14/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 mars 1993

NJË SKANDAL I RI I QEVERISË SË SKANDALEVE

Gazeta «24 ORE», duke iu referuar gazetës greke «ELEFTHEROS TIPOS», njofton në numrin e mbrëmshëm një deklaratë skandaloze të zëvendës kryeministrit dhe Ministrit të Rendit Publik Bashkim Kopliku. Gazeta «24 ORE», duke iu referuar gazetës greke «ELEFTHEROS TIPOS», njofton në numrin e mbrëmshëm një deklaratë skandaloze të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Rendit Publik Bashkim Kopliku. Sipas «24 ORE», Bashkim Kopliku ka kërkuar që «Ushtria Greke të hyjë në territorin e Shqipërisë për të penguar futjen e refugjatëve në Greqi. Gazeta «24 ORE» boton tekstin e plotë të intervistës dhe faksimile të gazetës greke. - A thua se Ministri Kopliku i quan shqiptarët refugjatë në vendin e tyre. Kërkojmë prononcim publik të zotit Kopliku me anë të një interviste rreth këtij problemi.

Presidenti Berisha i shqetësuar për bllokimin e pushtetit lokal

Tavolinë e partive parlamentare në Presidencë Më hollësisht për bisedimet që u zhvilluan në Presidencë do të njoftojmë në numrin e ardhshëm ku do të lexoni intervista nga pjesëmarrësit Servet Pëllumbi, Ylli Bufi dhe Kastriot Islami.

PËRFUNDOI PUNIMET KONFERENCA E BUDAPESTIT

Dje përfundoi punimet Konferenca «Kushtet ndërkombëtare për stabilitetin në Evropën Qendrore e Lindore», organizuar nga Partia Socialiste e Hungarisë në të cilën morën pjesë dhjetëra etë parti socialiste dhe socialdemokrate nga 22 vende të Evropës Lindore e Qendrore etj. Në përfundim të saj u bë edhe konkluzioni e sesioneve të punës të konferencës. Konkluzionet e sesionit të parë i bëri Lázlo Kovac, sekretar për marrëdhëniet me jashtë të Partisë Socialiste të Hungarisë dhe kryetar i Komisionit të politikës së jashtme të parlamentit hungarez. Për komisionin e dytë konkluzionet i bëri Lázlo Begeshi, zëvendëskryetar i parlamentit për ekonominë dhe buxhetin. Për komisionin e tretë konkluzionet i mbajti Tabajdi Saaba anëtar i udhëheqjes së PS të Hungarisë. Gjatë punimeve të kësaj konference Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano u takua me zotin Gusenbauer, kryetar i Internacionales Socialiste dhe përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Austrisë; me zotin Martin Van Kra, përfaqësues i Partisë Socialdemokrate të Hollandës; me përfaqësuesin e Partisë Socialiste të Francës Anxel Queval; me përfaqësuesin e Partisë Laburiste të Britanisë së madhe Kate Philips; me përfaqësuesen e Partisë Demokratike të Majtë të Italisë Roberto Cuilo; me përfaqësuesin e partisë së Demokratike të Punës të Lituanisë Gedrus Petrozhi; me përfaqësuesin e Partisë socialdemokrate të Polonisë Tadeush Ivinski; me përfaqësuesin e Partisë Socialiste të Portugalisë të Rusisë Gúdolmo Vordzravë; me përfaqësuesin e Partisë së majtë Sllovakisë Peter Veis; me përfaqësuesin e Partisë Socialiste të Spanjës senatorin Ramon Nunies; me përfaqësuesin e Lidhjes së Socialdemokracisë të Vojvodinës Nelan Çalis Gjorgji; me përfaqësuesin e PASOK-ut Nikos Dimadhis; me përfaqësuesin e Partisë Socialiste të Bullgarisë Filip Ispekov; me përfaqësuesin e koalicionit të së majtës dhe progresit të greqisë Mihis Renesis; me përfaqësuesen e Partisë Socialdemokrate të Çekisë Svetljana Naverova; me përfaqësuesen e Partisë socialdemokrate të Finlandës Unto Vesa si dhe me përfaqësuesit e Partisë socialdemokrate të Kroacisë të Gjermanisë, Norvegjisë etj. Në këto takime Fatos Nano shkëmbeu mendimet e nevojshme për situatën në Evropë dhe Ballkan si dhe marrëdhëniet midis tyre dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në përfundim të takimit Kryetari i Partisë Socialiste të Hungarisë Gjyla Horn vlerësoi kontributin e përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe socialdemokrate për përfundimin me sukses të saj. Zyra e Informacionit e PSSH

PAAFTËSIA E QEVERISË NUK MBULOHET ME DEKLARATA POR ME KRYERJEN E REFORMËS NË DOBI TË SHUMICËS

Kush e kërkon dorëheqjen e qeverisë në Elbasan? - 24 mijë punonjës të nxjerrë në asistencë, 3 mijë prej të cilëve në fund të këtij muaji hidhen në rrugë të madhe mbasi ajo u mbaron. - 10 mijë punonjës të aftë për punë që janë regjistruar pranë zyrave të pushtetit lokal për t’u punësuar dhe që nuk kanë asnjë shpresë. - E gjithë ajo masë e rinisë e cila ushqen besimin për të shkuar në emigracion të organizuar, por që deri tani janë dërrguar vetëm 10 veç.

Ministri Ruli ka nxjerrë në pazar skandalin «Arsidi»

— Një ishkryeministri i «lidhet gjuha» me arrest shtëpie, ministra që pretendojnë të mos kenë asnjë lidhje me skandalin, u «zgërdhihen» gjuha e japin intervista. Intervista e djeshme e z. Ruli në RD lidhur me skandalin e 7.600 mijë dollarëve, të kujton lucrat që dalin nga një çekëlli e brendshme. Ç’ka zoti ministër me që, siç pretendon nuk ka gëlltitur ndonjë lugë çorbë të prishur? Apo i ka ngarkuar detyrë partie të mbrojë kolegët e tij rreth kësaj ngjarjeje? 3. Gati të gjitha marrëveshjet i përshkon si fill i kuq firma e shkurtër e z. Hoti. Çuditërisht z. zoti përziqet të hedhë lumin me një «qarq të shkurtër» duke thënë: «më kanë falsifikuar firmën». Tepër e pabesueshme, ajo të kujton veprimin e dhelpres të zënë në çark që këput «bishtin» e saj. 4. Më 3 Nëntor z. Adrian Xhyheri (shok i afërt i Gentit, sapo emëruar prej tij firmos kontratën për të dhënë Arsdit 1 milion e 600 mijë dollarë! Këtu skandali arrin në pikën kulmore dhe z. Xhyheri akoma nuk ka deklaruar për falsifikim të firmës së vet. 5. Më 16 dhjetor 1991, duke pasur firmën e parë atë të guvernatorit të përgjithshëm z. Hoti, ish kryeministri Ahmeti i jep mandatin Arsdit. Kryeministri i raangazhuar në ndonjë parti është gjithnjë në kohë që mbyll rrethin e operacionit «Arsidi». Është viktimë? Atij, herëpërherë i është qepur goja me arrest shtëpie. 6. Paratë paguhen nga banka tregtare, nga një drejtor i vendosur nga z. Ruli. 7. Ky qark i mbyllur papritur ndikon rrjedhë në mënyrë të çuditshme. Sipas gazetës franceze «Liberation» që njofton për arrestimin e Arsidi k i fundit pretendon se ia ka kthyer një shumë prej 650 mijë dollarësh guvernatorit të bankës shqiptare, Ilir Hotit?!

Kush interesohet në Durrës për rikthimin e pronave

Është thënë se Partia Demokratike është parti e ish pronarëve por pak kush besojë. Qeveria duke qenë qeveri e PD-së korigjoi dhe ligjin për rikthimin e tyre. Ja, p.sh., kush është interesuar në qytetin e Durrësit për kthimin fizik të ish pronave: Artan Hoxha, Ministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë në Kabinetin e z. Meksi. Me arsim të lartë, antar i këshillit kombëtar të PD-së, i cili ka marrë deri tani dy dyqane, pretendon fabrikën e silosit, 6 dyqane afër stacionit të trenit dhe pallatin e Shijakut. Mira Kaurri, deputete e PD-së, ka marrë ish pronat e gjyshit, një pallat ose ish gjykata e rrethit dhe pretendon për të tjera. Vaso Papa, kryetar i këshillit të rrethit (PD) trashigimtar i disa pronave, si: pallat, punishte. Shpëtim Mushketa, drejtor i drejtorisë së arsimit (PD) kërkon vilën e dyqane. Rifat Fani: Shef i seksionit të financës (PD), trashëgimtar pallati e dyqanesh. Vlashi Konomi, punonjës në drejtorinë e arsimit (PD) trashigimtar i një pallati në qendër të qytetit i kthyer në Hotel, e që pa u miratuar akoma ligji thuajse është bërë dhe fakto pronar. Tomorr Golemi, Kryetar i Bashkisë së Durrësit (PD) vëllai i PD-istës deputetes R. Golemi, trashigimtar pronash. Trashëgimtarë ka dhe të tjerë pronash në Durrës që janë në udhëheqjen partiake e shtetërore PD-istë. Ndërkohë po këta hartojnë lista për ata që kanë një dhomë të tepërt vetëm sepse mendojnë ndryshe nga ata. Nuk e dimë a di opinioni në Durrës se kush është në udhëheqje të tij. Sido që të jetë populli ja u dha votën dhe këta me këtë votë të siguruar po ja shpërblejnë.

Asistencia vepra më e përkryer e qeverisë Meksi

8500 asistencialistë në Pogradec presin të mbarojë asistenca. Po atëherë? Atëherë qeveria do të deklarojë se numri i asistencialistëve është ulur! Nga institucionet shtetërore të qeverisë demokratike më i kompletuari i cili punon pa pushim ditë e natë është ai i asistencës sociale. Ka lista të gjata e vepër të gjata nga do të kthejnë edhe vezirët e përparë të gjata ça do të krijojnë që edhe vezirët e përparë të gjata më shumë turke. Njerëzit janë të kënaqur me këtë përkujdeshtim të qeverisë. Njerëzit janë të kënaqur për çka se ata janë më të varfërit e të varfërve. Janë tepër të kënaqur asistencialistët shkodranë, durrsakë, kuksianë, korçarë, fierakë, gjirokastritë. Më të kënaqurit janë asistencialistët e grisur. Ata na u lutën me që të falenderojmë qeverinë për mundësinë e krijuar që të ngrohën një ditë në diell dhe të ushqim as herë buzë liqenit të bukur, duke u kënaqur me ajrin e pastër të mrekullueshme në Pogradec ku 8500 asistencialistë. Megjithatë të gjithë të papunët qeveria atyre ju paguan asistencë. Pagesa shkonte nga 800 deri në 110 lekë në muaj. Ja pra po ngelët janë shumë të kënaqur nga qeveria Meksi. Qeveria Meksi nuk merr përsipër hapjen e fronteve të reja që njerëzit të punojnë e të jetojnë. Ajo aka si ta bëjë këtë përderisa është e pa aftë që ta bëjnë. Po kur të mbarojë afati i asistencës çdo të bëjë qeveria? Këto e dinë të gjithë ndaj janë edhe të shqetësuar. Ajo do të ndërpresë pagimin e asistencës. Kështu njerëzit nuk do të kenë asnjë të ardhur, nga shteti i tyre i dashur. Faktikisht në Pogradec 7000 puntorëve që janë në asistencë këto ditë ju mbaron asistenca. Qeveria këtu do që pastaj të deklarojë para opinionit të brendshëm por edhe institucioneve financiare ndërkombëtare se numri i punësave në asistencë është ulur, Ministri përkatës nën regjimin e qeverisë demokratike, hall o mjerim zotërinj të qeverisë demokratike,

16 pronarë do të nxjerrin jashtë 230 familje

JEMI PER REFERENDUM Kështu shprehen në një letër-peticion dërguar Kuvendit Popullor dhe grupit parlamentar të PS, 230 familje që banojnë në lagjen «Teuta» të qytetit të Durrësit në banesat e 16 ish-pronarëve. «Ne - pyesin ata, nuk e dimë se ku do të shkojmë pas tre vjetësh, pasi sipas projekt ligjit që do ti paraqitet parlamentit duhet të liëmë këto banesa. Ish pronarët janë 16 kurse ne 230 familje. Projekt ligji merr në mbrojtje 16 familje pa i dhënë zgjidhje problemit se ku do të shkojnë të tjerët. Nuk kemi asnjë lloj prone. Jetojmë me të ardhurat që sigurojmë nga rrogat, pensionet. Në këto rrethana; asnjë prej

Nëpër anale[t?] e procesit Zhulali – Zanaj

Presionet vazhdojnë Nga burime të mirëinformuara mësojmë se mbi pedagogun e Universitetit të Tiranës Fatmir Zanaj, kundër të cilit ka filluar procesi penal me kallëzimin e Ministrit të Mbrojtjes Safet Zhulali, po bëhen presione për shkak të botimit në gazetën «Zëri i popullit», të tekstit të plotë të kallëzimit penal. Dje al u thirr përpara tij gjashtë herë në prokurorinë e Tiranës dhe u sulmua ashpër nga prokurori Fatmir Fagu për atë botim. Sigur[o?]jmë lexuesin se do të përpiqemi ta informojmë herë pas here për ecurinë e këtij procesi që ka ngjallur interes të madh. VEZHIGUESI

Perse hesht Blerim Çela

Siç kemi mësuar nga intervista e fjal[a]ve zoti Ilir Hoti në Parlament, qysh vitin e kaluar një grup i Kontrollit të Shtetit ka shkruar në bankën e Tregtisë në Bankën e Shtetit për të Kontrolluar rreth procedurave dhe dokumentacionit të këtij veprimi, që çoi në zhdukjen nga Banka të një shume prej 1 milion dhe 600 m[il]dollarëve, Blerimi zakonisht e informon opinionin publik edhe për një magazinë e cila kapet me mallra apo dokumentacione të paregullta. Kurse tani që është fjala për një qyp me flor[i] Blerimi Hesht. Përse. A është dëbët[r]e e Blerimit apo ka marrë urdhër të prerë të mos e hapë gojën! Dhe se në një deklarim në këtë gjendje dhe pezull, artikulli vazhdon: (Vijon në faqen 4) skandalin e 7.600 mijë dollarëve të kujton përrallat që dalin nga një shëtitje e brendshme. Ç’ka zoti min[i]stër me që si i ka ngarkuar dy- tre parti të mbrojnë kolegët e vet? Një ministër që flet me «më duket» për gjëra që i përkasin atij, del dorë zanës për zotin Hoti! Beso, po deshe. «Çështja «Arsidi nuk ka lidhje fare me qeverinë demokratike» është përfundimi kategorik i intervistës. Autori i kësaj deklarate sikur thotë: «fatkeqësi për faktet». Por faktet janë kokëfortë e bërtasin në kupë të qiellit. 1. Një francez i panjohur i quajtur Arsidi një ditë të bukur i var z. Berisha një dekoratë. Presidentit Berisha dhe askujt tjetër. Përse i duhej një njeri me pushtet dhe jo ta zëmë dikush tjetër: për fasadë, apo supozim politik? (S’besoj të ketë çmim më shumë se 1.600 mijë dollarë për një dekoratë!). 2. Vetë z. Ruli ende i pakurorëzuar si ministër, ka firmosur më 8 qershor 1991 një marrëveshje me zotin Arsidi. Nga sa është publikuar deri tani ky dokument çel serinë e këtij skenari. Ç’është kjo marrëveshje xhentëlmenësh, një marrëveshje koti, pa detyrime e objekt, siç përpiqet ta paraqesë zoti Ruli. Ç’rëndësi ka ku është firmosur ky dokument: në Shqipëri në Francë apo në hënë. Kush i mori? Përse? Ç’bëhet me pjesën tjetër? Kush është urdhëruesi kryesor? Cili prej protagonistëve kryesorë të skandalit «Arsidi» nuk është funksionar i lartë i PD-së apo drejtu[e]s i emëruar prej saj, veç ish-kryeministrit Ahmeti: Berisha, Hoti, Ruli, Xhyhëri?! Ja përse nuk e shisni dot lehtë skandalin «Arsidi» zoti Ruli. Një pyetje të fundit për sot: Mbi cilin do të bjerë «rrufeja» drejtësisë, mbi atë që qëndron n[ë] fund, mbi arkëtar[e]n? Kushdo! Jo më kot nga presl-