27/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 mars 1993

KY POPULL NUK PRANON MË TË DREJTOHET ME DHUNË DHE FRIKËN E SHIKOPIT

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, FATOS NANO, takohet me banorë të qytetit të Sarandës - Saranda ka qenë dhe mbetet zonë model ku ata që flasin shqip dhe ata që flasin greqisht kanë ditur të jetojnë dhe të punojnë sëbashku - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, FATOS NANO, takohet me banorë të qytetit të Sarandës - - Saranda ka qenë dhe mbetet zonë model ku ata që flasin shqip dhe ata që flasin greqisht kanë ditur të jetojnë dhe të punojnë sëbashku Shoqërizimet dhe vështirësitë e shumta që po përballojnë njerëzit në këtë fazë të vështirë të tranzicionit, të cilat bëhen edhe më të rënda si pasojë e qeverisjes së mbrapshtë nga ana e pushtetarëve të PD; mungesa e perspektivës për të ardhmen; pushimet masive nga puna duke u nisur vetëm nga kriteret partiake; censura dhe demagogjia në informimin e njerëzve; pasiguria e jetës së shumë emigrantëve shqiptarë që punojnë jashtë atdheut, ishin disa nga problemet më të rëndësishme që qytetarët sarandiotë, të mbledhur në sallën kryesore të Kinoteatrit të qytetit diskutuan në një takim që patën të enjten e kaluar me Partisë Socialiste. Fatos Nano dhe deputetin Anastas Angjeli. - Nuk erdhëm rastësisht në Sarandë, u tha të pranishmëve Fatos Nano. Erdhëm për t’u takuar edhe të bashkëbiseduar, erdhëm t’ju informojmë se ç’ndodhi në Tiranë e në rrethe të tjera të vendit, të qajmë hallet me njëri-tjetrin dhe të festojmë së bashku një festë popullore siç është 8 Marsi, se mbajtëm edhe pas kësaj, ashtu si paskësh mundësi që vjen etj., pas shumë kohësh po bëhen prapë burim i vazhdësimit e solidaritetit midis njerëzve, pavarësisht nga përkatësia e çdo rrethi dhe përfaqësuesve të çdo nacionaliteti nuk u mungojnë idetë, forcat dhe përgatitja e nevojshme për të dalë sa më parë nga vështirësitë e tranzicionit, që reforma t’u japë mundësi të gjithëve për të punuar e jetuar në një shtet demokratik, që t’u jepet fund një herë e mirë larjes së hesapeve, shkeljes së të drejtave të njeriut, përçarjes midis njerëzve për sëri nga pozita ideologjike partiake, plagë që u acaruan më shumë pas zgjedhjeve të 22 Marsit të vitit të kaluar. Duke u ndalur në problemet e shumta që shqetësojnë opinionin mbarëpopullor të cilat kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit, Fatos Nano shprehu edhe një herë qëndrimet publike të Partisë Socialiste ndaj paftësisë politike e profesionale të qeverisjes së PD-së, e cila ka adoptuar një kurs drejtimi të vendit shumë të rrezikshëm. Me këtë kurs revanshist, në vend që të zgjidhen problemet, po thellohet kriza, në vend të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në mes njerëzve po ringjallen konflikte ekonomike, sociale, farefisnore, fetare etj, që kërcejnë unitetin kombëtar dhe frenojnë reformat demokratike. Ne i kujtojmë realisht vështirësitë e tranzicionit. Kjo periudhë nuk kalon pa dhembje, por duke evituar konfliktet civile midis njerëzve. Ne erdhëm për t’u takuar me ju në vazhdën e traditës së takimeve që nuk i kemi ndërprerë asnjëherë. Ne nuk i fishkëllim popullit. Jemi gati për çdo bashkëbisedim demokratik dhe të qytetëruar për të ofruar zgjidhjet dhe alternativat tona. Janë të tjerë udhëheqësit, ata që sot po i fshihen popullit. Janë qeveritarët dhe drejtuesit e PD-së që morën mandatin e shumëpritur më 22 Mars 1992, që përvjetorin e kësaj feste, për fatin e keq të të gjithëve, nuk e festuan si një vit më parë por në një sallë të mbyllur me 500-600 vetë, në vend që ajo të merrto përmasat e një feste popullore. Nuk ishte e tillë sepse ata që sot drejtojnë shtetin nuk po tregohen të aftë për të qeverisur, nuk po tregohen të aftë për t’u hafur dhe për të bashkëbiseduar me të gjithë shqiptarët, me të gjithë banorët e këtij vendi, qofshin myslimanë, qofshin ortodoksë, katolikë, minoritarë, çamë etj. Ata vazhdojnë ta konceptojnë përsëri në të kaluarën pushtetin, si mjet shtypjeje dhe dhune mbi njerëzit. Ju nuk jeni informuar plotësisht për debatin shumë të rëndësishëm që u zhvillua gjatë R-9 orëve seancave në parlament… e që vazhdon lidhur me ligjin «Për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut» dhe për qëndrimin shumë parimor të socialistëve dhe të majft deputetëve të tjerë për mbrojtjen e plotë kushtetuese të tyre. Televizioni shqiptar vazhdon të mos jetë korrekt në informimin e opinionit publik. Madje Saranda është izoluar prej muajsh nga informimi në shqip për indiferencën shtetërore ndaj mosfunksionimit të përsëritur të televizionit në vend. Bllokimi dhe censura e informacionit është një praktikë e qeverisë së sotme, e cila, për fat të keq, demagogjinë dhe cungimin

Shënime nga një diskutim parlamentar që do të përfundojë kur të thotë partia

Planeci dhe të drejtat e njeriut Për t’i bërë të tjerët të pinin e të deheshin, Planeci në një dasëm gjeti lloj loje... [?] ata që e kishte më të vështirë ta fillonte me shëndet, për Partinë e Punës e udhëheqësit e saj atëherë kishin autoritet të padiskutueshëm. Shumica detyroheshin të pinin. Ndërkohë i ralli thoshte se nuk e donte Partinë me raki, por me shpirti. Tamam si një pjianecit po u ndodh sot deputetëve të PD-së. Ata në emër të të drejtave të njeriut, për të cilat flitet e luftohet aq shumë në botën e sotme, përpiqen që parlamentin ta bëjnë ortak e bashkëfajtor në shkeljen skandaloze të të drejtave të njeriut dhe në veprimet antikushtetuese të tyre. Kur opozita nuk pranon ta pije këtë gotë që i servirët, ajo akuzohet se është kundër të drejtave të njeriut, sik akuzohej se nuk e donte Partinë ai që s’pinte siç donte pijaneci. Si mund të pihet një gotë që të helmon! Si mund të pranohet sa do e mirë qoftë një ligj-grackë që synon ta vërë vendin pa kushtetutë?! Socialistët i duan me shpirt të drejtat e njeriut, prandaj janë jo për ligje që i zgjasin jetën revanshit e represionit, politik ekonomik e shpirtëror. SOCIALISTËT DUAN KUSHTETUTËN. Doni të shikoni si i respekton PD-ja të drejtat e njeriut? Shikoni qëndrimin e saj ndaj opozitës. Absurditeteve të shumta të pushtetarëve të sotëm ju shtua dhe ai i qëndrimit të tyre ndaj opozitës në diskutimin për të drejtat e njeriut. Nga dashuria që kanë për të drejtat e njeriut, deputetët e PD-së kërkohen mbëngulin që ligji të miratohej sa më parë sepse për “njeriun të drejtat që parashikohen në ligjin janë si ajri”. Për këtë problem përbën vetëm si t’ju sigurohen sa më parë socialistëve këto të drejta. Ja disa nga format. Zhurmë, britma, ulërima nga maxhoranca kur diskutojnë për të drejtat e njeriut socialistët. Aq shumë e tepruan me kujdesin e tyre për të garantuar fjalën e lirë të socialistëve sa që në një moment deputeti Fatos Nano ju bëri thirrjen të mos lodheshin aq shumë se bertuar se kishin dhe vet akoma. Kufizimi i së drejtës së fjalës duke ngrirë kohën. Për të siguruar këtë të drejtë themelore si gjithmonë është kujdesur e kujdeset vetë Pjetër Arbnori. Nuk mbahet mend ndonjëherë që ai t’i jetë drejtuar ndonjë deputeti të PD në mënyrën se po e tejkalon kohën e përcaktuar e nga më tepër t’i presë fjalën. Ndaj socialistëve të tilla e qëndrime janë të zakonshme nga z. Pjetër. Deputetët socialistë kërcehen me burg Sipas së nderuarës deputete Afërdita Ziri -“Shumica e deputetëve socialistë e kanë vendin në burg”. Vini re! Po diskutohet ligji për të drejtat e njeriut. Neni 7-të i tij thotë: “Askush nuk mund të quhet fajtor përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim të prerë gjyqësor”. Nuk është fjala se deputetët socialistë tremben nga Zëri. Problemi është se al Zëri në korin e PD-së përpiqet të bindë njerëzit se është i përgjakur për demokracinë e të drejtat e njeriut. Opozita të trajtohet si në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Kontribut e shquar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në veçanti e të opozitës në përgjithësi tha në diskutimin e tij dhe z. Rrota. Presidenti e qeveria, theksoi ndër të tjera Rrota, janë treguar tolerantë jashtë mase ndaj opozitës. Ato duhet ta trajtojnë opozitën si në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Me logjikën e diskutimit të Rrotës nuk ishte çudi që ai të kërkonte që socialistët të vendoseshin në ... [?] Kompleksi i inferioritetit i bën agresivë deputetët e PD-së Në mungesë të logjikës deputetët e PD-së zgjodhën rrugën e tyre të sprovuara të sharjeve e fyerjeve kundër socialistëve. Ja disa prej tyre: fëmijë bastardë (Vijon në faqen 2)

Një pyetje për Kryetarin e SHIK-ut Bashkim Gazidede

A jeni i bindur se nuk përgjohe[n] deputetët?!... Në televizionin e datës 24 mars u transmetua një deklaratë e zëdhënësit të SHIK-ut, i cili u përpoq të hidhte poshtë pretendimin e deputetit Gramoz Ruçi, sipas të cilit atij i përgjohet telefoni dhe i survejohen lëvizjet. Meqenëse në deklaratën e SHIK-ut thuhet se nga koha e emërimit në detyrën e kryetarit të Bashkim Gazidedes nuk është përgjuar Gramoz Ruçi, shtrojmë pyetjen se përse nuk u përgënjeshtrua edhe pretendimi i deputetëve Perikli Teta dhe Teodor Keko, të cilët gjithashtu pretendojnë se përgjohe[n] nga SHIK-u? min ta pyesim publikisht zotin Gazidede se a është vërtetë i bindur se nuk përgjohe[n] deputetët? I sugjerojmë që të mos nxitohet në përgjigjen e tij, pasi kurani na mëson të mos gënjejmë, të mos spiunojmë. Sepse nuk është fajtor ai që shan, por ai që tregon se kush shan. Kështu tha Hafiz Sabri Koçi ditën e Bajramit të madh. Dhe në mbyllje të këtij radhëve edhe një pyetje tjetër, Zoti Gazidede! Jeni i lutur të shprehni se cili deputet i Kuvendit Popullor survejohet nga ana juaj nën pseudonimin BU-FI?! Sepse festa të tilla, ashtu si pas kësaj mu-? ajn i vëllazërimit e solidaritetit midis njerëzve, pavarësisht nga përkatësia fetare apo nacionale. Pikërisht ky është edhe mesazhi i Partisë Socialiste për gjithë banorët e Sarandës, e cila është një shembull i mirë se si mund të bashkëjetoh et dhe si mund të zgjidhen hallet dhe vështirësitë e shumta në mirëkuptim me njëri-tjetrin. Tërë opinioni shqiptar dhe jo vetëm shqiptar, i vendit dhe përtej vendit, ka vlerësuar iniciativat e tilla si mitingu i vëllazërimit dhe solidaritetit që bëtë ju pak kohë më parë këtu. Socialistët dhe jo vetëm ata, tha pastaj Fatos Nano, ndajnë me ju shqetësimet e ditës, që janë shqetësimet të së ardhmes. Njerëzit nuk janë të paaftë për të kuptuar se shtetasve të këtij vendi, banorëve pazotë, që nuk janë pa kulturë, që jetojnë në një vend me pasuri të njohura e të pashfrytëzuara ende në një masë të madhe, aq më lehtë dhe aq më shpejt do të kalohet kjo periudhë e vështirë, për të shkuar drejt vendosjes së një sistemi qytetaruan bashkëkohor të ekonomisë së tregut, të shtetit ligjor ku mbi të gjitha të respektohen dhe mbrohen të drejtat e njeriut jo me fjalë, por në jetë, etarit se përse nuk u përgënjeshtrua edhe pretendimi i deputetëve Periklit Teta dhe Teodor Keko, cilët gjithashtu pretendojnë se përgjo hen nga SHIK-u? ... Mbi këtë bazë marrim guxi-? SHIK-ut thuhet se që nga koha e emërimit të këtij drejtorit e deri ditën e Bajramit të madh. Dhe në mbyllje të këtyre të shpreheni se cili deputet i Kuvendit Popullor survojeht nga ana juaj nën pseudonimin BU-FI?!... OPERATIVI

Miling i sindikalistëve në Pogradec

Më 19 mars në sheshin para stadiumit të qytetit të Pogradecit, në prani të afro 5 mijë pjesëmarrësve, Konfederata e sindikatave të rrethit organizoi një miting paqësor. Morën pjesë punonjës të qytetit e të fshatit, të rinj e të reja, intelektualë, pensionistë, të asistuar e të papunë, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal e të partive politike në rreth, të shoqatave të ndryshme dhe nga Konfederatat Sindikaliste të rrethit të Librazhdit e Korçës. Merrte pjesë gjithashtu dhe zotni Kastrijot Muçaj, kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Jemi mbledhur sot në këtë miting paqësor anëtarë e simpatizantë sindikalistë të konfederatës së rrethit, nënvizoi fjalën e hapjes zoti Sotiqaq Karanxha, anëtar i këshillit sindikal të rrethit, për të shprehur shqetësimet dhe opinionet tona lidhur me situatën shumë të vështirë ekonomike e sociale që po kalon shumica e popullsisë në këtë periudhë tranzicioni drejt ekonomisë së tregut, si dhe për t’i dhënë nxitje organeve të pushtetit në qendër e në bazë. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i këshillit sindikal të konfederatës së rrethit, zoti Dëfrim Mazelli, i cili pasi bëri prezent përpjekjet e konfederatës në rreth për zgjidhjen e problemeve ekonomike e sociale të punonjësve, theksoi vështirësitë që hasin sindikatat në zgjidhjen e këtyre shqetësimeve karshi qeverisë dhe pushtetit anemik e të shurdhët. Gjithashtu ai vuri në dukje ecurinë e deritanishme të reformës ekonomike, e cila ka nxjerrë në rrugë mbi 9500 punonjës nga qyteti dhe fshati, duke e radhitur rrethin e Pogradecit ndër të parët në republikë për papunësinë, shkatërrimin dhe

Filloi sezoni i refugjatëve

Njoftime nga Devolli Çdo ditë, autobuzë të panumurt zbresin në Devoll qindra refugjatë nga të katër anët e vendit. Bilishti është stacioni i fundit apo «ëndina e lotëve» e dikurshme ku ata grupohen e ngjiten përpjetë drejt kufirit sapo bie muzgu. Të dhimbset ato djem të rinj që marrin rrugët e botës. Me të rinjtë e të pandalë janë entuziastë «të mësuarve» një hije lodhje u dallohet në fytyrë kur shohin të pafatët që kthehen paprerë me shenja, krahra e kokë të qethur. Ata ikin prej hallit të përndjekur prej reformës tepër të suksesshme të qeverisë «Meksi». Në Devoll, arat i punojnë gratë dhe pensionistët. Të rinjtë e ndajnë rendimentin me pritësit grekë.

Dilema e tranzicionit: Ç’të mbjellim sivjet?

Pankhar jo, thonë zhvillimtarët, sepse nuk i besojnë kombinatit të sheqerit, nga që u dogjën vjet. Patate jo, sepse u kthyen krahët njëherë qeveria që solli patate nga Greqia. As elb distik, nga që fabrika e birrës hesht. Qepë? Ato janë ende stoqe pa shitur. Dilema e tranzicionit u ka prerë rrugën e iniciativës. Ata kanë mbjellë dritë sepse janë të sigurt që qeveria e PD-së nuk do të sjellë asnjë nga të 7 llojet e bukës së premtuar. Megjithëse pranvera ka trokitur, mungon karburanti për mbjellje, mungon plehu kimik që e ha qiraja e rrugës. Pa mekanikë e pa plëh me siguri që prodhimi këtë vit do të rrijë te 50 për qind; nga 25 qind që u shtua vjet sipas deklaratës së Presidentit.

NJË KRYEREDAKTOR TJETËR NË NDJEKJE PENALE

Prokuroria e Tiranës vendos masën e arrestit shtëpiak ndaj kryeredaktorit të gazetës «KOHA JONË» Aleksandër Frangaj Siç informohemi nga burime të sigurta nga Prokuroria e Përgjithshme, dje në orën 14.20 minuta nga hetuesi Arben Qelesh i dhe prokuroria e Tiranës u vendos masa e arrestit shtëpiak ndaj kryeredaktorit 24 vjeçar të gazetës «KOHA JONË», Aleksandër Frangaj. Ndaj tij u hap dosja numër 807, me të cilën akuzohet sipas Nenit 124 të Kodit Penal të Republikës, për përhapjen e informatave të rreme që krijojnë panik. U vendos që Aleksandër Frangaj të mbyllet në shtëpi në qendrim të detyrueshëm në banesën e tij në qytetin e Lezhës në lagjen «Besëlidhja» pallat Nr. 81. Lezhë. Shtëpia e tij do të ruhet me roje. Presioni ndaj gazetës së pavarur «KOHA JONË» nga ana e pushtetit të sotëm demokratik e thellua dje me këtë vendim arresti ndaj kryeredaktorit Frangaj. Menjëherë pas ndalimit të drejtorit 28 vjeçar të gazetës Nikollë Lesi nga Prokuroria e Përgjithshme dhe pas 30 grupeve të Kontrollit të shtetit shqiptar të drejtesisë mbi këtë ndaj gazetës, erdhi edhe ndalimi i djeshëm. Siç informohemi, redaksia e kësaj gazete, do t’i dërgojë një letër të gjitha organizmave ndërkombëtare dhe gjithë Ambasadoreve të shteteve të huaja të akredituar në vendin tonë. Ndërsa Presidenti Berisha, na tha në një zëdhënës i gazetës në fjalë, nuk kemi ndërmend të drejtohemi, pasi al është njëri numër një që po i turret gazetës «KOHA JONË» për ta mbyllur ose për t’i dëguar gazetarët e saj në burg. Shprehje e qartë janë edhe proceset penale ndaj gazetarëve të kësaj redaksie sot Frok Çupi. Ndalimi u bë, pasi në gazetën «KOHA JONË» të datës 24. 3 1993 është botuar një lajm për lëvizjen e tankeve.

SQARIM

Disa kohë më parë u botua në faqet e gazetës sonë shkrimi me titull «Një shofer bullgar i shkruan Bashkim Koplikut», në të cilën theksohej pasiguria e shoferëve të huaj kur udhëhëtojnë në territorin e Shqipërisë për shkak të sulmeve me qellime vjedhjeje ndaj kamionëve. Shkrimi në fjalë është i ndërtuar në mënyrë të tillë sikur një shofer bullgar i shkruante një letër ministrit tonë të rendit. E vërteta është se atë shkrim nuk e ka bërë një shofer konkret bullgar por gazetar i gazetës i cili ka zgjedhur atë formë për të dhënë mesazhin e mësipërm dhe për të tërhequr vëmendjen e ministrit Kopliku në lidhje me këtë gjë. E bëjmë këtë sqarim edhe për ambasadën e respektuar të Republikës së Bullgarisë e cila, me të drejtë u shqetësua dhe u interesua për ngjarjen konkrete që lidhje me një qytetar të vendit të vet. Njoftimi më tulla për grabitje dhe pasiguri të shoferëve të huaj kanë dhënë edhe gazeta të tjera e sidomos gazeta «Koha jonë» që trajtonte rastin e një shoferi grek i cili ishte grabitur nga disa policë. REDAKSIA