë si kamarier në një restorant të Çikagos e s’kthehet më, por edhe këto llafe janë. Asgjë e sigurtë nuk dihet. Dihet vetëm se ka plot një muaj që Bashkia e Durrësit ka mbetur pa kryetar, vetëm me Shezon 60-vjeçar që s’di ç’të bëjë, sepse pas vejdhjeve në Bashki Kryetari paska marrë edhe vulën me vete. A nuk ja vlen që SHIK-u të vihet në lëvizje e të shpallë edhe një shpërblim për atë që do ta japë në të dhënë se ku ka humbur Kryetari i Bashkisë së Durrësit? LEDI SHEHU

Të përshëndesim o baca Salë!

Jemi një grup të rinjsh mirditorë që i pritëm proceset demokratike siç pret Munella diellin për të shkrirë akullin. Të përshëndesim i pritëm proceset demokratike siç pret Munella diellin për të shkrirë akullin. Siç e dini or bacë, Mirdita nuk ka qenë e kuqe si propagandoj regjimi i kuq komunist stalinian. Qysh në kohën e Skënderbeut e deri në vitet ’50 Mirdita ka qenë demokratike me ifjalën më të kulluar. U nda në 7 rrethe, nuk kishte fshat që të mos kishte 5 shtëpi kulakësh. Po sot or baca Salë?! Duke filluar në Rubik ku janë me qindra punëtorë nga të gjitha ndërmarrjet me asistencë, kush janë? Të paaftë?! Dembelët? Jo or bacë jo! Besoj e dini mirë, që janë socialistë, njerëzit e ndershëm të thjeshtë por shumë të varfër. Në Rrëshen përveç punëtorëve ku numri i tyre është më i madh kërcehen dhe pushohen inxhinierë mjesues, ushtarakë dhe mekanikë kryesisht socialistë. Në zona të tjera e dini or bacë se është mbyllur Qaf - Varreza në Kaçinar dhe Thirra së Fatsa të dyja miniera ku kanë dalë të papunë banorët e këtyre zonave, po qe është drejt mbylljes Spaci dhe Perlat. Or bacë po pyetje njëherë atë deputetin e PD, zotin Ndue Gjika që përfaqëson këto zona. Besoj se nuk merret fare me këto «probleme të parëndësishme» për të. Thanë që do hap së shpejti një shkollë private. Për të «Fenë laiku­rike». Nuk e dimë se për të punësuar jashtë shtetit shumë persona se prandaj ia dhamë votën dhe ne të tre. A ke lëftuar or bacë ndonjë natë jashtë në lulisht. Na falni se ishte bërë refleks po deshëm të themi se plot 2 muaj kemi fjetur jashtë në Greqi, poshtë urave, nëpër male në afërsi të par­kingeve të makinave. Për fat të madh na (prive) solli zoti dhurata zoti Pjetër Arbnori dhe na sollën me ceremonj madhështore. Kishte jo pak shqiptarë grushta, ka­kishme qesh, shkopa gome dhe shkëpinë thane. Se përse? Allahu në qiell zoti Pjetër në tokë e di. Or Baca Salë besojmë se kolltu­ku ku je ulur është ai i vjetri që ka qenë, dhe është drejtu drejt vendit vetëm të lashtë zoti fëmijët të dy, të luhato zotri qen lashtë zoti shëndetin tënd dhe mend e kokës se popullin të varfër e mjeruar dhe të persekutuar mir­ditor që është trim punëtor besnik dhe shumë i zgjuar, nuk po e ndihmon. Or baca Salë ne po ikim për Greqi lëshallë, na ndihmon zoti, se harruam do të përshëndesim me këngën: Ku po shkon o djemtë e ri kujt i lini këtë malesi. Me respekt MIKEL DEDA, Rubik NIKOLL BAJRAKTARI, Kushovë ELTON KOLA, Rrëshen

Vdiq profesor Kolë Popa, akademik, nënkryetar i Akademisë së Shkencave

Dje vdiq profesor Kolë Popa. Profesor Kolë Popa ka lindur në dhjetor të vitit 1913 në qytetin e Elbasanit. Ai ka mbaruar shkollën normale në Elbasan dhe studimet e larta për kimi në Padova, Itali. Profesor Kolë Popa është një figurë e shquar e shkencës shqiptare. Gjithë jeta e tij ka qenë jeta e një njeriu të përkushtuar për çështjen e kombit dhe të atdheut, një i popullit dhe të përparimit. Gjatë viteve të Luftës nacionalçlirimtare ai ka qenë anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Qarkut të Elbasanit. Pas çlirimit të vendit për disa vjet ka qenë shef i seksionit të shtetëdijës të Elbasanit dhe më pas ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e arsimit. Për vite me radhë ka qenë dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe shef i katedrës së kimisë organike. Me krijimin e Akademisë së Shkencave u pranua anëtar u zgjodh shef i seksionit të shkencave natyrore dhe nënkryetar i Akademisë. Profesor Kolë Popa është mesues i merituar mjeshtër i popullit dhe ka shumë medalje dhe urdhëra të akorduara për kontributin e tij. Ai ka një seri botimesh shkencore, artikujsh dhe monografish. Ka dhënë një ndihmë të çmuar për ndërmjetësimin në Kosovë ku ka shkuar shpesh herë për të dhënë mësime dhe për kontributin e vet është zgjedhur edhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës.

BBS përsëri në Shqipëri

BBS përsëri në Shqipëri Më datën 28 shkurt rifilloi transmetimin në gjuhën shqipe BBS- ... korporata Britanike e Radiophap-

KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT NJOFTON:

Në mbledhjen vjetore të Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit që u mbajt në Lubjanë më 19–20 Shkurt 1993, u shtrua për shqyrtim kandidatura e Komitetit të Helsinkit të Kosovës dhe u pranua unanimisht. Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh kënaqësinë e tij të thellë për pranimin e Komitetit të Helsinkit të Kosovës si anëtar me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Helsinkit. Ai e përshëndet këtë si një provë tjetër të rëndësishme të ndërgjegjësimit të opinionit publik botëror për dhunimin ekstrem të të drejtave të njeriut në Kosovë nga ana e autoriteteve serbe. Vënia e Kosovës në një radhë dhe shte­tet ish- republikës [?] të Kartës së Helsinkit tregon rëndësinë e veçantë që po tregon komuniteti ndërkombëtar për gjendjen e krijuar në Kosovë. Ai e konsideron anëtarësimin e Komitetit të Helsinkit si një mundësi të mëtejshme për t’i bërë të njohur botës gjendjen reale e dramatike të shkeljes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Njëkohësisht ai e sheh këtë anëtarësim si një mundësi për të rritur edhe më tej bashkëpunimin mes dy Komiteteve tanë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Banka e kursimeve njofton

«Banka e Kursimeve», nga data 6.01.1993 ka ndërprerë çdo transferim valute nga qytetarët, për llogari të lojas «DOLLARIJET», transferim është rrjedhojë edhe i njoftimit të Bankës së Shqipërisë Ky pezullim është përkohësor dhe në njoftimin e Bankës së Shqipërisë nr. 87, datë 21.01.1993, ku urdhërohet «të ndërpritet çdo transferim valute që ka të bëjë me aktivitete në fjalë».