19/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 mars 1993

CILES SE ARDHME I SHERBEN NJE LIGJ QE NUK PERPUTHET ME KARTEN SOCIALE EVROPIANE?!

Dje paradite Kuvendi Popullor miratoi Ligjin për disa ndryshime në Dekretin «Për të drejtën e grevës». Debati u zhvillua kryesisht në lidhje me atë që është në projektligji se «Greva lejohet, por vetëm në kohën para lidhjes së kontratës kolektive me një ose të arritur nënshkrimi i saj». Në ndërhyrjet e tyre deputetët Dokle, Abdiu, Llosi, Cani, Apostoli, Peshkëpia etj. u shprehën kundër kësaj dispozite duke e quajtur atë të diktuar nga nevojat e ditës të pushtetmbajtësve. Namik Dokle theksoi se kjo dispozitë bie në kundërshtim me ligjin mbi të drejtat e Njeriut që na parashikon Presidenti sepse kufizon të drejtën e grevës. Sipas tij greva duhet të njihet edhe pas nënshkrimit të kontratës kolektive për gjëra që nuk janë parashikuar në kontratë e që dalin të reja në ambientin. Gjithashtu ai kërkoi krijimin e gjykatave të punës. Bashkim Çaka theksoi se megjithëse qeveritë nuk para i kanë çelur grevat, legjislacioni duhet të jetë bashkëkohor, ai duhet të njohë të drejtën e grevës edhe pas nënshkrimit të kontratës kolektive sepse së pari ligjërisht nuk është e ndaluar që kontratat pas miratimit të mos ndryshohen më. Për këtë një mjet i fuqishëm e demokratik janë grevat. Së dyti. E drejta për grevë është një e drejtë themelore e njeriut e cila nuk mund të kufizohet. Këtë të drejtë edhe pas nënshkrimit të kontratës e njeh dhe «Karta Sociale Evropiane», e miratuar që në vitin 1965. Megjithëse ne nuk e kemi firmosur akoma atë, kemi detyrimin që buron nga dispozitat kushtetuese për të respektuar konventa të tilla ndërkombëtare. Ridvan Peshkëpia dha shembullin e Italisë ku janë të shpeshta grevat për rinovimin e Kontratave. Njëkohësisht ai u shpreh kundër ndalimit të grevës së solidaritetit. Në përgjigjen e një pyetje, specialistja e qeverisë tha se Kartën Sociale Evropiane, do ta kemi më mirë parasysh më vonë kur ta nënshkruajmë. Nga ana tjetër deputeti i PD-së zoti Pepa tha se «Projekt ligji i paraqitur i shërben të ardhmes». Këtë të besojmë, deputetët e mësipërm dhe specialistë që thonë se projektligji nuk përputhet me Kartën Sociale të Evropës apo zotin Pepa? Në qoftë se ky ligj i shërben ndonjë farë të ardhmeje kjo është e ardhmja e pushtetmbajtësve përsëri, jo e ardhmja e demokracisë dhe e integrimit të Shqipërisë në Evropë. Si gjithmonë kartonat e shumicës bënë punën e tyre. BEQIR SKRELI

SHKURT NËPËR BOTË

- Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë duke ndaluar fluturimet dhe trafikun hekurudhor ndërkombëtar. - Propozimi i Miteranit për mbledhje të nivelit të lartë të ... 7 vendeve më të industrializuara, u hodh poshtë nga Japonia. - Pesë avionë amerikanë kanë parashutuar në Bosnjën Lindore 34 tonelata ushqime dhe medikamente. - Mareshali Shaposhnikov deklaroi se «Ushtria nuk do të ndërhyjë në problemet midis Kongresit të Jelcinit dhe se Perëndimi të jetë i qetë: armët bërthamore janë të sigurta. - Klintoni në takimin me presidentin refugjat të Haitit, deklaroi se nuk do ta mbështesë qeverinë ushtarake të Haitit. - Për të ulur tensionin midis Koresë së Veriut dhe SHBA, me ndërmjetësinë e Kinës, po organizohet një dialog i nivelit të lartë midis dy vendeve. - Gjenerali Aidit deklaroi se nuk do të vazhdojë më bisedimet e paqes derisa koalicioni ndërkombëtar nuk do të ketë dëbuar nga Çishimajo, (Somali), forcat e gjeneralit Morgan, rivali i tij. - Një ekstremist i djathtë në Gjermani, që ka hedhur një bombë ndaj monumentit të viktimave të nazizmit, u dënua me 5 vjet e 9 muaj burg. - Në Ahabzi rilluan luftimet midis gjeorgjianëve dhe indipendentistëve abhazë. - Për Këshillin e Sigurimit të Rusisë që mbledhi Jelcini, zëdhënësi Kostikov tha «u analizua situata politike - sociale në vend, e vonë u mblodh edhe Këshilli Presidencial. - Serbët e Bosnjës dhanë amnistimin për të lejuar ndihmat humanitare për të Srebrenicë. - Të martën pati luf ime shuma në të ashprra në të gjitha frontet e Bosnjës. Forcat serbe po përpiqen që të avancojnë. - Në përleshje me integralistët islamik në Assiu (Egjypti i Jugut), u vranë 10 integralistë, u arrestuan 35, gjithashtu u vranë edhe 2 policë. - 220 veta kanë vdekur deri tani nga tërmeti i fuqishëm në Marok që ka shkaktuar gjë ka pllakosur SHBA. Berzal do të jenë mbi 500 milion dollarë. - Fëmijën e Nju Jork bisedimet e paqes midis OLP - Izraelit do të përparojnë në të ardhmen. - Të arabët kanë deklaruar fortë kundër këtij atentati kundër Kuvajt në Nju Jork.

STUDENTËT BOJKOTO-AN PROVIMIN

- Pohon dekani i fakultetit, Rahmi Korbi - Studentët e vitit të pestë të fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Politeknik të Tiranës bojkotojnë disa provime në lëndën e makinerisë. Ky vendim i tyre u ndërmor në shenjë proteste ndaj mospërfilljes së kërkesës së tyre prej rektoratit dhe dekanatit për të organizuar një ballafaqim me studentët, lidhur me nxjerrjen në asistencë të dy pedagogëve të fakultetit: A. Bisha dhe Sh. Zeqja. Studentët kishin kërkuar ballafaqim me rektoratin për më datën 17 mars ora 12, në përmjet një proteste (Nr. 2) të afishuar qysh më datën 13 mars në mjediset e fakultetit. Përfaqësuesit e rektoratit dhe dekanatit refuzuan të bisedojnë me studentët. Dekani i fakultetit Rahmi Korbi na tha se një takim me një përfaqësi të studentëve është organizuar pasdite të njëjtën ditë. Studentëve u janë bërë të qarta pozicionet e rektoratit lidhur me pedagogun Sh. Zeqja të hequr nga puna. Në protestën e dytë studentët ngritën edhe problemin që një pedagogu tjetër të hequr nga puna, A. Bisha. Për këtë problem ne nuk kemi përse të bisedojmë më me studentët, tha Korbi. Në një njoftim të studentëve të vitit të pestë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të datës 18 mars, të vendosur në korridorin e fakultetit, shpallet bojkotimi i provimeve prej tyre deri në plotësimin e drejtë e të plotë të kërkesës sonë për kthimin e pedagogëve në punë. (Vijon në faqen 3)

Rektori i Universitetit të Tiranës ka kërkuar dorëheqjen

- Konfirmon vetë rektori Halil Sykja - Rektori i Universitetit të Tiranës Halil Sykja na konfirmoi dje rreth orës 12 në zyrën e tij se ka kërkuar dorëheqjen nga detyra e rektorit. Kërkesësonë për t'u prononcuar lidhur me njoftimin e korrespondentit të BBS-së me datën 17 mars, se ai po përgatitet të japë dorëheqjen, zoti Sykja iu përgjigj: «Nuk është mirë të bëhen komente për këtë problem, ende pa marrë ai një formë zyrtare. Në këtë mes ka një të vërtetë, tha zoti Sykja. E vërteta është se unë kam bërë një kërkesë për t'u liruar nga detyra e rektorit, por ende nuk kam marrë një përgjigje zyrtare. Ndihem i lodhur në këtë punë e nuk i përballoj dot më problemet. Dua të mbetem i qetë në punën time» përfundoi ai. Këto ishin motivet që na paraqiti rektori i Universitetit të Tiranës për kërkesën e dorëheqjes së tij. Edhe ne po i qëndrojmë besnikë sugjerimit të tij për të mos bërë asnjë koment rreth këtij fakti, duke rezervuar të drejtën për t'iu arietuar përsëri atij kur problemi të marrë formë zyrtare. Z. Sykja nuk ka mbushur ende esnë vit në detyrën e Rektorit të Universitetit të Tiranës. H. JUPE

Manfred Vërner në Tiranë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Manfred Verner arrin dje pasdite në Tiranë për një vizitë triditore. Dje pasdite ai u prit nga kryeministri Aleksandër Meksi. Manfred Verner është një personalitet i rëndësishëm i politikës evropiane dhe të NATO-s gjatë këtyre dhjetë vjetëve të fundit ndërsa në politikën gjermane ai merr pjesë aktive që prej vitit 60. Më 1962 zoti Verner është emëruar këshilltar parlamentar në Landin Bade-Wurtemberg. Në vitin 1965 zgjidhet në Bundestag, ku qëndroi deri sa u zgjodh në postin e Sekretarit të përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut Verior. Gjatë viteve të qëndrimit në Bundestag ai ka qenë kryetar i grupit të Mbrojtjes deri në vitin 1976. Manfred Verner ka qenë ministër i Mbrojtjes i Republikës Federale të Gjermanisë që nga tetori i vitit 1982 deri në maj të vitit 1988. Më 1 korrik 1988 zoti Verner u zgjodh në postin e lartë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, post me të cilin ai po viziton edhe në vendin tonë. Zoti Verner ka lindur në Shtutgart më 24 shtator 1934, studimet universitare i ka kryer në Heidelberg, në Paris dhe në Munih. Ai ka mbrojtur doktoraturën në vitin 1958 me temë «Mbi marrëdhëniet e shteteve aleate në fushën e Mbrojtjes». Vizita e Vernerit në Shqipëri është vizita e parë e një zyrtari të tillë të lartë të NATO-s që nga krijimi i kësaj aleance ushtarake të Atlantikut Verior. Para tij ishte për vizitë në Shqipëri kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s feldmarshalli Richard Vincent.

A doni më zoti president

«Ju nuk jeni anëtarë të PD-së dhe të Sindikatës së Pavarur...» - 20 edukatore të kopshteve në Berat nxirren në asistencë dhe emërohen në zonat më të thella të rrethit, vetëm për bindje partiake -

BOTE

të shoqërisë Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. SALI BERISHA Kryetarit të Kuvendit Popullor Z. PJETËR ARBNORI Kryeministrit Z. ALEKSANDËR MEKSI TIRANË Një grup përfaqësuesish të pronarëve të rinj të pronësuar ligjërisht në vitet 1990-1992 në mbarë Shqipërinë të mbledhur sot datë 17. 03. 1993, duke përfaqësuar interesat e pronarëve të rinj jo vetëm të qytetit të Tiranës por edhe të qyteteve Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan; Pogradec, Lushnjë, Fier dhe Peshkopi deklarojnë se projektvendësimi i paraqitur nga Qeveria për miratim në Parlament lidhur me kthimin e pronave pronarëve të dikurshëm, është krejtësisht pa bazë për arsyet e mëposhtme: Në vitin 1990-1992 me mbështetjen e forcë të sindikatave punonjësit e thjeshtë të sistemit të tregtisë, arizanatit dhe kombinatet përfituan ligjërisht nga shteti me qindra lokale, troje dhe njësi, dikur shtetërore, me mjira të tjera, disa kredi e të tjera me ato pak kursime të tyre të ardhura nga kryer i ngritën po me qindra dyqane në kënd Shqipërisë duke kryer investime të mëdha kapitale. Na duket krejt pa vend nxjerrja anëkunde e interesave të mijra e mijra punonjëse të thjeshtë që aktualisht punojnë e drejtojnë këto lokale dhe që prej rreth tre vjetësh mbahen shembullin e parë praktik në vendosjen e ekonomisë së tregut, duke e mbushur atë plotë për p... dhe duke merituar për këtë të drejtën e përparësimit. A nuk duhet të shqetësoh se po 1 vihet kazma punës së mirë që u arrit nga këta pronarë në këta tre vjet? A nuk është kjo e vetmja mburrje dhe Qeverisë në krahasim me rivënien në punë të ndërmarrjeve, punësimin e emigracionin, strehimin e popullsisë etj., ku Qeveria as ka filluar ose sapo ka filluar të punojë. Këta mijra e mijra pronarë në këtë ja-

të Sindikatës së Pavarur...»

– bindje partiake – Në vazhdim të reformës administrative që po bën Qeveria e zotit Meksi, 20 edukatore të kopshteve të qytetit të Beratit dolën në asistencë dhe janë emëruar në zonat më të thella të rrethit, në një kohë ku shumë prej tyre janë në prag të pensionit. Në drejtorinë e arsimit edukatoret ju është komunikuar as shumë e as më pak «Do të dilni në asistencë, në bazë të nenit 24-a, sepse nuk jeni anëtare të PD-së dhe të sindikatës së pavarur». Për këto lëvizje me motive partiake disa edukatore i kanë dërguar një telegram urgjent Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha. Në thelb ato kërkojnë nga presidenti që të ndërhyjë për anulimin e këtij vendimi partiak. Z. President, ju në konferencën e shtypit deklaruat që të mos vazhdojë fushata e lëvizjeve për motive partiake. Porosia e juaj në Berat ka rënë në vesh të shurdhër. Jo vetëm kaq, por nëpër mbledhje e aktive të PD-së po i inciohen fushata të reja spastrimi. Zoti president deklaratat tuaja është në të mirë dhe të kredibilitetit tuaj të shoqërohen me veprime konkrete. Por të çudit fakti që pas deklaratës tuaj, në vend që të mos lëvizin njerëzit nga puna për bindjet e tyre, ndodh e kundërta. Zoti president njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të cilësdo partie pjesën; mos vallë poshtë në bazë deklaratat tuaja i kuptojnë së prapti?! Ruajna zot! KADRI KUKA

Ç'duhet një kryeministër që nuk zbatohet urdhëra?

Me tu krijuar organet e pushtetit lokal në Berat, si edhe në shumë rrethe të tjera, problemi kryesor që doli ishte ai i ndarjes së zyrave midis Bashkisë dhe Këshillit të Rrethit. Problemi vështirësohej shumë për faktin se të parën e kishte fituar PD, ndërsa të dytën PS. Për të menjanuar këtë konflikt që beratasi midis tyre nuk e zgjidhin dot me konsensus u angazhua vetë kryeministri Meksi. Me shkresën numur 2804 të datës 30 të tetorit të kaluar, ai urdhëronte që «kati i dytë, 10 zyra, kati i tretë 15 zyra dhe një sallë, gjithsej 25 zyra dhe një sallë, nga hyrja jugore e godinës do të jenë të këshillit të rrethit», ndërsa «kati i parë 3 zyra, kati i dytë 9 zyra, kati i tretë 8 zyra me një sallë nga hyrja veriore e godinës do të jenë të Bashkisë». (Vijon në faqen 2) në pikërisht ata ish «shërbëtorë të popullit» të Enver Hoxhës që punonin me dy turne dhe me shumë sakrifica për të merituar 380 deri 450 lekë në muaj. Ata sot janë ihtarët më të flaktë të demokracisë, sepse provuan të parët në praktikë eksperiencën e pronës private, pikërisht atë që nuk mundi ta bëjë shteti. Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti do të gabonin rëndë në rast se këtë shtresë do ta identifikonin me një grusht pashallarësh të kuq, që ndota duke shfrytëzuar ligjin kanë përfituar dhe ata. Ajo nuk duhet që «për një plesht të djegë jorganin» siç thotë populli... Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti në rast se do të miratonin ligjin në fjalë do të fitojnë besimin e disa grindarë ish pronarëve të dikurshëm por do të mbjellë pa tjetër dhe mosbesimin e mijra pronarëve të rinj që sot përbëjnë një forcë vitale të madhe të shoqërisë. Miratimi i këtij ligji për këtë arsye sjell dhe të keqja sociale që nuk shërben as kombit dhe as Qeverisë. Kërkojmë me vendosmëri që Qeveria dhe Parlamenti të mbrojnë jo vetëm një kategori të vogël ish pronarësh në kurriz të një kategorie fuqishëm pronarësh të rinj por t’i mbrojë në ligj të dy kategoritë e pronarëve pa prekur interesat e njëra tjetrës. I tillë duhet të jetë ligji i sotëm që meriton të miratohet. Neni 12 dhe germa ç e nenit 16 duhet të rishikohet në interes të vendit dhe paqes sociale në Shqipëri. Të drejtën tonë do ta kërkojmë me të gjitha mjetet ligjore. Ftojmë mbarë shtypin demokratik dhe atë opozitar të afrojë kërkesën tonë si kërkesë të mbështetur po me ligj nga shteti demokratik.

Mijëra pronarë të rinj përbëjnë sot një forcë vitale të shoqërisë

Presidenti të Republikës së Shqipërisë Z. SALI BERISHA Kryetari të Kuvendit Popullor Z. PJETER ARBNORI Kryeministrit Z. ALEKSANDER MEKSI TIRANË