ÇBLLOKIMI I PUSHTETIT LOKAL - KUSHTI THEMELO[R?] I DEMOKRACISË
Intervistë e Doktor Servet Pëllumbit, Doktor Kastriot Islamit dhe deputetit Ylli Bufit dhënë redaktorit Hambi Jupë, rreth takimit të organizuar nga presidenti i Republikës për probleme të pushtetit lokal.
Pyetje: Sipas mendimit tuaj, cili ishte qëllimi i organizimit të këtij takimi nga ana e Presidentit? A ishte ky një takim i parapërgatitur, apo spontan, në kuptimin e zgjidhjes së problemeve? Çfarë e shtyu Presidentin ta organizojë pikërisht tani këtë takim? Servet Pëllumbi: E kam të vështirë të them se çfarë e shtyu Presidentin për të organizuar këtë takim apo nëse ai ishte i organizuar mirë ose jo. Në vetvete një takim i tillë ishte pjekur prej kohësh, madje do ta quaja disi të vonuar. Ne si parti kemi insistuar disa herë për çbllokimin e pushtetit lokal, dhe kemi bërë disa herë edhe propozime konkrete për një tavolinë të partive. Po përmend edhe disa fakte të tjera. Kemi kërkuar një seancë pyetjesh të veçantë në parlament për të diskutuar me Kryeministrin për problemin e çbllokimit të pushtetit lokal, por, është për të ardhur keq, që Kryeministri, që me pyetjen e parë, u pozicionua gabim duke thënë: «pushteti lokal nuk është i bllokuar». Dhe efektivisht gjithë përgjigjet që dha ai, shkonin në linjën jo të çbllokimit, por të bllokimit të mëtejshëm të pushtetit lokal. Fakti i dytë që, e coi bllokimin e pushtetit lokal deri aty sa të mos mba[n?] më. Megjithëse tashmë e drejtueshëm të pushtetit në rrethe kanë kërkuar për tu takuar me Presidentin, që të parashtrojnë kërkesat dhe shqetësimet e tyre. Në rrethanat e tilla më duket se Presidenti e kishte të imponuar një takim të tillë për të diskutuar me partitë e grupet parlamentare për mënyrat dhe rrugët se si mund të çbllokohet pushteti lokal. Vetë jeta, praktika do ta vërtetojë nëse vërtetë Presidenti mendon që pas këtij takimi do të angazhohet totalisht për çbllokimin e pushtetit lokal, apo jo? Pyetje: A mendoni se ky takim ishte rezultat edhe i kërkesës së Partisë Socialiste, për dorëheqjen e qeverisë? Servet Pëllumbi: Po mendoj se ka lidhje e drejtpërdrejtë. Në kërkesën që ka bërë Partia Socialiste për dorëheqjen e qeverisë, çështja e çbllokimit të pushtetit lokal është një nga çështjet më kryesore. Në këtë rast ne jemi nisur nga e vërteta e njohur sipas së cilës në qoftë se do të dish në se ka ecuri në proceset demokratike, mjafton të shohësh se si është gjendja në pushtetin lokal. Prandaj dhe mendoj se bllokimi, që qeveria i ka bërë pushtetit lokal, është një akt antidemokratik. Ndërsa çbllokimi, me forcimin e disa prirjeve centralizuese, me tensionin politik të krijuar nga lufta partiake, me përdorimin e kritereve partiake në emërimin e administratës, me mungesën e buxhetit lokal. Të gjithë pjesëmarrësit theksuan se organet e pushtetit lokal do të mund të çbllokohen vetëm në qoftë se nëpërmjet mirëkuptimit punohet realisht për të ndryshuar faktorët e mësipërm. Megjithatë duhet thënë se takimi mund të ishte organizuar më mirë (kam parasysh kohën e njoftimit) dhe ishte disi i vonuar sepse situata në funksionimin e pushtetit lokal është rënduar së tepërmi. Pyetje: Çfarë vërejtjesh bëtë ju lidhur me funksionimin e Pushtetit lokal. Kastriot Islami: Ky është një problem që është diskutuar dhe analizuar disa herë. Krahas faktorëve të shumtë ekziston edhe një fakt domethënës i cili u pranua edhe nga vetë Presidenti. Një numër i madh letrash dhe kërkesash për takime i drejtohen vetëm Presidentit ose Kryeministrit. Konkluzioni ynë, i theksuar edhe në takim ishte; Pushteti lokal është i bllokuar dhe vihen re tendenca centraliste ne tentativat për ta vënë në lëvizje. Disa prej arsyeve kryesore të shprehura në takim, ishin; Së pari; Ekzistenca e pasioneve dhe tensioneve partiake. efektivisht gjithë përgjegjiet që dha ai, shkojnë në linjën jo të bllokimit, ku nuk mban më: Megjithëse po kalon gati një vit nga zgjedhjet e 26 korrikut, ende nuk u ka vajtur rretheve, bashkive e komunave buxheti. Struktura administrative është kompletuar me shumë vonesë, bile në disa zona ende nuk është kompletuar. Pra efektivisht pushteti lokal ka mbetur formal dhe presioni i zgjedhësve, i të drejtë, ka qenë i fortë dhe ka ardhur duke u rritur. Në rrethanat të tilla drejtuesit, socialistë të pushtetit lokal të disa rretheve, konkretisht të Fierit, Ballshit, Kukovës, Berat, Skraparit, kërkuan një takim të veçantë me Presidentin ku i parashtruan të gjitha shqetësimet e akumuluara. Presidenti, siç është bërë e njohur edhe nga mjetet e informacionit, iu dha plotësisht të drejtë për të gjitha çështjet që ngritën. Peticionet shumë i kanë vajtur Presidentit, si tha në takim, nga shumë rrethe të tjera (grupe të tjera këshill-
… rast në në qoftë se do të dish se sa Ndërsa çbllokimi i tij, sa më shpejt që të jetë e mundur, është në të mirën e demokracisë. Nëse si opozitë na takon ta themi hapur dhe fort një gjë e tillë.
Pyetje; Me çfarë fryme u zhvillua takimi?
Ylli Bufi: Vetë takimi dhe qëndrimet e të gjithë përfaqësuesve të partive parlamentare ishin konstruktive. Të gjithë u përpoqën të bënin një analizë dhe vlerësim real të problemeve që lidhen me funksionimin e pushtetit lokal. I rëndësishëm është fakti që në thelb, të gjithë pranuan se pushteti lokal është i bllokuar, pavarësisht nga fjala e përdorur. (Dikush përdori fjalën «bllokim», dikush «paralizëm», dikush «nuk funksionon»). Si Presidenti ashtu dhe partitë politike argumentuan dhe pranuan që arsyeja lidhen me mosplotësimin e kuadrit ligjor të dhënies së kompetencave të pushtetit lokal,
… nëse lokal është i bllokuar dhe vihen re tendenca centraliste në dhe tensioneve partiake. Së dyti; Mungesa e themelit legjislativ; së treti; Heterogjeniteti në zbatimin e ligjeve të nxjerra nga Kuvendi dhe deformimet e dullbimet e kompetencave nga vendimet e Qeverisë. Së katërti; Politikat e gabuara në emërimin e punonjësve të administratës dhe fylerje e organikave të departamenteve. Së pesti; Mungesa e buxhetit lokal.
Pyetje: Çfarë propozimesh konkrete bëti ju?
Kastriot Islami: Lidhur me zbutjen e tensioneve partiake, ne, duke përshëndetur iniciativën e tavolinës së bisedimeve, theksuam, domosdoshmërinë e respektimit real të opozitës. Kërkuam që për hartimin dhe zbatimin e ligjeve të fitojë logjika e mundësisë për probleme të rëndësishme të arrihet konsensus, duke eliminuar maksimalisht përdorimin thjesht të dhunës së shumicës. Lidhur me defektet e punës së Qeverisë gjatë zbatimit të ligjeve dhe nxjerrjes së vendimeve të saj, ne theksuam se
(Vijon në faqen 4)
Rifillimi i punimeve në Banjë...... Gënjeshtër e qeverisë
- Që të rifillojë puna duhen 400 milionë lekë, të cilat deri tani nuk janë siguruar. - Po 100 milionë dollarët ku do t’i gjejë zoti Meksi? - Në Banjë deri më sot nuk punon njeri. Qeveria e Meksit përballë vësh- vështirësive të vendit dhe premtimeve boshe të PD-së po përjeton çaste nga më të vështirat. Varfëria e shtrirë e shtojnë akoma më shumë paaftësia e ekipit qeveritar të cilin përveç mediokritetit e shoqëron edhe korrupsioni e vjedhjet e organizuara. Ajo tani po jep e po merr me një sajë të «serumit» që merr nga ca gjëra që tjera që synojnë të hedhin hi syve popullit të mbetur mas katër rrugëve. Ditët e fundit është fryrë në përmasa të paimagjinueshme fillimi i punës në hidrocentralin e Banjës. Ka folur RTV-ja e ka shkruar RD-ja aq shumë sa lexuesit i është krijuar përshtypja se në Banjë po bëhet hataja. Një propagandë vërtet e përmasave që kërkon të mashtrojë njerëzit në një kohë që ata përjetojnë kohët më të vështira. Kush është e vërteta? E vërteta është se të gjitha këto premtime janë broçkulla, gënjeshtra me bisht të qeverisë. Ne ishim në Banjë dhe pamë çdo gjë me sytë tanë. Drejtori i ndërmarrjes së ndërtimit të hidrocentralit, Ilia Zoto, na tha se mezi i kishin mbajtur e po i mbanin frymën ndërmarrjes. Aty nuk punonte njeri, asnjë mekanizëm e asnjë punëtor. Çdo gjë ish zi e vetëm zi. Sekretari i drejtorit, i cili më parë kish qenë përgjegjës i sektorit të makinerisë së rëndë, na tha se ato ishin shkatërruar. Nga 80 copë mund të ishin në gjendje pune vetëm tre. Po për këto mekanizma drejtori Ilia na tha se ishin në punë, jo tre po gjashtë (!). Gënjen qeveria, jo tre një dhe të tjerët më poshtë. Për rifillimin e punës në Banjë nuk mund të ushqehet asnjë shpresë. E themi këtë sepse që të fillojë puna duhen investime, duhen para. Dhe këto para nuk mund të nxirren nga një buxhet me xhepa të grisur. Ato deri tani mungojnë krejt. Se ku do të gjenden nuk di gjë njeri. As ministrat e as kryeministri. As drejtori i ndërtimit të hidrocentralit. Ky i fundit na tha për dy variante të mundshme, të cilët me sa duket u kish thënë zoti Meksi kur ish kthyer një copë herë në Banjë nga Greqia. Sipas tij, varianti i parë parashikonte nevojën e 400 milionë... (Vijon në faqen 2)
Miting paqësor në Korçë
Mbi dy mijë vetë morën pjesë në mitingun e organizuar nga Këshilli sindikal i konfederatës së rrethit të Korçës ditën e enjte, më datën 11 mars 1993. në pallatin e sporteve. Në mitingun merrte pjesë edhe kryetari i konfederatës së Shqipërisë zoti Kastriot Muço. Gjithashtu ishin të ftuar edhe disa nga partitë politike të vendit dhe të rrethit. Diskutimet në këtë miting u përqëndruan në gjendjen e rëndë ekonomike në të cilën ndodhen masat punonjëse si në qytet ashtu edhe në fshat. Kryetari i këshillit sindikal të rrethit theksoi në fjalën e tij se gjendja e rëndë e intelektualëve si dhe diskriminimi i tyre. Ndërsa kryetari i sindikatës së kombinatit të sheqerit në Maliq tha se pushtetarët ia arrijnë qëllimit duke e shkëputur kombinatin dhe lënë qytetarët e Maliqit në mes të katër rrugëve. Përfaqësuesi i sindikatës së pensionistëve Nuçi Kita theksoi se përforco gjendjen e rëndë e të diskriminuar të pensionistëve dhe kërkoi që respekti i shprehur me fjalë për ta të shndërrohet në vepër. Në fund kryetari i këshillit sin- sindikal të rrethit zoti Muharrem Koci u përqendrua në pasojat negative që po sjell zbatimi i reformës në mënyrë diletanteske. Më pas zoti Kastriot Muço foli për pozicionin e konfederatës së Shqipërisë në këto momente shumë të rënduara ekonomiko-sociale. Dhe të lenë qytetarët e malësitë me më tepër rrugëve. Përfaqësuesi i sindikatës së pensionistëve Nuci Kita theksoi se përkeqësimi i gjendjen e rëndë e diskriminuan sindikal të rrethit zoti Muharrem Koci lexoi protestën e dalë nga ky miting drejtuar Presidentit, parlamentit dhe kryeministrit. Kjo protestë u miratua plotësisht, njerëzi nga të gjithë të pranishmit. Korresp. i «Zërit të Popullit»
A ishte presidenti Berisha në Elbasan?
Sipas burimeve të mirëinformuara, festimi i Ditës së Verës në Elbasan ishte menduar shumë i bujshëm. Për këtë festë tradicionale popullore, për ditë të tëra paskën vepruar grupe pune të bashkisë dhe të këshillit të rrethit.
Festa me qindra, që kanë dërguar nga Tirana e në rreth. Paskan qenë të ftuar edhe përfaqësues diplomatikë të akredituar në Tiranë. Thuhet se festa për ambasadorët e kanë menduar me shumë «zgjatësuar». Edhe për t’ju prezantuar atyre qytetin e Elbasanit, por edhe për t’ju mbushur mendjen që, qeveritë dhe shtetet që ata përfaqësojnë, të mund të bëjnë ndonjë investim në Elbasan, pasi ky qytet ka mijëra e mijëra punonjës në asistencë, e mijëra të tjerë të papunë.
Ndërkohë të dielën, pra ditën e festës, në orën 16.00, TV njoftoi se në Elbasan ka shkuar edhe vetë presidenti Berisha. Madje TV-ja i ftoi shikuesit e vet se në lajmet e mbrëmjes ata mund ta ndiqnin në plotë kronikën e festës dhe pjesëmarrjen e presidentit. Por... Në lajmet e orës 20 dhe në lajmet e fundit të mbrëmjes kronika e festës u dha vërtet e plotë, veçse presidenti mungonte.
Siç njoftohemi nga Elbasani, për rreth hotel «Turizmit», nga ora 9 para dite e deri në orën 16.00 ishin marrë masa të re-
(Vijon në faqen 4)
Skandal i ministrit Kopliku apo sajë e shqyip grek
Lidhur me shkrimin e gazetës greke «ELEFTHEROS TIPOS», të cilin e publikoi gazeta 24 orën, ku midis të tjerash thuhet se Bashkim Kopliku ka kërkuar që ushtria greke të hyjë në territorin e Shqipërisë për të penguar futjen e refugjatëve në Greqi, iu drejtuam Ministrit të Rendit Bashkim Kopliku i cili na dha këtë deklaratë:
Zyra e «Zërit të Popullit»
Marr shkas nga shkrimi juaj i datës 14.3.1993 në gazetën tuaj, ku shkruani juf se është skandaleve, me titull: Një skandal i ri Qeverisë së Shqipërisë.
Jemi opozitarë. Dakord. Deri këtu s’ka asgjë të keqe.
Por shpresoj e dëshiroj sinqerisht që të dy palët të jemi shqiptarë. A thuaje të vërtetë keni ndonjë lloj dyshimi se unë i kam bërë thirrje ushtrisë greke të hyjë në territorin e Shqipërisë…
E kam të vështirë të besoj se ju nuk e dini se ç’ka qenë e nga dikush është shkruar një gjë që është në qoftë se nga dikush është shkruar … Ju më falni, por ju keni deklaratë nënshkruar në gazetën tuaj
…
Këtu vendosni ju mas u përgjigjem kur më atakonin mua personalisht apo të afërmit e mi. Por, siç thotë e vërteta Shqipëria, gënjeshtra shqiptaro-greke në terrenin e Shqipërisë, e në rastet ku e vërteta në Greqi dhe e njerëzve tanë në Shqipëri.
Qëllimi nuk duhet të justifikojë mjetin. Nuk ka ndonjë të keqe të madhe kur veçse më kritikojnë për çdo gjë. Por, jo më me shpifje të tilla zotërinj. Shumë prej jush janë tashmë të rinj.
Me shpresë se do të arrijmë të dialogojmë si opozitarë korrektë.
Ministri i Rendit Publik BASHKIM KOPLIKU
15.03.1993
SHËNIM I REDAKSISË: Redaksia e gazetës «Zëri i Popullit» e falenderon ministrin Kopliku që në fund vendosi të prononcohet publikisht në faqet e gazetës sonë dhe urojmë sinqerisht që ato që shkruan gazeta greke të mos jenë të vërteta. Veçse nuk mund të mos kujtojmë edhe deklaratat e zotit Kopliku për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, deklarata që u pritën me indinjatë të madhe nga shqiptarët e Maqedonisë.
Edhe atëherë Ministri Kopliku deklaroi se ato nuk ishin gjë tjetër veçse shpifje...
Ne si redaksi kemi marrë të gjitha masat dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të zbuluar të vërtetën dhe për të informuar për çdo gjë lexuesit tanë.
Shpresojmë që të gjithë përpjekjet do të bëjnë edhe organizmat përkatëse shtetërore sepse këtu nuk kemi të bëjmë me një deklaratë të zakonshme të një njeriu të zakonshëm.
… Qysh deklaratë të zakonshme të një njeriu të zakonshëm.
DJE NE KUVENDIN POPULLOR
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi që të vijë në Parlament Kryetari i Komisionit të Posaçëm për hartimin e Projektkushtetutës zoti Aleksandër Meksi, për të raportuar përse janë shkelur afatet për hartimin e Projektkushtetutës.
Ky raportim mendohet të bëhet sot në orën 11.00.
NUK KAM FAJ UNË NËSE RASTET NGJAJNË SIKUR T’I KETË BËRË E MJETA DORË!...
Zotit Sali Berisha, President i Republikës së Shqipërisë
Unë që po ju shkruaj zoti President quhem Adem Myftar Vokshi, banues në qytetin e Shkodrës.
Janë bërë plot 57 vjet që kur babai im la vatrën e të parëve në Kosovën martire i shtyrë nga regjimi i Gjeorgjigëve dhe erdhi në Shqipëri për arsye që tashmë dihen nga të gjithë.
Nuk jam nga familjet e ish të burgosurve politikë në Shqipëri, por jam nga familja e njohur e Vokshëve, nga familja e Sulejman Vokshit, Asim Vokshit dhe shumë trimave të tjerë që falën jetën për Shqipërinë. Për të gjitha këto jam krenar. ashtu siç jam krenar për punën time të ndershme dhe në shërbim të atdheut.
Mirëpo, ndërsa prindërit e mi u detyruan nga genocidi serb të linin vatrën e stërgjyshërve, veprimet e pushtetarëve të sotëm «demokratikë» synojnë të njëjtën gjë.
Më datë 31 dhjetor 1992, në mënyrë arbitrare më është hequr telefonimi nga shtëpia, ndërsa më muaj më vonë, pikërisht më 2 shkurt 1993 më vjen një urdhër administrativ i Këshillit të rrethit të Bashkisë me anë të të cilit mora njoftim që më 3 shkurt të liroja banesën.
Por nuk u mjaftuam me kaq. Pikërisht më datën 3 në mëngjes në ora 8.15 forcat e rendit në mënyrë arbitrare dhe të kundërligjshme thyejnë derën e shtëpisë dhe pa asnjë shkak nxjerrin në rrugë pasijet e shtëpisë, pa më lënë afat as 24 orë. Masakra policore që u bë familjes time nuk është e vetmja që është kryer në Shkodër, gjë që e komprometon rëndë demokracinë. Pikërisht për këtë arsye unë ju drejtohem juve, sepse me sa duket nuk dini se ç’bëhet.
Për gjithçka ndodhi lu drejtova organeve të drejtësisë. Më datë 17 shkurt, gjykata e rrethit e mbështetur në ligj, anuloi urdhërin administrativ Nr. 156, duke më dhënë të drejtën e rikthimit në shtëpi, por përsëri Bashkia nuk e zbaton vendimin e gjykatës.
Unë dhe gjithë njerëzit e ndershëm e dinë. Gjithçka bëhet vetëm për hir të bindjeve politike, sepse po të isha bërë unë me PD-në, jam i sigurtë se askush nuk do të më shqetësonte, edhe po të kisha 14 dhoma.
Nga viti 1973 deri në vitin 1980 kam jetuar dhe punuar familjarisht në fshatrat më të thella të rrethit të Shkodrës. Më pas kam punuar në Mjedë, Gur të Zi. Koplik, 18 muaj në Komitetin e Partisë të rrethit dhe që andej përsëri në fshat, në Velipojë.
Ndërsa sot jam pa punë, falë reformës tuaj, jam në mes të katër rrugëve falë dimensioneve humane të njerëzve tuaj, jam i nxjerrë nga shtëpia përdhunisht dhe në kundërshtim me të gjitha ligjet. Njësoj sikur të kisha qenë edhe prindërit e mi shumë vite më parë në regjimin serb.
Unë e di që edhe pasi t’i lexoni këto radhë në gazetë, asgjë nuk ka për të ndryshuar. Por megjithatë vendosa t’ju shkruaj, për t’ju sjellë edhe një fakt tjetër për shkeljet e ligjeve dhe të drejtave të njeriut që po manifestojnë njerëzit tuaj në çdo hap. Sepse unë nuk kam faj nëse rastet i prindërve të mi para 57 vjetësh ngjajnë si pika e ujit me rastin tim në kohën e demokracisë. Njerëz si ti këtë bëre e njëjta dorë.
ADEM VOKSHI,
Shkodër