DEKLARATË
e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS
DEKLARATË e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS Pas një frenimi paradoksal dhe të qëllimshëm të reformës ekonomike e sidomos të procesit të privatizimit, Qeveria e PD-së nxorri një vendim për përshpejtimin e këtij procesi për gati 500 ndërmarrje të vogla e të mesme dhe po përpiqet të zbatojë atë me shpejtësi. Partia Socialiste është shprehur mëse njëherë jo vetëm përmes programit të saj, për shpërblimin e këtij procesi të penguar në mënyrë «të qëllimshme» nga Qeveria e PD-së. Ajo ka kërkuar vazhdimisht, nëpërmjet grupit të saj parlamentar, aprovimin e një programi për reformën ekonomike në tërësi dhe në veçanti për strategjinë e privatizimit, të detajuar në afate konkrete me synim daljen nga kriza të ekonomisë dhe pronësimin e të gjithë shtetasve shqiptarë në këtë fillim të ekonomisë së tregut. PD dhe qeveria e saj kanë kërkuar të ligjshme i janë përgjigjur me heshtje e zvarritje të pafund. Prandaj, që në fillimet e këtij procesi, Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS e denoncon këtë veprim të PD e të qeverisë së saj, e cila synon që procesi i privatizimit, halka më e rëndësishme e reformës ekonomike, të bëhet jo në mënyrë ligjore e transparente, por fshehtas, sipas interesave të krerëve të përcaktuar arbitrarisht. Duket qartë që prej këtij procesi PD kërkon që pasuria e shtetit, e vënë për gati 50 vjet nga i gjithë populli, të grabitet nga pushtetarët dhe njerëzit e saj, duke menduar se kështu përjetëson pushtetin e vet politik. Bllokimi total i ekonomisë, çuarja e saj në gjendjen zero dhe flakja në rrugë e mijëra njerëzve, janë vetëm një funksion të kësaj qëllimi të mbrapshtë antidemokratik. Vetëm kështu mund të shpjegohen hapat e nxituara e amullia në privatizimin e ekonomisë dhe së fundi shpallja e vendimit të qeverisë për shpejtimin e privatizimeve, ... ... shumicën socialiste të përbërjes së bordeve është projektuar e tillë që t'i lerë ata në minorancë gjatë votimit. Kjo logjikë shkon deri në absurditet kur mëson që në përbërje të bordit janë caktuar edhe kryetari i SHIK-ut, edhe kryetari i Rendit! Në kompetencat e një bordi të tillë në plan të parë qëndron përzgjedhja e njerëzve, anëtarë apo simpatizantë të PD-së, që do të marrin pjesë në ankand, që mund të përfitojnë kredi për privatizimin, përfitime e favore, të tjera, çka e shndërron ankandin në një veprim formal me rezultat të paracaktuar. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS denoncon publikisht veprime të tilla antij ligjore e antidemokratike, të cilat bien ndesh jo vetëm me programin e saj të pronësimit të gjithë shqiptarëve, por edhe me vetë programin e PD-së dhe të qeverisë. Meksi të miratuar në parlament në të cilin thuhet: «Si një nga rrugët e privatizimit do të jetë shpërndarja falas popullsisë së rritur në masë të letrave me vlerë të cilat, ato do të kenë të drejtë t'i këmbejnë lirshëm dhe sipas dëshirës, me aksione të ndërmarrjeve në do të privatizohen». Largimi nga një pozicion i tillë flet për demagogji dhe arbitraritet të një partie jo serioze që nuk i përmbahet as programit të vet në çështje të tilla thelbësore. Partia Socialiste, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në bazë dhe në çdo mënyrë tjetër ligjore, do të ndjekë nga afër dhe do të evidentojë procesin e privatizimit duke demaskuar çdo veprim të parregullt që i hap rrugën korrupsionit dhe bërrylave politike. Duke u shprehur pro privatizimit e përshpejtimit të reformave të tregut, ajo nuk mund të lejojë e aq më pak të bëhet ortake e makinacioneve e allishverisheve që po çojnë në grabitjen e pasurisë kombëtare e cila ligjërisht, realisht dhe moralisht, u përket të gjithë shqiptarëve sipas kontributit të tyre. Prandaj, përfaqësuesit e PS në pushtetin lokal lejojnë zbatimin e vendimeve dhe urdhërave të pabazuara në ligjet e parlamentit dhe të denoncojnë ato në të gjitha forumet demokratike e ligjore, brenda e jashtë vendit. Nëpërmjet kësaj deklarate ne kërkojmë: 1. Privatizimi të bëhet me akte ligjore të miratuara në parlament, në rrugë e metoda demokratike, që mishërojnë sovranitetin e popullit. 2. Nga privatizimi të përfitojnë të gjithë njerëzit që kanë kontribuar në krijimin e pronës shtetërore-publike. 3. Procesi i privatizimit të bëhet në kushtet e një transparence e publiciteti të plotë për të prerë rrugën çdo abuzimi e korrupsioni. 4. Privatizimi normal, jashtë politizimeve të hapë rrugën një ekonomie tregu moderne dhe të shmangë konfrontimet e ashpra sociale. Çdo veprim arbitrar i sotëm, që bie ndesh me këtë, do të duhet të korrigjohet pa asnjë lëkundje nesër. Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë
gati 50 vjet nga të gjithë popujt e ... shtetmbajtësit janë vënë në funksion të këtij qëllimi të mbrapshtë antidemokratik. Vetëm kështu mund të spjegohen privatizimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PS, me shqetësim konstaton se ky veprim antiligjor e antikushtetues, që bie ndesh me të drejtën e njeriut, për të qenë i barabartë para ligjit dhe pronës, është shprehje e hapur dhe flagrante e korrupsionit politik që përjeton sot vendi ynë. Në thelb, përmbajtja e këtij vendimi është sanksionimi i direktivës antidemokratike të PD-së që «asnjë tullë të mos u jepet gjatë privatizimit atyre që nuk janë simpatizantë të saj», çka e veshur me demagogji është një gënjeshtër profesionale e përmasave të papara. Nëpërmjet kësaj praktike partia në pushtet, me sa duket ka vendosur të shpallë se elitë do të jenë të papronët, «proletarët e përjetshëm», dhe cilët pronarët kapitalistë të ekonomisë së tregut.
Vendimi i privatizimit, jo vetëm nuk merr vullën e parlamentit, por edhe hapur u bën thirrje organeve të ligjshme të pushtetit lokal, Bordet e privatizimit, të emëruar nga lart, e që vendosin gjithçka, janë kthyer në një bërthamë politike që përcjell direktivat e partisë në pushtet. Edhe atje ku kanë filluar
Në Kuvendin Popullor
MIAFT ME ME SPEKTAKLE-VET-DISKREDITUESE ZOTËRINJ PUSHTETARË! POPULLI DO QETËSI, SIGURI, BUKE DHE PUNE
- Blerim Cela përpiqet të bindë PD-në se është i palajshëm. Ata që duan të fusin Fatosin në burg të merren me hetuesinë e jo me të.
- Blerimi nuk paska qenë kur janë ndarë zarfet por mendon se zarfet duhet të jenë dhënë e s'bën. Mos harroni se kur mendon Blerimi dhe vendos partia...
- Nga e di Blerim Cela se presidenti është i pa implikuar në skandalin Arsid? Atëherë kush është i implikuar z. Cela?
- Blerimi kërçënon se do të hedhë bombën. Cila është bomba?!...
Në botën e sotme, kasta dhe klanet e caktuara që duan të marrin pushtetin ose të qëndrojnë me çdo kusht në të, kanë zbuluar një mjet shumë efikas. Atë gjë që dikur ata e bënin me puçe e me grushte shteti, sot e bëjnë me akuzën për korrupsion. Në këtë rrugë po ecën kasta që ka uzurpuar pushtetin sot në Shqipëri. Sa më shumë që e ndjen se po i vjen fundi aq më demagogjike e cinike bëhet ajo.
Dihet se sa «e suksesshme» është politika e jashtme e Berishës, dhe ai artistët «madhështorë» të PD-së në fusha e brendshme. Pikërisht
QEVERIA SHQIPTARE VIHET NË PROVË
- Dhënë me telefon nga bashkëpunëtori ynë në Greqi Vasiliaq Duka.
Po kalojnë disa ditë nga fillimi i operacionit që ka ndërmarrë policia greke për dëbimin e shqiptarëve refugjatë. Vetëm në datat 27 dhe 28 të këtij muaji në drejtim të Kakavijës janë nisur 24 dhe 25 autobusë. Numri i refugjatëve të dërguar në Kakavijë arrin shifren 12 mijë shqiptarë. Këto janë të dhëna të cituara nga radiotelevizioni grek, para nisjes së autobusëve nga gazetarët u morën në intervistë disa shqiptarë. Para kamerës shumë prej tyre deklaruan se erdhën në Greqi për të punuar dhe kjo jo për të bërë asnjeri eritu «Do të kthehemi përsëri. Po ikim me autobuzë dhe do të kthehemi përsëri në këmbë». Nga deklarimet e shqiptarëve del qartë se pjesa më e madhe e tyre nuk shikojnë asnjë perspektivë në vendin e nuk shkojnë një ditë për punë. Greqia mbetet për ta fqinjë i vetëm në të cilin ata kanë mundësi të punojnë të venë e të kthehen qoftë edhe në këmbë deri në fund apo do të ngelët me kaq. ngelen me kaq. Gjeëndja e krijuar tregon se punësimi në Shqipëri është e vetmja zgjidhje, për zhvillimin e ekonomisë dhe për krijimin e premisave për një emigracion të organizuar. Mosfunksionimi i ekonomisë dhe papunësia e madhe në Shqipëri po krijon probleme të komplikuara ekonomike, sociale. Të gjitha këto probleme të akumuluara ngarkojnë me përgjegjësi qeverinë dhe partitë në pushtet. Tashmë del në pah puna e qeverisë demokratike në shërbim të zhvillimit të Shqipërisë duke e çuar vendin drejt një konflikti të padëshirueshëm. Qeveria shqiptare ndodhet përpara alternativave: të krijojë premisa të shpejta për punësim në Shqipëri. Por deri sa të konkretizojë një gjë të tillë i duhet të bëjë të mundur anulimin e operacionit që ka ndërmarrë qeveria greke për dëbimin e shqiptarëve.
Ushtroni ndikimin tuaj që shtypi të mos i fryjë zjarrit
- Letër e gjashtë gazetave shqiptare dërguar zotit Andonis Kurtis, kryetar i qendrës ballkanike të shtypit me qendër në Selanik dhe kryetar i Lidhjes së gazetavëve grekë për Maqedoninë dhe Thrakën greke -
I nderuar zotëri! Respekti i veçantë për ju si inspektor guximtar i federatës ballkanike të gazetareve dhe ndjenja e përgjegjësisë për të çuar përpara këtë projekt të tipit europian, gjë që u pa në takimet e Selanikut dhe Sofjes, na shlyu t'ju shkruajmë këtë letër që dëshirojmë t'ua bëni të ditur gazetareve, axhensive dhe stacioneve televizive të shoqatës që kryesoni si edhe shoqatave të tjera analoge në Greqi. Këto ditë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë janë acaruar përsëri çdo përfytyrimi për kohën që jetojmë. Episodi i dëbimit të priftit grek Kristos Stamos nga territori shqiptar prej autoriteteve shqiptare greti si ku- gjeti si kundërpërgjigje dëbimin masiv nga autoritetet greke të qindra mijra emigrantëve shqiptarë që punojnë në Greqi si dhe ndërprerjen e menjëhershme të kontakteve zyrtare. Kjo sipas nesh ishte java e triumfit të pasioneve mbi arsyen, e interesave të mbrapshta mbi vullnetin për miqësi. Duket se këto episode po amplifikohen në atë shkallë sa të plagosin rëndë tërësinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, gjë që nuk u përket as nga tradita e bashkëjetesës midis dy popujve me të njëjtën rrënjë ballkanike, as nga aspiratat e dyanshme për një Ballkan të paqes dhe bashkëpunimit. Ne nuk duam të besojmë dhe nuk do të pranojmë që Greqia dhe Shqipëria të jenë dy vende të mbyllura për njëra-tjetrën. Duke shprehur se në të dy vendet forcat moderatore do të marrin në dorë pa humbur kohë fatin e miqësisë, ne dëshirojmë të
shprehim shqetësimin tonë për rolin negativ që po luan një pjesë e shtypit dhe mas-media greke në këtë situatë. E kemi fjalën për disa thirrje sa pasionante aq edhe antiqytetëruese që drejtohen kundër dinjitetit të emigrantëve shqiptarë dhe kundër Shqipërisë. Këto thirrje si edhe etiketimet e rënda për personalitete të politikës shqiptare shërbejnë klimën e tensionit dhe vënë në kundërshtim të plotë me frymën e dokumenteve që kemi miratuar në Selanik dhe në Sofje.
Zelli primitiv për të ndezur urat e zjarrit shikohen edhe te nxitimi për të sajuar apo ekzagjeruar fakte duke zëvendësuar informacionin me dezinformacionin. Televizioni shqiptar njoftoi mbrëmë se një nga stacionet televizive greke ka dhënë një lajm sikur në rrethin e Gjirokastrës policia ka vrarë me datën 30 ger-shor 15 minoritarë grekë tek po shpërndante një manifestim të tyre. Ky lajm nuk është i vërtetë. Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë manifestuesit, ka patur ushtrim të forcës, por asnjë të vra-
ncive dhe shlacioneve të veçanta acaruar për shkak të përsëritjes Kristos Stamos nga territori shqiptar prej autoriteteve shqiptare vende të mbyllura për njëra-tjetrën.
Duke përjepkur në këtu për të dhënë shembullin e profesionizmit dhe të vullnetit për të kapërcyer krizën, që dëshëm ta konkretizojmë me gjetjen modeste të derigimit të kësaj letre, ne kemi bindjen e plotë se ju dhe kolegët e tjerë grekë nuk do të ktheheni prapa, por do të ushtroni gjithë fuqinë tuaj eminente që të synoni të ulet dhe të shërbehet mirëkuptimi.
Me konsideratë të lartë
PREÇ ZOGAJ, THOMA GELLÇI,
FILIP ÇAKULLI, TIMO LUTO,
ALEKSANDËR FRANGAJ, AR-
MAND SHKULLAKU.
Tiranë, 30.6.1993
«2 korriku» bën apel
Në «birë e shekullit të ri që plaku e lamë në shejnatin e tij e cëem grushtin për me luftue... — Migjeni
Në «birë e shekullit të ri që plaku e lamë në shejnatin e tij e cëem grushtin për me luftue...
— Migjeni
2 korrik 1990. Qindra shqiptarë tiranas durzakë, kavajas, vlonjatë, shkodranë popullojnë vendin dhe e papopulluar në Tiranë, rrugët e Ambasadave. Qindra burra, gra e fëmijë shëtitën të shqetësuar në rrugët e Tiranës. Kthejnë kokën me ... [?] djathtas dhe majtas, ... [?] pasë ... [?] Kjo është një ... [?] e burgjeve dhe ... [?] me ... [?]
Qindra e të tjerë ... [?] ... [?] dhe «Lëndina e lotëve» ... [?] ndodun në Tiranë. Dhe qindra zemra nënash provonin atë çka nuk e kishin provuar kurrë më parë: po humbnin fëmijët e tyre. Dhe se fundi dhjetëra autobuzë lënë pas Tiranën për t'iu drejtuar Durrësit... Qindra duar që tundën, që përplasen me xhamat pa jetët të autobuzëve. Qindra sy të përlotur që kërkojnë sytë e nënave. Dhe Durrësi është larg. Qindra trupa që përkulen në tokë. Qindra buzë që puthin tokën shqiptare duke pritur bekimin e saj. Anijet nisen dhe deti për qindra kilometra, për dhjetëra orë let të vetën shqip. Dhe ata ikën, ata ikin Shqipërinë. Ata iknin Shqipërinë sepse asnjeri nuk mendonin ndryshime. Ata iknin Shqipërinë sepse asnjeri nuk mendonin se je realitet. Ata iknin Shqipërinë sepse ata dashuronin lirinë dhe divorcin me të e shihnin të rremundur. Ata e linin Shqipërinë ... [?]
O zot, sa shumë shqiptarë ... [?] paska ... [?] ... [?] shqipëtar. Sa afër dhe sa larg këtij realiteti ... [?] shqiptarëve. Kalon dita e parë. Ata e gjithë. Lotë, klithma, përshëndetje ... [?]
ar e i sklerotizuar i udhëhequr nga paaftësi, i mbajtur në këmbë nga dhuna, që kishte pushtuar në emër të popullit vendin e tyre, nuk ja vlenë më të jetonte. Dhe më 2 korrik ai pushtet pësonte krizën e parë që i hapi rrugë krizës së madhe të diktatorit '90.
2 korrik 1993. Kanë kaluar tre vjet. Çfarë ka ndodhur?! Para sysh kam një grup lotjarësh-politikanë që ulur rreth një tavoline tërë [?] Shqipëri, të ulur në qafat-karrit të qindra mijra shqiptarëve e vuajtuj që luajnë «pokerin» e politikës shqiptare. Lozin, qeshin, pinë, rregullohen mirë në qafat-karriqe dhe presin letrën e fatit drejt SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Belgjikës. Dhe lojtarët presin dhe qafat-karriqe mbajnë. Deri kur??
Shteti shqiptar i gryer deri në palcë nga partokracia nga korrupsioni i fshehtë, matrapazllëku, tradhtia. Një shtet që nuk udhëhiqet nga qeveria por nga bashkëfisha që kanë një krye.
Një shtet që nuk udhëhiqet nga ligji por nga kanuni. E për rrjedhojë një shtet që i ka thënë mirë-upafhim e mosupafshim «Drejtësisë». Një shtet që i ka thënë mirë ... [?]
(Vijon në faqen 3)
Mesazh i veteranëve
Veteranët e LANÇL, ashtu si dhe opinionin shqiptar u informuan mbi krizën politike të papritur në marrëdhëniet në mes qeveris greke dhe asaj shqiptare.
Preteksti i kësaj tronditje u bë ekstradimi nga Shqipëria, si element i padëshirueshëm i qytetarit grek priftit Kristos Stamos, i cili nën petkun fetar zhvillonte propagandë anti-shqiptare në favor të shovinizmit grek.
Si kundërpërgjigje e këtij veprimi të ligjshëm, qarqet shoviniste greke të nxitur edhe nga nivelet e ndryshme qeveritare, me një propagandë e prepotencë të paparë shpërthyen në një histeri antishqiptare duke ndërmarrë akte barbare ndaj refugjatëve shqiptarë që ndodhen me punë në Greqi. Dhunimi i tyre me dhunë policore si dhe insinuatat e tjera me rrafshin politik përbëjnë një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, të sanksionuara në kartën e Helsinkit, Parisit dhe OKB të cilat i ka nënshkruar edhe Qeveria greke.
Ky hap i pakuptuar i denigruës i qarqeve shoviniste greke ka shkaktuar tension në marrëdhënie në mes dy vendeve tanë dhe njëkohësisht ka prishur me tërë kulibret politike të ballkanit.
Politika antishqiptare për greqizimin e Shqipërisë së jugut dhe lakmia e shovinizmëve grekë për Vorio Epirin është një ëndërr e konsumuar e asgjësuar.
Ne veteranët e LANÇL si trashëgimtarë të denjë të atij brezi që për çështjen kombëtare u masakrua nga shovinizët grekë, i kemi të shenjtë idealet kombëtare. Veteranët e LANÇL jo vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore por edhe pas saj luftuan dhe mbrojtën me heroizëm tërësinë territoriale të Shqipërisë. Të gjithë ata që kanë guxuar të ndërmarrin hapa agresivë dhe dëm të Shqipërisë kanë dështuar me turp.
Ne veteranët e LANÇL që gjatë Luftës së Dytë Botërore luftuam të gjithë në njënin armiq së bashku me partizanët e rezistencës së popullit grek dhe të edukuar me një frymë të lartë ndihmë reciproke, jo vetëm i kapërcyem të mirat dhe të ligat që bashkuan por dhe njohim të gjitha ... [?] si populli dhe atij e ... [?] e ndihmoi në mënyrë bujare dhe njerëzore popullin tonë, por nuk mund të mos na indinjojnë aktet represive të ditëve të fundit, të cilëve po u mban iso dhe propaganda e disa shteteve evropiane.
Është pabesi e turpshme dhe jo njerëzore të spekulohet mbi varfërinë ekonomike të përkohshme të vendit tonë, aq më tepër nga një vend demokratik dhe evropian siç është Greqia.
Duke shprehur edhe njëherë indinjatën tonë ne kërkojmë me këmbëngulje që Qeveria dhe Presidenti ynë, nëpërmjet negociatave t'i japin fund këtij tensioni të padëshirueshëm për të dy palët dhe të rivendosë përsëri jetën normale në mes dy vendeve tona.
Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇL të Popullit Shqiptar