24/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 mars 1993

SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR KUSHTETUTË, JO PËR SPEKTAKËL POLITIKE

Të bëhen deri natën vonë dhe gjithë paraditen e martës, Kuvendi Popullor diskutoi projektligjin «Për drejtat dhe liritë themelore të njeriut» të paraqitur nga Presidenti i Republikës. Gjatë diskutimit u dalluan qartë dy qëndrime të kundërta. Nga njëra anë grupi parlamentar i PD-së këmbëngulte me prepotencë për miratimin sa më të shpejtë të këtij ligji i cili do të bashkangjitej dispozitave kushtetuese. Nga ana tjetër grupi parlamentar i PS-së duke vlerësuar rëndësinë që kanë të drejtat dhe liritë e njeriut, u shpreh se paraqitja e këtij ligji është veprim demagogjik dhe antikushtetues. Partia në pushtet duke e kaluar këtë ligj në Parlament synon të marrë një «certifikatë» mirëseardhjeje për tua paraqitur forumeve ndërkombëtare, synon të përmirësojë sadopak imazhin e saj tashmë të deformuar në sytë e popullit dhe me mballoma të kalojë krizën kushtetuese. Në diskutimet e tyre deputetët socialistë argumentuan juridikisht antikushtetutshmërinë e paraqitjes së këtij ligji. Me dispozitat kushtetuese ekzistuese është përcaktuar se projektkushtetuta ose pjesë të saj mund t’i paraqiten Kuvendit Popullor vetëm nga Komisioni i Posaçëm i Kushtetutës. Pra, Presidenti nuk e ka këtë të drejtë. Gjithashtu ligjërisht është përcaktuar se Presidenti nuk mund të bëjë ligje kushtetuese, por vetëm mund të kërkojë ndryshime në ligjin kushtetues ekzistues. Në këto diskutime u diskutua se paraqitja me ngut e këtij ligji tre muaj para afatit të caktuar për zgjedhjen në Kuvend të Kushtetutës, është një përpjekje për ta lënë Shqipërinë pa kushtetutë. Nga ana tjetër me fakte e argumente të panumërta deputetët socialistë denoncuan rastet e shumta të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë këtij viti që është në pushtet Partia Demokratike. Sipas tyre ajo e domosdoshme që më parë parlamenti të kishte ngritur një komision për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut. Një arsye tjetër përse grupi i PS kundërshtoi paraqitjen e këtij ligji ishte sepse aktualisht ai nuk shikonte garanci reale për zbatimin e këtyre të drejtave në praktikë. Ato do të mbeten formale, demagogjike e me shkelkime të rreme, ndërsa me kushtetutë dhe njëherë e përgjithmonë të mos jenë përcaktuar raportet midis pushteteve, midis Presidentit, Qeverisë dhe Parlamentit: forma e Republikës si edhe zgjedhjet. Deputetët socialistë theksuan se si forcë më e pam brojtur: opozita është një nga më të interesuar për liritë dhe të drejtat e njeriut; por opozitën socialiste nuk e ngop ky ligj. Ajo do më tepër: do kushtetutën. Prandaj opozita socialiste nuk mund të bëhet ortake në veprimet demagogjike të pushtetarëve. Megjithë argumentet e socialistëve grupi i PD-së nuk u tërhoq nga përpjekjet për ta kaluar me dhunë këtë ligj. Ata mund të kishin kaluar edhe në votim; por nuk plotësonin dot numrin e nevojshëm prej 94 votash. Prandaj e lanë për pas Bajramit.

KORRIGJONI GABIMET TUAJA QË ASKUSH MOS NDIHET I PASHpresë NE SHQIPËRI

Diskutim i deputetit Fatos Nano Zoti Kryetar, Të nderuar kolegë. Zoti Kryetar, Të nderuar kolegë. Projektligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Shqipëri ka rëndësi të jashtëzakonshme sepse ka karakter kushtetues. Si i tillë, ai merr vlerën e një prove përfundimtare për atë që ushtrojnë dhe kontrollojnë pushtetin qysh prej një viti, për PD dhe ata që ka vënë ajo në drejtimin e vendit. Në këtë prizëm, iniciativa legjislative e Presidentit do të meritojë të përgëzohej, por pasi ai partia e tij t’u japin përgjigje me prova reale dhe jo demagogjike shqetësimit aktual, mbarë popullor dhe pyetjeve të opinionit ndërkombëtar. - A ka dalë Shqipëria nga kriza e totalitarizmit apo është zhytyr më thellë në të gjatë një viti? - A janë trajtuar ngjollë shqiptarit si shtetas të Republikës së Shqipërisë, apo është rinjallë fara e përçarjes kombëtare dhe i konflikteve socialë mbi bazën e një lufte të re klasash që përshtat shumicën e tyre nga mundësitë për të qenë të lirë e të mbrojtur nga ligji në jetën private e publike. - A janë integruar në jetë ish të persekutuarit politikë të komunizmit apo janë shtuar radhët e tyre me të persekutuarit e paskomunizmit? Mjerisht këto dhe pyetje të tjera që shprehin zhgënjimin dhe kundërshtimin e njerëzve për kursin revanshist të qeverisjes së PD, kanë marrë deri tani të njëjtën përgjigje, 47 vjetëve të diktaturës iu shtua edhe një vit tjetër dhe trofetë e fitores së demokracisë janë grabitur nga një grup aventurierësh politikë ultra të djathtë që njohin liri, të drejta e privilegje vetëm për vete dhe për farefisin e të bindurve

Për të kaluar nga «shekulli shekël» tek «shekulli i njeriut»

Diskutim i deputetit Namik Dokle Tepër vonë ne shqiptarët jemi kujtuar të shqiptojmë fjalët e Rusveltit: «I lirë nga frika e tiranisë». E megjithatë akoma vetëm i shqiptojmë dhe s’dihet ende se kur do t’i gëzojmë. Për të gjithë, shekulli i njëzetë ishte «shekulli i shtetit», i kësaj makine të egër që me ingranazhet e saj ka shtypur mijëra jetë njerëzish e që në vend të grasos ka përdorur trutë e njerëzve të shquar të kohës. Ndërkaq që mjaft popuj po hedhin hapin drejt shekullit të ri me shpresën për të hyrë në «shekullin e njeriut. Dihet se një nga përkufizimet themelore të Kartës së Parisit është se mbrojtja dhe zhvillimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut përbën përgjegjësinë e parë të çdo qeverie. Ajo na bën të mundur që ta shikojmë shtetin jo jashtë nesh e mbi ne, por nëpërmjet nesh dhe për ne. E pra problemi nuk shtrohet thjesht: kemi apo nuk kemi një ligj për të drejtat e njeriut? Po të jetë fjala thjesht për projektin e paraqitur nga grupi i punës i Presidentit, në tërësi do të tho- madje, dy herë janë konsultuar edhe me specialistë të huaj, dhe institucione ndërkombëtare të specializuara në këtë drejtim. Në pragun e marrjes së pushtetit nga PD vitin e kaluar publikisht u ekspozuan dy deklarata të ndryshme: Presidenti Berisha deklaroi se do të zbatojnë kërkesat për dimensionin njerëzor, kurse Ambasadori Amerikan Rajerson deklaroi socialistët të hidhen në rrugë do …shtetit, i kësaj makine të egër që me intrigantët e njeriut” a mund të shpresojmë edhe ne shqiptarët për këtë? A mund të shpresojmë në përpjekjet për t’iu afruar njeriut, individit nga pozita thellësisht demokratike? A mund të shpresojmë se të drejtat e njeriut nuk janë “dhuratë e tjetër kujt” por atribut i tij si qenie njerëzore dhe shoqërore, se ato nuk janë produkt i shtetit, por produkt i demokracisë? A mund të shpresojmë se do të kalojmë “nga shtetësimi i njeriut në humanizimin e shtetit”?! I shtroj këto pyetje jo si politikan, por thjesht si njeri. Sepse dihet që garantimi i lirive dhe i të drejtave të njeriut gjithnjë paraqitet si raport midis shtetit dhe

Dimensioni njerëzor i pushtetarëve të sotëm është thjesht demagogji

Nga diskutimi i deputetit Sabit Brokaj Ligji për liritë dhe të drejtat e njeriut ka rëndësi për të gjithë shtetasit, por në mënyrë të veçantë për ne të opozitës që të gjithë ata që mendojnë si ne, ose na mbështesin. Pasi, siç tregoi ky vit i qeverisjes së PD nuk është lehtë të jesh kundërshtar i saj ose të mos jesh rreshtuar në një anë me të. “i nxojnë të mendondë ndryshe”? Përgjigjia ka mbetur pezull, përderisa janë vetë ekstremistët PD-istë dhe lobi i tyre pseudo-kombëtar apo ndërkombëtar që ushtrojnë presion e deri shantazh mbi atë vetë dhe mbi institucionet. Prandaj “shteti i së drejtës” ka mbetur demagogji, ashtu edhe kjo iniciativë e fundit kushtetuese e Presidentit Berisha. Që demokragjia dhe shkelja e të drejtave të njeriut në Shqipëri, socialistët dhe jo vetëm ata, por në front opozitar prej qindra mijë të papunësh, emigrantësh e të persekutuarish sot, kërkojnë shumë më tepër se një kapitull kushtetues, kërkojnë vetë kushtetutën në qëllim që: - Të marrin fund deformimi i institucioneve dhe vënia e tyre nën tutelën partiako-politike! - Të krijohen të gjitha instrumentet ligjore e institucionale për garantimin, mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri! - Të pranohet pa asnjë hezitim Shqipëria në Këshillin e Evropës dhe në Komunitetin e lirë ndërko- (Vijon në faqen 41)

Shkarkohet si drejtor për zbulje të lulës së klasave

Në zbatim të buletinit «blu» Në zbatim të buletinit «blu» Shkarkohet si drejtor për zbulje të lulës së klasave Për PD-në lufta e klasave mbetet një ligj objektiv dhe forcë lëvizëse edhe për shoqërinë post-komuniste. Ajo zhvillohet edhe nëpërmjet e Partisë. Për çdo shfaqje oportunizmi në këtë drejtim, anëtarët e PD-së në fjalë këshillohen të mos vonë shkarkohen nga funksionet shtetërore duke u zëvendësuar nga një ushtar besnik i kësaj blua. Durrës. Një shembull nga ky drejtim i UMB-së Medi Taci, u shkarkua nga detyra e drejtorit dhe kaloi në detyrën e inxhinierit të thjeshtë vetëm e vetëm për zbulje të luftës së klasave. Ai si anëtar i PD-së drejtor ndërmarrje nuk po nxirrte në pah historinë e PD inxhiniere Andrea Tole. Urdhëri nga kryetari e PD-së shkarkoi drejtor Medi Tacin duke e zëvendësuar me një ushtar të bindur dhe besnikëri Andrea Tole tashmë e në asistent. Në tërësi, kjo parti kishte marrë Medi Tacin deri tani nuk ka informacion. ALBANA DREJTESA

U përcaktuan nenet që ka shkelur i pandeuri Nikollë Lesi

Dje siç informohemi nga burim i sigurtë në Prokurorinë e Përgjithshme, grupi hetimor i dosjes 217 (dosje në ngarkim të Nikollë Lesit), drejtor i gazetës së pavarur «KOHA JONE» vendosi përfundimisht: Nikollë Le- Dje siç informohemi nga një burim i sigurtë në Prokurorinë e Përgjithshme, grupi hetimor i dosjes 217 (dosje në ngarkim të Nikollë Lesit), drejtor i gazetës së pavarur «KOHA JONE» vendosi përfundimisht: Nikollë Lesi ka shkelur Ligjin 6942 datë 25.12.1984 dhe Vendimin Nr. 70, datë 11.3.1985. Në këtë të fundit keni shkelur nenin 32 dhe nenin 34. Gjithashtu keni shkelur Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 227, datë 10.12.1973 pikën 3-a. Kështu Nikollë Lesit iu shtua edhe një akuzë tjetër; Një Vendim i Këshillit të Ministrave të para 20 viteve!

Protestë në emër të 40 mijë banorëve

Edhe një herë po ju drejtohemi z. President lidhur me Projektligjin për kthimin, dhe kompensimin e pronave. Komiteti organizator, i mbledhur për të mbrojtur interesat e 40.000 vetëve që kemi ndërtuar shtëpi banimi dhe lokale shërbimi tregtëtare në komunale në qytetin e Tiranës e rreth tij), kemi hipoteka shumë të re bashku me ndërtimin që kemi bërë me mund e djersë të madhe. Çfarë mëkati kemi bërë që në nenin 12 neve na hiqet e drejta e truallit dhe duhet t’i paguajmë qera leh pronarit? Të ecmë përpara apo të kthehemi prapa? Kjo është DEMOKRACIA? Nga ana juridike shte- [?] … …rebësim, ndryshe edhe shteti i sotëm nuk është në mirëqenësër. Pse përsëri po luhet si macja me miun? Kush janë ata që luajnë këtu me ne? Mendojmë se qera trulli duhet të paguajmë ato familje që nuk morën leje kur ndërtuan me «trimëri» banesa ku ju mbush mëndja dhe jo ne. Ndryshe ku është dallimi midis nesh dhe atyre të paligjshëm, që deri tani nuk i ka hyrë një gjemb në këmbë? Ata duhet të paguajnë vazhdimisht qera dhe jo ne. Sa më sipër, kërkojmë edhe njëherë që neni 12 duhet të hiqet. Neni 16 është i plotë për mënyrën e kompensimit për ndërtimet tona të përhershme, bile të gjitha trojet brenda vijave të verdha të qyteteve dhe në periferi të tyre duhet të mbeten pronë shtetërore (apo bashkiake), për tu përdorur për zgjidhjen e nevojave të strehimit të banorëve të pastrehë (përfshirë këtu edhe të burgosurit politikë), apo për ndërtimin e lokaleve për fuqizimin e ekonomisë së tregut. Ish pronarët e trojeve të kompensohen në vlerë lekua me dhënie trojesh të lira gjëkjo, por jo duke u dhënë lokale të cilat vetë ky shtet ua shit shitësvëse që i posedonin. Ndryshe, urdhëron zotërimi në këtë mënyrë. Komiteti organizator përfaqësues i 40.000 banorëve

Ju urojmë të gjithë besimtarëve muslimanë «Gëzuar festën e BAJRAMIT»